24/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 tetor 1993

PRESIDENTI BERISHA PRET NËNSEKRETARIN AMERIKAN TË SHTETIT OKSMAN

Sot paradite, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti nënsekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën, Stefan Oksman. Presidenti e njohu atë me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe me arritjet e reformës institucionale dhe ekonomike. Ai vuri në dukje se vendi ynë pritet të ketë një rritje prej 8 për qind të prodhimit të brendshëm të përgjithshëm, që, sipas FMN, përbën rritjen më të lartë në vendet e Evropës Lindore. Presidenti Berisha falenderon zotin Oksman për mbështetjen politike e ekonomike që kanë dhënë SHBA, institucionet dhe qeveria amerikane dhe përpjekjet e nëpërmjet përfaqësuesve në Tiranë, na u gjendën pranë qysh në momentet e para të lëvizjes demokratike e na kanë mbështetur pa ekuivok deri sot. Nënsekretari Oksman tha se sille të përshëndetjet e Presidentit Klinton, Nënpresidentit Gore e të Sekretarit të Shtetit Kristofer. Ai ishte i mirëinformuar për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri dhe ishte impresionuar nga arritjet e suksesshme të reformës në vend. Këto suksese do të bëjnë që asistenca e SHBA për Shqipërinë të mos pësojë ulje në 1994, megjithë shtrëngimet e buxhetit amerikan. Gjithashtu, administrata amerikane po punon intensivisht për krijimin e Fondit Amerikano-Shqiptar të Ndërmarrjeve me qëllim që të nxiten investimet dhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve. Presidenti Berisha e cilësoi marrëveshjen e firmosur nga ministri Zhualali e Sekretari amerikan i Mbrojtjes Aspin, si një hap shumë të rëndësishëm e shumë inkurajues për marrëdhëniet midis dy vendeve. Në lidhje me gjendjen në rajon, Presidenti Berisha, tha se, Shqipëria është për mosndryshimin e kufijve me forcë dhe për zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës. Por regjimi i Milosheviçit nuk ka as pak dëshirë për të arritur një zgjidhje e kompromis që të zgjerohesh duke iu përshtatur kushteve të reja të krijuara pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Shqipëria është shumë e interesuar të integrohet në Aleancën e Atlantikut. Por vendi ynë është me interes edhe bashkëpunimin me Bashkimin Europian Përëndimor, do të dominojë të kishim dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe në këtë pikë. Në lidhje me idenë e një zgjedhjeje të përgjithshme të krizës ish-Jugosllave, Presidenti Berisha tha se Shqipëria do të vijojë të luajë një rol konstruktiv në rajon. Por duhet parë kujdes, sepse, në qoftë se përpjekje të tilla dështojnë, atëherë do të rëndohet më shumë kriza e do të krijohen rreziqe të paparashikuara për tërë gadishullin. Ai u shpreh për mbajtjen e sanksioneve ndaj Serbisë deri në zgjidhjen e këtyre problemeve. Nënsekretari Oksman tha se SHBA çmonte shumë rolin stabilizues e konstruktiv të Shqipërisë në Ballkan. Paralajmërimet e bëra deri tani ndaj Beogradit, në qoftë se acarohët situata në Kosovë, mund të përsëriten edhe në të ardhmen. SHBA e aleatët e tjerë janë për dhënien e autonomisë Kosovës. Ai tha se, pa u zgjidhur çështja e Bosnjës, Krajinës e Kosovës nuk ka të ngjarë që të tërhiqet embargoja e KB ndaj Serbisë. Ai e njohu Presidentin edhe me propozimet e reja për të afruar vendet e Evropës Lindore me NATO-n, përmes një partneriteti më të lartë midis Aleancës dhe këtyre vendeve. NATO pranon në parim anëtarësimin e vendeve të reja në të. Presidenti Berisha kërkoi mbështetjen e SHBA për një integrim më të shpejtë në NATO. Ai i dërgoi përshëndetjet e tij të përzemërta Presidentit Klinton, Nënpresidentit AlGore e Sekretarit të Shtetit Kristofer dhe shprehu dëshirën që ata të vizitojnë Shqipërinë. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit pranë Presidencës Tiranë, më, 22. 10. 1993

DEMOKRACIA është më tepër se liri

Nga takimi i z. Dosti në «Bajram Curri» Këto fundjavë në qytetin «Bajram Curri» zhvilloi takime pune me drejtues të PD dhe intelektualë të qytetit sekretari i Përgjithshëm i PDSH, z. Tomor Dosti. Ai shoqërohej nga anëtari i presidencës së FRPD, Afrim Krasniqi. Takimi i parë u bë me drejtues të PD të degës, ku u përcaktuan parimet bazë politike dhe materiale mbi të cilat do të zhvillohen fushata e zgjedhjeve të reja në PD. Takimi më i rëndësishëm ishte ai me intelektualët të qytetit «Bajram Curri», që u zhvillua të premën në mesditë, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Rrethit. Për rreth 2 orë, u zhvillua një debat i frytshëm, ku u debatuan për probleme të shumta të rrethit. Në fjalën përshëndetëse të z. Dosti, theksi u vu mbi rëndësinë e madhe të fushatës së zgjedhjeve në PD dhe frymën intelektuale të kësaj fushate. Z. Dosti theksoi se PD është parti e hapur, parti e debatit dhe alternativave që burojnë demokracinë. PD mbajti mbi supet barrën e rëndë të rrëzimit të ko-asgjë të përbashkët me socializmin demokratik apo burishtetasit e nderuar si Andreoti, i cili pati guximin ta inkurajojë ligjin dhe drejtësinë. Kurse Nano dhe miqtë e tij, të frikësuar nga drejtësia, zgjedhin rrugën e dështuar të mitingjeve, protestave e peticioneve enveriste. Duke theksuar rëndësinë e një politike kombëtare të favorshme të qeverisë sonë, Dosti dënoi ashpër udhëtimin e liderëve Aleancës Demokratike në Beograd duke e cilësuar atë si një krim kombëtar. Me kriminale si Milosheviçi, Karaxhiçi, etj., nuk vlen karta e dialogut, përderisa gjithë bota ka përcaktuar vendin e merituar, bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë. Pastaj zoti Dosti vlerësoi lart rëndësinë e fushatës së zgjedhjeve në PD dhe ftoi intelektualët e paangazhuar të futen në klimën politike të kohës, duke i garantuar se PD asnjëherë s’do t’i zhgënjejë dhe gjithmonë do të jetë e hapur para tyre. Gjatë bashkëbisedimit të mëpasshëm z. Dosti u dha përgjigje shqetësimeve të shumta ekonomike burojnë demokratikë. PD mbajti mbi supe barrën e rëndë të rrëzimit të komunizmit dhe institucionalizimit të demokracisë, misione që tashmë, fatmirësisht, janë realizuar. Duke qenë parti e hapur, PD është njëherësh edhe popullore, është parti e inteligjencies dhe e rinisë dhe e çdo individi që aspiron ekonomikisht e tregut dhe shtetin juridik. Dosti theksoi edhe njëherë se opozita shqiptare, fatkeqësisht është në dorën e një klike të rrezikshme dhe se fatkeqësia e PS është në faktin se ajo e ka identifikuar veten me F. Nanon, arrestimi i të cilit s’ka asgjë politike. Krimi ordiner është i dënueshëm në çdo shoqëri demokratike dhe si i tillë, është i dënueshëm edhe në Shqipëri. PS dhe klika e F. Nanos s’kanë politike e deri dhe individëve qytetarë të thjeshtë me shpifjet e tyre pa asnjë argument e fakt real. Dhe është plotësisht e logjikshme që kjo “minorancë anarkiste” të shpallet jo vetëm armike “ligjit për shtypin”, por edhe ndaj çdo lloj tjetër që u vë fre dhe i vë para përgjegjësisë penale për aktet e tyre ambicioze. Në qoftë se e pranojmë se shtypi është një armë (dhe kështu është) në duart e botuesve dhe të gazetarëve, a nuk duhet që kjo armë të ketë një “siguresë” që të mos vrasë në mënyrë të paligjshme? Sigurisht që po. Dhe kjo siguresë për shtypin është “ligji për shtypin”. Ligji për Shtypin, i studiuar në variantin përfundimtar, është plotësisht i qartë, i saktë dhe i plotë për të kryer funksionin e tij në momentin aktual që ndodhet shtypi ynë. Këtë ligj e dimë e bën të domosdoshëm edhe fakti i dhënë nga “Gallup” se Shqipëria zë vendin e parë me 80 për qind të lexuesve që nuk i besojnë shtypit. Arsyet janë tërhequr, janë ato që janë, por “Alternativa SD”, duke kundërshtuar “Ligjin për Shtypin” – kundërshton SD gjermane, sepse dihet që ai është punuar në bazë të ligjit për shtypin të Vestfalisë, të shërbyer nga social-demokratët gjermanë (fondacioni social-demokrat Eridrih Erbert). Ligji ka ardhur së bashku me KODIN CIVIL dhe këtë gjë SD e di, ndërsa “Alternativës SD” i pëlqen spekulimi. Që ekstremi i majtë të ngrihet kundër, është e kuptueshme, por, që të jetë kundër PSD, kjo nuk kuptohet! Sipas “Alternativës SD”, ligji bie ndesh me Kushtetutën me Dispozitat Kushtetuese! Ligji për shtypin nuk bie në kundërshtim aspak me këto dispozita dhe kjo është kategoriçisht e vërtetë. Të bësh një zhurmë të tillë kur ky ligj, në disa aspekte, është madje një variant i zbutur ndaj atij të paraqitur nga fondacioni social-demokrat gjerman “Erdrich Erbert”, do të thotë, në fund të fundit t’i kundërvihesh tërthorazi edhe institucioneve social-demokrate, që ndihmuan për hartimin e ligjit shqiptar për shtypin. Në Parlament gjatë diskutimit për miratimin e Ligjit për Shtypin, u cituan disa momente nga ligjet për shtypin e vendeve të (Vijon në faqen 4) Korr. i «RD»

Memorandumi mirëkuptimi midis MM të Shqipërisë dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar

Në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua më 22 tetor memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar. Ministri ynë i Mbrojtjes, Safet Zhualali, në nënshkrimin e këtij memorandumi bashkëpunimi u shpreh se, nënshkrimi i këtij memorandumi mirëkuptimi ka një rëndësi edhe për zhvillimet në rajon e më gjerë, për sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Evropës. Jam i gëzuar, theksoi ai, se nënshkrimi i marrëveshjes është një shprehje e konsideratës së vendit tuaj, për realizimin e reformës dhe për politikën e paqes që ndjek Shqipëria. Ministri Zhualali vuri në dukje se Shqipëria do ta kapërcejë papambëjen që vërehet aktualisht dhe se marrëveshja e sotme do të krijojë kushtet për nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera më të rëndësishme. Zoti Zhualali nënvizoi se, në e vlerësojmë Britaninë e Madhe si një nga shtetet më të fuqishme me një ushtri shumë të fortë, e cila luan një rol shumë të fuqishëm në NATO dhe BEP. Ndërsa Lordi Karnborne, gjatë nënshkrimit të memorandumit vlerësoi lart vullnetin e mirë dhe dëshirën e madhe që tregon Shqipëria në marrëdhëniet me Britaninë e Madhe. Sigurisht, që këto marrëdhënie, tha ai, kanë lindur nga një simpati natyrore

Presidenti Berisha pret Lord Karnborn, ministër Shteti për Mbrojtjen e Britanisë së Madhe

Sot paradite, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti Lord Karnborn, ministër Shteti për Mbrojtjen e Britanisë së Madhe. Presidenti Berisha shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen midis dy Ministrive të Mbrojtjes, si dhe për rritjen e shkëmbimeve e të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Presidenti Berisha, duke folur mbi politikën e NATO-s në Lindje tha se ishte esenciale që Aleanca të zgjerohej interes edhe bashkëpunimin me Bashkimin Europian Përëndimor, do të dominë pikë. Lord Karnborn pasi shprehu kënaqësinë e tij të veçantë për vizitën në Shqipëri dhe për marrëveshjen e firmosur u ndal në bashkëpunimin konkret në fushën e mbrojtjes të ofruar nga pala britanike. Duke diskutuar për situatën në rajon, Lord Karnborn, vuri në dukje rolin shumë pozitiv të Shqipërisë si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit pranë Presidentit Tiranë, më 22. 10. 1993 22.10.1993 të zonës. Ai komunikoi lajmin për ndryshimin e stacionit të autob usit të linjës së Tiranës, kërkesë e lindur prej kohësh, për kontigjentin e ri të traktoreve me kredi që do t’u jepen zonave veriore dhe verilindore, për transformatorë të fuqishëm elektrikë për qytetin, për kreditë për ndërtimin e banesave të lëna përgjysmë, etj. Vlen të theksohet fakti se, me gjithë shqetësimet e shumta të izolimit ekonomik të Tropojës, të gjithë bashkëbiseduesit shprehën pa rezerva përkrahjen ndaj Presidentit, qeverisë dhe PD, duke theksuar se komunizmi hyri si pushtues në Tropojë, kurse demokracia është më tepër se liri. Ndersa me Britaninë e Madhe. Sigurisht, që këto marrëdhënie, ai, ka qenë lidhur nga një simpati natyrore, por duke luftuar pacionin gjeostrategjik të vendit tuaj dhe politikën e qartë në Ballkan, mendoj se të gjitha këto marrin një rëndësi të veçantë. Më poshtë në fjalën e tij Lordi Karnborne vuri në dukje se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të jenë shumë të ngrohta. Unë jam i bindur dhe besoj paraprakisht, tha ai, për një bashkëpunim të ngushtë ekonomik. Ne vërtetë sot dukemi sikur premtojmë pak, por të jeni të bindur se ne do t’i mbajmë këto premtime. Majde ne mendojmë, tha Lordi Karnborne, se më mirë është të premtojnë pak e të japim më shumë nga ç’kemi premtuar. (ATSH)

SPEKULLIM SPECIAL

“PËRGJIGJE «ALTERNATIVËS SD» për SHKRIMIN «LIGJI PËR SHTYPIN DUHET TË KTHEHET BOTUAR NË NUMRIN E SË SHTUNËS, 23 TETOR 93.» Ka një kategori qytetarësh që quhen minoranca, e cila është e prirur vetëm ndaj anarkisë. Dhe këtë anarki ajo e paraqet si parim i një demokracie të hapur e pa kufi. Në analizën e kësaj kategorie shkojnë se në të bëjnë pjesë opozitantë, shpifësit, të korruptuarit, falsifikatorët e deri kriminelët ordinerë dhe anarkistët politikë. Po t’i referohemi faktit se kush e zhveshi shtetin dhe e ktheu me fantazmë argjendi “Ligjin për Shtypin” duke e cilësuar atë të diktaturës ndaj shtypit të lirë, “KJ”, “Shqip”, 24 orë “ZP”, “Koha e Tiranës”, “Alternativa SD”, “Kombi”, “Demokratik”, dhe së fundi, edhe Demokrati, në shtypin e saj, “Alternativa SD”. Pra, të gjithë spekuluesit me gazetat të kërcënuar me etiketa moral ka të mësuar se kuqe që të justifikojnë asgjë. Përveç e kanë imoralitetin si në informacion ashtu edhe në koment, në shkrime, po ashtu, që shqipton: anshëm, mbarturorë e akuzues, me mënyra të paturpshme, deri në kthellimin flagrante të paqartësisë, dhe në qarkullim të legjislacionit demokratik nga “fugj”. Janë këto gazeta që janë armiqësore ndaj marëdhënieve të vendeve me marjinat e kombit, që të manipulimeve poli- te të – kategorikisht e vendeve të (Vijon në faqen 4)

NGJARJE TRAGJIKE E KRIMINALE

Më datën 22 tetor 1993, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë u thirr sekretari i ambasadës greke në Tiranë, zoti Tulupas, dhe iu dorëzua një notë ku thuhet: “Më datën 19 tetor 1993, natën, forcat greke të kufirit qëlluan me armë zjarri nga afër, në drejtim të një grupi qytetarësh shqiptarë të pa armatosur, që ndodheshë rreth 200 metra brenda territorit grek, pranë fshatit Kriorvisi, Konicë, afër kufirit me Shqipërinë. Të terrorizuar, nën panikun e shkaktuar nga ndjekja dhe nga breshëritë e armëve të zjarrit, grupi i qytetarëve shqiptarë u shpërnda në errësirë dhe pesë prej tyre ranë në një greminë në rrethana të paqarta. Gjetën vdekjen tre persona, si dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, të cilëve u jepet ndihma mjekësore në spitalin e qytetit të Korçës. Ndër viktimat ishte edhe një çift të porsafejuarish që po shkonin të gëzonin familjarët e tyre në Greqi. Më pas, forcat greke ndaluan katër qytetarë të tjerë shqiptarë. Interpretimi i shtrembër dhe cinik i fakteve nga ana e autoriteteve greke, sipas të cilave vdekja e shqiptarëve është pasojë e një përpjekjeje e panderëshme të shkarkuar palën greke nga çdo përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike e kriminale. Konstatojmë me keqardhje se akte të tilla kriminale dhe të papërgjegjshme bien në kundërshtim të hapur me normat ndërkombëtare dhe përbëjnë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Atë gjjthashtu nuk ndihmojnë në krijimin e asaj klime e atmosfere që do t’i shërbente përmirësimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit në marrëdhëniet e ndërsjellta që kërkojnë vendosjen qeveritë e të dy vendeve tona. Kërkojmë nga qeveria greke t’u japë fund menjëherë incidenteve të tilla, ... për të rënda. (ATSH)

KRYEMINISTRI MEKSI PRITI Z. XHERMANO SHEF I DELEGACIONIT TË KOMITETIT EVROPIAN NË SHQIPËRI

Kryeministri Aleksandër Meksi, priti në një takim të veçantë shefin e delegacionit të Komitetit Evropian në Shqipëri, zotin Elio Xhermano. Në emër të Qeverisë Demokratike zoti Meksi e falënderoi përfaqësuesin e lartë të Komitetit Evropian në vendin tonë për ndihmën që i është dhënë Shqipërisë dhe për vlerësimin e saj në të ardhmen, në mënyrë të veçantë në fushën e investimeve. “Është i rëndësishëm – theksoi zoti Meksi – një angazhim i mëtejshëm i Komunitetit Evropian për të mbështetur reformën ekonomike në Shqipëri dhe për të ndihmuar në rritjen e mirëqenies së popullit tonë.” Zoti Xhermano, duke theksuar domosdoshmërinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian në të ardhmen u shpreh se ekzistojnë të gjitha kushtet për një nivel të ri cilësor bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian. Tiranë më 22.10.1993 Njoftim i zyrës së shtypit dhe informacionit pranë Kryeministrit

Shtypi ndërkombëtar i bën jehonë memorandumit të mirëkuptimit ushtarak shqiptaro-amerikan

Gazeta dhe agjenci të ndryshme i kanë bërë jehonë këto ditë memorandumit të nënshkruar midis Pentagonit dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Kjo marrëveshje ushtarake, shkruan gazeta më e madhe e SHBA-së “The New York Times”, është e para e këtij lloji midis Pentagonit dhe një vendi të Evropës Lindore. Agjensia AFP thekson në lajmin e vet gatishmërinë e të dy vendeve për të zgjeruar dhe zhvilluar marrëdhëniet ushtarake dhe të mbrojtjes. Ndërsa “Rojter” njofton se SHBA do të përgatisë trupat ushtarake shqiptare. Pasi kujton se politika e jashtme e qeverisë shqiptare është drejtuar nga theksimi i vetëvendosjes për Shqipërinë etnike në Kosovë, gazeta “International Herald Tribune” shkruan se vendosja e një marrëdhënieje ushtarake midis Tiranës dhe Uashingtonit zgjeron angazhimin amerikan në Ballkan. Shtypi i huaj ndalet, gjithashtu, në aspektet e veçanta të kësaj marrëveshjeje, në shënim një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.

NGJARJE TRAGJIKE [tekst i prerë] KRYEMINISTRI MEKSI PRITI [tekst i prerë]