NGA MBLEDHJA E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Këshilli i Ministrave fillimisht diskutoi, bëri vlerësime e miratoi në parim programin afatmesëm të zhvillimit ekonomik 1993 - 1996 të përgatitur nga grupi i punës i të gjitha dikastereve e institucioneve qendrore. Programi parashikon politikën bazë ekonomike për këtë periudhë duke analizuar edhe treguesit e përgjithshëm ekonomikë 1990-1993. Më pas u miratuan projektligji «Për mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë» që plotëson legjislacionin tonë të mëparshëm në këtë fushë, si dhe projektligjet «Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën ndërkombëtare kundër të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave», «Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën ndërkombëtare, mbi zhdukjen e të gjitha formave të diskriminimit racor» e projektligjin «Për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Botërore për zhvillimin e programit në sektorin e bujqësisë (ASAC)».
Duke vlerësuar faktin që ndërmarrjet prodhuese janë të detyruara të bëjnë si lëndët e para ashtu edhe makineritë që importohen me fondet e ndihmave e që kjo kredie si dhe duke njohur gjendjen financiare shumë të rëndë të kënaqshme, Këshilli i Ministrave mori vendimin favorizues për këto ndërmarrje. Për ndryshimin e çmimeve të shitjes brenda vendit të disa lëndëve të para, materialeve të pjesëve të këmbimit, makinerive të ardhura në kuadrin e ndihmave dhe të kredive me kushte favorizuese nga institucionet ndërkombëtare e shtete të veçanta si dhe përmenrën e pagesës së tyre.
Këshilli i Ministrave mori gjithashtu vendimin: «Për miratimin e planit të veprimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe programet që lidhen me tregun e ardhshëm të pasurive të paluajtshme.» «Për marrjen në përdorim të energjisë elektrike» «Për miratimin në parim të marrëveshjes mbi krijimin e një komisioni të përbashkët midis (Vijon në faqen 4)
DISA VEÇORI TË ZGJEDHJEVE TË REJA NË PD
Orientimi drejt organizimit të PD, ose për ndryshe hyrja në radhët e saj po tëregon së pari besimin e shqiptarëve tek kjo forcë politike gjigande e cila mbetet gjithnjë një ndër fuqishme morale për të ardhmen më të mirë.
Gjithashtu ky shtim i numrit të saj po pasqyron me kontin gjente të njerëzve apo grupeve shoqërore të sferës së krijimtarisë intelektuale, vërteton pa asnjë dyshim hapësirën programore të PD, nehsëtras e fuqishme të guximtimit të saj krijues, ndërtes dhe besues sëri në fund.
Po kështu një veçori tjetër e kësaj fushate zgjedhjesh është ardhja në PD e një numri të madh të rinjsh e të rejash. Kjo flet në mënyrën të veçantë se PD do të mbetet, ajo që ka qenë qysh në dhjetor 1990, një parti e shpirtit studentor, e ndërmarrë të brezit ideal studentor dhe të mbarë rinisë shqiptare të cilët janë pas një dyshim krijues të PD. Kjo flet qartë se PD është bërë para së gjithash një portë e lirë dhe e ardhmërisë, një parti e pavarësisë kombëtare për përparimin dhe mirëqenien, për ndërtim dhe balancim konsenguent me botën.
Fakti që në PD po vazhdojnë të anëtarësohen shumë punëtorë, shumë njerëz të prodhimit, flet qartë se shqiptarët kanë parë tek programi ekonomik i PD një tregë të sigurtë për daljen nga tranzicioni, nga vështirësitë ekonomike që po e shoqërojnë atë.
Sigurimi i vazhdimësisë pa-pulore të reformës, është një nga sukseset më të mëdha të kësaj partie të gjallë ballafaquese e drejtuesve të PD me e demokratizimin e njerëzve në tërësi, po si ndërkohe në kërkesat e tyre kërcëngulëse për thelbin e reformës dhe përmirësimin e procesit të privatizimit.
Një veçori e qëndrueshme e kësaj qe zgjedhjen në PD, një nga zgjedhjet i bazës së saj. Kjo tregön se Partia Demokratike do të mbetet një organizatë e hapur, pa paragjykime për njerëzit, pa skema bogografish për askënd, duke qëndruar në lartësitë e një partie bashkëkohore. Kjo do të thotë se akuzat e bëra ndaj saj për idenë e «distancimit politik», etj. janë një fantazi e natës komuniste dhe një suprizë e mbetur përvojës negative të mbeturinave komuniste, të njohur si ekstremistë të majtë.
Dhe së fundi mund të veçohet fenomeni i pozicionit autokritik, vetëkorrigjues i PD në analizën që po i bëhen veprimtarisë së saj. Kjo ka bërë që autoriteti i saj të rritet në sytë e popullit shqiptar, duke sjellë një përvojë të re në fushën e drejtimit politik dhe qeveritar.
Kjo ka shënuar një votbesim të fuqishëm të PD për të ardhmen me të cilës përsa së gjithash një mbështetje dhe siguri për të ardhmen më të mirë të popullit tonë.
ÇËSHTJA NANO RI-KTHEHET edhe për vjedhje
«ZP» shpreh kënaqësi, cinizëm ndaj kësaj çështjeje edhe për vjedhje.
Çështja Nano rikthehet edhe për vjedhje. Gjurmët e lena nga ish-kryeministri komunist në ditët e vështira të ndihmave italiane, do të ndriçohen nga dëshmitarë të njëjta edhe në një gjyq të pavarur bashkëpunëtorë dhe partnerë të ish-kryeministrit. Në këtë mënyrë çështja do të hetohet më tej. Ky vendim u pranua si i drejtë nga të gjitha palët e mërmën pjesë në seancën gjyqësore të 26.10.1993, në ngarkim të të pandehurit F. Nano. Bile, vetë avokati Tirana theksoi se me këtë vendim «Është marrë një kthesë e rëndësishme në vazhdim të hetimit të çështjes».
Përveç, «ZP»-së dhe shokut Ilir Kadia që duan të dezinformojnë lexuesit dhe dëgjuesit e tyre, agjencia dhe radiostacionet e huaja si AFP-ja, «Zëri i Amerikës», «Dojçe Vele» vënë theksin në dy momentet kryesore: 1) Vendimin kryetarit të Gjykatës së Tiranës, z. Argin Bendo që hetimet të vazhdojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për shpërdorim detyre apo dhe për përvetësim fondesh, gjë që e lëviz masën e çmimit nga 12 në 25 vjet dhe 2) Në zgjerimin e «çështjes të personave që duhet të dëshmojnë për këtë çështje duke përfshirë këtu Arben Alin, djalin e Ramiz Alisë, Adil Çarçanin, Pajtim Ajazin, Torkuara Kardilin etj. etj.
Çudia më e madhe u vërejt nga gazeta qendrore Nanos apo mashtrim për lexuesit. -
Për të PS (e cila vazhdon ta ketë zotin Nano si kryetar të saj) lidhur me komentim që i bën ajo vendimit për thellim hetimesh, ku shpërblehish uthën «Rilthimi i çështjes Nano për të plotësuar hetimet një akt i vlefshëm zyart...»
Pas kësaj shënojmë, ti vendosur si kryeartikull në «ZP», mund të dyshohet nëse «ZP» shpreh në këtë mënyrë kënaqësi për vazhdimin e çështjes, cinizmin të theksuar ndaj Nanos, apo mashtrim për lexuesit e saj? Nuk është hera e parë që P(PS) luan kaq sinjifikimit të njerëzve të saj, kushdo qofshin ata. Ndoshta dikujt i intereson edhe në PS që dyshimi ndaj Nanos të ndriçohet, si u tha nga kryetari i seancës «Nëse kemi të bëjmë thjesht me shpërdorim detyre apo me ndonjë krim më të rëndë». Për me i besueshëm mund të jetë arsyetimi që PS, duke luajtur me çështjen «Nano», po vazhdon të tallet në mënyrë cinike edhe me lexuesit e saj, po-pasqyrisht me aktivistët e saj, të cilët i ka futur në rresht për të nënshkruar peticione.
Të gjitha këto hipoteza do të qartësohen pas gjykimit të çështjes. «Nano», siç la për të nënkuptuar drejtuesi i seancës, pra gjykim edhe për vjedhje nga ana e tij.
MUJE BUCAPAJ
KËRKESË PËR T’I HEQUR IMUNITETIN PARLAMENTAR BETINO KRAKSIT
- Gjykatësit e Prokurorisë së Milanos kërkuan përsëri heqjen e imunitetit parlamentar të Betino Kraksit, ish-sekretari i Partisë Socialiste Italiane, i detyruar të japë dorëheqjen për korrupsion. Kjo procedurë, thekson me këtë rast agjencia e lajmeve, AFP, që prej këtij njoftimi, është një fazë paraprake e deritashme, kapërcim i secilës do t’i lejonte gjykatësit që po hetojnë korrupsionin ta tanishëm që në njohje me emrin «Duart e Pastra», që të marrin një pyetje Kraksin.
Ish-kryetari i qeverisë akuzohet për korrupsion, shkelje të ligjit për financimin e partive politike, si dhe për marrje ryshfeti nga një shoqëri, përfshi shoqëri të grupit të madh industrial IRI dhe shoqërisë Sasino të grupit Olivetti. Afro 20 dokumente gjyqësore e akuzojnë Kraksin edhe për fshehje të objekteve të vjedhura, për shpërdorime dhe bashkëfajësi në falimentimin e disa ndërmarrjeve. (ATSH)
Emigracioni i ligjshëm i shqiptarëve në Itali vazhdon
Fluksi i emigrantëve të ligjshëm shqiptarë që shkojnë të punësohen në Itali nuk është ndërprerë. I ashtuquajturi emigracion i ngadalshëm, vetëm gjatë periudhës së fundit një mujorën rreth 1 000 raste të tilla, ku shqiptarët sistemohen me punë në Itali pas një kërkese të bërë me emër nga një punëdhënës italian. Megjithëse këto kërkesa, që janë kryesisht për bashkëpunëtorë shtëpiakë, bëhen kryesisht në rruge private, Ministria e Punës dhe Emigracionit garanton nga ana e shtetit shqiptar rregullsinë e procedurave dhe mbrojtjen kohën e zgjatjes së tyre duke marrë përsipër të gjitha veprimet me ambasadën italiane.
Një vend të rëndësishëm në punën e sektorit të emigracionit pranë kësaj ministrie zë edhe promovimi i tregut, që është kërkimi i vendeve të saja të punës nëpërmjet botimit të ofertave tona për punë punëtore në gazetat të specializuara italiane. Me këtë rrugë janë punësuar në Itali rreth 20 vetë dhe vazhdojnë puna për më tej. Përfaqësuesit tanë kanë në bisedime me palën italiane në lidhje me punësimin me Itali të një numri të konsiderueshëm punëtorësh sezonale nga Shqipëria.
ATSH
Studentët pranojnë të fillojë dialogu për rregulloren e re
- Shmanget greva e paralajmëruar -
Me iniciativën e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, u organizua një takim ballafaques me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të Federatës së Rinisë Shqiptare dhe të Unionit Studentor, lidhur me pretendimin e ngritur nga studentët e Universitetit për masat shtrënguese të rregullores së re të miratuar nga Ministria e Arsimit.
Pas debatësh të hapura, të gjithë përfaqësuesit e organizatave studentore tërhoqën autorësinë mbi paragjykimet për një grevë të paralajmëruar, i konfirmoi ATSH-së një burim i Federatës së Rinisë Shqiptare dhe një përfaqësues i Forumit Rinor Demokratik. Ndërkohë u ra dakord që të fillojë dialogu për rishikimin e kësaj rregulloreje dhe t’i krijohet një hapësirë më e madhe mundësisë së pranimit të studentëve në universitet. (ATSH)
Mundësi të reja bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Afrikës së Jugut
Nga vizita e ministrit të Jashtëm, Alfred Serreqi, në Afrikën e Jugut
TIRANË: Gjatë qëndrimit të tij në Pretoria, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Ministri i Jashtëm, Alfred Serreqi u prit dje nga zoti Rudolf Frederik Botha, ministër i Jashtëm i Republikës së Afrikës së Jugut.
Biseda e tyre u përqëndrua në ecurinë e proceseve demokratike ku janë përfshirë Shqipëria dhe Afrika e Jugut. Si u shpreh, zoti Botha, kishte ndjekur me vëmendje zhvillimet demokratike në Shqipëri. Me këtë rast zoti Serreqi bëri një ekspozé të hollësishme të politikës së jashtme shqiptare si faktor i rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga izolimi gjysmëshekullor.
Gjithashtu, të dy ministrat u ndalën në analizën e konflikteve në ish-Jugosllavi dhe të pasojave që ai mbart për vendet e tjera ballkanike dhe veçanërisht për Shqipërinë, gjatë së cilës shfaqen mjaft mendime të përbashkëta.
Në vijim të bisedës, të dyja palët vënë në dukje se ndonëse shtetet e tyre gjeografikisht ndodhen larg njëri-tjetrit, ata paraqesin mundësi bashkëpunimi me leverdi reciproke. Z. Botha u shpreh se vendi i tij është për lidhje me Shqipërinë e fushë të veçantë duke theksuar se qeveria e tij do të nisë konkretizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë kuadër u pa me vend shkëmbimi i vizitave në të gjitha nivelet. Fletën e zoti Serreqi, i bëri zotit Botha, për të ardhur në Shqipëri, ky i fundit e priti me kënaqësi.
Në përfundim të takimit, ministri i Jashtëm shqiptar i dorëzoi kolegut të tij jugafrikan një mesazh të Presidentit Berisha, drejtuar Presidentit Frederik de Klerk. (ATSH)
Kredi austriake për sektorin e energjisë dhe kromit në Shqipëri
- Qeveria austriake njoftoi se do të japë një kredi prej 4 milion dollarësh të caktuar për dhënien në projektin e sektorit energjetik dhe të kromit në Shqipëri. Kredi do të jepet nëpërmjet bankës austriake Voith që ka marrëdhënie kontakte me autori-tetet kompetente të Shqipërisë.
OPOZITËS NUK I PËLQEN ASGJË NË SHTETIN E SOTËM...?
Vendi me kritika ndaj Presidentit të Republikës në shtypin tonë «majtas» është i konsiderueshëm.
Me sa duket opozita dhe satelitët e saj i kanë në tregull të gjitha punët, përveç veprimtarisë së Presidentit.
«Kudesitë» të tyre nuk u shpëtoi pa kundërshtuar as kërkesa për shkrijen dhe formimin e ministrive, bërë para pak ditësh. Por, a ka ndonjë të keqe këtu? Jo, aspak, pasi ata shprehin mendimin e tyre. Por në vazhdim e kujdesit që tregojnë opozita ndaj Kryetarit të shtetit edhe kjo kritikë merr ngjyrën e të tjerave: opozitës nuk i pëlqen asgjë në shtetin e sotëm.
Harrohet se në Shqipëri është ngritur një kundër burokracisë dhe padrejtësive të saj, u ngritën kundër paftësisë dhe ngurosjes në tabutë socialiste, u ngritën për të shëmbur atë mënyrë të menduari dhe të vepruari që shtengoi litarin në guvernën e shkatërruave aq shumë sa nuk e duroi më. Përkthës ky akt popullor shtriu para atyre që do të qeverisnin Shqipërinë reformimin e plotë dhe të shoqërisë, ekonomisë, politikës etj. Pra, ngritja në revolucion demokratik të viteve të fundit, nuk u bë për ndryshime kozmetike e të pjesshme, as për të bërë sikur po ndryshohet diçka, por për të ndryshuar që nga themelet gjithçka.
Opozita e sotme, përpiqet të bindë ata «të pabindur» se ajo din të qeverisë më mirë, më me aftësi e patriotizëm. Por, a është kështu? Jo. Meftësia e saj, stepja e tutja para ndryshimeve bëri të dihet dhe të merret pushteti i «rinovuar» i klaneve të vjetra. Dhe përkthës ndryshimet që bëhen sot nuk u pëlqen ish-pushtetarëve. Opozita e ka të qartë se në personin e Presidentit të Republikës gjendet ai person që shumica e ka përcaktuar për të drejtuar shtetin dhe se ai nuk ka pse të dëgjojë as atë që i ka përkufizuar, as ata që i vënë rrotull kur nuk i duhet mendimi i tyre. Por ata kritikojnë, vetëm për të goditur punët. Opozita e ka të qartë, po as edhe pozita, se reformimi i thellë është i domosdoshëm. Pra, edhe ndryshimet në strukturën dhe përbërjen e qeverisë. Është normale që kryeministri dhe gjithë qeveria do të mbrojnë betimin që kanë bërë përpara Presidentit të Republikës dhe, në të njëjtën kohë, do të jenë të gatshëm edhe për ndryshimet që ai kërkon. «Armiq», sikurse quhen në shtyp, bëhen sepse shihen se reformimi i mëtejshëm i kërkon ato, prandaj do të ishte reaksionare sikur të mohohej ndryshime sa herë bëhet e nevojshme e të mos shkonte në mendësitë moniste, të «unitetit» aq sa dikush do mbetej gjithnjë ministër apo anëtar i Byrosë Politike, ose shpallmi armik. Lagjimi nga detyra e ministrit, tashmë, po bëhet diçka e zakonshme. Dhe e mira është që të bëhen pa hezitim ndryshimet edhe në qeveri, por edhe në të gjitha nivelet e tjera të pushtetit. Kërkesa për njerëz të aftë dhe shumë të aftë shtron në përpjekjen të drejtë për përshpejtimin e reformës. Njerëzit presin që të vihet në lëvizje ekonomia, të fillojnë ndërtimet gjërësi banim dhe objektet produktive, të vihet në punë industria e materialeve të ndërtimit. Por edhe të sigurohen kredi sidomos për zonat më pak të zhvilluara. Për këto lihen ndryshime edhe në strukturën qeveritare por edhe në njerëzit që punojnë në përmendën shtetërore që të vihet në krye të punëve ata që e përshpejtojnë reformën e jo ata që e lënë ngadalë apo e frenojnë. Dhe është shumë pozitive në rast se edhe opozita ndihmon në zhbërjen e paaftësisë apo të mënyrës së besueshmërisë së pushtetarëve.
Të aftët dhe reformatorët i mirëpresin zhvillimet. Ky përshpejtim kërkohet dhe mirupret të jetë në punë, të përmirësohet jetesa më tej, të garantohet ata që u arrin e të ecet më shpejt përpara.
Por, a i pëlqen opozitës ndryshimet? Reagimet që vijnë në radhë xhdo ndryshimi tregojnë se «kërcimi» i qetësisë - s’ është ende i madh. Por sa më rrënjësore dhe të shpejta të bëhen reformat aq më pak do të dëgjohet edhe zëri i kundërshtimit.
HALLI BUCAPAJ
VITI III
Nr 495
E enjte
28 tetor
1993
Çmimi 5 lekë
Saktësim
Në numrin e djeshëm të «RD»-së në shkrimin «Pranimet e reja mbështetëse për Programin e PD» paragrafi i fundit të lexohet: «Zgjedhjet e reja në Përmet nisën me pranime të reja në radhët e PD. Deri tani janë anëtarësuar 32 anëtarë, kryesisht të rinj e të reja».