PRESIDENTI I REPUBLIKËS, SALI BERISHA, PRITI SER LEON BRITTAN, ZËVENDESKRYETAR I KOMISIONIT TË KE-së
Pas takimit që patëm në Davos në janar të këtij viti, është kënaqësi e veçantë t’ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri, e t’ju falënderoj nga zemra Ju, Komisionin Evropian, Presidentin e tij, Zhak Delor, vendet e Komunitetit për ndihmën e gjithanshme që i kanë dhënë Shqipërisë në këtë periudhë kritike të historisë së saj, tha ndër të tjera Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në takimin që pati më 1 Nëntor me Ser Leon Britan. – Dua t’ju garantoj, vazhdoi më tej ai, se shqiptarët do ta kujtojnë me mirënjohje të thellë solidaritetin e madh të Evropës ndaj tyre.
Më kanë rastisur dhe t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë për taksapaguesit e 12 vendeve Komunitare, që përballuan ndihmën për popullin shqiptar. Ishte kjo ndihmë e madhe dhe kurajua e shqiptarëve e cila bëri të mundur që ne, gjatë këtyre 18 muajve, të bëjmë një kthesë përfundimtare drejt ekonomisë së tregut dhe shtetit të së drejtës.
Siç e dini, komunizmi shqiptar, më i egri në Evropë, doli nga skena duke lënë pas kaos, anarshi, shkatërrimin, varfërinë dhe inflacionin.
Pas 22 Marsit ne u angazhuam në një reformë për rivendosjen e rendit dhe të qetësisë publike, dhe kësaj ja dolëm mbanë. Një reformë të thellë institucionale në zëvendësua ushtria shërbimi informativ, policia, diplomacia administrative shtetërore, dhe sistemi gjyqësor. Ne trashëguam një boshllëk legjislativ dhe ligje në funksion të një diktature. Gjatë kësaj kohe janë aprovuar me dhjetëra ligje, që kanë të bëjnë me të gjitha fushat e jetës së një shteti evropian, ku më i rëndësishmi është Harta e të Drejtave të Njeriut.
Reforma për të kaluar në një ekonomi sociale tregu synoi vënien e inflacionit nën kontroll, liberalizimin e tregtisë dhe të çmimeve, privatizimin e ekonomisë, tërheqjen e investimeve të huaja. Rezultate më evidente janë stabilizimi në përgjithësi i çmimeve, rënia e çmimit të bukës, privatizimi i banesave, krijimi i vetëmi në Tiranë i nga njësi ve, përfshirë se Shqipëria ndërmarrje shtetërore, dyfishimi i eksporteve, rritja 8 për qind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, etj. Këto të dëshmojnë se Shqipëria u trazua nga KE-ja si një rast i veçantë, por edhe shqiptarët e përballën me eficencë ndihmën e evropianëve. Por, ne kërkojmë që kjo ndihmë të vazhdojë, tanë, në ndërtimin e infrastrukturës së Shqipërisë në hartimin e një legjislacioni të njëjtë me vendet e KE-së, në mënyrë që bashkëpunimi ekonomik dhe integrimin e natyrshëm në gjirin e këtij komuniteti. Mendjoj se Shqipëria e meriton të mbështetet për të filluar negociatat për një marrëveshje asociacioni dhe për kontributin që ajo jep për stabilitetin në rajon.
Shqiptarët janë një komb i indarë në shumë shtete, përveç shtetit amë. Në Kosovë ata shpesh në një mënyrë që Evropa e ka harruar prej dekadash. Rregjimi i Millosheviçit synon që, pas shfarosjes së popullit shqiptar, të pushtojë Bosnjë e ta pas një shfaqjeje elektorale, për ta përhapur luftën në Jug. Ne jemi të vendosur për ndalimin e konflikteve, por theksoj se konflikti në Kosovë është luftë Ballkanike.
Për mendimin tim çdo lehtësi mi i embargos ndaj Serbisë shton shanset e një lufte më rajon, se pse Serbia nën embargo, e përkëdhequra nga kurkush dhe në pozitën e agresorit, shpenzon 35 për qind të prodhimit të përgjithshëm për forcat e armatosura. Të heqësh embargon do të thotë të shtosh buxhetin e luftës. Serbia duhet të pretendojë për hegjemon bargo pasi të bjerë në nivel ustarake të lejuara nga KSBE e të zgjidhë çështjen e Kosovës. Ne kemi vështirësi edhe në Jug. Përpjekjeve tona për afirm., garë që e kalkuara greke i përgjigjen me refuzime shoviniste. Një akt barbar ka qenë Operacioni “Fshesa”, greminja e refugjatëve shqiptarë nga ushtarakët grekë.
Nga ana e tij Ser Leon Brittan tha se, ishte krenar për arritjet e Shqipërisë të kryera brenda kësaj kohe. Unë nuk kam qenë më parë në Shqipëri, por kam lexuar aq shumë për të sa e di fare mirë se kushtet kur filluat ju kanë qenë në pakrahashimtisht më të vështira dhe se a e vështirë ka qenë arritja e këtyre sukseseve, – tha ai. Shqipëria ka arritur tashmë fazën kur ndihma ushqimore duhet ndërruar me ndihmë zhvillimi. Gjithashtu, ne kemi mbështetur veprimtarinë këtu të Bankës Evropiane të Investimeve, që që ratifikuar nga Parlamenti Evropian.
INTELEKTUALET JANË MENDIA DHE SHPIRTI I KOMBIT
- Takim i sekretarit të përgjithshëm të PD-së zotit Tomor Dosti, me intelektualë të rrethit të Lezhës –
Në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve të reja në Partinë Demokratike dhe në një ftesë të një grupi intelektualësh të rrethit të Lezhës, paradite, sekretari i përgjithshëm i PDSH, z. Tomor Dosti, zhvilloi një takim në një nga sallat e pallatit të kulturës së këtij qyteti. Z. Kolë Kola, kryetar i degës së PD të Lezhës, pasi falënderoi z. Dosti për përgjigjen e ftesës së bërë nga një grup intelektualësh pa parti dhe simpatizantë të PD, ia dha fjalën atij.
Z. Dosti pasi foli mbi, rëndësinë e madhe që paraqet fushata e zgjedhjeve të reja në parti jo thjeshtë në planin partiak; por edhe në atë kombëtar vijoi: Demokracia nuk mund të jetë kurrsesi monopol i disa njerëzve që, në një kohë apo në një tjetër, dolën në krye. Demokracia është e bindje është ndërgjegje dhe nuk nënkupton anarshinë dhe lirinë e pakufizuar. Ne duhet të përpiqemi që të fitojmë, në radhë të parë, shpirtërisht demokracinë.
Partia Demokratike është një organizëm politik që një program të caktuar për atë shoqëri që gjithësili me punën e vetë mendon ta përfaqësojë. Me partizantet nuk mund të shko-për të. Paternalizmi i një partie mundet dhe e humb koshiencën e vet. Shembulli i këtyre partive ishın partite komuniste që diktatura, se «diktatura sollën në fuqi. Ne jemi një parti e hapur, dhe luftojmë izolimin e një partie. Izolimi ka tendenca dhe të që në diktaturë. Ne e konsiderojmë PD parti të unitetit të lirë dhe mendimit të lirë. PD-ja sot është një realitet i të gjitha progresive të arritura që nga krijimi i saj. Në këtë progres padyshim një meritë e madhe ka mendimi intelektual. S’ka komb në botë që të mos ketë një nevojë e intelektuale, sidomos në proceset e krijimit së një shoqërie demokratike.
Intelektualët janë mendja dhe shpirti i një kombi. Nuk mund të kuptohet kurrsesi që intelektuali shqiptar në këto kohë historike që po kalon kombi ta ndjejë veten të paplotësuar. A nuk ishte bashkimi i këtyre intelektualëve që solli Partinë Demokratike? Sot ne kemi nevojë për një përjetim moralë, shpirtërim dhe njohje të këtyre njerëzve dhe kjo gjë do të bëjë që këta njerëz të njohin veten dhe vlerat e tyre. Ne sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për një shpirt human.
Një mendje e plakur nga stepja e pat e largëta e pruri deri në Shqipëri famëkeqen luftë të klasave. Ishtë kjo luftë me ideologji regresive që e shkatërroi këtë vijon në faqen 4
Fushata e zgjedhjeve në Librazhd
Fushata e zgjedhjeve të reja në degën e Librazhdit po shkon mirë. Eshtë bërë rizgjedhja në mbi 55 për qind të seksioneve.
Me këtë fushatë janë pranuar edhe në anëtarë të rinj, dhe janë caktuar 73, nga të cilët 15 janë intelektualë.
Shumica e anëtarëve të rinj janë banorë të qyteteve Librazhd dhe Prenjas. Për këtë arsye këshilli drejtues i degës së PD, në mbledhjen e fundit vendosi të riorganizojë seksionet e qytetit. Kështu u krijuan 4 seksione në qytetin e Librazhdit dhe 5 seksione në qytetin e Prenjasit.
ZEDHENDES i «RD»
Shoku F. Abdiu si në kohë të diktaturës
- Paragjykohet drejtësia shqiptare
- Nuk kuptohet në se kërkohet të mbrohet Nano apo të fshihet
Një jurist si shoku Abdiu, që të gjykë karrierën dhe formimin e tij e ka në sajë të shërbimeve që i ka bërë “drejtësisë” së diktaturës është disi e vështirë të dalë jashtë vetes. Këtë tregojnë edhe kryearkuitulli i botuar prej tij në «ZP» me 31 tetor për çështjen Nano.
Që në fillim të këtij kryeartikulli shoku Abdiu nxjerr emër të gjyqtarit së kryegjyqtarit konkluzionin se organi i hetimit... është implikuuar në faj për shkak të dhurimit të njëanshëm e nga mbajtur ndaj çështjes dhe të akuzuarit. Shoku Abdiu thotë atë që sipas tij duhet të thonë qytetarë. Në të vërtetë ai si ka kohë të diktaturës i jep orientime asaj. Ne lakti gjykata nuk është shprehur për njëanshmëri dhe sa implikton organet e hetimit me faj, por ka thënë që hetimet të plotësohen dhe se në dredjtim të zgjatur ajo të plotësohen hetimet, kjo është bërë e qartë botërisht, pra të zbulohet nëse rasti duhët gjykuar vetëm për shpërdorimin detyrës e falsifikim dokumentash apo duhet të quhet vetëm tej, për vejde edhe e korupsion. Për shokun Abdiu nuk ka rëndësi kjo e vërtetë. Si duket vepron ndaj tij ende inerci e drejtësisë së diktaturës kur e vërteta nuk e shqetë atë.
Pas një orientimi e bën konkluzion shoku Abdiu kalon në paragjykimin të çështjes pa pritur që drejtësia të thotë përfundimisht fjalën e saj. Sipas tij duhet besuar se kemi të bëjmë thjesht me “emër” për ngallë që kanë krijuar për këtë çështje persona të veçantë të vendosur me pushtet. Përse shoku Abdiu nuk e drejtësisë së gjykjoje e pavarur çështjen dhe pastaj të japë mendimin e tij si jurist në bazë të fakteve, provave dhe konkluzioneve që do të arrij ajo? Si duket ai nuk e njeh praktikën të tillë, gjë që është elementare për drejtësinë e një vendi demokratik.
Por, në fund të fundit çfarë kërkon F. Abdiu për Nanon? Kjo nuk del fort e qartë në kryeartikullin e tij. «Ku është korupsioni e vjedhja» pyet Abdiu. Kjo e shqetëson atë? Këtë kërkon të provojë ai që Nano të mos gjykohet vetëm për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh por edhe për korupsion e vjedhje? Këtë është mirë ta thotë vetë drejtësia shqiptare. Kot shqetësohet Abdiu: Por a nuk mund të presë vendimin e gjykatës sepse në diktaturë vendimet nuk mirreshin në gjykatë, por jashst saj. Dhe shoku Abdiu i merr vendimet paraprakisht nga gjykata. Sipas tij «akuza kanë pësuar fiasko». Mbi këtë bazë ai jep edhe vendimin përfundimtar me fjalët: «është i qartë» dhe fakti që ata të gjykuan, duhet të akuzohen pasi sido që të jetë; kanë dëmtuar rëndë jo vetëm interesat personale të të akuzuarit, por edhe imazhin e drejtësisë e të demokracisë shqiptare. Kështu gjykata nuk ka më nevojë as për prova e as për hetimet të mëtejshme. Punën e saj e përfundon shoku Abdiu. Asaj i mbetet të ndjekë direktivat konkluzionet dhe vendimet e tij!
B. TRENOVA
Takim i Presidentit të Republikës Sali Berisha me z. Alen Lamasur, Ministër i deleguar për çështjet Evropiane i Francës
Presidenti Berisha e falënderoi Ministrin francez Lamasur (Lamasour) për ndihmën që qeveria e institucioneve franceze i kanë dhënë Shqipërisë, duke demonstruar një solidaritet, i cili ka qenë i rëndësishëm për vendin tonë.
Kjo ndihmë ka qenë përqendruar në fushën e kulturës por dhe në atë sociale, administrative, në mjekësi, legjislacion, bujqësi etj. Ai theksoi se këto marrëdhënie duhet të zhvillohen më tej. Në këtë drejtim ne do të mirpresim ndikimin tuaj për inkurajimin e investimeve franceze, krijimin e kuadrit ligjor të marrëdhënieve dypalëshe për të lehtësuar investimet e shkëmbimet. Gjithashtu, ne do të donim të ndërtojmë një bashkëpunim më të afërt me Francën në aspektin politik, si dhe në aspektet e tjera.
Përsa i përket gjendjes në Kosovë mund t’ju them se, Milosheviçi si zgjedhje të këtij problemi ka zgjedhur rrugën e shtypjes popullore serbe e së fundi të dialogut me elementë, të cilët ju franztë i keni quajtur kolaboracionistë e ne shqiptarët të shitur. Por kur them këtë, dua t’ju konfirmoj se unë jam për një dialog të vërtetë, i cili mund të zhvillohet vetëm me përfaqësuesit e zgjedhur të forcave politike shqiptare në Kosovë në një dialog të vërtetë.
Presidenti Rugova e përfaqësuesit e tjerë të LDK, Partisë Demokratike, Socialdemokrate, Partisë Demokristiane dhe partive të tjera, kanë forca që kërkojnë nga individë e personalitete që gëzojnë besimin e plotë të shqiptarëve jashtë udhëheqësit legjitim të Kosovës.
Zgjedhja e problemit të Kosovës është kusht për zgjidhjen e krizës ballkanike. Ne këtë drejtim ne insistojmë që e do lehtësim i embargos ndaj Serbisë është inkurragim i drejtpërdrejtë për të përhapur më tej konfliktin.
Serbia sot, nën embargo shpenzon për mbështetjen e agresionit në Bosnjë e të regjimit ushtarak në vend rreth 35 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Të lehtësohesh embargon do të thotë të mbështetësh direkt veprimet pushtuese serbe e të vështirësosh zgjedhjen e çështjes. Ne insistojmë që Këshilli i Sigurimit të lidhë sanksionet ndaj Serbisë me një zgjidhje të çështjes së Kosovës. Ne gjithashtu duhet të lehtësojmë se Milosheviçi me shfaqjen elektorale që po bën, po synon të krijojë një mbështetje me forcë për vete e partitë e tij për të vazhduar agresionin. Legjitimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit, duke patuar parasysh kushtet kur ato po zhvillohen, është mbështetje e kursit agresiv të diktatorit serb. Ai i ka përdorur zgjedhjet e shpeshta që ka provokuar gjithë një mënyrë funksion si dhe për të dobësuar opozitën serbe. Shqiptarit një komb 7 milionë të ndarë në disa shtete, kanë treguar durim të admirueshëm. Po do të ishte gabim me pasoja katastrofike të mos merrej në konsideratë çështja e tyre. Ne jemi të vendosur të punojmë bashkërisht për paralajmërimin e konfliktit në rajon, për kërkojmë që çështja shqiptare të konsiderohet serioisht nga Franca e komuniteti ndërkombëtar.
Synimi ynë ka qenë të vendosim marrëdhënie miqësore me Greqinë duke i konsideruar këto marrëdhënie të rëndësishme për ne e për rajonin. Por faktëqësisht të gjitha këto përpjekje jo vetëm nuk u mirëpritën, por u refuzuan nëpërmjet një politike që synonte rrëzimin e tensionit e ndihmën e Milosheviçit në rajon. Ne vazhdim të kësaj politike ajo vazhdon operacionin «Fshesa», që konsiston në përzënien, keqtrajtimin, vrasjen e deri në gremisjen e shqiptarëve.
Ajo përdor minoritetin në Shqipëri si një faktor konflikti. Për këtë qëllim pas shumë deklaratash se jemi të kënaqur me gjendjen, u tha se minoriteti është i shtypur, madje ishte më mirë me Enver Hoxhën. E vërteta është krejt tjetër. Ajo është paraqitur në mënyrë të plotë në raportin e Komisionerit të Lartë të KSBE-së, Z. Van der Stoel. Mund t’ju themi se jemi të vendosur për respektimin e standardeve më të larta për minoritetin, siç ishte edhe...”
Die në Kuvendin Popullor
MESAZH ZH SIGURIE DHE MBROJTJEJE PËR INVESTIMET
Projektligji «Për investimet e huaja» – Miratohet
Ministri Arta[n] Hoxha, në krye të grupit të specialistëve, erdhën me këtë projektligj në seancën e Kuvendit Popullor për miratuar dhe rregulluar për miratim projektligjin «Për investimet e huaja». Projektligji erdhi në këtë seancë që pas një diskutimi dhe vlerësje përkatëse të bëra nga komisionet e ndryshme parlamentare në komisionet e ndryshme parlamentare në këshillimet dhe me polemika dhe shqyrtimet të dala nga diskutimet dhe ... (vijon në faqen 4)
«Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë...»
KONFERENCË SHTYPI E Z. LEON BRITEN DHE ZV/KRYEMINISTRIT Z. BASHKIM KOPLIKU
Pas përparimit që është bërë në 18 muajt e fundit, gjë që është për t’u shënuar, KE do u kalojë nga ndihmat humanitare për Shqipërinë në ndihma për zhvillimin dhe ristrukturimin e ekonomisë shqiptare.
Pas vizitës zyrtare dy ditore që zhvilloi në Shqipëri, zv/Presidenti i Komisionit të KE z. Leon Britan, dhe dy ministrat e tij, në konferencën shtypit që dha me përfaqësuesit e shtypit shqiptar, në mesazhin e tij, u shpreh se Britan, Ai shpjegoi që gjatë vizitës kish parë tur takime të rëndësishme me Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, kryetarin e Komitetit Parlamentar për politikën e jashtme, kryeministrin dhe Presidentin e Republikës, Gjithashtu z. Britan zhvilloi një takim përfaqësuesit e partive politike dhe një vizitë në kombinatin e tekstileve në Tiranë.
«KE është donatori kryesor i Shqipërisë» tha z. Britan dhe vazhdoi: Ne e kemi bërë këtë ... Shqipëria është një rast specifik ndërmjet vendeve ish-komuniste, që ka vuajtur nga një izolim veçantë, i cili ka cuar në probleme me veçanta ekonomike. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë me odo mënyrë të mundshme, megjithëse sapo ka dalë nga disa dekada në demokraci; nga një diktaturë totalisht trapike drejti ekonomie tregu.
Më pas z. Briten foli për ... (vijon në faqen 4)
VIII I III BOTIMI
Nr. 500
E mërkurë
3 nëntor
1993
Çmimi 5 lekë
Në shkrimin shëmbëllës të Tiranës këto ditë u krijuan, në bazë seksioni, 8 seksione të PD dhe u caktuan 250 anëtarë të rinj. Vazhdojmë pranime e reja