Gazetë kult që ia kalon Enverit
384 artikuj për F. Nanon, 69 kryetarë tikuj, 28 telegrame të botuara, 2 peticione, 3 letra nga Burgu (pa zar), janë bilanci i alternativës politike «ZP» dhe PS që kur akuzua ndaj korrupsionit iu dha drejtësisë.
Kur kontroll i shtetit akuzoi F. Nanon e kompani, PS, forca kryesore e pushtetit të kaluar dhe e opozitës së sotme, shpalli politikën «kult» të trashëguar nga koha e Hoxhës. Që nga ky moment PS humbi si forcë politike, si opozitë dhe si parti alternativash. Ajo identifikoi gjithçka, program, luftë dhe veprime, vetëm me një emër, me liderin e saj F. Nanon. Drejtuesit e tjerë të PS u futën në garë kush e kush më shumë të hymnizojë Nanon, dhe rezultati doli tepër qesharak. Dështoi PS në mendimin e vet për bojkotim të përhershëm të parlamentit dhe të pushtetit lokal, dështoi PS në verdiktin e vet «të thyerjes së kafkave» e «tërheqjes zvarrë», dështoi PS në sulmet kriminale kundër organeve të drejtësisë... Vendin e ligjit ata ia besuan listave të rrugës, peticioneve të veteranëve, saqe N. Doklet u deklaruan në emër të 700 mijë firmave për lirimin e Nanos. Por, përsëri dolën blof dhe dështuan. Nano duke e kuptuar këtë filloi të largojë letra me zarf dhe pa zarf mijave të vet në AD dhe jashtë vendit, por si përgjigje mori ca peticione të ca kryetarë komunash e bashkish në Greqi, që kërkononin, ose lironi F. Nanon, ose do të japin «dorëheqje» e drejtorë, ose do të ndonjë socialist bullgar, apo kuban, grek apo rumun, derisa edhe PS e Millosheviçit i dërgoi fletë bashkëpunimi të akuzuarit Nanon.
Gjatë kësaj kohe «ZP» vetëm ndërronte «klishe». Arrestimi i Nanos, «Akuza ndaj Nanos», «Dilindja e Nanos», «Kontributi i Nanos», «Pafajësia e Nanos», «Avokatët e Nanos», «Bashkëshortja e Nanos», «Koka e Nanos», «Socialistët e Nanos», «Miqtë e Nanos», «Letrat e Nanos»... dhe kështu ZP u bë padyshim zëri i Nanos! S’ka si shpjegohet ndryshe fakti që prej 3-4 muajve të arrestimit të Nanos, me akuzën e 8 milion dollarëve, «ZP» ka botuar mbi 69 kryeartikuj, 2 peticione, dhe rreth 384 artikuj për Nanon. Këto «ZP» nuk i bën për të mbrojtur një njeri, pse janë vrarë me dhjetra njerëz në kufi apo me rrugë të tjera kriminale nga diktatura dhe «ZP» nuk ka shkruar asnjë germë për ta. Por «ZP» mbron korrupsionin, imoralitetin politik, padrejtësinë dhe politikën antidemokratike të liderve ekstremistë të PS e të F. Nanos. Aq shumë punuan për Nanon gazetat e «ZP» saqë dy herë radhazi u shpërblyen me qindra dollarë shpërblim. Aq shumë punuan për Nanon «socialistët» saqë u shtuan edhe nëntërye, u bënë mbi 10 vizita në vende të ndryshme të Evropës, dhe më bë-surdja, të paguar me mijëra dollarë, u gjendën dy avokatë të huaj për të mbrojtur çështjen Nano. Pra shtypi dhe administrat, politika dhe organizatat e PS u vunë në dispozicion të kultit Nano në mënyrën më të pashembullt në historinë e Shqipërisë. Aq artikuj të mbrojtje, në një periudhë kaq të shkurtër, gazetaret shqiptare s’kanë bërë as për Enverin e tyre. Por, PS po ia kalon PP dhe Nano po ia kalon Enverit, ndërsa «ZP» mbetet po ai që ishte veçse nga zë i Enverit, në zë i Fatosit!
Të mësuar me nocione komplekse të pluralizmit në demokraci kemi të drejtë të themi se fatkeqësia e socialistëve shqiptarë qëndron në faktin se ata mbeten pa parti, sepse liderët e tyre të reshtuar në klane servile, kult, korrupsioni dhe terrori, e identifikuan ekzistencën e tyre dhe të PS me emrin dhe krimin ordiner të ish-kryeministrit të PPSH, Fatos Nano.
«Këshilla» e vëllezërve e gjyqtarit është helmi
DEMOKRACIA S’MUND TË ISHTE INSTITUCION I DIKTATORËVE
«Kolegët» e R. Alisë nëpër botë kanë përfunduar a në trekëmbëshin e hakmarrjes popullore, a në bankën e të drejtësisë, o janë arratisur ndokund me «torbën» e emigrantit të krimit në qafë.
Në kuadrin e përpjekjeve «titanike» për gjetjen e alternativave konstruktive, për «rrugë» origjinale drejt Evropës, e përditshmja e pandreqshmja social-komuniste shqiptare ka konkluduar tashmë në një dhe një gjetje tjetër «in sui generis»: E tillë rezulton cikli i autorintervistave botuar në numrat e saj të këtyre ditëve; mes tyre ajo e ish-kolegut tim (jo politik) Dokle dhe, e fundit fare, ajo e datës 31.10.1993 me titullin «Këtë radhë s’ke ç’thua për Presidentin». Është e natyrshme që këto «intervista» pa intervistues t’i mashtrojnë edhe si alucinacione të krijesave eksentrike që tashmë kanë fjetur dhe flasin me vetveten. Është kjo një mënyrë jetese, një kënaqësi dhe një ngushëllim, mbajtja e pëlqyer e një lloj institucionit të krimit. Pas inicialeve A dhe B, të shkrimit të datës 31.10.1993, ndoshta koincidenca sikur të sjell një dialog aktorësh nga përtej esëllësisë mes Aliajt dhe Beqirit. Kështu, p.sh., në një moment B i thotë A-së: «Kudo në Evropë, në Amerikë e në çdo vend demokratik. Presidenti i ri i shtetit që merr fuqinë, respektohet e nderon presidentët paraardhës. Ata bëhen konsulentë të tij politikë të të afërt. Kurse Berisha të vetmin paraardhës të tij e futi në burg...» Pas kësaj sentence kaq të «pafajshme», gjithkush shprehen popullore «shejtan budalla» do ta redaktonte në: «as shejtan e as budalla...» Sepse është trashanik «pakuptues» e mëse...: Të vësh në të njëjtin start krahasimi Shqipërinë që veç dy vjet ka që përmbysur diktaturën, me Evropën dhe Amerikën qëndra vjeçare demokratike, kjo është njësoj sikur të thuash se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë diktaturë!!!... Anonimitet AB e «ZP», këtë të zhyer, apo bashkëkëndërtuar të paskrupullt krimi, do ti kujtoja se vetëm nëse udhëhequr të paraardhësit të Berishës, pra të Ramiz Alisë janë vërtetë të gjithë, ta ketë akoma freskët kujtimet e krimit. ... Berishës, pra të Ramiz Alisë janë vrarë e vetë në kufi. Janë akoma të freskëta gjurmët e krimit. Vetëm «klerozë» e një krimineli mund t’i harrojë e të mos i logarisë ato për të tilla, ashtu siç «harrohet» e nuk llogaritet prej AB-së edhe masakra e 2 Prillit u krye nën hyqmin e pushtetit të Ramiz Alisë. Do t’i kujtoja atij se «kolegët» e R. Alisë nëpër botë kanë përfunduar o në trekëmbëshin e hakmarrjes popullore, o në bankën e drejtësisë, o janë arratisur ndokund me «tërbën» e emigrantit të krimit në qafë... Pavarësisht se me ngjyra të ndryshme nga ajo e trashëgimtarit të demonit Hoxha, do të kujtoja fate «kolegësh» të tij si ato të Hitlerit, Musolinit, Pinocetit, Markosit, Çausheskut e trashëgimtarëve të tjerë diktatorësh në lindje e në perëndim. Është normale dhe e domosdoshme që çdo president të ketë konsulencën, apo, siç do ta quaja unë, shtabin e vet këshillimor. Por të pretendosh që presidenti i një vendi demokratik duhet të mbajë si konsulent politik një paraardhës, me gene dhe trashëgimtar diktatori, numrin një të krimit të institucionalizuar, kësaj i thonë të mbash gjarpërin në gji. Dhe dihet që e vetmja «këshillë» (konsulencë) e gjarpërit është helmi. Demokracia kështu do të bastardhohej gjë në një institucion të diktatorëve, e komprometuar me krimin, mbartur në përgjegjësie kapitale të këtyre të fundit. Demokracia ata nuk do të mund t’i pronte as si manaxherë të rëndomtë të rregullave protokollare e jo më si konsulentë politikë... Në fakt, Ramiz Alia e ka ezauruar më së bindshëm veten në rolin e konsulentit plot 40 vjet në politikën kriminale të udhëhequr diktator, Enver Hoxhës. E të kërkosh sot konsulencë politike prej tij është njësoj sikur të kërkoje konsulencë prej Enverit, po mirë të gjallë!!!... Për hir të së vërtetës, po e përsëris edhe njëherë se, sa pati pushtetin vet në dorë, Ramiz Alia ishte aq «i zo» sa t’i shmangë fatit dhe Çausheskut. Dhe këtë e bëri për hall të kokës së tij e jo për demokraci, siç pretendojnë shumë. Kurse tashmë në demokraci do të uronim që «zotësia» e tij sëpaku të rezultonte e zhveshur përballë verdiktit të drejtësisë.
As PS e as PAD nuk mund t’i manipulojë studentët
- PD do t’i qëndrojë besnike idealeve të dhjetorit 1990 -
E ndërgjegjshme dhe mirënjohëse për rolin historik të studentëve, për ardhjen e epokës së demokracisë dhe për krijimin e saj si partia e parë opozitare e vërtetë me PP-në pushtet gati gjysmë shekullor, PD e ka bërë tipar të saj organizim, parim konstant, dialogun transparent dhe mirëkuptimin me studentët.
Këto janë dhe në vetë natyrën e PD, si parti e vërtetë demokratike, evropiane, bashkëkohore, që zgjidhjen e problemeve e shikon dhe e kërkon te dialogu konstruktiv dhe te bindja e ndërgjegjshme dhe jo te imponimi me direktivë apo ligj. Këtë e tregoi qartë edhe në zgjidhjen racionale për të gjithë të çështjes së rregulloreve së shkollat e larta. Në asnjë rast PD nuk ka menduar dhe nuk është përpjekur t’i manipulojë studentët, por, njëkohësisht është e bindur se asnjë forcë tjetër politike nuk mund t’i manipulojë ata për interesat e saj të ngushta partiake që bien në kundërshtim të hapur apo edhe të fshehtë me demokracinë, që ish- dhe ish. Drejtor dhe vazhdon të jetë ideali më i lartë dhe më fisnik i rinisë shqiptare. Duke e ditur veten borxhlinj ndaj brezit të dhjetorit... studentor, me të cilin e lidhin pazgjidhshmërisht idealet dhe lufta e përbashkët kundër diktaturës dhe komunizmit, ajo është përpjekur brenda mundësive të saj të kufizuara të deritanishme t’u bëjë atyre sa më të lehtë këtë fazë të vështirë tranzicioni për të gjithë, t’i integrojë ata sa më shpejt dhe sa më shumë në epokën e demokracisë. Dhe studentët e kanë kuptuar dhe mbështetur me bindje dhe ndërgjegje, ja kanë toleruar ndonjë gabim apo mosrealizim. Kjo është vazhdimisht evidente. Por kjo zemërim apo tërbim opozitarët, veçanërisht PS, «ZP» dhe aleatët e tyre të natyrshëm, por të paqëlluar formalish, liderët e PAD dhe disa pasues të tyre të pakët. Të etshëm deri në donkishotizëm për të inskenuar një krizë politike dhe zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi për t’u rikthyer kolltukut dhe pushtetet e humbura, që janë të ëndërruar në dhe përpiqen më kot t’i bëjnë për vete studentët, t’i mashtrojnë dhe manipulojnë ata. Propaganda gojore apo e shkruar e opozitarëve përpiqet t’u mbushë mendjen studentëve se kanë rënë nga shiu në breshër, se PD i ka vënë edhe ata në rreth të kuq. Por gabojnë rëndë. Studentët tanë të pjekur dhe demokratë me zemër nuk mund të mashtrohen nga këto tullumbace apo fishekzjarre të opozitarëve. Ata e kuptojnë mirë dhe thellë, i miratojnë dhe i mbështesin angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë Demokratike për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza komuniste në pavarësinë e demokracisë dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të keq gjatë pushteteve të çar. Ata janë të bindur se në rrethin e kuq të saj Demokracia ka vënë vetëm kriminelët dhe të korruptuarit e vjetër dhe të mëvonshëm, të cilët janë sjellë mizorisht me jetën, pasurinë dhe lirinë e popullit të thjeshtë. Prandaj dëshirë kërkesë dhe apel i tyre është që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të lëllohet dhe të çohet deri në fund, që t’i realizojë edhe këtë mision të tij historik, ashtu siç i janë idenet e cilar...
Namik Dokle pranon mesazhin nga Beogradi
Opinioni shqiptar tashmë është informuar për mesazhin që i dërgonte PSSH-së partia socialiste-Sllobodanit, nëpërmjet PAD-it, deklaruar në opinionin shqiptar nga Spartak Ngjela.
Këtë mesazh, siç dihet, z. Servet Pëllumbi e hodhi poshtë duke mos lënë shteg për asnjë alternativë pranimi. Mirëpo, siç duket, për këtë çështje thelbësore të politikës së PS, ka qëndrim që nuk rakordon në një pikë të vetme. Këtë gjë e shikojmë nëpërmjet «ZP» të ditës së shtunë, datë 30 tetor 93, në shkrimin «15 pyetje - 14 përgjigje» të Namik Dokles. Në këtë shkrim Dokleviç përgjigjesh z. Pëllumbi kur flet për diplomacinë e ping-pongut. Nëpërmjet analogjisë ai pranon «Mesazhin» e AD-së nga Beogradi. Natyrisht që zoti Dokle është aq i mitit të parë amerikan në Pekin. Athere ajo u quajt Diplomacia e ping-pongut». Dhe më poshtë vazhdon «Koha vërtetoi drejtësinë e «diplomacisë së ping-pongut». Namik Dokle e din shumë mirë se nuk ka asnjë analogji midis motiveve të armiqësisë dhe të politikës së afrimit të SHBA me Kinën, nëpërmjet strategjisë së diplomacisë së ping-pongut, por këtë strategji Namik Dokle don ta paraqesë si një argument justifikimi për politikën e tij të ardhshme me marrëdhëniet midis PSSh dhe PSS serbe në formën e marrëdhënieve me PASKOP. Sepse miqësitë duhen deklaruar hapur. «Miku i miku tim është miku im» dhe «armiku i mikut tim është armiku im» sentenca të cilat Dokleviç i kërkon t’i konfirmojë praktikës së «diplomacisë së ping-pongut» të cilën, me që koha pas- pulit shqiptar të Kosovës nga politika shfarosëse e Serbisë, don të thotë të amortizosh goditjen politike të shqiptarëve në realizimin e aspiratave të tyre kundër politikës anti-shqiptare të Serbisë. Një Basri Pllan, serbet e kërkojnë edhe në Shqipëri, sepse u duhesh për sy e botës. Edhe ata atë gjetën Neritan Alinë (Ceka). Çoku që goditet nga steka e Aliave dhe Nanove. Zoti Dokle në këtë përgjigje thotë se për fat të keq në Shqipëri po luhet «diplomacia e bilardos». Akoma nuk dihet kush është çoku, cilët janë gurët e kush i mban stekat në dorë? Është e vërtetë, që këtu në Shqipëri po luhet bilardo, konstatimi është i drejtë, por zoti Dokle nuk arrin ta kuptojë. E, megjithëse ai nuk i ditka, po ja themi: Fusha e bilardos zoti Namik, është politika antishqiptare, antidemokratike. Diku në këtë shkrim thuhet se qëndroni larg nga «SUPA» dhe se njerëzit kanë filluar të harrojnë shtëjën e supës. Është më mirë të mos e harroni këtë shije, sepse, ajo, çorba e gatuar nga guzhinierë si PASOK, PSSH dhe PSS në kazanina e PAD, është aq e prishur që siç thotë një personazh filmi: «Kur gëlltit një lugë prej saj e vjell gjithë jetën». Le ta hanë këta qorba ata që janë mësuar ndersocialistët e vërtetë shqiptare, adhetarët e vërtetë, me siguri do u tregojnë vendin Dokleviçëve që kërkojnë të mbjellin përçarje dhe të përçajnë Basri Planat e Neritan Alitë, emra që koha do t’i dita që vien, po i zhvetësojnë me turp për baltën që po i hedhin kombit
... dhe shtunë, datë 30 tetor ’93, në shkrimin «15 pyetje - 14 përgjigje» duhen deklaruar hapur.
«Miku i mikut armiku im» sentence të cilat Dokleviçi me që kohа «pas-» të vërtetuar drejtësinë e saj, e dhe ne duhet ta pranojmë këtë, me Millosheviçet, masakruesit e shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Këtë gjë Përllumbi e hedh poshtë, socialistët e vërtetë nuk e pranojnë. Dokleviçi e pranon. Ky qëllon qirgesh antishqiptare arrin të krahasojë Rugovën dhe qëndrimet e tij me ato të Neritan Alisë dhe të Basri Planave.
Të vësh shenjën e barazimit midis mendimeve të Basri Planave dhe Neritan Cekave, njerëz të tryezave serbe, vegla antishqiptare të duart e Slobodan Milosheviçit, e cilët i përdorin si kartë për t’i treguar botës se ne dialogojmë miqësisht me shqiptarët, dhe Rugovës njëriu e zgjedhur President nga dy milionë shqiptarë etnikë të Kosovës, që me politikën e tij mbron dhe lufton kundër agresivizmit të po-
... PSS serbe në formën e marrëdhënieve me PASOK. Sepse miqësitë duhen deklaruar hapur.
«Miku i mikut armiku im» sentence të cilat Dokleviçi me që koha të po-
KRYEMINISTRI MEKSI TAKOHET ME ZOTIN GIOVANNI GALLONI
Në kuadrin e vizitës në vendin tonë, zoti Giovanni Galloni, zëvendësdrejtues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, u prit në takim nga Kryeministri Meksi.
Zoti Meksi dhe zoti Galloni diskutuan dhe shkëmbyen mendime për reformën legjislative dhe institucionale, për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë, për formimin e kualifikimin e kuadrove tona gjyqësore dhe demokratizimin e drejtësisë e shtetit ligjor.
Gjatë bisedës u diskutua, gjithashtu, domosdoshmëria e përshtatjes së legjislacionit tonë me standardet evropiane për të cilën pala italiane shprehu gatishmërinë të ofrojë ndihmën e saj.
Delegacioni i kryesuar nga zoti Galloni shoqërohej në këtë takim nga ambasadori i Republikës Italiane në Shqipëri, zoti Paulo Fresti.
Njoftim i zyrës së shtypit dhe informacionit pranë Kryeministrit
Tiranë, më 3.11.1993
Bota e «shqetësuar» për Fatos Nanon
Nuk ka ditë që «Zëri i popullit» nuk shkruan për interesimin e botës mbarë mbi burgosjen e Fatos Nanos. Nuk mjaftuan të 700 mijë firmat për lirimin e tij (pa gjyq), por u dashkan edhe firmat e personaliteteve botërore, veçanërisht të disa bashkive në Greqi, për ta liruar (natyrisht pa gjyq!). Se me ç’përgjegjësi u hidhnkan firmat këtu e në, kjo dihet. 700 mijë mbledh dikush për ta liruar, 800 mijë mund të mbledh një tjetër për ta futur në burg. Po dihet nga të gjithë se burgosja apo lirimi nuk bëhet me firma të mbledhura në rrugë, ose edhe në shtëpira e në zyra. Këtë e dinë, ca më mirë, edhe politikanët e personalitetet e botës. E kanë të qartë ata se pushteti gjyqësor është i pavarur, kështu që nuk e paragjykojnë dhe as nuk e dëshirojnë me firma e me mitingje «popullore». Kaq keq më vjen për Maradonën, yllin e futbollit botëror, sa s’ka ku të vejë më, por nuk mund të hedh firmën që të mos i bëhen hetime për kontrabandë droge, siç e akuzojnë. Edhe tifoza më të çmendur s’mund të paragjykojnë organin e hetimeve të Argjentinës. Po të ishte dhe paragjykojnë organin e hetimeve të Argjentinës. Po të ishte me paragjykime, besoj nuk e kishte njeri në dyshim që, për të shpëtuar Maradonën, mund të mbledhë këto firma, që të zëvendësojë organet gjyqësore.
Del një grua në Amerikë dhe thotë që ish-gruaja i saj është i Majkell Xheksonit, ylli i rokut. Organet kompetente vazhdojnë punën për të verifikuar e saktësuar
(vijon në faqen 4)
Një impuls i ri në marrëdhëniet midis dy vendeve
«Presidenti dhe Shqipëria e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ata janë për demokraci, ekonomi tregu dhe për t'i hyrë në Evropë. Franca do ndihmojë për këtë» - (Konferencë shtypi e Ministrit Francez i ngarkuar me çështjet e Evropës, Alain Lamassoure)
Në konferencën për shtyp që dha Ministri francez i ngarkuar me çështjet e Evropës Alain Lamassoure deklaroi se Franca do ta ndihmojë Shqipërinë të hyjë në organizmat e ndryshme Evropiane. «Presidenti dhe Shqipëria e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ata janë për demokraci, ekonomi tregu dhe për t’i hyrë në Evropë. Franca do ndihmojë për këtë» - tha Lamassoure.
Ministri francez theksoi në konferencën e tij të vizitës së tij në Shqipëri: «një impuls i ri për marrëdhëniet midis dy vendeve» theksoi Lamassoure.
Më pas Lamassoure foli për mundësitë që kanë biznesmenët francezë për të investuar në fushat e ndryshme të ekonomisë shqiptare e sidomos në «buhlin» agroshqimore, minierën e turizmin.
Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me largimin ose të përfaqësisë tregtare franceze në Ti-
(Vijon në faqen 3)