07/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 nëntor 1993

PRESIDENTI I REPUBLIKËS, PROF. DR. SALI BERISHA, VIZION INSTITUTET E NXËNËSVE QË NUK SHIKOJNË DHE NUK DËGJOJNË

Dje paradite, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha, vizitoi Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë, për të festuar së bashku me ta 30-vjetorin e krijimit të Institutit të tyre. Në këtë vizitë ishte i pranishëm dhe Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori, ministrat, Tritan Shehu, Rexhep Uka, Khezair Teliti, deputetët Azem Hajdari; Ylli Vejsiu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Sali Kelmendi, ish-nxënës të shkollës, të ftuar etj. Pas fjalëve të mirëseardhjes të drejtorit të institutit, z. Ramazan Kabashi, përshëndeti ministri i Arsimit, z. Xhezair Teliti. Pastaj për të pranishmit nxënësit dhanë një koncert artistik sa dinjitoz aq edhe prekës me këngë, recitime dhe ekzekutime në piano. Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, bisedoi me nxënësit, të cilëve, ndër të tjera, u tha: «—Ju përgëzoj shumë, se me të vërtetë jeni njerëz me zemër të fortë. Ju keni admirimin jo vetëm të moshatarëve tuaj, por të të gjithë popullit. Ky koncert dhe ky program për mua do të mbeten të paharruara gjithë jetën. Ju na keni gëzuar dhe impresionuar me sukseset që keni arritur. Do të përpiqemi që ta zgjerojmë dhe ta plotësojmë me gjithë sistemin e nevojshëm të përkrahjes këtë institut.» Prej këndej Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, dhe të ftuarit shkuan në fshatën e fë- (vijon në faqen 4)

ZHVILLOI PUNIMET KONFERENCA E DYTË E PD BULQIZË

Ditën e premte datë 5 nëntor dega e PD së Bulqizës zhvilloi Konferencën e dytë të saj. Morën pjesë edhe kryetari i PDSH Eduard Selami, Sekretari i PD-së z. Tomorr Dosti, zotërinjtë Safet Zhulali, Agron Qoku dhe Azem Hajdari. Konferencën e drejtoi Kryetari i degës zoti Petrit Shehu. Raportin mbi aktivitetin e Këshillit Drejtues dhe kryetarit të saj e mbajti anëtari i kryesisë zoti Afrim Oshtkuni. Në raport pasqyroheshin sukseset dhe dobësitë e kësaj dege, të Këshillit drejtues, kryetarit të saj si dhe marrëdhëniet midis PD dhe pushtetit lokal. Në analizë rezulton se PD e dega e Bulqizës ka bërë një punë të mirë gjatë fushatës së zgjedhjeve, ka rritur radhët e saj me elementë të rinj me përkushtim ndaj programit të PD. Kështu nga 944 anëtarë, 97 janë intelektualë dhe 104 të rinj. U theksua se dëshmi e kësaj pune të mirë është fitorja në zgjedhjet lokale të shtatorit në komunën e Zerqan(it). Gjithashtu zgjedhja e Kryetarit të Kom. Ekzekutiv të Rrethit nga radhët e PD, zoti Bashkim Lame ishte një fitore e degës së PD Bulqizë. Në raport u prekën probleme që lidhen me zbatimin e reformës në tërësi në këtë rreth, e cila po sabotohet nga përfaqësues të PS në pushtetin lokal. Në diskutimet e tyre zotërinjtë Bashkim Lame, Avni Alliu, Safet Zhulali, Besnik Krosi, Azem Hajdari, Agim Kacani, Ymer Pervizi, Lesh Doci, Imi Koxha, Xhetan Ndërgjioni, Haki Dema, Shemi Sadllari folën për problemet të ndryshme të degës së PD së Bulqizës, për ecjen e reformës, për rezultatet dhe punën e mirë të bërë nga kryesia dhe njerëzit demokratë në pushtetin lokal dhe ndërmarrjet e këtij rrethi. Konferencën e përshëndetën kryetari i PR, dega e Bulqizës zoti Seiti Paci, Isuf Miha, ish anëtar i Partisë së Punës, i distancuar nga PS. Në fund e mori fjalën kryetari i PDSH zoti Eduard Selami. Konferenca zgjodhi këshillin e ri drejtues të degës së Bulqizës dhe Kryetarin e degës zotin Latif Dema. MENTOR SHEHU

Ndihma të Komunitetit Evropian në portin e Durrësit

Prej disa ditësh në portin e Durrësit po shkarkohen anijet «Ranger» me 17060 tonë grurë dhe «Apollonia Najad» me 5000 tonë miell; ndihma nga Komuniteti Evropian. Pritet që këto ditë të fillojë shkarkimi i anijes «Dynamic Horizon»; e cila ka sjellë 12849 tonë grurë; ndihma po nga Komuniteti Evropian.

TULLUMBACE TË PLASURA NË DUART E ALESSIT

- As Alessi, as mafia nuk do ta pengojnë dënimin e krimit në Shqipëri - Kur lideri socialist u ballafaqua me qelinë, në skenë doli deputeti italian Alessi. Prononcimi i tij në Parlamentin italian nëpërmjet tullumbaceve që i dhanë ambasadës italiane në Tiranë, që të gjithë miq e bashkëpunëtorë të tij në Nanos, bëri që ai të hyjë në lojë me cilësinë e avokatit të krimit të korrupsionit, gjë që u konkretizua në formën e qartë përpjekja për të ndryshuar destinacionin e përqëndrimit të vëmendjes së opinionit, në krijimin e iluzionit se Qeveria Demokratike ka për themel korrupsionin e së ajo është e dështuar. Mirëpo drejtësia shqiptare nëpërmjet veprimeve të saj të fundit, nëpërmjet «ndërtimit të strehës» për shumë ish-funksionarë të lartë financiarë, nëpërmjet këmbënguljes për të thirrur si dëshmitarë për gjithçka kanë bërë në Shqipëri edhe disa ish-funksionarë të ambasadës italiane, bëri që në duart e italianit Alessi dhe të miqve të tij në Shqipëri të jenë tani vetëm tullumbace të plasura. Pasi u plasën këto tullumbace, misionerë socialistë, nënaiste, (më të fundit Zeneli, Abdiu, Çuçi), të financuar, me paratë e korrupsionit u nisën nëpër Evropë për të paraqitur kryetarin e tyre si viktimë, si martir. U nisën për të denigruar Shqipërinë dhe Qeverinë e saj aktuale, për të penguar pranimin e saj në Këshillin e Evropës. U nisën pra për të mbrojtur Nanon, por në fakt u nisën për të mbrojtur vetën si bashkëpunëtorë të tij në korrupsionin financiar e me krime të tjera të vjetra e të reja. Alessi u përpoq t'i ndihmonte ata ashtu siç i ka ndihmuar edhe Cardilleti me të tjerë. Megjithatë Alessët e Cardillet nuk mund t'i eklipsojnë aspak mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj atij italian e qeverisë italiane për ndihmën që ata i kanë dhënë në kushte tejet të vështira popullit shqiptar. Ajo që ka dështuar në Shqipëri, z. Alessi nuk është Qeveria Demokratike, por korrupsioni, krimi, mashtrimi dhe manipulimi i ndyrë politik. Askush nuk ka imunitet ndaj dhënies së llogarisë përpara ligjit. Avokatët e krimit le të vazhdojnë rrugën e tyre por ligji në Shqipëri do të forcohet çdo ditë, duke krijuar një atmosferë mbytëse ndaj krimit dhe korrupsionit të çdo ngjyre. SHPETIM LUKU

Sokol Hoxha «viziton» M. Skëndon dy ditë përpara arrestimit

Në artikullin e botuar disa ditë më parë në «RD» lidhur me arrestimin e Presidentit të firmës ADA AIR, shtroheshin disa pyetje që vinin si rezultat logjik i fakteve që paraqiteshin në artikull. Avokati i z. Skëndo protestoi përpara redaksisë duke e quajtur artikullin të ngritur mbi aluzione të pambështetura. Ndërkaq «ZP» reagoi, si gjithmonë ndjeshme kur preken «familjet e kuqe». E bëra këtë hyrje sepse kam ndërmend të jap një fakt tjetër dhe të përsëris një nga pyetjet e mia. Sipas burimeve të sigurta që nuk dëshirojnë të identifikohen, dy ditë përpara se M. Skëndo të arrestohet (për aku-zen që tashmë njihet) Sokol Hoxha, bir i Enver Hoxhës, ka kërkuar të takohet me të. Sokol Hoxha u drejtua në zyrat e ADA AIR-it dhe kërkoi të takohej me Presidentin e saj M. Skëndo. I biri i E. Hoxhës nuk u prezantua, por ai nuk është një figurë e panjohur. Skëndo nuk ndodhej në atë moment në zyrat e firmës ku u drejtua Hoxha, kështu që e shoqëruan në zyrat e tjera të firmës. Sipas të dhënave rezulton që S. Hoxha nuk arriti të takohej me M. Skëndon. Pse? Çfarë do të bisedonte Hoxha me Skëndon? Fakti që ky takim kërkohet vetëm dy ditë përpara se Skëndo të arrestohet mund të jetë një rastësi, por mundet që jo. Nuk e di nëse se do të më lejojë avokati Totozani që edhe këtë herë pa akuza të bëj pyetjen: «A lidhën çengelat e ADA AIR-it me familjet e kuqe?» Shënim: Pas paralajmërimit të artikullit të mësipërm, familjare të M. Skëndos dhe punonjës të ADA AIR-it kërkuan të sqarojnë këtë fakt. Sipas Lila Pojanit, sekretare e Skëndos është e vërtetë që S. Hoxha dy ditë përpara arrestimit ka kërkuar të takohet me M. Skëndon por ai (Skënd) nuk ka pranuar ta takojë. Arsyeja e «vizitës», sipas Pojanit, ka qenë vetëm një aparat telexi, të cilin Hoxha e ka dërguar tek Skëndo për ta riparuar, por që është harruar në ndonjë kënd. Ndërkaq familjarë të Skëndos pretendojnë që vizita e S. Hoxhës mund të ketë qenë e qëllimshme, pikërisht për t'i krijuar Skëndos probleme. EDI PALOKA

Varret e hapura në Beograd presin të vdekurit e tyre

«Z dikush mund të thotë: pse jo edhe në Athinë.» Zoti Ben Blushi apo ASKUSH të ngrejë «Pik» dhe kalorësve të tyre bizantinë kur të dalin prej territ. Ishin të disinjoja të mo-restren se në 1 nëntor, ndërmjet Zo-dan dhe atë të thoshte Konica) [pjesërisht e palexueshme]. ASKUSH Zoti Ben Blushi apo ASKUSH të ngrejë «Pik» dhe kaloresve atë të thoshte Konica) [pjesërisht e palexueshme]. [...] (Vijon në faqen 4)

«ZP», gazeta e Enverit dhe e Fatosit vazhdon fushatën e mashtrimit, të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit

500 artikujt në mbrojtje të Nanos, mijra gënjeshtrat, përrallat, mashtrimet dhe falsifikimet absurdе në gazetën komuniste «ZP» rreth peronazhit të vjedhjeve të ndihmave italiane akorduar Shqipërisë, tregojnë qartë se PS dhe «ZP» vuajnë nga sëmundja e veriane e kuliti të kryetarit, nga trauma psikologjike e rënies së vorbullën e krimit, ça ka bërë që kësaj vjeshte të zgjohen dhe në rrë sëmundje instiktet komuniste të fushatave verandonarke të epokës së Enverit, kur mjerisht lejohej vetëm «ZP». «ZP» kjo gazetë ultrakomuniste, nuk ka mundur kurrë të krijojë një bosht të pavarur publicistik. Ajo është jetën ka mbetur duke ngritur një herë kultin e Enverit, pastaj kultin e Ramizit, dhe tashmë kultin e Fatosit. Është një rast i rrallë në historinë e publicistikës botërore ku kur tre muaj rresht vihen në gazetë e tërë në shërbim të këtij individi, siç është rasti i kësaj gazete me F. Nanon. Kjo metodë e njohur enveriane jo vetëm që ka irrituar lexuesit, por ka bërë injorimin më të madh për vetë PS e cila është rrafshuar, sipas parimit m-l të identifikimit të partisë me kryetarin. Por një parti simbolizohet me një ish-kryetar që gjykohet për çështje ordinerе dmth kjo organizatë ose ndodhet përpara shpërbërjes ose gjendet nën një diktat stalinist; ça mund të jetë më e ngjashme. Gjuha e parë që të bie në sy në koleksionin e «ZP» është mashtrimi në tërrah të artit si vetmi ekspo-nent për të kapërcyer këtë plake komuniste. Ajo vazhdon të mash-trojë të gjitha shkallën e të drejtave të njeriut, me falsifikimin e fakteve e të dhënash, pa asnjë dokument, pa asnjë dësh-minë. Paol që kush në Shqipëri është një llumbace e plasura. Pasi u plasën këto tollumbace, misionerë socialistë, ananoistë, e tyre si viktimë, si ka të garantuara liritë themelore të punës, pronës, besimit, lëvizjes, ekzistencës. Në mënyrë të veçantë të drejtat e minoriteteve ku edhe për 2-3 nxënës ekziston një shkollë greke në zonat minoritare. «ZP» vazhdon të falsifikojë në mënyrën më të ulët duke i quajtur të shkelura të drejtat e opozitës, duke sjellë fakte banale për fenomenet të tilla si papunësia, asistenca etj. ndaj të cilave janë të ekspozuar njësoj të gjithë shqiptarët. Oratorët e krimit 50-vjeçar, ndjehen të tronditur pse kanë humbur një punë, kur rreth 1 milionë shqiptarë nuk kanë as shpi, as familje, as rini, as punë; as jetë; pasi ua kanë marrë në mënyrë makabre nënshk… [e palexueshme] këto «ZP» ish dikta-tor që sigurimin të shtetit; qëq i sekuestruan në burgje e kampe antinjerëzore shumicën e shqiptarëve. «ZP» kjo udhëheqëse e krimit 50 vjeçar që ka luajtur me të drejtat e njeriut tanimë pozat e kriminelit të pafajshëm. Zotërinj komunistë; sot nuk e pranon askush pendesën tuaj dhe reformimin tuaj. Është në të mirën e shtetit demokratik që kriminelët si ju të dilni përpara drejtësisë si mashtrues dhe falsifikatorë si shkelës 50 vjeçarë të të drejtave të njeriut dhe krijues të terrorit psikologjik. Kjo do të ishte shërbimi më i madh që do t'i bëhej demokracisë dhe posaçërisht mbrojtjes të të drejtave të njeriut. Pasi po nuk u mbrojt shoqëria nga kriminelët të tilla komunistë që urrenin për njeriun dhe krimin e kanë në genë do të ishte ta reaskosh atë edhe më të ardhmen. [teksti i pjesës së sipërme vazhdon në kolonën fqinje dhe në krye: ] atmosferë mbytëse ndaj krimit dhe korrupsionit të çdo ngjyrë. [...] [Vazhdon në faqen 4] MUJIK BUÇPAPAJ

Sot mbërrin në vendin tonë baronesha Chalke[r]

Më 7 nëntor ditën e dielë do të bëjë vizitën e saj të parë në Shqipëri Baronesha Chalke[r]: Ministre Angleze e Ndihmës për Zhvillim Ekonomik për Vendet e H— aja dhe Ministre Shteti në Ministrinë e Jashtme Angleze. Ajo do të takohet me Presidentin Sali Berisha, Kryeministrin Mek- largohet nga Shqipëria me fregatën angleze, Anija e Madhërisë së Saj, «London», që do të niset nga Porti i Durrësit në mbrëmjen e të hënës.

NGA FJALA E ZOTIT EDUARD SELAMI

- ARRITJET E DERITANISHME - DËSHMI E PAKUNDËRSHTUESHME TË FORCËS QEVERITARE TË PD - - FLUKSI I MADH I PRANIMEVE E KA BAZËN TEK FAKTI SE PD I KA QENDRUAR BESNIKE PROGRAMIT TË SAJ, I KA MBAJTUR PREMTIMET - - NE NUK ERDHEM NE PUSHTET PER KARRIKE, POR PER CIVILIZIMIN DHE MODERNIZIMIN E SHQIPERISE - - BASHKERENDIMI I PUNES NE TE GJITHA NIVELET - KYÇ PER ARRI-TJE ME TE MEDHA - - PD DI TE KORRIGOJE E TE VETEKORIGJOHET - - PS PO RIMARRE PUSHTETIN DO T’I ANULLOJE TE GJITHA LIGJET DEMOKRATIKE TE MIRATUARA NGA PARLAMENTI AKTUAL - TE GJITHA LIGJET DEMOKRATIKE TE MIRATUARA NGA PARLAMENTI AKTUAL - Tani kemi hyrë në fazën e dytë, të fushatës, në zhvillimin e konferencave për zgjedhjen e këshillave drejtuese të degëve, kryetarëve të degëve të PD, Dhe degës PD të Bulqizës i takon nderi të jetë ajo e para që çel serinë e konferencave dhe kjo bëhet për ecurinë pozitive të kësaj dege, për fitoren që arriti ajo sidomos në zgjedhjet e shtatorit për pushtetin lokal të komunës së Zerqan it. Kjo ishte një fitore jo vetëm e PD Bulqizë, por për gjithë PD-në e gjithë forcat demokratike, ajo kishte rëndësi kombëtare për ne. Ato synime që kishte PD brenda saj janë në rrugë të mbarë edhe pse ka probleme dhe vështirësi. Ne kishim si drejtim kryesor ristrukturimin e PD në të gjitha nivelet, por duke patur në fokus seksionet, si njësi bazë e strukturës organizative të PD. Drejtim i rëndësishëm ishte dhe është zgjerimi i PD me anëtarë të rinj. Futja e elementëve të rinj (Vijon në faqen 2)