09/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 nëntor 1993

Vazhdojnë anëtarësimet e reja në PDSH

PEQIN: Deri në dt. 2.11.1993 janë pranuar anëtarë të rinj në këtë degë të PDSH 165, 25 prej tyre janë me arsim të lartë. KOLONJË: 100 anëtarësime të reja në PDSH, 25 prej tyre me arësim të lartë. PUKË: 290 anëtarësime të reja, mes tyre 78 intelektualë. Nga N.P.XH, jp e Tiranës u anëtarësuan në radhët e PD 80 punëtorë. QENDRA E KOORDINIMIT TË FUSHATËS

PRESIDENTI DEKRETOI SHPALLJEN E LIGJIT «PËR KRIJIMIN E PRISHJEN E DISA MINISTRIVE»

Më 7 Nëntor Presidenti i Republikës, Sali Berisha, dekretoi shpalljen e Ligjit nr. 7762, datë 25.10.1993, «Për krijimin e prishjen e disa ministrive». Në bazë të këtij ligji, i cili hyn në fuqi menjëherë, prishen: Ministria e Tregtisë dhe e Bashkëpunimit me Jashtë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministria e Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjitikës; dhe krijohen: Ministria e Industrisë dhe Tregtisë, Ministria e Financave, si dhe Ministria e Burimeve Minerare dhe Energjitikës. ATSH

Përvojë e re në aspektin organizativ të PD-së

Zgjerimi i frymëmarjes së PD apo shtrirja e saj sipas një sistemi modern organizimi, i cili shkëlqeu në mënyrë të veçantë në fushatën historike të 22 marsit 1992, ka bërë që kjo parti të jetë një organizëm i fuqishëm veprues. Format precize të veprimit në aksionet politike të saj kanë qenë gjithnjë të një natyre që nuk janë përballuar as nga forca politike me një organizëm të hekurt 50-vjeçar, siç është rasti i PP(S), Kjo do të thotë se PD vepron e organizuar në të gjitha nivelet, në të gjitha sektorët, në të gjitha hapësirat. Kjo do të thotë se PD solli një përvojë të re në fushën e funksionimit të një partie. Pasi ndërtimin e punës partiake, disiplinën dhe angazhimin korrekt në përmbushjen e detyrimit për çdo anëtar, PD e ka realizuar thjeshtë duke u mbështetur në predispozicion demokratik të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. Kjo ka ndodhur larg, çdo skeme të vjetër e të ngurtë, larg detyrimit burokratik apo ndjenjës së karrierizmit. Në PD, në seksionet e saj, është punuar dhe punohet me një arsye të thellë demokratike, me një orientim shkencor për orientim e shoqërisë shqiptare drejt niveleve të reja sipas standardeve evropiane. Praktikisht PD ka funksionuar në mënyrë moderne në pikëpamje të organizimit dhe funksionimit, të marrjes së vendimeve dhe përballimit të tranzicionit dhe reformës së vështirë ekonomike. Praktikisht çdo hapësirë e vendit tonë mbulohet nga 37 degë dhe dy nëndegë të PD. Gjatë kësaj fushate u arrit që të formoheshin seksione partie edhe në ato pak fshatra që nuk ekzistonin. Në këtë mënyrë PD ka realizuar skemën e plotë të veprimit politik bazuar në iniciativën dhe vetëveprimin e çdo seksioni, mbështetur në mendimin e lirë krijues të çdo anëtari partie. PD gjatë kësaj fushate elektorale, i konsolidoi më tej këtë linjë të ndërtimit organizativ. Në këtë mënyrë PD, megjithëse mjaft e re në aspekt të përvojës së ndërtimit të brendshëm, realizoi në një kohë të shkurtër një funksionim të efektshëm, sipas përvojës së partive perëndimore. PD mbetet pady- (Vijon në faqen 2)

ARRITJET E REFORMËS EKONOMIKE-PIESË E PROGRAMIT TË PD-së

Nga zhvillimi i punimeve të konferencës së 4-të të degës së PD të rrethit Durrës ARRITJET E REFORMËS EKONOMIKE-PIESË E PROGRAMIT TË PD-së Merrnin pjesë edhe kryetari i PDSH, E. Selami, Kryeministri A. Meksi si dhe kryetari i LDG F. Fllashko Disa nga arritjet e reformës ekonomike në vitet e fundit janë privatizuar, 6200 tapi të ndara (52 për qind), 320 traktorë të blerë nga fshatarët, prodhimi i grurit dhe i qumështit i dyfishuar në krahasim me një vit më parë. Janë ndërtuar gjatë këtij viti 400 shtëpi banimi dhe janë në ndërtim 180 të tjera. 7 ndërmarrje private me kapital të huaj kanë punësuar 3269 vetë. Me aktiv- Më 6 nëntor në sallën e teatrit «A. Moisiu» zhvilloi punimet Konferenca e IV-të e degës së PD Durrës. Përveç 533 delegatëve, prej të cilëve 256 nga Shijaku dhe fshatrat që përfaqësonin 152 seksione me mbi 4000 anëtarë, merrnin pjesë si të ftuar edhe deputetë, titullarë të pushtetit lokal, përfaqësues të partive politike me sa antilkomuniste, nga sindikata e pavarur, shoqatat e ndryshme, organizatat e gruas demokratike dhe forumi rinor demokratik. Raporton për veprimtarinë një vjeçare të degës e mbajti kryetari, Z. E. Kapidani. Ai theksoi situatën tepër të vështirë kur filloi qeverisjen PD Tani sukseset janë tepër të duk- në vitete e para të lëvizjes të ndryshme janë punësuar 5775 vetë. Numri i të papunëve gjatë këtij viti është ulur nga 20818 në 10565. Është privatizuar 99 për qind e sektorit të tregtisë dhe artizanatit. Në përqindjet e fundit është privatizimi i banesave. Përmirësim të dukshëm kanë rrjeti elektrik dhe ai i ujësjellësit. Në pikëpeshë serioze ka qenë puna e dobët në organet e drejtësisë. Jo vetëm korruptimi nuk po luftohet, por në shumë raste këto organe e stimulojnë atë dhe kriminalitetin. Jemi për një reformë në organet e drejtësisë në mënyrë që ato të pashtrohen nga e ashtuquajtura kriminale. Për çështje organizative të degës Këshilli drejtues ka punuar në këto drejtime. Rigrupimi i anëtarëve nga ndërmarrjet në lagje, seleksionimi i anëtarëve të PD, shtimi i radhëve të PD, sidomos nga inteligjenca, përmirësimi i veprimtarisë së seksioneve, kuotat, dokumentacioni. Gjatë punës së saj një vjeçare dega ka pasur gjithmonë objekt- objektivone të përhershme këto probleme. 1. Luftën politike me opozitën, marrëdhëniet parti-pushtet, marrëdhëniet e PD me partitë e tjera, marrëdhëniet me shoqatat dhe sindikatat, marrëdhëniet me komunitetet fetare, marrëdhëniet me deputetët, marrëdhëniet e degës tonë me qendrën e PD marrëdhëniet me gruan e rinimë marrëdhëniet me jashtë. Mbas raportit u kalua në diskutime. Në programin tonë kemi pika që ende s’i kemi realizuar siç duhet. Pikërisht këtu konsiston vëmendja jonë e ardhmen. Demokracia që duam të ndërtojmë është e të gjithëve, është e Shqipërisë; prandaj ne kemi punuar që të gjithë shqiptarët të gëzojnë frytet e saj. Ne jemi shprehur kundër ekstremave të majta dhe të djathta si dy rreziqe reale të demokracisë. Ekstremet le të bashkohen me njëri-tjetrin, si shqiptarët e tërë të ndërtojnë demokracinë. Për PS është një fatkeqësi kombëtare që ajo drejtohet nga një klan majtistësh ekstremë dhe konservatorë. Ata kanë uzurpuar edhe «ZP», këtë gazetë ultra-ekstreme të themeluar nga E. Hoxha, duke u bërë socialiste e themeluar, pa gazetë dhe pa parti të tyren. Në fund e mori fjalën Z. E. Selami. Pasi theksoi edhe njëherë arritjet e periudhës së qeverisë së PD ai vazhdoi: Diskutuan zotërinjtë Ll. Bozgo, H. Misiri, V. Papaj, N. Miço, T. Golemi, R. Mimili, S. Dika, I. Bekteshi; E. Favu liu, H. Lashi; I. Mani. Konferencën e përshëndetën përfaqësues të PR, PSD, PBK, LDG, Shoqata «Çamëria», «Pronësi me Drejtësi», të përndjekurve politikë etj. Në përshëndetjen e tij zoti Meksi foli për ecurinë e suksesshme të reformës për normat e shtetit ligjor, luftën kundër korupsionit, për krijimin e një klime më të favorshme për investitorët e huaj etj. Z. Meksi shtroi nevojën e kompletimit intelektual të PD dhe strukturave të saj me intelektualë. Aderimi i tyre në PD për-

Lejohet pagesa e pensionit për pensionistët e punësuar në sektorin privat

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave, në kuadrin e përmirësimit të bazave të reja ligjore në fushën bankare miratoi fillimisht projektligjin «Për disa amendamente në dekretin «Për çekun»» Për zgjedhjen e problemeve të të punësuar në sektorin privat duhet përcaktuar gjithashtu që gjatë periudhës së punësimit, pensionistët do të derdhin kontribut për Sigurimet Shoqërore. Për të kryer të gjitha pagesat e personave të ardhura në adresë të ish-Shoqërisë Komisionare. Midis një sërë vendimesh të rëndësishme, Këshilli i Ministrave

punësuar në sektorin privat

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave, në kuadrin e përcaktimit të bazave të reja ligjore në fushën bankare miratoi fillimisht projektligjin «Për disa amendamente në dekretin “Për çekun”» duke shtuar elementë të rinj të veprimtarisë së çekut që nuk ekzistonin në dekretin e mëparshëm. përcaktimit projektligjin «Për disa amendamente në dekretin “Për çekun”» duke shtuar elementë të rinj të veprimtarisë së çekut që nuk ekzistonin në dekretin e mëparshëm. Duke pasur parasysh vlerat relativisht të ulëta të pensioneve, Këshilli i Ministrave vendosi lejimin e pagesës së pensionit për pensionistët e punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat duke derdhin kontribut sigurimet Shoqërore. Për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të cilëve vazhdojnë t’u vijnë nga jashtë në formë pensioni, qiraje, e të ardhura në valutë, pas shkrirjes së Shoqërisë Komisionare, Këshilli i Ministrave i dha të drejtën Ministrisë së Financave të administrojë dokumentacionin arkivor të kësaj Shoqërie dhe të udhëzojë Bankën rëndësishme, Këshilli i Ministrave vendosi për pranimin në Fakultetin e Drejtësisë, në sistemin pa shkëputje nga puna të kursantëve që kanë kryer kursin 6-mujor të drejtësisë. Njoftim i Zyrës së shtypit dhe informacionit pranë Kryeministrit

Takim i Ministrit të Rendit Publik zotit Agron Musaraj me përfaqësues të kryesisë së LDG të Shqipërisë

Ministri i Rendit Publik, Zoti Agron Musaraj, priti para disa ditësh, në një takim të veçantë zonjat Karmela Haçi, Dhurata Reçi, Valbona Coku dhe Qefsere Kallabaku. Ato shprehën konsideratën e tyre dhe kënaqësinë për kohën e shpejtë brenda së cilës është vendosur rregullin, qetësia e mbi të gjitha siguria e jetës, në vendin tonë.! Gjithashtu, thanë fjalë shumë të mira për punonjësit e rendit, të cilët i ja kushtuar punës së tyre sa delikate aq edhe të guximshme. Gjatë bisedës me zotin Musaraj ato ngritën edhe disa probleme shqetësuese për gratë. Ato sugjeruan për një sistemin më të shpejtë të rrjetit të qarkullimit rrugor, pasi po ndodhin aksidente të shumta automobilistike që marrin jetë njerëzish të pafajshëm. Shprehën gjithashtu dëshirën që në polici të shtohet numri i grave, pasi ato, për vetë natyrën e tyre dinjë të jenë më komunikuese, dhe mund të ndihmojnë në qetësimin e situatave të ndërlikuara me lehtë. Zoti Musaraj falenderoi mikeshat e nderuara dhe premtoi për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemeve të drejta që ato ngritën në atë bisedë miqësore.

Evropa përsëri pranë Shqipërisë

- 10 Milionë EKU ndihmë e re ushqimore, ose 3 miliard dhrahmi - - Një vërejtje parlamenti pas një urimi - Ishte kjo një thënie e njërit prej oratorëve, në seminarin e biznesmenëve grekë, organizuar ditën e shtunë në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet. Konsulenti i Komunitetit Evropian EURODEVELOPMENT, zoti Gregori Hacios, pasi nënvizoi domosdoshmërinë për të bashkëpunuar, më tepër në fushën e bujqësisë, ushqimit, përpunimit të qumshtit e të tjerave, tha se para disa ditësh përsëri, KE-ja u gjend pranë jush. U miratua sërishmi një ndihmë ushqimore për Shqipërinë, dhe kjo nuk është e pakët tha miku nga Greqia, por 10 milion EKU, ose 3 miliard dhrahmi. Më pas ai vlerësoi me notë të mirë ligjin e ri për investimet e huaja që do të hyjë në të ardhmen në vendin tonë. Investitorët nga Greqia dhe KE-ja shpresojnë që tani e tutje nuk do të ketë më ndryshime të shpeshta e të shpejta të ligjeve shqiptare, pasi këto ndryshime i turrin seriozisht të huajt që duan të rishkojnë në Shqipëri. Le të jetë një tërheqje vëmendjeje edhe për Parlamentin, i cili tani, më shume se kurrë, ka ardhur koha që çdo ligj të miratuar të përcjellë atë që ti rezistojë kohës për 50-60 vjet, përso jo, edhe për një shekull. THELMAN KARAJ

PRANIA E INTELEKTUALËVE - FORCË E MADHE E PD DHE E DEMOKRACISË

Takim me z. Bashkim Kopliku Në trethin e Elbasanit lushata për zgjedhjet në PD ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Po përfundojnë analizat dhe zgjedhjet në seksionet e qytetit dhe vazhdon puna për të gjitha zonat e fshatit. Elbasani, një ndër rrethet më të mëdha të vendit, ka 121 seksione të PD prej të cilave 07 janë në fshat. Gjatë zgjedhjeve në shumë seksione është mposhtur fryma e sektarizmit dhe e xhelozisë, që është manifestuar në disa raste, dhe është hapur rruga për në organizet drejtuese intelektualëve dhe elementit të ri. Është parur kujdes që të kuptohet drejt se në sferën intelektuale nuk futen vetëm ata që patën mundësi dhe fat të diplomohen, por të gjithë shtresat që luftojnë për demokracinë, përparimin dhe drejtësinë shoqërore. Nga të dhënat e deritanishme në radhët e PD janë pranuar mbi 325 anëtarët të rinj, shumica intelektualë. Është rritur shumë besimi ndaj politikës që ndjek PD dhe qeveria e saj, sepse gjatë këtyre 20 muajve të qeverisë së z. Meeksi në Elbasan ka ndryshuar në kuptim pozitiv. Zona fushore ka hyrë përfundimisht në rrugën e përparimit e të pasurimit, zona malore ... (Vijon në faqen 4) ...ta forumit dukshme dhe të prekshme në të gjitha fushat ekonomike, politike, sociale, në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike kudo. Vetëm social-komunistët nuk duan të shohin e pranojnë këto arritje të vërejtura nga pasioni i tyre dhe indoktrinimi i pakthyeshëm. Reforma administrative po ecën me sukses në fusha si arsimi, ushtria, rendi, bujqësia, shëndetësia etj. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën dhe për fjalë janë e dhënë është realizimi i programit. PD premtoi tokën dhe ia dha fshatarit. Premtoi mjetet teknike të punës dhe për veç 1000 traktorëve që sollëm kemi siguruar ardhjen e 2000 të tjerëve. Premtuam javën 5 ditëshe dhe e realizuam. Premtuam privatizimin e banesave dhe e realizuam. Premtuam asistencën për të papunët dhe e mbajtëm premtimin edhe në zonat malore. Premtuam shtetin e së drejtës dhe demokracia po e garanton këtë. Premtuam lirinë e shtypit dhe e garantuam ato. Jeta në qytet dhe në fshat ka ndryshuar shumë P.sh. në fshatrat e Dusharit ka ndryshuar shumë frymë të fshatarit durrsak rreshtit të ardhurat për frymë të fshatarit durrsak shkojnë sot në 2400 dollarë amerikan, shifër mjaft domethënëse për progresin e demokracisë në Shqipëri. Z. Selami duke folur për organizimin e PD, theksoi rëndësinë e madhe të shtimit të radhëve të PD me të rinj sidomos nga inteligjenca. Një rrugë e re është formimi i seksioneve në bazë profesioni, p.sh. arsimtarë, punonjës të mjeshtërisë etj.! çka në Tiranë e Korçë ka dhënë mjaft rezultat. Shtimi i anëtarëve duhet të bëhet edhe në fshat, sepse në fshat janë edhe realizimet më të mëdha në fushën ekonomike. Z. Selami shpjegoi edhe probleme të tjera të jetës së brendshme të PD dhe përcaktoi rrugët që do çojnë në realizimin e tyre. Në fund u kalua në zgjedhjet. Kryetar i degës së PD për rrethin e Durrësit u rizgjodh Z. Edmir Kapidani. PËLLUMB DERVISHI AFRIM KRASNIQI

PËRGJENJËSITË TIM

Kryetari i PDSH, Z. Eduard Selami përgënjeshtron lajmin e dhënë nga gazeta “Zëri i Popullit”, datë 07.11.1993, lidhur me thënien në një trajtim që Z. Selami tha se kjo është thjesht një shpifje e re në adresë të tij. Ai tha se nuk disponon asnjë pronë tjetër përveç apartamentit të tij të dhënë nga Bashkia e Tiranës. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PDSH