13/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 nëntor 1993

TRANSPARENCA, NJE VETI E PERHERSHME E PARTISE DEMOKRATIKE

Një parim bazë i ndërtimit dhe funksionimit të PD ka qenë dhe është transparenca, si vetia e përhershme në aspektin ekzekutiv dhe komunikues, në fushën e shtrirjes së brendshme, por e shfaqjes vetëvetes. Kjo tendencë është, së pari, një e dhënë e partive perëndimore mbi të cilat funksionon PD dhe në këtë aspekt ajo mbetet e vetmja forcë politike në Shqipëri që respekton transparencën si parim i demokracisë që ndërton partinë, pasuron atë me ndjenjën njerëzore të mirëkuptimit, që e zhvesh partinë nga miti i krijuar në sistemin komunist nga vetë PK, e cila e drejtonte shoqërinë në kanale të fshehta ilegale dhe të paqarta, në një mënyrë misterioze pas së cilës vinin krimet dhe varet, kampet dhe burgjet. Komunikimi formal, apo zbatimi i vijës së masave, llogaria para tyre apo diskutimi në gjirin e popullit ka qenë një akt i veshur me formalizmin dhe hipokrizinë më të të shkëlqyer. Pasi në të vërtetë për çdo vendim dhe ligj që vendoset në atë realitet të ftohtë komunist, njeriu vetëm duaartrokiste në mënyrë të dhimbshme për vendimet e partisë. PD qysh me krijimin e saj vendosi një dialog të hapur dhe krejt transparent me popullin e vet. Për herë të parë PD dhe qeveria e saj i thyen muret e sekteve formale të një shteti, duke i treguar popullit shqiptar në formë të saktë gjendjen reale të qeverisë së vet, mundësitë për investime dhe rezervat, perspektivat dhe rrugët që çojnë në kapërcimin e krizës. Ndoshta ishte kjo transparencë e PD, kjo vetë njerëzore e komunikimit me popullin e vet që bëri që shqiptarët, së pari, të kuptonin reformën e vështirë ekonomike me të gjitha sakrificat që do të bënim për të dhe, së dyti, ta mbështesnin pa lekundje atë. Një tregues i saktë i kësaj të dhënë ishin edhe zgjedhjet e pushtetit lokal ku PD, në kulmin e reformës, mori prapë shumicën dhe zgjedhjet në disa komuna të Dibrës, ku përsëri PD mori shumicën absolutë të votave. Por, duke u rikthyer përsëri te transparenca e PD, si vetë e përhershme e funksionimit dhe ndërtimit të saj, do të theksonim se ajo ka vendosur një komunikim të hapur me anëtarët e vet. Anëtarët e PD nuk kanë qenë kurrë zbatuës mekanikë të direktivës së partisë. Ato gjithnjë janë vënë në rol aktiv të subjektit ndërtues të saj, në rolin krijues, të zhdërvjellët nga përvoja abstrakte se kështu e ka vendosur partia, apo e di partia këtë punë. Në këtë mënyrë PD është përsëri e vetmja forcë politike, e cila për vendime të rëndësishme që kanë pasë të bëjnë me interesat kombëtare të të gjithë shqiptarëve, ka shprehur haptazi, qëndrimin e saj përpara popullit tonë. Në të gjitha takimet ku kanë marrë pjesë jo vetëm përfaqësuesit e lartë të PD, por edhe qeveritarët e saj e deri Presidenti, nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv është komunikuar në mënyrë të hapur me popullin shqiptar, duke inos krijuar asnjë mister rreth tyre. Ndryshe ka ndodhur me parti të tjera, PS apo Aleanca, të cilat kanë nënshkruar deklarata të cilësuara si antikombëtare, apo kanë bërë vizita përsëri të dënueshme për politikën tonë kombëtare, pa komunikuar me anëtarët e vet pa pyetur për predispozicionin e tyre, duke e futur veprimtarinë e partive përkatëse jo vetëm në një terr informativ, por duke i dhënë vendimeve të veprimit të së tyre formën klasike të partive komuniste, pra një aventurë politike të destinuar për dështim të pashmangshëm. PD ka qenë dhe është e interesuar që transparenca politike, kjo formë e ndërtimit dhe funksionimit të saj, të mos venitet asnjëherë. Vetë fushata e zgjedhjeve të reja në PD flet konkretisht për këtë vetë të saj, për këtë predispozicion njerëzor që mobilizon jo vetëm partinë, por tërë elektoratin e saj.

Relacion për saktësimin e datës së çlirimit të qytetit të Shkodrës

Me porosi të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Sali Berisha, për saktësimin e datës së çlirimit të qytetit të Shkodrës, pranë Institutit të Historisë u ngrit një komision i posaçëm i përbërë nga studjues, veteranë dhe intelektualë, i kryesuar nga Drejtori i Institutit të Historisë, Kasem Bicoku. Për saktësimin e kësaj date u ngritën grupe pune, të cilët bënë kërkime në Arkivin Qendror të Shtetit, në Arkivin Qendror të Ministrisë së Mbrojtjes, në Arkivin e Institutit të Historisë si dhe në shtypin e kohës. Pasi u konsultuan dokumentet që arritëm të fusim në dorë, pasi u analizuan dëshmi verbale të pjesëmarrësve të njësive partizane të Shkodrës, arritëm në përfundimin se zhvillimi i ngjarjeve në Shkodër më dt. 27 dhe 28 nëntor ka qenë si më poshtë: Më dt. 27 nëntor 1944 në darkë gjermanët, në pamundësi për të marrë me vete armatimet e shumta të depozituara në periferi të Shkodrës, pranë Kështjellës së Rozafës, i hodhën ato në erë. Gjithashtu, për arsye strategjike, shkaktërruan dy ura lidhëse të trenit në këtë qytet. Ndërkohë gjermanët kishin minuar qytetin, gjë që kështu krijuar një psikozë frike e terrori në masën e banorëve të qytetit. Çlirimi i tyre u bë nga dy italianë anonimë. Këto veprime i paraprinë largimit të formacioneve ushtarake gjermane nga qyteti i Shkodrës drejtimi i Hanit të Hotit. Largimi i ushtrive është bërë me mjete të motorizuara në paradrekën e 28 nëntorit. Triciklit i fundit me ushtarë gjermanë është larguar në dreken e 28 nëntorit nga ndërtesa e ish konsullatës italiane në Shkodër. Gjatë largimit të triciklit ranë dy viktimat e fundit të luftës nga banorët e qytetit, të cilët kishin dalë para shtëpive për të parë në se ishin larguar gjermanët apo jo. Këto vrasje, gjëmimet dhe flaka e shpërthimit të depove, minimimi dhe çminimi i qytetit bënë që banorët të nguronin për të dalë nga shtëpitë. Në pasditen e 28 nëntorit në qytet u futën grupe ... (Vijon në faqen 4)

Marrëveshje në mes Universitetit të Shkodrës dhe Bolonjës

«Tashmë mund të themi se, Universiteti «Luigi Gurakuqi» i Shkodrës po ecën drejt një të ardhmeje evropiane», tha rektori i tij, Gjovalin Kolombi, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Bolonjës (Itali). Pasi falenderoi Senatin që miratoi këtë marrëveshje, zoti Kolombo u shpreh se ky bashkëpunim do të shtojë besimin për të ardhmen e Universitetit tonë, duke arritur deri në ekuivalentimin e plotë të diplomave me ato të universiteteve evropiane. (ATSH)

Deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes pasi u njoftua me akuzat që ministri i Brendshëm i republikes ish-Jugosllave të Maqedonisë, Ferckovski ka bërë në adresë të saj, ku akuzohet për trafik armësh në drejtim të republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë, deklaron: Ministria e Mbrojtjes pasi u njoftua me akuzat që ministri i Brendshëm i republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë, Ferckovski ka bërë në adresë të saj, ku akuzohet për trafik armësh në drejtim të republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë, deklaron: Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë në mënyrë kategorike akuza të tilla dhe drejtim të pabaza dhe përçartëse. Ajo deklaron me përgjegjësi të plotë se nga kjo ministri nuk është dhënë asnjë lloj material luftarak as terrorist shqiptar apo të huaj. Rasti për të cilin bëhet fjalë nga ministri maqedonas, ne jemi të bindur se e ka të qartë, por nuk e kuptojmë në ç’bazë të bën të «paditurin» apo nuk do ta ketë të qartë. Kjo akuzë përfaqëson një kurth ... (vijon në faqen 4)

MESAZH I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS DREJTUAR KUVENDIT POPULLOR LIDHUR ME FESTËN ZYRTARE TË DITËS SË ÇLIRIMIT

Dua të përfitoj nga rasti t’ju shpreh nderimin dhe konsideratën time të lartë për veprimtarinë tuaj ligjvënëse, të cilën e konsideroj vendimtare në zhvillimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve të demokracisë. Por me këtë mesazh dua t’ju drejtohem ju për një problem që unë e konsideroj se ka një rëndësi të madhe historike dhe që konkretisht ka të bëjë me saktësimin e ditës së çlirimit të vendit nga okupatorët nazi-fashistë dhe caktimin e saj si festë zyrtare për Shqipërinë. Lufta Nacionalçlirimtare është padyshim një nga epopetë më të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe të mbarë kombit shqiptar. Në këtë luftë shqiptarët çliruan vendin e tyre dhe u rrjeshtuan në anën e një koalicioni të fuqishëm, për të cilin ata do të jenë krenarë gjithmonë. Më angazhimin e tij në këtë luftë, populli ynë pagoi një çmim tepër të lartë, një çmim gjaku, një çmim sakrificash të panumërta, që i kushtuan vendit mijra të vrarë e të gjymtuar, djegie e shkatërrime të papara. Mijra e mijra djem dhe vajza trime, pavarësisht nga formacionet politike që u përkisnin, kur rrëmbyen armët e vendosën t’i kundërviheshin deri në vdekje pushtuesit nazifashist, luftuan me heroizëm të pashoq për të çliruar Shqipërinë, për të ndërtuar një atdhe të pavarur, të lirë. Po kështu, martirët e kësaj lufte pa përjashtim dhe pavarësisht nga mosha, gjinia, kombësia, arsimi apo bindjet ideologjike sakrifikuan jetën në emër të idealeve të lirisë, për një atdhe të lirë dhe të pavarur. Sakrificat, vuajtjet dhe vetëmohimi i tyre si dhe të gjithë martirëve të kombit shqiptar që janë dhe pas tyre dhanë jetën për idealet e lirisë do të jenë burim i madh frymëzimi, kurajoje për t’i mbajtur dhe mbrojtur të paprekura idealet e lirisë kombëtare dhe individuale. Vepra e tyre e madhe do të mbetet pishtar i pashuar në rrugën e lirisë për shqiptarët e të gjitha brezave. Martirët e Luftës Nacionalçlirimtare nuk luftuan kurrë që diktatura fashiste të zëvendësohej nga diktatura komuniste, që kampet naziste të shfarosjes të zëvendësoheshin nga kampe komuniste të zhdukjes së qindra e mijra njerëzve të pafajshëm. Ata luftuan për liri, drejtësi e barazi shoqërore. Sakrificat e tyre sublime do të nderohen gjithmonë. Qëndrimi ndaj luftës dhe veprës së pavdekshme të të rënëve të saj do të mbetet gjithnjë një linjë e qartë, ndërsa ndërmjet atyre që duan dhe çmojnë lirinë dhe që janë gati që, në emër të saj, të sakrifikojnë çdo gjë dhe kolaboracionistëve dhe të shtiturve që kanë bashkëpunuar apo dhe bashkëpunojnë me pushtuesit dhe armiqtë e vendit dhe të kombit. Diskutimet që lindën vitin që në Parlamentin shqiptar me ditën e çlirimit nuk mund të shprehin asnjë tendencë për të mohuar luftën, apo gjakun e martirëve saj, përveçcen të komentojnë ato forcat ekstremiste të majta. Ato kanë patur si qëllim të vetëm saktësimin e ditës së çlirimit të Shqipërisë mbi bazën e të vërtetave historike të pa manipuluara dhe të papolitizuara. Të nderuar deputetë, Për të gjithë shqiptarët sot është bërë e qartë se diktatori Enver Hoxha ishte një falsifikator i madh. Ai për 50 vjet rresht guxoi të tallej me bardhësinë e një populli, nuk e pati për gjë, ashtu krifcat e një populli, nuk e pati për gjë, ashtu siç la deformoi jetën, të shrembëronte dhe historinë e tij. Me qëllim që të ndihmoj Parlamentin në përcaktimin e saktë të ditës së çlirimit, unë sugjerova ngritjen pranë Institutit të Historisë të një komisioni të kryesuar nga drejtori i këtij Instituti, zoti Kasem Bicoku, dhe i përbërë nga historianë, shkencëtarë, intelektualë, veteranë, luftëtarë trima dhe komandantë të shquar të Luftës Nacionalçlirimtare. Pas një pune serioze dhe, mbështetur në një material të gjerë faktik si dokumente zyrtare të vitit 1944, kronika të asaj periudhe, dëshmia kujtime të luftëtarëve dhe qytetarëve, që aktivisht morën pjesë në çlirimin e vendit, komisioni ad hoc, arriti në konkluzionet që vijojnë: 1. Data 28 Nëntor 1944 shënon mbarimin e Luftës në Shqipëri. Kjo shënon çlirimin e Shkodrës dhe përfundimisht të të gjithë Shqipërisë. 2. Nga sa më sipër del se, data 29 Nëntor është caktuar si datë e çlirimit të vendit me një dallëzim të madh. Ajo ishte pjesë e platformës së bashkimit me skllevërit e Shqipërisë me Federatën Jugosllave, pranë të cilin, me sa duket Enver Hoxha ja kishte dhënë Miladinit dhe Dushan it, më 8 Nëntor të vitit 1941. Me këtë akt, diktatori Enver Hoxha fsheh rënde Luftën Nacionalçlirimtare, gjakun dhe sakrificat e dëshmorëve dhe mbare popullit shqiptar. Jam i bindur se, historia do ta vlerësojë këtë akt, si komponent të traditës së madhe kombëtare që udhëheqja e PKSH-së kishte gatuar që në themelimin e kësaj partie. 3. Data e çlirimit të plotë të vendit koincidon me datën e festës sonë Kombëtare, Ditën e Flamurit. Ky fakt mendoj se i jep kësaj date një kuptim, gëzim, respekt dhe vlerësim akoma më të madh për të gjithë shqiptarët. Por, do të thoja se ekzistojnë edhe mendime që si ditë çlirimi dhe feste zyrtare të njihet data 17 nëntor, domethënë data e çlirimit të kryeqytetit. Një praktikë e tillë është ndjekur jo rrallë nga vende të tjera, mbasi çlirimi i kryeqytetit përbën padyshim ngjarjen kulmore në një luftë çlirimtare. Të nderuar deputetë, Duke përcaktuar ditën e çlirimit të vendit në përputhje me të vërtetën, Parlamenti shqiptar nga njëra anë konfirmon dhe njëherë respektin dhe nderimin e tij të madh dhe të mbarë popullit shqiptar për martirët e lirisë kombëtare, për Luftën Nacionalçlirimtare si një nga faqet më të shkëlqyera, që ngre lart dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo që janë, nga ana tjetër ai tregon përkushtimin e tij për zbulimin, njohjen dhe respektimin e së vërtetës, e cila duhet të qëndrojë në themel të rendit të lirë dhe demokratik në Shqipërinë e sotme. Me respekt SALI BERISHA

Përgjigje artikullit të

Relacion për saktësimin e datës së çlirimit të qytetit mjetë të motorizuara në paradrekën e 28 nëntorit. Tricikli i fundit me ushtarë gjermanë është

Përgjigje artikullit të Z.P. «Sali Kelmendi» shpif «kundër Eduard Selamit»

Lidhur me artikullin e gazetës Z.P. të datës 12.11.1993 me titull «Pazari i trojeve të të ndërtimit është tallja më e madhe që shteti i sotëm u bën njerëzve të pasur» Bashkia e Tiranës sqaron opinionin si më poshtë vijon: Listat emërore të marrjes së trojeve janë përpiluar nga Bashkia në bazë të vendimeve të marra nga ish Komitetet Ekzekutive të Rajoneve me synimin kryesor evidentimin dhe korrigjimin e të metave të shekeljeve të Qeverive të mëparshme e të organeve Shtetërore. Kjo do të ndihmonte edhe në zbatimin më përpikmëri të ligjit për privatizimin e banesave shtetërore. Në këto vendime kemi konstatuar se: - ka patur gabime të theksuara juridike si p.sh, emrat janë pa adresi, të bëra qëllimisht nga ai pushtet. - Procedura e dhënies së truallit shpesh ka mbetur vetëm në nivelin e vendimeve. Pra këto akte nuk kanë gjetur zbatim praktik, me vijimin e zbatimit të procedurave të tjera. - Ka disa dhjetra raste të trojeve të ipotekuara më shumë se një herë ose që janë shitur ose dhuruar. Kjo bëhej nga persona që njiheshin e kanë patur në dorë këtë punë. Bashkia në bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë po punon për çipotekimin e këtyre rasteve. - Shumë persona të këtyre listave nuk figurojnë fare me regjistrat e gjendjes civile. Për zotin Selami, Uka e të tjerë, nuk figurojnë në këto trualle të pronësisë, çka vërtetohet përkatësisht me vërtetimin hipotekor të datës 18.8.1993 dhe 8.11.1993. Po ashtu për Ministrin Xhaja pas verifikimit na rezulton se duliçet të jetë emri i ndonjë personi tjetër. Shkrime të kësaj natyre nuk i shërbejnë punës shtetërore dhe plotësimit të kërkesave të qytetarëve, por e pengojnë atë në realizimin e detyrave të shumta. Kërkojmë të mbahet qëndrim ligjor dhe të përgjigjet para drejtësisë autori i shkrimit. ZEDHENESI I BASHKISE TIRANE

NJOFTIM

Për shkak të ndryshimit të datës së vizitës së ministrit të Jashtëm, z. Karolos Papulias, në Tiranë, (mbërrin dhe nis në datën 13.11.1993 dhe niset mbasditen e datës 15.11.1993), konferenca e përbashkët e shtypit e dy ministrave të Jashtëm, z. Papulias dhe Sereqi, zhvillohet ditën e hënë ora 12.30 në Qëndrën Ndërkombëtare të Shtypit në Pallatin e Kongreseve. CHRISTOS FAILADIS këshilltar shtypi