16/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 nëntor 1993

ZOTI MEKSI PRITI MINISTRIN E JASHTËM GREK, ZOTIN PAPULIAS

Dje paradite Kryeministri Aleksandër Meksi priti ministrin e Jashtëm grek, Karolos Papulias. Zoti Papulias i transmetoi zotit Meksi përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit grek, zotit Papandreu dhe i shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim. «Grekët e shqiptarët janë dy popuj të vjetër, miq e me histori të përbashkët» - tha zoti Papulias. Sot, qeveria e PASOK-ut është e interesuar dhe ka vullnet të mirë për marrëdhënie të shkëlqyera greko-shqiptare. Bashkërisht mund të avancojmë për projekte dypalëshe si dhe me Komunitetin Evropian. Sektorët e bashkëpunimit janë të gjerë. «Zoti Papulias hodhi idenë e krijimit të një komisioni miks për problemin e refugjatëve ekono- [teksti vazhdon jashtë kufirit të dukshëm] Gjatë bisedës ministri i Jashtëm grek u interesua për problemet e minoritetit, të arsimit të tyre në gjuhën greke etj. Kryeministri Meksi i shprehu zotit Papulias interesimin e qeverisë shqiptare për një politikë konkrete, të hapur me shtetin fqinj grek duke respektuar të drejtat sovrane të të dy vendeve dhe gatishmërinë e saj për realizimin e projekteve të bashkëpunimit bankar, në fushën e investimeve, në infrastrukturë, etj. «E rëndësishme është që qeveritë të kërkojnë dialogun për problemet që ekzistojnë midis dy vendeve» - tha zoti Meksi. Ta- [teksti vazhdon jashtë kufirit të dukshëm] [Kolona e djathtë:] kimi i ekspertëve për problemin e refugjatëve është imedjat. Për shqitmin e kontakteve midis dy popujve është e nevojshme hapja e dy pikave të reja kufitare në «Tre urat» dhe «Sajadhe». «Të dyja qeveritë - vazhdoi më poshtë zoti Meksi - duhet të angazhohen për moselejimin e propagandës antishqiptare e antigreke, për gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e problemeve të çamëve, pronave të kishës». Zoti Meksi shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare që në kuadrin e ligjit për arsimin të trajtojë edhe problemin e arsimit të minoritarëve në gjuhën greke. Njoftimi i zyrës së shtypit dhe informacionit pranë Kryeministrit

TE ECIM SHPEJT DHE DUKE U VETEKORRIGJUAR

Zhvilloi punimet Konferenca e degës së PD të Malësisë së Madhe Marrin pjesë zoti Selami, zoti Arbnori, deputetë të PD etj. Dega e PD për rrethin e Malësisë së Madhe i zhvilloi punimet e saj ditën e diel më datë 14 nëntor 1993, në sallën e kinemasë së Koplikut. Në këtë takim morën pjesë kryetari i PD, z. Eduard Selami, i ngarkuari i PD për zgjedhjet e reja në këtë rreth, z. Pjetër Arbnori - kryetar i Kuvendit Popullor, si dhe deputetët Ndue Gjika, Simon Puka, Uran Butka, etj. Konferencën e hapi sekretari i degës së PD të Malësisë së Madhe z. Gjon Luli, i cili fitoi kryetarin e degës, z. Nikolin Narka të mbante raportin kryesor të veprimtarisë së partisë gjatë periudhës njëvjeçare, prej kur është formuar kjo degë. Seksioni i PD duhet të shihet si objekt besimi për njerëzit Gjithë puna jonë, theksoi kryetari i degës së PD, z. Narko, ka qenë e orientuar në drejtim të organizimit të seksioneve, të vendosjes së tyre mbi baza të rregullta normative, me qëllim që të funksionojë informacioni, jeta partiake, komunikimi me njerëzit. Orientimi i PD drejt intelektualëve nuk nëkupton zbehjen e rolit të shtresave të tjera. Zoti Eduard Selami në dialogun e gjatë me malësorët theksoi se orientimi i PD drejt intelektualëve nuk nënkupton zbehjen e rolit të shtresave të tjera. Mënyra si kemi ndërhyrë, për t’i zgjidhur hallet e tyre ka bërë që seksioni të shihet si objekt besimi për njerëzit tanë. Për këtë ne kemi bërë mbledhje jo vetëm me anëtarë, por dhe me simpatizantë të PD dhe kjo ka realizuar një informacion të plotë dhe njohje të situatës. Gjendja paraqitet e rënduar, posaçërisht në drejtim të ngadalësisë së shpërndarjes së tokës (30-40 për qind) dhe të zënies së njerëzve në punë shtetërore. Rrethi ynë, theksoi z. Narka, duhet të përfitojë në këtë aspekt edhe nga punësimet në doganë dhe stacionin ndërkombëtar të Bajzës. Vetë praimi i 163 anëtarëve të rinj, prej të cilëve 42 janë me arsim të lartë, tregon se besimi në seksionin e PD dhe në vetë PD po vjen duke u rritur. nuk nënkupton zbehjen e rolit të shtresave të tjera. PD është një- [teksti ndërpritet nga kufiri i poshtëm] …të gjitha sipas specialiteteve. Kjo gjë jo vetëm respekton mendimin intelektual krijues, por bën njëkohësisht që ata të ndjehen më shumë në proceset e ndërtimit të Shqipërisë Demokratike, të marrin detyra përsipër dhe të komunikojnë drejtpërdrejt me Partinë e tyre për të gjitha problemet që preokupojnë Shqipërinë. Ngjarjet në Evropën Lindore treguan se duhet vepruar shpejt e me kompetencë, duke punuar e duke u vetëkorrigjuar. Në këtë kuptim dhe bashkërenduar punët, pasi gabimet e njëra palë do t’i paguajmë të gjithë sëbashku. Ju jeni shumë prapa në ndarjen e tokës. Për ligjin e tokës ka vërejtje nga pronarët, por ky është një ligj që favorizon shumicën absolute të shqiptarëve dhe ne nuk do të lëkundemi nga ky qëndrim. Pasi ka shumë arsye që e motivojnë këtë qëndrim kanë hyrë 50 vjet në mes, është katërfishuar popullsia, ka probleme të shumta sociale. Kjo bën që çdo kthim prapa të paguhet me çmim të shtrenjtë. Pronarët janë një pakicë dhe PD ka marrë të gjitha masat që të mos i zhgënjejë ata, po është ja- [teksti ndërpritet nga kufiri i poshtëm] të cilët janë në mbështetësit e përhershëm të PD, përfundoi z. Selami. Pas diskutimeve nga delegatë dhe të ftuar e mori fjalën z. Pjetër Arbnori, i ngarkuar i PD për këtë degë. Ai theksoi se të zgjedhurit e pushtetit lokal duhet të bashkërendojnë punën me PD, ta ndihmojnë atë në ristrukturimin e saj. Në fund konferenca kaloi në zgjedhjet e reja. Kryetari i ri i PD u zgjodh z. Nikolin Narka. MUJE BUÇPAPAJ një je? [?] përgje? [?]yre. me qëllim që të funksionojë informacioni, jeta par-take, komunikimi me njerëzit. Kur themi komunikimi me njerëzit ne kemi bërë përpjekje që të jemi me afër halleve të njerëzve. Në rrethin tonë pushtetin e ka PD, por ushtrimi i tij po bëhet me pengesa të mëdha, pasi jemi një rreth tërësisht bujqësor. Mungojnë investimet, mungojnë rrugët dhe infrastruktura. Në tërësi komunizmi na la pas, përveç shtypjes dhe dramave të kësaj egerësie, edhe një tokë të degjur. Në këtë mënyrë seksionet e PD kanë punuar që të jenë afër halleve të njerëzve, afër problemeve të është një parti popullore me një bazë të gjerë ndertues. Në po punojmë që të gërshetojmë mendimin e kualifikuar intelektual me shpirtin e paepur demokratik popullor. Ky vullnet njerëzor është i pazëvendësueshëm për partinë tonë. Këtë njerëz kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë një mision të madh në drejtim të konsolidimit të demokracisë dhe përballimit të reformës së vështirë. PD gjatë kësaj fushate organizoi seksionet e saj me intelektualë

Optimizëm për një etapë të re në marrëdhëniet greko-shqiptare

- Ministri i Jashtëm shqiptar, Serreqi, takohet me ministrin e Jashtëm grek, Papulias - - Optimizmi për një etapë të re në marrëdhëniet greko-shqiptare karakterizoi takimin e ministrit të Jashtëm shqiptar, Alfred Serreqi, me ministrin e Jashtëm grek, Karolos Papulias i cili filloi vizitën e parë në Shqipëri, mbas zgjedhjes në këtë post, në kuadrin e një turneu ballkanik. «Dua të shpreh kënaqësinë time që ndodhemi midis jush në një gjendje serioze në Ballkan dhe, shpresoj, për një zhvillim të ri në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë. Jam optimist në këtë drejtim, pasi jemi dy popuj fqinj, kemi interesa të përbashkëta, jetojmë sëbashku prej qindravjeçarësh dhe kemi luftuar shumë herë sëbashku», theksoi nga ana e tij ministri i Jashtëm grek, Karolos Papulias, në fillim të bisedimeve, të cilat zgjatën më se dy orë. Në deklaratën e tij për shtypin, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Ramazan Hysa, theksoi se në bisedimet, që u karakterizuan nga fryma e mirëkuptimit, u shpreh bindja se marrëdhëniet greko-shqiptare do të njohin një zhvillim të ri. Ministri i Jashtëm grek, Papulias, shprehu bindjen e qeverisë së tij se, që sot e tutje, do të ketë një kapitull të ri në marrëdhëniet midis të dy vendeve. Në bisedime u diskutua për gjendjen në rajon dhe mënyrat e zgjidhjes së konfliktit në ish-Jugosllavi, i cili, sipas Serreqit, mund të shkaktojë një krizë ballkanike. Vëmendje të veçantë në bisedime zunë marrëdhëniet dypalëshe, problemi i emigrantëve shqiptarë që punojnë në Greqi, dhe u ra dakord që të krijohet një komision i përbashkët për të diskutuar ligjërimin e tyre, krijimin e një statusi për ta, i cili do të miratohet nga parlamenti grek. U diskutua, gjithashtu, për problemin e minoritetit grek, në lidhje me respektimin e të drejtave të tyre sipas standardeve ndërkombëtare. Pala shqiptare vlerësoi propozimin e palës greke për një riorganizim të komisionit të përbashkët shqiptaro-grek, për përgjigjen të punës së tij, në mënyrë që në të ardhmen ai të zgjidhë problemet midis të dy vendeve. U diskutua edhe për problemin çam, për të cilin u gjet miratim i pjesshëm nga pala greke. (ATSH) miratimi i pjesshëm nga pala greke. (ATSH) (Vijon në faqen 4) shumë të Shqipërisë, Ramazan Hysa, theksoi se në bisedimet, zgjerim edhe për problemin çam, për të cilin u gjet miratimi i pjesshëm nga pala greke. ndërtuesit për njohjen e kulturave tona dhe për forcimin e marrëdhënieve tona të mëtejshme në planin kulturor, artistik, shkencor. Gjatë kësaj deklarate ministri i kulturës ruse bëri edhe një

Konferencë shtypi e Ministrit rus të Kulturës zoti Eugen Sidorov

Ditën e hënë datë 15 nëntor 1993 në një nga mjediset e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës zoti Sidorov, ministër i Kulturës ruse dha një konferencë shtypi në prani të gazetarëve të shtypit dhe Radio-televizionit. Në këtë konferencë shtypi morën pjesë Ministri i Kulturës, Arteve, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë zoti Dhimitër Anagnosti dhe Ambasadori rus në Shqipëri zoti Viktor Nebujallov. Në deklaratën e tij zoti Sidorov konfirmoi takimet e tij me kryeministrin, zotin Aleksandër Meksi, me Ministrin e Jashtëm, zotin Alfred Serreqi dhe Ministrin e Kulturës zotin Dhimitër Anagnosti. Konfirmoj gjithashtu nënshkrimin nga dy ministra të kulturës të një dokumenti mbi marrëdhëniet kulturore midis Rusisë dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje, tha zoti Sidorov do të shërbejë në mënyrë të ndërsjellët deklarate ministri i kulturës ruse bëri edhe një [Vijon në faqen 4]

Shkodra ka rëndësi në kuadrin e gjithë Shqipërisë

Takimi i Z. E. Selami dhe A. Meksi me intelektualë shkodranë Ditën e shtunë në orën 17.00 në sallën e teatrit Migjeni Shkodër u organizua një takim i intelektualëve shkodranë me kryetarin e PD, z. Eduard Selami dhe Kryeministrin Aleksandër Meksi. Në takim morën pjesë gjithashtu nënkryetari i PD z. Ali Spahia, sekretari i degës së PD Shkodër, z. Bujar Hoti, kryetari i këshillit të rrethit z. Ali Kazazi si dhe kryetari i Bashkisë z. Filip Guraziu.

Nga fjala e z. Eduard Selami

Shkodra është një qytet që i ka dhënë shumë mendimit intelektual kombëtar, mendimit krijues kombëtar në fushën e artit, letërsisë, pikturës, sportit, shkencës që e kanë radhitur këtë trevë disi përkrah qyteteve të njohur jo vetëm në Shqipëri e Ballkan por edhe më gjerë, qysh prej Marin Barletit e deri tek Martin Camaj. Ky shpirt i qytetit të këtij qyteti bëri që ai të mos i nënshtrohej dogmës së komunizmit, bëri që ai të mos shtrohej kurrë në shtratin e vetë stalinizmit që ushtohë prej tij, edhe atëherë kur stalinizmi nuk u frenua me vrasje, internime, burgime të gjata, prishje të bibliotekave, veprave të kulturit, veprave të artit, duke e kthyer atë në një qytet martir të dhembjes, të pashoq në tërë Evropën Lindore. Shkodra është një qytet që ka jetuar përjetësisht në lëvizjen e saj dhe me zonin e saj. Kjo bëri që në gjithë Shqipërinë edhe më 1945 në kryengritjen e parë antikomuniste dhe Evropën Lindore dhe në 1990 me lëvizjen e para kundër komunizmit e diktaturës. Kjo shpjegon edhe mbështetjen e jashtëzakonshme që gjeti PD në Shkodër qysh prej krijimit të saj e deri më sot. Gjithashtu kjo arsye-krijimi të saj e deri më sot. Gjithashtu kjo arsye-krijimi [?] edhe për PD ka o do të ke- [pjesë e prerë/paqartë] Për Shkodrën. Deri më tani kemi realizuar vetëm një pjesë të vogël të asaj që kemi në plan, kemi zëgjuar [?] treguar tua dhe që këtë si nuk e kemi zëg- [pjesë e prerë/paqartë] mnyer, as nuk do t’u zhgënjejmë. Luftën për demokraci e kemi filluar së bashku dhe së bashku i kemi përgjejësitë përpara Shqipërisë. PD do ta shohë në mënyrë të veçantë dhe me përparësi Shkodrën, pasi Shkodra ka një rëndësi në kuadrin e gjithë Shqipërisë, në kuadrin e përgjithshëm të ndërtimit të demokracisë. Ne u drejtohemi intelektualëve, pasi tek ata ta vetëm PD për gjithë Shqipëria gjen vizionin për të ardhmen. Për këtë ne kurrë nuk do ta pushojmë dialogun me ju për të gjitha problemet që preokupojnë Shqipërinë. Ne u themi haptazi se deviza e PD është so-korrupsioni nuk është as i kuq, as blu, por është i zi. PD dhe qeveria demokratike do të bëjnë përpjekjet maksimale në luftën kundër korrupsionit, kundër mafias dhe abuzimeve. Në këtë drejtim ne jemi të sigurtë se kemi mbështetjen e të gjithë atyre që votuan për ne më 22 mars, të të gjithë njerëzve të ndershëm, pavarësisht nga dallimet partiake. Ne jemi gati që gabimet t’i ndreqim, ne jemi të hapur ndaj sugjerimeve dhe kritikave tuaja, sepse mendojmë se kjo është e dobishme jo vetëm për ne, por për gjithë Shqipërinë, pra edhe për Shkodrën. Ne prandaj jemi këtu bashkë me kryeministrin Meksi për të bërë diçka serioze dhe të shpejtë për Shkodrën. (Vijon në faqen 4)

Një tjetër sukses në politikën e jashtme

PAPULIAS: «Një kapitull i ri hapet në marrëdhëniet greko - shqiptare» - Problemi i refugjatëve shqiptarë në Greqi dhe problemi Çam, drejt zgjidhjeve konkrete? - Mirëkuptimi i plotë për problemet e minoritetit grek në Shqipëri - Mprehtësia e problemeve midis Shqipërisë dhe Greqisë kohët e fundit, bëri që salla e Pallatit të Kongreseve ku dy ministrat e jashtëm Carolos Papulias dhe Alfred Serreqi, dhanë konferencën e shtypit, të ishte e tejmbushur nga gazetarë shqiptarë dhe të huaj. Dy ministrat e dhanë konferencën e shtypit pas vizitës dhe takimeve që Ministri i Jashtëm grek pati në Shqipëri me personalitet më të larta të politikës shqiptare. Kjo vizitë shënoi dhe fundin e turneut ballkanik të Papulias. «Vizita përfundon me shtypjen e përbashkët që shënoi një kthesë në marrëdhëniet shqiptaro - greke, tha z. Serreqi, në fillimin e fjalës së tij. Ai theksoi rëndësinë e këtyre marrëdhënieve jo vetëm në aspektin bilateral, por sidomos në atë Ballkanik dhe Evropian. Duke përmendur faktin që Greqia ka turnin e Presidencës së KE, z. Serreqi theksoi se kjo nuk është një rrethanë që shton vetëm atributet dhe mundësitë, por njëkohësisht dhe detyrimet. Zoti Serreqi vuri në dukje rolin pozitiv që ka luajtur Carolos Papulias si personalitet politik, në marrëdhëniet midis dy vendeve. Bisedimet u karakterizuan nga një ton realist dhe me vullnetin e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve. Ministri i Jashtëm grek pasi bëri falenderime të rastit, foli për kronologjinë e takimeve të zhvilluara. Ai i cilësoi bisedimet si të suksesshme. Objektivi i këtyre bisedimeve ishte rreth problemeve bilaterale, por dhe ndërlkomëtare. U nënvizua vullneti politik i të dy palëve për shtytjen e re në marrëdhëniet midis dy vendeve. «I kemi përshtypjen se një kapitull i ri hapet në marrëdhëniet greko-shqiptare» - tha Papulias. «U diskutuan temat e minoritetit grek dhe gjetjen mirëkuptim e bashkëpunim». Përveç komisionit të përbashkët të ministrave, sipas Ministrit Papulias do të formohen edhe komisione mikse për problemin e refugjatëve shqiptarë në Greqi. «Duhet të krijojmë një kuadër ligjor për rregullimin e jetës së tyre në Greqi». U nënvizua roli shumë i rëndësishëm i dy vendeve në Ballkan. «Kthehem në Greqi për të përgatitur komisionet mikse dhe udhëtimin e z. Papantoniu, Ministër, në Shqipëri» përfundoi Papulias. Në përgjigje të një pyetje lidhur me iniciativën e Greqisë për konferencë ballkanike, Papulias tha se një konferencë e tillë do të ndihmonte mjaft në zgjidhjen e shumë problemeve në Ballkan. Lidhur me krijimin e kuadrit ligjor për refugjatët, Ministri grek qartësoi se komisioni miks për këtë problem do të mblidhet brenda 10 ditësh. «Vullneti i palës greke është të arrijë në një plan të pranueshëm për të dy palët. Plani do të kalojë më pas në parlament». Në bazë të riprononcimit në bisedime të z. Serreqi për pronësinë e çamëve dhe mundësinë e tyre për t’u kthyer në Greqi, një gazetar grek kërkoi pikëpamjen e z. Serreqi për këtë çështje. «Historia e çamëve dhe Çamërisë është një nga pjesët më tragjike të historisë së shtetit shqiptar» - tha z. Serreqi. Më pas Ministri shqiptar tha se i takon dy qeverive që ta zgjidhin këtë problem në përputhje me parimet ndërkombëtare. «Problemi mbetet për t’u diskutuar dhe në Komisionet e ardhshme» përfundoi z. Serreqi. Lidhur me këtë problem Papulias nga ana e tij tha se për herë të parë ngrihet zyrtarisht nga pala shqiptare një çështje e tillë. «Për pronësinë e çamëve do të merret shërbimi juridik i Ministrisë së Punëve të Jashtme që duhet të bëj raportin e tij». Një gazetar grek pyeti lidhur me qëndrimin e politikës shqiptare ndaj fraksioneve kombëtare në rajon dhe kërkesën për krijimin e shteteve të mëdhënj. z. Serreqi u përgjigj së deri (Vijon në faqen 4)

Njoftim i zëdhënëses së shtypit të kryeministrit

Më 17-19 nëntor, Kryeministri Aleksandër Meksi do të bëjë një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të Kryeministrit bullgar Ljuben Berov. Përveç bisedimeve që zoti Meksi do të zhvillojë me homologun Berov dhe anëtarë të kabinetit të tij, Kryeministri do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, zotin Zhelju Zhelev e me personalitete të tjera të larta. Në qendër të bisedimeve do të jenë problemet e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dy-palësh, të realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën e transportit, të nxitjes së aktivitetit tregtar midis dy vendeve dhe dhe problemet e situatës aktuale në rajon.