NGA TAKIMI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SALI BERISHA, ME MINISTRIN E JASHTËM GREK, KAROLOS PAPULIAS
Në takimin që pati Presidenti Berisha tha se, unë e kam mirëpritur vizitën tuaj në Shqipëri, në kuadrin e turneut tuaj ballkanik.
Së pari, sepse kam vlerësuar dhe vlerësoj kontributin tuaj të veçantë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona, të cilin jam i bindur se e çmojnë dhe e vlerësojnë të gjithë shqiptarët dhe grekët, që duan mirëkuptimin, paqen dhe stabilitetin. Por, unë e kam mirëpritur vizitën tuaj gjithashtu, vazhdoi zoti Berisha, edhe, faktin se ne e konsiderojmë shumë të rëndësishëm dialogun për zgjidhjen e problemeve dhe jemi të vendosur të insistojmë se një mirëkuptim dhe bashkëpunim midis forcave dhe vendeve demokratike në Ballkan është një prioritet i padiskutueshëm i politikës sonë. Në këtë aspekt, ne mendojmë se marrëdhëniet e mira dhe korrekte ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë do të ndikojnë pozitivisht dhe do të ishin të dobishme si në rrafshin bilateral, ashtu edhe për të gjithë rajonin. Ato do të dëshmonin se jo aleancat mbi baza fetare, por dialogu, mirëkuptimi, bashkëpunimi, respekti i plotë reciprok i sovranitetit dhe i integritetit të vendit janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për paqen dhe stabilitetin. Pikërisht në këtë mënyrë, të dy vendet tona do të jenë në gjendje të këto momente të vështira për gadishullin tonë të vetëtër të marrin përgjegjësinë e ma- dhe që kanë para popujve të tyre, vendeve të rajonit dhe të Evropës në parandalimin e konflikteve dhe dhe zgjidhjes së krizës rajonale.
Dua, gjithashtu, me këtë rast të theksoj, vazhdoi zoti Berisha, se shqiptarët dhe grekët, si popuj më të vjetër të gadishullit, duhet të japin prova të qarta se Ballkani si një gadishull i qytetërimeve të hershme evropiane, është dhe duhet të jetë sot rajon paqje, paqeje dhe stabiliteti. Në këtë këndvështrim Greqia, si anëtare e Komunitetit Evropian, padyshim që mund të luajë një rol të madh.
Shqipëria është plotësisht e angazhuar për të zbatuar të drejtat e pakicës greke në përputhje me standartet e Kartës së Kopenhagës, të KSBE-së, tha Berisha. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, ku duhet të them se, përpjekjet për të manipuluar këtë pakicë, kanë qenë pengesa, të cilat shpresojmë, nuk do të përsëriten më.
Ne vlerësojmë ndihmën që na është dhënë për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, vazhdoi Presidenti, dhe ju sigurojmë shteti shqiptar laik dhe i ndarë nga feja, i trajton të tëra komunitetet në mënyrë të barabartë, në bazë të ligjit. Pronat do të rikthehen në përputhje me ligjin që ka miratuar Parlamenti shqiptar.
Duke folur për gjendjen në Ballkan, Presidenti Berisha tha se, Shqipëria nuk kërkon ndryshimin e kufijve me anë të forcës, por nga ana tjetër theksoi se nuk ka zgjidhje, duke injoruar faktorin shqiptar.
Ministri Papulias tha se, ishte një ndër të veçantë për të vizituar Shqipërinë demokratike dhe se vinte për të hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë. Këto marrëdhënie, tha Papulias, janë në një rëndësi të veçantë në sfondin e krizës në Ballkan, dhe dëshira jonë është përmirësimi dhe thellimi i tyre. Ai tha se kishin rënë dakord me qeveritarët shqiptarë për të formuar një komision mik, që në kuadrin ligjor grek të përcaktojë statusin për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi për të punuar, gjë që do të kalojë në Parlamentin grek. Gjithashtu, ai u shpreh për hapjen e pikë kalimeve kufitare të reja dhe për një marrëveshje për shelfin detar.
Bashkëpunimi grekoshqiptar, vazhdoi zoti Papulias, do të përfshijë një bankë të përbashkët dhe projekte të përbashkëta me financim nga KE-ja.
Shqipëria tani është një vend demokratik dhe orientohet drejt Evropës. Jam krejt dakord me ato që ju thatë për Ballkanin, ku Greqia dhe Shqipëria luajnë rol shumë të rëndësishëm, tha Papulias.
(ATSH)
PD SHIKON ME SY REALIST ARRITJET DHE MOSREALIZIMET
- U mbajt aktiv i degës së PD Tropojë -
- Merr pjesë z. Tomor Dosti -
Për më se dy orë, diskutues të shumtë, aktivistë dhe drejtues të seksioneve të PD, debatuan mbi punën e PD dhe organëve të zgjedhura prej saj, problemet sociale, ekonomike dhe politike të ditës, shqetësimet e qytetarëve dhe perspektivat e punës së PD.
Auditori që përfaqësonte 76 seksione dhe që u plotësua më pas, theksoi më vendosmërinë dhe unanimet mbështetjen ndaj reformave dhe institucioneve demokratike dhe në veçanti ndaj presidentit Berisha.
Shqetësimi për të pasur një PD sa më të fortë dhe rezultate dhe në Tropojë, ishte tema e debatit të shumë prej diskutuesve. M. Balla, A. Vatoci, F. Haluçi, B. Hoxha, A Gjoni, Gj: Gjonpali etj. referuan në fjalën e tyre edhe mbi vështirësitë ekonomike që përballojnë qytetarët e Tropojës.
Megjithë vështirësitë e shumta ekonomike, demokracia krijoi edhe bazamentin e saj të progresit. Privatizimi i banesave dhe ndarja e tokës tashmë kanë përfunduar. Fshatarët i tregojnë prodhimet e tyre, ndërsa ekonomia private e tregut ka bërë dhjeta biznese të arrijnë sukseset e para financiare. Janë bërë tentativa për lidhje me afaristë dhe shoqëri të huaja për «joy-»
ndikon edhe largësia nga Tirana. Pushteti lokal ka majft probleme sidomos në qytet dhe në dy komunat ku kanë fituar socialistët.
Zoti Dosti pasi foli për kujdesin që qeveria demokratike ka treguar deri tani për zhvillimin e zonave verilindore ku përfshihet edhe Tropoja, tha se janë hartuar projekte të cilat shumë shpejt do të realizohen. Demokracia ka pengesa në realizimin e saj, por e rëndësishme është të kuptojmë dhe t’i realizojmë ato duke pasur një synim të vetëm, moskthimin prapa. Komunizmi në Tropojë ndërtoi qindra e mijëra bunkerë, kurse demokracia ndërtoi njësi tregtare private. PD u premtoi tokën dhe ju sot i gëzoni të gjithë. Ajo premtoi mekanikë për të dhe Tropoja ka qenë dhe është ndër prioritetet e ndihmës prej 1000 traktorëve të ardhur dhe 2000 të tjerëve që do të vijnë.
Më pas zoti Dosti përgëzoi degën e PD për 213 anëtarësimet e reja brenda këtij muaji, duke theksuar se PD është parti e mendimit dhe iniciativës së lirë, sepse ajo programin dhe punën e saj e ka programuar jo vetëm për mijëra anëtarët tanë, por për miliona shqiptarët kudo janë. Duhet propaganduar më tepër puna e PD. Në dispozicion të kësaj veprë gazetes duhen përfshirë edhe anëtarët e PD. Njerëzit duhen çliruar njëherë e mirë nga propaganda regresive. Ju i shihni sot sukseset e PD. Brenda më pak se dy vite ndërtuam institucione të shtetit të së drejtës, evituam hakmarrjet dhe pasigurinë dhe ligjëruam drejtësinë. Kushdo që ka kryer një veprim antiligjor e ka vendin para ligjit. Ai është i shenjtë, si për ne ashtu edhe për të tjerët. Dhe ju garantoi juve si PD dhe qeveria asnjëherë s’do pushtohet nga vetëkënaqësia, përkundrazi ato do të punojnë për të realizuar ato që s’janë bërë, për të shikuar punën e deritanishme me syrin realist të mendimit bashkëkohor. Ne jemi të vendosur për të realizuar atë program për të cilin kanë votuar 70 për qind e popullsisë dhe këtë e bëjmë sepse kemi mbështetjen e gjithanshme nga elektorati dhe në aspektin ndërkombëtar nga shtetet demokratike europiane dhe amerikane.
Në fund u kalua me propozimet e aktivitetit për konferencën e PD dhe u miratuan dy kandidaturat për kryetar dhe kandidatë për komision drejtues.
Korresp. i «RD»
... gresit. Fshatarët i tregtojnë që dhe tra biznesmenë të arrijnë suksese të shoqëri të huaja për «joint-venture», etj. Shumë shoqata bamirëse dhe organizata shtetërore kanë ndihmuar në furnizimin me mjete teknike të shkollave, spitaleve etj.
Por nuk është bërë aq sa duhet për rendin dhe organet e drejtësisë. Tropoja është ndër rrethet me kriminalitet më të madh. Edhe për integrimin ekonomik dhe shoqëror të ish persekutuarve politikë, nuk është bërë aq sa duhet. Problem vazhdon të jetë edhe zbatimi i vendimeve më të vonesë në rrethet e tjera, ku
Preludi i Hasit
Vazhdojnë anëtarësimet e reja në PDSH
Preludi i Hasit Vazhdojnë anëtarësimet e reja në PDSH Në kuadrin e zhvillimit të Konferencës së dytë të degës së PD-së rrethit të Hasit po zhvillohen mbledhjet e seksioneve, ku nga anët më pozitive që vihet re është pranimi i anëtarëve të rinj në këto seksione. Në këtë kuadër këto ditë u zhvillua mbledhja e seksionit e fshatit Kostur që është të në një nga zonat më të thella të rrethit të Hasit. Në këtë mbledhje që ishin të deleguar nga kryesia e PDSH si znj. Merita Za- Zalosh[a?] anëtare e kësaj kryesie dhe z. Skënder Laku deputet i rrethit u diskutua për probleme të shumta si të degës së PD se ashtu dhe ato të pushtetit lokal. Znj. Merita Zalosh[a?] në fjalën e saj u ndal në arritjet e PD se që nga zgjedhjet e 22 Marsit. Në këtë zonë të thellë në këto zgjedhje, vlen për t’u përmendur pranimi i 32 anëtarëve të rinj ku shumica e tyre janë me arsim të lartë dhe të mesëm dhe midis tyre dhe një grua. Në fund të mbledhjes u zhvilluan zgjedhjet ku kryetar seksioni u zgjodh intelektuali Fejzi Gjoni mësues me arsim të lartë.
... mbledhjen fshatit Kostur që është ri kryesia e PDSH si znj. Merita Gjoni mësues me arsim të lartë.
Një patupësi tjetër e «ZP»-së
PS i kërkon llogari PD pse nuk ka shlyer ende borxhin e jashtëm. A nuk ka kundhar kuad PD të kërkojë llogari atyre pse e zhyten Shqipërinë në këto borxhe?
A nuk ka ardhur koha që t’u kërkohet llogari për të gjitha krimet dhe shkatërrimet? «600 milionë dollarë borxh i jashtëm...» «Ç’ka bërë PD-ja për negocimin e borxhit të jashtëm»? Këto fjalë janë shkruar në krye të organit të PS, ish-organ i PK dhe PP. Pra «ZP» i kërkon llogari PD se pse nuk e shlyen borxhin e jashtëm të Shqipërisë. «Borxhi i jashtëm që Banka shqiptare u ka bankave të huaja, kryesisht europiane, krahasuar, me atë të para dy vjetëve rezulton pa asnjë ulje...» - shkruan «ZP». Pra, ata pranojnë që këtë borxh e kanë krijuar vetë e, me dhe genocidin ndaj këtij populli, për shkatërrimet dhe vjedhjet? A nuk ka ardhur koha që PPSH të dalë përpara drejtësisë dhe bashkë me të, të gjithë ata që e kanë shërbyer me devotshmëri në rrugën e krimit? Përpara pak kohësh, drejtuesi i sotëm i partisë ish-komuniste polake, formalist, kërkoi falje në parlament për krimet dhe vuajtjet që ish-partia e tij i kish shkaktuar polakëve dhe Polonisë. Duket shumë mirë që shkatërrimi total që iu bë Shqipërisë nga diktatura komuniste është i pa- krahasueshëm me pasojat që pati komunizmi në të gjitha vendet e tjera ish-komuniste. Megjithatë, ish-krerët komunistë shqiptarë jo vetëm nuk kërkojnë falje por guxojnë edhe t’i kundërvihen demokracisë. Mos vallë demokracia në Shqipëri ka kaluar edhe vetë kufijtë e demokracisë? Me këtë rast do të doja të citoja fjalët e një gjykatësje amerikane: «Jemi shtyrë aq shumë në rrugën e mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve sa që ka rrezik që e vërteta dhe drejtësia të humbasin». Këto fjalë janë thënë për kriminelët ordinërë, por, më dukën mjaft të përshtatshme dhe për rastin në fjalë.
vetë e, me gjithatë, pa pikën e turpit i kërkojnë llogari PD-së pse nuk e ka ulur këtë borxh.
Tashmë jemi mësuar me paturpësi të tipit ish-komunist. Kemi dëgjuar ish-bllokmenët të ankohen pse i nxorën nga vilat që ata u kishin grabitur të zotërve pasi i mbyllën nëpër biruca; kemi dëgjuar ish-kriminelët e Sigurimit të ankohen për «shkeljen» e të drejtave të njeriut. Kemi dëgjuar e ç’nuk kemi dëgjuar. Por, edhe sa do të vazhdojmë duke i dëgjuar? A nuk ka ardhur koha që në t’ju kërkojmë llogari se pse e zhytën Shqipërinë në për krimet
Këshilli i Ministrave miraton disa projektligje dhe vendime
Për të ndihmuar dhe rregulluar veprimtarinë e organeve të pushtetit lokal më 15 nëntor Këshilli i Ministrave, miratoi projektligjin «Për një ndryshim në sistemin e taksave ku disa taksa nacionale ekzistuese kalojnë si taksa lokale për të siguruar burimet e nevojshme financiare të pushtetit lokal».
Për të ndihmuar dhe rregulluar veprimtarinë e organeve të pushtetit lokal më 15 nëntor Këshilli i Ministrave, miratoi projektligjin «Për një ndryshim në sistemin e taksave ku disa taksa nacionale ekzistuese kalojnë si taksa lokale për të siguruar burimet e nevojshme financiare të pushtetit lokal.
Në kuadrin e kujdesit të përhershëm të Qeverisë për të përsekutuarit gjatë regjimit komunist u miratua projektligjin «Për një ndryshim në ligjin ekzistues «Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë që u në jetë të drejta të njëjta me ato të burgosurve politikë dhe të internuarve deri në fund të vitit 1954.
Po më 15 nëntor u miratua projektligji «Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës».
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave mori vendim për:
- Miratimin në parim të Marrëveshjes Shqipëri-SHBA, e përfaqësuar kjo e fundit nga Agjencia SHBA, e cila ka për qëllim zhvillimin, për projektin e Mbështetjes së Zhvillimit Bujqësor.
- Miratimin në parim të Marrëveshjes Shqipëri ... për tregtinë, bashkëpunimin ekonomik e teknik ...
Para dy javësh ministri i Burimeve Minerare dhe Energjetike, zoti Abdyl Xhaja, informoi Këshillin e Ministrave për situatën e rëndë energjetike. Më 15 nëntor ai konfirmoi përmirësimin e kësaj situate si rrjedhojë e reshjeve të bollshme të ditëve të fundit, por, ndërkohë, paraqiti shqetësimin që konsumatorët familjarë në disa qytete gjenden përballë situatës së ndërprerjes së energjisë elektrike. Kjo ndodh për arsye të konsumit pa kriter të saj, duke tentuar të përballohet me energji elektrike, përveç ndriçimit e gatimit, edhe ngrohja.
Ministri Xhaja argumentoi në mënyrë të përsëritur që çdo tentativë për të përballuar ngrohjen me energji elektrike do të sjellë si pasojë ndërprerjen e saj.
Zoti Xhaja raportoi, gjithashtu, se ndërsa sasia e vajgurit të shpërndarë gjatë muajit tetor është 78 për qind më e madhe se ajo e muajit maj për një treg ndjehet mungesë vajguri. Kjo tregon që vajguri nuk i shkon popullatës, por në rrugë të jashtëligjshme përfundon në destinacione të pakontrolluara. Ministri kërkoi angazhimin e qeverisë për këtë problem dhe veçanërisht të Ministrisë së Ndërtimit dhe të bashkive, objekt i punës të të cilëve është edhe kjo çështje.
nd të je... [?] ... qe ... të ... entar, ... të ... këte ... e ... k...te ... industri... e ... heq... e ... e ... ... ...
Nanoistët gëzohen përpara kohe për misionin e hetuesve shqiptarë në Romë
- I akuzuari «Nano» mbrohet nga i akuzuari Perniola ndërsa «ZP» me entuziazëm të tepruar e paraqet këtë si argument të pafajësisë së Nanos -
«ZP» vazhdon të përdorë bloffe në mbrojtje të kryetarit.
Siç dihet një grup hetuesish shqiptarë, që po trajtojnë skandalin e ndihmave të para italiane për Shqipërinë, ndodhen në Itali, me qëllim të zgjërimit të hetimeve. Në Itali me këtë çështje merret hetuesja italiane Evelina Canale, e cila ka deklaruar se do të hetojë dhe në Shqipëri pasi në këtë shkallë janë përzierë «dhe ish-funksionarë shqiptarë». Pra siç shihet përfaqësuesit e drejtësisë të të dy vendeve kanë arritur në konkluzionin që skandali jo vetëm ekziston por në të janë ngatërruar funksionarë të të dy vendeve. Për këtë arsye u krijua dhe raporti i bashkëpunimit.
Deri më datën 16 nëntor grupi i hetuesve nuk ishte kthyer në Shqipëri, por vazhdonte punën në Romë.
Është e qartë që në çështje të tilla delikate kur çdo e dhënë mbahet sekret, gazetarët e kanë të vështirë të marrin informacione dhe duke u gjendur ballë për ballë me hetuesit e jo më kur ata ndodhen në anën tjetër të Adriatikut. Megjithatë kjo nuk e pengoi «ZP» që të botojë dy herë në harkun e disa ditëve artikuj me të njëjtin titull: «Mision i dështuar».
«Asnjë fakt, asnjë dokument kundër F. Nanos që vazhdon të mbahet i arrestuar padrejtësisht. Blerim Çela ndjen të ftohtë, Dëshmia e Drejtorit Ekzekutiv të firmës Levante Co nxjerr në shesh falsitetin e akuzave të tij Prokurorin Qeleshi e pushton pesimizmi».
Me këtë tituj e nentituj zihet gjysma e faqes së parë të gazetës së Fatosit.
Të gjitha këto konkluzione «optimiste» i nxjerr anonim i «ZP» vetëm nga një frazë e Qeleshit të BBC se dëshmitarët dhe «mund të refuzojnë të përgjigjen pyetjeve ose edhe mund të gënjejnë dhe nuk ke ç’u bën fare».
«Juristët» dhe diplomatët e «ZP» kanë dhënë dhe herë tjetër prova që zotësia e tyre për të interpre...
Vazhdojnë reagimet kundër burgosjes së shqiptarëve në Maqedoni
PRISHTINË, 16 nëntor. - Në Kosovë vazhdojnë reagimet kundër burgosjes së shqiptarëve në Maqedoni.
Partia politike shqiptare për përkrahësit opinon shqiptar në Kosovë vlerësojnë se këto burgosje janë akt i rrezikshëm që synon destabilizimin e Maqedonisë dhe një skenar që ndërlidhet me politikën e synimet serbe luftënxitëse e antishqiptare.
Opinioni shqiptar në Kosovë e përgëzon programin satelitor të Televizionit Shqiptar
PRISHTINË, 16 nëntor. Të gjitha antenat satelitore mbi kulmet e shtëpive shqiptare në Kosovë këto ditë u kthyen në një shënjon drejtimi nga sateliti që sjell programin e televizionit shqiptar.
Pyetja e parë që dëgjohet kudo është «si po e zë E. përpaltja, e shumtën; shkëlqyeshëm. Emisioni eksperimental ishte fillim parlamentar i fillimit, shumë i suksesshëm.»
Nesër vjen në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Bashkimit Social-Kristian (CSU), z. Ervin Huber.
(Lexoni në faqen 4)
NJOFTIM
DITEN E PAREME, DATE 19.11.1993, NE PALLATIN E KONGRESEVE NE TIRANE, ORA 12:00, KRYETARI I PDSH, Z. EDUARD SELAMI DHE SEKRETARI I PERGJITHSHEM I CSU, Z. ERWIN HUBER DO TE JAPIN NJE KONFERENCE SHTYP.
ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT TE PDSH