18/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 nëntor 1993

PRESIDENTI I REPUBLIKËS, SALI BERISHA, PRITË MINISTRIN GJERMAN, SCHMIDBAUER

Kancelari Kohl fton për vizitë në Gjermani Presidentin Berisha Në takimin që Presidenti Berisha pati me ministrin Schmidt-bauer, theksoi se marrëdhëniet e miqësisë me Gjermaninë janë një prioritet i politikës së jashtme shqiptare dhe do të përpiqemi t’i zgjerojmë ato në rrafshin bilateral. Ne kërkojmë nga Gjermania që të mbështesë integrimin e Shqipërisë në institucionet evropiane, si dhe të influencojë për një zgjidhje të drejtë të krizës në rajon. Ne e konsiderojmë të rëndësishme që Gjermania të ketë një vend permanent në Këshillin e Sigurimit të KB, dhe si rolin e faktorit gjerman në Evropë. Ai çmoi lart veprimtarinë e Kancelarit Kohl për mbështetjen e vlerave evropiane. Ministri Schmidt-bauer tha se, ai kishte ardhur si mik i Shqipërisë dhe mbështetjen e vlerave evropiane. Presidentin Berisha dhe e siguroi Presidentin për ndjenjat e simpatisë që ekzistojnë për shqiptarët në Gjermani. Ne jemi të gatshëm, si dhe në të shkuarën, t’ju ndihmojmë konkretisht. Ai solli përshëndetjet e Kancelarit Kohl, si dhe ftesën për të vizituar Gjermaninë. (ATSID)

AKTIV I DEGËS SË PDSH TË SHKODRËS

Merr pjesë kryetari i PDSH z. Eduard Selami dhe nënkryetari i saj dhe kryetari i grupit parlamentar z. Ali Spahia Nisma e PDSH, për të zgjeruar radhët e saj me simpatizantë e njerëz të ndershëm, është pritur mirë sidomos nga intelektualët në Shkodër, - u vu në dukje në aktivin e PD të rrethit, mbajtur të martën paradite. Janë krijuar 6 seksione të reja, me specialistë dhe intelektualë të organizuar në bazë profesioni. Kështu përmendim ato të specialistëve të gjeologji-miniera, të bujqësisë, të arsimit, shëndetësisë, industrisë mekanike, energjitikës, ndërkohë që janë në krijim seksione në specialitetet të tjera. Nuk mungojnë dhe rezultatet e një organizimi të tillë. Që në fillim seksionet në fjalë, i kanë afruar këshillit drejtues të degës projekte të zhvillimit të afërt dhe të largët në veprimtarinë e tyre në rreth, të cilat do t’i kalojnë në formën e propozimeve dhe sugjerimeve konkrete këshillit të rrethit dhe bashkisë. Në programet e reja në Partinë Demokratike Shqiptare në rrethin e Shkodrës janë përfshirë dhe shtesa të tjera të popullsisë. Kështu, në shkallë rrethi u evidencuan këta tregues: - 83 për qind e sipërfaqes së tokës është ndarë, janë privatizuar 95 për qind e sipërfaqes së tokës kooperativave bujqësore, dhe 41 për qind e sipërfaqeve të NB-ve. Më të dobët paraqiten komunat e Postribës, Velipojës, Ana e Malit. Gjithashtu u tërhoq vëmendja në drejtim të ndarjes së tapive, e cila është realizuar në masën 35 për qind. Në vitin 1993 janë mbjellë 583 ha me shumë kulturë vitit të kaluar. Prodhimi bujqësor është rritur 43 për qind. Përmirësime të ndjeshme ka dhe në blegtori, në rritjen e numrit të lopëve, të imtave, në rritjen e prodhimit të qumështit etj. E përsa e pronës private është e padiskutueshme, theksuan diskutantët, rrjedhimisht të gjithë anëtarët e PD duhet të preokupohen seriozisht për privatizimin plotë të tokës, kompensimi ndaj ish-pronarëve, ishte mendimi i Aktivtit, do ta ndihmojë këtë proces. U kërkua zbatimi i dekretit të Presidentit për verifikimin e letrave me vlerë dhe pajisjen me to të ish-pronarëve në qytet e në fshat. Gjithashtu u gjykua e nevojshme dhënia e kredive nga Banka Shtetërore për privatizimin e objekteve të ndryshme. Embargoja ndaj ish-Jugosllavisë, ka sjellë një humbje prej rreth 42 milionë dollarësh për rrethin e Shkodrës. Megjithatë, ndihma qeverisë e ka zbutur disi efektin e dëmshem të saj. Psh, për strehimin janë dhënë 147 milionë lekë të reja. Nga 307 apartamente të planifikuara për t’u dhënë në fund të vitit, vetëm 40 prej tyre nuk do të realizohen për shkak të nivelit të punimeve në to. Këshilli drejtues në raportin e tij e gjykoi të paarsyeshëm dhe në një sens jo realist deklaratën e dorëheqjes të zotit Përdoda nga detyra e kryetarit të PD në rreth. Në këtë gjykim ishte i pranishëm dhe respekti për vlerat dhe kontributin e tij në punën e degës së PD të rrethit. konkrete këshillit të rrethit dhe bashkisë. Në primaret e reja në Partinë Demokratike Shqiptare përreth e Shkodrës janë përfshirë dhe shtresa të tjera të popullsisë. Kështu, mjafton të përmendim se në komunën e Postribës janë pranuar 70 anëtarë të rinj në PD. Në konferencën e degës, theksuan drejtuesit e saj, do të jepet një informacion i hollësishëm në lidhje me anëtarësimet e reja në degë, pasi është një proces që vazhdon. Ecuria e reformës në rreth, puna dhe përpjekjet e degës për realizimin e saj, ishin në qendër të diskutimeve të shumta, e të të preokupohen seriozisht për privatizimin e plotë të tokës. Kompensimi ndaj ish-pronarëve, ishte mendimi i Aktivist, të Presidentit për verifikimin e pasurive për ish-kooperativat bujqësore. Me ritme të shpejta parashikohet dhe privatizimi i objekteve dhe ndërmarrjeve në shkallë rrethi. Nga 90 ndërmarrje, 65 janë përfshirë në platformën e privatizimit. 46 prej tyre kanë plotësuar dokumentacionin e duhur. U kërkua në raportin e këshillit drejtues të degës, mbajtur nga sekretari i saj, zoti Bujar Hoti, shpejtimi i nxjerrjes në ankand të pasurive të krijuara nga vetë spektri së PD të rrethit. Duke marrë fjalën në aktiv, zoti Selami insistoi në kujdesin që duhet treguar në vazhdimësinë e anëtarësimeve të reja, në evidentimin dhe në përpilimin e dokumentacionit përkatës të tyre. Më tej, pasi dha shpjegime për vendimin e kryesisë së PDSH për përfshirjen në këshillin drejtues të degës të deputetëve dhe të drejtuesve të pushtetit lokal të PD, vendim i cili u mirëprit nga aktiv, zoti Selami (Vijon në faqen 4)

Interesimi i Qeverisë Gjermane do të jetë i vazhdueshëm ndaj Shqipërisë

Nga takimi Meksi Schmidt-bauer Të martën paradite, Kryeministri Aleksandër Meksi priti Ministrin e Shtetit të Gjermanisë, zotin Shmitbauer, me të cilin zhvilloi një bisedë lidhur me marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe nxitjen më tej të këtij bashkëpunimi. Zoti Meksi theksoi se marrëdhëniet tona mund të jenë më të ngushta dhe të shtrihen në të gjitha fushat. “Do të dëshironim pjesëmarrje më të gjerë të firmave investuese gjermane në Shqipëri”, shtoi zoti Meksi, - për shembull në turizëm, infrastrukturë, në industrinë e kromit, e të tjera. Zoti Shmitbauer shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Shqipëri, vlerësoi arritjet e Qeverisë Demokratike dhe e siguroi zotin Meksi se interesimi i Qeverisë Gjermane do të jetë i vazhdueshëm ndaj Shqipërisë. Zoti Meksi dhe zoti Shmitbauer biseduan edhe për problemet e mprehta të situatës rajonale. Zyra e shtypit dhe informacionit pranë Kryeministrit

Pse po vijnë intelektualët tek partia e tyre?

- Mijera intelektualë po pranohen në radhët e PD. - Vetëm këto dy-tre ditë në rrethin e Shkodrës u pranuan 65 intelektualë. - Në rrethin e Tiranës gjatë këtyre ditëve u pranuan 345 intelektualë. - Ndërsa vetëm në qytet janë pranuar rreth 700 intelektualë. Orientimi i intelektualëve drejt radhëve të PD duhet shpjeguar mbi një analizë serioze të natyrës njerëzore intelektuale dhe programit modern të PD. Së pari PD u krijua si parti e mendimit intelektual studentor e zhdvëshur nga përvoja tragjike e nëpërkëmbjes së njerëzve të mendimit të lirë. Ajo vlerësoi së pari lirinë dhe duke garantuar këtë aspekt të ekzistencës së paqes, mirëkuptimit dhe vlerave të qenies njerëzore në tërësi, vlerësoi intelektualin, punën e tij, hapësirën dhe identitetin e të ndërtues në shoqëri. Së dyti vetë shtresa intelektuale duke vlerësuar programin e PD dhe misionin e saj, bëri një hap të guximshëm drejt saj. Vetë intelektualët e themeluan PD, e drejtuan atë dhe Revolucionin Demokratik dhe vazhdojnë të drejtojnë shtetin e ri demokratik. Pra, ndaj ardhja e intelektualëve në mënyrë të vazhdueshme në PD, nuk duhet parë si eveniment, dhe as si krizë e PD siç përpiqet ta komentojë «ZP». Intelektualët shqiptarë po vijnë tek Partia që krijuan vetë, tek programi që hartuan vetë, tek ideali për të cilin aspiruan vetë. Së treti, kushdo që e njeh sadopak historinë e revolucionarëve dhe natyrën e intelektualëve, nuk e ka të vështirë të dallojë natyrën disi të tërhequr dhe mosbesuese të intelektualëve. Drojën e tyre për të «rrëzikuar» idenë e tyre për të qenë të lirë. (vijon në faqen 4)

Një novacion dhe eksperiment origjinal i PAD

Neritan Alia merret në mbrojtje nga bashkëshortja zonj Ceka. Angazhimi i saj për këtë mision dësh-tim total i të shoqit . Në numrin e djeshëm, gazeta «Aleanca Demokratike» na befason me daljen në mbrojtje të Neritan Alisë (Cekës) nga bashkëshortja e tij, znj. Anxhelina. Befasimi nuk qëndron në emrin e saj. Angazhimi i saj për këtë mision është një eksperiment origjinal i PAD Gjermani, etj., ku ka baza të vjetra, apo krijon të reja. Natyrisht, me shumë udhëton pa shoqërimin e gruas dhe duke i mbajtur asaj ca sekrete që nuk duhet t’i marrë vesh. Duke qenë viktimë e një informacioni të censuruar, që e ...

Vazhdon fushata e zgjedhjeve të reja në Partinë Demokratike

- Zoti Tomor Malasi në Krashtë të Martaneshit - Qyteti i Krashtës me 5000 mijë banorë, zona më e thellë e rrethit të Matit, një qytet krejtësisht malor. Këto ditë në këtë Qytetë Fushata e zgjedhjeve të reja në P.D. është ndjerë si asnjë herë tjetër, krijohet një seksion i fuqishëm ku mbështetës të gjysmës intelektuale, më tepër se për herë të parë. Për të njohur më mirë mbi zhvillimin e zgjedhjeve të reja në këtë qytetë e zgjedhjeve të reja në këtë qytetë dhe për disa probleme që i dalin banorëve të kësaj zone me malin banorëve të kësaj zone me malin 11.11.93 shkoi Kryetari i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike Z. Tomorr Malasi, së bashku me deputetët e rrethit, Z. Agim Çupi dhe zonja Luljana Pifti. Në një nga sallat e drejtorisë së Minierave Këshilli drejtues i grupseksionit të zonës së Martaneshit organizoi një takim ku mori pjesë zoti Malasi. Në fillim dhe Z. Tomor Malasi. Në fillim dhe kryetari i seksionit Z. Fetah Gjoka bëri një përshkrim të gjendjes së seksioneve të PD-së në zonën e Martaneshit, më pas e ndoqi dhe z. Malasi, më pas e ndjekur nga 20 vetë bashkë lirë Z. Sali Cakalli që i shoqëroi të deleguarit të kryesia e PD-së Z. T. Malasi, se kryetaria e Martaneshit nuk e donte komunizmin për këtë ka fakte të vërteta të cilat janë ruajtur pa qytetarë të vërteta në këtë kohë. Kështu edhe kemi krushqit e tyre nga malësia, kemi komunist, e si mund të quhet kjo krahinë socialiste? Deputeti i zonës, Z. Agim Çupi e informoi drejtorin e minierës së këtij biseduar me një firmë italiane për mineralet si dhe për fabrikën e koncentratit, po kështu edhe për shfrytëzimin pyjor do të bëhet organizimi për afrimin e sa më së tepërmi. Pastaj e mori fjalën Z. Tomorr Malasi. Në fjalën e tij ai i bëri një analizë të hollësishme situatës kombëtare dhe ndërkombëtare të vendit tonë, mbi shtetet demokratike që e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Shqipërinë, si Gjermania, Austria, Italia, Turqia etj. Në situatën e brendshme theksoi Z. T. Malasi në diskutimin e tij, PD-ja është mbajtur programit të saj, pothuajse në përgjithësi janë mbajtur premtimet pa deklaruar në fushatën e 22 marsit dhe kjo është e padiskutueshme. Në tani e kemi kaluar periudhën e tranzicionit, tani bëhet një po merret me problemin e investimeve me paratë e huaja ku kemi gjetur përkrahje nga shumë shtete. Do të punësohen mijra krahë pune. Zoti Malasi foli edhe për rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje në vendin tonë ku do të konsolidohet e gjithë struktura e partisë demokratike.

Ambasadori i Republikës së Mauritanisë paraqiti letrat kredenciale

Më 16 Nëntor në mesditë, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ambasadorin e Republikës së Mauritanisë. Më 16 Nëntor në mesditë, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ambasadorin e Republikës së Mauritanisë, i akredituar në Republikën e Shqipërisë, dr. Amadou Racine Ba, i cili paraqiti letrat kredenciale. (ATSH)

Një novacion dhe eksperiment original i PAD

- Neritan Alia merret në mbrojtje nga bashkëshortja zonj Ceka. Angazhimi i saj për këtë mision dësh-tim total i të shoqit - Në numrin e djeshëm, gazeta «Aleanca Demokratike» na befason me daljen në mbrojtje të Neritan Alisë (Cekës) nga bashkëshortja e tij, znj. Angjelina. - - tij, znj. Angjelina. Befasimi nuk qëndron në emrin e saj (znj. Angjelina është intelektuale dhe mund të shkruajë edhe më mirë se vetë Neritani), por në rolin që ajo është urdhëruar të luajë. Më sa duket, Neritani e ndien veten të pafuqishëm, apo të qarmatosur, për t’u mbrojtur vetë. Por, na bën përshtypje fakti që, para se të shkonte në Beograd ai ishte i armatosur deri dhe dhëmbë dhe tepër agresiv për të kryer misionin historik që i është ngarkuar, apo besuar. Kjo na jep të drejtën të mendojmë se armët i mbetën në kryeqytetin serb, për t’iu shtuar atyre të Millosheviçit, në frontin e luftës së tij frontale kundër shqiptarëve. E gjithë PAD duhet të qajë më kor që presidenti të saj i ka mbetur në luftën kundër PD vetë pena e brishtë e së shoqes. Zonja Angjelina, përveç rolit të avokates mbrojtëse të të shoqit, përpiqet më kot ta sensibilizojë dhe mallëngjejë lexuesin edhe me rolin e viktimës së Qeverisë Demokratike, në radhë të parë të Presidentit Berisha?! Me sa duket, e gjithë familja Ceka po torturohet nga mania e persekutimit. Për t’i shpëtuar «persekutimeve», Neritani, herë vetëm e herë familjarisht (më saktë herë zyrtarisht dhe herë privatisht), merr udhëtim në Greqi, Serbi, Gjermani, etj., ku ka baza të vetja, apo krijon të reja. Natyrisht, më qenë viktimë e këtij informacioni të censuruar ajo e pan­deh dhe e mbron të shoqin si engjëll, të pamëkatë si ditën kur ka lindur. Ne duam të ndihmojmë për ta njohur më mirë të shoqin duke i kujtuar se, në kohën kur fëmijët e familjes Ceka «rrezikoheshin», Neritani thurte plane dhe merrte porosi operative dhe aftagjata në kabinetin e Ramiz Alisë. Prej këtij bashkëpunimi, apo flirti, ai mori nga populli i Elbasanit dhe i gjithë Shqipërisë edhe mbiemrin e dytë, por që do të mbetet më sa duket primar, Alia. Si shpërblim, në mbrojtje të fëmijëve të tij, u urdhëruan të viheshin disa sampistë, që i çonin dhe i merrnin nga kopshti. Natyrisht, këtë e di mirë, më mirë se kushdo vetë zonja Angjelina, por e dinë, se kanë parë me sytë e tyre, edhe komshinjtë. Pas përfundimit së lexuari të letrës së zonjës Angjelina, botuar në gazetën «Aleanca Demokratike» të datës 17 nëntor, përveç befasisë ndien edhe keqardhje për implikimin e saj në një lojë politike të regjizuar nga eksper­të prapaskenash. Mëkate që një engjëll futet në vallen e djajve! KRESHNIK KOSOVA

Kontigjenti «Pelikan» dhe Shqipëria

- Intervistë e ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali dhënë gazetarit të TV Bujar Muharremi - Pyetje: - Nisur nga disa obsesione në disa organe shtypi për largimin e operacionit «Pelikan» nga vendi ynë ç’mund të na thoni zot ministër? Përgjigje: Emri «Pelikan» në Shqipëri tashmë është i njohur dhe i dashur. «Pelikan» është një shpend i bukur e i fuqishëm që njihet nga shqiptarët e admirohet prej tyre. Tani shqiptimi i emrit të tij ndjellë te shqiptarët një ndjenjë të ngrohtë, një ndjenjë miqësie, një ndjenjë falenderimi, mirënjohje. Kjo ndjenjë u mbrujt ngadalë dhe u zhvillua në mënyrë të harmonishme në shpirtin e shqiptarëve, të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj veprimeve njerëzore, sepse këto veprime janë pjesë e shpirtit dhe e mendjes së tyre. Shqipëria vuante pasojat e diktaturës së egër, politiken e shkatërrimit të shtetit diktatorial dhe të gjithë shqiptarët e ndiente jo vetëm në ndërgjegjen e tij, por edhe në stomakun e tij, në radhët e gjata dhe dyqanet e bukës e të sendeve ushqimore, në mungesën e ilaçeve që i shtoheshin veprimeve të egra (Vijon në faqen 4)

Me «Logjikën e fakteve» për «Çështjen Nano»

- Militantë i «ZP», Brace kërkon të flitet me «logjikën e fakteve» o jo me demagogji për «çështjen Nano». Me «logjikën e fakteve» Nanos duhet t’i shtohet edhe një tjetër në aktakuzë, ai i bashkëpunimit. - Peroniola deklaron dy herë ndryshe për çmimet. - Gëzimi i «ZP» për mosprononcimin e De Michelisit dhe Cardinit, i ftyrë deklaron se nuk e njeh. Nën frymën revolucionare, entuzi-astë të artikujve tip: «Misioni i dështuar i hetuesve në Romë» shkruan edhe militantë euroso-cialist që vazhdon të jofë në provë për të bërë gazetën i «ZP», E-tron Brace. Ky kandidat për gazetar duket se nga pionier i Enverit ka kaluar menjëherë në rolin e avokatit të Nanos, por kjo është në radhë të parë një fatkeqësi për vetë Nanon. Shoku i «vogël» Brace shkruan se akuzat ndaj Nanos janë vetëm demagogji dhe propagandë e «udhëheqësve të RD», dhe kërkon që të flitet me «logjikën e fakteve» të përfundimit të çështjes. Atëhere po përësira për të gjykuar lehtësimit të kriminelit në gjyq kur dëshmitari që e ka parë në bëraciot e Nanos. Fakti qendror është zhdukja e 9 milion dollarëve, që vjen si rezultat i defenecues ndaj çmimeve të paracituara nga Levante Co dhe çmimeve të tregut. Për këtë drejtësia shqiptare disponon dokumentat e duhura dhe nuk është e nevojshme që ato të lëshohen nga Administratori i Levante Co. Megjithatë në takimin që kam patur në Romë me z. Peroniola, ku ai më ka paraqitur edhe disa nga dokumentet për të cilat bën fjalë, është shprehur pak a shumë se çmimet ishin të larta pasi (Vijon në faqen 4)