26/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 nëntor 1993

ZOTI AHMED MOHAMED ALI DEKOROHET ME URDHRIN «NAIM FRASHËRI» E KLASIT TË PARË, AKORDUAR NGA PRESIDENTI BERISHA

Më 24 nëntor, paradite, në selinë e Presidentit u organizua ceremonia e dhënies së urdhërit «Naim Frashëri» e Klasit të Parë, zotit Ahmed Mohamed Ali, akorduar nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Ky urdhër iu dha zotit Ahmed Mohamed Ali për kontributin humanitar e financiar në ndihmë të popullit tonë për përballimin e pasojave të tërmetit ekonomik e social të komunizmit 50-vjeçar dhe në veçanti për kontributin në sektorin e arsimit, si dhe për ndërtimin miqësore, bamirëse ndaj popullit shqiptar. Presidenti Berisha, duke dorëzuar dekoratën, falenderoi komunitetin ndërkombëtar, Komunitetin Evropian, Unionin Evropian, vendet mike dhe ato islamike, Bankën Islamike, të cilat ndikuan fuqimisht në kapërcimin e vështirësive të vendit tonë në këtë periudhë të vështirë. Nga ana e tij, dr. Mohamed Ali, në fjalën e tij vlerësoi ujin e inflacionit në Shqipëri, stabilitetin e monedhës vendase, etj., duke treguar ecurinë e reformës ekonomike. Edhe në të ardhmen, theksoi ai, ne do të mbështesim përpjekjet tuaja për zhvillimin e Shqipërisë. (ATSH)

SUKSES I PLOTË I KONFERENCËS III TË DEGËS PD TË TIRANËS

Mbështetje unanime për Presidentin Berisha, kryetarin e PD dhe programin e saj Të kërkosh ndryshimin e programit të PD është jo vetëm aventurë, por do të thotë të bësh lojën e komunizmit Konferenca e Degës së PD të Tiranës që e zhvilloi më 25 nëntor 1993 konsolidoi përfundimisht mendimin real të PD, se programi i saj nuk do të bazojë kurrë në patologjitë ekstremiste të atyre që propagandojnë luftën e klasave, zbritjen e vendit në kaosin e ekstremizmit të djathtë dhe të fashizmit, por do të zbatojë pa dilema platformën e saj kombëtare dhe paqësore. Nga aktivet e konferencat e PD në rrethe SUKSES I PLOTË I KONFERENCËS III TË DEGËS PD TË TIRANËS Mbështetje unanime për Presidentin Berisha, kryetarin e PD dhe programin e saj Të kërkosh ndryshimin e programit të PD është jo vetëm aventurë, por do të thotë të bësh lojën e komunizmit - PD me programin dhe veprimtarinë e saj do t’i tregojë vendin ekstremistëve. - Ekstremistët e djathtë janë kopje e shëmtuar e ekstremistëve të majtë. - Ekstremizmi i djathtë nuk e largon PD nga konsekuenca e programit të saj të 22 marsit. Konferenca e Degës së PD të Tiranës që e zhvilloi më 25 nëntor 1993 konsolidoi përfundimisht mendimin real të PD, se programi i saj nuk do të bazojë kurrë në patologjitë ekstremiste të atyre që propagandojnë luftën e klasave, zbritjen e vendit në kaosin e ekstremizmit të djathtë dhe të fashizmit, por do të zbatojë pa dilema platformën e saj kombëtare dhe paqësore, programin e saj ndërtues dhe afirmues të vlerave njerëzore, demokratike, intelektuale dhe mbarëpopullore, për të mbullur plagët e lëna pas diktatura komuniste dhe në orën 9-të në sallën e madhe të koncerteve të Pallatit të Kulturës Tiranë dhe i vazhdoi punimet deri pasdite vonë. Në konferencë morën pjesë përveç delegatëve të ftuar edhe kryetari i PD z. Eduard Selami, kryeministri z. Aleksandër Meksi, kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Sali Kelmendi, deputetë e ministra. Në raportin e mbajtur nga z. Shaban Memia, sekretar i përgjithshëm i degës së PD Tiranë, trajtoheshin probleme të veprimtarisë organizative të degës për vitin 1992-1993, çështje të reformës institucionale dhe aspekteve telektualëve të shumtë në radhët e veta, por nuk është vlerësuar si duhet aderimi i anëtarëve të pajisur me dokument të ri. Kjo u theksua nga z. Memia kërkon një analizë të veçantë, duke lënë të nënkuptohet se ekstremizmi i ish-kryetarit Kalakula ka ndikuar në uljen e numurit të anëtarëve të PD në kryeqytet. Në vazhdim të diskutimeve e mori fjalën edhe z. Petrit Kalakula, të cilin kryesia e PD dhe këshilli kombëtar i saj e kanë përjashtuar nga radhët e kryetarit të degës së PD qysh në qershor 1993, pas deklarimit të tij «se e kam për nder të jem fashist» ... bërë në Parlamentin Shqiptar. Ai e sulmoi PD nga pozita e ekstremistëve të djathtë, i bëri hero ne revanshizmit dhe hakmarrjes. (Vijon në faqen 2) - Progr... të ekstremizmit të djathtë dhe të ...tharëve të vlerave njerëzore, demokratike, intelektuale dhe mbarepopullore, për të mbyllur plagët e lëna pas diktatura komuniste dhe për të çuar Shqipërinë në kontinuitetin e vjetër e modern Evropian. Konferenca i filloi punimet dje kishë të së PD Tiranë, trajtoheshin problemet e institucionale dhe aspekteve të ecurisë së reformës ekonomike dhe veprimtarisë së pushtetit lokal. z. Memia theksoi se Dega e Tiranës ka bërë kohët e fundit punë të mirë në pranimin e in-

NE DREJTIM TË PD DHE PUNËVE - NJERËZIT MË TË AFTË, TË PËRKUSHTUAR E TË NDERESHËM

- MAT - Ditën e premte datë 19.11.1993, ora 11, në sallën e shtëpisë së oficerave u mbajt aktivi i degës së PD-së të rrethit të Matit. Në këtë aktiv asistoi edhe N/kryetari i Kuvendit Popullor dhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Tomor Malasi, së bashku me deputetët e zonës, z. Agim Çupi dhe Lindita Prifti. Kryetari i degës së PD-së, z. Hysen Kuka lexoi para aktivit projekt-raportin e përgatitur nga grupi i punës që do t’i paraqitet konferencës së II-të të degës së PD-së që do të zhvillohet më datën 26.11.1993. Zotërinjtë Astrit Kola, Eduard Bozhqi, Sami Selita, Rexhep Kurti, Fatmir Kola, Ndue Gjini etj., u ndalën dhe bënë vërejtje që në raport duhet të evidentohet më mirë puna e këshillit drejtues, puna që është bërë për privatizimin në rrethe, si ça qenë drejtimi i partisë në bazë, reforma administrative etj. Pastaj u kalua në miratimin e anëtarëve të këshillit drejtues që do t’u paraqiten konferencës dhe kandidatët për kryetar partie. Pas diskutimeve të të pranishmëve në aktiv e mori fjalën i deleguari i kryesisë së PD-së z. (Vijon në faqen 6)

PËRFUNDOI KONFERENCA E INVESTIMEVE TË HUAJA PËR SHQIPËRINË

- Ekonomia Shqiptare në pragun e evenimentit Duket se periudha e shpresës së shqiptarëve për medikamentin shërues të ekonomisë së tyre mori fund. Nis e konkretizohet kjo shpresë tashmë jo me ardhjet spontane e individuale të investitorëve të huaj, por nëpërmjet përëndrimit masiv të synimeve e projekteve të tyre në Shqipëri. 310 pjesëmarrës nga 25 shtete, përfaqësues të 150 kompanive të njohura në të 5 kontinentet - këto janë tregues të konferencës të cilët nuk mundeshin ende parashikimet e më optimistëve si dhe nxorrën të pabazuara vlerësimet paraprake të skeptikëve për mosardhje të investitorëve të huaj në Shqipëri. Asistim i institucioneve të tilla financiare si Banka Islamike e Banka Botërore, BERZH vërteton, atë çfarë tha Presidenti Berisha në përshëndetjen e tij, se jeta e Shqipërisë po lidhet me ekonominë e tregut e institucionet ndërkombëtare për ta bërë këtë vend të interesuar drejt progresit botëror. Investimet e huaja në Shqipëri vijnë në një kohë që ekonomia shqiptare ka gjetur stabilitet, zhvillim e rritje, ata vijnë në një ambient të favorshëm ku resurset janë të mëdha dhe sipërmarrja është e shprehur, vijnë në një vend ku kua- propozuan me një kapital prej 50 milion dollarësh, por ishte pikërisht pjesëmarrja e madhe, ajo që avan-kuo kuotën në shifrën 100 milion dollarë. A është Konferenca e investimeve për Shqipërinë një ide shqiptare apo e sugjeruar? Përgjigjet Ministri i Burimeve Minerare dhe Energjisë Z. Abdyll Xhaja, që është edhe kryetari i konferencës: Një projekt i tillë është zbatuar para disa kohëve në Malajzi. Dhe duke kujtuar nivelin e Malajzisë e duke sjellë ndërmend resuset e Shqipërisë, të vjen mirë të mendosh që aplikimi i këtij projekti në Shqipëri do të japë efektet që janë ndjerë në Malajzi brenda një harku të shkurtër kohor. I pyetur për rezultatet e konferencës, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Selim Belortaja tha: Mendoj se duhet konsideruar si një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën ekonomike të vendit. Ajo i rrit vlerës disa objektiva, të cilat tashmë janë të realizuara. Se pari ajo synonte të tërhiqte vëmendjen e opinionit të jashtëm mbi mundësitë, potencialet, shansët që ofron Shqipëria investitorëve të huaj. Ajo synonte të informonte ... qark investues me këto shanse e veçanërisht mbi kuadrin ligjor që tashmë mund të quhet i kompletuar. Dhe së dyti kjo konferencë kishte për qëllim t’i hapte rrugën një sërë projekteve konkrete, të cilat do të kishin efektin katalizator për fluksin e investimeve në Shqipëri. Janë arritur në këto ditë të konferencës një sërë rezultatesh ku kryesori është se investitorët e huaj janë informuar më së miri për gjendjen e Shqipërisë. Vetë pjesëmarrja e tyre tregon se interesi për Shqipërinë ka qenë i madh dhe nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre ata kanë mundur të krijojnë imazhin e duhur për ecurinë e sipërmarrjeve të tyre. Përgatiti: SHPETIM LUKU të bërë këtë vend të interesuar të drejt përqesist mëdha dhe sipërmarrja është e shpejtuar, vijnë në një vend ku kuadri ligjor është i tillë që i josh këta investitorë e procedurat burokratike janë të menjanuar. Është një eveniment i rëndësishëm në jetën ekonomike shqiptare, pasi siç tha Presidenti, Shqipëria po i drejtohet ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe fuqizimit të ekonomisë së tregut. Ashtu sikurse Shqipëria i ka ndjerë pranë të gjitha vendet e botës, sot ajo konfirmon dhe garanton afërsinë me të. Është deklaruar prej Bankës Arabo-Islamike predispozicioni të financuar projekte të ndryshme në Shqipëri si dhe u vendos për ngritjen e një kompanie të tipit «Holding» pjesëmarrje të hapur të kapitaleve të huaja dhe vendase. Është me interes të theksojmë se fillimisht projekti u

Edhe në Mallakastër, pushtetin e kemi ne, jo socialistët

Mallakastër Edhe në Mallakastër, pushtetin e kemi ne, jo socialistët Më 21 nëntor në qytetin e Ballshit, u mbajt konferenca e 3-të e degës së PD-së të rrethit të Mallakastrës. Mes delegatëve dhe të ftuarve në këtë konferencë merrnin pjesë i deleguari i kryesisë të PDSh, deputeti i Kuvendit Popullor zoti Mitro Çela, deputeti Azem Hajdari, kryetari i degës së PD Fier, zoti Viktor Margilaj. Kjo konferencë mbahet në një kohë kur proceset demokratike dhe reforma ekonomike në Shqipëri kanë shënuar suksese të dukshme, - tha në fillim të raportit të tij zoti Arben Hoxha, kryetar i degës së PD, Mallakastër. Me kot përpiqen forcat e destruktive të ekstremistëve të PS në Mallakastër, kur depara disa muajsh, mendonin se kurrë në tokën e tyre, dhe mund të errësonin këto fitore me hapa pozitive. Thirrjet dhe britmat e tyre për revolta e parakohshme, për bllokimin e pushtetit lokal etj., ishin rrahmat e fundit të një force politike të mplakur dhe që ditë pas dite po shpir[t]. Një test sinjifika- tiv ishte edhe këtu në qytetin e Ballshit, në zemër të Mallakastrës, pritja e dështimi i mitingut të Kastriot Islamit, Sabit Brokaj dhe kompani. Ne u themi atyre se PD, për moshën e saj të re, për aftësitë ripërtëritëse e vetëkorrigjuese, dhe mbështetjen e pashtershme të rinisë e të intelektualëve, të punëtorëve e të fshatarëve, tashmë pronarë të vërtetë të tokës, do të ketë këtu fitore edhe përtej 900 ditëve. Ndaj mos i numëroni ditët në zbritje, shokë komunistë, Epoka juaj mbaroi që më 22 mars 1992. Edhe në Mallakastër, me gjithë pengesat e panumërta nga socialist-komunistët konservatorë, ka arritje të dukshme. Kështu, ndarja e tokës ka përfunduar deri në 96 për qind, të sipërfaqes së saj e në disa fshatra, si në Hekal, Kutë etj., është ndarë 100 për qind. Brenda vitit 93 janë blerë me kredi dhe u janë shpërndarë lëngtarëve 31 traktorë. U shpërfrytëzua 82 për qind rrjeti ujitës. Prodhimi i grurit u rrit 178 për qind, Tarifa e punimeve dhe plugimeve është ulur nga 500 lekë

PD po fiton gjithnjë e më tepër mbështetje

Gramsh PD po fiton gjithnjë e më tepër mbështetje Ditën e hënë datë 22 Nëntor 1993 në një nga sallat e pallatit të kulturës së Gramshit zhvilloi punimet konferenca e tretë e degës së PD Gramsh. Merrnin pjesë kryetar, sekretar seksionesh, delegatë përkatës për çdo seksion të ftuar nga forcat e tjera politike si PR PSD, shoqata e të përndjekurve politikë, Sindikata e pavarur, intelektual anëtar dhe simpatizantë të PD. Të deleguar ishin z. Dylber Vrioni antar i kryesisë së PDSH dhe zonja Evelina Karagjozi anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas DSH. Raportin mbi veprimtarinë një vjeçare të degës për konsolidimin dhe çuarjen përpara të platformës politike dhe ekonomike të 22 marsit e mbajti kryetari i degës zoti Hysen Kula. Në raport u pasqyruan dobësitë dhe sukseset e kësaj dege, të këshillit drejtues si dhe marrëdhëniet e PD dhe të pushtetit lokal ku për kushtet konkrete të Gramshit ku pushtetin lokal e kanë socialistët puna e PD vështirësohet, por më të njëjtën është dhe më e përgjegjshme për zbatimin e programit ekonomik dhe politik të saj. Në konferencë u theksua se ristrukturimi i PD në bazë do të çojë më tej punën e PD në rreth. Në krye seksioneve u vunë njerëz me mentalitete të reja dhe vizione të qarta për programin politik dhe ekonomik të PD. Gjatë kësaj fushate u bënë 166 anëtarësime të reja nga të cilët rreth 60 janë intelektualë. Konferenca vuri si detyrë që pranime e reja të jenë në vazhdimësi dhe jo me fushata dhe ngritja e seksioneve mbi bazë profesioni si ai i arsimit, mjekëve, agronomëve. Bazë mbetet puna propagandistike për të evidentuar arritjet pozitive të reformës si në qytet ashtu edhe në fshat ku mjedisi ekonomik shënon ndryshime të dukshme, u theksua një gjë e tillë se opozita është në pushtet dhe një gjë të tillë e sheh me sy të errëta ndaj dhe lufta politike në Gramsh është edhe më e nxehtë. (Vijon në faqen 2)

Banka Islamike i jep 100 milion dollarë Shqipërisë

Banka Islamike për Zhvillim do t’i japë 100 milionë dollarë Shqipërisë, për krijimin e një shoqate që do të inkuraojë investimet e huaja në Shqipëri, bëri të ditur, të martën Radio-Tirana, presidenti i kësaj banke Muhamet Ali. Shuma totale e investimeve të huaja në Shqipëri, sipas Radio-Tiranës, do të arrijë aktualisht 150 milionë dollarë. Investimet kryesore kanë të bëjnë me kërkimet e naftës (të firmës amerikane Chevron si edhe asaj italiane Agip, të cilat janë të pranishme që tani). (ATSH)

ME MIRE BURGUN APO GJOBEN, KOLEG?

Mbas simpoziumit të organizuar nga Fondacioni «Fridrih Herbert» mbi ligjin për shtypin, gazetat e majta, duke u bazuar në gjysmën e një presje prej shprehjeve të avokatit gjerman Braun, që referoi në simpozium, u vërsulën edhe njëherë të «vërtetojnë» me propagandën e tyre se ligji për shtypin është «Represion» i shtetit ndaj shtypit. Gjyma e shprehjes së Braunit, që entuziazmon «ZP», ishte: «Nenet e saksioneve 21 e 22 nuk janë fare në ligjin e Vestfalisë...» Kuptohet në se kjo frazë nuk do të kishte tri pika mbrapa, entuziazmi i zëdhënësve do të ishte i ligjshëm dhe mbase do t’ju lejohej që të flisnin dhe për bluofe, megjithëse disa herë, që nga hartuesit e ligjit e deri te Presidenti u tha që ligji ynë është adaptuar nga ai i Vestfalisë dhe kopjuar nga kreu deri në fund, me pika e presje. Në këtë adaptim iu duk sallakve se e gjetën «blofin» dhe papritur që Braun të mbaronte fjalën, thërrisnin «Eureka». Po çfarë tha në të vërtetë Braun rreth neneve 21 e 22? ligjin e Vestfalisë...» Ne kemi dëshmuar me burg që ju nuk e keni». Kjo, pra, ishte fraza e plotë e thënë nga z. Braun dhe përpara gazetave të «ZP», por tashmë dihet që ata gazetarë dëgjojnë e shohin vetëm z. (Nuk di nëse ata duken të përgjigjen përpara ligjit për këtë shtrëmbërim). Sipas «ZP» ndërrimi i saksionit nga burg në gjobë do të thotë «represion» i shtetit shqiptar. Ç’do të thonin atëherë për Gjermaninë që si sanksion ka burgun? Do të doja t’i pyesja kolegët e mi nëse preferojnë burgun apo gjobën? Edhe unë jam gazetar dhe si i tillë do të dëshiroja që shtypi të mos kishte asnjë kufizim e në të shkruarim pa problem atë që do të na zinte dora. Mos vallë kjo do të ishte demokracia? Në rastin të një mik kjo quhet «anarki» në qoftë se me lirinë tonë ne do të cenonim lirinë e tjetrit pa i ... [vijon në faqen 6]

TELEGRAM

ZOTËRINJVE: SALI BERISHA, PJETER ARBNORI, IBRAHIM RUGOVA, ILJAZ RAMAJLI «Bëhe tragjedia ajrore atë O- ...» [pjesërisht e palexueshme në figurë] Në këtë rast ... [tekst pjesërisht i palexueshëm] Lëvizja Demokratike e Bashkimit të Shqiptarëve Kryetari HAZBI SHALA 23.11.1993