RRITJA E HAPËSIRËS SË LIRISË DHE ZGJERIMI I KUFIJVE TË SAJ
KUVENDI I DYTË KOMBËTAR, SHPREHU PËRKRAHJEN E TIJ TË PLOTË NDAJ PROGRAMIT TË PD, SIGUROI MBËSHTETJEN E MËTEJSHME POLITIKE PËR QEVERINË, DHE PRESIDENTIN BERISHA.
Me përfundimin me sukses të punimeve të Kuvendit të Dytë Kombëtar të Partisë Demokratike, u përforcua pozicioni politik i PD në qendrën e djathtë, duke afirmuar në këtë mënyrë programin më serioz të paraqitur ndonjëherë para popullit shqiptar nga ndonjë forcë politike.
Me përfundimin me sukses të punimeve të Kuvendit të Dytë Kombëtar të Partisë Demokratike, u përforcua pozicioni politik i PD në qendrën e djathtë, duke afirmuar në këtë mënyrë programin më serioz të paraqitur ndonjëherë para popullit shqiptar nga ndonjë forcë politike, program në të cilin përfshihen mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimi i opinioneve politike dhe konstitucionalitetit politik, zgjerimi i së partisë dhe vlerësimi i mendimit intelektual, mbrojtja e zgjerimit të pronës dhe politika e re sociale, stimulimi i konkurrencës së lirë dhe zhvillimi i ekonomisë sociale të tregut. Kjo shënon që në programin e PD të gjejë veten shumica e aspiratave dhe e tyre për një shoqëri të emancipuar në themel të së cilës qëndron respektimi i lirive së tjetrit.
Kuvendi i Dytë Kombëtar i PD çoi në një nivel më të lartë punën organizative të partisë, strukturën e saj, komunikimin dhe drejtimin e saj. Aty u pranua që përvoja e arritur gjatë këtyre tre vjetëve ka qenë shumë e pasur dhe këto konkluzione shërbejnë si bazë e fuqishme për përsosjen e mëtejshme të organizimit dhe modernizimit të PD.
Thirrja e kryetarit të PD, z. Eduard Selami, drejtuar të gjithë punëtorëve të partisë, drejtuesve dhe aktivistëve të saj për ta përgatitur PD për zgjedhjet e vitit 1996, është padyshim një program dhe një qëllim i madh për të gjithë demokratët shqiptarë, por edhe në të vërtetë sigurimi i pushtetit edhe për një mandat tjetër është një fitore jo vetëm për PD, por, pa dyshim të parë, për Shqipërinë demokratike dhe mbarë kombin shqiptar.
Kuvendi i II i PD vlerësoi me realizëm arritjet dhe të metat e shënuara gjatë këtyre dy vjetëve të qeverisjes së saj në pushtet. Ai vlerësoi, së pari, patriotizmin e popullit shqiptar për përballimin e vështirësive të shumta të këtyre viteve.
… të gjejmë rrugët dhe mekanizmat për zhvillimin e Shqipërisë dhe kompensimin e kohës së humbur. Nga zgjidhja e këtij problemi jetik për Shqipërinë varet e sotmja dhe e ardhmja jonë.
Kuvendi vlerësoi në mënyrë të veçantë ndihmësën e themeluesit dhe kryetarit të parë të PD-së, sot President i Republikës, z. Sali Berisha, në hapjen dhe integrimin e Shqipërisë me Evropën dhe Komunitetin Ndërkombëtar, afrimin dhe bashkëpunimin e saj me institucionet evropiane dhe ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, NATO, NACC, EFTA, Konferenca e Islamike, etj.
Kjo ka bërë që Shqipëria të dalë nga izolimi i gjatë komunist dhe të paraqitet me dinjitet në skenën evropiane dhe botërore.
Kuvendi theksoi, gjithashtu, se procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në këto institucione nuk e sheh si një proces urgjent apo të ngutshëm, por si një akt të rëndësishëm dhe jetik për mbarë kombin tonë.
Kuvendi përcaktoi si objektiva kryesore hapjen e Shqipërisë dhe integrimin e saj në Evropë, sigurimin e mbështetjes së nevojshme për zhvillimin e reformave të brendshme në Shqipëri dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare.
Duhet theksuar po kështu se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, në Kuvendin e II të PDSH, nëpërmjet tezave të rëndësishme të Presidentit Berisha u përcaktua qartë politika jonë kombëtare si një politikë e urtë dhe e vendosur që çon në zgjidhjen e çështjes mbarëshqiptare në Ballkan.
Zoti Berisha theksoi se «Çështja shqiptare është padyshim një nga çështjet më të mprehta pa zgjidhjen e drejtë të së cilës nuk do të mund të zgjidhet çështja ballkanike».
Së fundi, duhet thënë se Kuvendi Kombëtar shprehu përkrahjen e plotë të tij ndaj programit të qeverisë dhe presidentit Berisha…
...gjellim i madh për të gjithë demokratët shqiptarë, në të njëjtën kohë siguroi jo vetëm për PD, por, e rëndë për tërë PD vlerësoi me realizëm të metat e të shënuara gjatë këtyre dy vjetëve të qenies popullit shqiptar për përballimin e reformës së vështirë ekonomike dhe, njëkohësisht, reformës së PD, qeveria dhe Presidenti Berisha do të shfrytëzojnë çdo mundësi që të lehtësojnë sa të jetë e mundur pasojat e tranzicionit shqiptar, ashtu siç u shpreh edhe Presidenti Berisha në fjalën e mbajtur në Kuvend se «Koha në të cilën jetojmë dhe sfidat e mëdha që na presin kërkojnë sot nga ne ...»
... arritjet çështja e çështjeve, marrëdhëniet e çështjeve, marrëdhëniet në Ballkan. plotë të tij ndaj programit të PD dhe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit e konsolidimin e demokracisë duke shënuar si konkluzion të madh: «Rritjen e hapësirës së lirisë dhe zgjerimin e kufijve të saj».
MUJE BUÇPAPAJ
BASHKËPUNIMI ME TURQINË PËRBËN NJË PRIORITET TË RËNDËSISHËM TË POLITIKËS SHQIPTARE NË RAJON
Presidenti Berisha priti ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hikmet Çetin.
Presidenti Berisha shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë dhe e cilësoi si një hap të mëtejshëm në intensifikimin e marrëdhënieve shumë miqësore e vëllazërore me Turqinë.
«Bashkëpunimi me vendin tuaj - iu drejtua ai shefit të diplomacisë turke.
Ministri i Jashtëm Çetin tha se Shqipëria është për ne një vend jo thjesht mik, por me lidhje gjaku. Ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona dhe duhet të punojmë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Më tej u fol për projektin e rrugës transballkanike Shqipëri-Maqedoni-Bullgari-Turqi, për të cilën duhet të mbidhen rregullisht ministrat e transportit, për bashkëpunim në telekomunikacion, në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, në bashkëpunimin e jashtëm të të dy vendeve. Në mënyrë të veçantë u diskutua edhe bashkëpunimi në fushën ushtarake.
Presidenti Berisha theksoi se Shqipëria për ‘u integruar në NATO. Format e reja të propozuara për bashkëpunim duke përmbajtur më shumë elementë sigurie për vendet që përpiqen për paqe.
Zoti Çetin tha se Aleanca e Atlantikut Verior do të thellojë zgjerohen dhe se Turqia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë, të kërkuar me herët se vendet e tjera, në të. Ministri Çetin vlerësoi politikën dhe përpjekjet e vendit tonë për paqen e stabilitetin në rajon dhe theksoi se Shqipëria kthe mbështetjen e plotë të Turqisë në këtë drejtim.
Ministri turk, shpreh shqetësimin për situatën në Kosovë dhe e njohu Presidentin me përpjekjet e tij për parandalimin e zgjerimit të konfliktit në Jug. Një gjë e tillë do të sillte luftë në rajonin tonë dhe ai.
Presidenti Berisha, pasi theksoi domosdoshmërinë e një zgjidhjeje politike në Kosovë, theksoi se ruajtja e sanksioneve të KB ndaj Serbisë deri në pranimin e kësaj zgjidhjeje nga ana e saj, ishte e domosdoshme. Ne jemi për një dialog e marrëveshje, por një masakre do t’i rezistojmë si komb shqiptar.
Të dy palët patën pikëpamje të njëjta për situatën në rajon e qëndrimet ndaj saj.
Ministri i Jashtëm turk i solli Presidentit Berisha përshëndetjet e Presidentit Demirel, si dhe një letër nga kryeministrja Tansu Çiller.
(ATSH)
Edhe në të ardhmen dëshira e sinqertë për bashkëpunim të ngushtë midis dy vendeve nuk do të mungojë
Nga takimi i kryeministrit, Meksi, me ministrin e Jashtëm turk, Çetin.
- Më 6 dhjetor pasdite, kryeministri Aleksandër Meksi, priti ministrin e Jashtëm turk, Hikmet Çetin.
Zoti Çetin, pasi shprehu falënderimet dhe kënaqësinë e tij për këtë takim, i transmetoi kryeministrit Meksi përshëndetjet dhe urimet e përzemërta nga homologu turk Çiller. «Vizita Juaj zyrtare në Turqi, shtoi zoti Çetin, ishte e shkurtër, por e frytshme. Do të dëshironim që këto takime të niveleve të larta të përsëriten, sepse Shqipëria e Turqia janë vende që s’kanë asnjë problem midis tyre dhe që, përveç lidhjeve historike, kulturore etj., kanë edhe lidhje gjaku».
Zoti Meksi i shprehu zotit Çetin mirënjohjen e popullit shqiptar e të qeverisë së tij ndaj popullit mik turk e qeverisë turke. «Jam i sigurtë, theksoi zoti Meksi, se ngushtë midis dy vendeve nuk do të mungojë».
Më poshtë, zëvendëskryeministri dhe Çetin diskutuan për mundësitë konkrete të bashkëpunimit dypalësh në fushën e transportit e telekomunikacionit; për realizimin e projektit për ndërtimin e autostradës Durrës - Shkup - Sofje - Stamboll; për shpejtimin e procesit në lidhje me kredinë prej 15 milionë dollarë që Turqia i akordon Shqipërisë; për zgjerimin e aktivitetit tregtar; për problemin e shmangies së taksave të dyfishta, etj.
Duke diskutuar për situatën në rajon, zoti Meksi u shpreh se Shqipëria është e interesuar për paqen në Ballkan dhe veçanërisht për marrëdhënie të mira me fqinjët, prandaj politika e saj është politikë paqësore dhe e drejtë. Zoti Çetin mbështeti zotin Meksi dhe theksoi se konflikti nuk duhet lejuar të zbresë në Kosovë. «Për këtë, shtoi ai, ne kemi paralajmëruar të gjitha institucionet ndërkombëtare». Zoti Çetin u shpreh se është kënaqësi për Turqinë që Shqipëria është futur në rrugën e dialogut me Greqinë dhe se Turqia e gjykon të dobishëm bashkëpunimin e vendeve ballkanike.
(ATSH)
Enver Hoxha | Nga mbledhja e fundit e Këshillit…
Enver Hoxha | Nga mbledhja e fundit e Këshillit
Deklaratë e z. Ali Spahia në Kuvendin Popullor lidhur me largimin e P. Kalakulës dhe A. Baletës nga grupi parlamentar i PD-së
Duke parë zhvillimet e kësaj jave dhe sidomos të kohëve fundit, nuk është aq e papritur deklarata e zotit Kalakula. 2. Kalakula duke folur edhe në të deputetit Baleta, përpiqet të marr flamurin e luftës për komunizmit flamurin e luftës kundër demokraci. Po për liri dhe demokraci, për zotërinjve vetëm një gjë: zgjedhjeve të 22 marsit që janë angazhuar për të luftuar zbatimin e programit të PD-së, të mosmarrëveshjet që kanë zë. Mosmarrëveshjet që janë nuk janë mosmarrëveshje me të PD-së, as të grupit parlamentar të PD-së. Ato janë papajtueshmëri dhe mosmarrëveshje me programin e PD-së. Është karakterizuar e zonjave e der ku e shtyn zotin e tyre. Zoti Kalakula e pranoi postin e ministrit për të zbatuar programin e PD-së për ndarjen e tokës dhe pastaj përherë u vu kundër zbatimit praktik të këtij programi, u detyrua të zgjidhë programin e ministrit dhe zbatimit programit të PD-së nga njëra anë dhe zgjidhjeve tjetër kundër programit. Ai zgjedh prapë që duke premtuar se do të zbatojmë programin e PD-së.
Megjithatë preferon, më vjen keq të them, që për të heqë tokë të familjes së tij të braktisë edhe programin e PD-së, edhe interesat e Shqipërisë.
PD-ja ka mundësi zotit Kalakula për të ardhë e të shprehë lirisht pikëpamjet e veta si të gjitha në Kuvendin e II Kombëtar. Por në vend të kësaj, zoti Kalakula si një karierist i pandershëm, zgjodhi mjete prapashpine, deklarata dhe intervista në gazeta të ndryshme. Por është çështja e zotit Kalakula. Unë do të thosha gjithashtu se është çështja e zotit Kalakula, është çështje e zotit Baleta. I kanë hequr dhe e zotit Baleta. I kanë hequr sapel me ndërgjegjen e tyre, me karakterin e tyre, por nuk bën sepse për të nënshtruar një dekret-lart të përmbushur hapur programin e PD-së në Parlament. Tani atë mandat që ua dha PD, atë mandat që ua dha elektorati në emër të programit të PD-së, ata duhet ta prezantojnë për qellimet e tyre për një program tjetër, për një vijë tjetër politike në Parlament. Kjo është çështje e ndërgjegjes së tyre dhe e karakterit të tyre.
PD e ka thënë të qartë në programin e vet se është angazhuar në luftë kundër komunizmit, është angazhuar për çrrënjosjen e komunizmit, është angazhuar për krijimin e një Shqipërie krejtësisht të hapur, është angazhuar në dhënien popullit shqiptar të Lirisë dhe të Drejtave themelore të Njeriut. Dhe PD, të gjitha këto pika të programit të saj i ka realizuar plotësisht dhe shpesh edhe në luftë me pikëpamjet e zotit Kalakula dhe të zotit Baleta, edhe këtu në radhët e grupit parlamentar me të dy zotërinjtë e lartpërmendur, edhe në radhët e PD-së me zotin Kalakula.
Ne kemi qenë të hapur, kemi qenë luajalë. Do të vazhdojmë të jemi të hapur.
Jemi të distancuar nga ekstremizmi i majtë. Jemi gjithashtu të distancuar edhe nga ekstremizmi i djathtë, nga thirrjet në favor të fashizmit, nga thirrjet në favor të atyre që duan gjak, që për arsye të një jë pëlqim pronë private janë në të gatshëm të kthejnë Shqipërinë në një vatër të luftës civile. Jemi dhe do të punojmë pa kompromis për garantimin e Lirive Themelore të Njeriut, për demokracinë, për krijimin e një Shqipërie demokratike plotësisht të hapur për të gjithë, duke u shmangur nga qoftë pikëpamjeve ekstremiste të zotit Kalakula dhe zotit Baleta, qoftë ekstremistëve të tjerë të majtë, kurdo që hidhen në parlament. Faleminderit.
Enver Hoxha do të tërhiqet përsëri zvarrë
Qytetarët e Tiranës do të kenë këto ditë përsëri kënaqësinë të kujtojnë ditët e shkurtit ’91 kur monumenti i diktatorit u përplas e u tërhoq zvarrë në rrugët e Tiranës. Këtë mundësi do ta japë regjistrimi italian Giani Amelio me regjistrimet e filmit të ri retrospektiv të ngjarjeve të mbasdjetorit ’90 në Shqipëri.
Skenën e parë masive Amelio e regjistroi në Durrës ku mijëra vetë ruajtën eksodin e marsit ’91. Skena tjetër masive paraqet momente nga revolta e qindra mijëra shqiptarëve në qendër të Tiranës, revoltë që solli fundin e fantazmës së Hoxhës.
Ky do të jetë një rast i mirë dhe për të gjithë ata që fatkeqësisht e kanë kujtuar të kufizuar e i kanë harruar ato ditë. Kanë harruar fantazmën e Hoxhës, kanë harruar urdhrat për të hapur zjarr të R. Alisë, kanë harruar vullnetarët e Miloshit, kanë harruar puçin e Shkollës së Bashkuar, kanë harruar 2 prillin e Shkodrës.
Por ne nuk mund të harrojmë se personazhet e këtyre tragjedive mezi presin që të rikthehen në pushtet këtu herë në petkun e PS, për të na përgjakur përsëri.
E. PALOKA
Nga mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave
Në mbledhjen e dt. 6.12.1993 - Këshilli i Ministrave shqyrtoi fillimisht projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Irlandës së Veriut në fushën e mbrojtjes; atë Shqipëri-Poloni lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin dhe Shqipëri-Slloveni për mbrojtjen reciproke, nxitjen dhe stimulimin e investimeve; si dhe morri vendime për maratimin në parim të marrëveshjeve:
- Shqipëri-Malajzi për tregtinë dhe për nxitjen e mbrojtjen e investimeve;
- Shqipëri-Slloveni për bashkëpunimin në fushat e arsimit, kulturës e shkencës.
- Shqipëri-Zvicër për bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional teknik dhe nxitjes së biznesit të vogël industrial në rrethin e Durrësit.
Në kuadrin e disa ndryshimeve-
(Vijon në faqen 4)
RIKONFIRMIM I VËLLAZËRISË SHQIPTARO - TURKE
- 15 MILION DOLLARE PER SHQIPERINE NGA QEVERIA TURKE
- «ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SË KOSOVËS PROBLEM PRIMAR PER PAQEN NE BALLKAN»
Konferencë shtypi e Ministrit të Jashtëm turk Hikmet Çetin dhe Ministrit Sërreqi
Në konferencën e shtypit që dhanë të martën dy ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Shqipërisë u deklaruan dhe njëherë për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale: «Shqipëria ka hedhur hapa përpara dhe Turqia e vlerëson këtë» tha Ministri Çetin. Vlerëson i vlerësoi bisedimet midis dy palëve si mjaft të dobishme e efikase. Duke folur për mbështetjen konkrete që Turqia po i jep Shqipërisë, që dy ministrat konfirmuan faktin se Turqia do të kërkojë mundësi për investime të reja në fushat e ndërtimeve, telekomunikacionit etj.
15 milion dollarë do të jetë kredia që qeveria turke do të akordojë së shpejti për Shqipërinë ndërsa ndihmat humanitare do të vazhdojnë.
Më pas dy ministrat iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve turq e shqiptarë.
Duke ju përgjigjur një pyetje rreth shtirjes së konfliktit në ish-Jugosllavi, Çetin theksoi se një «luftë civile» do të jetë rrezik vetëm për Kosovën, por për gjithë Ballkanin e Evropën. Në këtë paralajmëruar për këtë të gjitha institucionet ndërkombëtare. Na se nuk zgjidhet me drejtësi çështja e Bosnjës, agresori do të marrë guxim e do të veprojë dhe ndaj vendeve të tjera».
Duke folur më poshtë po për këtë problem Çetin theksoi se «që të ketë paqe në rajon zgjidhja e problemeve duhet të fillojë nga Kosova».
Për mundësinë e futjes së Shqipërisë në NATO, Çetin theksoi angazhimin e Turqisë në këtë pikë, «Shqipëria ishte vendi i parë nga vendet ish-komuniste që bëri kërkesë».
Pyetjes se sa ndikon në marrëdhëniet midis dy vendeve anëtarësia në Konferencën Islamike Çetin iu përgjigj se Shqipëria dhe Turqia bëjnë pjesë dhe në shumë organizata të tjera të përbashkëta.
Ministri Serreqi nga ana e tij shtoi se dy vendet tona janë shtete laike.
Ministrat e Jashtëm iu përgjigjën pyetjeve të tjera mbi marrëdhëniet Turqi-Greqi, Shqipëri-Maqedoni etj.
Konferenca e shtypit shënoi fundin e vizitës së Ministrit të Jashtëm turk Hikmet Çetin në vendin tonë.
Dje ai u largua nga Shqipëria.
Xpress. 1 «RD»
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
Njoftim
Lajmërohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH, se ditën e premte, dt. 10.12.1993, ora 10.00 në sallën e Partisë Demokratike në Tiranë, do të mbahet Këshilli Kombëtar i PDSH.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PDSH-së
Sot konferencë shtypi e z. Eduard Selami
Ditën e Mërkurë, dt. 08.12.1993, ora 11:00, z. Eduard Selami do të japë një konferencë shtypi në Pallatin e Kongreseve në rastin e përfundimit të punimeve të Kuvendit të Dyta Kombëtar të PDSH.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PDSH-së
Falenderim
Falenderojmë Institutin e Informatikës dhe të Matematikës së Aplikuar (INIMA) më konkretisht drejtorin e saj, zotin Gudar Beqari, shefin e Dep. SOFTWARE, zotin Neki Frashëri, programuesen Elmira Ajazi si dhe operatorët Teuta Toti, Odelin Çifligu, Engjellushë Tafaj, Arjan Vilaho dhe Rthem Alushi për ndihmën dhe kontributin e tyre në përpunimin grafik të të dhënave, për nxjerrjen e rezultateve të votimit për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike Shqiptare.
Kryetari i Komisionit të Votimit
ENGJELL HYSENBEGASI