HAPA KONKRETE PËR ZHVILLIMIN E MARRËDHËNIEVE MIDIS SHQIPËRISË DHE SLLOVENISË
Konferencë shtypi e përbashkët e Presidentit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe e Presidentit të Sllovenisë, z. Milan Kuçan.
Në kuadrin e vizitës që bëri në Tiranë delegacioni slloven, u mbajt në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve, Presidenti i Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe Presidenti i Sllovenisë, Milan Kuçan, dhanë konferencë shtypi për gazetarët.
Vizita e Presidentit Kuçan ishte e rëndësishme dhe ndihmoi në zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Sllovenisë. Të këtyre dy vendeve mike – në këtë fillim në fjalën e tij Berisha. «Më tej ai theksoi miqësinë që populli shqiptar dhe Shqipëria kanë për popullin slloven, Slloveninë dhe Presidentin Kuçan.
Zoti Berisha, vlerësoi kontributin e z. Kuçan në krijimin e shtetit slloven dhe shprehu besimin se ky vend do të vazhdojë të mbetet një faktor paqe e stabiliteti në Ballkan.
Shqipëria dhe Sllovenia, tha z. Berisha janë dy vende të përku... [pjesërisht e palexueshme] për zhvillimin e të njëjtave vlera në vendet e tyre, si dhe për integrimin e tyre në Evropë në institucionet e tjera ndër... [prerë]
...shme disa qëndrime hezituese për pranimin e këtyre vendeve në NATO. Hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim – tha Presidenti shqiptar, jo vetëm që do të mund të zhvillohen më shpejt, qëllime të dy vendeve tona, por edhe do t’u japin një dimension të ri këtyre institucioneve.
Duke folur për krizën rajonale, zoti Berisha pasi theksoi pikëpamjet e njëjta për zhvillimet në rajon, tha se zgjidhja e problemit të Bosnjës dhe shmangia e konfliktit në jug është kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës ballkanike. Më tej, ai përsëriti edhe njëherë kushtëzimin e lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndaj Serbisë, me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Po kështu, Presidenti Berisha vlerësoi edhe rëndësinë që ka stabiliteti në Maqedoni, për mos hapjen e konfliktit në jug të Ballkanit.
Në bisedimet tona, – tha më tej zoti Berisha, ne konstatuam se marrëdhëniet në fushën ekonomike, arsimore, kulturore etj, kanë një hapësirë të madhe zhvillimi dhe sigurimin e investimeve dhe heqjen e taksave të dyfishta.
Pasi vlerësoi ecurinë pozitive të marrëdhënieve shqiptaro-sllovene dhe shënjterinë e bisedimeve dy palëshe, Presidenti Kuçan u ndal në tre drejtime të zhvillimit të marrëdhënieve reciproke:
Sipas tij zhvillimi i marrëdhënieve në fushën ekonomike, arsimore, bujqësore etj, duhet të arrijnë në nivelin e tyre politik, pavarësisht nga vështirësitë e njohura që kanë të dy vendet në këtë periudhë tranzicioni. Komisionet e përbashkëta, vitin e ardhshëm, do e shqyrtojnë problemet e investimeve dhe të garancive dy palëshe.
Duke u ndalur në problemin e krizës në Ballkan, zoti Kuçan, se të dy palët njohin përgjegjësinë e dyetrave tona për zgjidhjen e saj. Shkaktare e situatës së krijuar në Bosnjë është Serbia dhe tendenca e saj për krijimin e Serbisë së Madhe, e cila synon ta realizojë atë, në kurriz të të tjerëve. Politika serbe synon ndryshimin e kufijve me luftë – tha ai.
Drejtimi i tretë tha Presidenti... [prerë]
e stabiliteti në Ballkan.
Shqipëria dhe Slovenia, tha Z. Berisha janë dy vende të përkushtuara e tjera ndërkombëtare.
Në këtë kontekst ai e quajti jetik integrimin në këto institucione, por kërkoi edhe mirëkuptim për përkushtim më të madh nga Europa duke i quajtur të padobishme. bisedimet tona, - tha më tej zoti Berisha, në një hapësirë të madhe zhvillimi për të arritur në nivelin aktual të marrëdhënieve politike. Pasi përshëndeti hapjen vitin e ardhshëm të Ambasadës Sllovene në Shqipëri, zoti Berisha insistoi në përshpejtimin e kuadrit ligjor për të dy palët afërm përgjesjesinë e detyrave në Bosnje luftë - tha ai.
Drejtimi i tretë tha Presidenti Slloven është përpjekja e dy vendeve për t'u integruar në Evropë.
Në vazhdim, të dy presidentët
(Vijon në faqen 4)
PRESIDENTI KLINTON SHPREH ADMIRIMIN PËR PËRPJEKJET E SHQIPËRISË DREJT REFORMAVE
Washington – Agjencia e Informacionit e SHBA njofton se më 9 dhjetor Presidenti Klinton tha se Sh. B. admirojnë përpjekjet e guximshme të Presidentit shqiptar Berisha për të arritur reforma kryesore politike dhe ekonomike në atë vend.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara «do të vazhdojnë ta mbështesin këtë proces kyç të reformës».
Presidenti Klinton i shprehu këto komente gjatë ceremonisë së Shtëpinë e Bardhë në të cilën ai pranoi letrat kredenciale të ambasadorit shqiptar Lublin Hasan Dilja:
Z. Ambasador:
Jam i kënaqur të pranoj Letrat tuaja Kredenciale nga Presidenti Berisha, e cila ju vendos si Ambasador të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe marr në konsideratë Letrën e Transferimit të paraardhësit tuaj, ambasadorit Roland Bimo. Pranoj me kënaqësi përshëndetjet e vendit tuaj dhe ju përcjell një mirëseardhje të ngrohtë në Shtetet e Bashkuara dhe në Washington D.C.
Ju gjendeni përballë sfidash dhe mundësish ndërsa ndërmerrni detyrën tuaj këtu në Washington. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është shumë mirë në dijeni të vështirësive që kanë ardhur si pasojë e luftës së vendit tuaj për t’u çliruar nga trashëgimia e izolacionizmit, despotizmit dhe ekonomisë së skatërruar nga planifikimi i centralizuar. Ne admirojmë shumë përpjekjet e guximshme të Presidentit Berisha për ta zhvilluar reformën gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike me hapa sa më të shpejta që të jetë e mundur dhe e nxisim qeverinë tuaj që të vazhdojë këtë përpjekje me po atë gjallëri që ka demonstruar deri tani. Mund t’ju siguroj që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këtë proces kyç të reformës.
Dy vitet e fundit të marrëdhënieve tona të rivendosura kanë dëshmuar një dialog dhe bashkëpunim në rritje midis dy qeverive tona në fushat e çështjeve rajonale dhe globale, marrëdhënieve tregtare, bashkëpunimit ushtarak dhe ndihmës për përpjekjet e vendit tuaj drejt reformave. Midis fushave të bashkëpunimit që ne i kemi vlerësuar më shumë ka qenë roli i përgjegjshëm dhe mbështetës i Shqipërisë në përpjekjet për të dhënë fund konfliktit në ish-Jugosllavi dhe për të imponuar në mënyrë efektive sanksionet kundër Serbisë.
Ekzistojnë të gjitha arsyet për të shpresuar që kjo marrëdhënie e frytshme do të rritet më tej në muajt e vitet që do të vijnë. Ju uroj suksese në përpjekjet tuaja këtu në Washington dhe do të pres me gëzim bashkëpunimin me ju në të ardhmen.
Krimi ordiner i Nanos është turp i tij, por edhe i PS
PS vazhdon të mbrojë korrupsionin
«Nano duhet të lirohet» dhe qindra variante të këtij formulimi nuk pushojnë të na servirin në «ZP». Këto thirrje direktive, urdhër e presion, janë bërë aq absurde sa e kanë humbur krejtësisht vlerën e tyre fillestare. Janë kthyer në një grumbull tingujsh që të shurdhojnë veshët.
Çështja Nano, tashmë për opinionin publik serioz, për organet e drejtësisë dhe për çdo individ që gjykon me mendjen e tij, është e qartë, Nano akuzohet për krim ordiner. Natyrisht kjo akuzë ndaj Nanos për PS don të thotë shurdhojnë veshët.
Ajo nuk mund ta pranojë që një kryetar i PS të dënohet si një i burgosur ordiner. Por ç’ka kemi ne që PS zgjodhi si lider njerëz që e turpërojnë atë, PS dhe Shqipërinë, që më parë
(Vijon në faqen 4)
Fitorja e PD është fitore e Shqipërisë
NGA MBLEDHJA E PARE E KESHILLIT KOMBETAR TE PD.
Në vazhdim të punimeve të vendit të II Kombëtar, Këshilli kombëtar i PD, u mblodh dje të zgjedhur kryesinë e re. Kryetari i PD, z. Eduard Selami që hapi mbledhjen ritheksoi sesion e plotë të Kuvendit dhe vuri në dukje rëndësinë e anëtarësimeve të reja edhe në ardhmen.
Më pas e mori fjalën z. Sali Berisha, President i Republikës. «Ne jemi, duhet të jemi dhe do të jemi “parti e hapur” - tha ai duke folur mbi rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të bazës së PD.
Berisha kritikoi degën e Tiranës që me politikën e saj shkaktoi kufizimin e anëtarësimeve në Tiranë.
Ai gjithashtu ju tërhoqi vërejtjen pushtetarëve për t’u angazhuar në përpjekje për politikën e PD.
Duke folur për ecurinë e mëtejshme të PD, z. Selami theksoi rolin që duhet të luajë grupi parlamentar i PD, i cili duhet të ketë një ngritje të nivelit të punës.
Nga ana e tij z. Berisha duke folur për të ardhmen tha: «Ne nuk duhet të shohim vetëm çfarë kemi bërë por edhe çfarë kemi lënë pa bërë e çfarë duhet të bëjmë».
Në fund u kalua në procedurën e zgjedhjes së kryesisë së re.
(Vijon në faqen 4)
BLOKMENTET - SHKELES TE NENIT 40 TE KUSHTETUTES SE TYRE
Ar për dhëmbët e tyre, vila për vete, vizita jashtë shtetit, dollarë - ja «preokupimi» i bllokmenëve për... popullin
- Predikonin barazi, kultivonin pabarazi -
- Prokurori Gene Gjokutaj: T’i rikthehen shtetit, shumat e përvetësuara padrejtësisht -
- Bllokmenët - klientë të bankave shqiptare në Evropë -
25 minutat vonesë të fillimit gjyqit të 10 ish-bllokmenëve, të justifikuara nga sita e bërë para Gjykatës së Tiranës
, u shuan grumbulluar qindra kuriozë nga verifikimi i rreptë i huarve, nga zbatimi rigoroz i futjes së tyre. Kështu që në 10.25 në drejtimin e kryetarit të seancës gjyqësore Artan Meta u mbrojtës akuzë prokurorë Gjokutaj, filloi gjyqi i 1 Qirjako Mihalit, 64 vjeç, i mbrojtur nga avokatia Hydate Kundraku, Pali Miskës, 62 vjeç, i mbrojtur nga avokat Arben Vani, Besnik Bekteshit, 62 vjeç, i mbrojtur nga Luan Berliu, Vengjel Cëravës, 52 vjeç, i mbrojtur nga Zamir Stefani, Prokop Murres, 62 vjeç, i mbrojtur nga Arben Murra dhe Bashkim Merkaj, Llambi Geprqifti, 61 vjeç, Muho Artundës (Asllani) 56 vjeç, i mbrojtur nga Musa Berçano, Hajredin Çelliku, 66 vjeç, i mbrojtur nga Ilir Selenica, Foto Çamit, 68 vjeç, i mbrojtur nga Ali Metaj dhe Lenka Çukos, 61 vjeç, e mbrojtur nga Vladimir Bineri.
Pasi u kontrollua prejmarja e dëshmitarëve, ku figuron emra të tillë si Pirro Dodbiba, Niko Gjysari, Abdyl Bncka, Qamil Peshgashi, kryetari i seancës Artan Zeneli iu shpjegoi të pandehurve dhe drejtat dhe detyrat procedurale.
Prokurori Gjokutaj që mori fjalën, shtrë kërkesën që ai e konsiderol të bazuar në procedurë ligjore krahas akuzës konkrete të gjykohej edhe padi civile e prokurorisë së Tiranës për detyrimin e të pandehurve për rikthimin e shumave të përfituara padrejtësisht. Kjo kërkesë e prokurorit u
(Vijon në faqen 4)
Shoku Fatos, Bashkëluftëtar ju dërgojmë kërkesën që të bëre z. Nicolas Arsidi për t’i dhënë mandatin për... [prerë] [Shënime me dorë, pjesërisht të palexueshme] qene Këshilltari ynë për tregtine ndërkombetare. Me këtë titull ai mund të punoj për të siguruar financime për vendin tonë. Mendimi ynë është që t’i jepet ky mandat për një periudhë 6 mujore. Me respekt Shane/Kozbeci Tiranë, më 27.3.1991.
Falenderim
Falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, veçanërisht të rinjtë dhe shoqatat politike e kulturore brenda dhe jashtë vendit, që me gjithë miqësinë e tyre, për urimet që më kanë bërë për rizgjedhjen time si kryetar i PDSH-së.
EDUARD SELAMI
Shënime dorëshkrimore të palexueshme në pjesën më të madhe [?]
SHKODRA
...TETIT TE ...VESTIMI ... PREJ ... SHPALL ...T-IDE ... UJ ... DHE ...RANI ... PER ...RANES