14/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 dhjetor 1993

Z. Eduard Selami priti një delegacion nga Partia e Prosperitetit Demokratik të shqiptarëve të Maqedonisë

Dje paradite, në selinë e PDSH në Tiranë, kryetari i PDSH, z. Eduard Selami, priti një delegacion të Kryesisë së Përkohshme të Partisë së Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve të Maqedonisë, të kryesuar nga zëvendëtari Mendu Thaqi dhe Aliriza Lloga. Miqtë e njohën z. Selami me zhvillimet e fundit politike në Partinë e Prosperitetit Demokratik. Ndryshimet në drejtimin e Partisë, theksuan ata, erdhën si rezultat i kërkesave të mbarë anëtarëve të saj dhe të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, si probleme që u përkasin ekskluzivisht atyre. Etika që na vënë si radikalë është thjeshtë një sajese e qarqeve keqdashëse antishqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët, pasi u diskredituan përfundimisht në lojërat e tyre të turpshme, kërkojnë tani të përbal tin forcat e vërteta demokratike. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen dhe stabilitetin në Maqedoni, ashtu siç do të kërkojmë plotësimin e kërkesave të drejta të shqiptarëve, që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni. Kryetari i PDSH, z. Eduard Selami falënderoi për vizitën dhe vuri në dukje se Partia Demokratike Shqiptare i ka përcjellë me interesim zhvillimet në Partinë e Prosperitetit Demokratik, si partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni. Kuvendi i Gostivarit, theksoi Selami është një ngjarje historike për Partinë e Prosperitetit Demokratik si dhe për të gjithë shqiptarët në Maqedoni. Ai shënon një kthesë të madhe në respektimin e normave të funksionimit demokratik të partisë tuaj. Ai gjithashtu është një fitore e forcave demokratike në këtë parti kundrejt elementëve të korruptuar, të shitur dhe të implikuar në veprimtari terroriste. Ai përbën, vijoi Selami, një eveniment të rëndësishëm në mundësinë e zgjedhjes së drejtë të kërkesave të drejta të shqiptarëve në përputhje me aktin e Helsinkit dhe me stabilitetin e shtetit të Maqedonisë. Nga bashkëbiseduesit u theksua rëndësia e koordinimit të partive politike shqiptare kudo që ato ndodhen si dhe u konstatua përpjekja të përfërta për zhvillimin dhe me krizën në rajonin e Ballkanit. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i PDSH, z. Tritan Shehu; nënkryetari Tomor Dosti dhe anëtari i kryesisë z. Dylber Vrioni, ndërsa nga PPD e shoqëruan të Maqedonisë zëvendëtari Rufi Osmani, Sefedin Duka dhe Arbër Xhaferi. Departamenti i Shtypit dhe Informacionit të PDSH

KUSH E SOLLI ARSIDIN PD APO PF?

• Duke dashur të shpëtojë blofit, në gjurmët e kryetarit, «ZP» falsifikon dokumente. • Edhe njëherë në «RD» prova e «pafajësisë» së Nanos. • Duke dashur të shpëtojë blofit, në gjurmët e kryetarit, «ZP» falsifikon dokumente. • Edhe njëherë në «RD» prova e «pafajësisë» së Nanos. Përpara disa muajsh «RD» botoi dokumente ku del mjaft qartë se arsidi është futur në Shqipëri me porosinë dhe bekimin e ish-kryeministrit komunist, sot kryetari i burgosur i PS, Fatos Nano. Megjithatë, me paturpësinë që e karakterizon (fjala «paturpësi» është përdorur me dashamirësi pasi është epiteti më i lehtë që mund t’i vihet «ZP»), por propaganda komuniste e mbushte faqe të tëra me akuza për korrupsion ndaj PD. Thelbi i akuzës ishte «taktimi nga PD». i Arsidit si negociator i borxhit të jashtëm. Sipas tyre, Arsidin «e gjetën» e futi në Shqipëri PD-ja. Blofi më i madh se ky nuk mund të bënte «ZP». Për të freskuar trurin, «RD» përmendi faktin që Arsidi në Shqipëri e futi Nano me shokë, por «ZP» vazhdoi rrugën e blofit dhe këtë e konsideroi «Zbulim» të «RD». Duke që kujtesa e tyre limitet për të dëshiruara (për të mos folur për etikë morale), sepse, siç shkruova më lart, dokumentet që vërtetonin këtë ishin botuar dikur në «RD». Në këto kushte, këto ditë në «RD» u ribotuan faksimilet e dokumenteve në fjalë, ku gjuha më e vogël që «zbulohet» që është plotësisht e mjaftueshme për të nxjerrë blofin e propagandës dhe deri tanishme komuniste, është fakti që Nano, të paktën e njihte Arsidin përpara se ta «zbulonte» PD-ja. E ndodhur përpara blofit, «ZP», organ i PF (për të mos shkruar vazhdimisht PP (PS) lëdhjen organike të dy partive po e paraqes me simbolin PF. Njëjtë me rënie «F.Nano nuk mund të ketë për PP-PS), reagoi me nxitim dhe, si gjithnjë, kur nxito gabo. I vetmi shpëtim për «ZP» në ato momente ishte që të ndiqte gjurmët e kryetarit; të falsifikonte. Në të vërtetë, me gjithë artikujt që ata kanë botuar duke e quajtur Nanon të pafajshëm, kanë treguar që sipas mendimit të tyre falsifikimi nuk është faj, pra mund ta bënin pa problem. Kështu, shënimin të shokut Fatos në dokumentin më të cilin Sh. Korbeci i rekomandonte këtij të fundit Arsiden, «ZP» ka bërë një «racionalizim» të vogël. «Racionalizim» është vërtetë i vogël, vetëm ndryshimi i një shenje pikësimi; nga pikë në pikëpyetje. Kështu udhëheq i kryeministrit Nano «këshilltari i MTJ do të jetë ky». (Arsidi - shën. red.) në «ZP» është kthyer në pyetje: «Këshilltari i MTJ do të jetë ky». (vijon në faqen 6) [Shkrim dore pjesërisht i palexueshëm: «... MTJ ...»]

Një PD intelektuale e tmerron ZP-në

Everizmi-linjë e sëmurë e lidershipit të ekstremizmit të majtë Replikë Everizmi-linjë e sëmurë e lidershipit të ekstremizmit të majtë Një PD intelektuale e tmerron ZP-në Replikë Me shkronja të mëdha e korsive, shkronja që përdoren vetëm për çështjen Nano «ZP»-ja boton në faqen e parë artikullin me titull «Intelektualët të gjithë Shqipërisë, bashkohuni!» (rreth PD-së). Shqetësimi i gazetës dhe i artikullshkruesit është përkrahja që intelektualët shqiptarë i japin Partisë Demokratike dhe, veçanërisht, takimi i presidentit Berisha me intelektualët e kryeqytetit. Natyrisht, ky nuk është artikulli i parë që bën «ZP»-ja për intelektualët e PD-së. Ku dhëmb dhëmbi, vetë gjuha. Veçse të bën përshtypje fakti që kjo gazetë gjysmëshekullore dhe me nam në trevat tona vazhdon të shkruajë me të njëjtin stil që ia ka mësuar kryeredaktori i parë i saj sh. Enver, në zjarrin e luftës kur lindi. Nga njëra anë kjo dëshmon se komunistët me mirë vdesin në këmbë dhe nuk shkelin besën që i kanë dhënë njëherë Partisë dhe udhëheqësit të shtrenjtë, nga ana tjetër i bën të vetëdijshëm lexuesit se nuk nxën hapa pa lakë, siç thotë një proverb nga Veriu. Po, le të kthehemi tek artikulli në fjalë. Në krye të tij autori na kujton Manifestin Komunist (bëjmë çudi si nuk janë përmendur mesuesit e mëdhenj Marksi dhe Engelsi, në këtë manifest u shpall thirrja «Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!»). Nuk e kuptojmë se lodhet kaq shumë autori i shkrimit për të na kujtuar një dokument të 150 vjetëve më parë. Mjaftonte vetëm të na sille ndërmend «ZP»-në e dy vjetëve të shkuara, ku kjo paralulë ishte afishuar përsipër kokës së «Zërit të popullit». Bo-ta edhe mund ta kishte harruar këtë parullë, sikur të mos ishte «ZP»-ja jonë, me simotra e saj në vendet e tjera, që na përsëh-në? (Pjesa e fundit e faqes tregon: Gjithsecili kjo është puna e saj, të gjejë ngushëllim këtu. (Vijon në faqen 4) sidentit i parë që bëjnë «ZP»-ja për intelektualët e PD-së. Ku dhëmb dhëmbi, vete gjuha. Veçse të bën përshtypje fakti që kjo gazetë gjysmëshkollore dhe me nam

Z. Meksi dhe Kopliku prijnë ministrin çek, Vladimír Dlouhy

Dje paradite, Kryeministri Aleksandër Meksi, priti ministrin çek të Industrisë dhe Tregtisë, Vladimír Dlouhy. Zoti Meksi dhe zoti Dlouhy diskutuan për mundësitë e shkëmbimit të kontakteve midis dy ministrive, të pasurimit të eksperiencës në fushën e privatizimit, të rriaktivizimit të strukturave organizative në të dy dikasteret, të organizimit të ekspozitave të mallrave në të dy vendet, të plotësimit e funksionimit të rrjetit të rrjetit informativ në shërbim të tregtarëve e biznesmenëve shqiptarë e çekë, etj. Ministri çek, Dlouhy, shprehu angazhimin e kabinetit të tij për të studiuar mundësitë e bashkëpunimit midis ndërmarrjeve shqiptare e çeke, për furnizimin me pjesë këmbimi të ndërmarrjeve industriale shqiptare, etj. Gjatë takimit u hodh ideja e (Vijon në faqen 6)

«Kemi qenë të ndershëm»...

REFRENI I DITES SE TRETË TË GJYQTË TË ISH-BLLOK-MENËVE. U vetën edhe 4 të pandehurit e fundit, Konkretisht Muho Asllani, Vasilika Çeliku, Foto Çami dhe Luanja Cuko. Të ngjashëm me ta janë të mbrojtur e 10 të pandehurve. Nuk e di, nuk kam frikë, nuk kam kërkuar gjë, nuk jam inspektor i monedhës gjë,? ... [tekst pjesërisht i palexueshëm] ... «kemi qenë të ndershëm»... (Vijon në faqen 6)

A është befasues dhe i sinqertë pozicionimi i Z. Kalakula?

Në një parti të madhe, të konsoliduar dhe të fuqishme, me të vërtetë demokratike dhe moderne si PD, nuk përbën befasi, shqetësim akut, alarm dhe humbje shokuese dhe të pariparueshme largimi i një apo disa elementëve që vrapuan për t’i futur në radhët e saj me synime dhe ambicje ngushtësisht personale, karrieriste, apo që ishin gurë shahu. Ikën të parët mocionistët dhe PD nuk i ndjeu, ikën tani edhe Kalakula dhe Baleta. PD përsëri nuk do ti ndjejë, ashtu siç nuk ndjen mal rreshqitjen e disa dherave. Largimi i Kalakulës dhe i Baletës nga grupi parlamentar i PD më tepër se sa një akt propagandistik kundër PD është vetëvrasje politike dhe morale. Se ia kishin nevojën PD për të siguruar mandatin e deputetit apo ndonjë kolltuk. Me të arrirur këto, dolën me një fytyrë tjetër, duke shprehur mungesë sinqeriteti dhe pabesi ndaj PD dhe elektoratit që u dha votat me 22 mars 1992. Natyrisht, siç nuk ishin të sinqerta në pozicionin që braktisën nuk do të jenë të sinqertë edhe në pozicionin e të «pavarurit». Me fjalë Kalakula reklamoheshin si një antikomunist i tërbuar, që nuk ngopej dhe qetësohej po të shihte në hall të gjithë komunistët pa bërë dallimin midis fajtorëve deri në krim dhe të pafajshmëve. Me vepra, në familje, në dikasterin që drejtonte dhe gjëkëtë, bëhej qengji i urtë ndaj atyre ish-kuadrove komuniste apo pinjollëve të atyre që i falën poste, duke ia ditur mirë kleçkën e madhe në biografi. Si mund të bëheshe drejtues me peshë në sektorin e bujqësisë në kryeqytet, ndihmës dhe bashkëpunëtor i afërt i M. Myftiut duke qenë vëlla për nënë dhe babë i një të burgosuri politik? Për të përfituar poste e privilegje, kur i vëllai, intelektual i shquar Uran Kalakula, torturohej burgjeve, Petriti e mohonte dhe e harrroi, ndërsa tani, në demokraci, për të përfituar poste e privilegje të tjera nëpërmjet dëshmive së të përsekutuarit, ai na del si i përgjeruar pas vëllait, kapet fort si i mbyturi pas një fije kashtë të përsekutimit i gjatë i tij. Por, a mund ti besohet një njeriu që arrin të mohojë edhe vëllanë e vet, siç del qartë edhe nga faksimilja që po botojmë më poshtë? [Shkrim dore me shumë rreshta, pjesërisht i palexueshëm.] Petrit Kalakula. Firma [nënshkrim] [VËRTETO HFT?] Me çfarë çmimesh i bleu postet dhe mbijetësinë e qetë, në kulmin e egërsisë së diktaturës enveriane e gërsisë së diktaturës enveriane e. Kur është bërë familje me kleçka të tilla në biografi internoheshin dhe degdiseshin sa më larg Tiranës? Një çmim është mohimi i njerëzve të gjakut. Po të jetë? Duke tu (Vijon në faqen 3)

Hyperion me D[?]...on orkestra... teat[?]... të shquar... 12. 12. 1993.

Lexoni sot në faqen 3 «RAMIZ ALIA - I PANDËHUR I HISTORISË» Ndërsa nesër po në faqen 3 «RAMIZ ALIA - GJENJEN PËR HISTORINË»