18/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 dhjetor 1993

Presidenti Berisha priti delegacionin përfaqësues të Partive Kristian-Demokrate dhe Popullore të Evropës

Presidenti i Republikës, Sali Berisha, më 16 dhjetor priti delegacionin përfaqësues të partive Kristian Demokratike dhe Popullore të Evropës, të kryesuar nga presidenti i këtij Bashkimi, zoti Vilfrid Martens. Gjatë këtij takimi, Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që partitë e këtij Bashkimi i kanë dhënë qysh nga fillimi proceseve dhe forcave demokratike në Shqipëri dhe theksoi dëshirën e tij për vijimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Ai i njohu ata me zhvillimet e fundit të demokracisë në Shqipëri, duke u ndalur në çështje të veçanta të reformës dhe rezultatet e arritura. Anëtarët e delegacionit u interesuan për bashkëpunimin ndërkombëtar të Shqipërisë në fushën e investimeve të huaja, për marrëdhëniet e saj me Komunitetin Evropian, zbatimin e reformave në drejtësi dhe në ushtri, si dhe për arritjet në fushën e të drejtave të minoritetit. Në takim u bisedua gjithashtu për politikën që ndjek Shqipëria kundrejt problemit të Kosovës, si dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët. (ATSH)

Dokle mashtron delegacionin e Kristian-Demokratëve Evropianë

Al paraqet AD, partinë pa elektorat si forcë e tretë politike në Shqipëri Në takimin që bëri zoti Dokle me delegacionin Kristian-Demokratëve evropianë të kryesuar nga Wilfrid Martens, shprehu qëndrimet dhe propagandën e partisë së tij mbi realitetin shqiptar. Ai do të ndalemi në ta sepse është e drejtë t’ia shtjellojmë ose se si do ta shohë realitetin ashtu dëshiron nga ky këndvështrim. Sigurisht, po ta shohësh këtë realitet me gjyslyke të kuqe, nuk do shohësh veçse këtë ngjyrë. Por, po ta shohësh syze të zeza, do të shohësh vetëm zi. Megjithatë, pavarësisht nga ngjyrat, në themel e vërteta duhet të mbetet zotëruese në fond, ngjyrat nuk duhet të dominojnë mbi të. Pa i hyrë një polemike me gjithçka, deklaroi zoti Dokle në takimin me delegacionin e Kristian-Demokratëve evropianë, për sinqeritetin e tij, mund ndalemi vetëm në paragrafin e fundit. «Në <ZP> të ditës së djeshme, lidhur me këtë takim lexojmë: «Partia, se cila parti do të ishte forcë e tretë politike, po të bëhen zgjedhjet në Shqipëri, Namik Dokle iu përgjigj se tashmë si forcë e tretë politike me një vizion mjaft të qartë për periudhën e tranzicionit, është evidentuar Aleanca Demokratike». Zoti Dokle mashtron hapur. Partia Aleanca Demokratike dihet fare mirë se është një parti pa elektorat. Ajo vodhi votat që elektoral i dha Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit. Aleanca Demokratike është një parti fantazmë, ose më mirë, një grupim që aktualisht nuk numëron as 300 nismëtarët që dhanë firmat për legalizimin e saj. Çka bërë Aleanca Demokratike për t’u radhitur si forcë e tretë politike në Shqipëri? Ajo është renditur gjithnjë e kudo në sulmet më të egra që i janë bërë demokracisë, pushtetit demokratik dhe Partisë Demokratike nga pozicioni i ekstremit të djathtë. Dokle mashtron delegacionin me mendësive të vjetra enveriste. Në kohën e diktaturës nga Enveri paraqiteshin populli shqiptar si forca kryesore politike në botë, grupimet inekzistente sajuar marksiste – leniniste, të cilat, jo vetëm aspironin për revolucionin proletar, por edhe e kishin shtirë për zgjidhje! Tani Dokle paraqet Aleancën Demokratike si forcë të tretë politike, edhe pse dihet mirë që ajo as nuk ka dhe as mund të ketë, të themi, rolin dhe potencën e partive të tjera siç janë p.sh. Partia Republikane dhe Partia Social - Demokrate. Për Enverin dhe diktaturën, të gjithë kundërshtarët e tij, qofshin edhe superfuqi, kanë qenë një hiç, një pluhur për të cilin «kalaja socialiste» buzë Adriatikut as donte t’ia dinte. Edhe Namik Dokle nuk don t’ia dijë për realitet. Ai niset nga motoja enveriste «Armiku i armikut tim është miku im» dhe mikut i duhet dhënë një vend i nderuar, pavarësisht nëse e meriton apo jo. Sigurisht Dokle nuk është naiv, edhe pse pamjen e ka të tillë. Atëherë, për interes të kujt vazhdon mashtrimin ai? Shtypi shqiptar, me të drejtë ose pa të drejtë, i ka ndryshuar mbierin duke e quajtur Dokleviç. Kjo nuk është bërë thjesht nga origjina e tij, Nga ana tjetër, dihet orientimi proserb i Aleancës Demokratike, gjë që e dëshmoj hapur duke dërguar emisarët e saj në Beograd me Milosheviç, dmth, për të biseduar për probleme për të cilat gjejmë të njëjtën gjuhë, ndryshe dialogu nuk do të kishte vend. Pra, mos Dokle duke bërë klasifikime sipas oreksëve të tij e bën këtë edhe për t’i bërë një shërbim Milosheviçit? PS ka nënshkruar botërisht një deklaratë antishqiptare në Athinën aleate të Milosheviçit. Si duket, edhe klasifikimi i tij bëhet në vazhdë të angazhimeve të ma- kudo në sulmet më të egra që i ekstremit të majtë së bashku me Partinë Socialiste, kjo parti nuk pranon të votojë për ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Së bashku me të ajo radhitet, pothuajse në çdo pozicion, duke u ekspozuar në mënyrë të pamëshirshme thjesht si një filial i saj, ose si një krijesë e stërholluar të ekstremit të majtë shqiptar. Se cili është kredibiliteti i saj në popull, e tregon thjesht fakti se deputetët e saj në Kuvendin Popullor nuk kanë guxuar dhe as do të guxojnë, qoftë edhe një herë të vetme, të paraqiten para elektoratit. Zoti Dokle e bën klasifikimin e forcave politike në hapur duke dërguar emisarët e saj në Beograd te Millosheviçi, dmth, për të biseduar për problemet për të cilat gjejnë Pra, mos Dokle duke bërë klasifikime sipas orkeseve shërbim Millosheviçit? PS ka nënshkruar botërisht një deklaratë antishqiptare në Athinë aleate të Millosheviçit. Siç të marra në këtë deklaratë. Në këtë pamje, pak ose aspak rëndësi ka për Doklen, siç duket, nëse mashtron dhe nuk u jep të vërtetën. E vërteta, në fund të fundit, gjithnjë ka qenë e huaj dhe e papranuar, madje goditëse për ekstremim e majtë shqiptar, dije, por edhe sot. E vërteta është afiksia që qëndron edhe ai kërkon ta mbyllë atë papërsëritje. Realiteti i duket i acarët Dokles dhe kjo është e kuptueshme, i duket i mjegullt, dhe kjo është e kuptueshme. Rrezet «dritëdhënëse» të socialkomunizmit, kanë përndritur përjetësisht në Shqipërinë demokratike.

Nga Kuvendi Popullor

Miratohet ratifikimi i memorandumit të mirëkuptimit ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA-së Të dy shtetet duke pranuar parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, mosndërhyrjen me forcë të kufijve, integritetin territorial, mosndërhyrjen në punët e brendshme, zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, parimet e Konferencës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian, dhe dokumenteve të Vjenës në fushën e çarmatimit, do të punojnë për mbrojtjen, sigurimin e paqes në Evropë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Këto përbëjnë parimet kryesore të Memorandumit të Mirëkuptimit Ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA-së, që Kuvendi Popullor miratoi ditën e enjte në projektligjin «Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës», memorandum ky i nënshkruar disa kohë më parë në Ministrinë tonë të Mbrojtjes. Kështu Shqipëria bën edhe një hap tjetër drejt integrimit e saj në botën demokratike. Korresp i «RD»-së

Hungaria dhe Shqipëria do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën ushtarake

«Hungaria dhe Shqipëria bashkëpunojnë me angazhimet ndërkombëtare të paqes», ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, në takimin e djeshëm me delegacionin ushtarak hungarez, të kryesuar nga gjenerali Peter Dobo, që ka ardhur, «Hungaria dhe Shqipëria bashkëpunojnë me angazhimet ndërkombëtare të paqes», - ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, në takimin e djeshëm me delegacionin ushtarak hungarez, të kryesuar nga gjenerali Peter Dobo, që ka ardhur, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën ushtarake, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga dy ministrat në fillim të vitit. Gjenerali Dobo i dorëzoi ministrit Zhulali një letër personale nga ministri hungarez i Mbrojtjes Fyr, duke rikonfirmuar në emër të tij vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmës në fushën ushtarake. Specializimi i një grupi mjekësh dhe juristësh ushtarakë shqiptarë në Hungari janë, midis të tjerash, në programin e detajuar të bashkëpunimit të

Akoma misterioz vendimi i Byrosë i vitit 1976

- EDHE TRE DESHMITARE TE RINJ: ADIL ÇARÇANI, KINO BUXHELI, VIRON PRODANI - Nga arkivana aktuale e ish-bllokmenëve Rifilloi pas një pushimi 3 ditor, avokati i ish-bllokmenëve. Kjo seancë gjyqësore pati si epilog kërkesën e prokurorit Genc Gjokutaj për të përfshirë në listën e dëshmitarëve edhe Adil Çarçanin, ish-zëvendëskryeministër dhe kryeministër i qeverisë komuniste, Kino Buxhelin, ish-redaktorin në Drejtorinë e Shtypit dhe Viron Prodanin. Vetëm një nga të pandehurit, pikërisht Vangjel Çërrava kërkoi që lista e dëshmitarëve të përfshijë edhe një emër tjetër, ai i ish-punonjëses së Sigurimit, Poliksen Kovaçi. Aprovoi 1 kërkesave nga kryetari i trupit gjykues Artan Zeneli, i bërë që në ditët e ardhshme të bëhen dhe Çarçani që gjendet përballë, Adil Çarçani ka qenë përballë në shkollën e tij të lartë, ku si personazh i privilegjeve. Për arsyeja e paraqitjes së dëshmitarëve, duke u nisur nga raportet e avokatëve, paraqitja për vendimin e Byrosë Politike të vitit 1976, për atë që tregoi dëshmitari, për praninë që ai ka pasur në atë ngjarje. Sipas gjyqtarëve, vendimi nga Byroja Demokratike dhe pa amnisti është i rishikimit të vendimit të dytë se parë të gjithë nga ana e zotit Zeneli për mosublikimin e mosfletimit ndaj fjalëve të paqes, dëshmitarëve. Duhet pasur dëshirë për t’iu bindur fjalës së përgjegjësisë të ligjit, paraqitës e gjykimit personal, pa varësisht nga gjykimi personal, duhet eventualisht se ndër ata që u pyetën dje ishin Kico Kasapi, Pkhelin Gjeci e Abdyl Backa, pra mbetet misterioz vendimi i 1 janar 23.3.1976 i Byrosë Politike i cili përbën sipas të pandehurve bazën argumentuese të trajtimit të veçantë të kandidatëve të KQ, të anëtarëve të KQ, të anëtarëve të Byrosë. Çfarë ishte pikërisht ky vendim, mbetet pikërisht ky vendim mister në Byrosë se albanizmit e bazuarshmërisë p.sh. me një vepër të tillë ish-muzeu i diktatorit, të cilët i t’i ishin autori. Por pa u referuar saktësisht dëshmitarëve, nga çfarë u tha, që ka qenë në kushtet e luftës, del se ky vendim është zbatuar i shoqëruar me krijimin e një mjedis të ri, për mbrojtje, të mosfletimit të tyre, e trajtimit i veçantë të jashtëzakonshëm të ngjarjeve të tyre. Gjatë gjithë vazhdimit, ishte e përgjigjshëm ky për dy veteranë të Byrosë, dhe një vepër e Byrosë së albanizmit e barbarizmit p.sh. Shkrimtarë të njohur në ...[?]

ADMIRIM PER ÇFARE ESHTE ARRITUR NE SHQIPERI

- RINDERTIMI I SHQIPERISE ESHTE NJE CESHTJE E PERGJEGJESISE SE PERBASHKET BRENDA VENDIT DHE E KOMUNITETIT NDERKOMBETAR - INICIATIVA QE ESHTE NDERMARRRE NGA UDHEHEQJA E SHQIPERISE ESHTE RESPEKT PER POPULLIN. KONFERENCA SHTYPI E Z. WILFRID MARTENS, PRESIDENT I UNIONIT DEMOKRATIK EVROPIAN DHE Z. TRITAN SHEHU, SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PDSH. Dje në orën 11.00, në Qendrën Ndërkombëtare të Shtypit në Tiranë, dhanë një konferencë shtypi për gazetarët, z. Wilfrid Martens dhe z. Tritan Shehu të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit të UDE, z. Kostas dhe zonja Loune, si dhe zëvendësekretari i PDSH, z. Ali Spahia dhe shefi i departamentit të shtypit dhe informacionit të PD, z. Lorenc Ligori. Zoti Tritan Shehu, Sekretar i Përgjithshëm i PDSH, në fjalën e tij hyrëse theksoi: - Falënderojmë zotin Martens dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për këtë vizitë të bërë me ftesë të zotit Selami në Shqipëri. Kjo vizitë bëhet në kuadrin e integrimit të plotë të PD në strukturat politike evropiane që i përkasin spektrit të saj. Dua të falënderoj personalitetet e shquara politike si z. Wilfrid Martens, President i këtij Unioni, z. Tomas Jonson, Sekretar i Përgjithshëm, z. Egon Klepsh, Kryetar i Parlamentit Evropian etj., për ndjenjat miqësore dhe dëshirën e madhe të tyre për të mbështetur ndryshimet demokratike në Shqipëri, reformën tonë, zhvillimin tonë drejt demokracisë. Gjatë kësaj vizite delegacioni i Bashkimit Demokratian zhvilloi bisedime të ngrohta e të frytshme me PD me përfaqësuesit tanë të kryesuar nga z. Selami, si dhe kryetari i grupit tonë parlamentar, z. Spahija. Në takim nga ana jonë u bë një ekspoze e ecurisë së zhvillimeve demokratike në Shqipëri, e problemeve kryesore politike e ekonomike me të cilat ndeshemi dhe e pikëpamjeve tona për t’i zgjidhur ato. Nga ana tjetër u fol gjithashtu mbi format e organizimit të PD, shtimin e radhëve të saj dhe për çështjet kryesore që na hasin. Një vend të veçantë zuri pikëpamjet tona për zhvillimet e fundit ndërkombëtare, veçanërisht për ato në rajon si dhe për atë çka po ndodh në ish-Jugosllavi. - Mund të them se në përgjithësi për këtë çështje e të tjera, që u diskutuan, kishte pikëpamje të përafërta. Pra, me kënaqësi u konstatua se bashkëpunimi ynë mund të jetë shumë i frytshëm dhe më i frytshëm në të ardhmen. - Në pikëpamjet e tij z. Martens vlerësoi arritjet tona në rrugën e demokracisë dhe të reformave dhe na siguroi për mbështetjen e një solidariteti dhe të ardhshëm, mbështetje që i jep PD, Qeverisë Demokratike dhe presidentit Berisha. Një delegacion i Unionit Evropian për demokracitë kristiane, i kryesuar nga ish kryeministri Belg Wilfried Martens, President i UDE-së dhe i EPP-së vizitoi nga 16-17 dhjetor 1993 Republikën e Shqipërisë. Unioni Evropian i demokracive kristiane është një Konfederatë i Demokracive Kristiane dhe partive popullore nga vende të ndryshme në kontinentin Evropian dhe është organizatë demokratike kristiane. UDE-ja mbron personazhin dhe forcimin e një shoqërie model të bazuar në vlerat e humanizmit kristian dhe parimit themelor të personalizimit. Demokracitë kristiane luftojnë për liri, barazi themelore, drejtësi, solidaritet, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoritetit. UDE-ja mbron dhe përkrah në këtë kuptim këto parime themelore si një garanci për të gjitha qeniet njerëzore që të gëzojnë lirinë në një pozicion më të mirë dhe më të begatë në jetën e tyre më të tjerët. Së dyti, UDE-ja është në favor dhe funksionon si një motor për procesin e integrimit Evropian. Për më tepër, UDE-ja inkurajon një zgjerim të mëtejshëm të Komunitetit Evropian. Këto janë arsyet përse UDE-ja ndjek me interes të jashtëzakonshëm zhvillimin dhe evolucionin në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore. Ne gjetëm në pothuajse gjithë këto vende përparime të përshpejtuara për të bashkëpunuar. Ne kemi përpjekje të mëdha demokratike për të gjithë anëtarët. Shumë parti i kërkuan UDE-së bashkëpunimin e mëtejshëm për anëtarësim. Me interes të madh u përgjigjëm për Komunitetin Evropian dhe për ndërtimin dhe procesin e demokracisë dhe të reformës ekonomike. (Vijon në faqen 8)

PËRGENJESHTRIM

Gazeta «Iliria» datë 25 nëntor 1993, në korespondencën e gazetarit të saj në Tiranë, z. Genc Tirana, boton lajmin sipas të cilit «zyrtarë» të Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare i kanë uruar mirëseardhjen në Tiranë zotit Leka Zogu në mungesë të Kryeministrit Meksi. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme deklaroi se konsideruar këtë lajm krejtësisht të pavërtetë, sqaron se asnjë zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk e ka pritur z. Leka Zogu, aq më tepër në emër të Kryeministrit shqiptar. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Tiranë, më 17.12.1993

Pas aktorit Imami në Beograd edhe Namik H(K)oti...

Pas vizitës së krerëve të Aleancës (me Beogradin) te Milosheviçi, përkatësisht arkeologut Ceka dhe aktorit klithës Imami, kësaj radhe gjendet një tjetër «personalitet» që e quan të zgjidhur çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi. Ky është i njohuri si bletërritës dhe në zanate të tjera, z. Namik Hoti. Siç duket, gjakpirësit serbë po gjejnë partnerë dinjitozë: Çekën, Imamin dhe Hotin ose bënjanimet e R. Alisë për të biseduar për paqen në Ballkan! Në Shqipëri është e tepërt t’i bësh koment dhe prezantim figurës «politiko-drejtë» të plakut H(K)oti, konsumuar për «hallet e popullit» gjer në plakat e bulevardit me kalamaj. Megjithatë të «mbyturit» serb i duhet ta kërkojë shpëtimin e vet mbarë duke u kapur edhe pas hijat. VEZHGUESI X KRYETARI I PDSH, Z. SELAMI NE SHBA Dje u nis për një vizitë private disaditore në SHBA kryetari i PDSH, zoti Eduard Selami. Zyra e Informacionit e PDSH