24/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 dhjetor 1993

Përuroni në kryeqytet Qendra Kombëtare Spitalore Universitare e Traumatologji-Ortopedisë

- Merr pjesë edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha - Ditën e mërkurë më 22 dhjetor në Tiranë u zhvillua ceremonia e përurimit të Qendrës Kombëtare Spitalore Universitare të Traumatologji-Ortopedisë, ngritur pranë Spitalit Qendror të Ushtrisë në të cilin mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Ai shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ministri i Arsimit, Xhezair Teli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ilia Vasho dhe nga mjekë e specialistë të këtij spitali. Pas disa të dhënave njohëse nga ministri Shehu, e mori fjalën Presidenti Berisha, që e cilësoi ngritjen e kësaj qendre si një ngjarje të rëndësishme; sepse ajo krijon kushtet e domosdoshme për trajtimin e kësaj patologjie të rëndë në Shqipëri. Ai e vlerësoi këtë qendër, jo vetëm për pajisjet dhe aparaturat e saj, por në radhë të parë për mjekët e aftë që punojnë aty si dhe për vlerën e këtij institucioni shëndetësor si një qendër didaktike dhe specializimi. Kjo qendër ka 220 shtretër dhe nga pikëpamja e shërbimeve do të përfshijë të gjithë vendin. Për ndërtimet, për stabilizimin dhe funksionimin e panderprerë të rrjetit të ujit, lavanterinë dhe sistemin e ngrohjes u shpenzuan 45 milionë lekë. Duke vizituar qendrën e protezimit, Presidenti Berisha theksoi nevojën e pajisjes së vazhdueshme të kësaj qendre dhe në veçanti të ofiçinës së saj. Në takimin që pati me mjekët, në fund të vizitës së tij, Presidenti vuri theksin, ndër të tjera, në mbështetjen që u duhet bërë mjekëve dhe specialistëve të aftë. Ai tha se nuk është e lehtë të jesh specialist i shquar. Përveç investimit individual, duhet përballuar edhe konkurrenca profesionale. Vetëm një trajtim i veçantë i mjekëve të aftë e bën të mundur krijimin e një elite profesionale, aq të domosdoshme për zhvillimin e një kombi. Në fund, drejtori i Spitalit Qendror të Ushtrisë, Ilir Kajo, dhe shefi i kësaj qendre, Pëllumb Karagjozi, e falënderuan përzemërsisht Presidentin Berisha për praninë e tij në përurim. - ATSH -

GAZETE E KRIMIT, TERRORIT DHE E MASHTRIMIT

«DUKE KERCENUAR PRESIDENTIN E REPUBLIKES ME VRASJE BEHET THIRRJE PER LUFTË CIVILE -» Platforma e krimit në faqet e «ZP» po e kërkojnë në çdo numër saj shoqërinë shqiptare. Lëvizja kriminale e idhujve të vdekur në përmjet «ZP» justifikuan vrasjet barbare, kampet e përqëndrimit e deri te bunkerizimi i Shqipërisë dhe izolimi i saj top për 50 vjet diktaturë, PPSH, e po artikulohet me besnikëri të vazhdueshme të veprës së gjakut dhe vrasjes së kombit shqiptar përmjet po kësaj gazete. Lëvizja që «ZP është një gazetë e krimit dhe terrorit njerëzor» e di realitet. Ajo në çdo numër të saj bën thirrje për gjak, për hakmarrje ose zhdukje fizike të demokratëve. Në selinë e «ZP» pushojnë në flenë gjëra, dhe as botuar, siç përpiqet të na e mbushë mendjen kryeredaktori i «ZP», Thoma Gëllçi, por banditë e komunizmit bolshevik si D. A.- kur bën thirrje: «Të përdorim çdo mjet për të çrrënjosur pushtetin e PD», gangsterëve të ish-regjimit të shtetit tek kërcënojnë me luftë civile duke paralajmëruar edhe vetë deri edhe vetë Presidentin Berisha me atentat, duke lëshuar fjalën se “ka edhe Avni Rustemë” (shkrimi i botuar me firmën Matohiti), apo, naziskina, pjella e fantazisë kriminale Hoxha - Shehu të tipit K. Islami me thirrjet “Do t’i tërheqim zvarrë, do ua shtypim kokat demokratëve”. Atëherë, kujt don t’ia mbushë mendjen Thoma Gëllçi dhe Gëllçe se është qënka i rrethuar nga arbitarët dhe arroganca policore?! Vetë lexuesi le të gjykojë se çfarë kërkon Z. Gëllçi dhe padrejtësie t’i bëjë në Shqipërinë e thirrjeve të tyre dhe platformën e tyre. Zoti Gëllçi, nuk është “PD”, jeni ju, zoti Gëllçi, dhe shefat e tu të urdhërojnë të bëhet të thirrjet dhe platformat e diktaturës për popullin shqiptar. Kjo është liria e shtypit për ... Për të gjitha këto, z. Gëllçi duhet të përgjigjesh përpara ligjit në shtet demokratik, pasi nëse është “ZP”-së kryer veprën e ushtrimit të terrorit dhe kërcënimit. Jeni ju, zoti Gëllçi, që mashtroni opinionin publik shqiptar, që mbrojnë korrupsionin me 600 artikuj të shkruar me mbulime vjedhjesh e të Nanos. Jeni ju, zoti Gëllçi, dhe gazeta që drejtoni, që keni mbrojtur korrupsionin e parlamentarëve të kuq. Ti në “ZP” ke grabitur 400 000 dollarë vetëm para dy vjetësh, të ardhura këtu nga partia - shtet në llogari të “ZP”-së. Zoti Gëllçi, është “ZP”-ja që është ngritur mbi parimet e krimit dhe të gjakut, hakmarrjes dhe mashtrimit, terrorit dhe persekucionit shqiptar. Këtu veprën malabre, antifetare, ju po vazhdoni ta kryeni me zvarrë duke terrorizuar shoqërinë shqiptare. Z. Gëllçi, a bën thirrje dhe gazetave të tjera të “ZP”-së të thërrasin vëlla për shpërdorimin e lirisë së shtypit dhe për të bërë atentat demokratik. Ne do t’ju kujtojmë me këto fakte se afër të treguan vazhdim ...? ... kundër historisë njerëzore, e kanë në ...? ... për të sjellë vendin drejt krimit, korrupsionit, rrugaçërisë dhe terrorit të tyre.

Është më e lehtë të gjesh kush e dogji bibliotekën e Aleksandrisë, por...

Ndëruesi mbetet ndërtues, djegësi-djegës dhe shkatërrues... - Nga fjala e ministrit të pushtetit lokal, zoti Rexhep Uka, në mbrojtje të projektligjit “Për buxhetin lokal”- Anëtarësimi ynë në familjen e demokracisë evropiane realizohet vetëm duke bërë reformën dhe ristrukturime të fuqishme, të maturta dhe të pakthyeshme. Thirrjeve për bllokimin e pushtetit lokal tashmë u ka dalë boja. Ndodh, dhe është aspak e çuditshme, që ata që zhbllokuan gjithë shoqërinë të akuzohen si bllokues nga vetë bllokuesit. Nuk të habit fakti që në librat e historisë së vjetër është më lehtë të gjesh kush e dogji bibliotekën e Aleksandrisë se sa kush e ndërtoi atë, por kjo do të thotë aspak se të dytët historia i humbet. Jo, përkundrazi, ndërtuesit mbeten ndërtues, djegësit-djegës dhe shkatërrues. Në hierarkike ndërtijet autonome lokale dhe qendrale, këshillat e komunave bashkive dhe rrethteve kanë dhe po marrin përgjegjësinë e tyre ekskluzive pjesë më të madha të jetës publike. - MONOPOLI NE FUS... D E PRONESISE - Në fushën e pronësisë dhe të drejtave mbi të shtetit nuk është më i vetmi pronar i pasurisë publike, me ligjislacionin e përgatitur është shtruar rruga që autoritetet lokale si persona juridike të jenë ose kanë aftësi, e të drejta ligjore për të vepruar në kuadrin e të drejtës civile. - MONOPOLI FINANCIAR -

Konsultë mbi përdorimin e të ardhurave me vlerë në procesin e privatizimit

- Merr pjesë edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha - TIRANË: Më 22 dhjetor në mjediset e Kryeministrisë u zhvillua një konsultë mbi përdorimin e letrave me vlerë në kuadrin e programit të privatizimit masiv. Morën pjesë Presidenti i Republikës, Sali Berisha, kryeministri Meksi, si dhe ministra, deputetë, përfaqësues të partive politike, të pushtetit lokal, konsulentë të huaj dhe ekspertë të tjerë. Në këtë konsultë Presidenti Berisha vuri në dukje se një ndër objektivat themelore të vitit të ardhshëm është kalimi në përdorim i sistemit të letrave me vlerë për realizimin e privatizimit në shkallë të gjerë të ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha. Ky proces, theksoi Presidenti, është jetik për fatet e reformës, për shpejtimin e ritmeve të zhvillimit të Shqipërisë, ndaj dhe vendosëm të thërrasim këtë konsultë të përbërë nga specialistë, përfaqësues të partive politike, qeveritarë etj. Me aplikimin e letrave me vlerë, vazhdoi Ai, në këtë proces që siguron pronësimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, qeveria do t’u përmbahet plotësisht parimeve të ekonomisë së tregut. Për këtë qëllim, është e domosdoshme që nga procesi i privatizimit, çdo qytetar të përfitojë diçka nga djersa që ka derdhur deri më sot, sikundër është e domosdoshme që të respektohen përparësitë që vijojnë: Së pari, kompensimi i ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë. Së dyti, kompensimi i ish-pronarëve në masën e parashikuar me ligj. Së treti, përparësi duhet të u jepet atyre personave që nuk përfituan nga privatizimi i banesave si gjithë të tjerët, si dhe kategorive të caktuara të popullatës të kërcënuar nga varfëria. Më poshtë Presidenti tha se përshpejtimi i procesit të përdorimit të letrave me vlerë kërkon një bashkërendim të punës midis ministrisë së Financave, Agjencisë së Privatizimit dhe Bankës së Shtetit. Larmia e përdorimit të letrave me vlerë dhe integrimi i Bordeve të Privatizimit në këtë proces, është kusht për shpejtimin e procesit të privatizimit në Shqipëri. Kryeministri Meksi theksoi se janë hartuar ligjet për pronat, ligji i truallit, ai për kompensimin e ish-pronarëve dhe janë akoma për t’u punuar edhe ligje të tjera. Qeveria, vazhdoi ai, ka marrë përsipër në këtë program edhe problemin e të pasrehëve. Ata kanë të drejtën e kompensimit përmes letrave me vlerë sipas kontributit të tyre në pasurimin e ekonomisë kombëtare. Për këto, do të paraqitet një vlerë e arsyeshme. Një kategori tjetër janë e- (Vijon në faqen 6)

Mbi takimet e z. Eduard Selami në Washington

Mbi takimet e z. Eduard Selami në Uashington

Me datë 22.12.1993, z. Selami pati një takim privat me personalitetin e shquar të politikës ndërkombëtare, z. Zbignjev Bërzhinski. Ata biseduan mbi zhvillimet më të fundit të situatës në rajon e veçanërisht në ish - Jugosllavi, për rrugët e mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje paqësore në Bosnjë-Hercegovinë si dhe për përcaktimet që duhen bërë për parandalimin e konfliktit në Kosovë, i cili do të përbënte një rrezik serioz konflikti për të gjithë rajonin. Z. Bërzhinski shprehu konsideratën dhe vlerësimin e tij më të lartë për zhvillimet demokratike në Shqipëri, e cila, sipas tij, ka qenë misteri më i madh i diktaturave komuniste. U shkëmbyen mendime lidhur me mundësinë e anëtarësimit më të shpejtë të disa vendeve ish-komuniste, duke përfshirë edhe Shqipërinë në NATO, si një faktor që do t’i shërbente sigurimit të Evropës të pasluftës së ftohtë. Po në këtë ditë, z. Selami zhvilloi një takim me Dr. Edwin Fulner, President i Fondacionit Heritrixh, përfaqësues i Partisë Republikane Amerikane në IDU (Union Demokratik Botëror), ku u bisedua mbi marrëdhëniet e PD me EDU, me Unionin Demokratik Botëror, si dhe lidhur me zhvillimet e rezultatet e Kuvendit Kombëtar të PD. Ata shkëmbyen mendime lidhur me ecurinë e reformës në Shqipëri, mundësinë e rritjes së kontaktit të Partive të Unionit Demokratik Botëror dhe atij Evropian, shkëmbimin e mendimeve lidhur me disa zhvillime të fundit politike dhe ekonomike në vendet ish-komuniste, diskutuan për mundësitë dhe rrugët konkrete për tërheqjen e investitorëve të huaj, veçanërisht amerikanë në Shqipëri. Z. Fulner, vlerësoi mjaft ecurinë dhe sukseset e reformës në Shqipëri, arritjet demokratike si dhe vendosmërinë e qeverisë demokratike e të President Berisha për të çuar më tej reformën. Në takim me z. Fulner mori pjesë dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, z. Lublin Dilja. Departamenti i Shtypit dhe Informacionit të PDSH

Miratohen ndryshime në sistemin e taksave dhe ratifikim marrëveshjesh zhvillimi

- Forcohet burimi i të ardhurave të pushtetit lokal - Duke pasur parasysh që taksat lokale ekzistuese nuk sigurojnë burimet e nevojshme financiare të pushtetit lokal, duke u bazuar edhe në specifikimin e ushtrimit të disa llojeve veprimtarie të veçantë u mendua që, me projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7800, dt. 3.3.1993 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, disa taksa nacionale ekzistuese të kalojnë si taksa lokale, si dhe të zbatohen disa taksa të reja. Ishte pikërisht projektligji i mësipërm ai që u diskutua dhe u miratua në fillimin e seancës së fundit plenare të vitit 1993, ditën e shtunë, më 18 dhjetor. Me këtë ligj forcohet kështu burimi i të ardhurave të pushtetit lokal. Taksat që kalojnë nga nacionale në lokale janë: 1. Taksa për kryerjen e veprimtarive mjeksore noteriale dhe të hipotekave. 2. Taksa për regjistrimin e veprimtarive të ndryshme. 3. Taksa e regjistrimit për ushtrimin e veprimtarive, konkurseve paikashuese dhe lojërave të fatit me karakter lokal. Taksat e reja lokale do të jenë: Taksë për bagëtitë, të thëruara që është me tarifë fikse. Për bagëti të trasha taksa është 50 lekë dhe të imta 20 lekë për kokë. 2. Taksë për ndërtimet e reja me tarifë fikse 5 lekë për m2 mur të jashtëm. 3. Taksë tabele për të gjitha dyqanet, lokalet e shërbimeve, etj., të cilat detyrohen të varin një tabelë para hyrjes së tyre. Masa e taksës është 500 lekë në vit. Pas këtij projektligji u miratuan edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredidhënies së zhvillimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit për Projektin e Zhvillimit të Rrjetit të Morojsjes Shoqërore të Shqipërisë”. Janë këto dy kredi me vlerë 3,9 milion SDR (rreth 5,4 USD) me kushte dhe afate sipas standardeve të vetë IDA-s. Rikthimi i plotë i këtyre kredive me interesa të ulëta do të bëhet me këste nga dy herë në vit (maksimumi i interesit të kësteve do të jetë deri në 2 për qind dhe mbaron së kthyer në gusht të vitit 2033). Pas u miratua edhe saktësimi në ligjin “Për festat zyrtare”, zonja Arbnori deklaroi se këtë seancë mbyllen edhe punimet në seancat plenare të Kuvendit Popullor për këtë vit, që është një vit sa i ngarkuar aq edhe i suksesshëm. Kuvendi Popullor do të ketë pushim dhjetë javësh së pari të vitit që vjen. Drejtori i “ADN-së”

URIME

ESHTE KENAQESI DHE BARETIM I MADH SHPIRTEROR QE NE EMRIN E PD DHE TIMIN PERSONAL TE UROJ TE GJITHE BESIMTARET: «GEZUAR DHE NGA MOT GJITHNJE E ME MIRE FESTEN E KRISHTLINDJEVE»! E. SELAMI KRYETAR I PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE REDAKSIA E GAZETES «RILINDJA DEMOKRATIKE» URON GJITHE BESIMTARET: «PER SHUME VJET GEZUAR KRISHTLINDJET»!

- U HOQ MONOPOLI POLITIK -

- MONOPOLI FINANCIAR - Ekzistonte një buxhet unik (i vetëm) i shtetit që përmbledhte, gjithashtu, të gjitha të ardhurat buxhetore lokale, por nuk mund të flitej për politikë financiare në nivel lokal. Me sistemin e ri, autoritetet lokale kanë burimet e veta financiare dhe do marrin nga shteti subvencione të llogaritura sipas kritereve objektive; nga ky fakt ato varen gjithmonë pak e më pak financiarisht nga buxheti qendror, por do të jenë në gjendje për të zbatuar e vënë në jetë politika lokale që u përgjigjen nevojave të popullit. - ADMINISTRIMI - Aparati administrativ shtetëror ishte një nga ekzekutuesit e vullnetit e të takave të qendrës. Burokracia publike ishte, gjithashtu, një pushtet politik që kalonte nga shteti komunist. Sot, në Shqipëri, në nivelin lokal ekziston një administratë publike dhe kjo, natyrisht, këshillat komunare, të bashkive dhe të rretheve kanë strukturën ekskluzive të tyre. Në mënyrë të pavarur nga shteti ato janë në gjendje të zbatojnë e administratën e tyre politikat e tyre.

Burimet e të ardhurave të buxhetit lokal të pavarur

- NGA LIGJI “PËR BUXHETIN LOKAL” - NENI 6 Të ardhurat e buxhetit lokal të pavarur formohen nga: a) Të ardhurat nga burime të brendshme lokale, në të cilat përfshihen: - të ardhurat nga taksat lokale; - të ardhurat nga tarifat e shërbimeve; - të ardhurat nga veprimtaritë, ndërmarrjet e institucionet që janë pronë e pushtetit lokal; - të ardhurat nga gjobat në zbatim të kompetencave; - të ardhurat nga interesat aktive (nga interesat e depozitave që derdhen në banka). b) Të ardhurat nga buxheti qendror, në të cilat përfshihen: - financimi nga buxheti qendror; - të ardhurat nga pjesa e taksave dhe e tatimeve kombëtare, që me ligj i bëhen nga pushtetin lokal. c) Të ardhurat nga ndihmat dhe kreditë, në të cilat përfshihen: - të ardhurat nga ndihmat e organizatave humanitare dhe ato që rrjedhin nga marrëdhëniet që vendosen ndërmjet organeve të pushtetit lokal dhe homologëve të tyre në shtete të ndryshme; - kreditë e veta për investime sipas procedurave të përcaktuara me ligj; - të ardhurat nga kontribute dhe sponsorizime të ndryshme. Burimet e të ardhurave sipas kësaj strukture përcaktohen me ligje përkatëse.

- U PËRMBYS PUSHTETI MONIST SHTETËROR -

Uniteti i pushtetit shtetëror nënkuptonte vetëm buxhetin si donator pushteti për të gjitha aspektet e jetës publike. Ndarja e pushteteve nuk ekzistonte. Në një sistem të tillë nuk kishte vend për një administratë lokale autonome. Fusha e autoriteteve lokale nën vartësi të një pushteti

Kuvendi Popullor në seancën e fundit plenare të ’93-shit