Të dy Presidentët vlerësuan shumë pritjen dhe bisedimet e z. Rugova me Ministrin e Jashtëm të Francës, Alen Zhypp, Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, znj. Lalumiere dhe me Znj Mitero.
Këto bisedime sikurse dhe bisedimet e mëparshme të z. Rugova me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Andreata, Ministrin e Jashtëm të Asamblesë, z. Mock, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, z. Kastrup, me z. Hog, Ministër në Ministrinë e Jashtme të Anglisë, dëshmojnë qartë shkallën e lartë të preokupimit që Bashkimi Evropian ka për problemet e Kosovës. Ata janë shprehur se vlerësimit që vendet e mëdha të Evropës kanë për politikën e urtë, të mbështetur në mjete dhe metoda paqësore të udhëheqjes legjitime të Kosovës. Të dy Presidentët vlerësuan se dialogu konstruktiv me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe SHBA është i domosdoshëm për zgjidhjen legjitime të problemit të Kosovës.
Ata gjithashtu çmuan njohjen nga Komuniteti Evropian e Maqedonisë si akt i rëndësishëm në stabilitetin e kësaj republike, që do të kontribuojë në stabilitetin dhe paqen në Jug të Ballkanit si dhe në respektimin dhe garantimin e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në këto republika.
ATC
A ËSHTË FAJTOR FATOS NANO?
- Për interesa që nuk dihen, veproi sipas «urdhërave» të Levante Co në parinë e parë të ndihmave e më pas...
- Megjithë shqetësimet që dolën e për të cilat ai tha: «Dakord» Komënguli përsëri tek Levante Co -
Se si u veprua me parinë e parë të mallrave të ndihmës italiane tashmë është bërë e qartë. Qeveria shqiptare e kryesuar nga F. Nano solli në Shqipëri mallrat e për të propozuar Levante Co e jo ato për të cilat kishin nevojë njerëzit. Po ky ishte vetëm hapi i parë, historia e vërtetë e skandalit do të vinte më pas; Mallrat jo vetëm që ishin shtoqe (është del logjikisht) por ishin dhe me çmime fantastike. Në këto kushte njerëzit që merrëshin me këto problem (specialistët) paraqitën përpara ish-kryeministrit shqetësimet e tyre.
«Në bazë të dokumentave të dërguara nga ambasada italiane për furnizimin me mallra në kuadrin e ndihmës falas për 10 miliard lireta, rezulton se çmimet e faturimit të mallrave për dy ngarkesat e para janë të larta në nivelët e çmimeve në pakicë, madje edhe mbi atë dhe konkurrentët»
Vijon lista e mallrave
MINISTRI I TREGTISË SË BRENDSHME
Alim Vili
Tiranë, më 3.4.1991
Nga ana tjetër, drejtori i degës së repartit 101/K i nënshkruar me administrimin e ndihmave do të akuzonte për këtë problem:
Këto veprime na duken të nakuptimta, burokratike dhe të qëllimta për të mbuluar mangësitë e krijuara pikë
Dega e Repartit 101/K
Drejtori
(Paok|Filari)
Durrës më 6.4.1992
E jo vetëm kaq, ja dhe njëherë faksimile e shkresës së Gavrosh Pogaces dërguar «sh. Fatos».
Shqetësimi kryesor ka qenë çmimi mjaft i lartë i mallrave të sjella. Nga faturat që janë sjellë më vonë rezulton se ato janë shitur me çmime me pakicë, duke u shtuar edhe shpenzime të tjera mbi to.
Përgjithësisht mallrat e sjella nuk kanë përfaqësuar nevojat tona më të ngutshme, nga urgjenca për të cilën është kërkuar kjo ndihmë. Janë sjellë edhe mallra që nuk kanë përbërë nevoja as të brezit të dytë, si bizele në lëng, peshk tonë e ndoshta edhe lëngje [?] fruta. Në nivelin e lartë të çmimit, krahas faktit që vetë në tregun italian çmimet e këtyre mallrave janë më të ulta, ka ndikuar edhe ambalazhimi në porcione mjaft të imëta, si peshku në kuti 80 gr.
Pra si shpjegohen shqetësime e ngritura në këto shkresa nëse janë evidentë nga kërkesat tona e vërteta e kësaj ndihme? A mund të besohet «Dakord» (faksimile e të cilit mban shkrimin dis herë). Nano është shkruar «Dakord» porse ndërkohë «ndjek realizimin».
Me këtë rast, U.Vili na thënjë ka është identikja jonë që zbatimi i kësaj ndihme, ku besohet shqepërove Levant. Co të bartë.
(Vijon në faqen 6)
Endër për elaborat...
Një grup të dërguarish të PAD erdhën në Kolonjë në prag të Krishtlindjeve dhe në ditën kur është nata më e gjatë, më 21 dhjetor, Erdhën z. Imami, Peshkëpia dhe Pashko. Erdhin me devizën e kohës të PAD: «Asnjë hap prapa»! Devizë interesante në dukje, po aspak domethënëse në përmbajtje. Ata folën vetëm për hapat prapa dhe me fjalët e veta treguan se kanë mbetur shumë prapa kohës. Që z. Imami do të mohonte çdo arritje të Qeverisë Demokratike gjatë 18 muajve të qeverisjes së saj, kjo nuk na habiti. Atij i ka mbetur plaka e gramafonit që në parlament. Harroj Imami foli për privatizimin, po u tregua i sinqertë kur tha se nuk e dinte se si ecet në Kolonjë... Dhe ai fliste në Kolonjë e për Kolonjën!!!
Foli z. Imami dhe për «policizimin» e vendit. Pse si e doni ju zotëri vendin? Me polici e EHD? Me atë dukuri si dikur kur socializistët lanë në Shqipëri në vitin ’90-të, kur ata përdorën politiken e «tokës së djegur»?!! Foli zotëria e tij dhe për «figurën totalitare» të pushtetit të sotëm mbarë, lindor... A e dini ju, z. Imami, se nga bie Lindja? Lindja nuk është më ajo që ka qenë. Po ju kini të drejtë, se pse kini pa rastin Serbinë e Millosheviçit...
Je i sinqertë në fjalët e tua kur kërkove mbështetjen politike të kolonjarëve. Si ke sy e faqe të kërkosh mbështetje të ata, kur ti zgjedhjeve elektorale në të zgjedh deputet më 22 mars 1992? A i beson më njeri ty dhe në veçanti, kolonjarët?!!
Ty mund të të besojë Millosheviçi dhe me siguri do të falënderojë për ndihmën që i dhe. Por, ama, nuk të asnjë fjalë për reagimin e drejtë dhe energjik të partive politike të shqiptarëve të Kosovës lidhur me vizitën e delegacionit të Miloševiçit në Kosovë.
E akuzuat Qeverinë demokratike si të paaftë dhe DP si parti që ka për objekt hakmarrjen. Kurse PS-në e quajtët parti të tipit evropian!! Kur është një zbulim juaji... PPS-në e Enverit, të Ramizit, të Fatosit, atë PS që edhe ju vetë e thatë se vendin tuaj, kundërvër, se ka mbetur pa drejtim politik që nuk u burgos Nanoja, etj... Bile thatë se ajo është po ajo parti që nuk është shkëputur as nga komiteti i dikurshëm. E po si qeneka atëherë evropiane ajo parti?
Shatë e nuk latë gjë pa thënë për qeverinë Meksi. Po mirë, gjatë të këtij një viti e gjysëm kjo qeveri nuk ka bërë asgjë të mirë? Vetëm Qeveria e Stabilitetit pasaka qenë më e mira deri tani? E po ajo nuk mund të ketë qenë se ishte ju në krye, z. Pashko, ju që e bëtë gabim me atë privatizimin tuaj, ju dhe shokët e tu që u lanë dorë të lirë komunistëve të rrëmbenin pushtetin ekonomik.
Shkurt, ju mbeteni në ujërat e PS-së kur bini në pozitat e saj nihiliste për punën e bërë deri tani nga Qeveria Demokratike... lexo «ZP». Dhe do ta takoheni si në zgjedhjet tuaja.
Ju akoma vuani nga kompleksi i vjetër i frikës prej Sigurimit të Shtetit, duke vënë shenjën e barazimit midis tij dhe SHIK-ut të sotëm. Vuani nga delir i persekutimit. Flini të qetë: nëse ju nuk tradhëtoni interesat e Shqipërisë, ...
(Vijon në faqen 2)
Nata e parë e festivalit të këngës ’93 në RTV
Në orën 20.30 të ditës së enjte datë 23 dhjetor 93 në sallën e Pallatit të Kongreseve u hap asjpa 1 natës së parë të festivalit të këngës ’93 në RTV.
Kontakti e parë spektatori e mori me skenografinë belasuse të konceptuar dhe zgjedhur me shije dhe aftësi profesionale nga arkitektët kosovarë të ardhur nga Zyrhë dhe Gostivari Ibrahim Syylaj dhe Ramadan Aliu. Një perde në prapavijë e konceptuar mbi bazën e arritjeve të fundit të teknologjisë moderne. Drita e kompjuterizuar si element bazë i zgjedhjes vizive jepte mundësi e 2000 vargje tonë konfiguracione në funksion të përmbajtjes të këngës. E gjitha kjo krijonte tek spektatori ndjenjë e një mrekullimi estetik dhe në vete element numër një të spektaklit të këngës. A
përmban këto 17 këngët dhe gjykimet rregjizurale?
Kujtojmë se një spektues i RTV të festivalit ishte i përbërë prej z. Ciklos udhëheqës artistik, z. Gjeta redaktor përgjegjës, A. Kalimari koordinator dhe redaktor letrar, skenaristi M. Koju dhe drejtor të A. Kalamata. Dirigjent të orkestrave lshln F. Deda dhe S. Saraci.
Sipas shorit të përmendur nga vetë këngëtarët të parën këngë midis 17 këngëve në natës së parë këndoi N. Koka, «Të vranë moj dashuri» me kompozitor F. Shahu.
Në mbrëmë të interpretuara 17 këngëve juritë e ngjitur pa vlerësimin e tyre hapën dritën ...
Këngë, A. Hoda...
Haxhiu mërzitet pa shokët
I mbetur larg shokëve, Haxhi Lleshi duket se është në gjendje krize. Si duket nuk e përballon dot në këtë moshë, ndarjen nga shokët e partisë. Kështu në një shkrim e dëshpërimit ai bën dhe një përpjekje për të mos u ndarë prej atyre me të cilët udhëhoqi vendin nga «fitorja» në fitore, dhe e quan publikisht Presidentin Sali Berisha (të zgjedhur me shumicën absolute të votave të shqiptarëve) «tradhtarët më i madh i vendit». Në rast se këtë deklaratë do ta bënte dikush tjetër me siguri që do të zbatohej dëshira e do të dëgjonin këtë shokët, por për sa si Haxhiu populli përderi një fjalë të urtë: «hapi rrugë».
P. P.
Artikuj ko-ligjënj i pare i automacioneve
Më dt. 24.12.1993 në bazë të marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetësisë me Bankën Botërore e kontributi i parë i autoambulancave, i cili në total është 48 copë.
Këto autoambulanca janë të pajisura me mjete të reanimacionit dhe do të shërbejnë për ristrukturimin e shërbimit të urgjencës-lëvizëse ambulatore në disa rajone.
Si etapa e parë kjo urgjencë do të vendoset në 12 qendra kryesore, për të shtrirë më tej në mbarë vendin. Në këto qytete do të vendosen shumë shpejt qendrat e ndihmës radiologjike për të lehtësuar punën në shërbim spitalit.
Ky program shkon paralelisht me hapjen në Tiranë të Qendrës së Shëndetit Neurrologjike e Traumatologjisë dhe detyrimisht do të bëjë që të mundur një përmirësim të dukshëm në ndihmën urgjente.
Përveç kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka programuar edhe rihapjen e klinikën dhe ristrukturimin e organizimit të shërbimit të urgjencës ambulatore dhe në të gjitha rajonet.
NJOFTIM i zëdhënësit të qeverisë
Lidhur me artikujt e botuar në «ZP» të datave 17, 19 dhe 24 dhjetor 1993, të cilat bëjnë fjalë për fletë votimi të zgjedhjeve të 22 Marsit 1992 që janë gjetur në Kavajë, zëdhënësi i Këshillit të Ministrave njofton sa më poshtë:
Sipas ligjit nr. 7556 datë 4.2.1992 «Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor» në nenin 92 thuhet se ngarkohet Këshilli i Ministrave për sigurimin e bazës materiale e financiare dhe për marrjen e masave organizative për zbatimin e këtij ligji.
Vihet në dukje se fletët e votimit kanë patur shenja sekretë të veçanta dhe janë të ngjyrosura. Prandaj për të verifikuar për vërtetësinë nëse ato fletë që disponon «ZP» janë origjinale mjafton të bëhen krahasimet me fletët e tjera origjinale. Në këto fletë janë gjithashtu edhe firmat e anëtarëve të Komisionit të Qendrës së votimit, origjinaliteti i të cilave mund të vërtetohet.
Vetëm në dijeni se nga Bashkia e Kavajës, nga pakujdesia ose me qëllime të caktuara janë marrë fletë votimi. Përvetësimi e shpërdorimi i tyre në cilëndo formë është i dënueshëm.
Fletë votimi janë prodhuar vetëm në vend nën drejtimin e Qeverisë së atëhershme dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të emëruar nga presidenti i atëhershëm, prandaj çdo insinuatë mbi prurjen e tyre nga jashtë dëshmon shpifje për të turbulluar opinionin publik mbi një «akuzë» të rreme të fabrikuar edhe sot nga një kalemxhi i pakrupullt, i falët në...?
Për të kryesuar kryegjykatën e ekstremit të majtë ne gazetën e tyre «ZP».
Me përfundimin e zgjedhjeve procesverbalet me firmat e komisionit dhe përfaqësuesve të partive (pra dhe të PS) u arkivuan bashkë u shqyrtuan anketat që përfaqësuesit e Kuvendit të Popullit kur verifikoi mandatet. Çdo kundërshtim që paraqitet është keqdashës dhe i turpshëm për ata që shkruajnë dhe botojnë shpifje të tilla.
Qeveria do të drejtohet Organëve të Drejtësisë për të mos lejuar me të shpifjet të tilla të vazhdueshme me synime të këqija.
Zëdhënësi i Këshillit të Ministrave
Tiranë, më 24 dhjetor 1993