07/01/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 janar 1994

365 DITË DIPLOMACI-365 SHANSE DREJT INTEGRIMIT NË EVROPE DHE KONSOLIDIMIT TË DEMOKRACISË

E dala nga izolimi i pashëmbullt historik nga vetja dhe të tjerët pa armiq në botë dhe teper e varfër, Shqipëria 3 milioneshe ngjan me shumë si suprize e 3 miliarde njerezve anembane demokracive boterore. Kaosi ekonomik i jashtzakonshem, lufta kunder zotit, ndergjegjes, lirise, mendimit, izolimi nga bota e qytete-ruat, rrenimi diktatorial ku nje e treta e popullsise u kalb burgjeve dhe kampeve te perqendrimit, te permble-dhura ne kanunin çnjerezor te komunizmit, iu imponuan padrejtesisht popullit, kultures dhe historise se tij, duke i krijuar imazhin e vendit sketerre ne boten e qyteteruar. Komunizmi erdhi ne Shqiperi si fatalitet. Shqiperia e çliruar nga prangat e diktatures se imponuar nga ideologjia makabre bolshevike, kerkoi ringjallje. Dhe pare ne spektrin politik, kulturor, ekonomik dhe social, vitu qe lame pas, ishte viti i ringjalljes. Nese 92-shi ishte viti i lamtumires, viti 93 ishte viti i ndertim it e imazhit te lirise, zhvillimit, ndertimit dhe drejtesise. Endrra e kahershme e shqiptareve-integrimi ne Evrope mori ngjyrim realist dhe praktik. Parlamenti shqiptar, kryeministri, qeveria dhe veçanerisht presidenti i Republikes dhe Ministria e Jashtme e Shqiperise, nduan dhe zbatuan nje platforme diplomatike mjaft rrelevative e cila ne me pak se dy vjet, dha shume Shqiperise si shtet. Londer e Moske, per t’i siguruar Shqiperise partneritet ekonomik, ne ecjen e saj drejt suksesit te reformave. Nenshkrimi i pershenturi i marreveshjes me FMN dhe vleresimet e larta te saj pozitivisht per reformat, siguruam imazhin e besimit mes shqiptareve dhe partnereve evropiane. Stabiliteti politik me obligimet e Shqiperise ndaj paqes rajonale, kuadri ligjor i nevojshem per investimet dhe privatizimin, i bene prezent organizmave europiane e boterore, per te bere te mundur, vazhdimin e procesit te ndihmave, kredive, investimeve dhe asistences teknike. Projekte ambicioze u realizuan ne kuadrin e angazhimeve te MPJ. Dy tubime mjaft domethenese, ajo e biznesmeneve shqiptare e te diaspores dhe konferenca e fundit per investimet e huaja treguan se ky shtet dhe kjo qeveri, eshte e angazhuar totalisht ne zhvillimin e ketij vendi. Ofertat mjaft josheshe te BE, KE apo BB, treguan se diplomacia shqiptare u tregua aktive ne tavolinat perendimore per te portretizuar realitetin shqiptar.Pikerisht per kete synim te diplomacise mjaft marreveshje u nenshkruan nga shteti shqiptar ne rajon, Europe apo ne kuadrin boteror. Viti 93 qe percollem ishte nje realitet i admirueshem per kete. Shqiperia per here te pare pas 50 vjetesh, edhe ekonomikisht trokiti ne dyert e Evropes, e sigurte se aty ka miq, dashamires dhe partnere te respektuar dhe serioze. Kjo ekonomik i? la ne kete rast marreveshja ushtarake shqiptaro-amerikane, e para per nje vend postkomunist e cila perben nje shans te forte per sigurine e Shqiperise dhe procesin e integrimit te saj ne NATO. Shqiperia gjate 93-shit fitoi miq te rinj kryesisht te panjohur me pare per ne si Izraeli, Malajzim, pakistani, vendet Nordike, Spanja, Holanda apo vendet Islamike, miqesi qe mori nje zhvillim te vrullshem politik dhe ekonomik. Personalitetet e shquara te politikes rajonale dhe nderkombetare afagjate dhe miqesor. Ne se Greqia e pushtuar nga ethet e shovinizmit deboi emigrantet shqiptare me nje akt dhune te paprecedent, Shqiperise iu gjenden prane aleate te medhenj ne te dy anet e Atlantikut. Misionaret e KSB-se u ftuan nga shteti shqiptar per te vleresuar realitetin e jetes mbi pakicat ne Shqiperi dhe per here te pare ne kete shekull diplomacia jone u kerkoi atyre interesimin e tille te misionareve edhe per trevat e shqiptareve ne Greqi. Partneritet dhe zhvillim marredheniesh me te mira patem SHBA, Gjermani, Angli, Belgjike, por edhe me Francen, Izraelin, Vatikanin,Cekine, Polonine dhe gjithe vendet e bllokut lindor, perjashto armikun e paqes perderballkanike Serbine e Millosheviqit! Marredhenie te mira percollem me fqinjët tane italiane, maqedone e greke. Ne Tirane u prit ... integrimi në Evropë Republika dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ndertuan dhe zbatuan një platformë diplomatike mjaft revulutive. e cila me ne pak se dy vjet, i dha shumë Shqipërisë si shtet dhe imazhit të saj në Evropë e botë. Politika e jashtme shqiptare e ndjekur gjatë kësaj periudhe, u cilësua nga shumë liderë evropianë, si politikë e paqes dhe stabilitetit rajonar. Vlerësim te tillë mjaft domethënës përcaktoi edhe presidenti amerikan B.Klinton në letrën e tij të fundit drejtuar presidentit Berisha. Armiqte gjysmëshekullor të diktaturës shqiptare, SHBA, Gjermania, Italia etj, u bënë partnerët tanë kryesorë në fushën diplomatike dhe ekonomike. Paralelisht diplomacia shqiptare veproi shumë në tre pikat e saj strategjike. Së pari integrimin e Shqipërisë në Evropë: Faktet dhe realiteti i gjallë, tregojnë se viti 1993 shënon hapjen përfundimtare të Shqipërisë drejt demokracisë dhe progresit. Shqipërinë për herë të parë mes vendeve të Ballkanit e vizitoi dhe bekoj njeriu i zotit në tokë, Papa Gjon Pali II, vizita e të cilit ishte një mesazh i qartë për të gjithë se Shqipëria është e vendosur të zhvillojë lirinë dhe demokracinë. Liderët e Turqisë, Italisë, Bullgarisë, Greqisë, Sllovenisë, Malajzisë, Kines etj, u pritën në Tiranë me respektin e mikut dhe dëshirën e bashkëpunimit sa më te frytshëm. Shqipëria e paraqet e izolimit dhe me sukses bashkëpunoi në plan të gjërë ekonomik, politik e ushtarak me organizmat e nderuar të Evropës, NATO, BE, KE, NACC, EFTA, Konferencën Islamike etj, Unionin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, Shqipëria tregoi koeficient të lartë gadishmërie, sigurie, optimizmi dhe partneriteti. Ashtu si Verner apo Klepsh, ashtu si Brien apo Langer, ashtu si Lalumier apo Delor ne përcaktimin e tyre për Shqipërinë, vlerësuan kontributin për paqen, guximin dhe sukseset e reformës, bashkëpunimin dhe stabilitetin, duke dhënë garanci e qëndrueshmërinë bilaterale të metejshëm. Së dyti: Garanci për suksesin e reformës në Shqipëri. Diplomacia shqiptare veproi fuqishëm në Bruksel, Gjenevë, Nju Jork, Vjenë, Bon, Romë, Athinë, Strasburg, Paris, Francen, Izrael, Vatikanin, Çekine, Polonine dhe gjithandej e bllokut lindor, përjashtohet armikun e paqes ndërballkanike Serbinë e Millosheviçit. Marrëdhënie të mira percollem me fqinjët tanë italiane, maqedone e greke. Në Tiranë u prit dhe lideri malazez Bulatoviç, tregonte se Shqipëria iu përkushtua çdo rast paqes, dialogut dhe bashkëpunimit rajonal. Marrëveshjet e shumta ekonomike dhe ushtarake me Turqinë, Italine apo vendet e tjera te rajonit tregojnë vendosmerine e përbashkët për progres demokratik në Ballkan e Mesdhe. Jashtë bazamentit ireal të 45 viteve izolim, diplomacia e re shqiptare i kerkoi dhe i ndërtoi rrugët e mundësitë e shprehjes së vitalitetit demokratik dhe kulturor të shqiptarëve. Ajo i paraqiti botes se qytetëruar lashtesine dhe historine e nderuar te popullit shqiptar, traditen, kulturën dhe kontributin e tij për paqe. Shqiptarët kurrë nuk ishin dhe nuk jane agresore edhe pse pjesa e tyre shkollore kaloi përmes luftërash e betejash për ekzistencën dhe dinjitetin kombëtar. Ata nder shekuj si dhe tani e dëshmuan botës tolerancen dhe shpirtin paqesor te tyre. Dhe në këtë vështrim historik ne te sotmen, perseri perpekje per mbijetese, bashkim dhe dinjitet,shqiptaret dhe udheheqesit e tyre te rinj meritonin me teper se nje çmim”Nobel” mbi paqen, me teper se nje respekt 7 milionesh, me teper se nje Saharov se paqes.Ata sfiduan terrorin serb duke zgjedhur organet e tyre legjitime legale, duke merituar vendin e partnerit serioz dhe real ne tryezat e diplomacive perendimore. Por ata meritojne me teper... Viti 93 si vit i sfidave te medha i afro i me shume shqiptaret me qyterterimin evropian, i afroi me afer realizimit te aspiratave te tyre per progres dhe bashkim kombetar, i respektoi ata si partnere te devotshem ne boten ekonomike, politike dhe ushtarake. Tjetri vit po afron me lamtare te reja, synime te reja, endrra, suksese dhe pse jo ndofta dhe zhgenjime te reja. Dhe ne bashku na mbetet te kultivojme dhe zhvillojme respektin ndaj simboleve kombetare, idealeve te paqes, progresit dhe demokracise.

INCIDENTE TE RENDA NE KUFIRIN SHQIPTARO-JUGOSLLAV

Zedhenesi i Ministrise se Rendit Publik, beri te ditur sot per ATSH-ne se me daten 3 janar 1993, rreth ores 10.30 ne rajonin e piramides d.14/18, vetem 5,5 metra ne thellesi te ish-tokes Jugosllave u vra shtetasi shqiptar Ramadan Ibrahim Mustafa, 25 vjeç nga fshati Kosharish i rrethit te Kukesit. Lidhur me kete incident, menjehere u mblodh Komisioni Lokal i perzier per zgjidhjen e incidenteve kufitare. Nga verifikimi ne vend u konstatua se viktima ka kaluar kufirin, duke kositur bar, dhe eshte qelluar ne befasi nga patrulla serbe, nga nje distance fare e afert, vetem 15 metra. Komisioni, gjithashtu gjeti ne vendin e ngjarjes 9 gezhoja automatikut tip 1-K 1976. trupi i viktimes eshte i goditur nga prapa me 5 predha qe fillojne nga vithet e ngjiten deri tek shpatullat. Kufoma ishte terhequr zvarre 6-7 metra, paralel me vijën e kufirit. Gjithashtu policia dhe trikojka qe ai mbante te veshur, ishin hequr nga trupi. Zedhenesi njofton njekohesisht edhe per nje incident tjeter ne kufi, i cili ka ndodhur me daten 2 janar, ne afersi te vijes se kufirit, 30 metra ne token tone, ne piramiden C-6 ne zonen e Tropojes rreth ores 15.30. Lidhur me kete incident te dyte zedhenesi sqaron se njesiti kufitar serb plagos pa asnje arsye, duke kullotur bagetite, shtetasin shqiptar Hamit Ram Sallahuj, 20 vjeç. I plagosuri eshte derguar menjehere ne spitalin e Tropojes ku vazhdon te jete ne mjekohet. Keshtu, numri i viktimave nga fillimi i vitit ’93 ka arritur ne 21. (ATSH)

Nje president ndalohet per armembajtje pa leje

TIRANE-Burime te brendshme te Komisariatit te Policise Nr.1 te Tiranes bejne te ditur se me 4 janar ne oren 11.00 policia kriminale e ketij komisariati ndaloi shtetasin Bashkim Isufaj, 39 vjeç, president i rojeve civile tek firma “Alimal”. Ndalimi u be sepse shtetasi i lartpermendur kishte prishur rendin dhe qetesine publike. Lidhur me kete ndalim, burimi ve ne dukje, se gjate kontrollit qe iu be atij ne repartin e policise, iu gjet nje revolver i markes çeke me kater fisheke, te cilin ai e mbante pa leje. Materialet e kesaj çeshtje i kaluan prokurorise se rrethit te Tiranes.

Akte kriminale te nxitura nga synime te mbrapsh­ta antishqiptare te shovinisteve serbe

-Deklarate e zedhenesit te Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise- Ne baze te informacionit te mbledhur nga autoritete kufitare shqiptare, me 3 janar 1994, ne oren 10.30, ne piramiden D 14/18 ne Baze, Kukes, rojat kufitare jugosllave, duke goditur me arme zjarri nga distanca 15 m dhe duke i shkaktuar 5 plage, vrane qytetarin shqiptar Ramadan Ibrahim Mustafa, 25 vjeç, 5.5 m brenda territorit jugosllav. Ne te njejten date ne oren 15.00 ne zonen kufitare ne Tropoje, forcat kufitare serbe hapen zjarr nga territori jugosllav dhe plagosen rende ne toke shqiptare, qytetarin shqiptar Hamid Ram Sallaku, 20 vjeç. Keto akte kriminale te paramenduara dhe teper jane vazhdim i veprimeve te tilla qe ata kane kryer edhe ne te kaluarën. Ne incidentet qe kane ndodhur ne kufirin e Shqiperise me Serbine e Malin e Zi, te plagosurit dhe te vraret kane qene te gjithe shqiptare dhe asnje serb. Dy viktimat e fundit e çojne ne 21 numrin e pergjithshem te tyre qe nga fillimi i vitit 1993. Akte te tilla kriminale jane pjese e strategjise se tensionit te luftes, qe ndjek Milosheviçi dhe nxisin situata me pasoja te paparashikuara ne rajon. Ministria e Puneve te Jashtme proteston ashper per keto incidente te cilat duhet te nderpriten menjehere. ATSH

Privatizimi: ritme me te pershpejtuara

BURREL: Ka arritur ne 785 numri i njesive te privatizuara ne rrethin e Matit. Keto i perkasin kryesisht sherbimit komunal, tregtar, te transportit etj. Rreth 30 objekte te tjera qe dolen ne ankand nuk u shitën pasi munguan bleresit. Ne ndonje rast keto te fundit pengohen edhe nga moszbatimi i ligjit per kthimin e pronave. ATSH

“KUR THEMI PS NENKUPTOJME FATOS E KUR THEMI FATOS NENKUPTOJME...”

Rreth nje shkrimi te H.Jupes pas Vitit te Ri Megjithëse vlerat si analist Jupe i ka treguar kur shkruante perpara disa vjetesh per studentet qe kerkonin te hiqnin emrin e diktatorit nga UT apo mbi koncertin e pare te Mira Konçit, perseri ai nuk heq dore nga analizat. kete here ai merr persiper qe ne nje artikull ne ”ZP” titulluar”Partneritet apo vasalitet”, te analizojë nje fraze te Presidentit mbi”partneritetin ne demokraci”. Duke mos i ditur kuptimin e fjales partneritet autori i ”ZP”-se ka shfletuar disa fjalore megjithese permbajtjen e ketyre fjaloreve e ka paraqitur edhe ne artikull vete perseri nuk e ka kuptuar çdo te thote”partneritet ne demokraci”. Partneritet ne demokraci, sh.Jupe do te thote qe te gjithe te kontribuojne per te cuar perpara reformat demokratike jo me fjale, por praktike me vepra. Partneritet nuk quhet sabotimi, nxjerrja e pengesave ne çdo hap, nxirja e gjithçkaje qe lep demokracia. Partner ne demokraci nuk mund te quhen ata qe ne parlament votojne vetem”kundra”, ata qe qajne ende kohen e ”Babes” qe bejne thirrje per gjak e terror. Pra sh.Jupe partneret nuk mund te jene ekstremistet komunist te PS, prandaj edhe Presidenti u beri thirrje forcave te verteta demokratike per partneritet, qofshin ato edhe brenda PS. Kete gje ca si ju nuk mund ta kuptojne. Nuk mund ta kuptojne nje njeri qe frazen e thene nga bolsheviket per Leninin ”kur themi Lenin nenkuptojme parti” e ka perdorur dikur per Enver Hoxhen dhe e perdor perseri sot per udheheqesin Fatos vetem ne forme”te rinovuar” PS ne vasale te saj. Kjo frike lidhet me gabimin qe vazhdojne te bejne disa qe ngaterrojne bashkepunimin me bashkeqeverisjen disa qe ende nuk i kane kuptuar mire shifrat dhe rezultatet e zgjedhjeve te 22 marsit ”Force e madhe” ne Shqiperi nuk duhet te mbaje qendrim, por nese Nano dhe Dokle jane vertete ne vendet e halleve per PS atehere dhe ne e kuptojme sepse PS nuk mund te ndahen prej tyre. Sa per PD, eshte e veshire qe ajo te pranoje partneritet me njerez te tilie aq me teper kur njera ane e tyre eshte e akuzuar per korrupsion. Te jesh partner me Nanon sot do te thote te jesh bashkepunetor ne krim dhe kete PS nuk mund ta pranoje. Sh.Jupe.Por ja qe per ju PS pa Nanon nuk paska.Nuk besoj se mendojne te gjithe keshtu ne PS, por sidoqofte ajo eshte pune per ju. ”Force e madhe” ne Shqiperi nuk jane vetem ekstremistet e majte, o Hamdi, ka edhe te tjere brenda partise tende apo dhe parti te tjera qe ti ne artikull i nenvlefteson.Faktet jane qe PSD ben pjese ne Internacionalen Socialiste, ndersa partine tuaj ende nuk e kane afruar tek dera. Jupe ankohët edhe pse Presidenti ka deklaruar te verteten qe PS nuk ka paraqitur alternativa, por vetem mllefe.”Mos duhet t’i rreshtojme keshtu rastet e alternativave qe ka paraqitur PS?”Pyet Jupe e pasi mendohet pak e mundohet te kujtoje ndonje prej tyre vazhdon:”Na duket humbje kohe dhe vendi”. Sic dihet PS gjithnje i eshte dukur humbje kohe paraqitja e alternativave, prandaj eshte mjaftuar me kundershtimin dhe pengesat qe i ka nxjerre zgjedhjeve te ofruara nga PD. Jupe shqetesohet edhe per faktin se mos PD kerkon ta ktheje kursin politik Fatos Nano e zgjedhjeve te 22 marsit Se fundi do t’i lutesha kryesise se PS qe te mos marre masa te renda ndaj gazetarit te saj per ato qe ka shkruar , pasi me siguri nuk e ka patur me te keq.Ai ka dhene prova qe eshte enverist i bindur , prandaj edhe mund t’i falen lajthitjet. “DUKE MPREHUR LAPSIN KUNDER PRESIDENTIT”