POLITIKA SOCIALE E SHTETIT DEMOKRATIK - NJE POLITIKE NJEREZORE DHE REALISTE
-38% e buxhetit te vitit 1994 do te jete per kompensimin social te reformes-
Futja e vendit ne ekonomine e tregut dhe konsekucenca e shtetit demokratik ne vazhdimin e kesaj rruge, solli nje ndryshim ne raportet sociale te shoqerise. Nga njera ane lindjen tregtaret e vegjel e te medhenj, kapitalistet e pare dhe milioneret e pare dhe nga ana tjeter reforma e shpejte, papunesia e madhe, çmimet e larta dhe inflacioni i pakontrolluar ne fillim, krijuan pershtypjen e nje vështirësie te paparashikuar per njerezit. Ketyre veshtiresive iu shtua si nje zi e gjate edhe propaganda e opozites socialkomuniste, e cila prodhoi per konsum nje terror psikologjik çorientues per njerezit. Termat “kapitalizem i ashper”, “egersia e konkurences”, “mohimi i shtresave te paprivilegjuara” mbuluan faqet e shtypit te majte me ne krye “ZP” shoqeruar me fjalimet e oratoreve te leadershipit komunist. Ky zell per te sulmuar kapitalizmin e sapolindur ne Shqiperi ishte ndere me te rrepit dhe me te paargumentuar ne tere Evropen Lindore. Ai mbeshtetej perfundimisht ne termat dhe bagazhin e njohur te PPSH me te cilat u sulmua me nje pervoje 50 vjeçare kapitalizmi boteror dhe thuajse po nga ata njerez. Perveç kesaj leadershipi i PP(S) qe udhehoqi kete propagande, pati edhe nje qeveri e saj, shteti i ri demokratik u shqetua per njohjen e gjendjes dhe vleresimin e saj. Ne keto rrethana qysh prej marsit te vitit 1992 u muar masa e heqjes se 80 perqindeshit, shkaterrues per ekonomine shqiptare, te perdorur nga qeveria komuniste e PP(S) si mjet per te zgjatur artificialisht jetën e regjimit komunist. Vendosja e asistences sociale, megjithese u propagandua nga opozita si mase drastike qe do te rrezikonte deri edhe jeten e punetoreve, realisht nxiti sektorët prodhues per te vene ne pune ato linja, fabrika apo ndermarrje qe deri ne ate kohe ishin mbyllur dhe nuk kishin donjone interes per te vazhduar prodhimin. Realist prej atehere dhe deri tani shteti demokratik ka orientuar nje politike te prekshme sociale, miliona leke jane shpenzuar per te kompensuar kete asistence, çmimin e liberalizuar te bukes etj. Ne menyre te veçante zonat kodrinore -malore kane perfituar gjate kesaj kohe miliona leke per kompensimin e bukes, ne trajten e asistences se tokes etj. Keto zona kane marre nga arka e shtetit shqiptar me shume leke ne forme asistence, se merrnin ne regjimin komunist nga borderote e kooperativave bujqesore, ndêrkohe qe atyre u jane kthyer per toka dhe bagetite. Perveç kesaj u vendos java 5 ditëshe e punes qe eshte nje sukses i punetoreve shqiptare ne teresi, duke treguar kujdesin e vazhdueshem te shtetit demokratik per permiresimin e jetes se njerezve te tij, edhe ne kushte te veshtira te reformes komplekse. Vendosja e lejes njevjeçare te barres se lindjes, rritja e rrogave dhe pensioneve, fondet e medha ne arsim, kulture e institucione te tjera buxhetore, bejne qe orientimi i politikes sociale te shtetit demokratik te jete real dhe i pranishem, duke bere te mundur zbutjen e efekteve kalimtare te reformes. Qeveria demokratike paralajmeroi se 38% e buxhetit te vitit 1994
me te rreptit dhe me te paarqumentuar me nje pervoje 50 vjeçare kapitalizmi boteror dhe thuajse nga nga ata njerez. Perveç kesaj lidershipi i PP(S) qe udhehoqi kete pergjegjande deri edhe ne mitingje te vogla e te medha e vertetoi me se miri se PS ne realitet nuk ishte per ekonomine e tregut, siç eshte shprehur ne programin e saj, por eshte per kthim prapa.
Per kete kthim prapa PP(S) perdori nje strategji dhe taktike te veçante, qe nuk eshte objekt i ketij shenimi, por ne do te perpjekemi te argumentojme perpjekjet e mbinatyshme te shtetit te ri demokratik, per te zbatuar nje politike sociale ndaj shtetasve te tij, te cilet megjithese kishin punuar nga 30,40 apo 50 vjet nuk kishin mundur te kursenin qofte edhe nje qindarke, çka eshte nje fenomen i rralle ne bote.
Ne keto kushte qysh ne fillim te marrjes se pushtetit nga PD dhe
korrigjimin e korrektesen qe kerkon zbatimi i tij dhe nga FMN dhe Banken Botërore, kuptohet krejt qarte se çfare perpjekjesh te jashtëzakonshme ben qeveria demokratike per te zbatuar nje politike sociale te nje shkalle kaq te madhe, duke treguar kujdes dhe predispozicion te vazhdueshem per dialog me sindikatat.
Po PS çfare ka bere realisht qe te ndihmoje ne permiresimin e jetes sociale ne vend? Realisht nocionet e mbrojtjes se shtresave te “paprivilegjuara” kane mbetur vetem ne fjalimet e lidershipit te saj. PS eshte perpjekur dhe perpiqet te minoje politiken sociale te shtetit demokratik, duke krijuar tensione artificiale politike, duke kerkuar zgjedhje te reja dhe doreheqje te qeverise, te cilat çojne ne krijimin e nje klime te papershtatshme per investitoret e huaj. Dhe dihet se pa rritje te prodhimit, ndjekja e nje politike te tille sociale do te jete nje sakrifice e madhe per shtetin demokratik.
PRITJE NE SELINE E PD-se
Dje, paradite ne seline e PDSH, kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, z.Eduart Selami priti nje delegacion te Partise per Prosperitetin Demokratik te Shqiptareve te Maqedonise te perbere nga z.Aziz Lloga, koordinatori i Keshillit te Perkohshem drejtues, z.Shez o Zenku, anetari i ketij Keshilli si dhe z.Shazi Mehmeti.
Dje, paradite ne seline e PDSH, kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, z.Eduart Selami priti nje delegacion te Partise per Prosperitetin Demokratik te Shqiptareve te Maqedonise te perbere nga z.Aziz Lloga, koordinatori i Keshillit te Perkohshem drejtues, z.Shezo Zenku, anetari i ketij Keshilli si dhe z.Shazi Mehmeti.
Ne takim ku ishin te pranishem edhe nen kryetari i PD, z.Spahia e Dosti dhe anetari i kryesise, z.Dylber Vrioni u shkembyen informacione dhe mendime per çeshtje te ndryshme te …shtj…nartive [?]
Midis te tjerash z.Eduart Selami theksoi edhe nje here perkra hjen e Partise Demokratike te Shqiperise per Keshillin Drejtues te Perkohshem te PPD Shqiptareve te Maqedonise, te zgjedhur ne Kuvendin e Dhjetorit te Gostivarit, qe po drejton partine deri ne kongresin e ardhshem te saj.
DEPARTAMENTI I SHTYPIT DHE INFORMACIONIT TE PDSH
DEKLARATA DHE PARADOKSE
-Nga konferenca e shtypit e nenkryetarit te PS, S.Pellumbi dhe kryetarit te grupit parlamentar N.Dokle-
Dje ne Seline e PS ne Tirane dy nga kreret e PS, S.Pellumbi dhe N. Dokle dhane nje konference shtypi 8 muaj pas konferencës se fundit te Nanos.
Fillimisht n/kryetari i PS,S. Pellumbi lexoi nje deklarate per shtyp. Ne deklarate perseriteshin frazat mbi “shkeljen e te drejtave te njeriut”, “deshtimet e qeverise demokratike”, “Ilirimi i Nanos”, etj. Gjithashtu ne deklarate hiqej nje afat i ri per zgjedhjet e parakohshme, vjeshta e ’94. Duhet thene qe mbas 23 marsit, ky eshte afati i katert ose i peste qe ve PS per zgjedhje te reja. Mbas deklarates gazetaret drejtuan pyetje te ndryshme. Po japim shkurt vetem disa deklarata te dy krereve te PS, te shoqeruara me komente te shkurtra. Me vone do te trajtohen perseri keto çeshtje. -Gazetari i “KJ” (ish kryeredaktor i saj) formuloi kater pyetje. N.Dokle perpara se te pergjigjej e falenderoi kete gazetar per pyetjet qe i drejtoi. -S.Pellumbi: “Ne i shohim zgjedhjet e parakohshme si i vetmi mjet kushtetues per nje zgjidhje te re politike qe duhet per te ndryshuar raportet qe ekzistojne... Sigurisht qe nuk e imponojme dot me numrin e deputeteve qe kemi ne Parlament”. PS ka ate numer deputetesh ne Parlament pikërisht se ato vota moren prej njerezve dhe raportet nuk ndryshojne pse do PS. Deshira e tyre eshte qe mbas te gjitha zgjedhjeve te humbura te zhvillojne zgjedhje te reja, por ja qe kjo nuk mund te ndodhe pasi keshtu Shqiperia do te kishte çdo muaj zgjedhje. -Pyetjes se nje gazetari mbi paradoksin e deklarimit per PS te rinovuar dhe nje organi me moshe 50 vjeçare si “ZP”. S.Pellumbi iu pergjigj: “PS eshte parti e re. Ndersa fakti qe “ZP” ruan emrin... Ne kemi nje mendim partie qe per hir te tradites te le vazhdoje...Ne perpiqemi qe “ZP” te militoje per demokracine ne Shqipëri”. Pra me pak fjale PS dhe “ZP” do te vazhdojne sipas tradites te militojne per “demokracine ne Shqiperi” siç edhe po bejne. -S.Pellumbi: “Ne me 25 nentor 1991, ne konferencen e pare te partise jemi distancuar nga e kaluara, nga E.Hoxha...” Distancuar porsi, por kjo nuk e pengoi Nanon qe mbas konferencës se pare te partise t’a quaje E.Hoxhen “Babe”. -N.Dokle: “Evropa ka diskutuar per çeshtjen Nano...por nuk ka protestuar” Megjithate edhe me kaq PS eshte e kenaqur. -S.Pellumbi per qeverine demokratike: “A ka arritje? Sigurisht qe ka, por...Opozita eshte opozite dhe ka detyre...te kritikoje”. -S.Pellumbi: “Ne mbledhjen e djeshme te G-24 ku mori pjese delegacioni qeveritar nga vendi yne jane bere shume verejtje per ahkelje te te Drejtave te Njeriut”. Nderkohe nje deshmitar i kesaj mbledhje i ndodhur ne salle deklaron se nje gje e tille nuk eshte aspak e vertete dhe shpjegon perveç kesaj qe G-24 eshte organizem qe merret vetem me probleme ekonomike. -A pranoni ndonje pjese te fajit te Nanos? S.Pellumbi: “Ne nuk kemi mundesi te bejme ketu analizën...Por akuzat qe ngrihen per çeshtjen Nano ngrihen me tendenciozitet. Efektivisht po te mos ishte ngjyrymi politik ato çeshtje nuk do te perbenin aspak objekt per ndjekje penale”. Nese sh. Pellumbi do te hapte kodin penal do te gjente aty kapituj dhe nene per falsifikimin dhe shperdorimin e detyres. Kur ka vepra penale ka ndjekje penale, ndersa politika merret me gjera krejt te ndryshme. SHENIM Ne konferencen e “shtypit” merrnin pjese si gjithnje dhe ifozet e PS, qe perveç duartrokitjeve per kreret e tyre perdorin dhe sharjet banale e kercenimet drejt gazetareve te padeshirueshem” per ta.Sidoqofte duhet thene qe disa nga kreret dhe deputetet e PS, ndikuan qe konferenca e shtypit(zhvilluar ne seline e PS) te mos perfundonte ne ndeshje boksi midis rojeve te selise dhe gazetareve ne fjale. EDI PALOKA
KUSH MBRON NANON KA MIZEN NEN KESULE
Propaganda e perditshme shurdhuese e “ZP” ne mbrojtje te kryetarit te “madh” Nano, ma kujton çdo dite diktatorin Enver, ne kohen e tij plot po kjo propagande na rulloste: Se Enver Hoxha ishte marksists leninisti me i madh i botes. Sipas “ZP” ishte bota qe duhet te mesonte nga E.Hoxha, se si te luftoje imperializmin dhe revizionizmin. Ata qe e mbrojne Nanon sot nuk i ha meraku per te. Eshte armik ka luftuar “ZP” duke filluar nga Anastas Lulo, Sadik Premtja deri te poligjenti Mehmet Shehu, te cilin e vra, e vrame, “ZP” e di. Ata e kane hallin e vetja tyre, sepse jane lidhur me nje fije korrupsioni. Pa dale akoma ne gjyq, “ZP” ulerin se Nano eshte i pafajshem. Ne vilin vend te botes perveç P.P.S ndodh: Fol per individin (Nanon) nenkupte partine dhe fol per partine nenkupte individin (Nanon). A ka fyrjeme me te madhe qe i behet P.S duke identifikuar emrin e individi me Partine? Por “ZP” s’e ka per gje, sepse ashtu ka vepruar me Enverin, ashtu edhe per te birin. Bashkepunetoret e Nanos duke mbrojtur Nanon, mendojne se mbrojne veten e tyre. Por shohin endrra me sy hapur. Nuk futet minareja ne thes. Ndersa ne kohen e Nanos per nje fjale goje kunder krokodilit Enver te priste burgu, tellallet e Enverit sot mundohen te nxjerrin Nanon nga llumi i korrupsionit. Por drejtesia e sotme nuk merr urdhra si dje nga kryearkitektit e “ZP”. Demokracine duhet ta gezojne ata qe e meritojne. Te tjeret le te vuajne ndeshkimin.
ISMET SHESHORI
Ish i denuar politik
80 vajzat shqiptare te Qipros do te kthehen ne Atdhe
-Deklaron Ministri Dashamir Shehi-
Eshte e vertete qe para 5 muajsh shkuan per te punuar ne Qipro 80 vajza korçare ne sektorin e robaqepesise. Duhet thene se kjo kontrate pune ishte nenshkruar midis Ministrise se Punes dhe Emigracionit si i vetmi organizem i ketille ne Shqiperi dhe zotit Ali Beu pronar privat qipriot, dhe jo me shtetin e Qipros-deklaron per RD-ne zoti Dashamir Shehi, Minister i ketij dikasteri. Duke qene keshtu, nuk mund ti ndalojme edhe veprimet e papergjegjshme te nje pronari te huaj, ne rastin konkret te Ali Beut i cili duke qene i pavarur teresisht nga shteti i tij reflekton edhe momente te shkeljes se kontrates e per rrjedhoje trajtimi jo i mire sipas kushteve te parapara te punetoreve shqiptare. Ne keto rrethana ministria dergoi keto dite ne Qipro zv.ministrin zotin Tanush Frasheri per t'i kthyer te gjitha vajzat ne atdhe. Midis dy alternativave qendrimit apo kthimin zgjedhem si me te mire kete te dyten duke shprehur qe kontratat e ardhshme per emigracionin e organizuar te lidhen vetem me shtetin e jo vetem me pronar te huaj, thote Ali Beu. Ne si ministri do e nxjerrim mesime nga kjo pervoje dhe nuk do leme me te keqilla marreveshje.
DYLEJMAN KARAJ
KUSH MBRON NANON KA MIZEN NEN
DEKLARATE
-Ne shenjester te dhunes vetem demokratet, asnje socialist
-Rastesi apo llogari ?
-Ligji demokratik te godase pa meshire ata qe e shkelin ate me ndergjegje
Kryesite e degeve te PD, PSD dhe PR per rrethin e Devollit kane qene te nje mendimi ne lidhje me incidentet e renda dhe ngjarjet e koheve te fundit ne rrethin tone, japin kete deklarate te perbashket:
Ne rrethin e Devollit PD dhe partite e tjera te koalicionit ne zgjedhjet e 22 marsit dhe te 26 korrikut u korrit kuroren e nje fitoreje te plote, duke siguruar pushtetin ne te gjitha nivelet e tij.
Per gjate nje viti eshte siguruar rendi e qetesia, megjithese fluksi i refugjateve qe nga Greqia eshte shume i madh. Procese e reformes ne fushat e tjera kane ecur mjaft mire, duke qene faktor pozitiv, gjendja ekonomike e qytetareve dhe sidomos e fshatareve eshte permiresuar ne menyre te ndjeshme.
Ne jeten politike te te tri partive politike te koalicionit si dhe ne aktivitetin e perbashket nuk jane manifestuar shfaqje te ekstremizmit. Ne organet e pushtetit lokal dhe administrate, e ne ndermarrjet dhe ne institucionet e ndryshme jane punesuar njerez me perkushtim demokratik dhe aftesive profesionale, midis tyre mjaft ish komuniste-socialiste dhe pa parti.
Kjo gje ne nje fare menyre ka ndikuar per nje ne nje fare mase ne zbutjen e konflikteve sociale.
Por brenda disa muajve dhe sidomos muajin e fundit kane ndodhur disa ngjarje incidente te renda qe kane rrezikuar jeten e qytetareve.
Pa politizuar rastet e tjerа, si vrasja per motive te dobeta te policit Enver Hoxha nga Progrí, te qytetarit te persekutuar nga regjimi monist, Artist Gjylit, rasti i rrahjes per vdekje dhe i linçimit te kryetarit te partise se Ballit per Devollin z. Kujtim Demiraj, me dt.4 janar 1994 na bene te mendojme se ne keto momente qetesie dhe suksesesh forcat regresive dhe destabilizuese po ndermarrin veprime te organizuara me karakter presioni, hakmarrjeje dhe destabilizimi.
Keto s'mund te quhen me forca te verbera, por me synime teper te qarta politike, nacionaliste te ndershem dhe i njerezve te pa privilegjuar qe shprejne per nje demokraci te vertete.
U drejtohemi jo vetem per kujtese organeve te pushtetit gjyqesor, qe keto raste dhe raste te tjera ne shkalle vendi te trajtohen ne aspektin politik si goditje politike kunder pluralizmit dhe demokracise ne Shqiperi.
Nuk eshte e rastit qe ne rrethin tone ne keto tre vjet jane provokuar, goditur e sulmuar njerez demokratë e te perndjekur dhe asnje socialist dhe ish-pushtetar.
Ne protestojme njezeri dhe me force kunder nje tolerance e durimi pa kufi, shume here te pa shpjegueshme, qe lihet ne rruge e njerez te veçante dhe qe ka pasoja te renda e te pa riparueshme per fatet e demokracise.
Kerkojme qe goditen fort dhe pa hezitim nga ligji demokratik te gjithe ata qe cenojne jeten e qytetareve sidomos te personave me pergjegjesi pushteti dhe partie.
KRYESITE E DEGEVE te PD, PSD, PR,
Organizim i ri ne te mire te pronareve te autobuzave dhe te qytetareve
-Per shoqerite e transportit te udhetareve qe fitojne tenderin e bashkive, urdheresa e Qeverise jep ekskluzivitet-
“Pas dhetorit , si afat i shtyre per zbatimin e urdhereses se Qeverise per krijimin e “Shoqerive te transportit te udhetareve”, janari do te jete kufiri i fundit kohor”-tha per ATSH-ne ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatos Bitiçka
Kjo udherese e gushtit te vitit te kaluar synon, sipas zotit Bitiçka, disiplinimin dhe ngritjen ne nje cilësi te larte te sherbimit interurban nderqytetor, organizimit te autobuzave private ne shoqeri transporti, aq te zakonshme ne boten moderne. Ajo do te eliminoje spontanitetin e qarkullimit dhe sherbimit, mungesen e orareve, agjencive dhe te vendeve te caktuara per prerjen e biletave , si dhe shqetesimet e qytetareve per mungesen e garancise dhe ndihmes teknike per autobuzat qe prishen ne udhetim, aq karakteristike keto per periudhen 2-vjeçare qe kaloi.
“Ne shoqeri te tilla,-shtoi ministri i Transporteve,-pronaret mbrojne interesat dhe fitimet e tyre financiare apo teknike, per te cilat vete shteti eshte interesuar, si dhe kryejne me mire sherbimin ndaj qytetareve”. Me ane te nje tenderi , bashkia, qe ne çdo njekohesisht jep edhe licensat e privateve, cakton grupet e pronareve me ekskluzivitet ne sherbimin interurban.
Sipas zotit Bitiçka , ne 50-60 perqind te rretheve organizimi i ketyre shoqerive eshte kryer. Shoqerite e transportit ne Vlores, Fierit, Permetit, Tepelenes, Peshkopise, Lushnjes, etj. po marrin tani frytet e ketij organizimi te ri. Por deshira per t'i futur fitimet neper xhepa qe ne castin e pare, dhe puna e pamjaftueshme e Bashkive, ka bere sot qe shofereat private te Tiranes, Korçes, Elbasanit e ndonje qyteti tjeter ende nuk jane organizuar. Nderkohe , Shkodra po e perfundon kete pune dhe Bashkia e Tiranes do te marre masa edhe per mirembajtjen e mjeteve te stacioneve qe sot jane te perballutura.
Takimet e shumta te specialisteve te Ministrise dhe te vete zoti Bitiçka me shoferet ne rrethe, si dhe emisionet televizive per kete problem, po qartesojne kete metode te re pune qe po pranohet perdite e me gjere nga pronaret private te autobuzave.
ATSH