15/01/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 janar 1994

PELIVANLLEOET E PERIKLI TETES

-Një njeri që vjen nga bota e krimit reklamohet si i përgjeruar për shtet ligjor -Një bartës i korrupsionit reklamohet si armiku më i tërbuar i tij -Një deputet që nuk përfaqëson as vetveten -Një njeri që vjen nga bota e krimit reklamohet si i përgjeruar për shtet ligjor -Një bartës i korrupsionit reklamohet si armiku më i tërbuar i tij -Një deputet që nuk përfaqëson as vetveten Periudha e artë e qeverisë së stabilitetit na i mbushi jo vetëm xhepat z.Perikli Teta, por edhe mendjen se ai ka luftur per te zene dhe per te mos e leshuar i gjalle kolltukun e ministrit te Mbrojtjes. Gjate atyre rreth 6 muajve qe e ngrohu ate kolltuk fitoi sa per 6 shekuj me pagen e socializmit te Enver Hoxhes.Prandaj kur e humbi, kjo gjë personale, iu duk si fundi i botes.Perikliut u flakerua nga nje vullkan inati dhe hakmarrjeje kunder atyre qe ia prene jeten qeverise se stabilitetit dhe epokes se tij te ministerlletkut.Por ne ate kohe dhe disa muaj me pas duhej t’i fshihte pakenaqesine, inatin, urrejtjen per PD, qe e la pa kolltukun e dashur dhe te shtrenjte, qe i prishi endrra dhe plane te medha.Duhej te vazhdonte te ishte i ngjitur si shushunje ne trupin e PD dhe te demokracise, me deshiren dhe shpresen se mund te rimerrte mandatin e deputetit dhe portofolin e ministrit. Iu realizua vetem e para. Fale tolerances se PD iu dha mandati i Presidentit Berisha si deputet i Kavajes. Por elektorati i tij edhe sot e kesaj dite nuk e di se perfaqesohet ne Kuvendin Popullor nga z.Perikli Teta, sepse deputeti nuk ka pasur kohe te shkoje deri ne kete qytet per t’ua degjuar dhe qare hallet e shumta kavajese. Elektorati i tij nuk e di gjithashtu se z.Teta ka pasur kohe me bollek dhe deshire te madhe per te fluturuar ne disa kryeqytete te afert dhe te largët te Evropes. Keshtu qe per kavajesit Perikli Teta eshte nje deputet i panjohur, fantazme. Me siguri prej kohesh ata e ndjejne veten te fyer dhe te turperuar qe i perfaqeson formalisht ne Parlament nje njeri si Perikli Teta, qe eshte nder solistet me te spikatur dhe me te qelqer ne korin anti PD dhe anti Berisha. 6 muajt e ministerlletkut dhe periudha e deputetllekut, veprimtaria e ethshme ne parlament dhe shtypin opozitar kunder PD, Presidentit, Qeverise Meksi jane te mbushura me fakte shume shprehese qe vetedemaskojne apo zbulojne fytyren dhe shpirtin e z.Teta. Me masken e pseudodemokratit dhe me nje lavazh e grim prej mjeshtrash ai mundi te fshehe njollat e vjetra dhe te reja te krimit dhe te korrupsionit, te beje edhe karriere. Por tmerri i zbulimit te tyre e ka bere qe te humbe qetesi, ekuiliber dhe logjike aq sa shpesh te beje ne histeri. Per te krijuar ne mos kultin Teta te pakten imazhin e rrëme se eshte engjell, ai nuk le tribune pa u veteklamuar si njeriu me i pergjegjur per demokraci te paster, per shtet ligjor, si armiku me i madh i krimit dhe korrupsionit. Por nuk i kane dale llogarite, sepse prej kohesh i ka dale boja taktikes se vjeter qe hajduti theret me teper se te gjithe “kapeni hajdutin”. Z.Teta e bashkon krimi me kriminale te vjeter dhe te rinj dhe ky kompleks e mban ate te lidhur apo te komanduar ne politike, e shtyn te pergojoje te tjeret. Ai e sulmon Zhullalin, sepse dridhet kur kujton se ai i ka zbuluar gjurmet e fajeve apo te gjynaheve te kohes kur ishte minister i Mbrojtjes i qeverise se stabilitetit, sepse z.Zhulali e di per ke ka punuar dhe punon’ pavaruri’ Perikli Teta. Sado te perpiqet z.Teta nuk mund ti mbuloje allishverishet e tij ne politike dhe tregti gjurmet qe ka marre ne mocionin e krimit dhe te korrupsionit. E ftojme te drejtohet gjyqit kunder nesh, duke perfituar edhe nga ligji i shtypit qe besojme se ai e njeh mire. Por nga akuzues do te ndjehet i akuzuar dhe atehere Shqiperia do ta njohë plotesisht Perikli Teten, si nje pseudodemokrat, si nje politikan me shume flamure, i padene per mandatin qe i eshte dhene dhe per vendin qe zë ne Parlament, me kupen e fajave plot, te denueshme moralisht dhe ligjerisht. ... sues te luftes ne ish-Jugosllavi, ne menyre te veçante regjimin e sanksioneve, situaten ne Kosove; dhe mbi perspektiven, mundesite e partneritetin per paqe, se procesi per paqe eshte dinamik dhe rruga me e zhvillohen institucionet demokratike dhe ekonomise se tregut. mire per anetaresim ne NATO. Ne diskutimin qe patem sot, u theksua tij edhe sot e kësaj dite nuk e di se përfaqësohet në kohë të shkojë deri në këtë qytet për t’ua dëgjuar dhe qarë hallet e shumta kavajase. Elektorati i tij Për të krijuar në mos kultin Teta të paktën imazhin e rremë se është engjëll, ai nuk le tribune pa u vetëreklamuar si njeriu më i përgjeruar për demokraci te paster, për shtet ligjor, si armiku me i madh te gjera” ne institucionet nderkombetare. Keto Dokle i paraqiti si shenje te shqetesimit te Evropes per lirimin e Nanos, ndersa pyetjes se gazetarit te “RD”, nese kishte patur vetem diskutime per çeshtjen Nano apo edhe protesta, Dokle iu pergjigj se “gazetari nuk e ka qarte konceptin e reagimit te evropianeve”. Mund te jete edhe keshtu, por te diskutosh per nje problem do te thote te rrahesh mendime, qe me ne fund te arrish ne nje perfundim. Konkretisht, nese institucionet nderkombetare qe kane diskutuar “Çeshtjen Nano” (sipas Dokles) do te bindeshin qe kane te bejne me shkelje te te drejtave te njeriut, atehere duhet te reagonin ne nje fare menyre. Pasi diskutimi mund ta hape kushdo, per shembull perfaqesuesi grek, por te gjithe mund te jene kunder dhe kjo nuk do te thote se eshte ne favor te Nanos. Fakti qe çeshtja eshte diskutuar dhe asnje proteste nuk eshte bere, tregon se kunderten e asaj qe thote Dokle. Dokle thote se nuk eshte e”protesta” koncepti evropian i reagimit, por atehere pse i permendi protestat e”partive aleate”? Ja, pra kur do Evropa proteston, por siç duket, per “Çeshtjen Nano” nuk e sheh te arsyeshme.

ALBRIGHT:SHBA VLERESOJNE MODERIMIN DHE ZGJUARSINE QE KA TREGUAR SHQIPERIA...

-Konference shtypi e saj dhene dje ne Pallatin e Kongreseve. Klinton nepermjet te derguares se tij te posacme fton Shqiperine per partneritet. Deklarohen 25 milion dollare ndihme. Transmetimi i mesazhit te Presidentit amerikan Bill Klinton, Presidentit te Shqiperise Sali Berisha, per te shpjeguar rezultatet e takimit te NATO-s per planin e paqes ishte qellimi i vizites ne Shqiperi i te derguares se posacme te tij, ambasadores se perhershme te SHBA ne OKB zonjes Albright. Konferenca e shtypit dhene dje ne oren 14 ne Pallatin e Kongreseve ishte veprimtaria e fundit e saj ne Shqiperi. Ja çfare deklaroi ajo per gazetaret: Dua t’ju them sa e nderuar jam si e derguar e posacme e presidentit Klinton. Patem nje numer takimesh konstruktive, miqesore me Presidentin Berisha dhe me pjesetare te tjere te qeverise.Ështe e qarte se Shqiperia ka dale ne rrugen e tranzicionit, prej diktature ne tregjet e vendeve te Lindjes. Shume nga angazhimet e saj per demokracine i dedikohen Presidentit Berisha i cili ka shfaqur kurajo dhe vizion.Gjate takimit njoftova mbi rezultatet e Samitit te NATO-s. Delegacioni ynë shpjegoi ne detaj disa nga pikat e Samitit. Reagimi ishte shume mbeshtetes. Qeveria shqiptare e kupton dhe e vlereson faktin se partneriteti per paqe u hartua per te evituar ndarjet e reja ne Europe. Megjithe se jo nje garanci, duke u bashkuar me partneritetin, çdo vend fillon te ecë ne rrugen me te mundshme per anetaresimin ne NATO. Shpreset e mia ne kete rajon jane te cilat do te percaktohet nga secili vend. Bera shume te qarte nje mesazh per Presidentin Klinton, se siguria ne kete rajon eshte nje interes material i drejtperdrejte per SHBA. Trajtuam edhe problemin shqetesues sanksioneve, situaten ne Kosove; dhe mbi perspektiven, mundesite e nje lufte me te gjere. Do t’jua them ne menyre publike se SHBA vleresojne moderimin qe ka shfaqur Shqiperia megjithese kushtet ekstreme, qe perballojne shqiptaret ne Kosove. Se fundi isha e kenaqur t’i thoja Presidentit Berisha, se SHBA do te levizin shpejt per te vendosur nje fond amerikano-shqiptar.Qeveria do ta filloje me nje shume prej 25 milion dollaresh. Perveç 5 milion dollare te tjere asistence teknike ne vitet e ardhshme. Ky lloj fondi qe po luan nje rol shume te rendesishem per nxitjen e sektorit privat ne shtetet e tjera do te siguroje investime dhe mbeshtetje teknike per biznesin privat ketu. Fondi do te perqendrohet ne ndermarrje te vogla e te mesme. Ky investim fillestar do te gjenerojë edhe shume te tjera. Theksova edhe nje numer tjeter inisiativash qe Presidenti Klinton ka aprovuar per te mbeshtetur demokracine dhe reformat ne kete rajon. Si perfundim falenderoj Presidentin Berisha dhe qeverine shqiptare per mikpritjen dhe theksoj marredheniet e ngrohta midis vendeve tona qe shkojne pas ne histori deri te presidenti Wilson. Le ta mbyll duke thene se Presidenti Berisha dhe qeveria e tij jane me mire se çdo bunker. Pas fjales se saj gazetaret e pranishëm bene pyetje. A ben pjese Shqiperia ne “paradhomen” per te hyre ne NATO që sipas Presidenti Klinton eshte partneriteti.Kesaj pyetje zonja Albright iu pergjigj keshtu: Dua t’ju them se ate qe tha Presidenti Klinton ne Prage, ne mesazhin qe ai me autorizoi te jap ne Tirane Shqiperia fitohet per rruga me e u theksua nga Presidenti Berisha dhe anetaret e tjere te qeverise aspektet e pergjegjesise qe duhet te marre qeveria shqiptare, Cdo vend qe eshte ftuar te marre pjese ne partneritet eshte i detyruar te zbatoje keto pergjegjesi. Nese konflikti do te perhapet ne Kosove, cili do te ishte qendrimi i SHBA? Kjo pyetje pati kete pergjigje:SHBA e kane bere te qarte qe nga qe te kete perdorim force te inspiriuar nga serbet ne Kosove, kjo do te kete nje pergjigje. Ndersa pyetjes se ç’hapesire ze Shqiperia ne planet e sotme dhe te ardhshme amerikane zonja Albright iu pergjigj pergjithesisht keshtu:Pozita e Shqiperise ne raport me SHBA eshte gje zhillohen marredheniet bilaterale dhe marredheniet e ngushta qe jane arritur. Do te bejme ç’eshte e mundur per zhvillimin e institucioneve demokratike. Gazetari i ATSH pyeti: Qe para takimit te NATO-s dhe pas tij u be e qarte se vendet e privilegjuara per te hyre ne NATO do te ishte katerisha e Vishegradit. Nderkohe eshte bere e qarte se Shqiperia gjendet ne nje zone sigurimi vakuum dhe aktualisht eshte me e kercenuara per shkak te konflikteve ne ish Jugosllavi. A mendoni si duhet kushtuar Shqiperise prioritet? Per kete pyetje pergjigja ne menyre te permbledhur ishte: Qellimi i vizites sime ketu eshte se varet nga çdo vend anetaresimi ne NATO dhe nje nga avantazhet e pjesemarrjes ne partneritet eshte se kjo do te lejoje Shqiperine te konsultohet per problemet e sigurise nqs ky sigurim kercenohet. Nuk ka garanci automatike per sigurine. Le ta mbyll duke thene se siguria me e madhe eshte qe te zhvillohen institucionet demokratike dhe ekonomise se tregut. SHPETIM LUKU

ASNJË NDIHME NUK I ËSHTË BLLOKUAR SHQIPËRISË

-Deklaron Frederik Andre, funksionar ne Perfaqesine e KE ne Tirane- Presidenti nuk ka marre asnje proteste per Nanon nga ndonje personalitet e as nga çfaredolloj institucioni nderkombetar- Ne konferencen e shtypit qe zhvilloi PS para disa kohesh u leshuan nje ajer me nga nje”flitet” perpara, disa fakte qe, siç rezulton, jane te genjeshtra. Keshtu, ne fillim nga N.Dokle, i cili nuk konfirmoi, e me pas nga nje gazetar u tha se flitet qe “Presidentit Berisha i ka ardhur nje leter proteste nga G-24, kryesisht lidhur me lirimin e F.Nanos”. Gjithashtu ne Konference u fol per 34 milione ECU ndihme te akorduar nga G-24 per Shqiperine, te cilat papritur jane bllokuar per shkelje te te drejtave te njeriut. Te dyja keto”flitet” jane vetem genjeshtra te sajuara, siç duket nga mjeshtri e vjeter i thashethemeve. Duke patur parasysh qe G-24 perbehet, ne radhe te pare nga vendet e KE, vendosem te verifikonim keto thashetheme, pikerisht ne seline e Perfaqesise se KE ne Shqiperi. “Nuk eshte e vertete qe eshte anulluar nje kredi prej 34 milione ECU per Shqiperine. Deri tani gjitheka i eshte premtuar Shqiperise ia kemi dhene”. Kete i deklaron Frederik Andre, funksionar ne Perfaqesine e KE ne Tirane. Me pas ai sqaron:”Nje vit me pare KE i akordoi Shqiperise 35 milione ECU per bilancin e pagave. Nuk e di nese behet fjale per keto, megjithese eshte shifra me e afert me 34 milioneshin, por ato i jane dhene Shqiperise, ne korrik te vitit te kaluar”. I pyetur per çeshtjen e”protestes” per Nanon, z.Frederik Andre tha se G-24 eshte nje grupim ekonomik i vendeve te ndryshme. Lidhur me kete te fundit edhe nga Presidenca konfirmon se Presidentit nuk i ka ardhur asnje proteste, qofte nga personalitete te veçanta qofte nga institucione nderkombetare. Siç shihet, edhe keto thashetheme te fundit kerkojne te krijojne imazhin, te tjeresit te rreme, se Evropa eshte shume e shqetesuar” per lirimin e Nanos. Me te njejtin qellim Dokle ne konferencen e shtypit permendi disa raste reale dhe imagjinare kur çeshtja Nano eshte bere objekt”diskutimesh te gjera” ne institucionet nderkombetare.

“ÇESHTJA NANO” NJË UNITET I SFORCUAR I PS

“Çeshtja Nano” u perdor nga PS, perkatesisht nga krahu enverist i saj si faktor per te vendosur nje disipline te hekurt ne parti, per te izoluar krahun reformator intelektual brenda saj dhe per te kontrolluar egersisht eurosocialistet, qe te mos shkeputeshin nga punizmi qe orienton PS si ideologji dhe si politike, qe te mos distancoheshin nga korrupsioni i vjeter dhe i ri i kesaj partie, i cili e mban te lidhur fatalisht me te shkruaren kete parti, qe te mos krijonin nje mundesi reformimi brenda vetvetes,reformim i cili mbetet i kontrolluar nga pedagoge e shkollës”V.I.Lenin”, te cilet perbejne administraten ideologjike te PS nga qendra ne baze. Nenshkrimet(ashtu siç u tha nga shtypi i PS) prej 700 mije simpatizanteve dhe anetareve te PS, femijeve dhe pleqve te saj, ishte nje thirrje e ngutshme e nxjerre nga literatura e pluhurosur m-l”Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni”, e modernuar ne PS “socialiste bashkohuni rreth Nanos!”. Kjo ishte nje nga gjerat me primitive te PS, e cila udhehiqet akoma nga punizmi, pasi realizimit fraksioni enverist qe kontrollon sot PS nuk njeh jetes forme drejtimi, perveç punizmit si teori dhe praktike. Kjo maratone e lodhshme firmash prej njerezve te thjeshte te PS eshte kuptuar nga udheheqesit enveriste te PS si shprehje e unitetit te kesaj partie, si mbeshtetje ndaj Nanos dhe ndaj aventures se tij. Por realisht lidershipi i PS ka realizuar ne kete menyre vetem nje unitet te sforcuar te radheve te saj, pasi gjendja qe po grumbullohet atje, pakenaqesia ndaj vijes se deshtuar politike te detarizmit, ne emer te sakrifikimit per Nanon dhe veçanerisht punizmi si ideologji sunduese ne krye te PS dhe ne administraten e saj, po e ben gjithnje e me te padurueshme gjendjen brenda PS, gjithe e me provokuese, ndaj atyre qe aspirojne per nje levizje te majte politike dhe ndertim e nje vizioni social-demokrat europian. Ky unitet i sforcuar u verejt edhe ne deklaratat e z.Pellumbi, /n/kryetar i PS, tek deklaroi ne konferencen e fundit per shtyp se F.Nano do te vazhdoje te jete kryetar i PS. Ideja se Nano do te vazhdoje te siguroje unitet dhe radhët tanime shumengjyreshe te PS, eshte nje enderr e keqe dhe mungese vleresimi te gjendjes brenda vetvetes. A e kupton z.Pellumbi dhe te tjer filozofe te punizmit te PS se sa i zhgenjyer do te dale nje tjeter i thjeshte qe ka firmosur per lirimin e F.Nanos, te marre vesh nepermjet vendimit te drejtesise se ai eshte fajtor! PS gjate ketyre tre vjeteve pluralizem dhe poçeshtas has fitoreve se demokracise me 22 mars 1992 ka treguar se mbetet nje force politike e paçliruar nga nostalgjite enveriane, nga nostalgjite nga punizmi. Gjithhe strategjia e saj ka qene ruatja e punizmit, si ideologji veprimi, aksion, por edhe si kontigjente njerezore. Gjithnje pas kategorise se shemtuar te unitetit te sforcuar te PS ka qendruar permenodera e thyer e Enverit, imazhi i rrezurari i Ramizit, hija e deshtuar e Fatosit. Kete tri hije i sjellin nder trup PS dhe nuk e lene te shkeputet prej shtratit te vjeter te rredhjeve te punizmit. Kujdestaret puniste te administrates se PS ne seline e saj, vigjelojne dite e net mbi frymen e re eurosocialiste qe ekziston realisht ne PS, por qe gjendet ne nje minorance ne kryesine e saj. Pas gjithe kesaj levizje te brendshme a mundet qe PS te siguroje edhe me tej kete unitet te sforcuar? Natyrisht qe jo. Forcat demokrateke do te perhendesin ne çdo kohe fitoren e krahut reformator brenda PS dhe çlirimin e tyre prej punizmit zyrtar te Nanos, i cili eshte nje degradim i vazhdueshem i levizjes se majte ne Shqiperi.

U FESTUA 81-VJETORI I KRIJIMIT TË POLICISË SHQIPTARE

Ne nje nga sallat e Muzeut Historik Kombetar diten e enjte u zhvillua nje veprimtarie, organizua nje takim me rastin e 81 vjetorit te krijimit te policise shqiptare. Ne fjalen e tij, mbajtur me kete rast, ministri i Rendit Publik, Agron Musaraj vuri ne dukje sakrificat dhe heroizmat e punonjesve te forcave te rendit ne mbrojtje te ligjit, qytetareve te lire dhe te drejtave te tyre. “Duke perkujtuar 12 janarin e vitit 1913, si daten reale te krijimit te policise shqiptare behet nje rivleresim i drejte i historise se forcave te rendit”, nenvizoi zoti Musaraj. Me pas, ai tha se, kriminaliteti gjate vitit ’93 ka pesuar nje rritje prej 21.4 per qind krahasuar me nje vit me pare, nderkohe qe fuqia zbuluese eshte rritur ndjeshem. Jane zbuluar 78% e krimeve te regjistruara dhe 88% e autoreve te vrasjeve. Me kete rast te afervimit te punonjesve te rendit te rene ne krye te detyres iu dorezuan medaljet e akorduara nga Presidenti i Republikes, Sali Berisha. Ishin te pranishem edhe kryeministri Aleksander Meksi dhe zevendes kryeministri Kopliku, etj. Edhe perurimi i nje fotos ekspozite ne pamje nga jeta bujeçi.

Ministri shqiptar i Puneve te Jashtme do te vizitoje Greqine

Mesohet se ministri shqiptar i Puneve te Jashtme, Alfred Serreqi, do te beje ne 14 shkurt nje vizite zyrtare ne Greqi me ftesë te kolegut te tij grek, Karolos Papulias. Greqia, e cila qe prej 1 janarit eshte kryetare e Bashkimit Evropian, deshiron “t’i zgjeroje dhe forcoje lidhjet te Bashkimit me Shqiperine”, lidhjet te njejtuar burim. ATSH

“GJESHTJA NANO” NJE UNITET I

URIM

Forumi Rinor i PDSH, uron te gjithe te dekoruarit, veçanerisht anetaret e tij, per vleresimin e larte me medaljen e Trimërise, per kontributin e merituar te tyre ne progreset demokratike ne Shqiperi. PRESIDENCA e FRPDSh

NJOFTIM

Njoftohen kryetaret dhe sekretaret e degeve te PDSH se diten e Hene, dt.17.1.1994, ora 11,00, ne seline e PDSH, do te zhvilloje punimet Aktiv i Kombetar i PDSH. Departamenti i Shtypit dhe Informacionit te PDSH

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga Asim Vokshi Nr.49.Tirane, Nr.Tel. 2609 Nr.llogarise 721/110 Kryeredaktor Bashkim Trenova , Sekretar Kolegjiumi Xhevat Mustafa

Shtypur ne A.SH.B - Shtypshkronja “DEMOKRACIA”