PRESIDENTI BERISHA U NIS PËR NË MALAJZI DHE NË BRUNEI
TIRANË:-Presidenti i Republikës, Sali Berisha, u nis dje për vizitë zyrtare në Malajzi dhe në Brunei, me ftesë të Sulltanit të Malajzisë, Yang DiPertuan Agong, dhe të Sulltanit të Bruneit, Darusalam Hassanal Bolkiah Mu’izzadin Waddaulah.
Keto vizita behen ne kuadrin e thellimit te bashkepunimit ekonomik midis Shqiperise dhe Malajzise e Bruneit. Ne aeroportin e Rinasit Presidenti Berisha u percull nga kryeministri Aleksander Meksi, ministri i Puneve te Jashtme Alfred Serreqi dhe anetare te tjere te qeverise.
ATSH
MBËRRITI NË VENDIN TONË MINISTRI I BRENDSHËM I BULLGARISË
Me ftesë të ministrit të Rendit Publik, Agron Musaraj dje mbërriti në vendin tonë ministri i Brendshëm i Republikës së Bullgarisë, Viktor Mihajlov.
Në aeroportin e Rinasit kishin dalë për ta pritur atë ministri i Rendit Publik, Agron Musaraj dhe anëtare të kabinetit të tij. Kishte dalë gjithashtu, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Bullgarisë në Tiranë, Stefan Naumov.
ATSH
PDSH NUK ËSHTË E VETMUAR
Anetaresimet e shumta te qytetareve ne PD po shperfillin sulmet ndaj opozites se ajo “PD qenka e vetmuar”, se “ka rene reputacioni i saj” etj.
Zgjerimi i bazes se PD flet qarte per vizionin e saj teresisht demokratik, bazuar mbi levizjen e arsyeshme njerezore, duke respektuar lirine e individit, konceptet e tij te ndertimit material bazuar ne zgjerimin e iniciatives se lire pro-dhuse qe qendron ne themel te ekonomise se tregut.
Tendenca gjithnje ne rritje e pranimeve te reja ne radhet e PD nuk duhet kuptuar thjesht si shtese numerike e anetareve te nje partie. Kjo gje flet, se pari, per besueshmerine e shqiptareve te programi serioz i PD per nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike dhe orientimi i tij kah progresi i deshiruar kombetar.
Kjo ardhje e njerezve ne radhet e kesaj partie duhet vleresuar, gjithashtu si mbeshtetje qe i ben populli shqiptar programit te PD, qeverise se saj dhe shtetit demokratik. Kjo duhet kuptuar si nje shprese per me tej. Shqiptaret ne teresi paten rastin te jene deshmitare te nje reforme te veshtire dhe te papare ndonjehere ne historine e Shqiperise, por, gjithashtu, historia solli qe ky brez njerezish te jete edhe mbeshtetesi perine. Fakti qe PD dhe shteti demokratik treguan perpara popullit shqiptar kurajon, guximin dhe maturine per te ndertuar ne dimensione te reja shoqerine tone, ne kohen e acarimit te krizes ballkanike, duke prezantuar nje Shqiperi paqedashese dhe dinjitoze, beri qe autoriteti i tyre ne syte e popullit te rritej çdo dite.
Po keshtu, anetaresimet e reja ne radhet e PD tregojne per politiken e drejte ekonomike dhe sociale qe ka ndjekur kjo parti. Parimi i ndertimit te ekonomise sociale, ishte me i pershtatshmi per ekonomine e rrenuar te shqiptareve nga 50 vjet diktature.
Ne kete menyre PD tregon se njeh parimin e saj per te qene e hapur. Revolucioni i dhjetorit dhe njekohesisht PD e filluan vepren e tyre te shembjes se diktatures me nje perberje te gjere ne studente, ish-komuniste te ndershem, te persekutuar, intelektuale e punetore, te cilet i bashkonte ndjenja e lirise se njeriut, i bashkonte ideali i rilindasve tane per te ndertuar nje shtet shqiptar te tipit perendimor dhe lufta e arsyeshme e shembjes se komunizmit. Ky parim i madh dhe kjo strukture e lindjes se PD do t’i zgjeronte gjithnje e me shume radhet e PD, me njerez te rinj.
Disa parti te opozites kane kujtuar gjithmone se karakteri ne dobësoje radhet e PD. Por koha po tregon tjeter gje.
Suksesi i reformes ishte nje PD e madhe per programin e PD. Fillimi i prodhimit dhe veçanerisht mundesite per investime qe po paraqet viti 1994 dhe ne menyre te veçante rritja e fuqise investuese e shtetit demokratik shqiptar, po shton kredibilitetin e PD perpara popullit shqiptar.
Shtimi i vazhdueshem i radheve te PD eshte testimi me i mire qe populli shqiptar i ben programit te saj, si nje program i suksesit te perditshem.
Ne kete menyre PD nuk eshte e vetmuar, sic eshte perpjékur ta paraqese opozita. Ajo ka me vete jesen me te madhe te popullit shqiptar, intelektualet e nderuar e mbare kombit, ajo ka siguruar miq te medhenj ne Evrope dhe ne bote, te cilet po i gjenden kombit tone ne keto dite te gjendjes se çeshtjeve tona te medha.
Sa per koalicionin anti PD, demokratet shqiptare jane mesuar qysh ne lindje me kete koalicion gjithfarellojesh prej spiunëve e ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit dhe deri tek enveristet dhe karrieristet tragjike, te cilet historia do t’i çoje ne fund te pazarit.
MUJE BUCPAPAJ
NJË MISION I KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN DO TË VIZITOJË VENDIN TONË
Një mision i Komisionit të Bashkimit Evropian, i drejtuar nga zonja Kris Hughes, funksionare e lartë e këtij institucioni, do të vijë në Tiranë ditën e hënë, më 24 janar 1994, për të diskutuar me qeverinë shqiptare programin “RHARE” për vitet 1995-1996, thuhet në njoftim të komisionit të Komunitetit Evropian në Tiranë.
Misioni do të marrë kontakte me funksionarët me të lartë të sektorëve që qeveria shqiptare i ka zgjedhur si prioritare për të përfituar nga ky program.
Deri më sot, Shqipëria ka përfituar nje ndihme te pergjithshme prej 326 milion ECU (391 milion USD) nga Unioni Evropian, prej te cilave 70 milion ECU (84 milion USD) nga programi “PHARE”.
ATSH
SERBIA PO INTENSIFIKON REPRESIONIN DHE PO PLAÇKIT KOSOVËN
-Deklaron kryeministri Bukoshi-
“Konferenca nderkombetare per ish-Jugosllavine, serish nuk shenoi asnje perparim ne rundin e fundit te bisedimeve ne Gjeneve. Çuditerisht agresori i forc[o]i pozicionet e veta.”
“Konferenca nderkombetare per ish-Jugosllavine, serish nuk shenoi asnje perparim ne rundin e fundit te bisedimeve ne Gjeneve. Çuditerisht agresori i forcoi pozicionet e veta.
Kjo Konference ka nje rend dite shume te gjere dhe do te ndertehe vendemjen nderkombetare. Situata ne Kosove po tregon shenja te keqesimit, derisa Serbia, jo vetem qe po e intensifikon represionin ushtarak kunder shqiptareve, por gjithashtu po perpiqet per ne sulm tjeter ne ekonomine e Kosoves, e cila çdo dite po plaçkitet. Qeveria e Republikes se Kosoves eshte e vetedijshme se fushatat e ketilla behen gjithnje e me te vështira, kur Beogradi e ndien veten te forte dhe te gatshëm per faza te reja drejt realizimit te “Serbise se Madhe” dhe se ngritja e tensioneve mund te jete tragjike.
ATSH
Populli i Kosoves deri me tani eshte permbajtur me durim kunder çdo provokacioni qe mund ta fuste tere rajonin ne katastrofe, nder Serbia vazhdon te provokoje sipas deshires se saj.
Qeveria e Republikes se Kosoves me brengosje te thelle perserit se situata ne Kosove duhet te merret parasysh dhe se duhet te jetesohen me kohe veprimet e harmonizuara nderkombetare.
Ne i bejme apel bashkesise nderkombetare, u bejme apel Kombeve te Bashkuara, NATO-s, Unionit Evropian, KSBE-se,qe te intervenojne kunder agresorit.
Ne kerkojme nga mediatorët nderkombetare qe ti qasen çeshtjes komplekse te Kosoves, para se per te flitet me gjuhen e armeve”,thuhet ne kumtesen, te cilen e transmeton Qendra per Informim e Kosoves.
ATSH
ME NË FUND NANO DO TË FLASË(!)
-Fitoi shteti, humbi demokracia(!)-
Kështu nënurës Nano në intervistën dhënë këto ditë gazetës “Koha Jonë”.
“Kurse une, qe e kam pare qelime me cimento, me uje, me nje ti kujtoj une: ne Parlament nuk je ngritur per te nderuar deshmoret e Shkodres. Ne Zvicër deklarove Enverin per Babe, Po keshtu hyr... duke filluar nga Enver Hoxha e pasardhesit e tij. Me tej rego çfare turpi shqiptar keni bere kur ishit kryeminister...
ME NE FUND NANO DO TE FLASE(!)
-Fitoi shteti, humbi demokracia(!)-
K[?] eshtu panuris Nano ne intervisten dhene kete dite gazetes “Koha jone”.
Kurse une, qe e kam pare qeline me cimento, me uj[e?], me nje bananje te tejdukshme para Nanos qe flen me dyshek e çarçafe, me gazeta, libra e takime ne biruce, i pergjigjem: Do te humbase qyetetaria, shteti, ligjshmeria ne qofte se nuk merrni denim e merituar sipas ligjeve te shtetit. Plus kesaj, sh.Nano, ke edhe disa rraqe ne shpine e, meqe shteti demokratik te ka ushqyer mire dhe siç ke thene vete je ne forme, i mban edhe ato. Po i pate harruar, po t’i kujtoj une: Ne Zvicer deklarove Enverin per Babe. Po keshtu, urdherat dhe mesazhet qe je[p?] nga qelia per revolta e gjakderdhje do t’i paguaje me koke ne kohen e Babes tend. Por demokracia nuk ka urrejte, siç thoni ju. Ajo zbaton vetem ligjet te cilat jane te shenjta.
Ne intervisten Nano thote: “Do te denoncoj te gjithe ata qe montuan kete turp shqiptar.” Me vonese po i denoncon, sh.Nano, por me mire vone se kurre. Hetuesine aty e ke, e hapu[k?] tej treg[o?] çfare turpi shqiptar keni bere kur ishit kryeminister. Trego turpet e kazanoveze dhe shisheve me leng. Sepse, turp me te madh nuk ka se sa te luash me ndihmat qe na jep bota. Pra, bijeri drejt, hapja zemren hetuesise se ke lehtesira. Mbas te kryesh denimin,denonco edhe demokracine, se shtet pa te meta nuk ka.
ISMET SHESHORI
ish-i burgosur politik
Në degën e PD Malësi e Madhe
Zgjerimi i PD me anëtarësime të reja po vazhdon me një predispozicion të madh në të gjithë degët e rretheve të vendit.
Kjo flet qartë për mbështetjen që po i jep populli shqiptar programit të PD, politikës së saj realiste, larg ekstremeve dhe mllefeve që kanë mbërthyer partitë e tjera të opozitës, të cilat po humbasin çdo ditë në sytë e elektoratit shqiptar.
Vetëm në degën e PD të rrethit të Malësisë së Madhe për periudhën pas Kuvendit të Dytë të PD, janë bërë 206 pranime të reja.
Anëtarësimet e reja po vazhdojnë.
KORRESP I “RD”
MALËSI E MADHE
NE TROPOJE VENDOSËT PERFORCUESI I RAI UNO-s DHE RAI DUE-s
-Realizim i RTSH-
Banorët e Alpeve të Shqipërisë, tropojanet, për herë të parë këto ditë patën mundësi të ndjekin në ekranet e televizioneve të tyre programet e RAI.
Kjo ngjarje për jetën kulturore dhe informative të malësorëve të kësaj treve u prit mirë, pasi ata do të kenë mundësi të ndjekin prej shtëpive të tyre një kanal të fuqishëm perëndimor, siç është RAI (kanali i parë dhe dyte i tij), në një kohe kur vetem 3-4 vjetësh apo survojeheshin e burgoseshin nga regjimi komunist edhe po të ndiqnin RT e Prishtinës, kanali i shqiptarëve të Kosovës.
Kjo ndërmarrje është realizim i RTSH, i cili ka bërë të mundur që RAI UNO dhe RAI DUE të ndiqen në shumë zona të Shqipërisë ku ky kanal nuk mund të kapet me një antenë të thjeshtë.
M.B.
60 MIJE DOLLARE PER RISTRUKTURIMIN E SHTEPISE SE FEMIJES
SHKODER: Shoqata bamirëse “Relief” ka investuar rreth 60 mijë dollarë për rikonstruktimin e plotë të shtëpisë së fëmijës në qytetin e Shkodrës.
Punimet për këtë kanë filluar qysh në shkurt të ’93 dhe do të përfundojnë në muajin mars të këtij viti.
Investimet e kësaj shoqate janë shtrirë edhe për pagesat e personelit të kësaj shtëpie fëmijësh, për ushqimin e fëmijëve e të vegjëlve, si dhe për pensionet mujore prej 20 dollarësh për rreth 2 mijë familje jetime.
OFERTA TE TE HUAJVE PER BAKRIN ME TE MEDHA SE MUNDESITE PRODHUESE
RUBIK: Ofertat e të huajve për bakrin tonë, kohët e fundit kanë qenë më të mëdha se aftësitë prodhuese të kësaj industrie.
Në administratat e uzinave të prodhimit të tij në Lac dhe në Rubik, mesuam se ishte garantuar shitja e 500 ton bakri një firme italiane. Mirëpo, aktualisht në këto dy uzina gjenden vetëm 250 ton prodhim i gatshëm.
Për të siguruar sasitë e bakrit sipas ofertës, po vazhdon prodhimi i tij, megjithë pengesat nga mungesa e lëndëve të para dhe amortizimi i makinerive.
RITME TE ULTA NE PRIVATIZIMIN E INDUSTRISE USHQIMORE
SARANDE: Ritmi i privatizimit të ndërmarrjeve të sistemit ushqimor në rrethin e Sarandës është i ulët dhe karakterizohet nga ngadalësia e komisionit të vlerësimit dhe e seksioneve përkatëse.
Ky është një ndër konkluzionet e mbledhjes së Këshillit të këtij rrethi, ku u analizua ecuria e privatizimit, pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Ndërsa gjatë vitit ’93 numri i objekteve të derguara për privatizim ishte 1369, pas vendimit të mesiperm është dërguar dokumentacioni vetëm për 152 objekte.
Megjithëse disa here është insistuar për privatizimin e ndërmarrjeve si ajo e lëngjeve në Çukë, e konservave në Sarandë etj. ajo nuk është bërë deri tani. Këto ndërmarrje qëndrojnë të bllokuara prej më se dy vjetësh, duke u bërë objek[t?] i demtimeve dhe vjedhjeve.
NGA 2133 LEKE NDIHME PER CDO FAMILJE TE UJMISHTIT
KUKES: Banorët e komunës së Ujmishtit në rrethin e Kukësit gjatë vitit të kaluar kanë përfituar gjithsej 11500000 lekë ndihme për të përballuar vështirësitë e periudhës së tranzicionit dhe të mungesës së tokës për frymë.
Çdo familjeje të kësaj zone i kanë takuar nga 2133 lekë.
Ndonëse toka u është dhënë fshatarëve, dhe ata janë tashmë pronarë të saj, sasira e pakët ka bërë që ata të ndihmohen me një sasi me të madhe lekësh, në forme asistence, i beri të ditur ATSH-së, kryetari i kësaj komune.
Nga MEHDI BELORTA.