30/01/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

30 janar 1994

RINIA-SHPRESA E SË ARDHMES

U mbajt konferenca e dyte e FR te Partise Demokratike te rrethit te Elbasanit RINIA-SHPRESA E SE ARDHMES -Merr pjese edhe zoti Tritan Shehu , Sekretar i Pergjithshem i PDSH-se Te shtunen paradite ne sallen e Teatrit “Skampa” te qytetit te Elbasanit u mbajt konferenca e dyte e Forumit Rinor te PD-se per rrethin e Elbasanit. Ne raportin e mbajtur nga i riu student Blendi Gjoni u pasqyrua aktiviteti 1-vjeçar i ketij forumi. Prokupacioni kryesor i forumit - thuhet ne konference , ka qene, distancimi nga ekstremistet e majte si dhe shtimi i radheve me te rinj.Per ta bere jeten e te rinjve sa me te larmishme forumi rinor ka organizuar veprimtari te ndryshme kulturore si “sofra poetike”mbremje poetike ku jane dhene çmime”Kristoforidhi” etj. Forumi beri prezent shqetesimin qe vihet re ne universitet lidhur me marredheniet student- rektorat. Universiteti i Elbasanit -tha folesi ka nje rektor i cili eshte edhe deputet. Si i tille ai nuk eshte ne gjendje te kryej te dyja keto funksione.Per kete arsye eshte kerkuar me kohe zevendesimi i tij por qe deri me sot nuk eshte bere. Duhet thene se studentet e ketij universiteti ne shumicen e tyre jane nga Elbasani por nje pjese jane edhe nga rrethet e tjera. Ky fakt ka bere qe ata te ndihen te papunesuar, sepse nuk marrin bursa. Kurse studentet e Elbasanit marrin bursa, gje qe duket si diskriminim. Sipas studentit Gjoni, kjo situate duhet te ndryshoje. Ne lidhje me kete problem, u shpreh edhe zoti Tritan Shehu, sekretar i Pergjithshem i PD-se. Duke u ndalur ne situaten politike te cilen e perjeton vendi yne per te tjera ai theksoi:Ne nje kohe kur vendi yne po njeh zhvillime te reja ne rrugen drejt demokracise, sulmet kunder PD sa vijne e behen me agresive. Autore te ketyre sulmeve jane forca te caktuara te molepsura me nostalgjine per te kaluaruen, apo edhe te lidhura me fije krimi me te.Por me pas nuk qendrojne as forca te tjera qe po gjejne mbeshtetje e perkrahje tek kreret e Beogradit ne dem te ceshtjes kombetare. Me tej duke folur per programin e PD-zoti Shehu theksoj se nje here se kjo parti eshte rruga e nisur eshte e vetmja ne kete periudhe te veshtire tranzicioni.Megjithate duhet te kihet parasysh se pjesa me e madhe e te papuneve jane te rinj.Ndaj qe edhe keto te inkuadrohen ne jeten e vendit duhen punesuar pra duhen angazhim me i madh i pushtetit lokal per te hapur fronte te reja pune. Pastaj konferencen e pershendeti z.Tritan Shehu sekretar i pergjithshem i PD-se.Duke yne per te tjera ai theksoi: Ne i PD-se.Duke yne per te tjera ai theksoi: Ne pune. Nje pyetje te ardhur me shkrim nga salla:”Jam nje student qe kam qene ne forumin eurosocialist e sot dua te futem ne Forumin Rinor te PD.Çfare perspektivash me hap ky forum?” Zoti Tritan Shehu iu pergjigj: Çdo njeri ka te drejten e evolimit te pikpamjeve te tij.Te gjithe ne kemi evoluar e do te evolojme persa u perket mendimeve. Kete kemi parasysh ne kur themi se e ardhmja i perket demokracise.Me 22 mars votuan per ne 1.2 milion votues.Ne jemi te bindur se ne te ardhmen do te votojne per ne me shume madje edhe nga ata qe votuan kundra. Forumi rinor nuk te hap perspektiven e privilegjeve por mundesine per te kontribuar per demokracine per vendin, per te ardhmen tone. Ndërsa pyetjes qe u be nga salla per kriteret qe ndiqen ne emerimin e kryetareve zoti Shehu iu pergjigj prere: PD eshte kundra biografive, ne punesimin e kuadrove, ajo mban parasysh aftesite vetjake te gjithesecilit. Pergjigjen me te mire kesaj pyetje e ka dhene zoti Berisha ne takimin me intelektualet e kryeqytetit perfundoi zoti Shehu. Konferenca i solli nje mesazh pershendetje edhe Forumi i Pavarur i Unionit studentor. Ne fund konferenca zgjodhi organet drejtuese. Pergatiti: ZEF LLESHI ne gjendje te kryej te dyja keto funksione. Per studentet e ketij universiteti jane ata qe i japin jete forumit. Puna e mire e nendeges se Forumit Rinor te PD se universitetit eshte reflektuar ne numrin e madh te anetareve nga te cilet 385 jane edhe anetare te Partise Demokratike. Jeta e gjalle e aktive e te rinjve te universitetit te Elbasanit-u tha ne takim, bie ndesh me disa mendesi te vjetruara te cilat vazhdojne te jene ne organe drejtuese shume te moshuar e madje edhe nga ata qe kane mbushur moshen e pensionit, ndёrkohё qe ketu ka plot pedagoge te rinj, te afte per te çuar punet perpara. Ne konference u theksua se

KONFERENCË SHTYPI E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR.IBRAHIM RUGOVA

PRISHTINE:- Presidenti i Republikes se Kosoves,dr.Ibrahim Rugova ne konferencen e sotme per shtyp riperseriti ftesen e bashkesise nderkombetare qe te ndemarre hapa preventiv dhe konkret ndaj Kosoves. Edhe pse ne dukje kesaj jave ka qene nje statuquo politike sa i perket ndermarrjes se krizës ne ish-Jugosllavi , pra edhe rreth Kosoves , situata ishte e tensionuar ne gjithe rajonin, theksoi Rugova. Ne Kosove vazhdoi fronti i dhunes, represioni masiv dhe zinxhiror serb mbi shqiptaret, me qellim qe te behet presion i vazhdueshem mbi njerezit dhe situaten ne pergjithesi, vleresoi presidenti Rugova.Pati bastisje, maltretime, demolime te shtepive, arrestime me pretekste te kerkimit te armeve, vecmas neper fshatrat shqiptare.”Larg syve te botes”.

PERFAQESUESIT E KSBE-se NE KOSOVE

Gjate qendrimit ne Kosove perfaqesuesit e KSBE-se titullare ambasadash ne Beograd,Laura Mirakian (Itali) dhe dr.Geran Jakobson e Torsten Petre (Suedi) qe zevendesojne vezhguesit e debuar nga Kosova gjate veres se kaluar, vizituan edhe Keshillin per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut ne Prishtine.Gjate bisedes se gjere per gjendjen e te drejtave dhe lirive te njeriut ata posacerisht u interesuan per proceset politike gjyqesore pas arrestimeve masive te shqiptareve gjate vitit te kaluar si dhe per poziten e shqiptareve pas masave qe po ndermerren ne fushen ekonomike financiare ne Serbi e ne Mal te Zi. ATSH

PS E PAD-NE ALEANCE TE HAPUR, ME NJE PLATFORME

Shkaterrimi i Shqiperise si ne planin moralo-psikologjik ashtu edhe ne ate ekonomik erdhi si pasoje e politikës kriminale antikombetare te diktatorit Enver Hoxha, ajo erdhi si rezultat i paaftesise, mediokritetit te te gjithe atyre qe ishin vene ne drejtim te Partise dhe shtetit. Hapesira kohore prej 47 vjetesh e sunduar nga Partia e Punes me Enver Hoxhen ne krye dhe me vone me Ramiz Aline eshte argumenti me i pakundershtueshem se PPSH ishte e paaftë te nxirrte vendin ne nivelet e kombeve te tjera te zhvilluara. Eshte fakt gjithashtu se PS nuk eshte gje tjeter vecse sajese e formuar me bishtat e mbetura te PPSH qe trashëgojne ne gene te njejtat aftesi biologjike si te paraardhesve te tyre qe shquheshin per shume vese politike e dobësi intelektuale. Mirepo qenë te tilla si Fatos Nano, Namik Dokle e te tjere elemente konservatore social-komuniste vazhdojne ta masin veten te hipur ne karrige me hijen e mengjezit, siç bente dhe Enver Hoxha per Partine e “lavdishme” qe kishte marre persiper te drejtonte jo vetem Shqiperine, por tere boten, dhe po qe se ndonje “budalla” e kundershtonte kete gjënte vendin qe meritonte. Lideret e PS-se duke qene te pa ndergjegjshem mbi rolin e opozites,kryejne veprime qe i komprometojne ata jo vetem si te paaftë, per te drejtuar me pergjegjesi dhe kompetenca fatin partise se tyre, por per bejne rrezikun per t’u kthyer edhe nje here ne ferrin qe lame pas.Ne qofte se ne disa gjera qenë e Meksit has vështirësi, keto jane me shume per faj te krizes se trashëguar nga PP-PS dhe te politikes aktuale destruktive qe ben PS ne te gjitha nivelet per te sabotuar reformen, per te krijuar krize politike etj. PS nuk eshte nje parti politike serioze dhe as e besueshme kur deklaron se “E verteta dhe e drejta dite do te triumfoje”. E verteta dhe e drejta tashme kane fituar qe me 22 mars dhe per kete, kontribuan te gjitha forcat progresiste demokratike te popullit shqiptar qe aderuan ne idealin dhe programin e PD si e vetmja parti politike parakoheshme PS e mbeshtet, sipas saj se kete gje e paskan shprehur edhe parti dhe personalitete te tjere politike. Me sa dime ne asnje parti politike parlamentare dhe jo parlamentare, perveç PS dhe PAD nuk kane kerkur zgjedhje te parakoheshme. Dhe si personalitete politike perveç atyre te PS jane edhe ata te PAD. Me sa duket PS dhe PAD ne aleance, kane pare ndonje enderr per zgjedhje te parakoheshme ku kane fituar respektivisht PS 50 per qind e PAD 20 perqind. Keshtu na e kane pare vetën ne piramiden shteterore nje enderr e vyjeter pseudo-politikaneve te semure patologjike per kolltuke. MENTOR SHEHU

DESHPERIM DHE MLLEF

-A.Imami perseri neKucove- Me pardesy­ne e zezë me jake te ngritur, me fytyre paksa te vrenosur, i shoqeruar nga Blend Fevziu, nga dy garipa te parrotur me nje ”Mercedes” te erret.A.Imami arriti ne Kuçove ne date 26.1.1994, per te dyten here brenda muajit.Por ndryshe nga hera e pare, kete radhe ai u mblodh me 6-7 anetaret e Partise se tij ne sallen e Pallatit te femijeve. Kembenguljes se 4-5 anetareve te PS per te ndjekur kete takim, ai iu pergjigj negativisht, duke u”thyer” zemrat njerezve, te cilet ne keto çaste po e deshironje marrës.Nen nje kontroll te repte te salles bosh, koke me koke, perreth mbi 1 ore, u dhahe udhezimet e reja dhe platforma e re e punes ne perudhën e pas 26 janarit. Sipas nje burimi te brendshem edhe kete radhe nuk u la fjale negative e pa thene ne drejtim te Presidentit, Qeverise, PD, anetareve me te vendosur te saj. U permend shkarazi, pa u meshruar fort, fakti se ne keto momente krahu i AD gjendet PS dhe PUK dhe per kete u porosit se antareve te PAD nuk duhet t’u vije turp,per kete aleance. Gjithashtu u la porosi qe ne çdo rast, PS duhet te mbeshtetet nga antaret e AD dhe u soll si shembull ndonje miting, qe mund te vij nga ajo ane. Sot per sot, armike e AD eshte vetem PD, u theksua nga te ardhurit. Keto momente vuri ne dukje A.Imami duhen shfrytezuar zgjuarsisht nga AD per rritjen e reputacionit te saj. Duhet te shtohen antaret e deges se AD, ne Kuçove, me anetare te rinj, qe mund t’i shkepsin sipas Imamit, nga PD-ja. Detyra jone, theksoi vazhdimishte Imami eshte shkaterrimi i PD, Qeverise dhe ndryshimi i parlamentit. Toni i ashper i Imamit, ftohtesia e salles bosh, dritat qorre te tavanit te larte, u kallen te tjerat 7 vetëve, anetare te AD ne takim. Te kruspullosur, ata mezi ndiqnin tonin gjëmnudark te Imamit, i cili po shfrytezonte ditet “e denuara” nga parlamenti per t’e entuziazmuar”zemrat e ngrira te anetareve te vet. DHIMITER LLESHI qemndurak parlamenti per t’e entuziazmuar “zemrat e ngrira te anetareve te vet. DHIMITER LLESHI

NJE KUJTESE PER KONTROLLIN E SHTETIT DHE PROKURORINE

-A eshte mekatar “engjelli” socialist, Sabit Broka?- Me 20.8.1992, nëpërmjet një njoftimi të Kontrollit të Shtetit, konfirmohej se nga 394 tone ndihma ushqimore te ardhura nga Franca me 20 kamione te destinuar per sektorin e shendetesise, 254 tone jane marre ne dorezim e jane shtuar ne sektorin e tregtise ne Vlore me çmime te caktuara nga vete drejtuesit kurse, 98 tone jane shitur nga nje NTU-e e Tiranes. Pra, jane marre ne dorezim me dokumente e jane shitur gjithsej 352 tone. Keshtu qe dalin te humbur 42 tone! Ç’u bene? Ku perfunduan? Cilet xhepa fryne? Kujtojme se ne kete kohe shoku Sabit Broka ishte minister i Shendetesise, teper i informuar dhe i interesuar drejtperdrejt apo permes bashkepunetoreve te tij te ngushte per shperndarjen apo tregtimin e gushtit te madh ndihmash nga Franca. Po ne kete kohe u ishte i detyruar ne mbajtje mbi supe edhe barren e rende te te ardhurave italiane ne ilace, per te cilen, se bashku me interesat e tij personale, agjentësheshin shume interesa te tjera nga lart e nga poshte ne Shqiperi dhe ne Itali. Kujt i ra ndreqe dhe kujt i prishte fati. Sabit? Doktor? U torturuan nga kjo drame, ka humbur vigjilencen revolucionare dhe i kane kaluar edhe shkeljet e shumta, qe ka konstatuar dhe deklaruar prokuroria italiane, Evelina Canale, ne intervisten e saj dhene BBC kete dite dhe qe eshte botuar ne “RD” e 27 janarit. Qysh kur iu zbulua petet lakrorit te gatua­r ne kohen e ministrlekut te tij sidomos kur e humbi kolltukun, Sabitin, na e persekuton mendimi se nje dite do t’i kerkoje llogari per shkeljet qe, ne fund te fundit, i mbajne firmat dhe vulat e tij. Per ta bere sa me te largët apo te pamundur kete dua te veçim nje rruge: t’i rembëhet me çdo mjet e menyre pushteti PD-se dhe ta marre ate PS, te behet perseri Fatos Nano kryeminister dhe ai minister i Shendetesise. Per te realizuar kete enderr po e ndihmon edhe heshtja e gjate e drejtesise ndaj shkeljeve te tij te vjetra?! Ka rene nje vit e gjysme qe eshte bere kontrolli dhe njoftimi nga grupi i punes se Kontrollit te Shtetit i perbere nga zotërinjtë Rustom Tare e Sako Rama per shkeljet e renda ne ndihmat franceze. Ata dhane alarmin per 42 tonelat e humbur dhe kerkuan ndjekjen penale te Shpetim Koles e te Agim Drajpajt sipas nenve 106 dhe 13 te Kodit Penal. Por, me sa duket, u mjaftuan me kaq. Me tej ishte detyre e Prokurorise te merrte ne dore zbulimin e plote te kesaj enigme. Kur do ta beje kjo kete? XHYVAT MUSTAFA

MOS LUANI ME USHTRINE, ZOTERINJ!

Replike Dihet qe ne programet e te gjitha partive politike ushtria ze nje vend te veçante. Madje, çeshtja e mbrojtjes perben emeresine e tyre te perbashket. Ushtria dhe Flamuri jane simbole kombetare. Himni i Flamurit dhe udherinj i komandant jane zeri i shenjte i Atdheut. Ushtria dhe Flamuri u perkasin te gjitheve dhe njekosisht nuk jane monopol i askujt. Ushtaraket tane nuk mbajten vesh asnje parti kur mbeshteten proceset demokratike. Ata ndjene eren e re qe po vinte dhe qe do t’i bente mire Shqiperise. Ate e perkrahen pluralizmin, megjithese ishin te ndershgjeshem se kjo klime e pas Luftes se Ftohte do ta shkateronte Ushtrine ne menyre te ndjeshme. Ka nje vit e gjysem qe ka filluar reforma ne ushtri. Jane liruar me qindra kuadro ne moshe e para moshe. E megjithate, ata gjejne forca qe me mposhtin hidherimin e lirimit, te perballojne me stoicizem veshtiresite financiare, hallet e tjera familjare dhe ne sondinjeri u heed romuze per ushtrine, ata i tregojne vendin, sepse ushtria per ta ka qene dhe mbetet dinjitet dhe kuptimi i jetes se tyre. Shqiperia do t’u jete mirenjohese per ekuilibrin e tyre atdhetar. Ushtria do t’i kete rezervën me te çmuar. Mirepo ka disa zera qe nxisin paqenesi, duke perfituar nga veshtiresite ekonomike te njerezve, perfshi ketu edhe gjendjen e ngushte te ushtarakeve te liruar (megjithese gezjojne 70-80% te rrogave qe kane pasur). Te gjitheve na kujtohen turbullirat e para qe donin te mbillnin ish-sigurim... Kur deshuoi kjo tentativë, atehere nisi te behet objekt sulmi ushtria aktive, duke mble­jle pasiguri te kuadrot me stresin e shkurtimeve. “Keto shkurtime i ben PD-ja se po te ishim ne pushtet...” Zoterinj! Pergjigjuni sinqerisht! Cila nga partitë qe do te merte pushtetin nuk do te bente shkurtimet drastike ne FA, me qellim qe buxheti per lufte te kaloje ne permiresimin e jetes paqesore te secilit vend? Kush ka thene qe per shkak te ketyre shkurtimeve te bjere disiplina tani, apo atehere kur kalonin neper qytet ushtare te zhbëtyer e pa leje? Kur ka qene me e larte gatishmeria e stervitja, ne pikat e hapjes apo tani neper kazermat?Kur ka qene me e larte autoriteti i komandantit, atehere pa grada, nen diktatin dhe karsheljet e komisa­reve, apo tani qe fjala e tij eshte ligji e veprim luftarak? Ne ushtaraket e kuptojme se nuk eshte pluraliste te mos balafaqohen dhe te kundershtohen njeri-tjetrin forcat politike, por do te ishte kriminale per ate interesa te çashtit e te pjekshime te denigrohet ajo qe duhet te mbetet e perbashket dhe e shenjte per te gjithe: Ushtria. Na thoni zoterinj, ne ç’gazeta, filma apo revista te ndonje vend tjeter çeshtjet e ushtrise behen pazar? Si eshte e mundur qe qytetari te pergojoje nje minister te Mbrojtjes, kur dihet qe me nje fjale te ketij ministri, ky qytetar duhet te shkoje ne lufte drejt vdekjes? Jol te tilla gjera nuk mund te ndodhin ne vendet e qyteteruara dhe me kulturo demokratike. Megjithate, edhe tek ne, pavarësisht nga keto, koha ka bere te veten. Reforma ne ushtri ka hyre ne fazen e trete te saj. Ky realitet ka bindur edhe disa autore shkimesh te ketij lloji, qe te terhiqen, te heshtin madje te bejne edhe autokritike. Por, na çudit fakti,qe ndersa gazeta partiake opozitare po e kupton ushtrine si simbol te perbashket dhe jo monopol te nje partie, ka gazeta si “Koha jone”, qe e mban veten edhe te vetparuar, e cila ka dhene dy here alarmin: Heren e pare per armatosje(levizjen e tankeve), tani per çarmatose(sigurimin e armëve sipas normave ligjore). Nuk e kuptojme ç’i shqetson tejtorën e kesaj gazete, armatosja apo çarmatose? ushtrise? Ne atehere leviznim tanket per te kompletuan repartet e sapo strukturuar, ndersa “Koha Jone” dha alarmin se keto tanke po afroheshin ne kufirin verior drejt Serbise. Mire qe u ndodh ne kufi nje komision nderkombetar dhe pergenjeshtroi keto shpifje. Atehere ishte fillimi i fazes se dyte te reformes, kurse tani qe jemi ne prag te fazes se trete te kesaj reforme, nxori brire sensacioni i ni “po çarmatoset ushtria”. Dhe ky “sensacion” shpertheu perseri kur zëvendsekretari i Mbrojtjes se SHBA-se deklaroi se: ishte shume i impresionuar dhe i befauar nga perparimi qe ka bere Shqiperia ne ushtrine e saj. Lind vetvetiu pyetja: Perse kaq vrer moro vellezerzeri. Jemi apo nuk jemi shqiptare?! Kujt i sherben njohitimi juaj me gënua të mëdha “Çarmatosja masive e Ushtrise”? Se pari urdheri i ministrit te Mbrojtjes nuk ka te beje fare me fjalen çarmatose por me sistemimin dhe sigurimin e armeve personale sipas modeli te ushtrise te NATO-s. Se dyu, perse duhej “masive” kur 70% e njesive dhe reparteve qe sherbejne ne zonat kufitare nuk i le ky kaluaren, apo edhe te lidhura me fije miqesie me te. Por gjejne mbeshtetje e perkahje tek kretet e Beogradit ne dem te çeshtjes theksoj edhe nje here se kjo parti eshte e hapur per te gjithe ata qe perqafojne programin e saj. PD nuk eshte nje parti militante nuk eshte parti e biografive. Ajo eshte parti elektorati dhe si e tille koncepti i anetarit dhe i simpatizantit do te vije gjithnje duke u ngushtuar”. Ne takimin me te rinjte zoti Maksim Konomi kryetari i Komitetit te Shkences dhe Teknikes foli per perspektivat qe i hapen shkollës shqiptare dhe veçanerisht Universiteteve tona, per masat qe po merr Qeveria per pergatitjen e studenteve dhe pedagogeve te rinj

Vazhdojne anetaresimet e reja ne PD

NE DEGEN E PD TIRANE 750 PRANIME TE REJA Per periudhen pas Kuvendit te Dyte Kombetar te PD ka qene nje kohe ne te cilen ka patur nje predispozicion te madh te pranimeve te reja ne PD. Vetem ne degen e PD te Tiranes jane bere 750 pranime te reja ne PD, kryesisht nga institucionet qendrore te Kryeqytetit dhe intelektuale. Ardhja e intelektualeve ne PD do te krijoje mundesi te medha qe ata t’i kontribuojne demokracise ne Shqiperi, ne permasa me te medha. Kjo do te rrise ne menyre te veçante rolin e tyre per perçaktues ne perparimin kombetar dhe demokratik te Shqiperise. Korresp : I “RD”