05/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 shkurt 1994

NGA VIZITA E DELEGACIONIT USHTARAK GJERMAN NE VENDIN TONE

Me 3 shkurt ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, priti delegacionin ushtarak gjerman, të kryesuar nga komandanti i Akademisë të Forcave Tokësore të Hanoverit, gjeneral brigade Freidich Von Senden. Pasi i shprehu interesimin e opinionit për këtë vizitë, zoti Zhulali e njohu me aspektet e punës për integrimin e ushtrisë shqiptare në shoqërinë demokratike, me disa nga rezultatet për transformimin e arsimit dhe të akademive ushtarake. Ai nenvizoi faktin se, në kuadrin e bashkëpunimit bilateral e të Partneritetit për Paqe, ekzistojnë mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe të marrëdhënieve dhe në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe në mënyrë të veçantë ato midis akademive ushtarake, për të përfituar nga eksperienca gjermane. Zoti Zhulali shtroi nevojën e asistencës për akademitë tona ushtarake, në interes të kualifikimit e të arsimimit të oficerëve shqiptarë. Kryetari i delegacionit gjerman, gjeneral Von Senden, shprehu kënaqësinë për këtë vizitë në Shqipëri dhe përshëndeti për zhvillimin demokratik, dëshirën dhe gatishmërinë për zhvillimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e edukimit dhe të arsimimit ushtarak. Ai u shpreh për shkëmbim ekipsesh për studimin e kadetëve shqiptare në akademinë ushtarake të Hanoverit. Zoti Senden shprehu gjithashtu kërkesat e bëra dhe shprehu gatishmërinë në Gjermani. Takimi u zhvillua në frymë të ngrohtë e miqësore.

SHKODRA PËRHERË DEMOKRATE

DREJTUES TË PD, PARLAMENTIT E QEVERISË PARA QYTETARËVE E INTELEKTUALËVE SHKODRANË Selami: Terbimi i forcave ekstremiste shkon krahas me progresin e Shqipërisë. Arbnori: Kushtetuta nuk është as e PD, as e PS, por e Shqipërisë për Shqipërinë. Kopliku: Në hartimin e buxhetit Shkodra ka përparësi. Shehu: Të eliminojmë jo harmoninë midis nivelit të administratës qendrore e asaj lokale. Spahia: Nuk ka dyshim se midis vrasjes në rrugë e rrugaçërisë në sallë të puthadoreve të Beogradit, ka lidhje. Tashmë është bërë traditë. Drejtues të Partisë Demokratike, Qeverisë Demokratike dhe të Parlamentit, kanë kohë që nëpërmjet takimeve të shpeshta me popullin, tregojnë respektin e tyre për votbesimin e marrë nga ai. Bashkëbisedimin me të, ata e kanë vlerësuar kurdoherë si rast për t’u njohur konkretisht me hallet e shqetësimet objektive apo subjektive në mënyrë që edhe veprimtaria e tyre të jetë në funksion të zgjidhjes së tyre. Salla e mbushur plot dhe shumë të tjerë të pakënaqur që nuk mund të hynin brenda për arsye fizike-ky ishte auditori dhe situata në të cilën në Shkodër, zotërinjtë Eduard Selami, Pjetër Arbnori, Bashkim Kopliku, Ali Spahia e Tritan Shehu zhvilluan një takim me qytetarë e intelektualë shkodranë. Fjalën e hapjes nga Bujar Hoti, e pasoi fjala e përshëndetjes së z.Selami i cili midis të tjerave tha: Viti 1994 do të jetë një vit i rëndësishëm në ecurinë e ndaj Shkodrës, pikërisht me shpirtin demokrat e thellësisht antikomunist-nist të shkodranit. Selami siguroi se preferencë e tillë do të jetë e përhershme dhe shprehu bindjen se tentativat e ekstremistëve dhe puthadoreve të Beogradit për manipulimin e shpirtit demokrat e antikomunist të shkodranit, do të vazhdojnë të mos kenë sukses, pasi askush me mirë se ju nuk e di ç’është antikomunizmi e demokracia. Reforma legjislative dhe përpjekjet për hartimin e projektkushtetutës-ky ishte përgjithësisht objekti i fjalës së Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, z.Pjetër Arbnori. Kushtetuta-tha ai- nuk është as e PD, as e PS, as e Parlamentit për Shqipërinë, por ajo është kushtetutë e Shqipërisë për Shqipërinë. Ndaj, duan apo nuk duan disa, Shqipëria do ta ketë Kushtetutën e saj demokratike. Zv/kryeministri Kopliku, pasi shpjegoi ecurinë e reformës, vlerësimet e tij për Shkodrën, vazhdon sakrificat. Është e formuar e kristalizuar opinioni se barren me të rëndë, vështirësitë më të mëdha po i kalon Shkodra, të cilës, me të madha po i kalon Shkodra, të cilës, përveç atyre që janë të pashmangshme nga reforma, i janë bashkangjitur dhe ato të imponuara nga embargo. Në dialogun pyetje-përgjigje këto vështirësi u evidentuan. I sintetizuar si shqetësim me pyetjen se çfarë po bën Qeveria në mënyrë që Shkodra të mund të kapërcejë pasojat e embargos, Kopliku siguroi për paparashikimin që do të ketë Shkodra në buxhetin e sivjetëm, për destinimin e kompensimit që do të marrë Shqipëria per pasojat e embargos në këte qytet, investimet për ujësjellësin, kanalizimet, rrugët, për prezencën me të ndjeshme të Fondit Urban Pengesat për ligjin për lokën dhe rastet e shkeljes së ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave...” ish-pronareve” te denoncuara me raste konkrete ne salle u shoqeruan me vendosmerine e shfaqur nga Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor per te zbatuar ate, dhe te zotit Ali Spahia si deputet ne Shkoder per te luftuar rastet e veteqeverisjes e per te respektuar vetem ligjin. Interesit per te ditur dicka me shume per avionet amerikane qe do te vendosen ne Shqiperi, Z.Selami iu pergjegj si ato do te vendosen ne kuadrin e bashkepunimit me NATO-n dhe OKB. Shtypi i majte e perjeton kete si neperkembje te dinjitetit te Shqiperise, si demtim te interesave te saj. Ne kemi kerkuar angazhimin e NATO-s dhe SHBA-se per zgjedhjen e krizes se Ballkanit. Pra ne respektojme angazhimin tone per paqe. Ata qe ngrihen kunder ketij angazhimi, ngrihen kunder Shqiperise. SHPETIM LUKU KABIL BUSHATI nga Bujar Hoti, e pasoi fjala e përshëndetjes së z. Selami jetë një vit i madhësishëm në ecurinë e reformës ekonomike e politike në Shqipëri. Do të ndjehen vështirësi për atë pjesë të popullsisë që është e ekspozuar ndaj pasojave të reformës, por njëkohësisht do të jetë edhe viti i forcimit të fermerëve e biznesmeneve shqiptarë. Me tej për situatën politike ai tha: Tërbimi i forcave ekstremiste shkon krahas me progresin e Shqipërisë. Ata që lindën e mbartën destruktivitetin e shkatërrimin e vendit për 50 vjet, sot acarohen dhe humbasin asnjë pas çdo suksesi e progresi që ben Shqipëria. Sukseset e reformës ekonomike të deritanishme, politika e zgjerimit të hapësirave demokratike si dhe e integrimit të Shqipërisë me botën i bënë ekstremistët të paduruar e agresivë. Pastaj z. Selami theksoi se ajo që ka kushtëzuar suksesin ka qenë mbështetja pa rezerva dhe e pakushtëzuar që na kanë dhënë ju. Selami argumentoi preferencën politike e ekonomike te PD, qeverisë e të Presidentit te Kryesisë së Kuvendit Popullor, Z. Pjetër PS, as e Parlamentit per Parlamentin, por ajo eshte kushtetute e Shqiperise per Shqiperine. Ndaj, duan apo nuk duan disa, Shqiperia do ta kete Kushtetuten e saj demokratike. Zv/ kryeministri Kopliku, pasi shpjegoi ecurine e reformes, vleresimet e organizmave ekonomike e financiare nderkombetare per kete reforme, informoi edhe per fillimin e procesit te shtypjes se te persekutuarve politike, ish-pronareve e shtresave te tjera te popullsise. PD vazhdon te kete raporte te mira me ish te persekutuarit politike dhe e konsideron kete shtrese si mbeshtetjen e fuqishme te saj-tha Sekretari i Pergjithshem i PDSH, Tritan Shehu. me pas ai theksoi domosdoshmerine e zhdukjes se jo harmonise qe ekziston ndermjet nivelit te administrates qendrore e asaj lokale duke i dhene vendin qe meriton intelektualeve e duke luftuar subjektivizmin, familjaritetin, tarafllekun. Kurse z.Ali Spahia shprehu opinionin e tij rreth ngjarjes se 14 janarit te Shkodres, duke thene se padyshim midis vrasjes ne mes dhe rrugecarnise ne salle qe treguan putadoret e Beogradit, ka lidhje. I takon drejtesise qe te thote fjalen e saj per to.

Shkodra vazhdon sakrificat

Është e formuar e kristalizuar opinioni se barren me të rëndë, vështirësitë më të mëdha po i kalon Shkodra, të cilës, përveç atyre që janë të pashmangshme nga reforma, i janë bashkangjitur dhe ato të imponuara nga embargo. Shkodra për paparapër…

DERI KU ARRIN E VËRTETA? “KJ” - PS DHE 8000 DOLLARË AMERIKANE

-”KJ” në varësi financiare nga PS?- -Cila është lidhja “KJ” - “ZP”, - “Aleanca” - “Lajmetari”?- “KJ” është gazete e pavarur, ky është abuzimi me i madh qe kjo gazete ben me te verteten, sepse “KJ” pavarësisht se çfare shkruan ne krye te faqes, jo vetem qe eshte e varur, por sot eshte e varur edhe ne dy çengela. “”KJ” është gazete e pavarur, ky është abuzimi me i madh qe kjo gazete ben me te verteten, sepse “KJ” pavarësisht se çfare shkruan ne krye te faqes, jo vetem qe eshte e varur, por sot eshte e varur edhe ne dy çengela. Ata qe nuk njohin faktet dhe nuk e kane lexuar ndonjehere “KJ” mundet qe duke degjuar fjalet e “pavarur” rrugëve, te mendojne se egzistoka edhe nje gazete e pavarur, por ata qe kane lexuar qofte edhe nje numer te “KJ” e shohin se sa e pavarur eshte ajo. Cdo njeri, sado injorant qe te jete, e kupton qe nje gazete e pavarur mbeshtetet ne pasqyrimin e fakteve pa komente te njeanshme. A eshte “KJ” nje gazete e tille? A mund te jete e pavarur nje gazete qe ne cdo numer sulmon egersisht PD, qeverine dhe Presidentin dhe ne te njejten kohe merr ne mbrojtje eksponente te diskredituar te PS dhe PAD? A nuk eshte si shume e varur kjo pavarësi e “KJ”? Lexuesi i rregullt me siguri qe e ka vene re rezonancen e kater gazetave “ZP” - “KJ” - “Aleanca” - “Lajmetari” (pa permendur “vogelush” si “24 ore”). Dikush mund te thote qe “ZP” dhe “Aleanca” jane gazeta opozitare dhe eshte e kuptueshme qe te sulmojne opoziten. te supozojme qe kjo eshte plotesisht e pranueshme, po dy gazetat e tjera te “pavarura”? Le te shohim disa fakte. Deklaratat partiake te PS botohen njeqohesisht tek “KJ” dhe “ZP”. E njejta gje ndodh me deklarata apo intervista te eksponenteve te PAD. Fatos Nano fillon nje interviste tek “KJ” duke zene per disa numra me rradhe faqen e pare te kesaj gazete, e me pas po kjo interviste vazhdon ne “ZP”. E njejta gje ndodh edhe me krere te tjere te PS, qe publikohen njekohesisht ne keto dy gazeta. Per dite Nano e Berisha jane ne faqet e “KJ” dhe “ZP”, kuptohet ne pozita te kunderta. Berisha sulmuar ne menyre te paskrupullt dhe Nano i kthyer ne hero. Krijohet nje problem midis Shqiperise dhe Greqise. Menjehere “ZP”, “KJ” dhe gazetat e mesiperme marrin krahun jo shqiptar. PS? Thjeshte per t’u kundervene PD? Veshtire te besohet kjo dhe drejtuesit e ketyre gazetave e dine mire se pse e bejne nje gje te tille. Nje koincidence tjeter: Kryeredaktori i “KJ” eshte anetar i PAD, kryeredaktori i “Lajmetarit”, eksponent i PAD, kurse “Aleanca” eshte gazete e PAD. Po lidhja me “ZP” ku qendron, thjeshte ne luften e perbashket ndaj pozites si opozite? Thame qe kjo mund te ishte e pranueshme duke patur parasysh qellimet dhe ambiciet per pushtet te krereve te dy partive PS e PAD, por eshte i papranueshem pozicioni i ketyre partive. PAD pretendon te kete dale ne pozicionin e PD, pra qender e djathte, atehere si do te beje aleance me te kunderten e saj? Fakti eshte qe pervec krereve, ne PAD ka te tjere qe as nuk mendojne qe neser do t’i duhet te lidhen me ata qe deri dje i kane konsideruar gati armiq,kreret komuniste te PS. Atehere si shpjegohet lidhja PS - “ZP” - “KJ” - PAD? Thjeshte me faktin qe drejtori i “KJ” ne 1991 ka bere kerkese per t’u pranuar ne PP, apo me faktin qe ne PAD jane te punesuar “simpatizante te flakte” te PS? Edhe keto do te mjaftonin, por sidoqofte duket se diçka me teper. Ne biseda gazetaresh flitet per nje “pakt” midis PS dhe “KJ”. Sa eshte i vertete...? Po fakti qe N. Lesi ka marre 8000 dollare borxh nga PS, borxh qe me pas i eshte falur, a eshte i vertete? Nese do te ishte i vertete (siç thuhet) a nuk do te bente sikur fotgjaleshi “gazete e pavarur”? Sidoqofte nje konflikt midis ketyre gazetave egziston. Deri dje komuniste flakete binlin zemren “ZP”, sot konkurenca e gazetave ne fjale ka bere qe te bjere numri i lexuesve te “ZP” ne favor te “KJ”. Duket bile se edhe eksponentet e PAD preferojne me shume te botohen tek “KJ” se sa ne gazeten e tyre “Aleanca”. Te shohim deri ku do te shkoje ky lloj koalicioni i ngritur mbi interesa, siç duket, jo shume te pastra. EDI PALOKA

RATIFIKOHET MEMORANDUMI I MIREKUPTIMIT USHTARAK MES SHQIPERISE DHE MBRETERISE SE BASHKUAR E IRLANDES SE VERIUT SI DHE BEHEN NDRYSHIME NE KOMISIONIN E PROJEKTKUSHTETUTES

Nga java parlamentare RATIFIKOHET MEMORANDUMI I MIREKUPTIMIT USHTARAK MES SHQIPERISE DHE MBRETERISE SE BASHKUAR E IRLANDES SE VERIUT SI DHE BEHEN NDRYSHIME NE KOMISIONIN E PROJEKTKUSHTETUTES -Grupi i PS voton “kunder” zevendesimit te Idajet Beqirit ne Komisionin e Projektkushtetutes- Të hënën dhe të martën punimet e Kuvendit Popullor u zhvilluan në komisionet dhe grupet parlamentare. Në seancën plenare të së mërkurës mbasdite, fillimisht u miratuan disa plotësime në komisionet e përhershme parlamentare të detajuara nga mungesa e disa deputetëve të angazhuar me detyra shtetërore që bien ndesh me statusin e deputetit. U miratua me tej edhe projektligji: “Per ratifikimin e Memorandumit te Mirekuptimit ne fushen e mbrojtjes se bashkepunimit ndermjet Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe Ministrise se Mbrojtjes se Bashkuar dhe Irlandes se Veriut”. Po ashtu, ne kete seance filloi edhe diskutimi per projektligjin “Per disa shtesa ne ligjin ‘Per armët’, i cili, disa nga verejtjet dhe propozimet u bene, do te miratohej ne komisionin perkates, per e ardhur me pas i kompletuar ne seancat e metejshme plenare. Seanca e paradites se te enjtes ju kushtua projektvendimit te Kuvendit Popullor per disa zevendesime ne Komisionin per Hartimin e Projektit te Kushtetutes se re te Republikes se Shqiperise. Projektvendimi para-shikonte zevendesonte nga ky komision zotërinjtë Idajet Beqiri (si i denuar nga organet e drejtesise per motive ordinerë), Namik Hoti (si i paaftë per te kontribuar ne Komision), Petri Kallaku, Abdi Baleta (per mosqenie me perfaqesues te grupit parlamentar te PD, grup qe i pat propozuar si perfaqesues ne vet ne kete komision), Arben Imami (per arsye te nje deputeti paraardhes), Leon Kosta (per arsye shendetesore) dhe Perkili Polloshi (si i larguar nga stafi i Kuvendit Popullor). Si anetare te rinj te Komisionit propozoheshin zotërinjtë Ali Spahia, Liri Deliu, Halit Shamata, Vladimir Kristo, Karmen Qineti dhe Filip Lako. Me shumice votash, largimi i deputetit Baleta nga Komisioni nuk u aprovua. Por deputeti ne fjale refuzoi qenien e metejshme anetare te Komisionit per Hartimin e Projekt-kushtetutes. Ky refuzim imi deklaroi ai, le te vleresohet si nje doreheqje. Kurse grupi i PS, pasi kerkoi sqarime dhe mori pergjigje rreth motivit te zevendesimit te Idajet Beqirit dhe Namik Hotit, ne votimin nje per nje u shpreh “kunder” zevendesimit te Idajet Beqirit. Ne perfundim mbështetur ne nenin 20 te ligjit nr.7491 dt.29.4.91 “Per dispozitat kryesore kushtetuese”, projektvendimi me fjale u miratua U miratuan gjithashtu futja ne rendin e dites me perpetsi ne proceduren e projektligjit “Per disa ndryshime ne ligjin ‘Per pushtetin lokal’. Me kaq punimet e kesaj jave u mbyllen, per te filluar diten e merkure ne seance plenare me diskutimin e disa ligjeve te sistemit fiskal. KORRESP I “RD”

ÇËSHTJA NANO VAZHDON TË HETO HET

ÇËSHTJA NANO VAZHDON TË HETOHET Çështja penale në ngarkim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndodhet i arrestuar që me 30 korrik 1993, për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, vazhdon të hetohet, konfirmuan zyrtare te Drejtorise se Hetimit dhe Prokurorise se Pergjithshme. Lajmi I dhene nga gazeta “Dita Informacion” e dates 30 Janar 1994, se hetimet e kesaj çeshtja kane mbaruar dhe dosja hetimore i eshte derguar gjykates nuk eshte i vertete, deklaruan per ATSH keto zyra zyrtare. Rreth kesaj çeshtje, deklaruan ata, tani po punon grupi I eksperteve, te cilet jane thirrur per te hetuar mbi kete çeshtje bazuar ne detyrat e lena nga Gjykata e rrethit Tirane. Pyetjes se, a do te kete elemente te rinj te akuzes ne ngarkim te Nanos, ato iu pergjigjen se, kete do ta sqaroje hetimi i kesaj çeshtje me prova te dokumentuara. Lidhur me kete problem, Agim Trana, njeri nga avokatet e Nanos, deklaroi se hetimi i kesaj çeshtjeje kerkon te pakten edhe dy muaj kohe, sepse volumi i shkresave qe do te studioje ekspertet eshte i madh.

T’U PRITET DORA KRIMINELËVE TË SIGURIMIT

Është e vërtetë që koha e përmbysjeve historike ne realitetin politico-ekonomik shqiptar te ketyrе tre viteve te fundit do te shoqërohej me vështirësi mentalitetesh dhe ndeshje të ndërgjegjeve e botëkuptimeve njerëzore drejt qytetërimit. Natyrisht, liria tashmë zgjeronte kufijtë e vet drejt dimensioneve të reja. Po ashtu, në këtë kuadër ishte e vërtetë që shumica ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit, duke ndjerë në një mënyrë apo tjetrën, edhe përgjegjësinë e tyre, vranjen e ndërgjegjes, etj për të kaluarën, kanë nisur një jetë prej qytetarësh të qetë, një jetë të rregullt, të tërhequr e të pa përzier me aventurat e reja politike. Por egziston akoma një “eskortë” speciale nga ky kontigjent. Janë ata që krimi u është shndërruar në ves e që vijnë në të sotmen shqiptare të thyer gjer në gryke në te. Logjika e krimit s’mund të pjellë tjetër veç krimit. Krimin e djeshëm, përgjegjësine ndaj tij, kjo “eskortë” e mbron duke zgjedhur si mjet mbrojtjeje mjergullën e krimit të sotëm e synon ne destabilizimin e jetës politike te vendit. Dukеt kjo dore ne te gjitha tentativat per destabilizim, ashtu si edhe ne tentativat per destabilizmin e Shkodres: ne Teatrin e ketij qyteti, ne muget e tij, demonstrim dhimshem ger ne viktimen e te riut Gjovalin Cekini me 14 janar te ketij viti. Duket ajo edhe ne botimet e pamoralshme ne disa gazeta ku paraqitet permes dores se nje grupi qe arrin nivele te larta te “profesionalizmit” kriminal. Jane keta nje grup kriminelesh, qe dikur kane denoncuar me zell kriminel sjuini profesionist, ndersa tani provokojne duke qendruar pas gazetesai “ZP”, “KJ”. Populli po-”Dita Informacion” e denonje tjerе qe sot shihet si antikomuniste. Profesionalizmi i tyre ka vepruar dhe u jep mundesi qe te paraqiten e kamuflohen me menyra me te sofistikuara mafioze se sa kjo shtire e tyre e rendomte. Te mos harrojme gjithashtu, se ka mes tyre edhe nga ata qe dje per destabilizim, ashtu si edhe ne tentativat qe te derguar me saze e germeta te pafajshem drejt e ne litar... Ketyre elementeve recidive duhet t’u tregohet vendi. Duhet t’u pritet dora krimineleve te sigurimit. Fraza “Fali, Zot, se s’dine c’bejne”, gjithkend mund te justifikonte, tashme qe Zoti dhe drejtesia ne Shqiperi ndjehen te “çliruara nga vargonjte”, por kurre ata qe krimi i deshmes i josh me krime te sotmes. A mund te mbahen te mbyllura dosjet e tyre? Teksa zgjidhojne ne mugen e krimit, a nuk duhen hapur dosjet e vjetra dhe peshe se tyre t’u shtohet edhe ajo e krimeve te reja? Thone sa ata kane qene 875, thone 1000 e dikush tjeter me shume se kaq “xhahile” te profesionalizmit te larte ne ish-Sigurimin e Shtetit. A vepruan per inkriminimin e njejt te kohen e tyre. Tashem qe ata jane shume me pak, a mund te lejome shqetesimin prej visit te tyre kriminal te kesaj shoqerie, qe rend drejt personalitetit te plote te saj?... RAKIP SULÇE

GJENI DICTUREN

-500 leke (te reja) per dicturen me te gjitur- Ju kerkojme lexuesve tane qe te dergojne ne redaksine dicitura per kete foto Diciturat do te botohen here pas here se bashku me fotografinë. Per diciturën me te gjetur 500 leke (te reja). REDAKSIA E “RD”