11/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 shkurt 1994

QENDRIM SERIOZ I ADMINISTRATES AMERIKANE NDAJ KOSOVES

Administrata amerikane deri ne nivelet e Departamentit te Shtetit vlereson seriozisht gjendjen politike, ekonomike e sociale si dhe shkeljen e te drejtave te njeriut ne Kosove, duke avancuar qendrimet pozitive ndaj Kosoves te Presidentit Bush dhe Klinton. Presidenti i Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, i cili perfundoi viziten e tij ne SHBA, ku u takua me zyrtare te larte te Departamentit te Shtetit dhe Presidentin Klinton, deklaroi dje ne nje interviste per RTV Shqiptar klimen pozitive dhe predispozicionin e administrates amerikane ndaj ceshtjes se Kosoves. Ne menyre te veçante Presidenti Rugova vleresoi vemendjen e veçante me te cilen Departamenti i Shtetit i SHBA (Stejt Departament) ndiqte situaten ne Kosove. “Mund te themi se SHBA dhe Departamenti i Shtetit e percjellin mjaft mire situaten ne Kosove, tha Rugova, duke permendur me kete rast raportin vjetor te Departamentit te Shtetit per te drejtat e njeriut ku ne nje kapitull te veçante denoheshin dhuna dhe represioni serb ne Kosove. Rugova theksoi se “qendrimi pozitiv i SHBA, shprehet ne predispozicionin pozitiv per ta ndihmuar Kosoven”. Ai vleresoi si ndihme konkrete materiale ndihmen qe Kongresi Amerikan ka akorduar para dy vjetesh dhe vitin e kaluar “ne miliona dollare” per Kosoven. Me tej Rugova vleresoi “ndihmen politike qe do t’i jepet Kosoves ne te ardhmen” prej SHBA duke shprehur optimizmin e tij per shkak te “predispozicionit pozitiv nga ana e administrates amerikane”. Dr Ibrahim Rugova deklaroi se tek administrata amerikane verejti nje seriozitet politik per qendrimet e deklaruara te Presidentit Klinton dhe ministrit Kristofer ndaj Kosoves, duke shprehur ne avancimin e tyre ne te ardhmen. Marre nga “Rilindja”

DEMOKRACIA ESHTE FJALOR NGJYRASH ME PARTITURE TE SAKTE

-Kultura gazetareske eshte konsolidim i mendimit demokratik. -Figura e demokratit fillon te ndriçohet kur ka si devize kombin- -Koha troket per lirine e mendimit, jo nepermjet genjeshtres- -Kultura gazetareske eshte konsolidim i mendimit demokratik. -Figura e demokratit fillon te ndriçohet kur ka si devize kombin- -Koha troket per lirine e mendimit, jo nepermjet genjeshtres- “Njerezit mund te lindin te etur per pluralizem-thote Cester Fini i Ri-por ata nuk lindin te ditur per misat shoqerore dhe politike qe duhen marre per ta bere lirine e mundur per vete dhe femijet e tyre... Keto fitohen. Ato duhen mesuar”. Demokracia e shendoshe, siç varet nga intensiteti i punes se nderthurur te ekonomise se vendit te shkateruar nga komunizmi, po aq varet edhe nga shkalla e zhvillimit te kultures demokratike qytetare. Kultura demokratike ka legjitimot mirekuptimin, aktivitetin intensiv, kokecarjen, mosnenshtrimin. Shtetasit e nje shoqerie te lire duhet te ndjekin interesat e tyre, te ushtrojne te drejtat e tyre. Ata duhet te vendosin vete ku do te banojne, ç’do te preferojne te lexojne, apo ç’pune do te bejne. Te gjitha keto formojne te ashtuquajturat norma dhe praktika demokratike, te cilat ne fund te fundit percaktojne aftesine e nje populli per tu veteverisur. Thyenje ate çka farketoi regjimi totalitar qytetarine e bindur, ku edhe nje brigadier vendoste me imoralitetin komunist jeten e nje familjeje, apo disa brezash, qofshin edhe intelektualesh te degjuar shqiptare, frasherlinj, germenjlinj, ivanajsh, ypsesh, kokosheshe etj., familjesh demokratresh shqiptare. Pra, kultura ne pergjithesi dhe ajo gazetareske ne veçanti, nuk duhet t’i mbeshtetet ne vullnet e vet ne shmangien e indoktrinimit komunist, por te behet se te gjitha gazetaret nuk do te luftojne per konsolidimin e ketij mendimi atehere gazetaria do te behet prone e sharlataneve qe kerkojne kthim karrigesh. Duhet qe nepermjet fjales se lire, te shtypur, mendimi te fitoje pavdekësine. Ne kohen moderne zjarri prehistorik duhet te kthehet ne nje pushtues te hapesires se mendimit. Kemi mendimin qe gazetaria si arti, letersia, filmi te behet nje shprehje artistike e kultures se nje shoqerie. Njerezimi per pergjithesi dhe populli shqiptar ne veçanti ka vuajtur nga politizimi i shtetit komunist. Ne veçanti mendimi intelektual eshte sulmuar si demi nga pikadori. Nuk eshte ne nderin e gazetarise qe sensacioni te filloje me fyerje personale, apo me te metat fizike te njeriut qe zoti ia ka dhene. Shpesh lexojme neper gazetat biografi te shkrujtura me cinizem. Nje gazetar do te ishte me mire te bente biografite e patrioteve qe sakrifikuan per kombin, gje qe do te ishte edhe nderi i botuesve te tyre, se sa marredheniet familjare te çdokujt qofte. Pena e gazetarit nuk duhet zevendesuar me ushten e pikadorit, ajo duhet te jete dafine per qytetarin. Keshtu, kultura gazetareske do te krijoje imazhin e nje kulture te vertete qytetare. Demokracia i jep gazetarisë te drejten e lirise krijuese, te drejten e zbulimit te padrejtesive. korrupsionit ngacmimit e mendimit intelektual per venien ne eficencë te ekonomise dhe te shpirtit njerezor. Në kete kontekst, ka shume gazetare që punojne me perkushtim. Por jo pa disa brezash, qofshin edhe intelektualesh te degjuar shqiptare, frasherllinjsh, germenjini, ivanajsh, ypesh, kokoshesh etj, familjesh demokratësh shqiptare. Pra, kultura në përgjithësi dhe ajo gazetareske në veçanti, nuk duhet thjesht të vere vullën e vet në shmangien e indoktrinimit komunist, por të bëhet siç thote Kandiski një fjalor ngjyrash me partiture të sakte. Gjarperi simbolik, që ne kohen e Adamit personifikonte arsyen, sot i le vendin mendimit demokratik të lire. gazetaresh te pafor muar siç shprehet ai. A ka nder nje gazetar apo drejtor gazete te botoje nje shkrim per vellavrasjen, kur kombi ka me shume nevoje per unitet?Ne qofte se Avni Rustemi vrau nje tradhetar, nuk do te thote asnjehere qe pinjollet e tradhtareve te kombit (komunistet), shkaterimtareve indoktrinues te vrasin demokracine apo nje komb. Kush jane keta? Kaftheksyet? Ku eshte drejtesia, shteti juridik? Kush vret kombin? Vetem trashegimtaret e judes se kuqe mund te bejne çdo gje. Paradokse ka ne shoqerine demokratike, por keto fenomene qe ndodhin tek ne nuk jane pare ne asnje te tille. Revanshizmi social komunist eshte paradoksi me i madh i kohërave, ai eshte shkaterrimi i kombit. (Vijon ne faqen 4)

KONFERENCA E DYTE E PARTISE SOCIALISTE

Jo vetem per te qeshur “...Partia jone aktualisht ka shtrirje ne mbare vendin dhe numeron, realisht dhe jo ne menyre fiktive, mbi 100000 anetare...” “...Ne te vertete kushtet per t’u pranuar ne PS i kane plotesuar edhe 600000 te tjere qe bashke me ata 100000 kane firmosur peticionin per lirimin e Fatos Nanos. Nuk kuptojme arsyen pse PS-ja nuk i pajis te 700000 personat me tesera partie? “...edhe ne kete Konference ne kerkojme lirimin e menjëhershem te Fatos Nanos. Kjo eshte nje kerkese demokratike e ligjshme dhe jo tregues i ndonje pasioni...” Ligji per PS-ne qenka edhe peticionet dhe mitingjet. Sipas saj ato vendosin per arrestime dhe lirime nga burgu dhe jo prokuroria apo gjykata, qe jane organe kompetente ligjore. Demokratike eshte te kerkosh gjykimin e Fatos Nanos per ato qe akuzohet, sipas shtetit ligjor, per te cilin flet edhe PS-ja. Lirimi apo burgosja jo nga organet kompetente, por nga konferenca e mitingje, eshte antidemokratike dhe antiligjore. Pikërisht kete kerkuan delegatet e Konferences se Dyte te Partise Socialiste... “...Partia Socialiste gjen rastin per te shprehur mirenjohjen ndaj shteteve dhe vendeve evropiane, ndaj SHBA-se, Kines dhe vendeve te Komunitetit Islamik, per ndihmen qe i kane dhene vendin tone ne kete periudhe tranzicioni. Qendrimet aktive e te vazhdueshme te TPE-se, BEP dhe me gjere te KSB-se, ne do t’i vleresojme per rolin qe luajne, jo vetem ne procesin e integrimit ne Evropë, por edhe te asaj politike dhe ne mbeshtetje te zgjidhjes sonë kombetare...” “...Jam ne gjendje te shkelqyer jam i forte... jam i kthjellet dhe i paperkulur...” “Nuk mund te mos e çaj perseri nderhyrjen e shtetit policor, per t’u ndodhur prane jush...” Kjo eshte pershendetja e Fatos Nanos drejtuar Konferences. Nuk na mbetet gje tjeter veçse te falenderojme drejtori e burgjeve per kushtet e mira qe i ka krijuar te burgosurit per te gezua nje shendet te plote, po nikoqesisht te kene parasyshe edhe fjalet e tij te fundit per “rrethimin e shtetit policor” (nuk e kuptojme se si mund te jete burgu ndryshe i paraprrethur e pa police) dhe per “çarjen” e ketij rrethimi nga i burgosuri. Mërret me mend ç’rrethimi i forte policor qenka, kur çahët rrethimi kaq kollaj... Philip Çakuli Koment dhe kronike parlamentare NE RENDIN E DITES NJE PAKET DEKRET-NDRYSHIMESH FISKALE Seancen e pare plenare te kesaj jave Kuvendi Popullor e zhvilloi te merkuren mbasdite. U miratuan tre projekt-dekrete te Presidentit dhe nje projektligj. Ato kishin te benin me disa ndryshime dhe shtesa ne sistemin tone fiskal si me poshte vijon: Taksa e pervitsheme e regjistrimit te automjeteve Taksen ne fjale e sanksionoi pikërisht miratimi i projektligjit nr. 7654, dt. 24.12.1992 “per nje ndryshim ne ligjin nr.7609, dt. 22.09.1992, “Per tarifat doganore”. Mallrat e kredive me kushte lehtesuese-pa dogane Perjashtohen nga taksa doganore te gjitha mallrat qe importohen ne kuadrin e projekteve te kredive me kushte lehtesuese nga organizmat nderkombetare dhe kombetare te huaja. Kjo ishte

PRANIME TË REJA NË PD

Nga Dega të ndryshme të Partisë Demokratike në rreth vazhdojnë të vijnë njoftime mbi pranime të reja në Parti. Dega e PD të rrethit të Pogradecit bën të ditur se pas Kuvendit të saj Kombëtar të Partisë Demokratike, në Kuvendin e Pogradecit janë anëtarësuar edhe 315 anëtarë të rinj.

Seancen e pare plenare te kesaj jave Kuvendi Popullor e zhvilloi te merkuren mbasdite. U miratuan tre projekt-dekrete te Presidentit dhe nje projektligj.

dhe shtesa ne sistemin tone fiskal Taksa në fjale e sanksionoi pikërisht miratimi i projektligjit “Per nje shtese ne ligjin nr. 7777, dt. 22.12.1993 “Per sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise”. Kjo do te jete nje takse e pervitsheme dhe e diferencuar sipas llojeve te automjeteve si me poshte: 1. Per motociçlete 500 leke 2. “ autovetura 2000 leke 3. “ kamione deri ne 3 tone 3000 leke “ “ “ 8 tone 4000 leke “ “ “ 8 deri 13 tone 5000 leke “ “ “ mbi 13 tone 6000 leke 4. Per mikrobuzet 4000 leke 5. “ autobuzet deri 30 vende 5000 leke “ “ 30 deri 50 vende 6000 leke “ “ mbi 50 vende 7000 leke Ligji në fjale sanksionon qe te ardhurat nga kjo takse te perdoren kryesisht per permiresimin e sistemit te sinjalizimit rrugor. Vlera e re doganore = çmimin e mallit+shpenzime transporti dhe siguracioni. Sanksionohet vlera dyshme e saj. Deri me sot vlera doganore e mallrave te importuara llogaritet vetem mbi bazen e çmimit te tyre. Percaktimi i ri i vleres doganore behet duke shtuar edhe dy elemente te tjere ne te, siç jane shpenzimet e transportit dhe ato te sigurimit. Ky percaktim vjen ne perputhje dhe me percaktimin e bere ne nenin 1 te “Marreveshjes mbi plotesimin e nenit VII te GAT-it”. Gjithashtu, per te eliminuar rrjedhjet e ndjeshme fiskale qe vereheshin ne tendencen per uljen artificiale te vleres doganore, u pa e arsyeshme per llogaritjen e vleres se vlerave minimale apo dysheme per llogaritjen e vleres doganore. Me propozim te Ministrise se Financave, Keshilli i Ministrave percakton keto vlera, duke bere ndryshime te nevojshme ne perputhje me konjukturat nderkombetare te elementeve te vleres doganore. Gjithçka sa me siper perben thelbin e ndryshimeve te miratuar ne Dekretin nr.75 te Presidentit “Per nje ndryshim ne ligjin nr. 7609, dt. 22.09.1992, “Per tarifat doganore”, ndryshuar me ligjin dt. 22.09.1992, “Per tarifat doganore”.

NDRYSHIMESH FISKALE

te kredive me kushte lehtesuese nga organizmat nderkombetare dhe kometare te huaja. Kjo ishte shtesa ne nenin 3 te ligjit nr. 7675, dt. 2.3.1993 “per disa ndryshime e plotesime ne ligjin nr. 7609, dt. 22.09.1992 “Per tarifat doganore”, qe solli miratimi i Dekretit te Presidentit nr. 753 te Presidentit “Per pershtatimin nga taksa doganore te mallrave te importuara ne kuadrin e projekteve me kredi me kushte lehtesuese”. Pergatitja dhe miratimi i Dekretit ne fjale u diktua prej nevojes se zhbllokimit te gjendjes se krijuar nga veshtiresite per zhdoganimin e mallrave te ardhura, p.sh. ne kuadrin e Projektit te importove kritike kredituar nga Banka Boterore, siç dhe pengohej nenshkrimi i nje marreveshjeje tjeter me Banken Boterore per projektin e rehabilitimit te sistemit ujesjelles ne Shqiperi. Tarifa doganore e plehrave kimike zbret nga 30% ne 5% Prej dy vjetesh Azotiku i Fierit per mungese gazi eshte pothuajse i asfiksuar ne prodhimin e plehrave azotike, çka ka bere qe bujqesia te furnizohet minimalisht, kryesisht prej ndihmave amerikane e importeve te tjera te ketij lloji. Kjo ka bere qe rendimentet e kulturave bujqesore te jene te uleta. Zbatimi gjer tani i tarifes doganore 30+5 perqind ka bere qe çmimi i shitjes se plehut te mos perballohet si duhet nga fermeret tane, akoma me pakonsoliduar ekonomikisht. Po ashtu nje takse doganore e larte, si mase proteksioniste per industrine tone, ne kushtet kur ajo nuk punon, eshte e pavlere. Ndaj u pa e arsyeshme qe tarifa doganore per plehrat kimike te zbrese nga 30 perqind ne 5 perqind, duke miratuar per kete ne seancen e djeshme te paradites, Dekretin nr. 752 te Presidentit “Per nje ndryshim ne ligjin nr. 7733, dt. 20.7.1993 22.9.1992 “Per tarifat doganore, ndryshuar me ligjin nr. 7675, dt. 2.3.1993”. Megjithese duket sikur kjo mase prek te ardhurat buxhetore, ne fakt ajo jo de te ndikoje ne nje mase te konsiderueshme ne mjetet e ardhurave kombetare me rritjen e prodhimit bujqesor. Vlen te theksohet se grupi parlamentar i PS, duke mos qene plotesisht i “qartesuar” deklaroi ne parim dhe votoi ne pergjithesi abstenimin per dekreten ne fjale. Kuvendi Popullor i rifilloi punimet diten e hene mbasdite. Korresp. i “RD”

ISH - BLLOKMENET DO TE GJYKOHEN NE SHKALLE TE DYTE

Çështja penale qe u perket te pandehurve Qirjako Mihali, Pali Miskalla, Llambi Berisha, Prokop Murra, Besnik Bekteshi, Haxhim Celku, Muhso Allushi, Vangjel Çerrava, Foto Çami e Lenka Çuko, ish-udheheqes te larte te PPSH-se, do te gjykohet prane gjykates se shkalles se dyte me 15 shkurt 1994, ne oren 9.00, njofton zedhenesi i gjykates se apelit ne Tirane. Lidhur me kete çeshtje penale, zedhenesi sqaroi se te lartpermendurit me vendimin e dates 30 nentor 1993, te gjykates se rrethit te Tiranes, jane deklaruar fajtore dhe jane denuar per vepren penale te shkeljes se barazise se shtetasve, nepermjet krijimit te privilegjeve perfitimeve pasurore. Ne shkalle te dyte kjo çeshtje shqyrtohet mbi ankimin e te pandehurve. Trupi gjykues qe do te gjykoje çeshtjen, do te kryesohet nga kryetari i gjykates se apelit ne Tirane, Prele Martini, ndersa ndjekja penale ne gjyq perfaqesohet nga prokurori i apelit ne Tirane, Teodor Mosko.

ARRESTOHEN PESE PERSONA LIDHUR ME GRABITJEN NE MUZEUN HISTORIK KOMBETAR

-”Epitafi Gllavanies” me date krijimi 1373” midis objekteve te vjedhura- Ne vazhdim te informacionit mbi grabitjen e “Muzeut Historik Kombetar” informohemi se objektet e grabitura jane “Epitafi Gllavanies” e vitit 1373 relike e nje rendesie te jashtezakonshme per historine e kombit shqiptar dhe kultures shqiptare. Kater ikona te shekuj.14 dhe 17, Nje ikone e Onufrit, dy ikona te D.Selenices dhe nje ikone e Vlores. Jane marre dhe nje sasi pistoletash(dhjet 50 cope). Ne lidhje me kete ngjarje jane arrestuar pese persona. Midis te cileve Myslim Islami drejtor i Muzeut Historik Kombetar ish sekretar i org.baze te Partise se Punës ku bente pjese e org.Enver Hoxha, dhe drejtori i kompleksit te lagjes ku u themelua PKSH dhe shtepise themelimit te PKSH. Pegator Mane, gazedjen i rojeve civile(ROGAT) , nje polic i rojeve private dhe dhe zyvendhunes te Muzeut , njeri i turnit te II qe ka lene punen para kohe dhe i dyti i turnit te III qe nuk eshte paraqitur ne pune dhe qe nuk ka lajmeruar per U.Zeverdhues. Informacione per ecurine e hetimeve, neth kesaj ngjarje dhe komentin tone do i mesoni ne numrat e ardhshem. KORRESP. I “RD”