17/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 shkurt 1994

DISTANCIM ME FJALE, VAZHDIMESI ME VEPRA

Edhe ne raportin dhe diskutimet ne Konferencen e II Kombetare te PS, edhe ne konferencen e shtypit pas saj, nga z.Servet Pellumbi, nen presionin e forte te opinionit te vetete demokratik ne vend e ne bote, qe kerkon e pret rinovim apo indërtim ne nivel e real te PS, distancim te plote nga diktatura dhe diktatori E.Hoxha, u bene deklarata se PS na i paskish realizuar keto. Sipas Servet Pellumbit dhe ZP, PS eshte distancuar nga e kaluara 50 vjeçare, nga epoka enveriane dhe trashëgimia e saj teorike dhe praktike. Por disa argumente apo fakte te performcues bindjen se keto deklarata jane thjesht per konsum apo bizne propagandistik, se lideret konservatore te PS jane te semure te pashërueshem nga demagogjia enveriane, se sa te jene ata ne krye PS do te jete larg distancimit dhe rinovimit te vertete te sinqerte sa ç’jane dy polet nga njeri tjetrin. Servet Pellumbi reklamom distancim te PS nga e kaluara enveriane, nga Enveri i vdekur, por ne nuk mund te harrojme se shumica e anetareve te saj, kane nderruar vetem ngjyren e teserave, jane enveriane te vjeter e te rinj te gjalle. Jane pikërisht nga ky brum apo “çelik” edhe lideret kryesore aktuale te PS, vete shoku Servet, Fatos Nano, Namik Dokle, Gramoz Ruçi... A mund te besohen distancimi i PS nga e kaluara kur shihet qarte se kontigjenti i saj me sulmues, me aktiv, me nostalgjik dhe me agresiv ne fjal[e]sh e mekatesh te paharueshme e njekohesisht te panduara deri tani. Ne perfo[r]cim te bindjes se PS eshte trashëgimtare e drejtpërdrejte, njek e PPSH, apo vete PP me maske te re, jane edhe trashëgimi dhe shfrytëzimi i strukturave, objekteve dhe e p[o]ten-cialeve fizike 53 vjeçare, mes te cilave spikat “ZP”. Neg[o]fte edhe deklaratat se nevojin e vertete te PS, udheheqja e saj kete proces duhet ta filloje pikërisht nga pjella e mirefillte e Enver Hoxhes, “ZP”. Kryesuesi i dha asaj jo vetem emrin, por edhe shpirtin e vet. Disa lidere te PS reklamojne per propagande distancimin e partise se tyre nga e kaluara, por ne veprimtarine konkrete e ndershme e shfrytëzojne aleancat e vjetra, qe i inicioi dhe i forcoi E.Hoxha. Ndersa flasin per distancim nga e kaluara, nga E.Hoxha, krerët ek-stremiste te majte te PS, kerkojne mbeshtetje politike e financiare nga enverianet ne diaspore. Pikërisht ne nje rreth te tille njerezish ne Zvicer, kryetari i PS, Fatos Nano, beri deklaraten teper demaskuese per ate personalisht dhe per gjithe partine, ne te cilen e quan “babe” Enver Hoxhen. Atehere a mund te besohet e pranohet se PS eshte distancuar nga diktatori Enver Hoxha, kur kryetari saj, me gojen e vet, e deklaron hapur se eshte bir i tij? Dhe perderisa Fatos Nano mbeti kryetar i PS-se edhe pas konferencës se dyte kombetare, kuptohet se de-jure dhe de facto fjala e ... janë enviziane të vjetër e të rinj të gjallë. Jane pikerisht A mund te besohët me agresiv ne fushaten per te rimarre me çdo kusht e çmim pushtetin, eshte ai i siguruarve te vjeter e te rinj, te hapur e te fshehte, te ngarkuar me barra te medha krimesh. besohët se de-jure dhe de facto fjala e tij peshon me shume se ajo e nenkryetarit Servet Pellumbi? Kreret e PS duan t’i mbushin mendjen vendit e botes se jane distancuar nga epoka enveriane, se tani PS mente te tjera, por edhe ketë qe u dhane jane te mjaftueshem per te vertetuar se PS eshte shume larg rinovimit dhe distancimit te plote e te sinqerte nga e kaluara, te deshiruar jo vetem nga masa e anetareve te thjeshte e te ndershem te PS, por edhe nga vendi e kombi qe kane nevoje per nje opozite te forte, konstruktive te sinqerte, qe mbi interesat e ngushta partiake dhe ato karrieriste personale te vere ato kombetare. XHEVAT MUSTAFA

BISEDIME ZYRTARE NDERMJET SHQIPERISE DHE PRESIDENCES SE BE-se NE NIVEL TE MINISTRAVE TE JASHTEM

-Mori pjese edhe perfaqesuesi i Komisionit te Komunitetit Evropian, Benavides- Me 14 shkurt, ne Athine u zhvilluan bisedime zyrtare ndermjet Shqiperise dhePresidences se Bashkimit Evropian, ne nivel te ministrave te Jashtem. Perveç delegacioneve te te dy paleve, ne takim Ju mirepresim ne Athine me nje miqesi te sinqerte, tha z.Papulias, duke hapur takimin, i cili zgjati 2 ore. Ai permendi shkurt momentet kryesore te programit te Presidences se Bashkimit Evropian per 6 mujorin e pare te vitit, duke theksuar rendesine e veçante qe i eshte dhene forcimit te lidhjeve politike dhe ekonomike te BE-se me vendet e Evropes Lindore e Qendrore ne tranzicion, sigurimit te paqes dhe sigurise ne rajon, duke avancuar zgjidhje politike te krizës ne ish-Jugosllavi. Duke marre fjalen z.Benavides theksoi se, fakti qe 74 perqind e ndihmes, dhene deri tani Shqiperise, vjen nga BE-ja dhe vendet anetare, tregon per nivelin e marredhenieve tona. Dua te nenvizoj ne menyre te veçante qe, BE-ja ne rastin e Shqiperise eshte treguar mjaft e vendosur dhe ka perdorur edhe formula te pazakoneshme ndihme si ajo per bilancin e pagesave, si dhe te tjera te shumllojshme. Ne do te angazhohemi te mbeshtesim investimet, por do te duhet gjithashtu te vazhdojme ndihmen ushqimore, qe eshte kerkuar nga pala shqiptare. Ne e kemi marre ne konsiderate kerkesen e pales shqiptare. (Vijon ne faqen 4)

GJYKATA E APELIT SHPALLI VENDIMIN E SAJ PER ÇESHTJEN PENALE NE NGARKIM TE 10 ISH-FUNKSIONAREVE TE LARTE TE PPSH-se

Gjykata e Apelit ne Tirane, gjykoi sot çeshtjen penale ne ngarkim te 10 ish-funksionareve te larte te PPSH-se, Q.Mihali, P.Miska, V.Çerrava, B.Bekteshi, P.Murra, U.Gegprifti, M.Asl[l]ani, H.Çeliku, L.Çuko, F.Cami, gjykuar dhe denuar nga Gjykata e rrethit te Tiranes per vepren penale te shkeljes se barazise se shtetasve, permes krijimit te privilegjeve per vetet e familjet e tyre, te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 107 e 13 te Kodit Penal. Gjykata e Apelit ne Tirane, gjykoi sot PPSH-se, Q.Mihali, P.Miska, V.Çerrava, B.Bekteshi, P.Murra, U.Gegprifti, M.Asl[l]ani, H.Çeliku, L.Çuko, F.Cami, gjykuar dhe denuar nga Gjykata e rrethit te Tiranes per vepren penale te shkeljes se barazise se shtetasve, permes krijimit te privilegjeve per vetet e familjet e tyre, te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 107 e 13 te Kodit Penal. Gjykimi i kesaj çeshtjeje u be ne shkalle te dyte bazuar ne ankimin e te pandehurve lidhur me cilesimin ligjor te vepres penale dhe masen e denimit. Trupi gjykues i kesaj çeshtjeje, i kryesuar nga kryetari i gjykates se Apelit, Prel Martini, pasi degjoi pretendimet e te pandehurve dhe avokat[e]ve te tyre, dhe pretencen e prokurorit te Apelit, Teodor Mosko, vendosi ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres penale nga ajo e shkeljes se barazise se shtetasve, permes krijimit te privilegjeve, ne ate te shperdorimit te detyres te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 106 dhe 13 te Kodit Penal. Gjykata vendosi gjithashtu ndarjen e padise civile per shumat e perfituara ne menyra te kundraligjshme, te cilat ata detyrohen t’ia kthejne shtetit, dhe kalimin e kesaj padie per shqyrtim dhe gjykim gjykates se rrethit te Tiranes. Edhe per titujt e nderit dhe dekoratat, qe ata mbanin, gjykata vendosi t’u hiqen, veçse ne ndryshim nga vendimi i gjykates se rrethit u vendos heqja e tyre, duke i cilesuar ato per te gjithe ne veçanti. Ne perfundim gjykata vendosi deklarimin e tyre fajtor per vepren penale te krimit te shperdorimit te detyres dhe denimin e tyre me heqje lirie perkatesisht, per te pandehurin Q.Mihali 8 vjet, P.Miska 6 vjet, B.Bekteshi 5 vjet, V.Çerrava 5 vjet, P.Murra 5 vjet, U.Gegprifti 7 vjet, M.Asl[l]ani 5 vjet, H.Çeliku 5 vjet, F.Cami 6 vjet, L.Çuko 7 vjet. Kunder ketij vendi te pandehurit ne baze te dispozitave ligjore ne fuqi kane te drejte te bejne ankim me proteste ne gjykaten e Kasacionit brenda nje muaji.

DOLI NE QARKULLIM GAZETA “LAJMI I DITES”

Te martën doli ne qarkullim numri i pare i gazetes “Lajmi i dites”, botim i Agjencise Telegrafike Shqiptare (ATSH). Me nje tirazh fillestar prej 5 mije kopjesh kjo gazete do te shfrytëzoje ne faqet e veta bagazhin mjaft te pasur te informacioneve qe merr ATSH-ja nga disa agjensi te fuqishme informative nga bota si huaja. Ajo ka rreth 130 punonjes dhe 11 korrespondente ne disa rrethe te Shqiperise. Ne kryeartikullin e saj te pare gazeta “Lajmi i dites” merr persiper te pasqyroje shpejt e me realizem çfare ndodh ne Shqiperi dhe ne bote, çfare ndodh nder shqiptaret e me trojet ku banojne ata. Gazeta do te dale tre here ne jave e me pas do te jete e perditshme. Ne te do te lejohen vetem debati profesional. DEMOKRACIA SHQIPTARE

QE TE MOS THEMI: PSE NUK VIJNE INVESTITORE?

A mund te rishikohet nje vendim ? Kemi te drejte kur themi se investitoret e huaj kane arsyet e duhura te vijne ne Shqiperi. Kemi te drejte kur keto arsye i fokusojme ne lehtesite e legjislacionit, pasurite natyrore, fuqine punetore te lire, etj.etj. Jane keto faktore qe bejne te mundur teorikisht dhe praktikisht realizimin e asaj qe perben kredon e atij qe nis nje pune, nje sipermarrje, pra fitimit. Mirepo, ate qe ne kemi bindjen se Shqiperia e fsheh ne gjirin e saj, mjafton te punohet per t’i arrembyer fitimin, nuk e kane sulmuar shume investitore te huaj. Pse? Rrezik sipermarres? Kam pershtypjen se eshte me teper nje justifikim i mungeses se tyre prej nesh se sa i mungeses se kurajos per te investuar. Burokraci ne procedure? Duhet pranuar se ajo eshte minimizuar mjaft si rrjedhoje e liberalizimit te procedurave? Taksa e tatime te larta? Edhe kjo nuk ka efekt negativ. Ceshtje e pasqyruar e pronave? Sigurisht qe ka ndikimin e saj, por jo aq sa te jete argument shume i fuqishem per te justifikuar mungesen. Atehere? Çfare ka mbetur per te bere akoma ne drejtim te joshjes se investitoreve te huaj, per t’i sjelle ata ne Shqiperi? Si ftues te takon qe te jesh ne pozitat e xhentelmenit. Ftesa, motivacioni i se ciles permban fitimin, si rrjedhoje e atyre qe permendem me siper, nuk duhet ta vere menjanë me siper, nuk duhet ta vere menjanë dhe psikologjine e te huajve per te mos rrezikuar aspak dhe asnje rrast. Fjala kjo qe ka nje kuptim me te gjere se sa rreziku i shkatruar nga gjere se sa rreziku i shkatruar nga situata e tensionuar ne rajon. Eshte nje vendim i Keshillit te Ministrave qe per vendim duhet patjeter qe te deshiron te investoje ne Shqiperi. Ne baze te ketij vendimi, depozitimi i 15% te vleres se kapitalit qe do te adresohet ne nje investim, ne Banken e Shtetit Shqiptar, eshte i detyrueshem. Kjo vlere duhet te ne fund te mbarimit te investimit. Le t’ia lejojme vetes te bejme llogarite e huajve. Ne qofte se ai ka ndermend te realizoje nje sipermarrje ne kufijte e 70 milione dollareve per kete atij i duhet te shtoje edhe 10 milion te tjera, qe perfaqesojne 15% te vleres se pergjithshme per te qene ne rregull me vendimin e mesiperm. Mirepo zgjatja 1 vit e konkretizimit te projektit ka si harac? edhe nje shume jo te vogel, e cila perfaqeson humbjen si pasoje e shman-gejes se fitimit te siguruar, ne qofte se keto para nuk do te benin pushim nje vit ne kasafortat e bankave shqiptare. I huaji ka pervojen e jetes ne nje sistem, i cili stimulon perpjekjet per fitim ne çdo drejtim. Prandaj na takon neve qe partneritetin me te, ta ndertojme sipas psikologjise se tij duke i lene hapesirat per realizimin e “grykesise”. Kjo do te thote se vendime te tilla si ai qe detyron derdhjen paraprakisht te 15% te vleres per çdo para per te huajin. Por pragmat as kush nuk i do. Ndaj nje autokritike e tipit shfuqizim i ketij vendimi eshte e nevojshme qe te mos themi: investitore te huaj nuk po vijne shume. Osc, te huaj per te qetesuar veten: bera edhe diçka qe investitore te huaj te vijne me shume. -”Urdhër”: derdh 15% te vleres se investimit ne banke!!!-

RAKA

AKTUALITETE TE LASHTESISE [mbishkrime në karikaturë: “KOMBI”; “AD”; “KJ”; “GESH TINA KOMBETARE” [?]]

SUKSES I SOPRANOS SHQIPTARE INVA MULA NE OSLO TE NORVEGJISE

Sukses i jashtëzakonshëm i sopranos shqiptare Inva Mula ne Oslo te Norvegjise. Partnere e shkëlqyer e te famshmit Placido Domingo, Inva Mula duket se ka krijuar tanime fizionomine e saj si nje kengetare e plote e muzikës klasike ne bote. Koncerti i organizuar ne nje nga sallat me te njohura te Oslos, “Spekter” ne prani te 9000 spektatoreve eshte percjelle me jehone te jashtezakonshme nga shtypi norvegjez. Ne kete koncert ishin te pranishem edhe çifti mbreteror norvegjez, shume personalitete te njohura vendase e te huaja si dhe kori i madh norvegjez. Sopranoja shqiptare aktualisht ndodhet ne Paris, ajo shume shpejt pritet te jape se bashku me Domingo-n koncert ne Milano, Los Angeles, duke perfunduar me nje turne aziatik ne Singapor, Hong Kong dhe Tokio.

FABRIKA E KONSERVAVE ME RENTABILITET EKONOMIK

PESHKOPI. Nder pese fabrikate ndermarrjes ushqimore ne rrethin e Dibres, qe po perpiqen te mbijetojne ne kushtet e ekonomise se tregut, dallon ajo e konservave me rentabilitet te larte ekonomik. Per kete fakt ne sritja e fitimit, eshte edhe e te ardhurave te punonjesve te saj. Mbi 3 mije kuintal perime dhe shurupra te llojeve te ndryshme te prodhuara nga kjo fabrike, jane dhene tregut me çmime te ulura nga 15 deri ne 20 per qind. Punonjesit e fabrikes po punojne tashme intensivisht per kryerjen ne kohe te remontit te makinerive e pajisjeve, per sigurimin ne kohe te kontratave me prodhuesit private te frutave, perimeve e uji.

SHPALLET FITUESI I KONKURSIT NE “RD” “GJENI DIÇITUREN PER FOTON” PER F. NANON

Redaksia e gazetes “RD” shpall si fitues per diçituren me te goditur qe i pergjigjet permbajtjes figurative te fotografise, zotin Lame Kalakula: “GJARPRI ME SYZE DUKE VJEDHUR HELM” Redaksia e gazetes falenderon pjesemarrjen ne kete konkurs te gjithe ata qe derguan diçitaturat e tyre mjaft te goditura. Ndonje edhe nuk e kemi botuar sepse nuk i pergjigjet etikës se gazetes. REDAKSIA