-Mbrojtja e Nanos-mbrojtje e korrupsionit , boshti i politikes se PS-
Për një kohë të konsiderueshme “çështja Nano” u bë çështje e ditës për gazetat kryesore shqiptare dhe për qarqet politike.
Me afrimin e ditës kur drejtësia shqiptare do të thotë fjalën e saj për korrupsionin në ndihmat italiane që i kushtoi rreth 8 milion dollarë shqiptarëve, u intensifikua edhe propaganda e ekstremit të majtë ose PFN në PS. Megjithatë, siç duket qartë se shpejti “çështja Nano” do të jetë vetëm një “çështje N” pra një nga çështjet e shumta të zgjedhura nga drejtësia.
Rezoluta e Parlamentit Evropian dhe gjyqi i Nanos
Duhet pohuar se dy amendamentet e shtuara nga Parlamenti Evropian për Nanon, në rezolutën e formuluar për Shqipërinë, i dhanë krah propagandës nanoiste dhe tashtme është e njohur mera se si e bën propagandën “ZP”.
U zhurmua duke thënë se përfundimisht Shqipëria pa liruar Nanon nuk ben dot asnjë hap në Evropë dhe si argument u përdoren pikërisht amendamentet e Parlamentit Evropian për si gjithnjë vete “ZP” nxjerr bllofet e saj. Të gjitha ata që kanë lexuar rezolutën e kanë vënë re që amendamentet në fjalë rezoluta është një dokument mjaft pozitiv për qeverinë demokratike shqiptare dhe me kryesorja; pikërisht në atë rezolutë i sugjerohet Këshillit të Evropës që Shqipëria të futet sa me shpejt në ate organizem.
Mbas kësaj do të vinte edhe idea e z.Andriesen per integrimin e Shqipërisë ne KE si anëtar shok.
Sa per dy amendamentet duket qarte që ato kanë ardhur si rezultat i informimit të njëanshëm të eurodeputetëve nga forca qe jane te interesuara ta paraqesin Shqipërine si nje vend jo demokratik. Tashtme dihet propaganda dizinformuese e krereve te PS per ceshtjen Nano. Dihet gjithashtu se kush e ngriti ne Parlamentin Evropian kete ceshtje. E ngriten ata qe prej kohesh flasin per shkelje te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, nje fakt, te verteten e te cilit e dine mire te gjithe shqiptaret.
Dikush do te thote pse nuk reagoi PD ndaj ketyre amendamenteve e shtuara nga Parlamenti Evropian per Nanon, ne rezoluten e formuluar per Shqipërine, i dhane krah propagandes nanoiste dhe tashme eshte e njohur mera se si e ben propaganden “ZP”.
Shqiperine me tela me gjemba dhe e mbushi me bunkere. Kur viteshin njerez ne kufi ne qeveri ishte Nano. PD ishte ajo qe cau murin e izolimit dhe qe sot po e integron Shqiperine ne Evrope.
Lidhur me genjeshtrat qe shkruan “ZP” mbi “Paragjykimin ne PE” nga shteti shqiptar mjafton qe siper tyre te vesh fjalet “genjeshtrat vijojne qe nga numri i pare i “ZP”.
Te thuash qe socialistet dhe deputetet greke dezinformuan Parlamentin Evropian nuk do te thote ta dalesh kunder ketij Parlamenti sic shkruan “ZP” por kunder atyre qe genjejne. Sa per fjalet e kryetarit te Gjykates se Kasacionit, me duhet te perseris per ata qe e kane te veshtire t’i kuptojne koncepte te tilla se z.Brozi eshte kryetar i nje organi te pavarur nga qeveria.
Se fundi nuk ka nevoje qe respektin per Evropen ta e kujtojme ata qe “denuan” te gjitha llojet e kapitalizmit dhe revizionizmit ne bote.
Kush dhe pse e mbron Nanon?
Duket qarte se ekziston nje grup ne krye te PS qe i ka dale ne mbrojtje Nanos. Jane ata qe organizuan konferencen e fundit te PS dhe mblodhen njerezit duke i zgjedhur nje nga nje. Te mbrosh Nanon sot kur ai akuzohet per korrupsion dhe te paragjykosh drejtesine do te thote mbrosh pikerisht korrupsionin dhe ata qe e mbrojne me siguri tremben se nje dite do te gjenden edhe ata perballe drejtesise.
Ne figure e njohur ne PS, jo i dashuruar me Nanon tha se ne e beme “hero” Nanon duke i dhene me teper fame se sa meritonte. Kjo mund te jete e vertete por Nano eshte bere “hero” i se keqes dhe ne se ne PS vazhdojne te brohorasin si dikur per te keqen kjo eshte fatkeqesi e tyre dhe jo faji yne.
Grusht - në mbrojtje të Nanos. Nga konferenca e shtypit të PS-së për Nanon, konferencë që zgjati vetëm 20 minuta, megjithëse ishte planifikuar për një orë.
1991
Projektligji per avokatine
NGA MBLEDHJA E QEVERISE
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të ditës së hënë mori në shqyrtim dhe aprovoi projektligjin “Për avokatinë në republiken e Shqipërisë”.
Mbështetur në traditën shqiptare dhe në përvojën e vendeve të ndryshme në fushën e drejtësisë, ky projektligj i shërben plotësimit te legjislacionit shqiptar në përputhje me nevojat e demokracisë. Me mjaft ndryshime nga ligji ekzistues, ai sanksionon trajtimin e avokatise si nje profesion i lire dhe i pavarur, rritjen e autoritetit te ketij institucioni, si dhe percaktimin me te plote e te sakte te kushteve per ushtrimin e profesionit te avokatit, te drejtat dhe organizimin e perfaqesise profesionale te avokatise, parashikon raster kur do te jepet ndihme juridike.
Me pas u miratua projektligji per sistemin fiskal ne sektorin hidrokarburar pershtatur me legjislacionin nderkombetar.
Per te plotesuar nevojat urgjente qe ka vendi yne per hartimin e nje strategjie kombetare e urbane, pasi diskutoi projektvendimin e paraqitur nga Ministria e Ndertimit, Strehimit dhe Rregullimit te Territorit, Keshilli i Ministrave miratoi krijimin e Keshillit Kombetar te Ujrave, nje organ vendimor qe do te koordinoje nevojat e aktiviteteve te ndryshme per furnizimin me uje.
U miratuan gjithashtu projektvendimi per dhenie dietë punonjësve qe punojne larg vendbanimit te tyre si dhe ai qe rregullon importimin e metaleve te çmuara qe vijne si rezultat i perpunimit te mineraleve te sjella per llogari te porositesve te huaj.
Nje pagesë fikse per çdo muaj, te barabarte me 70 per qind te vleres se pageses se papunesise, do te marrin njerezit pa asnje te ardhur qe frekuentojne kurset e formimit profesional. Kjo perben ndryshimin e propozuar nga Ministria e Punes, Emigracionit dhe Perkrahjes Sociale ne vendimin “Per organizimin e sistemit te formimit profesional ne Republiken e Shqiperise” dhe te miratuar nga Keshilli i Ministrave.
Keshilli i Ministrave miratoi edhe “Marreveshjen midis Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Danimarkes per transportin nderkombetar rrugor te udhetareve dhe te mallrave”, marreveshjen midis Qeverise se Shqiperise dhe Kroacise per bashkepunimin ne fushen e turizmit, si dhe marreveshjet e bashkepunimit shkencor e teknologjik midis Qeverise se Shqiperise dhe Qeverise se Rumanise e asaj te Polonise.
Nga informacioni per periudhen 13 mujore qe paraqiti drejtori i pergjithshem i doganave ne fund te mbledhjes, rezultoi se gjate vitit te kaluar jane vene re te meta ne punen e doganave, qe dje dukej ne deficitin e krijuar ne punen e saj.
Nje situate te ndryshme u vu re ne kete film viti ku dhe rezultatet jane me te mira. Per permisimin e punes ne te ardhmen u ngriten si probleme ndryshimi i struktures se doganes, sigurimi i mjeteve, kualifikimi i personelit, koordinimi me i mire i punes me policine financiare dhe ate kufitare si dhe permiresimi i legjislacionit. Kryeministri Meksi dhe antare te tjere te qeverise kerkuan sqarime dhe bene verejtje e sugjerime konkrete per permiresimin e punes se doganave, duke theksuar informimin e rregullt per qeverine, rritjen e kontrollit dhe ngritjen ne nivel bashkekohor te punes se doganes.
FILLOI NDJEKJA PENALE NDAJ TORKUATO KARDILIT
-I akuzuar per skandalin e ndihmave per Shqiperine-
Nga burime te mireinformuara mesohet se filloi ndjekja penale ndaj ish-ambasadorit te Italise ne Shqiperi z.Torkuato Kardili.
Akuza ndaj tij ngrihet per ceshtjen e korrupsionit nderqeveritar italo-shqiptar lidhur me ndihmat humanitare te akorduara nga qeveria dhe populli italian per Shqiperine.
Sic dihet ish-ambasadori italian u atakua qe ne raportin e mbajtur nga kryetari i Kontrollit te Shtetit ne Parlamentin Shqiptar, per bashkepunimin me ish-kryeministrin Nano ne ceshtjen e skandalit nuk ishte i pari per te cilin Kardili akuzohej gjate kohes qe qendroi ne Shqiperi perpara se te transferohej. Me pare shtypi e kishte permendur ate lidhur me skandalet e adoptimit te femijeve dhe shitjes se vizave italiane.
Torkuato Kardili njihej ne rrethe te gjera si mik i ngushte i ish-komunisteve shqiptare dhe veçanerisht i F.Nanos. “Korrespondenca” e tij me Nanon dhe ministrat e qeverise se Nanos lidhur me ceshtjen e ndihmave ben pjese ne dosjet hetimore te kesaj ceshtjeje.
Skandali i ndihmave humanitare italiane ne Shqiperi u tregua “indiferent” pothuajse si nje i pafajshem. Sidoqofte tani siç njofton burimi ne fjale Torkuato Kardili eshte nen ndjekje penale ne Itali pikerisht per skandalin qe e lidh me “ceshtjen Nano”.
SHENIM:
Shpresojme qe ky fakt mos e nxise propaganden e majte qe te protestoje se qeveria shqiptare ben akuza te pabazuara dhe shkel te drejtat e miqve te Nanos ne Itali.
E.P.
humanitare të akorduara nga qeveria dhe populli italian për Shqipërinë.
Siç dihet ish-ambasadori italian u atakua që në raportin e mbajtur nga kryetari i Kontrollit të Shtetit në Parlamentin Shqiptar, për bashkëpunimin me ish-kryeministrin Nano në çështjen e korrupsionit të ndihmave. Ky Torquato Kardili njihej në rreth të gjerë si mik i ngushtë i ish-komunistëve shqiptarë dhe veçanërisht i F. Nanos. “Korrespondenca” e tij me Nanon dhe ministrat e qeverisë së Nanos lidhur me çështjen e ndihmave ben pjesë në dosjet hetimore të kësaj çështjeje.
Gjatë vizitës së punës që bënë në Itali pikërisht për skandalin që e lidh me “çështjen Nano”.
SHËNIM: Shpresojmë që ky fakt mos e nxisë propagandën e majtë që protestoje se qeveria shqiptare bën akuza të pabazuara dhe shkel të drejtat e miqve të Nanos në Itali.
E.P.
Shqiperia kunder Evropes
... së rezultatit i triumfit të menjëhershëm të eurodeputetëve nga forca që janë të interesuara ta paraqesin Shqipërinë si një vend jo demokratik. Tashem dihet propaganda dizinformuese e krerëve të PS për çështjen Nano. Dihet gjithashtu se kush e ngriti në Parlamentin Evropian këtë çështje. E ngritën ata që prej kohësh flasin për shekelje të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, një fakt, të vërtetën e të cilit e dinë mirë të gjithë shqiptarët.
Dikush do të thotë pse nuk reagoi PD ndaj këtyre dizinformimeve për të shmangur keqkuptimet me Evropën. PD është vetë forca politike që drejton sot shtetin shqiptar por është pikërisht ajo forcë që kërkoi vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe si një hallkë e saj ishte edhe pavarësia e organeve të drejtësisë. Pra PD nuk mund të ndërhynte në organizmat evropiane për një çështje që i përket një organi të pavarur prej saj. Sidoqoftë meqenëse parlamentet evropiane i drejtoheshin shtetit shqiptar, letra e Z. Arbnorit e sqaron me së miri këtë pikë.
“Shqiperia kunder Evropes”
Një billof tjetër i propagandës nanoiste është teza e Shqipërisë dhe qeverisë demokratike kunder Evropes për rezolutës.
Fillimisht dua të kujtoj se nuk ishte PD që e rethoi
NDERIM 80 MARTIREVE MALLAKASTRIOTE
Diten e shtune ne qytetin e Ballshit u organizua ceremonia e rivarrimit te 80 martireve te pushkatuar nga regjimi diktatorial i E.Hoxhes gjate sundimit te tij ne rreth 5 dekada te ketij shekulli.
Ata djëm ne pikun e moshes, ishin nga e gjithe krahina e Mallakastres, prej Corrushit, Ngracaniti, Metohuit, Cakranit, Lapulesit etj.
Mes qindra banoreve te ardhur nga e tere Mallakastra dhe te ftuarve nga rrethet fqinje ne kete perkujtimore teper te dhimbshme mori pjese edhe kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor, Pjeter Arbnori. Sekretari i degës së shoqatës së të ish burgosurve dhe të perndjekurve politike per rrethin Qamil Mane ne fjalen e rastit ner tjera tha se:
”Terrori komunist ne krahinën e Mallakastres qe ne fillim, pas prishjes se marreveshjes se Mukjes u perqendrua ne goditjen e familjeve patriote, te cilat ishin dalluar me luften per pavaresi dhe clirimin kombetar.
Ky terror cnjerezor arriti kulmin ne Ngracan ku viktimes i eshte prere edhe koka. Ne kete ceremoni te hidhur foli edhe zoti Pjeter Arbnori.
Te 12 familjeve te te perse-kutuarve ju dorezuan dekoratat “Martir i Demokracise”. Eshtrat e 80 viktimave te luftes vellavrasese te komunizmit u rivarrosen ne Qafen e Kashit, shoqeruar me bresheri automat-ikesh.
NE RENDIN E DITES EDHE PROJEKTLIGJI ”PER BUXHETIN E SHTETIT TE VITIT 1994”
Shkurt nga Kuvendi Popullor
NE RENDIN E DITES EDHE PROJEKTLIGJI ”PER BUXHETIN E SHTETIT TE VITIT 1994”
-Po ashtu futen ne rendin e dites edhe Dekreti “Per mbrojtjen e ushtarakut” si dhe projektligjet “Per pagat e gjyqtareve” dhe “Mbi pasurine personale”-
Ishte pikërisht projektligji “Per disa ndryshime ne ligjin nr.2768, dt.3.3.1993” Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”, ai qe e detyroi grupin parlamentar te PD-se te terhiqej ne nje séance konsultimi mbasditen e se hënës ne seancën e pare plenare te kesaj jave parlamentare.
Projektligji në fjalë parashikon që të ngrihen me 30% akcizat e të ardhurave prej 140 milione lekë. Në fillim të kësaj seance u miratua, gjithashtu, futja në rendin e ditës edhe e Dekretit të Presidentit “Per mbrojtjen e ushtarakut”, projektligjet “Per buxhetin e shtetit te vitit 1994”, “Per pagat e gjyqtareve” dhe “Mbi pasurine personale”.
Pas terheqjes se grupit te PD-se, punimet e kesaj seance plenare nuk vazhduan me tej. Dje Kuvendi i zhvilloi punimet ne komisionet e grupet parlamentare. Punimet ne seance plenare rifillojnë sot pasdite.
109 MILION LEKË FITIM NETO PER DEGËN E INSIG-ut
Durres. Dega e Institutit te Sigurimeve te Durres, ka ne perberjen e personelit 11 vetë, të cilet punojne ne sektorin e sigurimit te mjeteve motorike, ate te bujqesise-blegtorise dhe te pasurise dhe te jetes.
Drejtori i kesaj dege, Hysein Tepelena, i tha ATSH-se, se, tani qe Durresi ka 12 mije automjete, te regjistruara 50-100 makina sigurohen dhe bejne mesatarisht 5 ekspertiza aksidentesh çdo dite. Megjithese spekteri i punes tone eshte ende i kufizuar, si pasoje e mungeses se kulturës perkatëse nga qytetaret, fitimi neto i deges se Durresit per vitin e kaluar ishte 160 milion leke, ndersa u shpenzuan 17 milion, nga 26 milion leke te ardhura. Instituti ynë insiston me keto fonde te lira qe keto sherbime te sigurimit, qe mund te shiten pas nje ankandi, si dhe pika servisi per automjete te siguruara.
SHUMICA E TE HUAJVE KANE INVESTUAR NE FUSHEN PRODHUESE
-Vlera e kapitalit te tyre arrin ne 7 milion USD-
Elbasan-Ne rrethin e Elbasanit jane krijuar disa ndermarrje te perbashketa me firma te huaja.
Nder to 4 fabrika te kombinuara te drurit, uzina e duhanit, ndermarrja e vaj-sapunil, NPA-nr.2, ndermarrja e veshjeve dhe ajo e qilimave dhe materialit te pergjithshem. Po keshtu karburanti qe Pergjegjesi i seksionit ekonomik i marredhenieve me jashte prane Keshillit te rrethit, Xhelil Kaci, i beri te ditur ATSH-se, jane 15 te huaj, te cilët kane filluar aktivitetin e tyre ne kete rreth kryesisht nga Italia. 70 perqind e tyre kane investuar ne fushen prodhuese. Deni tani vlera e kapitalit te huaj ne investimet arrin ne 7 milion USD. Nga keto rreth 3.5 milion (USD) jane per rikonstruksionin e kombinatit te drurit nga nje firme italiane. 1.8 milion per uzinen e duhanit nga nje firme greke, 700 mije per pajisjen e nje pike karburanti nga nje firme italiane.
SERBIA ESHTE AGRESORI DHE AJO DUHET TE PAGUAJ ÇMIMIN E KETIJ AGRESIONI
-Presidenti Klinton paralajmeron perseri Serbine per ceshtjen e Kosoves-
TIRANE:-Presidenti Klinton paralajmeroi perseri keto dite Beogradin lidhur me shtrirjen e luftes ne jug te Ballkanit.
ne fjalimin e tij drejtuar kombit me rastin e skadimit te afatit te ultimatiumit te NATO-s ndaj serbeve, presidenti amerikan i vuri theks te veçante çështjes se Kosoves.
“Paralajmerojme edhe njehere Serbine qe te mos e shkaleloze dhunën ndaj shqiptareve te Kosoves”, deklaroi Klintoni i cituar nga “Zeri i Amerikes”. Presidenti amerikan theksoi me poshte edhe nçhe rrugën drejtimi e qeverise amerikane ndaj luftes ne Bosnje, duke deklaruar se “Serbia eshte agresori dhe bë ajo duhet te paguaje çmimin e ketij agresioni”.
Grusht - në mbrojtje të Nanos. Nga konferenca e shtypit të PS-së për Nanon, konferencë që zgjati vetëm 20 minuta, megjithëse ishte planifikuar për një orë.