02/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 mars 1994

FAQE E RE NE HISTORINE E MARREDHENIEVE SHQIPTARO KROATE

-Konference shtypi e perbashket e Presidentit Berisha dhe e Presidentit Tuxhman. Ne perfundim te vizites dy-ditore te delegacionit kroat ne vendin tone, dje pasdite Presidenti i Shqiperise Sali Berisha dhe Presidenti kroat Franjo Tuxhman dhane per gazetaret nje konference te perbashket shtypi. Fillimisht te dy kryetaret e shteteve dhane nje deklarate per shtyp. Vizita e presidentit Tuxhman tha ne fjalen e tij zoti Berisha eshte jo vetem shprehje e kontributit ne forcimin e marredhenieve midis dy vendeve tona, por do te ndikoje edhe ne politiken rajonale. Ne rame dakort - vazhdoi zoti Berisha qe keto marredhenie t’i shtyjme me tej ne fushen politike e ekonomike, teknike, turizem, arsim etj. Me tej Presidenti shqiptar nënvizoi edhe nje here mbeshtetjen pa rezerva qe i behet zgjidhjes se problemit te Bosnjes. Duke u ndalur ne problemin e Kosoves zoti Berisha tha se ne falenderojme qeverine e Kroacise per ndihmen qe i ka dhene Kosoves dhe shprehu pikpamjen se ajo mund te ndihmoje edhe ne te ardhmen per zgjidhjen e kesaj çeshtje pa te cilen nuk mund te kete zgjidhje te problemit te Ballkanit. Ne perfundim te fjales se tij, zoti Berisha tha se vizita e presidentit Tuxhman perben nje faqe te re te marredhenieve shqiptaro-kroate. * * * Ne deklaraten e tij, presidenti Tuxhman pasi foli per rendesine e kesaj vizite ne konsolidimin e marredhenieve midis dy vendeve, tha se shqiptarët kane nje mik te forte tek Kroacia. Ne - tha presidenti Tuxhman jemi nje popull i lidhur historikisht me ju. Ne kenge tona popullore i kendohen lavdise se Skenderbeut, ne historine tone eshte shkruar per luftat shqiptaro - kroate kunder nje armiku te jashtem etj. Po keshtu - vazhdoi zoti Tuxhman gjate qenies se nje presidenti kroat ne pushtet, eshte bere shume per te drejtat e kosovareve. Zoti Tugjman ishte i nje mendjeje me presidentin Berisha lidhur me problemin e Bosnjes. -Qendrimi yne ketu - tha presidenti kroat, ka qene shume i frytshem. U njohëm me nje vend mik, njohëm historine e tij. Ne muzeum e Krujes perfundoi presidenti Tuxhman, ne librin e pershtypjeve kam shkruar : “Ai popull qe njeh historine e vet dhe e ruan ate, e ka te ardhmen te sigurte”. Me pas te dy presidentet iu pergjigjen pyetjeve. ZEF LLESHI shprehje e kontributit në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, por do të ndikojë edhe në politikën rajonale. Ne ... sa të vizita e presidentit Tuxhman përbën një faqe të re të marrëdhënieve shqiptaro-kroate. ZEF LLESHI

MBESHTETJE POLITIKE NGA KESHILLI I EVROPES PER SHQIPERINE

-Zoti Selami sot kthehet nga Parisi Dje u mboldh ne Paris Komisioni Juridik dhe i te Drejtave te Njeriut i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes,ku mori pjese dhe z.Ed uard Selami,Kryetar i Delegacionit te Perhershem Parlamentar Shqiptar ne Keshillin e Evropes Dje u mboldh ne Paris Komisioni Juridik dhe i te Drejtave te Njeriut i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes,ku mori pjese dhe z.Eduard Selami,Kryetar i Delegacionit te Perhershem Parlamentar Shqiptar ne Keshillin e Evropes Nje nga pikat e rendit te dites te kesaj mbledhjeje ishte edhe raportimi juridik dhe mbi te Drejtat e Njeriut per Shqiperine,ne kuadrin e vendeve qe pritet te antarsohen ne Keshillin e Evropes Perfaqesuesi i Shqiperise mbas shperndarjes se legjislacionit dhe informacioneve te shkruara per pjessmarresit ne kete mbledhje,folli gjeresisht per ecurine e reformave demokratike ne Shqiperi dhe dha sqarime per çeshtje te vecanta. Mbas kesaj z.Hainer KLEBES,Sekretar i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe Zv/sekretari i Pergjithshem i Sekretariatit te kesaj organizate informoi Komisionin qe Byroja e Asamblese Parlamentare e Keshillit te Evropes,e cila perbehet nga Presidenti dhe 17 zv/presidentë,vendosi me 28 shkurt 1994 qe te dergoje ne Shqiperi nga data 5-7 Prill te ketij viti nje delegacion te nivelit te larte Parlamentar te Keshillit te Evropes per te pershpejtuar antarësimin e Shqiperise ne kete organizate. Ky vendim, informoi z.Klebes ne emer te Byrose te Keshillit te Evropes, u muar per te treguar mbeshtetjen politike ndaj Shqiperise. Sot Kryetari i Delegacionit te Perhershem Parlamentar te Republikes se Shqiperise ne Keshillin e Evropes, z. Eduard Selami, kthehet ne atdhe.

“NE KEMI NJE AGRESOR TE PERBASHKET...”

Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor, Pjeter Arbnori dhe Presidenti i Kroacise, Franjo Tuxhman, ne takimin qe paten e konsideruan bashkepunimin midis te 11dy vendeve si faktor mjaft te rendesishem per situaten e veshtire ne rajonin e Ballkanit. Zoti Arbnori tha se, ne kete kohe, shtetet me qendrueshmeri politike luajne rol shume te madh ne Ballkan. Kjo eshte koha, vijoi ai, kur te gjitha vendet qe luftojne per demokraci duhet te bashkepunojne per ndaljen e agresorit, dhe rruga me e mire per ta bere kete eshte solidariteti dhe bisedimet paqesore. Presidenti Tuxhman, i quajti shume te rendesishme te gjitha takimet e ranguara te larte midis Kroacise dhe Shqiperise. Ai tha se keshtu ardhur ne Shqiperi kur po behet nje kthesë e madhe ne krizen qe ka perfshire Ballkanin. “Ne kemi nje agresor te perbashket, ndaj duhet te kemi nje bashkepunim te rendesishem per t’i bere balle atij”,tha zoti Tuxhman.

KRYEMINISTRI MEKSI PRITI PRESIDENTIN TUXHMAN

Kryeministri Aleksander Meksi dhe presidenti kroat, Frano Tuxhman, u shprehen per konkretizimin sa me te shpejte te bashkepunimit dypalesh, ne takimin qe paten ne Pallatin e Brigadave. Presidentin Tuxhman theksoi se deshira e tij eshte qe kjo vizite te jete sa me konkrete dhe me rezultate. Eshte ne te miren e dy vendeve tona, qe bashkepunimin dypalesh ta futim sa me shpejt ne rrugen e konkretizimit, nenvizoi Presidenti Tuxhman. Kryeministri Meksi e cilesoi mjaft te rendesishme viziten e delegacionit kroat, te kryesuar nga Presidenti Tuxhman, dhe shprehu besimin e tij se, jane te gjitha kushtet qe nga marreveshjet dhe projektet, te kalohet tek realizimi ne praktike i tyre. Zoterinjte Meksi dhe Tuxhman, duke shkembyer mendime per situaten ne rajon, e vleresuan sulmin e avionëve te NATO-s, si nje reagim ndaj agresionit serb dhe shprehen gatishmerine e tyre per te kontribuar ne vendosjen e paqes ne Bosnje-Hercegovine.

FILLUAN FESTIMET ME RASTIN E 550 - VJETORIT TE KUVENDIT TE LEZHES

Dje filluan aktivitetet ne disa rrethe te vendit me rastin e 550 vjetorit te Kuvendit te Lezhes. te vendit me rastin e 550 vjetorit te Kuvendit te Lezhes. Me kete rast ne qytetin e Lezhes u zhvillua dhe festivali i rapsodeve i cili do te ripertije dhe do te hap njekohesisht nje tradite ne Festivalet e Folklorit shqiptar. Po ne Lezhe sot do te zhvillohet ceremonia zyrtare ku do te marrin pjese personalitetet me te larta te vendit. Nderkohe ne kuadrin e 550 vjetorit te sesionin shkencor “Arti ushtarak i Skenderbeut-baze e doktrines shqiptare te mbrojtjes”. Merrnin pjese studiues, historiane, ushtarake si dhe te ftuar te tjere. Ndodheshin edhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, kryetari i Komisionit Parlamentar te Mbrojtjes i Azem Hajdari, kryetari i Keshillit te rrethit, kryetari i Keshillit te rrethit, Kudret ... Pyetjeve. Organizoi në një mjediset e Qendres Kulturore te Ushtrise ne kryeqytet, Keshillit te rrethit, kryetari i Keshillit te rrethit, Kudret ... Pjesemarresit ndqen referatet e ndryshme. Ne kete veprimtari foli edhe zoti Zhulali, i cili nder te tjera tha se, princat shqiptare, te prire nga Skenderbeu perpara 550 vjetesh, ne Kuvendin historik me emrin domethenes Lidhja Shqiptare e Lezhes, perpara kercenimit te eger osman, per mbrojtjen e fateve Arberise, lane ... (Vijon ne faqen tre)

AKTAKUZË PËR SHEFQET PEÇIN

Kurdari 16 korrik 1994 Zhvillohet perpjekje me arme midis nacionalistëve dhe forcave te drejtuara nga Sh. Peçi. Ky i fundit, i turberuar nga rezistenca që iu bë komunistëve për të hyrë në fshat, duke kërcënuar brigadën e tij, u urdhër per djegien e fshatit dhe fillon terrorin. Me urdher te tij ekzekutohen pa gjyq nje mgeret e fshatit njerëz të pahashem duke përfshirë edhe gra. Ja emrat e viktimave: 1. Duda Kadiu 30 vjeç (grua) 2. Haxhi Suta 80 vjeç 3. Mustafa Hoxha 60 vjeç 4. Ahme Kuleni 80 vjeç 5. Hakik Perlati 50 vjeç 6. Reshit Allamani 40 vjeç 7. Qyzim Kira 30 vjeç 8. Riza Kurtagja 50 vjeç 9. Isuf Kurtagja 70 vjeç 10. Met Topalli 40 vjeç 11. Avdi Tutragu 40 vjeç 12. Sejdi Tutragu 37 vjeç 13. Hasan Bufi 30 vjeç 14. Veli Neli 50 vjeç 15. Beqir Neli 60 vjeç 16. Ismail Sela 45 vjeç 17. Shemsi Kercova 22 vjeç Pas këtyre barbarizmave që i kishin kryer në ato anë shtatë serbet, filluan arrestimet me mase. U arrestuan rreth 50 burra nga nëntori i 1944 deri në maj 1945. U ekzekutua nacionalisti i njohur Dyl Allamani, i cili kishte luftuar edhe kunder italiane si dhe vellai i tij Isuf Allamani, studius e historian që kishte mbaruar studimet ne Itali. Raprezaljet vazhduan edhe me pas. Dhjetera shtepi u cilesuan si shtepi te ”armiqve te popullit” dhe te tjera nen damken e”kulakut” u persekutuan per vite me radhe. A nuk ka ardhur koha sot qe drejtesia te thote fjalen e saj per keto krime? HAMDI KAZIU Ish i denuar politik

NAMIKU E BERI TE VETEN...

Teksa grupi i PS rrezikon të ndiqet penalisht për shpifje ...Por harroi të kërkojë që institucionet ndërkombëtare t’u dërgohet pas datës 5 edhe... vendimi i gjykatës së Tiranës!... Po afron data 5. Kështu që, në përpjekjet “titanike” për politizimin e gjykatës, PS-ja s’ka si të lerë “gurë pa levizur”. Teksa grupi i PS rrezikon të ndiqet penalisht për shpifje NAMIKU E BERI TE VETEN... ...Por harroi të kërkojë që institucionet ndërkombëtare t’u dërgohet pas datës 5 edhe... vendimi i gjykatës së Tiranës!... Po afron data 5. Kështu që, në përpjekjet “titanike” për politizimin e gjykatës, PS-ja s’ka si të lerë “gurë pa lëvizur”. Kështu edhe parmbreme ne Kuvendin Popullor, grupi i saj parlamentar “e tund” përmes solos se umbri “soprano” të Namikut atë që lexuan që e lexuan një deklaratë. Ne parim askush s’ishte “kundra” asaj “këngë”. Ashtu siç nuk isha “kundra” e ndaj disa pretendimeve të tyre procedurale per gjykimin e kryetarit te tyre. Me mire se une, ato i dine juristet. Por ama kishte diçka tjeter që “ma vrau syrin” edhe mua si gazetar. Them se per nje jurist duhet te perbeje nje objekt ndjekje penale ndaj grupit parlamentar te PS-se per shpifje publike. Eshte pikerisht fjala per deklarimin: Pas 7 muajsh te burgimi te paligjshem, te paragjykuar e te urdheruar gjykata e Tiranes vendosi te çele gjyqin kunder Fatos Nanos ne 5 mars 1994”. E pra, brenda kesaj ligjerate (Vijon ne faqen 4)

Çështja “Skendo”

Gjykata thote : te plotesohen hetimet Marcel “Skendo, “milioneri i pare shqiptar”, Presidenti i “Ada Air”, doli dje para trupit gjykues të kryesuar nga kryetari i gjykatës së Tiranës Agron Bendo. Akuza - falsifikimin e dokumentave zyrtare, veper penale kjo e parashikuar nga neni 110 i kodit penal. Gjykata vendosi qe Çështja “Skendo” duhet t’i nënshtrohet hetimeve dhe verifikimeve të metejshme, veprime këto që duhet te kryhen brenda afatit te 30 diteve. Skendo paraqiti ne gjyqin e djeshem zevendesine ne trupin e avokateve, ku vendin e Maksim Haxhise i cili ndodhet ne SH.B. e ka zene avokati Enver Hafizi. Ndersa prokuror i çeshtjes eshte Gene Gjokutaj. Korrespondenti “RD” Foto. A. Babani

SOCIALISTET NE “FUSHE-BETEJE” PER LTRMTN E KRYETARIT

-Byroja politike e PS cakton data kombetare ne mbledhjen e saj, duke i marre kompetencat Parlamentit. Ditët e Enverit tani do te jene dhe te Fatosit -Don kishotet do te luftojne me mullinjte e eres. -Byroja politike e PS cakton data kombetare ne mbledhjen e saj, duke i marre kompetencat Parlamentit. Ditët e Enverit tani do te jene dhe te Fatosit -Don kishotet do te luftojne me mullinjte e eres. Nga nje mbledhje e kryesise se PS ne diten e fundit te shkurtit doli nje deklarate dhe nje vendim qe nuk binte aspak me poshte se vendimet e dikurshme te Byrose Politike te PP. Me “vendim” te Kryesise se PS u vendos qe 4 marsi te jete “Dite Kombetare e protestes ne mbrojtje te demokracise e te drejtave te Njeriut”. Nje njeriu, qe qendron i izoluar ne qeli edhe mund t’i falen disa reshqitje, por qe te lajthise ne nje njeten kohe nje grup njerezish te mbledhur per te marre vendime (qe te pakten per ata hyjne ne vendimet serioze) kjo eshte e pashpjegueshme ne vargun e fenomeneve normale. Pa diskutuar fare aspektin juridik sipas te cilit vetem Parlamenti ka kompetence te caktoje Ditët e festave Kombetare apo qofte dhe dite te tjera qe i perkasin gjithe kombit. Eshte e paimagjinueshme per boten se si nje parti mund te caktoje Diten Kombetare te te gjithe popullin. Vetem ne Shqiperi mund te kuptoheshin gjera te tilla dikur kur Byroja vendoste per gjithshka. Siç duket ne kete moment “dhimbjeje” envieriste ne kryesin e PS ju shpertheu nostalgjia per kohen kur ishin plote fuqishem dhe vendosnin te bejne sipas deshires dhe ashtu siç Don Kishoti “vendosi” dhe e beri Sanço Pançen mbret edhe kryesia e PS vendosi te shpalle Dite Kombetare 4 marsin. Pra nga ditet e Enverit te vendosura prej R. Alise tani PS do te kete ditet e Fatosit te vendosura prej “Kryesise”. Megjithate duket se Kryesia e PS e ka marre me seriozitet te madh kete shaka te fundit te shkurtit doli nje deklarate e saj tip “thirrje” u kerkua ne gjitha pasuesve njoftimi qe te ngrihen “ne protesta e mitingje” per te mbrojtur kryetarin. Nuk dihet ne se kryesia e PS ka marre leje per gjithe keto mitingje qe ka ndermend te zhvilloje por ne se ajohere kjo eshte nje thirrje e hapur per destabilizim te vendit me veprime antiligjore dhe per kete duhet te mbajne pergjegjesi. Ne “thirrjen” e saj kryesia e PS jep dhe këshillat per ushtaret e Nanos, per ata qe bashke me Don Kishotet do te dalin te coptojne mullinjte e eres. Te jeni “te vendosur” e “te papergunjur” shkruhet ne deklarate. Deri tani Don Kishoti ka qene per shume njerez vetem nje personazh ireal dhe qesharak por Don Kishoti dhe Sanço Pançet jane te pranishem gjithnje dhe kudo. Ata maje gomereve e me legen ne koke gjithnje do te perpiqen te kthejne mullinjte e eres mbrapsh e te kthejne ate qe iku. Por per fatin e keq te tyre ajo nuk kthehet dot as me heshten e ndryshkur te Don Kishotit e as me revolucionet proletare te kreveve komunist. EDI PALOKA

“KJ” PRETENDON TE MARRE PUSHTETIN

“Kur ia marrin pushtetin ne, do te kerkojme mishir per denoncuesit e ketij krimi, per gjykatesit dhe prokurorin” deklaron ne gjyq Aleksander Frangu Ne kete deklarate nuk shikojme asnje te jashtzakonshme, sepse “RD” gjithnje e ka denoncuar kete gazete si bashkepunetore e “ZP” qe me mish e me shpirt tregohej besnike e idealeve te PS. E veçanta e kesaj deklarate eshte se vetë kryeredaktori i kesaj gazete, A. Frangu, pranon me gojen e tij se kjo gazete pretendon per pushtet, por nuk e sqaron per cilen Parti e ka fjalen per PS apo PAD? Kujdes, zoti Frangaj. Te pakten ne qytet e lexuesve, perpiquni te ruani imazhin e pavaresise se “KJ”. M.SH.

HAPET AMBASADA E REPUBLIKES SE KROACISE NE TIRANE

Dje me rastin e vizites se Presidentit kroat Franjo Tuxhman ne Shqiperi, ne pranine e dy Presidenteve u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes se ambasades te Republikes se Kroacise ne Tirane

HAPET AMBASADA E REPUBLIKËS SË KROACISË NË TIRANË

Dje me rastin e vizitës së Presidentit kroat Franjo Tuxhman në Shqipëri, në praninë e dy Presidentëve u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së ambasadës së Republikës së Kroacisë në Tiranë. Fjalën e hapjes e mbajti Ambasadori i Kroacisë në Tiranë z. Juriçik. Më pas Presidenti Berisha dhe Presidenti Tuxhman pershëndetën hapjen e kësaj ambasade. Në ceremoni ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.