BLLOF I MADH I LIDERSHIPIT EKSTREMIST SOCIALIST!
Dita e 4marsit u shënua jo vetëm si dita e turpit por dhe e dështimit te krerëve social komuniste te P.S.
G.RUÇI - ish ministri i brendeshem i diktatures bredh nga nje qytet ne tjetrin per te destabilizuar rendin,per te inskenuar" 2 Prill"te tjera, por nuk ja var kerkush.
DOKLE - ne Patos nga deshperimi perfundon ne mejhane vetem me 9 veta.. Hysni Milloshi - perpelitet ne Tepelene te ringjalle Shogaten e Enverit Ne Tirane policia ndalon nje grup prej 8 vetesh - ish oficere te policise sekrete te Enver Hoxhxes e Ramiz Alise,qe synonin destabilizimin. POPULLI I THA JO KORRUPSIONIT KUSHDО QOFTE QE E SHKEL LIGJIN, TE PERGJIGJET PARA TIJ. RESPEKT PER POPULLIN DEMOKRAT SHQIPTAR
NANO NË BANKËN E TË AKUZUARVE
-Ish-kryeministri komunist F.Nano me në fund do të përgjigjet përpara drejtësisë për krimin e tij
-Asnjë nga komunistët e PS nuk protestoi kur u shkel e drejta që kishin shqiptarët për të mbijetuar në kulmin e krizës, por protestojnë për “të drejtat” e shkaktarittë kësaj shkeljeje-
Me fund odisea e “çështjes Nano”, po mbaron. Trupi gjykues që do të shqyrtojë sot në Tiranë, mbas procesit gjyqësor do të shënojë vendimin e tij edhe fundin e kësaj çështje.
Me urdhërin e vetë Nanos ekstremistët e majtë, enveristët e PS, angazhuan gjithëka për ta përdorur në favor të tyre këtë çështje ordinere. Mashtruan e bënë zhurmë sa munden, hajdutët e cilësuan të persekutuar, kriminelët i propaganduan si heronj. Për muaj me radhë i ngritën kultë krimit (ne fakt kete e kane bere per 50 vjet me radhe), u çorën në mbrojtje të tij ndërsa tani kërkojnë t’i bëjnë presione drejtësisë.
Ndërkohë që akuzojnë se po shkelën ligjet dhe të Drejtat Njerëzore me kërkesa ultimative dhe tani që procesi gjyqësor po fillon ata ulerijnë: “Lironi F.Nanon”. Kur janë për shtet ligjor pse nuk presin vendimin e drejtësisë por kërkojnë lirimin pa gjyq të Nanos?
Nanos po iu shkelkan të drejtat, po 3 milion shqiptarët që prisnin ndihmat në kulmin e krizës a nuk kishin të drejte te mbijetojnë?
Nuk është hera e parë që “ZP” dhe ajo që ka përfaqësuar e përfaqëson, është ngjitur në mbrojtje të të drejtave “të atyre që kanë kryer krimet duke “harruar” se që të mbrosh të drejtat e kriminelit do të thotë të mohosh të drejtat e viktimave. Këto lloj protestash janë bërë të zakonshme në shtypin e opozitës. Një kriminel kryen një vrasje dhe ata kriminelë se paku si polici e qellon me shkop gome.
8 milion dollare “u zhduken” me ndihmen e Nanos. Shqiptareve iu hoq buka nga goja në momentet me të vështira të tyre dhe ata që e vuajtën me shumë ishin pikërisht ata per të cilët PS deklaron se i mbron sot, shtresat me të varfra. Megjithatë anjëhere nanoistët nuk protestuan për ata të cilëve po u hiqej e drejta më elementare, ajo e jetes, perkundrazi protestojnë dhe kërkojnë lirimin e shkaktarit të këtyre shkeljeve njerëzore.
Por siç përmenda edhe me lart kjo është diçka normale për ata që pasi gjakosen vendin për 50 vjet, pasi burgosen, vranë, varrosën të gjallë, torturuan e internuan, protestonin në organizmat ndërkombëtare pse i nxorën nga vilat e futen në apartamente. Këto çmendurira do të mahnisnin këdo por jo ata. Të mesuar me prepotencen e kohes kur ishin ne pushtet komunistet dhe kriminelet qe u sherbyen, i nxorën persona thonjte dhe menduan qe të rimarrin privilegjet e humbura (jo me kot PS deklaron se mbron te paprivilegjuarit). Por edhe ketu gabojne perseri siç kane gabuar gjithnje; sot nuk ka ardhur koha që kriminelët të rimarrin pushtetin por koha që ata te pergjigjen per krimet e tyre.
EDI PALOKA
DEPUTETI M.ZEQO DHE KRYETARI I PUK I.BEQIRI TË NDALUAR SI ILEGALË NË ISH-JUGOSLLAVI
-Ata vazhdojnë të mbahen të izoluar nga autoritetet malazeze-
Nga burime të mirëinformuara mësohet se me 27 shkurt 1994, rreth ores 23.00 ne fshatin e qajtur Zelenoviç, komuna e Ulqinit, në nje makine me targa jugosllave jane ndaluar nga policia zoterinjte Moikom Zego, deputet i PS, dhe Idajet Beqiri kryetar i PUK.
Ndalimi u be sepse ata nuk kishin pasaporta te tyre vizat e kalimit per ne Jugosllavi. Thuhet se ata vete kane pohuar me kete rast se kane kaluar kufirin ilegalisht ne varke ne Liqenin e Shkodres.
Te dy keto zoterinj mbahen ende te izoluar nga autoritetet kompetente malazeze.
I çuditshem eshte fakti qe keta zoterinj kalojne ilegalisht kufirin shqiptar! Ketu lindin nje sere pyetjesh. Perse e kane bere ate kete? Ambasada jugosllave ne Tirane mendon se nuk do te ja kishte refuzuar kursesi nje vize hyrje per ne Malin e Zi ose gjetke neper Serbi. Ata jane personalitete te jetes politike ne Shqiperi! Perse kane preferuar te jene inkonjito? Mos valle nga forca e zakonit, nga tradita komuniste e celulave dhe veprimtarise ilegale? Po te jete keshtu, ç’ila eshte veprimtaria e tyre qe kerkon te fshihet, te jete ilegale? Mos valle kete te nderuar, zot deputeti i PS-s dhe zoteri kryetar i partise se PUK moren me ndonje lloj trafiku ilegal dhe per kete u duhet ilegaliteti? Supozime mund te behen shume. Sidoqofte nje gje eshte e qarte. Per njeren nga nendshmethe dhe nje pune te ndershme, nga burra te ndershem, nuk zgjidhet ilegaliteti, gjithshka behet ne rregull e hapur. Keshtu nuk do te krijohen as shqetesime e komplikime nga policia dhe do te evitohen edhe opinione jo te kendshme qe nuk mund te mos qarkullojne ne raste te tilla.
Thuhet, pse sa ata kane qene te ngarkuar nga Kominterni i IV per te kryer kete udhetim ashtu siç din Kominterni, per te krijuar probleme ne kufije shteterore te Shqiperise ne kete kohe te tensionuar. Per te mos u zgjatur me gjate duhett te themi se Zoti ne qiell e ata ne toke e dine se gjithe te e gjithe. Dhe kjo o vertete mund te jete fare e thjeshte. Shoku Idajet te kete shkuar atje per çeshtje te ndershme te kombit, ndersa shoku Moikom te kete reshqitur pa e kuptuar nga frymezimi poetik.
VEZHGUESI
“REPUBLIKAT” DESHTUAN NE BERAT
-G.Ruçi në krye të terrorizmit kërkon të provokojë trazira në disa rrethe-
-Demokratët ju tregojnë vendin nanoisteve-
Dje G.Ruçi u nis me “mision” në disa rrethe të jugut për të ndezur nga afër “protestat” e nanoistëve.
Megjithëse ishte i mirëinformuar se mitingjet nuk ishin lejuar të zhvillohen Ruçi ishte i vendosur të dilte në krye të terrorizmit e të provokonte trazira. Por për fatkeqësinë e tij, siç na informojnë nga këto rrethe ai nuk arriti të qulloje gjë.
Ne Berat, me gjithë përpjekjet e kryetarit te PS Koco Kociantit e kryetarit të rrethit Nevruz Kafazi, nanoistet nuk arriten te dalin me nder perpara G.Ruçit. Pensionistet me “republika” qe morren rrugen per tu mbledhur ne qender te lagjes, në PalIlat I Kultures, morren vetem batutat ironike te qytetareve demokratë të Beratit.
G.Ruçi pasi u vertet njehere mes pensionisteve u nis per ne Kucove. Dukët se kete here “arkitektit” te 2 prillit nuk i ecën planët. Qytetarët demokratë ju treguan vendin.
KOMISIONI I PD-së
4. mars. Ne foto nuk eshte azili i pleqve por selia e PS ku “Republikat” dhe “kasetat” alla bolshevike jane mbledhur “nen komande” e G. Ruçit qe te protestojne per kryetarin.
KRYESIA E PS SHPERNDAN ME URDHER FOTOGRAFITE E NANOS
Eshte gjalle apo ka vdekur
Keto dite rastesisht me ra ne dore nje foto kartore e Fatos Nanos. Isha buje betasi e paparashikuar kur nje shoku im si per shide hapi portofolin dhe nxori prej andej nje prej ayre kopjeve me e cila PS reklamon
Keto dite rastesisht me ra ne dore nje foto kartore e Fatos Nanos. Isha buje betasi e paparashikuar kur nje shoku im si per shide hapi portofolin dhe nxori prej andej njeren prej ayre kopjeve me e cila PS reklamon kryetarin e saj duke vazhduar traditen e kahershme te ish-udheheqesve komuniste. Keto jane shpendarë kudo, me tha ai, neper qytete e fshatra. Seksonet e PS kane urdherin qe te pajisin simpatizantet e tyre me fotografine e “udhëheqësit”. Me kohe do te pergatiten edhe nga ato te formatit me te madh per komiza qe do te vihen ne dhomen e pritjes ose ne dhomen e gjumit, duke (Vuon ne faqen 4)
DREJTËSIA
LIRONI KRYETARIN TONË NANO
RROFTE PATOS NANO
PS
Tirane, 4 mars 1994
Ora 17.00 - 18.00
- Shteti ligjor i mobilizuar dhe i vendosur per te mbrojtur vetveten, rendin e demokracine, vazhdimesine e idealeve te dhjetorit 1990.
- Ne vend te ushtrise - dhejtramireshe te paralajmeruar nga “ZP”, per Fatos Nanon u mblodh nje çete prej dhjetra vetesh.
- Shtabi socialist nuk mund t’i organizoje, komandoje e drejtoje enverianet e pakte dhe te mplakur per t’u konfrontuar me mbrojtesit e ligjit dhe per te provokuar trazira.
- Pas nje manovre te suksesshme ata kthehen te vrerosur dhe te fshikulluar nga indiferentizmi, qortimet dhe talljet e rinise.
- Plas keshtu tullumbacja e PS-se per fushate masive ne mbarë vendin ne mbrojtje te Fatos Nanos.
- Tirana tregon edhe nje here se eshte vatra me e madhe, e qendrueshme dhe e sigurte e demokracise.
- Shteti demokratik , shteti ligjor tregon keshtu forcen e vet organizative dhe realizuese, pjekurine dhe profesionalizmin e tij.
Tirane 5 mars
Sot kryetari i bllokmeneve te rinj, Fatos Nano, paraqitet ne banken e te akuzuarve, ku me pare ishte dhe nëna e tij e dyte Nexhmija. Ndoshte Fatosit do t’i ngelet peng qe nuk do te kete fatin ta degjoje, babai i tij dyte Enver Hoxha, se si do te “ligjeroje” ne mbrojtje te korrupsionit te kuq te vjeter dhe te ri.