ISH KRYEMINISTRI ÇARÇANI POHON SE MAFIA ALIA - NANO E KOMPANI E KISHIN SPOSTUAR ATE KREJTESISHT NGA PROBLEMI I NDIHMAVE.
ÇARÇANI KONFIRMON SE NUK KA PATUR ASNJE DIJENI DHE NUK ESHTE INFORMUAR ASNJEHERE NGA NANO-ALIA, ETJ, PER FIRMEN LEVANTE CO DHE SE NUK KA ASNJE DIJENI PER FAKSIN E DATES 14.2.1991 NE TE CILIN NANO URDHERON PLAKEN TE CAKTOJE LEVANTE CO PER SHPERNDARJEN E NDIHMAVE.
QEMAL DISHA DESHMON SE AI ISHTE NGRITUR KUNDER FAVORIZIMEVE FISKALE TE HAJDIN SEJDISE DHE SE KRYESIA E KESHILLIT TE MINISTRAVE ME NANON NE KRYE NE NJE MBLEDHJE E KISHIN SULMUAR ATE PER QENDRIMIN NDAJ SEJDISE. ISH MINISTRI DISHA DESHMON PER FALLSIFIKIMIN QE NANO KA BERE DUKE PARAQITUR SI TE KESHILLIT TE MINISTRAVE VENDIMIN NR.121, DATE 28.3.1991 NEPERMJET TE CILIT SEJDIA PERJASHTOHEJ NGA TAKSAT NE NJE KOHE KUR KY VENDIM ISHTE VETEM I NANOS DHE MIQVE TE TIJ, DHE JO I KESHILLIT TE MINISTRAVE. DESHMITARI LUARASI POHON SE NANO DHE ÇANI KISHIN SULMUAR ASHPER DISHEN PER PENGESAT QE GJOJA KY I FUNDIT I NXIRTE HAJDIN SEJDISE PER TAKSAT ETJ.. DALIN NE PAH MASHTRIME TE TJERA TE NANOS. ME 25-27 PRILL 1991 NANO NIS PER NE ITALI ALEKS LUARASIN NE KRYE TE NJE DELEGACIONI QEVERITAR. POR AI ISHTE I AUTORIZUAR NGA KRYEMINISTRI QE TE TRAJTONTE ÇESHTJEN E REFUGJATEVE E JO ATE TE NDIHMAVE. PAS PYETJES SE DESHMITARIT TE 51-te, PASI E PANE SE ANIJA E TYRE U MBYT PERFUNDIMISHT NEN DRITEN E TE VERTETES, NE MENYRE TE PASKRUPULLT, TE SHTYRE NGA KLIENTI I TYRE AVOKATET E NANOS KERKOJNE RIFILLIMIN E PYETJEVE NGA E PARA
PerfundoI faza e pyetjes se 51 deshmitareve
DEPONIME TE DESHMITARIT ADIL ÇARÇANI
A.Çarçani: Beme demarshe prane
Pyet prokurori A.Qeleshi: Me ke keni biseduar?
PRESIONI I NANOS: JANË 10 MILIONË DOLLARË NË BARI...
Përfundoi faza e pyetjes së 51 dëshmitarëve
- Një fallsifikator rrezikohet me ndjekje penale-
- 3 dëshmitar konfirmojne të njëjtën gjë : Nano nuk ka përfituar kundershtimin e Dishes-
- Çarçani ju jep një shembull kujtese me të rinjve-
- Mandat arresti per Lutfi Aline , Pajtim Ajazi-
- Ali Meta nje avokat i çuditshëm. Ka klient Plaken, mbron Nanon !
nga une, dhe Hajdin Sejdise. Në perberje te ekipit ishte drejtorin i drejtorise se valutave, nje ekonomist i kesaj drejtori. Une nuk kam qene dakord me dokumentin e nenshkruar ne Durres pasi preferencat financiare ne ate kohe lejoheshin vetem per ndermarrjet e perbashketa dhe subjektet private shqiptare. Firma Iliria Holding ishte nje shoqeri e huaj, prandaj per favorizimin e saj nuk kishte dispozita ligjore. Ne nje mbledhje te Keshillit te Ministrave dikush ka ngritur problemin se Iliria Holding po pengohet ne veprimtarine e saj. Nga kryeministri i asaj kohe me eshte thene: e di te ke me portin e Barit Hajdin Sejdia ka 10 milion dollare malla qe ajo do t’i sjelle ne Shqiperi. Perse ju pengoni kete firme - me ka pyetur Fatos Nano ne ate kohe kryeminister, pranoi kryeministri Disha.
Dhe pergjigja ime ka qene perseritja e te njejtave argumenta: mungeses se dispozitave ligjore dhe se nuk e njihja kete firme.
Kështu Qemal Disha, ekspozoi presionin e ish-kryeministrit Nano me qellim qe t’i hapej rruga mafiozit Hajdin Sejdia. Cila ka qene kundërfjalet e këtij sherbimi?
E kam perjetuar mungesen e dijenise sime ne Qeveri - keshtu ju pergjigj ky deshmitar pyetjes se prokurorit lidhur me kete problem.
Nga ju eshte kerkuar ekipi i kontrollit ishte nje pyetje tjeter e prokurorit Gjukutaj kundrejte se ciles ai mori pergjigjen: me duket se me mori ne telefon ish-ministri i Tregtise se Brendshme Pajtim Ajazi. Si u justifikua marrja e vendimit - vijoi prokurori Gjukutaj. Tregu i boshatisur, 10 milionet e mallrave ne portin e Barit - këto ishin argumentat e marrjes se ketij vendimi ne pergjigji Disha.
Kurse ish-sekretari i pergjithshem i Keshillit te Ministrave ne Qeverine Nano,
(Vijon ne faqen 4)
Edhe 11 deshmitare u pyeten diten e djeshme te gjyqit. Ne qofte se do te behet nje karakterizim te njezet deshmitareve ata ndahen ne dy grupe: te grupit te pare te cilet pohuan dhe dy grupe te grupit te pare te cilet hodhen drite mbi firmen Iliria Holding, dhe grupit te dyte ku u futen deshmitaret te cilet sqaruan anen konkrete te veprimtarise me mallin, si kontrolli i tyre, etj.
Po çfare tharie konkretisht ata? Lakoj ish-kryeredaktori i Albkontrollit Roland Xaxa se filonen seancen gjyqesore te djeshme. Ai foli per rolin e Albkontrollit ne raport me firmat italiane. Me konstatimin e pare ne se deklarimet shqiptare me jone interesuar te je subjektet italiane per humbjen veteshebi se krye kontrollin para proces, tha ai. Dhe nuk ishte caktuar pala shqiptare, - tha ai. Dhe duke folur per rezultatin e kontrollit, deshmitari Xaxa imperuese edhe nga projekti i prokurorit, kryetari i grupit gjykues dhe avokati te pandershmit Robert Gjini, rezultoi fallsifikator, tekesa ne deshmine e derguar drejtoreve se pergjegjeshme te kontrollit (SGS) ne Itali, nuk figuron asnje mungese. Kjo ne nje kohe qe deshmitare te tjere qe kishin kryer konkretisht kontrollin, nxoren ne pah mungesa te tilla si 145 thase oriz etj. Dilema perballë nje fakti te tille: i ka bere me koken e tij apo me urdher ishte e natyrshme dhe kryetari i grupit gjykues Agim Bendo i sugjeroi prokuroreve qe kete problem ta verifikojne.
Ndersa deshmitari Qemal Disha me deshmine e tij evidencoi faktin se ndaj Hajdin Sejdise, per ta favorizuar ate, ishte hartuar nje marreveshje lidhur me qerate e lokaleve, te marreveshjeve. Kjo marreveshje - tha Disha - ishte hartuar qysh nje ekip i Ministrise se Financave te derguar ne Durres
Foto: A. Babani
DEPONIME TË DESHMITARIT ADIL ÇARÇANI
A.Çarçani: Beme demarshe prane qeverise italiane per ndihme, megjithese situata ishte e veshtire, rezervat ushqimore ishin te pakta, prandaj i kerkuam qeverise italiane ndihme, dhe qeveria italiane ofroi ndihme, qe u be akoma me e veshtire. Se si u shperndane pastaj keto ndihma dhe ku u shperndane, ate nuk e ndoqa se pastaj qe nga 21 shkurtu i lirova nga detyra e kryeministrit ne ate kohe. Per kete çeshtje nuk kam me gje per te thene.
Prokurori A.Qeleshi vazhdon me pyetjet:
Nga ‘keni marre dijeni per Iliria Holldingun dhe perfaqesuesin H.Sejdia?
A.Çarçani: Iliria Holldingun e prezantoi ne Komitetin e Marredhenieve Ekonomike qe egzistonte atehere ne Kryeministri, Komiteti i Kultures per Bashkepunimin, Kryetar i te cilit ka qene Jorgo Melica. Ai e prezantoi tek kryetari i Komitetit i cili ishte Farudin Hoxha.
Pyet A.Bendo: Si e prezantoi?
A.Çarçani: Tha qe eshte nje tregtar ne gjendje, me potence dhe qe kerkon te beje investime.
Pyet prokurori A.Qeleshi: Me ke keni biseduar per te?
A.Çarçani: Me Jorgo Melicen nuk jam takuar, une kam biseduar me Farudin Hoxhen.
Pyet A.Bendo: Çfare ju tha?
A.Çarçani: Eshte nje firme serioze, potente, nga Kosova qe kerkon te beje investime dhe neve ne ate kohe na interesonin investimet.
A.Bendo: Nga e kishte marre vesh Farudini vetë qe eshte nje firme me potence?
A.Çarçani: Me ate Komitetin per Marredhenie me Jashte.
A.Bendo: Emra ju ka zene ne goje?
A.Çarçani: Jo.
Pyet A.Qeleshi: A ju eshte paraqitur juve si kryeminister ndonje projektmarreveshje qe eshte lidhur midis Iliria Holldingut dhe qeverise shqiptare?
A.Çarçani: Po.
Pyet A.Bendo: Nga kush?
A.Çarçani: Komiteti per Marredheniet Ekonomike me Boten e Jashtme.
Pyet A.Qeleshi: A keni takuar juve si kryeminister H.Sejdine dhe me tej, ç’keni biseduar?
A.Çarçani: Po e kam pritur ne kryeministri dhe kemi biseduar per lidhjen e marredhenieve, te bente tregti me Shqiperine.
Pyet A.Qeleshi: Deshmitari ka leshuar dy autorizime, te cilat mbajne datat 14.10.1990 me numer protokolli 2138 dhe tjetrin me date 15.11.1990 pa numer protokolli. Ne ç’rrethana, kush jua ka kerkuar dhe si jane nenshkruar keto autorizime, permbajtja si dhe gjuha ne te cilen jane formuluar ato?
(Ato autorizime e pranon H.Sejdine si keshilltar prane qeverise shqiptare).
A.Çarçani: Po, e kam leshuar nje autorizim te tille, ku e autorizonim ate per shtete te tilla si Arabia Saudite e disa te tjera, me te cilat nuk kishim lidhje diplomatike. Ai u paraqitua si nje njeri qe kishte njohuri te shumta, mund te arrinte shume marreveshje me tregtare qe do te vinin ne Shqiperi te benin investime.
Pyet A.Qeleshi: Kush jua kerkoi juve, d.m.th. si quhej personalisht?
(Vijon ne faqen 4)
DEPONIME TË DESHMITARIT QEMAL DISHA
Deshmitari Qemal Disha: Ne muajin janar - shkurt me eshte kerkuar grup pune per te punuar ne Durres per te lidhur kontraten me Hajdin Sejdine per dyqanet prapa Muzeut Kombetar.
Kam derguar tre veta ne Durres dhe grupi i punes atje ka nenshkruar nje dokument ne te cilin ka pranuar qe Hajdin Sejdia te kete preferenca financiare per qirate e lokaleve si dhe shitjen dhe per taksat. Ky grup pune punonte se bashku me punonjes te Ministrise se Tregtise se Brendshme per te percaktuar, per te vendosur nje marreveshje, per te lidhur nje kontrate per njesite e shitjes prapa Muzeut Kombetar. Atje kerkohej nga Ministria e Financave qe te percaktoheshin qirate e lokaleve. Grupi i punes atje ka vendosur qe, ose me mire te themi, ka nenshkruar nje dokument ne te cilin pranon preferenca fiskale, financiare lidhur me qirate dhe per taksat. Grupi i punes me ka informuar nga Durresi dhe une nuk kam qene absolutisht dakord me ta qe t’i krijoheshin preferenca fiskale. Arsyeja ka qene se Ministria e Financave ne ate kohe ne baze te legjislacionit ne fuqi kishte taksa dhe tatime per persona fizike shqiptare, si dhe per shoqerite e perbashketa, kurse Iliria Holding kishte te huaj, per kete arsye marreveshja nuk hyn ne fuqi. Me pas po per kete arsye eshte organizuar nje mbledhje ne kryesine e Keshillit te Ministrave ku eshte akuzuar Ministria e Financave per pengesat qe i ka nxjerre ne veprimtarine e saj ekonomike firmes Iliria Holding. Fatos Nano me ka personalisht pergjegjes per kete pengese, pasi Nano me ka nxjerre personalisht qe ne portin e Barit Iliria Holding ka 10 milion dollare malla me destinacion per Shqiperine dhe ju po beheni pengese per t’i sjelle ato. Une ju thashe qe nuk kisha dispozite ligjore per nje veprim te tille. Une kam insistuar qe te mos kishte preferenca fiskale Iliria Holding, te cilat i kishte miratuar grupi i punes.
G. Gjokutaj: Çfare u vendos ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave?
Qemal Disha: U vendos qe t’i jepeshin lehtesira financiare Iliria Holdingut.
G. Gjokutaj: Faktin qe ju si minister i financave nuk kishin dijeni per Iliria Holdingun e percollët ne Qeveri?
Qemal Disha: Po, e kam percjelle ne qeveri, sepse ishte fakt, qe une nuk e njihja dhe prandaj nuk i dhashe edhe preferenca.
G. Gjokutaj: Nga kush personalisht ju eshte kerkuar grupi i punes perberjen e te cilit kishte tre specialiste?
Qemal Disha: Nga Pajtim Ajazi ne telefon.
G. Gjokutaj: Per çfare lloj firmash legjislacioni ne fuqi vinte taksa?
Qemal Disha: Per personat fizike shqiptare dhe ato te perbashket.
G. Gjokutaj: Pse firma Iliria Holding nuk ishte firme e perbashket?
Qemal Disha: Nuk ishte nje vendim qeverie qe ta legalizonte nje gje te tille.
G. Gjokutaj: U bete te qarte specialisteve te grupit te punes legjislacionin lidhur me kete problem?
Qemal Disha: Vete qenia specialist nuk nënkupton nje gje te tille, d.m.th. qe ta njihnin legjislacionin per kete problem, por une nuk u di se ne ç’kushte ata kane pranuar per te nenshkruar ate kontrate.
G. Gjokutaj: E njoftuat qeverine per kete fakt?
Qemal Disha: Patjeter qe po.
G. Gjokutaj: Si u justifikua ajo?
Qemal Disha: U justifikua me faktin qe tregu ishte bosh, duheshin mallra, ishte çeshtje emergjente dhe H.Sejdia kishte bere shume buje.
G. Gjokutaj: Kush e mori vendimin date 8.3.1991 me nr.1217?
Qemal Disha: Kryesia e Keshillit te Ministrave.
E MEGJITHATE FAKTET E DOKUMENTET FAJËSOJNË