26/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 mars 1994

PRESIDENTI BERISHA DO TE BEJE NJE VIZITE ZYRTARE PUNE NE BRITANINE E MADHE

Me ftesë të Kryeministrit John Mejxher, Presidenti i Republikes, Sali Berisha, do te zhvilloje nje vizite zyrtare pune ne Britanine e Madhe nga data 27-30 mars 1994. Kjo vizite, e para e nje kryetari te shtetit shqiptar ne Britanine e Madhe, synon te forcoje marredheniet miqesore dhe te zhvilloje me tej bashkepunimin aktiv midis dy vendeve tona. Gjate kesaj vizite, Presidenti Berisha, do te kete nje audience private nga Mbreteria e Saj, Mbreteresha Elisabet, do te pritet dhe do te zhvilloje bisedime me Kryeministrin Mejxher si dhe me Sekretarin e Jashtem te Shtetit per punet e jashtme dhe Komonuellit, zoti Daglas Herd. Gjithashtu, ai do te takoje personalitete te shquara te larte te jetes politike dhe afariste. Presidenti Berisha do te shoqerohet nga Zv.kryeministri Bashkim Kopliku, Zv.ministri i Puneve te Jashtme, Arjan Starova e te tjere. Po ashtu, gjate kesaj vizite do te firmosen disa marreveshje bilaterale. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT

SOT PRETENCA

-Një punë” e lehtë” për prokurorët -Nano me siguri që do të bëjë përsëri ndonjë deklaratë qesharake ”për ata që duan të dëgjojnë” -”ZP” në të njëjtën faqe ku mbron E. Hoxhen, mbron edhe Nanon Dosja Nano Sot ne ora 12.00 ne Gjykaten e Tiranes prokurori A.Qeleshi e G.Gjokutaj do te paraqesin pretencen e tyre per çeshtjen qe u hiten me teper se 10 seanca, ate te vjedhjes se ndihmave italiane per Shqiperine. Mund te thuhet qe me gjithe veshtiresite e deritanishme, komplikacionet, pengesat e shkaktuara qellimisht nga Nano e avokatet e tij, pergatitja e pretences prej prokuroreve duhet konsideruar nje proces i lehte. 51 deshmitare, provat shkresore, ekspertiza si dhe deponimet e te pandehurve, mund te thuhet se e thjeshtuan mjaft aktin final te akuzes. Sa do te jete denimi qe do te kerkoj akuza per fajtorin F. Nano? Nenet per te cilat ai akuzohet se ka permbushur si vepra penale, kane nje kufi te poshtem prej 7 vjetesh heqje lirie megjithese ne kohen kur ne Shqiperi ishte ne fuqi regjimi i Nanos me ato nene dhe per krime me pak te renda njerzit jane denuar dhe me vdekje. Koleg[u?] Rakipi e siguronte Nanon ne shte[t?]in demokratik nuk do te kete denime si ne kohen e Nanos dhe per kete Nano duhet te gezohet. Duke e lidhur me kete mbas do te doja te shtoja diçka jo thjesht per denimin qe do te marre Nano (sepse eshte fajtor) por dhe per trajtimin qe i eshte bere deri tani. Sigurisht as nuk eshte e pranueshme edhe si ide qe te behen krahasime te tilla, pasi ato nuk qendrojne. Krimi i Nanos eshte evident. Ate e vuajtjen jo vetem ”demokratet” por te gjithe shqiptaret pra edhe shume nga ata qe sot renditen ne PS prandaj dhe shume prej tyre jane distancuar nga figura e korruptuar e Nanos. Por ja qe ”miqte” Nanos nuk heqin dore nga mbrojtja e kriminelit dhe e krimit.”ZP” ne te njejten faqe ku mbron E.Hoxhen, mbron dhe Nanon dhe aq sa mund te mbrohet me argumenta E Hoxha aq e mbron ”ZP” dhe Nanon. Keshtu per te mbrojtur Nanon botohen fjalet e bashkepunetorit te tij, Perniola i cili ”sinqerisht” pergjigjet se ”nuk ka paguar ryshfete”. A ka argument me bindes qe Nano eshte i pafajshem kur i pandehuri Perniola deklaron se nuk ka paguar ryshfete? Megjithate edhe fjalet e plota te Pernioles ”ZP” nuk i jep po boton nje interviste gjysmake te tij. Pse? Sa per deshmite e G.Poqaces dhe A.Collakut nuk e di se nga niset ”ZP” qe i boton por sidoqofte ben shume mire pasi aty faktet jane me te qarta pavaresisht se ”ZP” mund te moso i botoje per faktet por per fjalet tip: ”perkushtimi i qeverise” apo ”ndershmeria me te cilen kemi punuar”. Nuk eshte hera e pare qe ”ZP” boton fakte diskretituese per PS dhe Nanon. Nuk besoj qe te kete ndonje ”disident” ne radhet e saj prandaj ky fakt shpjegohet ose me nivelin jo shume te kenaqshem intelektual te atyre qe udheheq boton te tilla ose faktet diskretituese jane aq te shumta sa eshte veshtire qe t’i shmangesh. Peri perfundim sot do te degjojme Pretencen e prokuroreve dhe me siguri ndonje nga deklaratat qesharake te Nanos qe vertete ai i ben vetem per ata qe ”duan t’a degjojne” pra e thene ndryshe per ata qe edhe pse te bindur nga faktet per krimin e tij, vazhdojne t’a mbrojne. Te jete i bindur Nano qe te vetmit qe vazhdojne te degjojne fjalimet e tij jane pikërisht keta te fundit. Jane ata qe gjaku i krimeve te Hoxhes ju zuri syte, por kjo nuk i pengon qe ta vazhdojne t’a mbrojne. Jane keta qe vazhdojne te mbrojne dhe Nanon e krimin e tij. EDI PALOKA ...siga dhe Nano? që të shtuem demokrak? nuk do të ketë denime si në kohën e Nanos dhe për këtë Nano duhet të gëzohet. Duke e lidhur me këtë, thotë se do ta shtoja diçka jo thjesht për denimim që do të marrë Nano (sepse është fajtor) por dhe për trajtimin që i është bërë deri tani. Sigurisht as nuk është e pranuëshme edhe si ide që të bëhen krahasime të dy kohëve, asaj te Nanos e te sotmes por ja që vetë Nano me vërtetësi e tij na detyrojnë. Nano thotë se po i bëjnë gjyq politik, se e trajtojnë keq e se po i shkelën të drejtat. Do të ishte mirë që Nano t’i hapte arkivat e filmit e të rikujtonte se çdo të thotë gjyq politik, gjyqet që zhvillonte Partia e tij, e atëherë me siguri që do të lumturohej që ndokujt nuk i shkoi ndërmend për t’i bërë edhe gjyq politik por po e dënojnë si hajdut ordiner. Po për të gjitha krimet që ka bërë regjimi i tij (mos harrojmë dhe vrasjet në kufi te ‘91 kur Nano ishte kryeministër) punët për krimin e fundit që Nano e Alia bën kundër Nanon e krimin e tij. 51 DJERSINTE z. NANO PER POPULLIN SHQIPTAR.

PREOKUPIMI KRYESOR I PD ESHTE SHQIPERIA, PERPARIMI I SAJ, MIREQENIA E POPULLIT

-Te anetaresuar ne PD 200 vete, prej te cileve 40 intelektuale, vetem keto muajt e fundit -Asnje pyetje, asnje interesim per Fatos Nanon Takime te zotit Eduard Selami dhe te zotërinjve Agron Musaraj, Rexhep Uka, Edmond Spaho deputetit Leka Toto ne Delvine Ne komunen e Vergoit... Diten e merkure me 23.3.1994, qindra banore te Rrezomes se Delvines, zona me e thelle malore e rrethit, ishin tubuar ne komunen e Vergoit per tu takuar e per te bashkebiseduar me perfaqesuesit me te larte te PDSH e te Qeverise Demokratike, te cilet kishin ardhur ne mes tyre. Takimin e hapi sekretari i komunes, i cili ne mes duartrokitjeve entuziaste dhe thirrjeve “liri-demokraci” ia dha fjalen zotit Eduard Selami. Nder te tjera z.Selami tha: ”-Sot eshte me e lehte te bisedosh me ju se sa para tre vjetesh, sepse ju tani na njihni me mire, na vleresoni perdite punen dhe arritjet tona, shihni me mire e me qarte preokupacionin e seriozitetin tone per te cuar gjerat deri ne fund ashtu siç ju kemi premtuar. Ju u keni dhene nje mbeshtetje te gjere PD qe ne fillimet e saj. Jo vetem sot, por edhe gjate tere historise, krahin[a?] juaj eshte shquar per ndjenja te larta te patriotizmes e te shqiptarizmes se vertete. Mbrotja e interesave kombetare te ne asfaltimin e rruges, sigurimin e ujit te pijshem e vadites, persosjen e sistemit te nderhidhjes etj, ne i quajme te drejta dhe plotesisht te mundshme per te realizuar. Por natyrisht gjerat nuk mund te behen njeherit, si me suste, ato kane edhe gradualitetin e tyre. Zoti Rexhep Uka duke marre fjalen ne kete bashkebisedim e ngrohte, tha se qeveria demokratike i eshte kushtuar punen per te miren e begatimin e Shqiperise. ...qe eshte pjese e krahines se Laberise, se kohet e fundit kemi marre konfirmim per nje projekt zhvillimi nga Zvicra, ku ne themel te tij qendron ideja e nje zhvillimi te ngjashem me kete vend malor. Ne keto projekte eshte edhe rrethi i Delvines, ku bejne pjese edhe fshatrat tuaja malore-tha me tej zoti Rexhep Uka Ministri i Turizmit Edmond Spaho nenvizoi idene se zona te cilat jane malore per nga relievi por mesdhetare per nga klima, kane kushte teper te favorshme per zhvillimin e agroturizmit. Veçmas kesaj si rezultat i zhvillimeve prioritare te zones turistike te bregdetit do te krijohet mundesia per punesim edhe per djemte e vajzat tuaja. Duke marre fjalen Ministri Musaraj, evidentoi punen e mire te bere ne drejtim te forcimit te organeve te rendit dhe njekohesisht kerkoi nga te pranishmit opinionet, sugjerimet e verejtjet e tyre per persosjen e metejshme te punes se tyre. Fermёret dhe perfaqesuesit e pushtetit lokal te komunes se Vergoit e te fshatrave te tjera te Rrezomes se Delvines evidentuan permiresimet e ndjeshme te ketyre dy viteve, perkrahen e tyre per

Dhe ne qytetin e Delvines

Nanon e krimin e tij. EDI PALOKA ... të afekt janë me se të qarta pavarësisht se ”ZP” mund te mos i botoje për faktet ... por ... të vërtetë ... me ... për ... të ... Por natyrisht gjërat nuk mund të bëhen ... njerërit, si me suste, ato kanë edhe gradualitetin e tyre. Zoti Rexhep Uka duke marrë fjalën në këtë bashkëbisedim të ngrohtë, tha se qeveria demokratike i është kushtuar punën për të mirën e begatimin e Shqipërisë. Shqetësimet maja pushtetin lokal janë të drejta. Ngjritja e tyre për herë të parë në Shqipëri, përbën decentralizimin me të fuqishëm që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Këte pushtet lokal ju e keni zgjedhur vetë, me votën tuaj, ndaj dhe duhet të kërkoni që ata të meritonjnë votbesimin tuaj pëlqesisht. Në demokraci hallka e parë ku zgjidhen hallet e shqetësimet, është pushteti lokal. Duke nënvizuar përpjekjet e qeverisë demokratike për zhvillimin e zonave të ndryshme të vendit, zoti Uka u bëri të ditur malsoreve të Rrëzomës se Delvines, ... ... për të realizuar. Por natyrisht gjërat nuk mund të bëhen menjëherë, si me suste, ato kanë edhe gradualitetin e tyre. ... me ... se ... për ... opinionet, sugjerimet e vërejtjet e tyre për procesin e mëtëshëm të punës së tyre. Fermerët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të komunës së Vergoit e të fshatarëve të tjera të Rrëzomës së Delvinës evidentuan përmirësime të ndjeshme të këtyre dy vjetëve, përkrahjen e tyre në proceset demokratike dhe bënë prezent shqetësimet e mësipërme, për të cilat gjetën edhe mirëkuptimin e mirëkuptimin e zotit Selami dhe të zonjërive të tjera që e shoqëronin. Dhe ne qytetin e Delvines Ende pa hyrë ne sallën, ku do të zhvillohej takimi jëhëan fuqishëm thirjet “Liri demokraci”, “Rroftë Sali Berisha” e qindra qytetarëve të Delvinës, të cilët treguan një interesim të jashtëzakonshëm. (Vijon në faqen 2)

KOMUNIZMI I PERJASHTUAR: CEKA PERMALLOHET

Ka kohë që politarkeologu flokëthinjur (se duhet thene, thinjat jo gjithnjë tregojnë fisnikëri, siç mendon zoti Ceka) jep leksione per ”demokracinë” dhe per ate se si duhet te jetë shteti i sotem shqiptar, qe me se fundi ta rendisë veten me dinjitet krahas qyteterimeve jo te zhdukura te Evropes. Duke i lexuar me vemendje këto leksione, të cilat kohëve te fundit po botohen me bollëk neper gazeta te ndryshme, nuk mund te mos vesh re cektësine e tyre provinciale, e çka është me e rendesishme, jo vetëm cektësine, por edhe pakenaqësine e tij per ate qe po ndodh sot ne Shqipëri. Në leksionin e tij te fundit, tejet i sterzgjatur e te mbushur me arsyetime diletanteske, pa pedante edhe per nje mesues province, që ka ne bibliotekën e tij një disa vepra te Enverit dhe librin ”Enveri ynë” te Ramiz Alisë, ky profesor i lodhur e i dëshpëruar nga mospermbushja e endrrave te tij, perpiqet te na mbush mendjen se shteti i tanishëm shqiptar është vetëm një variant veten sipërfaqësor i modifikimit i shtetit te djeshëm diktatorial, se demokracia e tanishme që ai e quan ”demokraci e tranzicionit” nuk është kurrgjë tjetër veçse një kopje e modifikuar e totalitarizmit të djeshëm. Dhe ku e paska burimin kjo takëkeq? E re kolektive që na ra mbi koke, gjithnjë sipas profesorit te djeshëm?! Se pari, se lëntoja e thelle e PD-së në zgjedhjet e 22 marsit, kështu profesori-president partiç, ... duke çuditur keshtu edhe konservatorët me të thekur, me kurajon e tij. Se me aqik nuk ka se si ta thote: Per Neritan Ceken PD nuk ta thote: Per Neritan Ceken PD nuk duhet te kishte fituar ne zgjedhjet e 22 marsit, se ajo dite per te ishte fatale dhe pikërisht per kete ai nuk kurshelet per ta përshkruar me tonet me te errta realitetin shqiptar te pas 22 marsit kur ne pushtet erdhen forcat demokratike. Por ketu nuk mund t’i shmangesh dot nje pyetje: nese fitorja e thelle e PD ne zgjedhjet e 22 marsit është nje fatkeqesi, kush duhej te kishte fituar sipas jush, që ne te shpetonim prej këtij realiteti te zymte te cilin Ju na e shpjegoni me detaje? Ramiz Alia, socialistët? Sepse ne te vertete ne ate fushate elektorale qe ju e bojkutoat, dy ishin frontet kryesore perballe njeri-tjetrit: komunistet me Ramiz Alinë me njerën ane dhe PD dhe gjithë forcat demokratike ne anën tjetër, qe kerkonin perfundimisht ta ndryshonin fatin e Shqipërisë, që kerkonin qe me se fundi, te mbyllej ai kapitull i erret i sundimit diktatorial dhe te ndizjej drita jeshile e lirisë se shumenderuar. Përderisa ju e shprehni hapur pakenaqësinë tuaj per fitoren e thelle te koalicionit demokratik, atehere s’mbelet dyshim, ju keni qene per nje fitore tjeter te PSH-së te shnderruar vetëm nominalisht ne PS dhe pro Ramiz Alisë, idhullit tuaj, te cilit ju nuk ngurruat t’i bini me gjunjë e ta faleni ne prehrin e tij, atehere kur Shqipërinë e kishte nevoje me shume se kurre per dalje te dale nga bataku ku e kishte zhytur diktatura bolshevike dhe enverizmi barbar. Në këtë kontekst janë te kuptueshme leksionet tuaja te mbushura me mllef dhe urrejtje per PD, shtetin e sotem demokratik shqiptar dhe presidentin e Republikës. Se ju s’keni se si te jeni ndryshe, s’keni si te mendoni ndryshe kur veten dhe miqte tuaj i shihni te humbur, kur Ramiz Alia është i arrestuar dhe do t’i jepet drejtesisë, kur Fatos Nano po jep llogari para gjyqit per shpërdorimet e bera ne kurriz te popullit shqiptar, kur kasta e kuqe nuk u posedoi dot gjithë pasurine kombëtare, ashtu siç e pati parasikuar Ramiz Alia, që te atë ishin kapitalistë e pasunare te perjetshëm, pa edhe sundimtarë te perjetshem, ndersa populli shqiptar prape te punonte per ta, ashtu siç pati punuar dhe per pesëdhjetë vjet shkuaura. Ringjallje e koheve te vjetra me ju dhe miqtë tuaj te afert ne krye, ky është mesazhi i leksioneve te tua, qe gabimisht i titulloni ”Demokracia e tranzicionit”, sepse me interesantë është nganjëni po te titulloheshin ”Letra nga nenotoka per miqte dhe shtypësit e varfëruar”, që ju si politarkeolog i dinë mire ... përmbajtjen - përmbajtje të cilën shqiptarët e kanë le qartë dhe vendosur per te mos e lejuar me kurre. LAZER STANI

NJE PARADOKS I STERZGJATUR:

-E.Hoxha mban titullin e Heroit te popullit dhe merr pensione per te?! -Deri kur do t’i gëzoje? -Viktimat e diktatures nuk kerkojne gjyqe politike, por gjyqe kunder krimit. Deklarate ne Parlament e deputetit Uran Butka me 24 mars 1994 Është bere me se e qartë dhe e nevojshme që te denoncohet dhe te denohet juridikisht diktatura gjakatare enveriste, jo vetëm per krimin monstruoz qe ushtroi ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar, por edhe per rrezimin e menjendat qe paraqesin pjellat e saj per demokracine, per te manipuluar ate dhe per te shterpëzuar e purifikuar barkun qe i polli sistemin komunist. - Prandaj i drejtohem parlamentit qe te trajtoje problemet qe i perkasın inkuizivisht atij si dhe per te ushtruar ndikimin e tij per zgjidhjen e disa problemeve qe koha jone i ka shtruar dhe qe detyrimisht duan zgjidhje. 1. Te denohet juridikisht diktatura komuniste enveriane. 2. Te nxirren perpara drejtesise figura te tilla kriminale dhe antikombëtare si Enver Hoxha me gjithë kreret kryesore pergjegjes per krime te renda ndaj popullit shqiptar. 3. T’u hiqet nga Parlamenti sa me pare titulli ”Hero i Popullit” dhe atributet qe rrjedhin prej tyre. Eshte per te ardhur keq qe ende vazhdon te mbaje kete titull xhelati Enver Hoxha si edhe te marre pensionin e heroit Nexhmije Hoxha. Po ashtu eshte paradoks qe Shefqet Peçi, i njohur per masakrat masive e paqij në Gjirokaster, ne Libohove, ne Mirditë, ne Kukës e deri ne Kosove e mbaje titullin ”Hero i popullit” si dhe te kerkoje me gjyq edhe nje dhome me teper si hero i popullit. 4-Megjithëse nga parlamenti ynë u hoq parashkrimi per krimet, asnjë proces gjyqesor per krimet e kryera per 50 vjet me radhë, krime te denoncuara edhe me prokurorin nga viktimat, nga familjaret, nga shoqatat etj. Nuk mund te mos dalin perpara drejtesise si kriminele Ramiz Alia, Aranit Çela, Manush Myftiu e deri te ish ministrat e brendshëm dhe kryeministra e tjera kane urdheruar dhe zbatuar zhdukjen e arkivave te Rep.se Shqiperise. Ramiz Alia, i cili mban pergjegjesi jo vetem per bashkëfajësine me Enver Hoxhen, por edhe per periudhen kur ka sunduar vete: per dhunën e ushtruar ndaj pionierëve te demokracisë, per vrasjet e zvartit në kufi që i ka urdheruar vete, per urdherin qe te qëllohej me arme mbi refugjatët, per burgosjet, rrahjet e mbylljet ne çmendine te demonstruesve e rrezuesve te busteve te diktatoreve, per masakren e 2 prillit e deni tek urdhëri per varjen e Havzi Nelës, plakut 74 vjeçar-pishtarit te demokracisë qe u akuzua per arratisje nga internimi gjoja per te vrare Ramiz Alinë dhe qe ne fjalët e fundit para varjes tha: ”As qe me shkoi mend me ndonjë kundëhere me i prishë Ramiz Alinë”. Shtetet e vendeve demokratike te botes i kane denuar dhe po i denojne vazhdimisht kriminelet nazifashiste si edhe terroristet e djeshem e te sotem. Bile akuza si eksponent nazist ka shkuar deri tek Kurt Waldheim. Ne Shqipërinë postkomuniste nuk pati e nuk ka ende ndonje Nuremberg, megjithese janë vertetuar e denoncuar krime e kriminale gjakatare ne shkalle vendi e ne shkalle kombëtare. A nuk duhet te mbaje kush pergjegjesi per to? U dha nga Parlamenti Pafajesia per qindra mijë te burgosurit e denuar politike, per ata qe u vrane pa gjyq apo qe u torturuan çnjerezore ne hetuesi e ne kampet e perqendrimit komunist, per ata qe u denuan pse thane nje fjale per Kosoven e qenshtjen kombëtare, dhe kjo ishte akti i pare i shtetit tone demokratik, por per ata qe e ushtruan kete terror, krime e genocide te pergjakshme, duke kapercyer edhe ligjet ekzistuese te kohes, nuk duhet te veproje drejtesia sipas ligjit demokratik? Populli yne i terrorizuar nga diktatura komuniste, ishte te denuarat e pandjekurit e ndergjegjes dhe familjet e tyre te sakatuara neper kampe perqendrimi e internimi etj, nuk kane shfaqur asnje shenje hakmarrjeje e veteqysie, nuk kerkojne hakmarrje, por kerkojne drejtesi dhe e kane besuar kete Parlament dhe shtetin demokratik shqiptar. Por nuk duhet abuzuar e zvartur pafundimisht, sepse ai qe populli yne i persekutuar ka nevoje te qetësohet e çlirohet nga akumulimi i jastezakonshem i urrejtjes shkaktuar nga dhuna e krimi 50 vjeçare, ka nevoje per paqe e harmoni shqiptare, per stabilitet e dashuri per njeri-tjetrin, per bashkepunim e vëllazërim, per frymë e ndërgjegjësim kombëtar, per t’u kthyer normalisht punës e jetës ne demokraci

51 DJERSINTE Z. NANO PER POPULLIN SHQIPTAR. Fatos Nano, DORA VET. LEVANTE COMPANY. VET VENDOS · VET FIRMOS E VET VULOS.