TEPELENË: Tregues të rritjes se mbështetjes dhe besimit në PDSH, janë dhe pranimet e reja në degën e PD të Tepelenës.
Në Qesarat aderojnë 24 anëtarë të rinj në PD, në Krahas 16 të tille, në Buz 27, në Dragot bëhen 10 anëtarësime të reja. Vetëm brenda një jave në Memaliaj janë bërë 62 pranime të reja në PDSH.
Në total, për muajt Shkurt dhe Mars janë 200 anëtarë të rinj të aderuar në degën e Partisë Demokratike të rrethit të Tepelenës. Karakteristikë është mosha e re dhe zgjerimi i rrethit të simpatizantëve edhe nga radhët e socialistëve të ndershëm. Krahas faktorëve objektivë, politik-ekonomik e social, ka ndikuar në këtë zgjerim të radhëve të demokrative të rrethit edhe serioziteti në veprimtarinë e degës dhe drejtuesve të saj.
* * *
DEVOLL: Në fshatin Miras, fshat i njohur për qëndresën e frymën demokratike, u krijua seksioni i Lidhjes Demokratike të Gruas. Veçojmë se po këtë ditë, 12 gra shprehën dëshirën dhe u pranuan në radhët e PDSH. Kryetare e seksionit u zgjodh znj. Fitret Sina dhe sekretare znj. Filloreta Hoxha. Gjatë vitit 1994, janë pranuar 57 gra në radhët e Partisë Demokratike të rrethit të Devollit.
KORRESP. I “RD”
A KA PERGJEGJESI QEVERIA GREKE PER KRIMIN NE JUG TE SHQIPERISE?
Gjyaku shqiptar u derdh ne token shqiptare prej terroristeve greke te veshur me uniformen e ushtrise greke e qe greqisht shfrynin dufin prej krimineli.
Asgje nuk mund ta revoltoje me shume shqiptarin se sa nje krim i tille. Nje i huaj qe te perdhunon banesen e te vret naten. Krimi revolton kedo, sidomos kur shemtira dhe makaberiteti i tij jane te permasave te ngjarjes se fundit, por qeveria greke ndaj këtij krimi reagon ne menyre te cuditeshme. Ne pergjigjet e para qe ajo jep jo vetem qe nuk kryen nje veprim qe te pakten nga ana humane duhet ta bente, te shprehte keqardhje per viktimat, por zedhenesi i qeverise Evangelos Venizellos flet dhe per “provokacion” te shqiptareve. Kjo eshte jo vetem mungese serioziteti por edhe keqashje sidomos ne keto momente. Te njejten gje ben dhe e perditshemja proqeveritare greke “Ta Nea”. Nderkohe qe me pare nje grup terroristesh grek, “i panjohur” deni me sot ka marre persiper kete krim. Por siç duket Venizellos nuk i intereson kjo e vertete. Ne nje fare menyre marra persiper e ketij krimi nga grupi terrorist ne fjale, e menjanon qeverine greke dhe ushtrine greke nga pergjegjesia e organizimit te tij. Por faktet flasin per nje grup te veshur me uniforma te ushtrise greke, me arme te fuqishme speciale e te drejtuar drejt nje poste kufitare greke. Kushdo mund te telefononte ne redaksine e nje gazete (ne kete rast “Eleftheriothpia”) e te merrte persiper kete krim per te shmangur nga pergjegjesia autoret e vertete. Por le te supozojme se ky grup terrorist ekziston dhe nuk eshte qeveria organizatore e tij. A mban pergjegjesi qeveria greke per krimin? Pergjegjia e Venizellos ishte se qeveria greke nuk mban asnje pergjegjesi. Eshte e lehte qe ne dy fjale ta largosh pergjegjesine por ... Marredheniet shqiptaro-greke megjithe pergjegjesi e bera per mirekuptim, kane patur shpesh keqesime mjaft te renda. Edhe sot megjithese qeveria demokratike shqiptare perpiqet me cdo menyre te krijoje nje atmosfere jo vetem paqejore por edhe miqesore me Greqine, nga pala tjeter nuk duket nje predispozitet i tille dhe perseri ndodhin incidente te renda. Dikush mund te thote: “Ç’pergjegjesi ka qeveria greke se nje grup terroristësh kreu nje krim?” Por a mban pergjegjesi qeveria greke per deklaratat qe leshojne antaret e saj ne publik siç ishte rasti i ish-ministrit Sotiris Kuvelas? A mban pergjegjesi qeveria greke kur nje qenie si Sebastianos, qe Zoti e di se si mund te quhet prift, ka krijuar nje radio ku flitet vetem kunder Shqiperise dhe propagandohen hapur teza luftexitese midis fqinjeve? A mban pergjegjesi qeveria greke kur mashtron e flet per 400 mije minoritare grek ne Shqiperi e kur proteston ne menyre fiktive per gjoja shkelje te te drejtave te këtyre minoritareve qe ne tokat shqiptare jetojne me mire se shqiptaret? E pra a nuk jane keto nje nxitje e drejtperdrejte per krime te tilla qofshin te organizuara nga grupe terroriste te “pavarura” apo nga forcat e organizuara ushtarake greke? Eshte e pafalshme qe ne nje situate kaq te rende ne Ballkan, kur çdo incident mund te shkaktoje flake te medha, qeveria greke mban nje pozicion te tille. Qe greket jane alert te serbeve kjo tashme eshte e deklaruar por nje vend qe ben pjese ne KE nuk i lejohet qe te veproje me mentalitet barbarësh. Ne Greqi sot punojne mijera shqiptare po ashtu mijera minoritare greke punojne ne tokat shqiptare, por këta minoritare nuk mund te perdoren si kuaj te drunjte pasi sot nuk jemi ne epoken para Krishtit dhe as shqiptaret nuk jane trojane e rrethuar. Minoritaret greke erdhen ne Shqiperi dhe punuan tokat shqiptare ku punojne edhe sot prandaj miqesira shqiptare nuk duhet shpërblyer me keqashje që është vepruar shpesh nga papafuqesite e politikes greke. Ne keto kushte qeveria e sotme greke eshte mire te kontrolloje politiken e saj qe po e rendit jo vetem ne krah te profaneve slave te Beogradit por po e vendos kunder gjithe Europes dhe mund ta çoje ne nje rruge me pasoja per vete Greqine dhe popullin grek. EDI PALOKA -Sipas (34 vjeç, lindur ne Tepelene) dhe ushtarakun Arsen Gjini (20 vjeç, lindur ne Seman), si dhe plagosi shume ushtare te tjere nga te cilet tre veta rende, u rikthye perseri ne territorin e Greqise ne drejtim e postes kufitare te Argjirohorit. -Uniforma ushtarake greke qe kriminelet kishin veshur profesionalizmi i krimit, objektet e gjetura qe jane pjese e paisjeve te njejsive speciale, flasin ne favor te argumentit se komendoja greke i perktiste njesive speciale te Greqise ose kishte nje trajnim special. Qeveria shqiptare ne noten e saj te dates 10 prill drejtuar qeverise greke, ndonese bente pergjegjese Qeverine greke, pasi komando terroriste erdhi nga territori i saj dhe u kthye po aty, i kerkoi asaj te gjente dhe te vinte para drejtesise fajtoret, pasi ajo mund te mos ishte direkt pergjegjese per ngjarjen. Por nga deklaratat per shtyp te Qeverise greke jo vetem nuk degjuam per keqardhjen e saj per ngjarjen, por mesuam se ky ngarkim me pergjegjesi i Qeverise greke u interpretua si nje kontradikte e notes shqiptare nga Qeveria e Athines. -Sikunder edhe ne rastin e gjyqit me plumba nga nje anije ushtarake greke, te nje motoskafi shqiptar ne ujrat tona territoriale, ne Gjirin e Sarandes, me 4 janar 1994, te futjes se dragamines greke ne ujrat tona prane Kepit te Qefalit me 10 mars, te hyrjes me 12 mars, te dy ushtareve greke te armatosur ne Vidohove qe kercenuan qytetaret shqiptare apo te vrasjes se njezetevjeçarit Alfred Muço nga nje patrulle greke me 21 mars, Greqia ka ndjekur rrugen e mohimit te faktit dhe te largjes se duarve, duke mos dhene asnje pergjigje zyrtare. -Greqia, si hakmarrje ndaj largimit te personit te caktuar nga Athina si Konsull i Pergjithshem ne Gjirokaster, i cili jo vetem qe merrej me veprimtari te paligjshme dhe te papajtueshme me statusin e diplomatit, por edhe detyren e konsullit e ushtronte pa patur te akorduar ekzekuaturen nga vendi prites, pra ne kundershtim fla- I konsideron te arsyeshem dhe normale, duke marre parasysh rrethanat dhe këndvështrimet qe ekzistojne ne kete shtet si dhe nevojat e misionit ne fjale”, i kerkon qeverise greke te marre te gjitha masat qe brenda 10 diteve te kete ne Shqiperi nje njejtin numer diplomatesh sa do te kete edhe Shqiperia ne Athine, d.m.th, perkatesisht 6 diplomate ose ky numer te percaktohet mbi bazen e nje marreveshje bilaterale. -Shqiperia i kerkon Keshillit te Ministrave te BE t’i kerkoje Greqise te jape pergjigjen zyrtare per kete ngjarje. -Shqiperia eshte per dialog, por ajo nuk do te pranoje takimet e ofruara pa patur nje pergjigje zyrtare nga qeveria greke per aktin e rende terrorist. -Shqiperia kerkon nga Keshilli i Ministrave te BE nje Komision per te verifikuar te gjitha aktet terroriste te lartpermendura dhe shpreh gatishmerine e saj per nje bashkepunim te plote me kete Komision. Ne shtojme se nuk kemi kundershtim qe kjo detyre t’i besohet Komisionit ekzistues te monitorimeve te BE qe mbikqyr kufirin tone verilindor, por meqenese kryetari i radhes se ketij Komisioni per kete gjashtemujor eshte nje zyrtar grek, sipas nje parimi te njohur te se drejtes, ai nuk mund te jete pale ne gjykim. Gjithashtu kerkojme nga Keshilli i Ministrave i BE t’i kerkoje Greqise t’u jape fund akteve te denueshme nga Karta e OKB dhe qe vijne ne perdhunim te plote te parimeve te Mastricht per te cilat Greqia eshte zotuar se do t’i mbaje dhe zhvilloje dhe duam ta sigurojme ate se Shqiperia eshte e vendosur te bashkepunoje me BE e vendet anetare, vendet e rajonit dhe Greqine si dhe te gjitha vendet e tjera qe jane te interesuara per uljen e tensionit, per paqen dhe stabilitetin ne rajon. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT Tirane, me 13.04.1994
uniforma te ushtrise greke, me arme te grupve mund te telefononte ne redaksine e nje gazete (ne
A mban pergjesigesi qeveria greke kur mashtron e flet per 400 mijë minoritare greke ne Shqiperi e kur proteston ne menyre fikive per goja shkelje te te drejtave te
EDI PALOKA
PRESIDENTI RUGOVA DENON LAKTIN TERRORIST GREK
Presidenti i Republikes se Kosoves, Dr Ibrahim Rugova, ne telegramin qe i dergoi presidentit te Shqiperise dr. Sali Berisha, thekson se masakra e terroristeve greke mbi ushtaret shqiptare shkaktoi indinjate te thelle te popullit shqiptar i Kosoves.
E gjykojme ashper kete akt terrorist dhe kerkojme nga bashkesia nderkombetare t’ia terheqe verejtjen Greqise dhe te denoje hedhjen e grupeve terroriste ne territorin e Republikes se Shqiperise. Nga Greqia dhe populli grek, i cili bashke me shqiptaret eshte populli me i vjeter ne Ballkan, kerkojme te jene me te arsyeshem dhe qe t’i kontribuojne fqinjësise se mire me shqiptaret.
Ne emer te popullit te Republikes se Kosoves dhe ne emrin tim personal, ju dhe familjeve te te ndjereve ju shpreh ngushellimet dhe perkrahjen tone, perfundon telegrami i dr. Rugoves derguar presidentit Berisha.
Aktin terrorist te komandoseve greke ne Peshkep[i?] te Gjirokastres permës nje kumtese e denoi dhe kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves, Partia shqiptare demokratikane e Kosoves, Partia Liberale e Kosoves dhe Partia e subjekte te tjera te Kosoves.
BE DUHET T’I KERKOJE GREQISE, T’U JAPE FUND AKTEVE TE DENUESHME NGA KARTA E OKB-se
Takim i Presidentit të Republikës Sali Berisha me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë ekselencën e Tij z.Klaus Volers përfaqësues të Trojkes së BE në Shqipëri
Ju thirra ne kete takim si perfaqesues te Trojkes se BE dhe te njejtin informacion do ta dergojme edhe ne MPJ te Belgjikes me kerkesen qe te informoni qeverite e vendeve anetare te BE sa vijon:
-Shqiperia disponon dokumentacionin e nevojshem se komandoja terroriste greke ka ardhur nga territori i Greqise dhe pas krimit, d.m.th. masakres ne gazermen e rekrutëve te Peshkep[i?]se ne Sipermene ne oret e para te mengjesit te dates 10 prill 1994, ne te cilen vrau kapitenin Fatmir Shehu (34 vjeç, lindur ne Tepelene) dhe ushtarin u kthye perseri ne territorin e Greqise ne drejtimin pjese e paisjeve te njesive speciale, flasin ne favor te argumentit grant me nenin 12 te Konventes se Vjenes, perzuri jo konsullin tone ne Athine, por sekretarin e pare te ambasades sone ne Athine.
Ne keto kushte Shqiperia mendon te mos ndjeke politiken e hakmarrjes, duke perzene nga Tirana diplomate serioze greke, por mbeshtetur ne nenin 11, te Konventes se Vjenes, per marredheniet diplomatike, i cili thote se: “Ne mungese te nje marreveshje te qartee mbi efektin e misionit, shteti prites mund te kerkoje qe ky efektiv te mbahet ne kufijte qe dhe konditat masat qe brenda 10 diteve te kete ne Shqiperi te Athine, d.m.th. perkatesisht 6 diplomate ose ky numer te paracaktohet zyrtare per kete ngjarje.
KONSULLI GREK NE GJIROKASTER SHPALLET PERSON I PADESHIRUESHEM
Ne Ministrine e Puneve te Jashtme, u thirr ambasadori i Republikes Greke ne Tirane, zoti Caliqis, te cilit iu dorezua nje note ku behet e ditur se:
Zoti Christos A.Jacovou, i ngarkuar nga pala greke me funksionin e Konsullit te Pergjithshem ne Gjirokaster, per shkak te aktivitetit qe nuk perputhet me statusin e tij, shpallet person i padeshirueshem. Z.Christos A.Jacovou eshte i detyruar te largohet nga territori i Republikes se Shqiperise brenda 48 oreve.
Nderkohe sipas AFP edhe qeveria greke ka kerkuar largimin e sekretarit te pare te ambasades shqiptare Athine z.Kastriot Robo.
SI NUK FOLE NJE HERE PER SHQIPERINE, PO VETEM PER PARTINE, O BEU YNE!...
Bllof i socialisteve ne Korçë
-Servet Pellumbi qan hallet e popullit ne klubin e fshatit!
-Zene ngushtë doktori komunist e perdor si “koke turku” kolegun Islami.
-Nga qelia e burgut Fatos Nanoja do te vazhdoje te drejtoje PS-ne...
-Djajte e kuq kerkojne koalicion!
-Sa kafka do te thyjeje PS-ja po te vije ne pushtet?
-Gramoz Ruçi ”demokrat i madh”!
-Ne kino ”Morava” vazhdon te bjere bryme...
Sançо Panca-Niko Pandeli, kryetar i PS-se se Korçes, ka kohe qe lufton me mullinjte e eres, duke shkuar fshat me fshat per te kerkuar zgjedhje te reja! Pas si vijne ca sejmenë te moderuar si Edison Bregu, Ali Jashari e Co, qe po te perflazonin Servantesin s’jane gjë tjeter veçse gjenerale qe i rine dekor mbretit!...
Me 11 prill, diten e vdekjes se diktatorit Hoxha, doktor Pellumbi u zgjua nga gjumi me nje shije te hidhur ne goje. Kishte pare nje enderr te keqe. Hysni Milloshi i shpengte nje tufe me lule ne burg Nexhmije Hoxhes! Poetusi i mire i ankohje vejushes se varri i shokut Enver ishte thare dhe ne vend te luleve kishin mbire ferrat! Pranda, per te pastruar shpirtin e keq, ky endacak komedian, vendosi me 11 prill, diten e vdekjes(ngordhjes)se baba Enverit te shkonte ne baze, gju me gju me popullin e te shihte se sa i kishte marre malli shqiptaret per “udheheqesin e lavdishem e te paharruar”. Se pari shoku Servet shkoi ne Pojan. Me pas ne Liqenas, nga ku iku me bisht nder shale! Pas ketij “suksesi” ai arriti aty rreth ores 6 te mbremjes ne fshatin Zembalak per te cilin kishte kujtime jo fort te kendshme. Ky ishte nje fshat(ballistesh e zogistesh) qe vete shoku Enver e kishte mbuluar me nje rreth te zi, pasi aty kishte fjetur nje nate edhe Ahmet Zogu! Po nejse... Te shkuara, te harruara! E kaluara nuk ka pse te perdoret si mjet presioni. Ftoni kush guxon! Kjo eshte deviza e Servet Pellumbit.
Deputeti, nenkryetari i PSSH, zbriti nga makina dhe mece se i gjithe fshati ishte mbledhur ne sallen e Shtepise se Kultures. Fillimisht u gezua, po shpejt u ngriu ne fytyre. [teksti vijon ne faqen 4]
“E, E, E... S’ESHTE DEMO-KRACI KJO...” — karikaturë; poshtë vizatimit: “KORÇË, 11 PRILL 1994” dhe “(Vijon ne faqen 4)”
SOT, KLAUS KINKEL NE SHQIPERI
Interviste e ambasadorit gjerman Feler dhene Radio Tiranes
PYETJE:- Zoti ambasador, kjo eshte vizita e pare pas dy vjetesh e nje ministri te jashtem gjerman ne Shqiperi. Si vleresohet kjo vizite nga pala gjermane?
PERGJIGJE:- Siç e dini ne kemi marredhenie shume te mira me Shqiperine, marredhenie te cilat gjate dy viteve te fundit jane zhvilluar me kalimin e çdo muaji. Ne keto kushte, ne gjykojme se ka ardhur koha te shkembenjme nje vizite tjeter te nivelit te larte, Zoti Kinkel, ashtu si Zoti Gensher, eshte jo vetem Minister i Jashtem por edhe zevendeskancler, pra zevendes i zotit Kol. Prandaj ne e konsiderojme ardhjen e tij ne Shqiperi si nje vizite te rendesishme, ne menyre qe te vazhdohen bisedimet ne nivel te larte. Zoti Gensher, ishte nder te paret udheheqes perendimore qe erdhi kete per te pershendetur zotin Berisha per fitoren e tij te madhe elektorale dy vjet me pare. Pas kesaj, zoti Serreqi ka qene vitin e kaluar ne Bon. Pra eshte nje shkembim normal vizitash ne kete nivel. Zoti Kinkel do te takohet e do te bisedoje edhe me Presidentin Berisha, me cilesine e zevendesit te kancelarit Kol.
PYETJE:- Cilat do te jene ceshtjet kryesore qe do te diskutohen gjate kesaj vizite?
PERGJIGJE:- Mendoj se ka dy tema kryesore qe do te diskutohen, ceshtjet bilaterale dhe ato multilaterale. Ne aspektin bilateral, ne kemi bashkepunim shume te mire ne fushen teknike. Ndihma gjermane eshte rritur çdo vit qe nga vendosja e demokracise ne Shqiperi dhe mendoj se te dy palet jane te kenaqura me rezultatet e arritura deri tani. Sigurisht ekzistojne ide si te ecet me perpara, p.sh. ne fushen kulturore, te gjuhes, dhe fusha te tjera ku mund te kete nje bashkepunim edhe me te ngushte. Te gjitha keto do te diskutohen e do te percaktohen.Persa i perket aspekteve multilaterale, siç dihet Gjermania eshte nje partnere ne NATO, ne KSBE, Keshillin Europian dhe Bashkimin Europian, ku Gjermania do te marre presidencen ne 6 mujorin e dyte te ketij viti. Mendoj se bisedimet ne Tirane do te perqendrohen edhe ne ndihmen qe Gjermani mund t’i jape Shqiperise ne marredheniet e saj me keto institucione. Ekzistojne ceshtjet e nje bashkepunimi me te ngushte te Shqiperise me NATO-n, te nje ndihme me te madhe nga ana e Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe te Bankes Boterore, si dhe ceshtja se si do te zhvillohen marredheniet me Bashkimin Europian gjate viteve te ardhshme. Ne kete drejtim Gjermania mund te ndihmoje qe keto marredhenie te marrin nje zhvillim te metejshem pozitiv
(Vijon ne faqen 2)