15/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 prill 1994

QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KËRKON QË KËSHILLI I SIGURIMIT I OKB-së TË DËNOJË ASHPËR QEVERINË GREKE DHE TA RRESHTOJË ATË NË VENDËT QË USHTROJNË TERRORIZMIN SHTETËROR

-Letër e ministrit të Jashtëm, Alfred Serreqi, drejtuar Colin Keating, President i Këshillit të Sigurimit të OKB-së- -Leter e ministrit te Jashtem, Alfred Serreqi, drejtuar Colin Keating, President i Keshillit te Sigurimit te OKB-se- I nderuar zoti President, Deshiroj te fokusoj vemendjen Tuaj dhe te Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne shqetesimin e thelle te Qeverise Shqiptare lidhur me ngjarjen e rende qe ka ndodhur ne kufirin mes Republikes se Greqise dhe Republikes se Shqiperise, 4 kilometra ne thellesi te territorit shqiptar. Me date 10 prill 1994, rreth ores 2.30 am nje komando terroriste greke, e perbere prej 6-7 vetesh, midis te cileve ishte edhe nje person, i cili fliste gjuhen shqipe me theks grek, e armatosur dhe veshur me uniforme ushtarake greke, u fut rreth 4 kilometra ne thellesi te territorit shqiptar. Ne afersi te fshatit Peshkepi te rrethit te Gjirokastres, grupi i komandove sulmoi nje qender stervitore rekrutuesish shqiptare. Dy prej komandove vrane ne befasi ushtarin roje shqiptar, Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga fshati Seman i rrethit te Fierit. Ndersa 4 komandot e tjere u futen ne fjetore dhe hapen zjarr duke vrare ne gjume shefin e stervitjes, kapiten i pare Fatmir Sali Shehu, 34 vjec, nga Gjirokastra dhe plagosën 3 ushtare. Gjate ketij aksioni nje prej pjesetareve te komandove thiriste “ne gjuhen greke” “kete e keni per Vorio Epirin, mos kujtoni se e kemi harruar”. Pas ketij akti, grupi i komandove i ndjekur si dhe gjurmet e gjetura çojne tek posta kufitare greke e Argjirohotit. Qeveria Shqiptare deshiron te terheqe vemendjen e Keshillit te Sigurimit ne faktin se akti kriminal i 10 prillit eshte vazhdim i nje vargu incidentesh te provokuara nga forcat e armatosura te Greqise, te tilla si futja e njeve luftarak greke e ujrat territoriale shqiptare e hapja zjarr prej tyre ne datat 4 dhe 10 janar 1994, futja e nje dragomine greke ne ujrat territoriale shqiptare me 10 mars 1994, vrasja e shtetasit shqiptar Alfred Muço, me 21 mars nga nje patrulle e forcave te armatosura ne afersi te fshatit Kostur pasi e kishin te ndaluar si dhe incidente te tjera te ndodhura gjate ketij viti. Te gjitha keto incidente e veçanerisht akti i fundit i paramenduar i tipit terrorist, i kryer nga nje komando me uniforme ushtarake greke dhe e armatosur, te ardhur prej territorit grek dhe te ristrukturuar perseri atje, vleresohen nga Qeveria Shqiptare si nje akt terrorist, masakrim i njerezve ne gjume, shkelje e rende e sovranitetit dhe integritetit territorial te Shqiperise me synime te qarta e te paramenduara, te cilat kane per qellim jo thjesht keqesimin e marredhenieve midis dy vendeve, por ne radhe te pare ashpersimin e situates ne Ballkan. Eshte shqetesues fakti se te shnderrimit te tij ne nje krize nderballkanike, ka kohe qe bie ndesh me qendrimet dhe perpjekjet e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Nderkombetar per zgjidhjen paqesore te krizës. Po keshtu, embargoja e njeanshme dhe pergjegjesi qendrimi intolerant e amrjesor i Greqise ndaj republikes ish-Jugosllave te Maqedonise dhe provokimet e renda e tensionimi i vazhdueshem i marredhenieve me Shqiperine duket qarte se jane te koordinuara dhe pjese e nje strategjie per shtrirjen e konfliktit ne jug te Ballkanit. Deshiroj gjithashtu te theksoj se nuk na duket aspak e rastit qe keto ditet e fundit Beogradi ka shtuar represionin ushtarak policor ne Kosove si dhe ka rritur pranine dhe presionin ushtarak ne kufirin e Serbise me Shqiperine dhe FYROM. Qeveria e Republikes se Shqiperise e preokupuar per paqen e stabilitetin ne rajon, e tronditur nga graviteti qe paraqesin akte te tilla te karakterit luftënxitës, kerkon qe Keshilli i Sigurimit ne zbatim te kompetencave te tij te denoje ashper Qeverine greke dhe ta rreshtoje ate ne vendet qe ushtrojne terrorizmin shteteror e te ushtroje presion ndaj Qeverise se Greqise duke kerkuar prej saj ndricimin e ketij incidenti te rende si dhe zbulimin e [Pjesë e prerë në krye] ... fjetore dhe hapen zjarr duke vrarë në gjumë shefin e servitjes, kapiten i parë Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Gjirokastra dhe plagosur 3 ushtarë. Gjatë këtij aksioni një prej pjesëtarëve të komandës thërriste “ne jemi grekë” këtë e kanë për Vorio Epirin, mos kujtoni se e kemi harruar”. Pas këtij akti, grupi i komandove i ndjekur nga forcat kufitare shqiptare u largua në drejtim të kufirit grek. Itinerari i përshkuar ... ... që, vlerësohet nga Qeveria Shqiptare si një akt terrorist, masakrim i njerëzve në gjumë, shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë me synime të qarta e të pamenduara, të cilat kanë për qëllim jo thjesht keqësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, por në radhë të parë ashpërsimin e situatës në Ballkan. Është shqetësues fakti se qëndrimi politik shtetëror i Greqisë ndaj konfliktit në ish-Jugosllavi dhe rrezikut ... rajon, e rikonfirmon nga graviteti që paraqesin aktet e tilla të karakterit luftënxitës, kërkon që Këshilli i Sigurimit në zbatim të kompetencave të tij të dënojë ashpër Qeverinë greke dhe ta reshtojë atë në vendet që ushtrojnë terrorizmin shtetëror e të ushtrojnë presion ndaj Qeverisë së Greqisë duke kërkuar prej saj ndriçimin e këtij incidenti të rëndë si dhe zbulimin e ndëshkimin publik të autorëve të tij.

PRESIDENTI BERISHA PRET ZV/ KANCELARIN DHE MINISTRIN E JASHTËM TË GJERMANISË KLAUS KINKEL

Marrëdhëniet bilaterale, zhvillimi i miqësisë dhe i bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe gjendja në rajon ishin në qendër të bisedimeve që u zhvilluan ndërmjet Presidentit Berisha dhe Ministrit të Jashtëm gjerman Kinkel. Shqipëria dhe shqiptarët u janë shumë mirënjohës dhe ushqejnë ndjenja miqësore ndaj popullit gjerman,- tha Presidenti Berisha, ndjenja që zënë fill me kontributin e çmuar që dhane shkencëtarët gjermanë në studimin e kulturës shqiptare e që vijne deri në ndihmen e madhe që Gjermania i dha proceseve demokratike ne vendin tone që në fillimet e tyre. Ne u jemi mirënjohës Qeverisë gjermane dhe Gjermanisë per mbeshtetjen qe po i japin perpjekjeve te Shqipërisë per te kaluar nga diktatura ne shtetin e se drejtes dhe te ekonomisë së tregut. Midis vendeve tona ekzistojne marredhenie shume te mira politike dhe bashkepunimi ekonomik me Gjermanine eshte nga me te efektshmit. “Shqiperia ka qene vendi komunist me i izoluar, tha z.Kinkel dhe si pasoje proceset e demokratizimit dhe te reformave ekonomike do te ishin me te veshtirat. Mund t’iu them se jane te mahnitshme perpjekjet tuaja si dhe arritjet ne fazen e tranzicionit. Ne i kuptojme fare mire keto veshtiresi tuajat sepse ne gjermanet jemi ndeshur me veshtiresite e nje faze te tille, dy here, ne 1945 pas diktatures dhe ne vitet e fundit ne pjesen lindore te vendit ku ritmi i tranzicionit nuk ka qene aq i shpejte sa tek ju. Ne takim u diskutua gjeresisht ndihma e metejshme qe mund te jape Gjermania ne furnizimin me uje te qyteteve, ne fushen e energjise dhe ne permiresimin e rrjetit elektrik, ne infrastrukturën rrugore, ne zgjidhjen e problemit te borxhit te jashtem te Shqiperise si dhe hapjen e nje filiali te Bankes gjermane. Z.Kinkel u angazhua per te nderhyre prane organeve perkatesë gjermane dhe te BE qe Shqiperia te ndihmohet ne plotesimin e ketyre kerkesave qe ai i konsideron si prioritare tek ne. Ai do te perpjekjet qe Qeveria e tij te inkurajoje edhe investitoret private. Gjermania- tha ai- do te mbeshtese integrimin e metejshëm te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Keshillin e Evropes dhe une do te jem avokat i juaj prane kolegeve te mi evropiane. Presidenti Berisha shprehu mirenjohjen e tij te veçante per ndihmen e çmuar qe Gjermania ka dhene dhe jep ne mbajtjen e refugjateve dhe i beri te ditur Ministrit gjerman se kete refugjate mbajne nje ose dy familje me ate çka fitojne. Kthimi i tyre do te perbente nje problem per ata dhe per vendin pasi do te ishin te papune dhe te pastrehe. Presidenti Berisha kerkoi qe ndaj atyre te adoptoheshe nje qendrim me tolerant e te mos ktheheshin. Ne lidhje me gjendjen ne rajon, Presidenti Berisha tha se mbajtja e federates sapokrijuar kroate- myslimane eshte faktori i rendesishem per arritjen e paqes ne ish Jugosllavi. Por gjithashtu shume e rendesishme per nje paqe te qendrueshme eshte zgjidhja e çeshtjes shqiptare ku problemi i Kosoves eshte kryesori. Ne mendojme se mjeti me efikas per kete eshte lidhja e sanksioneve te KB kunder Serbise me arritjen e nje marreveshje midis Beogradit dhe udheheqesve legjitime te Kosoves mbi statusin e kesaj krahine. Lidhur me Maqedonine Presidenti shprehu edhe nje here vendosmerine e Shqiperise per te ndihmuar dhe bashkepunuar me kete Republike dhe se Shqiperia eshte thellesisht e interesuar per stabilitetin ne Maqedoni. Porse eshte e nevojshme theksoi ai qe autoritetet maqedonase te realizojne regjistrimin e popullsise dhe angazhimet e tyre per te garantuar te drejtat dhe lirite njerezore dhe kombetare te shqiptareve qe jetojne aty. Gjithashtu Presidenti Berisha shprehu keqardhjen per krizen e shkaktuar ditet e fundit me Greqine nga agt-i kriminal e paramendim i nje komandoje terroriste qe erdhi nga territori grek e u kthye po aty. Shqiperia eshte konsekugente ne politiken e saj te uljes se tensionit dhe ruajtjes se stabilitetit ne rajon tha ai. Ne qe diten e pare propozuam te kooperjoime me autoritetet greke per te zbuluar autoret e krimit. Per fat te keq vetem sot moren pergjigje zyrtare nga pala greke. Ne jemi dakord te vendosim dialog ne rang ministrial per kapercimin e krizes dhe pranojme krijimin e nje komisioni te perbashket per te gjetur dhe ndeshkuar fajtorët e ketij krimi te shemtuar. Presidenti Berisha ftoi Presidentin Vacekër dhe Kancelarin Kohl per te vizituar Shqipërine. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT Tirane, me 14.04.1994

NJOFTIM I DREJTORISË SË SHTYPIT TË MINISTRISË SË JASHTME

Tiranë: Me datën 13.04.1994, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u thirr ambasadori i Republikës Greke në Tiranë, zoti Kristodulis Caligis dhe iu dorëzua një note, në të cilën theksohet se, në mungesë të një marrëveshjeje mbi efektivin e nevojshëm të personelit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe të Republikës Greke në Tiranë, pala shqiptare e konsideron të mjaftueshëm që ky efektiv të kufizohet reciprokisht në gjashtë diplomatë, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shtypit të kësaj ministrie. Ambasada e Republikës Greke në Tiranë te mare masat e nevojshme për kthimin në atdhe brenda 10 ditëve të efektivit diplomatik mbi këtë numër. ATSH

KRIM I MBËSHTETUR NGA FORCA POLITIKE ULTRASHOVINISTE

Krimi i shëmtuar i datës 10 prill në Peshkëpi, me pasojë vrasjen e dy ushtarakeve dhe plagosjen e disa të tjerëve, tregon se bandat e organizuara janë të mbështetura nga forca politike dhe ultrashoviniste. Krimi i shëmtuar i datës 10 prill në Peshkëpi, me pasojë vrasjen e dy ushtarakëve dhe plagosjen e disa të tjerëve, tregon se bandat e organizuara janë të mbështetura nga forca politike dhe ultrashoviniste. Se bashku me vrasjet në Bosnjë e krimet e tjera në Kosovë ato dekonspirojnë haptazi fantazitë e shteteve agresore. I demaskojmë me forcë këto krime dhe i japim përkrahjen pa rezerva shtetit tonë demokratik. U shprehim ngushëllimet familjeve. U kërkojmë forcave politike shqiptare te bashkohen rreth interesit kombëtar. Shqipëria para gjithçkaje! PËR SHOQATEN ANTIKOMUNISTE “2 PRILLI” K R Y E T A R I EDUARD PERJAKU

DELEGACIONI I KUVENDIT POPULLOR NË KINË

Delegacioni i Kuvendit Popullor, i kryesuar nga kryetari i Kryesisë, Pjetër Arbnori, qe po bën një vizitë në Republikën Popullore të Kinës, u prit në vilat e mysafirëve nga zëvendëskryetari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm, Qian Qichen. Zoti Qian falënderoi për pritjen e ngrohtë, që iu bë delegacionit të kryesuar në Shqipëri, dhe shprehu dëshirën që vizita e delegacionit shqiptar të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimit midis të dy vendeve. Ne i vlerësojmë shumë marrëdhëniet me Kinen, tha zoti Arbnori, dhe dëshirojmë që bashkëpunimi midis të dy vendeve tona të zgjerohet me tej. Te 2000 traktoret, qe bleme kete vit nga Kina, u priten me kenaqesi nga fshataret (Vijon ne faqen 2)

ZOTERINJTE ÇELA DHE BROZI PERFUNDUAN VIZITEN NE ITALI

Takim edhe me Presidentin Skalffaro Nga data 10.4.1994 deri me daten 13.4.1994 me ftesë të ministrit të Drejtësisë së Italisë, z.Konno, zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali një delegacion i kryesuar nga ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, z.Kudret Çela. Nga data 10.4.1994 deri me daten 13.4.1994 me ftesë të ministrit të Drejtësisë së Italisë, z.Konno, zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali një delegacion i kryesuar nga ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, z.Kudret Çela, në përbërje të delegacionit ishin z.Zef Brozi, kryetari i Gjykatës së Kasacionit, z.Paskal Haxhi, këshilltar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Kjo vizitë u organizua ne kuadrin e hyrjes se kursit I-mujor me 37 gjyqtare e prokurore shqiptare te organizuar nga Keshilli i Larte i Magjistratures Italiane dhe bashkepunim me UNICRI (Institutin e Kombeve te Bashkuara Nderrajonal per Krimin dhe Drejtesine). Diten e hene, me 11.4.1994, delegacioni u prit nga z.V.Presidenti i Keshillit te Larte te Magjistratures, z.Galoni, dhe me pas, u organizua ceremonia e perurimit te kursit ku pershendeten z.Galoni, ministrat Konno dhe Çela dhe drejtuesi i UNICRI-t ne Rome, z.Herman F. Woltring. Me date 12.4.1994, ne oren 12.30, delegacioni dhe te gjithe pjesemarresit e kursit u pritën ne Quirinale, Pallatin Presidencial, nga Presidenti i Republikes, Skalffaro, i cili, pasi shprehu mireseardhjen e urimet e tij per kursin, theksoi figuren e gjykatesit dhe detyren e veshtire dhe fisnike te tij. Kryetari i Gjykates se Kasacionit, z.Zef Brozi, beri takim te veçante homologun italian, z.Brankacion. Ne takimin u dakord qe pas këtij grupi të (Vijon ne faqen 2)

“SHQIPËRIA EDHE NË TË ARDHMEN MUND TË MBËSHTETET TEK GJERMANIA”

-Në problemin e Kosovës ne mbështesim plotësisht interesat dhe kërkesat e Shqipërisë. -”Ne RFGJ jetojnë disa mijra nenshtetas shqiptare dhe ne jemi shumë të gatshëm t’i japim atyre mikpritjen tone. Në fund të vizitës së tij Ministri i jashtëm i Gjermanisë Klaus Kinkel dha një intervistë shtypi bashkë me Z.Serreqi. Ministri shqiptar në fjalën e tij tha: Konference shtypi: Kinkel - GJERMANIA” - Në problemin e Kosovës ne mbështesim plotësisht interesat dhe kërkesat e Shqipërisë. - ”Ne RFGJ jetojnë disa mijra nenshtetas shqiptare dhe ne jemi shumë të gatshëm t’i japim atyre mikpritjen tone. Në fund të vizitës së tij Ministri i jashtëm i Gjermanisë Klaus Kinkel dha nje interviste shtypi bashke me Z.Serreqi. Ministri shqiptar ne fjalen e tij tha: “Është një kënaqësi për mua që ju kam në këtë ministri dhe, dua t’ju rikujtoj se une si minister i pare i jashtem i qeverise demokratike kam takuar paraardhesin e tij, mikun e Shqiperise, zotin Gensher. E konsideroj shume te rendesishem viziten qe kushthezohet jo vetem nga fakti i dimensioneve te personalitetit te ministrit, por vendin qe perfaqeson si themelues i Bashkimit Evropian por dhe per peshen qe ka Gjermania per rrenjet historike te miqesise dhe te kontributit qe ka dhene qe ne ndertimin e shtetit te pavarur shqiptar, per ndihmen qe i ka dhene demokracise se re shqiptare dhe tranzicionit shqiptar. Rendesia e kesaj vizite nuk ka vetem dimensione bilaterale por dhe nje rendesi shume te madhe per rajonin dhe dimension multilateral. Megjithese koha ishte e shkurter ne do te urojnë që ajo te jete preludi i nje vizite me te gjate dhe vizitave te tjera edhe me te larta. Por qe pak e mjaftueshme qe te diskutosh aq shume probleme qe na interesojne, qofshin ato dypaleshe ne aspektin politik, ne aspektin ekonomik dhe kulturore. Perfitoj nga rasti ta falenderoj per ndihme qe i ka dhene vendit tone ne procesin e integrimit europian dhe mora nga zoti Kinkel premtimin qe ne gjashtë muajt e ardhshem me Presidenten Gjermane te Bashkimit Europian ne do ta kemi ate nje avokat mbrojtes te interesave te Shqiperise ne procesin e integrimit. U be nje analize e imet e krizes ne rajon elementeve te nje zhvillimeve aktuale te saj, u be ekspoze e politikes se jashtme te Shqiperise, u prek problemi i refugjateve shqiptare nga Kosova dhe emigranteve ekonomike shqiptare ne Gjermani. Me pas e mori fjalen zoti Kinkel: Se pari dua t’i falenderoj per interesin jashtëzakonisht të madh që tregoni, falenderoj kolegun tim shqiptar per mikpritjen e jashtëzakonshme. Ai me ka vizituar ne mars te vitit te kaluar, dhe une po ia kthej ne kete vizite. Ne zhvilluam bisedime per kater ore rresht me zotin President, me zotin Kryeminister dhe me kolegun tim. Kjo ka qenë nje vizite e shkurter por shume intensive. Ne te folëm per marredheniet tona dypaleshe. Shqiperia po perballon nje kohe shume te veshtire tranzicioni dhe ne kete kohe tranzicioni Shqiperia ka nevoje per ndihme. Gjermanet jane perkujdesur qe ta japin kete ndihme. I thashe edhe bashkebiseduesve te mi qe Shqiperia edhe ne te ardhmen mund te mbeshtetet tek Gjermania. Ne e konsiderojme veten si avokate te vendeve qe jane ne tranzicion dhe ushqeime ndjenja miqesore per ta. Sot i kam ofruar qeverise shqiptare nje deklarate te perbashket qe t’i manifestoje edhe me shkrim marredheniet tona te mira. Une kam ofruar ndihme ne disa fusha qe jane me rendesi per Shqiperine. Kjo lidhet me problemet e ujit te pijshem, energjise, te infrastruktures si dhe per rregullimin e borxheve. Une nuk pranova te jap vetem ndihme te njeanshme, por te dy palet rame dakort per marredhenie bilaterale. Do te perpiqemi ne nivel dypalesh dhe shumepalesh ne menyre te vazhdojme nepermjet organizatave nderkombetare qe mund te ndihmojne ne raste te tilla, ne menyre qe Shqiperia te ndihmohet per te perballuar keto çeshtje te veshtira. Shqiperia duhet te kuptoje qe Gjermania qe ka kaluar ribashkimin i kupton me mire problemet e Europes Lindore por pasojat e ribashkimit kane pasoja financiare shume te medha. Ne RFGJ jetojne disa mijra nenshtetas shqiptare dhe ne jemi shume te gatshëm t’i japim atyre mikpritjen tone. Sidoqofte ne duhet te mendojme te gjithe dhe nje rruge per t’i kthyer këta njerëz në vendin e tyre. Deri ne vitin ’93 RFGJ i ka dhene Shqiperise nje shume 175 milione marka gjermane si ndihme per zhvillim. Kjo ndihme eshte dhene per zhvillimin e sistemit juridik ne Shqiperi dhe ne disa fusha te tjera. Ne jemi te gatshëm ta mbeshtesim Shqiperine per zgjedhjen e ketyre problemeve, si p.sh. pranimin ne Keshillin Europian, arritjen me Bashkimin Europian, afrimi me NATO-n, mbeshtetjen lidhur me perpjekjen qe ndermer Shqiperia ne drejtim te Bashkimit Europiano-Perendimor, do te mbeshtesim Shqiperine prane Fondit Monetar Nderkombetar dhe ne institucione te tjera financiare nderkombetare. Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Bashkepunimit Atlantikut Verior. Dihet fakti qe Shqiperia ka interes, edhe ne bashkepunimin dypalesh ushtarak me Gjermanine. Teme e bisedimeve ka qene edhe situata ne ish-Jugosllavi. Para nisjes time kam bere nje deklarate ne Bundestagun Gjerman, ku yura ne dukje qe po vihen re disa pika qe japin shprese per situatën ne Sarajevë dhe rreth saj ne Mostar. Nje pike e re shprese eshte edhe marreveshja midis myslimaneve dhe kroateve ne Bosnje, iniciative qe une kam marre se bashku me ministrin e jashtem francez, Zhyper. Per sa i perket ndihmes per njerezit ne ish-Jugosllavi Gjermania ka bere shume. Per sa i perket ndihmes humanitare ne zeme vendin e dyte pas SHBA-se. Kemi folur intensivisht per problemin e Kosoves. Ne te gjithe bisedimet kemi thene se masat shtypese nga ana e serbeve duhet te marrin fund. Plani i aksioneve dhe perpjekjen per paqen kane si baze pershfirjen e problemit te Kosoves. Ketu ne mbeshtesim plotesisht interesat edhe kerkesat e Shqiperise. Kemi folur per Maqedonine, dhe kam kerkuar nga Presidenti dhe Ministri i Jashtem qe te heqin dore nga kundershtimet per pranimin e Maqedonise ne KSBE. Folem natyrisht edhe per piken e marredhenieve midis Maqedonise dhe Greqise. Embargo Greqise ndaj Maqedonise duhet te hiqet. Komisioni Europian e ka akuzuar Greqine prane Gjykates Europiane. Per sa i perket çeshtjes greko-maqedonase duhet te arrijme nje zgjidhje. I kam shprehur mendimet e mia qeverise shqiptare per agresivet afer kufirit shqiptaro-grek. Nuk mund te gjykoj se kush eshte fajtor per kete dhe kjo nuk eshte detyra ime, por sidoqofte kjo çeshtje duhet te sqarohet. Kemi nenshkruar nje marreveshje e cila ka shume rendesi per palen gjermane, nje marreveshje per varret e luftes. Jemi shume te ndjeshem per realizimin e kesaj marreveshjeje. Mendojme se ne Shqiperi mund te gjenden 3600 ushtare gjermane te vrare gjate luftes. Me pas gazetaret bene pyetje Menjehere mbrapa konferences se shtypit Ministri i Jashtem Gjerman Dr.Klaus Kinkel u largua nga Shqipëria.

Konferencë shtypi: Kinkel - Serreqi

“SHQIPËRIA EDHE NË TË ARDHMEN MUND TË MBËSHTETET TEK GJERMANIA”