28/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 prill 1994

Takime te z. Tritan Shehu dhe anetareve te Qeverise ne rrethin e Peqinit.

-Objektivi yne: Brenda vitit 1995, çdo qender e banuar do te kete furnizim me uje, deklaron Ministri Manushi. -Mund te risihihen skemat e kompensimit te çmimit te energjise elektrike dhe lendeve djegese per periudhen e dimrit - deklaron Ministri Shehi ne takimin me banore te Komunes se Shezes. -Kryetari i Kontrollit te Shtetit, z.Blerim Çela kerkon ndergjegjesimin dhe bashkeveprimin e te gjitheve ne luften kunder korrupsionit. Diten e marte sekretari i PDSH z.Tritan Shehu, ministrat Shehi, Manushi, Cikuli, Kryetari i Kontrollit te Shtetit Blerim Çela, deputetet Hajrike Kruja e Gaqo Rrota, si dhe perfaqesues te dikastereve te ndryshme shteterore dhe e pushtetit lokal zhvilluan takime ne rrethin e Peqinit. Qeveria dhe Partia Demokratike i shprehin mirenjohje fermerit shqiptar, i cili i ndjeshem ndaj ndryshimeve psikologjike dhe ekonomike te procesit te privatizimit, deshmoi eficencen e sistemit te ri duke realizuar njekohesisht ritme te larta te rritjes se prodhimit te pergjithshem,- theksoi ne fjalen e tij sekretari i pergjithshem i PDSH z.Tritan Shehu, ne takimin me banore te komunes se Shezes. Struktura e reja te ekonomise fermere ne fshat, mbartin natyrshem, vijoi ai, kerkesa e preokupime te nje natyre tjeter. Pikerisht per kete, per t’i njohur me konkretisht ato dhe per te kontribuar ne forcimin e ekonomise tuaja private, kemi ndermarrje, shpjegoi z.Shehu, takime ne komuna te ndryshme te vendit, e ne kete kuader gjendemi edhe ne Sheze. Me tej, u parapriu diskutimeve te fermereve te pranishem, me fjalet e tij kryetari i komunes z.Estref Karaj. Z.Karaj dhe diskutantet evidentuan ndryshimet pozitive ekonomike ne fshat, ndryshime qe kane ne themel zbatimin e ligjit te tokes. Por nuk munguan edhe shqetesimet. Megjithese Sheza ka burime ujore natyrore te fuqishme, si rezultat i keqperdorimit dhe shkaterrimeve te bera ne sistemin e ujit te pijshem dhe ate te vaditjes, 4 fshatra kane probleme te ujit te pijshem dhe pothuaj ne tere komunen ishin kultivuar vetem drithera, kryesisht grure. Ndihej nevoja e fondeve per investime per ujellesjellësin dhe per stacionet e pompimit per vaditjen. I ketij mendimi ishte dhe deputeti i zones z.Gaqo Rrota. Ne kete aspekt, z.Ylli Biçaku, perfaqesues i Ministrise se Bujqesise, mori persiper sigurimin e transformatorit te nevojshem. Ai sugjeroi gjithashtu ngritjen e shoqates vullnetare te perdoruesve te ujit, e cila do te ndihmonte ne perdorimin me efikasitet te ujit, te respektimit te radhes se vaditjes, etj. I pyetur per reformen e çmimeve dhe kompensimet e energjise elektrike e te lendeve (Vijon ne faqen 2)

ZOTI MEKSI PRITI DELEGACIONIN QEVERITAR RUMUN

Kryeministri Aleksander Meksi zhvilloi nje takim me sekretarin e shtetit per pushtetin lokal te Rumanise, Oktav Kozmanka, i cili kryeson nje delegacion qeveritar rumun qe po viziton keto dite vendin tone. “Pavaresisht se vizita juaj ka nje objekt te ngushtë,-tha zoti Meksi ne fillim te takimit,-ajo patjeter do te ndikoje ne thellimin e marredhenieve midis dy vendeve tona”. Duke folur per reformen ne legjislacionin shqiptar e veçanerisht ate per pushtetin lokal, kryeministri Meksi theksoi se ne hartimin e ligjit per pushtetin lokal specialistet shume here kane marre parasysh ligjin rumun. Zoti Kozmanka i transmetoi zotit Meksi pershendetjet e kryeministrit te Rumanise dhe e ftoi ne emer te tij per nje vizite ne Rumani. Me pas ai vleresoi bisedimet me perfaqesuesit e larte te pushtetit lokal shqiptar, si dhe takimet me disa nga drejtuesit e rretheve e komunave te cilat kishte vizituar. Ne takim u diskutua gjthashtu edhe situata ne rajon ku te dyja palet shprehen vendosmerine per perkr ahjen e alternativave paqesore, per shmangien e vatrave te luftes.

“SHQIPERIA ESHTE NE QENDER TE VEMENDJES SE KESHILLIT TE EVROPES”

“Shqiperia eshte ne qender te vemendjes se Keshillit te Evropes. Duket qe ajo ka bere ndryshime mjaft pozitive”-ishte deklarimi i diteve te fundit i Erik Leijon, shefi i kabinetit te Presidentit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, zotit Martinez. Duket qe ajo ka bere ndryshime mjaft pozitive”-ishte deklarimi i diteve te fundit i Erik Leijon, shefi i kabinetit te Presidentit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, zotit Martinez. Ndersa sekretari i Asamblese Parlamentare dhe zvendessekretar i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, Hainer Klebes, do te shprehej: “Procedura per pranimin e Shqiperise ne Keshillin e Evropes po ecen normalisht ne Asamblene Parlamentare. Ne jemi koshient se shtete perfekte nuk ka, dime gjthashtu perparimin e Shqiperise dhe veshtiresite me te cilat ajo ballafaqohet”.

“NGRIHU “BABA” T’I HASH ATA”

Klithmat kanibaleske-kushtrimi i te pareve “ZP”, qe vazhdon t’i bjere ne nje vrime (se keshtu urdheron kryetari nga qelia),dje kishte shkruajtur gjera interesante per Nanon dhe per shtetin. Zakoni i vjeter i shtetit i lindur qe kurse lindi shteti, eshte te haje kundershtaret e vet...”-shkruan “ZP” dhe nuk e ka keq. Bile shteti kanibal me te cilin ishin mesuar ata hante jo vetem kundershtaret por edhe “shoket”. problemi per ta eshte pikerisht qe nuk e kane me shtetin e tyre qe te vazhdojne te hane njerez. Te mesuar te flasin me gjuhen kanibaleske bite e Kanibalit te madh, me siguri qe fluten per ringjalljen e Enverit e njekohesisht mallkojne fatin qe i la pa te. Jo rralle e kemi degjuar prej tyre shprehjen: “Te ishte gjalle ai pa e sihnit ju”. Duke se “kafkefushit” rumaducë nuk e zvendësuan dot “njeri ngresin” prandaj dhe ata luten qe Baba te ngrihet. Ankohen qe ata te cilet duhej te ishin sot vazhduesit e rruges kanibaleske,nuk rezultuan te afte sa duhet. Jo se nuk u perpoqen te kafshojne, sepse dhe ata i ngulen dhembet ne mish njeriu e u langosen ne gjak, por jua thyen dhembet shpejt.Prandaj vazhdo te ankohët “ZP” e njekohesisht lutet e lutet. E.PALOKA

LLOTARIA E VIZAVE TE EMIGRIMIT DV-1

Si mund te shkoni ne SHBA 1.ÇFARE ESHTE LLOTARIA E VIZAVE TE EMIGRIMIT DV-1 Paragrafi 203 (c) i Aktit te Emigrimit te vitit 1990 parashikon nje program te perhershem emigrimi qe fillon ne vitin fiskal 1995 (1 Tetor 1994). Ligji Sovjetik; Amerika e Veriut perfshin Kanadane dhe ishujt Bahamas; Oqeania perfshin Papua Guinea e Re dhe te gjitha vendet dhe ishujt ne Paqesorin Jugor, Amerika Jugore perfshin Meksiken, Ameriken Qendrore, Karaibet, territoret e tyre te varura. Vendasi e Hong-Kongut dhe Irlandes se Veriut mund te aplikojne ne kete llogari. 3.CILI ESHTE AFATI I APLIKIMIT Ker kesat duhen te arrijne ne nje...

SHIPJENI, SHPIFNI POR BOJE S’PO JU MBETET

Goroditja e opinionit eshte nje taktike e vjeter dhe e njohur e komunizmit. “ZP”, “Kombi” dhe “ajka” e diktatures se proletariatit, i ish-sigurimsat, kjo rudimente njerezore edhe sot vazhdojne te hedhin ne treg drogen e tyre te preferuar “shpifjen” dhe shpresefikurit rendin te blejne keto gazeta qe botojne pornografi politike. I asaj race eshte dhe K.Dashi qe shkruan ne ”ZP” me iniciale. Ne qytetin e tij ai eshte quajtur gjithnje “gjylja e partise”. Fillimisht ky pasi hedh tek’Kombi’ insinuaten se deputetet e PD, Spahia e Alimhillli do te kalojne ne formacion e ekstremit te djathte per te shoh efektet qe nuk vijne. Me parimin rezo o coupe rseri, e me urdher nga lart me 22 prill K.Dashi, zgjoi rishatz’nderin’ e species se tij dhe iu fut ne shtratin e vjeter te lumit te mashtrimit duke shpifur ndaj meje. Tri jav me pare biri i krimit me akuzoi si kryekomunist ndersa m’a pas me kaloi ne ekstrem e djathte duke perdorur “argumenta e tij bindese” qe tregojne kulturen “e thelle politike te topit zepist. K.Dashi thote ne artikull se deputeti Alimhillli eshte premuar posu i zevendës ministri. Siç duket zepisti i shkrete nuk e di se te jesh deputet i zgjedhur nga populli eshte posti me i larte i republikes e nje vend demokratik. Figura e K.Dashit skalitet mire sidomos kur ky”lider” lokal i PS ne artikull perdor shprehjet e trasheguara nga Pallati i endrrave (ku ka kontribuar familjarisht): “Fitet se..”Per flitet gjuhashu” Te shkretet fajt shlore te “ZP”. Shpifni, shpifni por boje nuk po ju mbetet.

SHTETI MBIDREJTON VEPRIMET TREGTARE, POR DUHET TE NDERHYJE PER ZHVILLIMIN E TYRE

Fati nuk i fali Shqipërise mundesine te projektoje, te prodhoje dhe te beje tregti me teknologji e mjete teknike te sofistikuara, por njehokesisht nuk ia mohuar te drejten dhe shansin per t’i perdorur ato. Ne kete kuader, çeshtja shtrohet kush provoi dhe deshtoi? Kjo çeshtje shtrohet ne sfond te ekonomise se tregut. Pervoja e deritanishme ka treguar se shqiptaret diçka dine. Me tej do te tregoje koha dhe zgjidhja e problemeve ekonomike qe ajo shton per zgjidhje. 1994 eshte viti i ktheses dhe siç ndodh gjithnje po te mos jesh i zoti te drejtosh makinen, ne kthesë del jashtë rruge dhe nuk dihet se çfare ndodh. Per te nisur fillin e konkretës ne kete shkrim po marr shkas nga intervista e selievet e drejtorit te fabrikes se çimentos ne Elbasan. 42 milion ton çimento vendje, prodhim vazhdon - shitje ka pak, vështirësi financiare dhe qe ketyre konkurrence nga ana e çimentos se importuar. Nga ministria perkatese, sektori i teknologjise, qe emer te interesave te te gjitha fabrikave te çimentos, leshon sinjalin SOS per te bere politike “te merkosisteme. Pyesim e eshte e mundur kjo kerkese? Se pari ia vlen t’ia kujtosh te gjitheve se duhet njohur ligji dhe duhen shfrytezuar te gjitha mundesite qe te jep ai dhe dispozitat ligjore ne fuqi, mbasi shpesh kerkohen zgjidhje qe ekzistojne. Konkretisht per çimenton, perveç çmimit tavan te miratuar kohet e fundit, i cili ia heq eperesine konkuruese çimentos se importuar, ekziston edhe paragrafi i fundit i nenit 3 te ligjit “Per tatimin mbi qarkullimin”, ku i lihet ne kompetence Keshillit te Ministrave per ndermarrjet shteterore (ne kete rast fabrikat e çimentos) te lejoje lehtesi tatimore te perkohshme. Me kete rast nuk duhet te keqkuptohemi dhe “o burra ta kerkojme kete privilegj”! Kuptohet, çeshtja e çimentos eshte lehtësore. Çimento e pare ishte si mallrat e tjere, duke ia krijuar kete lehtesi tatimore, shume-shume zgjidh disa probleme si vështirësime e prodhimi dhe punesimin e punetoreve per fabrikat ekzistuese, me nje fjale e gjithe kjo eshte nje zgjidhje e perkohshme. Ndersa kur çimenton e shohim jo si mallrat e zakonshem, por si nje mall kyçe ne kuader te investimeve per gjenerimin e prodhimit dhe per industrializimin e raportit import-eksport ne kuadrin e ekonomise, atehere ceshtja ndryshon. Perveç zgjidhjes se perkohshme qe kemi menduar me lart. Po te kemi parasysh se rikonstruktimi ekonomik, qe nga punimi me i vogel (te riparosh nje dyqan apo lokal) deri ne investimet e mirefillta (si fabrika, hotele etj), ne themelin e vet ka çimenton, nuk do te gabonim nese çimenton do ta quanin: mall makroekonomik. Le ta shohim problemin ne nje kendveshtrim tjeter, e ate te tregut ne teresi dhe sendeve te konsumit ne veçanti. Ne tre strukturene mallrave te konsumit, mallrat me origjine prodhuese shqiptare jane minoritete. Vertete ka ndryshime dhe transformime te medha ne ekonomine shqiptare si rezultat i reformes dhe iniciatives se lire private. I dukshëm eshte edhe ndonje tregues tipik i rritjes ekonomike si perqindja e GDP-se ne raport me vendet e tjera te Evropes Lindore dhe Qendrore, por te mos harrojme se kemi pranuar, pranojme dhe do te pranojme se jemi vendi me i varfer ne Evrope dhe ky realitet panqyrohet si jo

Ne prag te nje gjyqi

KUR FILLOJNE SINORET E KRIMIT TE XHELATIT ARANIT ÇELA? Siç eshte njoftuar nga mas media, se shpejti do te ulen ne banken e te akuzuarve nje pjese e bandes se xhelateve komuniste qe e pergjaken, e torturuan dhe e masakruan kete popull, per gati dyzet e gjashte vjet radhazi. Ne kete bande katilesh eshte dhe njeri qe quhet Aranit Çela, i cili per shume vjet ka qene ne krye te te ashtuquajtures drejtesi shqiptare. Ky perbindesh gjakatar, nje nga dhjetebet prej rapidi te ingranazheve te

“TE PAPRIVILEGJUARIT” NDAJ NJE PRIVILEGJET

-Sipas nje burimi te brendshem ne PS- Siç njofton nje nga punonjesit e “ZP” (qe mund te jete ose jo gazetar) keto dite nje grup i kesaj redaksie shkoi per vizite ne Greqi. Kryeredaktori i “ZP” kishte njoftuar se vizita turistike organizohej vetem per punonjesit e “ZP” dhe do te shkonin te gjithe me autob us, por ja qe edhe ne partine e te paprivilegjuarve njerezit ndahen ne te privilegjuar dhe te paprivilegjuar. Keshtu ne autobusin e vene ne dispozicion te punonjesve te “ZP” hypen deputetet e jo vetem kaq, por per shembull deputeti A. Angjeli (siç njofton burimi) kishte marre me vete farefis e miq ndersa disa nga punonjesit e “ZP” qe ishin pregatitur to vizitonin Greqine, shihunin se si te “paprivilegjuarit” e “ZP” shfrytezonin privilegjet e tyre. Mbasi deputetet Angjeli e Ulqini perpara se te hypnin ne autobus duhet t’u kishin shpjeguar punonjesve te “ZP” se propaganda per gjoja mbeshtetjen e “klases punetore” dhe shtresave te paprivilegjuara eshte demagogjia qe behet jashte partise, kurse brenda per brenda eshte e qarte qe nuk mund te jene te gjithe si kembet e dhise. Vertete ndonjëri nga ata punonjes eshte gati te lere koken per PS por ata duhet ta kuptojne qe jane aty vetem per kete. Kreret qe jane vete koka duhet te bejne vizita turistike nderkohe qe te tjeret duhet te lene koken per partine. E.P.

LLOTARIA E VIZAVE TË EMIGRIMIT DV-1

1. ÇFARË ËSHTË LLOTARIA E VIZAVE TË EMIGRIMIT DV-1 Paragrafi 203 (c) i Aktit të Emigrimit të vitit 1990 parashikon një program të përhershëm emigrimi që fillon në vitin fiskal 1995 (1 Tetor 1994). Ligji parashikon lëshimin e rreth 55.000 vizave çdo vit për persona nga vende të cilat kanë shkallë te ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Sipas një formule komplekse të bazuar në të dhënat statistikore të vizave të emigrimit të lëshuara pesë vjet e fundit, vizat do të ndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike: Afrikë, Azi, Evropë, Amerikë e Veriut, Oqeani dhe Amerikë e Jugut. Zona e Afrikës përfshin të gjitha vendet në Kontinentin Afrikan si dhe ishujt përreth; zona e Azisë shtrihet nga Izraeli deri në ishujt e Paqësorit verior, duke përfshirë edhe Indonezinë; Evropa shtrihet nga Groenlanda deri në Rusi duke përfshirë të gjitha vendet e ish-Bashkimit Sovjetik; Amerika e Veriut përfshin Kanadanë dhe ishujt Bahamas; Oqeania përfshin Papua Guinea e Re dhe të gjitha vendet dhe ishujt në Paqësorin Jugor, Amerika Jugore përfshin Meksikën, Ameriken Qendrore, Karaibet, dhe Kontinentin e Amerikës së Jugut. Vendet me shkallë të ulët emigrimi do të kenë numër më të madh të përcaktuar sipas ligjit, jane te perjashtuara krejtesisht nga ky program. Vendet dhe shpërndarja e vizave ndërmjet rajoneve mund të ndryshojë çdo vit në varësi nga shkalla e emigrimit. Për të aplikuar për lotarinë e vizave të emigrimit DV-1 te vitit 1995, ndiqni me kujdes instruksionet e mëposhtme. 2. KUSH MUND TE APLIKOJE Mund te aplikojne te gjitha personat te cilet nuk jane vendas te shteteve me shkalle te larte emigrimi. Per vitin 1995 vendet me shkalle te larte emigrimi jane: Kina, India, Filipinet, Vietnami, Korea e Jugut, Britania e Madhe, (me perjashtim te Irlandes se Veriut), Kanadaja, Meksika, Xhamaika, Salvadori, Republika Domenikane dhe territoret e tyre dependente. Vendasi i Hong-Kongut dhe te Irlandes se Veriut mund te aplikojne ne kete llogari. 3. CILI ESHTE AFATI I APLIKIMIT Kerkesat duhet te arrijne ne nje nga adresat e destinuara per rajonet gjeografike ndermjet 1 qershorit 1994 dhe 30 qershorit 1994. Kerkesat qe arrijne Perpara 1 qershorit ose pas 30 qershorit do te skualifikohen. 4. ÇFARE NENKUPTOHET ME “VENDAS” Ju jeni vendas i atij shteti ne te cilin keni lindur. Ju gjithashtu mund te pretendoni edhe vendin e lindjes se bashkeshortit/es tuaj. Ju mund te pretendoni edhe vendin e lindjes se prinderve nese keni lindur ne nje vend te cilin asnjeri nga prinderit nuk ka qene banor ne kohen e lindjes suaj. 5. CILAT JANE KERKESAT E PERGJITHSHME Ju duhet te keni te pakten edukimin e shkolles se mesme ose ekuivalenten e saj, ose brenda pese vjeteve, te keni dy vjet

MAIA SPA - ROME HAP EKSPOZITE NE TIRANE

Me rastin e inaugurimit te qendres se saj te re te martes pasdite ne nje nga mjediset e Oficines se Automjeteve te Ndertimim, shoqeria italiane MAIA organizoi hapjen e ekspozites se makinerive te reja te Caterpillar-it. Ne kete ceremoni merrnin pjese perfaqesuesit dikasteresh, ndermarrjesh shteterore e private, drejtori i pergjithshem i Caterpillar-it, z. Beat T. AMMANN si dhe i MAIA-s per Shqiperine, z. Emilio Franco Pirole. Shiritin e inaugurimit te kesaj qendre e preu z. Sali Kelmendi, Kryetar i Bashkise se Tiranes. Kjo shoqeri e njohur ne bote, ka dy vjet qe zhvillon me sukses aktivitetin e saj ne vendin tone.