06/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 maj 1994

NJE HAP TJETER DREJT PAQES NE LINDJEN E MESME

-Marreveshja e nenshkruar ne 4 maj ne Kajro midis OÇP dhe Izraelit me gjinte kundershtimet e pjeseshme, shenon fillimin e nje periudhe te re paqeje.- Me ne fund, me 4 maj ne Kajro mbas ndermjetesimit te Presidentit Egjiptian Mubarak, u nenshkrua marreveshja e Paqes midis Izraelit dhe OÇP-se nga kryeministri Rabin dhe kryetari i OÇP Arafat. Diskutimet lidhur me kete marreveshje, e cila iu dorezua palestinezeve Gazen dhe Xherikon, vazhduan per nje kohe te gjate mbas nenshkrimit te marreveshjes se pare ne SHBA midis Rabinit dhe Arafatit. Disa here kjo marreveshje u rrezikua nga veprimet e ekstremisteve ne te dy krahet aq sa u duk se nuk do te arrihej nenshkrimi i saj. Bile dhe ne momentin final te nenshkrimit midis perfaqesuesve te dy paleve pati nje debat te shkurtër, megjithate marreveshja u arrit. Per kete pati merite te veçante dhe Presidenti egjiptian Mubarak i cili ne rolin e ndermjetesit arriti te sheshoje moskuptimet dhe uli perseri ne tavoline Rabinin e Arafatin. Me marrëveshjen e nënshkruar se fundi siç përmendet dhe më lart, palestinezët do të jenë të lirë të qeverisin ne Gaza dhe Xheriko te Bregut Perëndimor. Qysh nga fillimi i kryengritjes palestineze. Qindra viktima nga të dy palët ishin rezultatet e këtij konflikti. Rripi i Gazës i përcaktuar nga vija e Frontit Arabo-Izraelit në fund te luftës se pare te Lindjes së Mesme në vitin 1948 ishte një rrip dunash rërë ne bregdetin e Mesdheut, 40 km e gjatë dhe rreth 10 km e gjerë. Mbas luftës se 1848, Gaza mbeti një tokë e veçuar ligjërisht e me pas u mor nga Izraeli ne luftën e vitit 1967. Sot disa prej 1 milion palestinezëve jetojnë ne Gaza, ne kampe te tejmbushura. Gaza është një vend me te ardhura te pakta. Industria nuk ekziston dhe 50 per qind e meshkujve janë pa pune. Kjo ka bere qe Gaza te jetë pa pune. Kjo ka bere qe Gaza te jetë baze per rekrutimin e grupeve islamike militante. Kështu qe Arafati do t'i duhet te veproje me vendosmëri dhe te dërde para qe Gaza te kthehet vertete ne themelin e një shteti palestinez. Sidoqofte e rendesishme eshte qe marrëveshja midis Izraelit dhe OÇP është një hap tjetër drejt paqes ne Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Peres, theksoi se izraeli nuk do te kthehen me ne Gaza dhe Gaza nuk do t'u kthehet me atyre. Njëri nga udhëheqësit radikale palestinez, Xhibril kërkon ndeshkimin e Mubarakut nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Ahmet Xhibril është udhëheqës i komandës së Përgjithshme te Frontit Popullor për çlirimin e Palestinës dhe drejton një Aleance te radikalëve të cilët e kundërshtojnë marrëveshjen me Izraelin. Ai tha se marrëveshja do te vihën nën presion, ata nuk do ta pranojnë marrëveshjen. Edhe izraelitët duken pesimistë. Megjithë nënshkrimin e marrëveshjes, sipas një sondazhi te bere vetëm 35% e tyre besojnë se kjo marrëveshje do te vendose paqen ne palestinë. Vite te tera luftë eshte e vështire qe te kalojnë lehtë. Megjithë viktimat e vuajtjet e (jera duket se ka ende nga ata qe nuk jane “menduar” nga lufta. Presidenti i SHBA ka përshëndetur marrëveshjen midis OÇP dhe Izraelit, premton përkrahjen amerikane për ta bere realitet marrëveshjen. Ai e quajti kete marrëveshje “gur themel per procesin e paqes ne Lindjen e Mesme”.

SA LARG OPOZITES SE VERTETE!

Dihet, tashme, se pa opozite te vertete nuk ka pluralizem dhe pa pluralizem, nuk ka demokraci. Veç, po kaq e vertete e po kaq rendesi ka dhe diçka tjeter: varet se me ç’opozite kemi te bejme! Ne nje veshtrim te pergjithshem, me opozite kuptojne nje qendrim te kundert te nje personi apo grupi njerezish, ndaj nje grupi tjeter ne pikpamje, mendime, politike, veprime etj. Dhe, nese pranojne se e vetmja rruge per ta zbuluar te verteten eshte debati, liberalizimi kemi pranuar dhe domosdoshmerine e qendrimit te kundert: opoziten, se, siç ka vene ne dukje dy mije e katerqind vjet me pare historiani i lashte herodi, kur nuk shfaqen mendime te kunderta, s’ka si te zgjedhesh me te mirin. E beme kete paranteze per te treguar se opozita, ne kuptimin e gjere te fjales, nuk eshte dukuri apo fenomen bashkekohor, siç mendohet nga disa! Ne nje veshtrim me te ngushte, veçanerisht si po perdoret ky term keta dy-tre vitet e fundit ne ne, me opozite kuptojme ate parti apo organizate politiko-shoqerore qe eshte ne kundershtim me pikpamjet, politiken apo veprimtarine praktike te partise ne pushtet dhe i kundervihet asaj sa here qe nuk eshte dakord me te. Veç gjithmone nisur nga konceptimi fillestar i mendimit te kundert dhe te kursesi si qellim ne vetvete, (siç e gjejme te shprehur, fjala vjen, ne “ZP”, 9.4.’91, f 3 sa per te prure vetem ndonje shembull). Per ndryshe, nuk eshte e veshtire te kuptobet se nga forca progrsive, korrigjuese, nxites e konstruktive, ajo kthehet ne te kunderten e vet. Dhe ja, tani, pas kesaj hyrjeje teorike, le të... zbresim ne nje plan me praktik e me konkret, duke u perpjekur t’i pergjigjemi pyetjes se si paraqitet opozita te ne. Dikur, ne kohen e diktatures, konceptimin e perdorimin e saj e gjysem kryesisht, ne mos teresisht, neper faqe e fjalore apo neper emisionet e lajmeve, kur flitej per te ashtuquajturën “demokraci borgjeze”. Jo se ne nuk kishte qendrime opozitare e mendime te kundërta, por ato se ndryshehin ne vetvete ose, kur arrinin te shfaqeshin, cilesoheshin, vleresoheshin e trajtoheshin me terminologji krejt tjeter, qe nuk kishte te bënte fare me esencen e opozites se vertete: si armiq te popullit e te atdheut e jo si kundershtare te partise-shtet e te diktatorit. Ne kushtet e nje inkuizicioni te atille, qe do ta kishte zili edhe ai i Mesjetes, veshtire te mendoje se nje dite, ajo fjale e çmuar do te dilte nga faqet e librave e do te gjallonte ne te edhe ne jete, siç ngjau ne dhjetorit e ’90-es. Koha te bindshëm ate qe thamë pak me lart: se mendimi i kundërt plur alizmi e demokracia, madje, në të kundërtën, krejtësisht armiqesor! Forcat e reja politike, qe ngriheshin krye, u shembet, punetorët e, per se jo edhe studentet, u vleresuan e u trajtuan, as me shume e as me pak, si tere kundershtaret e pare armiq. Eshtë per te ardhur keq qe edhe udheheqja e atehershme partiako-shteterore me ne krye R. Alinë, u tregua aq driteshkurter e nuk e nuhati me kohe fundin e pashmangshëm te saj, duke u larguar vullnetarisht nga skena politike, siç ngjau gjetke, kur kemi parasysh se ererat gorbaciovane ne Lindje kishin vite qe po shkrinin akujt e Luftes se Ftohte. Le te deshmoje tani sa te doje R. Alia per historine e tre dekadave te sjellë sensacion gjatë se paskua punuar per popullin. Historia ia ka rezervuar me kohe vendin ne forcat me reaksive, antidemokratike e antikombetare, nje kopje e zbehtë e diktatorit qe i zuri vendin, kur i kishte te gjitha mundesite per t’u pozicionuar ndryshe ne hierarkine e atyre qe kane sunduar skenen politike shqiptare ne kete gjysmeshekullin e fundit, ne se do t’i dhimbsej vertet sadopak me tepër populli se vetja! Por, ndersa qendrimi i kastës drejtuese te sklerotizuar partiako-shteterore ishte i qarte e deri diku edhe i perligjur, thjesht per ruajtjen e tyre privilegjet e pamerrtuara e, me qellim pluralizmin e demokracine, madje; do të vazhdojë … (Vijon në faqen 2)

HERONJTE, MBETEN TE PAHARRUAR E TE PAVDEKSHEM SI FLAMURI

5 Maji - Dita e Deshmoreve te Kombit HERONJTE, MBETEN TE PAHARRUAR E TE PAVDEKSHEM SI FLAMURI -Presidenti Berisha dhe personalitete te larta shteterore e partiake bejne homazhe dhe vendosin kurora me lule te fresketa ne monumentin “Nene Shqiperi” dhe ne varret e Deshmoreve te Kombit, me rastin e 5 Majit- 5 Maji. Eshte kjo nje date e ngulitur thelle ne ndergjegjen e kombit si diçka e shenjte, simbol i luftes per liri. Eshte e do te mbetet nje dite e shenjte per çdo shqiptar qe e thote vetes shqiptar, sepse ne kete dite simbol, jane skalitur vyrtytet me te mira njerezore te ketij kombi sa te lashte aq edhe te ri. E ne fund te fundit do te mbetet e te ne, pra opozita, jo vetem qe kishte ekzistuar prej vitesh, porse permasat e saj qe nje jasthezonisht me te medha nga ç’mund ta kishte parashikuar edhe njohesi i analiz[u] me optimist e kompetent i realitetit shqiptar. Tharmi i saj, siç dihet, eshte bashkeshonastuar me partine-shtet. Vete qe pasuan jo vetem nuk mundin ta neutralizonin e, aq me pak, ta zhduknin, por, ne te kunderten, ajo po rritej si nje ortek i fuqishem ne progresion gjeometrik dhe me mezi priste rasin te shperthente. Dhe ja, kur nga fundi i ’90-s, sapo u hapen “valvolat”, rrugeve e shehsheve vershuan turmat e pakenaqura opozitare, te çdo shtrese e grupimi shoqeror, zedhenese e pare, e institucionalizuar e se ciles u be partia Demokratike. Me kot u perpoq partia-shtet te zhdukte ne veze foshnjen e sapolindur apo te frenonte apo te pengonte furtunën opozitare: si nje llave e nxehtë dhe e papermbajtur ajo shpertheu fuqishem ne te kater anet e vendit. Me kete rast, e vlen te ndalemi ne dy aspekte: si u konceptua fillimisht opozita te ne dhe ç’qendrim u mbajt ndaj saj nga partia-shtet? Po e themi me dy fjale; Larg, teper larg atij qendrimi qe kerkonte pluralizem e demokraci, madje, ne kunderten, krejtesisht armiqesor! Forcat e reja politike, qe po ngriheshin krye, u shembutura, punetoret e, perse shume e as me pak, si tere kundershtaret e meparshem. Eshte per te ardhur keq qe udheheqja e atehershme partiako-shteterore me ne krye R.Aliane, fundin e vet. “Vepra e kujtimit e Deshmoreve te Kombit do te jete nje e paharruar, sepse ideale per te cilat ata luftuan dhe u flijuan jane te perjetsheme” Kurora me lule vendosen ne kete 5 Maj, edhe drejtuesit e personalitetet e partive politike parlamentare si dhe ato te organizates se invalideve te luftes dhe Shoqatës se Bashkimit te Veteraneve te Luftes se popullit shqiptar. * * * Presidenti i Republikes se Shqiperise, Sali Berisha, dje me 5 Maj, beri vizita ne familjet e Deshmoreve. Ne keto vizita Presidenti Berisha shoqerohej nga Sekretari i Pergjithshem i Presidences Kolec Topalli si dhe nga Kryetari i Bashkise se qytetit te Tiranes, Sali Kelmendi. Viziten e pare te kesaj dite te paharruar, Presidenti e beri ne familjen e Deshmoreve Zyhdi Herri, njeri nga 22 intelektualet e pushkatuar ne gjyqin per bomben e vendosur ne ambasaden ruse ne vitin 1951. -Nderimi ndaj martireve eshte borxh dhe detyre e tere shqiptareve, tha Presidenti Berisha, por vrasja e Zyhdit qe nje nga ngjarjet me te shemtuara te sigurimit shqiptar ne bashkepunim me KGB-ne ruse. -Ata qe firmosen me gjakfohtesi vrasjen e tij do te denohen jo vetem nga gjyqi i historise, por edhe nga drejtesia shqiptare. Ajo ngjarje tragjike, jo vetem per ju, ka mbetur e ngulitur ne memorien e popullit, tha Presidenti. Sëcili nga ne ka menduar e mendon per femijet e tij e te ardhmen e vet, por pozitive eshte sot se kemi nje perspektive per te çuar punen e brezave te shkuar qe e lane me pergjegjshmeri e tyre. Me pas Presidenti Berisha vizitoi familjen e Misto Mames. -Heronji si Misto Mame, qe vune linine para gjitheçkaje mbi te paharruar e te pavdekshem si flamuri. Ata prehen ne token tone, ne flamur e ne zemrat tona. Liri pa sakrifica nuk ka, nderoi Presidenti Berisha, dhe ato qe iu pergjigjen kesaj kauze te larte u bene te pavdekshem, pasi ata qe vdesin per nje qellim te larte nuk harrohen. Historia jone qe nje histori e veshtire. Tani ne ishim ne familjen e Zyhdi Herrit, i cili eshte vrarë ne masakren e 1951-shit, tha Berisha. Ne duhet t’i nderojme martiret, qe rane per te mbrojtur lirine, sepse liria eshte mesazhi i sakrifices sublime i tere martireve te atdheut. -Sa me shume t’i nderojme ata aq me mire eshte. Heronjte e Kombit jane pjese e shenjte e ndergjegjes kombetare,- vijoi me tej Presidenti Berisha. Po dje me 5 Maj, Presidenti Berisha beri nje vizite edhe ne familjen e Deshmorit Altin Basha. Djali juaj dhe Josif Buda jane dy martiret e pare te Demokracise se pluraliste. Ngjarja e ambasadave qe nje revolte e rinise shqiptare kunder diktatures, dhe duhej me e rende qe ajo mori den atherere. Kjo eshte nje nga ngjarjet me te medha ne historine e demokracise shqiptare. Altini juaj nuk jeton me, por sot ai eshte i dashur per tere shqiptaret. Ai eshte i perjetshem dhe me nje kujtim te paharruar. -Sot kam dy gezime,- thote nena e Altinit. Nuk jua me berej djale dhe i vura emrin e Altinit, dhe e dyta, ardhja juaj. -Altinin e kane ne zemer te gjithe shqiptaret. Humbja e tij eshte e pakompensueshme per ju e per ne, por kur mendon se ai i perket pavdeksise, ky eshte nje vleresim i madh per te, theksoi Presidenti Berisha. Ne daljen nga kjo familje, Presidenti Berisha u pershendet me shume banore te Tiranes, qe kishin dale per ta pershendetur me kete rast. Me pas, nen tingujt e himnit kombetar, Presidenti Berisha dhe familjaret e tij u përcollën. Duke u takuar me veteranet dhe qytetaret e Tiranes, te cilet merrnin pjese ne kete ceremoni, Presidenti Berisha tha se: Me pas Presidenti Berisha vizitoi familjen e Misto Mames. -Heronj si Misto Mame, qe vunë lirine para gjithëçkaje duhet te paharruar e te pavdekshëm si flamuri. Ata prehen ne token e lirisë se tyre, ne nje brez atdhetarësh qe lane peng te ardhmen e tyre. Ne daljen nga kjo familje, Presidenti Berisha u përshëndet pershendetur me kete rast. 5 Maj. Eshte kjo nje date e ngulitur thelle ne ndergjegjen e kombit si diçka e shenjte, simbol i luftes per liri.

KODI I RI PENAL PËR SHQIPËRINË

Mbledhja e fundit e Keshillit te Ministrave filloi me diskutimin dhe miratimin e projektkodit te ri penal. Ky projektkod, i cili do t’i kalojë së shpejti per miratim Kuvendit Popullor i referohet ligjit “Per te drejtat dhe liritë themelore te njeriut” dhe mbeshtetet ne pervojën e legjislacioneve penale te mjaft vendeve evropiane, konventat dhe aktet nderkombetare, rekomandimet e Keshillit te Evropes, si dhe ne legjislacionin penal shqiptar ne pershtatje me kushtet, traditat dhe zhvillimet demokratike te Shqiperise. Ne pjesen e pergjithshme te ketij kodi trajtohen dispozitat themelore qe rregullojne institutin e veçanta te se drejtes penale. Ndersa ne pjesen e posaçme te tij gjejne pasqyrim veprat penale dhe denimet per per secilen prej tyre. Me pas u miratua projektvendimi mbi dhenien e kompensimit pasuror te ish te denuarve dhe te perndjekurve politike ne zbatim te ligjit nr. 7748, ndryshuar me ligjin nr 7771 “Mbi statusin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike nga regjimi komunist”, ne baze te te cilit u cakt ohet ish te denuarve dhe te perndjekurve politike nje kompensim vjetor prej 120 mije leke, si dhe percaktohen rastet e pagesen me para ne dore dhe shuma perkatese. U miratuan gjithashtu projektvendimet per autorizimin e Agjencise se Ristrukturimit te Ndermarrjeve per fillimin e procedurave te mbylljes se kombinatit te nikel-kobaltit ne Elbasan dhe uzines se sodës ne Vlore, projektvendimi per tarifen e punimeve dhe licencimin e autobomajave te te lashtave, per shkurtimin e numrit te pergjithshem te keshillave te rretheve. Ne fund te mbledhjes u miratua projektvendimi per miratimin ne parim te marreveshjes se huase midis qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Fondit te OPEK-ut per zhvillimin nderkombetar per ndertimin e spitalit te pergjithshem ne Durres, si dhe ndryshim ne vendimin “Per miratimin e kredise per ndertimin e sektorit te bujqesise ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Fondit Japonez te bashkepunimit ekonomik me jashte”. ATSH

“ZP” E PAKENAQUR NGA LIRIMI I GAZETAREVE

Presidenti Berisha liroi nga denimet kater gazetare qe kishin shkelur ligjet shqiptare. Ky akt u prit me kenaqesi nga shumica e shqiptareve te cilet e vleresuan si nje akt fisnik e human, por ... Duket qarte qe gazetareve te “ZP” nuk ju pelqeu shume nje akt i tille. Te nesermen e lajcis se gazetareve “ZP” vazhdonte te protestonte per burgosjen e tyre (siç duket i marrin vesh gjerat me vonese ose s’i kuptojne me vonese kurse dje ... protestonin per lirimin e tyre. Eshte me i qarte gjithe ky qendrim i tille, per “ZP” sot ka rendesi qe te protestoje per çdo gje siç lavderohej dikur per çdo gje. “ZP” proteston ne mengjes pse li nd diçilli, por kjo nuk e pengon qe te protestoje dhe per perëndimin e tij. Sidoqofte per rastin konkret “ZP” ka arsye te jete e pakenaqur pasi lirimi i gazetareve i perjashton nga mundesia qe te ankohen ne organizmat nderkombetare per burgosjen e tyre. Megjithate “koleget” e “ZP” nuk kane pse deshperohen, ne fund te fundit edhe deri tani vetem pallavra kane shkruar, ç’rendesi ka u liruan apo jo gazetaret, rendesi ka (per “ZP”) qe ne Shqipëri çfaredo qe te ndodhe po ta beje PD do te jete padyshim e keqe. Edhe po te mbyllen burgjet fare ne se ne pushtet eshte PD prape diktature do te jete. Edhe po te fillojne parate te mbijne nga toka e ne pushtet te jete pd prape te varfer do te jene shqiptaret. Keshtu qe vetem po te vije ne pushtet PS shqiptaret do te jene vertete te kenaqur si dikur, e do te fillojne perseri te borohasin para tribunave te Partisë-Enver apo Nexhmije-Fatose. E. P.

MODELI “DEMOKRATIK” I PS

-Dite e nate propagandistet e PD me yll te kuq ne zemer dhe çdo mengjes “ZP” ulerijne: “Ne jemi per demokracine e vertete”- Ka kohe qe shtabi drejtues i PS, kalemxhinjte e saj dhe e perditshem “ZP”, bertasin me sa ju nxene gumazhi se regjimi qe vendos ne Shqiperi pas zgjedhjeve te 22 Marsit, nuk eshte demokratik, se linja e individit permet ne jemi demek, se shteti i ka marre tiparet e regjimit ushtarako-policor, se reforma ekonomike po behet per se mbrapshi, se mjerimi i masave punonjese eshte thelluar, se asnje perspektive nuk ka per shqiptaret, qe vuajne te papune e te pashprese. Pra ne fund te fundit PS, konkludon se PD dhe shteti i formuar prej saj nuk eshte nje gjendje te ndotë demokracine e vertete, e theksuar per demokracine e vertete, nuk eshte nje gjendje te beje nje reforme te mireqene, qe t’i hape vendit perspektiven e zhvillimit ekonomik e te nxjerre ate nga kriza ku e paten futur disa komuniste te sot mitlone ne radhët e PD (Zot na ruaj!) se PS, siç e dini, nuk ka asnje lidhje me Partine e Punes, (asnje ish-komunist nuk ka ne radhet e saj!) se, bile, sado qe shteti i tanishem eshte ushtarako-policor, prape nuk eshte ne gjendje te mbaje rendin dhe qetesine publike e nuk dihet se si do te vije fati i atdhetareve te tjera e te tjera. Po nga na erdhen gjithe keto te zeza te pamenduara? Perseri pergjigjen politikane e zgjuar te PS dhe shkruesit e saj te shtypit. Sepse erdhi ne pushtet PD, sepse ne radhet e saj ka ish-komuniste tradhetare, qe braktisen mesimet e Enverit, se nuk pranuan te vinin ne fytyre masken socialiste, sipas modeli karnavalesk te tyre, po u prononcuan hapur kunder diktatures e kunder modelit te saj te demokracise popullore, qe eshte ne fund te fundit “e vetmja demokraci e vertete - demokraci qe te siguron pushtet absolut politik e ekonomik, qe i siguron punetoret mireqenie, autorizime per televizore e frigorifer (sigurisht punetore te dalluar!) pasi te kene mbaruar pune me kompletimin e aktiviteteve te dalluar te partise, qe dite e nate mendon e punon per popullin, shfatareve u garanton buke misi plot shtateqind gram ne dite dhe nje kilogram me uje e nje nive jashte kombinatin tonë ne Maliq (sheqer qe nuk i ven era det), te rinjve u siguron pune ka pak siguronte, ndersa pensionistet i shton nga barra e rende e blerjes se luminalit ose valiumeve per gjume, sepse i zgjon qe ne ora dy te mengjesit dhe ne radhë qe te presin per marrjen e ushqimeve te caktuara sipas tallonave. Po ky milet anakronik nuk po e merr vesh demokracine e vertete, demokratike popullore, ata qe jane ne gjendje te ndertojne socializmin e pafajshem, qe kurse s’kane qene komuniste, e qe po jete gjiga qesoqe t’i akuzojne dhe per terroriste e tjera e tjera. Pra, o popull, se tek ty i kane varur te gjitha cendrat e veta socialiste, te mbetet veq te votosh per ta e te shpetosh nje here mire, sepse socialistet veq kur jane ne pushtet dine ta shfaqin potencialin e tyre te vertete, (vytare en vet originale je me kol ata bertasin “Qitje pushteti buron nga populli dhe i takon popullit”, (domethene liderve socialiste. Shenimi im). Koncepti i krereve te PS per zgjedhje te reja

Me pas, nen tingujt e himnit kombetar, Presidenti Berisha dhe familjaret e tij u përcollën.

KODI I RI PENAL PER SHQIPERINE