11/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 maj 1994

MANDELA PRESIDENT I AFRIKES SE JUGUT MBAS DHJETRA VJETVE APARTIED

Me 9 maj u mblodh Parlamenti i pare multiracial ne Afriken e Jugut. Mandela simbol i vuajtjeve te nje populli, simbol i rezistences ndaj diskriminimit racial qe sundonte Afriken e Jugut, unanimisht u zgjodh dhe beri betimin si President i Afrikes se Jugut. Shume njerez mendojne se atij i takon merita me e madhe per sa i perket ketij ndryshimi epokesor ne kendin e kontinentit Afrikan. I mbyllur ne burgjet e Britanise per dhjetra vjet per shkak te bindjeve dhe luftes se tij kunder Apartheidit, Nelson Mandela ishte njeriu qe me shume se kushdo mendohej ne postin e Presidentit te ri pas zgjedhjeve shume raciale. Megjithate merite jo e vogel i takon dhe ish Presidentit te bardhe De Klerk i cili sanksionoi zgjedhjet shume raciale. Ne hapjen e Parlamentit, Mandela shoqerohej pikërisht nga De Klerku, i cili do te mbaj postin e zvendeskryeministrit ne qeverine e re. Siç dihet fushata e zgjedhjeve te fundit ne Afriken e Jugut kaloi permes tensioneve te shumta sociale. Kongresi kombetar Afrikan, partia e Mandelës u vu midis kundershtimeve te Partise Inkatha e zulueve dhe sulmeve te ekstremisteve te djathte te bardhe. Xhulte jane fise te Afrikes te njohur per agresivitetin dhe shpirtin e tyre luftarak. Konflikti midis ketyre kundershtareve, ne kater vitet e fundit do te shkaktonte gati 14 mije viktima. Kryetari i partise se zulueve, Mangasuthu Butelezi ishte kunder zhvillimit te zgjedhjeve ne kete periudhe keshtu qe deri sa u arrit mirekuptimi per kete problem pati konflikte te shumta. Megjithate mbas zgjedhjes unanime te Nelson Mandeles si President, Butelezi e perqafoi ate duke shenuar keshtu nje moment te rendesishem per sa i perket ketij vendi qe tani me teper se kurre ka nevoje per paqe sidomos kur disa vende te Afrikes jane perfshire nga flaket e luftave te gjate nuk ju dhe fundi. Udheheqesit e Afrikes se Jugut arriten te gjejne formulen e pershtatshme per arritjen e paqes dhe stabilitetin e vendit. Menjehere mbas fitores Mandela, ashtu siç ishte biseduar, ftoi dy kreret e partive te tjera. De Klerk dhe Butelezi, per te marre pjese ne kalikoin qe do te drejtoje vendin. De Klerk ka caktuar gjashte ministra per qeverine e re, ndermjet te cileve dhe Ministrin e Jashtem, Pik Botha. Nderkaq Mandela ka caktuar ministrat e tjere ka deklaruar se nuk do te perjashtoje nga qeverisja as partite qe kane marre perqindje te vogel votash e do bejne pjese ne Parlamentin e Afrikes se Jugut ku zezaket perbejne shumicen. Ne kete menyre nje nga vendet ku per vite me rradhe ka sundu-ar dhuna e diskriminimit, duke u po i hyn rruges se zhvillimit demokratik. Per te pershendetur fitoren e Mandeles ne zgjedhje, keto dite ishte ne Afriken e Jugut nje delegacion shqiptar i drejtuar nga Ministri Safet Zhulali.

SHKAKTARET E NGJARJEVE TE KUKSIT, PROTESTOJNE

-Koha e ka vene qeverine demokratike perpara absurditetit logjik qe te “pergjigjet” per shkaterrimet e gjithanshme te atyre qe sot protestojne me papunesi. -Nuk eshte rastesi qe PS “proteston” per ngjarjet e Kuksit pikerisht kur vendoset dialogu. Nuk eshte papunesia e pare e te cileve jane dhe te shperngulurit. Prandaj ashtuquajtures kryesi e PS, deklarata e saj mbi ngjarjet ne Kukes. Tashme eshte kthyer ne metode pune e tyre qe te akuzojne qeverine demokratike pse nuk po i rregullon ne dy vjet ato qe ata, ish-komunistet qe sot drejtojne PS, i shkaterruan ne 50 vjet. Njelloj ata akuzojne qeverine demokratike pse nuk ve ne pune ndermarrjet e cilat u bllokuan te gjitha deri ne ’90 bile papunesia e tyre arrin deri aty sa “te protestojne” dhe per te drejtat e ish-te burgosurve politike (megjithese kjo nuk i pengon qe te perdorin publikisht fytyret me poshterese per ta). Te gjitha e dime se si eshte krijuar problemi i familjeve te Kukesit. Kur u ndertua hidrocentrali i Fierzes (apo “Drita e Partise”) te gjitha familjet qe banonin ne pellgun qe do te zinte liqeni, u shperngulen dhe u vendosen ne disa zona te tjera neper kasolle. Atehere pati familje qe nuk deshironin te largoheshin dhe protestuan por Partia me te njejten menyre “vullnetare” qe krijoi kooperativat, i zhvendosi dhe ata. U thane se kasollet ku i futen do te ishin provizore e “peryremt” [?] ju dha atyre 10 vjet me pare nderkoh qe te shperngulurit edhe sot vazhdojne te banojne aty. PD dhe qeveria demokratike, luftun e tyre per ç’rënjosjen e komunizmit, nuk e pane thjesht si ç’rënjosje te ideve kriminale por ne rradhe te pare si nje pune qe duhet realizuar per te eliminuar te gjitha pasojat ekonomike e sociale qe solli regjimi shkaterrimtar. Ishte PD qe kerkoi dhe liroi te gjithe te burgosurit politik dhe ajo ka marre persiper qe t’i bej sa me te vogla dhimbjet e plageve te tyre. Ishte PD qe beri te mundur qe pronat e grabitura nga komunizmi t’u kthehen pronareve legjitim brenda mundesive reale e ne baze te programit te saj per te kthyer ne pronar te gjithe shqiptaret. E ne pergjithesi ishte PD qe ka marre përsipër edhe te gjitha pasojat e cileve jane dhe te shperngulurit. Prandaj eshte kulmi i papaturpesise kur pikerisht shkaktaret e ketij padrejtesive ngrihen e protestojne. Ben deklarate kryesia e PS se perse nuk u zgjidhjen brenda ketyre “2-3 vjeteve” problemet jetike te shperngulurve. Po pse nuk i zgjidhen per 10 vjet ata keto probleme sepse ne fund te fundit ata i shkaktuan dhe bile prentuan qe t’i zgjidhnin. Per mend per dorimin e dhunes kryesia e PS megjithese e di mjaft mire se si ka ndodhur ngjarja. Ne s’deser nje grup njerezish do te pushtonin godinen e PS a do te kerkonin kreret e PS zbatimin e ligjit? Ku ishin keta kreret te PS (atehere te PPSH) kur po me dhune te shperngulurit i nxorren nga shtepite e tyre pa asnje lloj shperblimi e kompensimi. Se sa “te shqetesuar” jane ata per zgjidhjen e problemit kete e kupton dhe me naiv. Atyre ju intereson vetem te shkaktojne pakenaqesira tek njerezit. Nuk eshte e rastit qe ata te cilet mes “grevisteve” e ngrinin zërin” me shume ishin “shërbyes” te vjeter te PP. Nuk eshte e rastit qe bashkia e PS behet “mikpritese” e grevisteve dhe ne fund nuk eshte e rastit qe kryesia e PS ben deklarate e proteston pikerisht ne momentin kur dialogu midis grevisteve e qeverise afrohet zgjidhjes. Ne deklaraten e PSjo pa e gellin i meshohet pikerisht atyre kerkesave qe jane praktikisht te parealizueshme. Nuk eshte e veshtire te kuptohet pse behet nje gje e tille. Kreret e PS kerkojne qe tani te nxjerrin nga lart ate qe kurdisen nga poshte e qe kane frike se me vendosjen e dialogut po shuhet.” Te vendoset dialogu”- kerkon deklarata. Si mund te kerkoesh dicka qe eshte realizuar? Eshte e kote zoterinj socialiste nuk do te vini ne pushtet me sajime te tilla prandaj me mire mos ndizni cigare kur jeni vete brenda ne fuçi e barutit.

BASHKEPUNIMI ESHTE NE INTERES TE DY VENDEVE QE SAPO KANE DALE NGA DIKTATURA TE EGRA

Nga vizita e Presidentit Berisha ne Rumani Pas vizites ne Hungari delegacioni shqiptar i kryesuar nga Presidenti Berisha mbërriti ne Rumani. Dje paradite ne Pallatin Presidencial u zhvillua ceremonia zyrtare e pritjes mbas se ciles Presidenti Berisha dhe Presidenti Iliesku zhvilluan nje bisede koke me koke. Ne oren 10.00 te dy delegacionet zhvilluan bisedimet zyrtare. Presidenti Iliesku falenderoi Presidentin Berisha per viziten dhe e cilesoi ate si mjaft te rendesishme per bashkepunimin midis dy vendeve ne te gjitha fushat. Ai beri nje ekspoze te gjendjes ne Rumani si dhe te reformave te ndermarra drejt ekonomise se tregut. Iliesku theksoi se krahas bashkepunimit politik eshte momenti i forcochet e te ngrihet dhe niveli i bashkepunimit ekonomik i cili eshte i dobishem dhe me interes reciprok si dy vende qe sapo kane dale nga diktatura te egra. -Nga ana e tij Presidenti Berisha i beri te njohur Presidentit Iliesku, ecurine e reformave ne Shqiperi. “Megjithe situaten gjeopolitike te disfavorshme rezultatet e reformes jane pozitive”, - theksoi Z. Berisha. Lidhur me gjendjen ne Ballkan, Presidenti Berisha qartesoi edhe nje here se Çeshtja kryesore eshte çeshtja shqiptare. “Shqiperia nuk eshte per ndryshimin e kufijve me dhune, por kerkon hapesire demokratike per shqiptaret, lirite dhe te drejtat qe ju takojne nga karta e Helsinkit. Perderisa shqiptaret kerkojne zbatimin e parimeve te KSBEs, komuniteti nderkombetar dhe rajoni duhet te angazhohen seriozisht per zgjidhjen e problemit te tyre. Ideja se Kosova eshte problem i Serbise, eshte gjysmake dhe do te provokoje konflikt”- theksoi Berisha dhe vazhdoi: “Te gjithe popujt e Ballkanit kane problemet e tyre kombetare, por askush nuk kerkon t’i zgjidhe ato me luftë siç ben Serbia. Po nuk hiqni dore ajo nga kjo ideja e Serbise se Madhe ka per ta futur te gjithe rajonin ne lufte. Refuzimi i Millosheviçit per dialog me 2 milion shqiptaret e Kosoves eshte absurd. Ne mbeshtesim dialogun ne prani te nje pale te trete dhe ne kete kuader vleresojme perpjekjet e Ministrit Britanik Hog qe zhvillites se fundmi ne Beograd e Kosove. Une jam i bindur se nje zgjidhje e pranueshme mund te gjendet, por ne kete situate Kosova eshte si nje mine me sahat qe mund te çoje ne nje konflikt, qe nuk do te perfshinte vetem shqiptaret”, perfundoi zoti Berisha. Me pas Presidenti Berisha pati nje takim te ngrohte ne seline e ambasades shqiptare me perfaqesues te Bashkimit Kulturor te Shqiptareve ne Rumani. Ne nje takim qe pati me gazetaret, veç te tjerave Presidenti Berisha foli per marredheniet me Greqine dhe theksoi se me qellim qe te vazhdojme dialogun “ne kemi ndermend te propozojme nje takim tjeter te ministrave te Puneve te Jashtme te dy vendeve ne Tirane. E konsiderojme pozitiv takimin e Zyrhyt, pasi shpreh vullnetin e dy paleve per permiresimin e marredhenieve. Shpresojme qe ky vullnet e kjo predispozite do te japin frutet e veta. Dje Presidenti Berisha e perfundoi viziten e tij ne Rumani.

“QEVERIA KA QENE E ANGAZHUAR QE ME PARE ME PROBLEMIN E TE SHPERNGULURVE”

(Prononcohet Kryeministri Meksi per ngjarjet e Kuksit) Ne nje interviste qe i dha RTVSH, Kryeministri Meksi sqaroi qendrimin e qeverise demokratike ndaj problemit te te shperngulurve ne rrethin e Kuksit. “Qeveria nuk u sensibilizua tani, nga greva, lidhur me kete problem, pasi qe nga tetori ka nje komision qe ka punuar e paraqitur materialin per familjet qe duhet te shperngulen”- tha Meksi. Familjet jane ndare ne grupe: familje qe kane patuar tokat ne zonen e permbytur; familjet qe jane te lidhura me persona qe dikur punonin ne miniera e sot jane pa pune si dhe familje qe kane marre pak toke. Kryeministri Meksi sqaroi se ne mesin e prillit materialet jane shqyrtuar bashke me Ministrine e Bujqesise e jane shperndare drejtoreve per verifikimet perfundimtare te listave te emrave si dhe percaktimin e tokave ku do te shperngulen. Meksi theksoi se ishin qeveria demokratike e PD ato qe e konsideruan te domosdoshme zgjidhjen e ketij problemi ne nje kohe qe askush nuk kishte protestuar, megjithese nga regjimi i meparshem nuk ishte marre asnje mase. Duke folur per greven e urise Kryeministri theksoi se ne nje fare menyre greva mund te kishte nxitur kapercimin e disa afateve ne zgjidhjen e problemit, por duhet patur kujdes gjithsesi te behej brenda rregullave, ne menyre qe te mos marre vetem kujt i takon. “Nga ana tjeter duhet thene se grevat nuk mund te zhvillohen me zaptim te godinave shteterore apo bllokime rrugesh. Ka menyra te caktuara per zhvillimin e tyre”. Meksi argumentoi se kushdo mund te futet ne greve urie e nen kercenimin e vdekjes te kerkoje gjera te drejta, por edhe te padrejta e ne kete aspekt ato nuk mund te perdoren si mjete shantazhi. Kryeministri sqaroi gjithashtu se qe ne fillim kane qene per dialog dhe u kane kerkuar grevisteve te shkojne ne Kryeministri. “Nuk eshte rasti i pare qe ngrihen probleme te tilla qe ne jemi munduar perhere t’i zgjidhim”. Duke folur per kete Meksi theksoi se ka dhene zona te tjera si Pogradeci e Korça qe kane te njejtin problem e te cilat po shqyrtohen. Masat qe do te marre qeveria jane: shperngulja e atyre qe jane pa toke dhe perdorimi i fondeve te caktuara per zonat verilindore ne projekte qe ka per to.

URDHEROHET NDERPRERJA I

Mbi takimin Nano-Alia

Stilolapsi i baletes vazhdon të nxijë gazetat

“Nga nje l uge e nga nje l uge, fundi i poçes del ne duke”. “Shkon per lesh e kthehesh i qethur”. (Fjale te urta nga gurra e Matit) Nuk e dime ç'hall i madh e shtyn zotin Baleta te zbërthejë dosjen e vet ne artikuj te fundit. Mos valle instikti i fundit te tij te paladivashëm e ngacmon te rrefhet perpara Zotit, per te lare mekatet? Pak e besueshme te jete kjo hipoteze, kur dihet qe nje ish-komunist i flakte, sekretar i organizates baze te Partise se Punes ne Ministrine e Puneve te Jashtme, zot e perendi ka pasur veprat e shokut Enver. Le te kujtojme analizën qe i bente shoku Abdi librit “Imperializmi dhe revolucionet” ne revisten “Drejtësia popullore” nga fundi i vitit 1990 dhe qe, per vonese ne botim, doli nga fillimet e vitit 1991, kur zoti Baleta po dilte ne krye te proceseve demokratike. Ai e konsideronte kete veper si analizën me te plote qe i behej ndonjehere sistemit te kalbur borgjezo- revizionist dhe imperializmit, si fazen me te fundit te kapitalizmit. Nuk na e do mendja ta kujtuar nga frika apo i detyruar, sepse udheheqesi i tij i lavdishem kishte vdekur me kohe. Athehere, ç'a kete frymezuar per te marre stilografin e per t'i thurrur ditirambe Enverit, ne nje kohe qe ate po e permendnin rralle e me rralle bashkepunetoret e tij me ngushtë? Mos donte, t'i deshmonte besnikërine deri ne vdekje ndaj kauzes se vese ne te nderi, qe ishte ende e fuqishme dhe kishte ne dore te jepte ndonje kocke? Apo ndonje urdher i shefave te tij per te dale publikisht e per t'u thene njerezve se Baleta nuk e tradhton kollaj idealin dhe se nje here ia ka dhene besen partisе? Keto hamendje vetem stilografi i zotit Baleta mund t'i thëllojë. Dhe, çudi, si nuk e ka prekur kete temë deri me sot ne shkrimet e tij te shumta, pothuaj ne te gjitha gazetat, nderkohe qe nuk ka harruar te servire ne publik edhe informacione pa vlere e te rendomta, si ai qe beri per nje ish-student te huaj, natyrisht me kerkesen e operativit te sigurimit te shtetit, siç pohon vete. Nuk eshte e veshtire te kuptosh qe ne te gjitha shkrimet e tij te fundit zoti Baleta po rishkruan biografinë e vet. Me deshire dhe veticinati e ai po hap dosjen e vet. Me nje guxim alashevkian po refhehet publikisht se paska qene komunist i ndershem dhe i vetedijshem, nje komunist korrekt qe ka zbatuar me devotshmeri ligjet e diktatures, duke marre me qafe me zemergjeresi me dhjetra njerez te pafajshem, qe nuk u pelqente diktatura e perfaqesuar nga shoku Abdi; se ka qene nje diplomat qe e ka mbrojtur interesat e atdheut, duke e reklamuar kete atdhe si kopsht te lulezuar buze Adriatikut dhe me demokracine me te kulluar, se i eshte pergjigjur thirrjeve dhe kerkesave te operativëve te sigurimit per t'i dhene informacione (pune le te cilen zoti Baleta do ta bente me kenaqesi edhe sot pa iu dridhur dora, siç pohon vete), se ka qene deshimtar ne gjyqin e Nesti Nases etj, etj. Te gjithe kete veprimtari poliedrike e ish-diplomati tone te karrieres

Mbi takimin Nano-Alia

URDHEROHET NDRRIMI I QELISE TE NANOS DHE ALISE -A do te shkruaj me Nano nga qelia 49? Nje nga”argumentat” qe perdorte avokati Tirana per te hedhur poshte vertetesine e faktit qe Nano e Alia jane takuar ne qelite e burgut te Tiranes, ishte dhe mohimi i faktit qe qelite e tyre kane qene pothuajse balle per balle. Megjithese ky fakt nuk ishte aq i rendesishem sa avokati Tirana te merrte mundimin ta pergenjeshtronte siç duket me kete menyre ai perpiqej te krijonte pershtypjen se dhe fakti kryesor ai i takimit nuk ishte i vertete. Edhe se çuditshme se nga e di avokati Tirana se si ishin qelite e Nanos dhe Alise, pasi me rregullore atij nuk i lejohet te shkoj tek qelite, apo ka marre pjese dhe ai ne takim? Sidoqofte nga burime te mirinformuara rezulton se vetem me date 4 maj eshte urdheruar qe te behet ndryshimi i qelive te Nanos dhe Alise te cilat kane qene pothuajse perball me njera-tjetren ne ish-burgun e grave. Nuk dihet ende se kush ka levizur nga qelia Nano apo Alia por kjo mund te kontrollohet lehte nepermjet ”ZP”. Ne se Nano ne letrat e tij do te vazhdoje te shenoje numrin e qelise 49 atehere vetkuptohet qe eshte nderruar qelia e Alise ndersa Nano vazhdon te qendroj ne ish-burgun e grave. Ne mesazhin e urimit me vizion socialdemokrat qe Nano i dergonte kryetarit te PS te Hungarise ishte shenuar burgu i Tiranes por nuk ishte shenuar nr. i qelise si zakonisht. Pra per te vertetuar se kush e ka nderruar qeline duhet pritur letra tjeter e “te izoluarit” ne burgun e grave, kryetarit te paravokueshem te PS, F. Nano.

Kendi i karikatures

Ube do te mbetem ne qenien tuaj? N. Q. meski po te vijë këtu! PAVARESISHT NGA Z. DONLE, UNE ERDHA NE PODGRADEC DUHET TE PREGATITEM PER MBYTJE, Ç'TE BESH? NE SOCIALISTET E MBYLLAM FJALEN... BO, BO, QENKA UJE SHUME I FTOHTE DALE, T'UO SQAROJ? NUK ME SHMBET JETAJ POR MY ESHTE KURTHI POLITIK PER TE LUND... NUK... OPOZITEN. Ramiz [?]