14/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 maj 1994

PËRFUNDON GREVA NË KUKËS

-Mbas takimit te komisionit te greves me qeveritaret, grevistet i japin fund greves- Greva e perfaqesuesve te disa fshatrave te permbytur nga liqeni i Fierzes ishte per dite me radhe ne qender te vemendjes te te gjithe opinionit shqiptar. Qellime te shumta u ngateruan ne kete çeshtje, qe megjithese nuk kishte asnje orientim politik u shfrytezua me te gjitha menyrat nga ata qe jane te interesuar te shkaktojne ngaterresa. Jo kot propaganda e PS i frynte çdo dite ketij problemi me forma te ndryshme. Fillimisht gjoja te shqetesuar per problemin e te permbyturve ata “protestonin” dhe kerkonin qe qeveria te zhvillonte dialog me grevistet megjithese dialogu kishte filluar. Me pas kur grevistet u takuan dhe me kryeministrin dhe qeveritaret e tjere, propagandes se PS nuk i mbeti gje tjeter, vecse si gjithmone te shprehte pakenaqesine e saj qe edhe ky problem e gjeti zgjidhjen me dialog e nuk arriti te kthehet ne gur per realizimin e qellimeve te tyre. Mbas takimit te perfaqesuesve te fshatrave te permbytur me qeveritaret dhe kryeministrin u arrit nje mirekuptim dhe greva u nderpre. Kryetari i komisionit te greves Tahir Trota do te shprehej per ATSH-ne se bisedimet ishin konstruktive dhe qeveria qe i ka konsideruar te drejta nje pjese te mire te kerkesave, ka ngarkuar komisionin qeveritar per zgjidhjen e tyre. Grevistet siç kishin deklaruar, pasi u njohen dhe membeten te kenaqur me vendosjen, vendosen t’i japin fund greves Pavaresisht nga pakenaqesia qe mund t’u kene shkaktuar disave. Tani qeveria duhet te pershpejtoje praktikat e punes ne menyre qe problemet te ngjashme te zgjidhen perpara se “hallxhinjte” te behen pre e qellimeve politike te atyre qe vazhdojne te perpiqen e me çdo kusht kerkojne te rikthejne kohen e shkaterrimeve e te kaosit ne Shqiperi.

2 PRILLI DHE RAMIZ ALIA

-Pse e mblodhi R.Alia plenumin e PPSH me 1 prill 1991?- -A urdheroi Alia te shtih et dhe me 2 prill siç urdheroi me 20 shkurt kur u rrezua Hoxha?- -Pse e mblodhi R.Alia plenumin e PPSH me 1 prill 1991?- -A urdheroi Alia te shtih et dhe me 2 prill siç urdheroi me 20 shkurt kur u rrezua Hoxha?- Ramiz Alia se shpejti do te jape llogari perpara drejtesise per mjaft nga krimet e tij. Ish-sekretari i pare i PPSH me pas i kthyer ne President i PS kete here do te dale perpara gjykates jo si deshmëtar si deri tani, por si i pandehur, i akuzuar per genocid ndaj popullit shqiptar. Tashme shume nga krimet e tij jane vertetuar e do te dalin ne gjyq, por ka ende krime ku firma e Alise nuk duket ose eshte fshehur. Nje nga me te rendet e me tragjiket eshte ai i 2 prillit ne Shkoder. Veshtire se ka ndonje shqiptar qe te dyshoje ne doren e Alize per ngjarjen e 2 prillit. Edhe ata qe vazhdojne ta mbrojne çdo dite edhe sot krahun e djathte te Hoxhes, veshtire te mos e dine ose te pakten ta marrin me mend rolin e Alise ne ato ngjarje. Zgjedhjet e 31 marsit 1991 u zhvilluan mes nje tensioni te jashtzakonshem. PD ne çdo moment gjendej perpara provokimeve qe sillnin alternativa te rrezikshme. Shoqatat e Enverit, pushtarak i Shkolles se Oficereve, eksodi, kercenimet diten e vrasjet naten. Te gjitha keto beheshin me vulen e Alise dhe mund ta çonin Shqiperine nga momenti ne moment ne nje lufte civile ku forcat e sigurimit do te ndesheshin me njerezit. R.Alia nuk i interesonte ne te vertete nje lufte totale civile pasi e dinte rezultatin, ai kerkonte vetem te krijonte nje gjendje tensioni e frike, te krijonte pershtypjen se nga momenti ne moment ne Shqiperi mund te shperthen­te terrori i kuq ndaj atyre qe Alia neper fjalime “sekrete” pa ngurrim i cilesonte armiq te rrezikshem. Nderkaq jashtë Alia paraqitej si figura qe ishte e vetmja pengese qe ai terror (te cilin vete e nxiste) te mos shperthente. Alia kishte frike, prandaj perdidhej. Rezultati i 31 marsit i ngrohu komunistet, por ata e dinin se nje rezultat i tille nuk do te ishte pa reagime. Atehere Alia vendos te mbledhe plenumin e PPSH, me 1 prill. Çfare u tha ne ate plenum? Çfare u vendos? Per çfare do te firmoste e urdheronte pas tij R.Alia? Faktikisht me saktesi nuk dihet gjithçka u vendos aty. Sidoqofte nje fakt njehjet mjaft mire: te nesermen me 2 prill, 4 djem te rinj u vranë mbas shpine. Disa nga autoret e ketij krimi jane denuar, por ata nuk kane vepruar me koke te tyre. Tashme eshte arme neve nga policet qe kerkohesh. Çfare do te nxjerre ai? me koke te tyre. Tasheme eshte armatura nje nga policet qe kerkohej. Çfare do te nxjerre ai? Kur u rrezua monumenti i Hoxhes, Alia ka urdheruar qe te shtihe[t] mbi njerezit, po ne 2 prill? EDI PALOKA

PRESIDENTI BERISHA PRET MINISTREN E TREGTISE NDERKOMBETARE DHE TE INDUSTRISE TE MALAJZISE, ZONJEN RAFIDAH AZIS

Presidenti i Republikes, Sali Berisha, priti delegacionin qeveritar Malajzian te kryesuar nga Ministrja e Tregtise Nderkombetare dhe e industrise, znj. Rafidah Azis, e cila shoqerohej edhe nga perfaqesues te sektorit privat. Ne ekspozene e tij mbi ecurine e reformave ne Shqiperi dhe rezultatet e arritura, Presidenti Berisha e vuri theksin mbi potencialet qe paraqet Shqiperia per investitoret malajziane, sidomos ne fushen e tekstileve, konfeksioneve, turizmit e ndertimit. Zonja Rafidah Azis shprehu gadishmerine e saj per bashkepunim te ngushtë me ministrine analoge, ne drejtim te permiresimit institucional, te shkembimit te pervojës per pervojat e stimulimit te eksportit etj. Ajo gjithashtu e siguroi Presidentin Berisha se do te stimuloje afaristat malajziane per te investuar ne Shqiperi.

RESPEKTIMI I VOTES SE LIRE, ESHTE THELBI E MESIMI I PARE I ÇDO DEMOKRACIE

-Populli hungarez me voten e tij te lire, nuk futi ne parlament asnje nga partite ekstremiste, as fashistet e as ata qe zvarrisin njerez e thyejne kafka.- Vecojme nga intervista e Presidentit Berisha dhene TVSH-se pas vizites ne Rumani Qellimi i kesaj vizite ishte zgjerimi i bashkepunimit politik, ekonomik, kulturor, shkencor e i gjithe marredhenieve ndermjet dy vendeve tona, te cilat padyshim qe jane dy vende mike. Gjate ketyr dy diteve ne Rumani ne nenshkruam nje sere marreveshjesh te cilat u kulmuan me nenshkrimin e Traktatit te Miqesise e te Bashkepunimit ndermjet dy vendeve tona, vijuar kjo nga tere marreveshjet e tjera, nder te cilat edhe ajo e taksimit te dyfishte, e nxitjes se investimeve dhe e bashkepunimit ekonomiko-shkencor. Keshtu qe ky kuader ligjor i cili u plotesua dhe po plotesohet me shpejtesi i te marredheniet e dy vendeve tona mbi nje baze te re dhe garanton nje perspektive te sigurte. Rumania eshte plotesisht e vendosur te kontribuoje ne parandalimin e konfliktit, ne rajon ne zgjidhjen me dialog dhe me mjete paqesore te tij. Gjate kesaj vizite Presidenti Berisha insistoi prane Presidentit rumun Iliesku dhe qeverise rumune qe lidhjet tradicionale te Rumanise me Serbine te mund te perdoren per te ndikuar te Beogradi qe te filloje nje dialog pa kushte me Prishtinen ne pranine e nje pale te trete. Do te ishte ky dialog shume i rendesishem per uljen e tensionit dhe per fillimin e nje zgjidhjeje te perbashket te problemeve shume te nderlikuar te Kosoves. Rumania eshte e gatshme te mbeshtese anetaresimin e Shqiperise ne KE sikunder eshte e gatshme te bashkepunoje me Shqiperine ne kuadrin e partneritetit per paqe dhe te institucioneve te tjera nderkombetare. Ne takimin tim me opoziten dhe me zotin Konstantinesku, i cili ishte edhe nje mik i joni konstatuam me kenaqesi se ne politiken e jashtme si qeveria, ashtu edhe opozita kane te njejtat percaktime, sikunder duhet te them qe te dyja palet ushqejne ndjenja thellesish miqesore per Shqiperine e per shqiptaret, dhe jane te interesuar per nje bashkepunim te ngushte me vendin tone. Takimi me Presidentin hungarez Gons ishte i shkurter, por mirekuptimi ishte i madh. Presidenti Gons u shpreh se problemi i Kosoves eshte nje problem jashtzakonisht delikat dhe pa zgjidhjen e ketij problemi Ballkanik nuk do te kete nje zgjidhje te krizes. Takimi me Presidentin hungarez konçidoi nje dite pas zgjedhjeve te lira qe u zhvilluan ne ate vend, te cilat jane gjithnje nje fitore e demokracise, por dua te shtoj se me kete zgjedhje hungarezet u dhane disa mesime, gjithe popujve te Evropes Lindore. Nje mesim i madh i ketyre zgjedhjeve ishte se ato u zhvilluan tamam pas 4 vjetesh, çka do te thote se kishte nje vendim individual dhe politik ne Hungari per te respektuar voten e lire dhe respekti i çdo demokracie. Nje mesim tjeter i forte e shume i rendesishem i zgjedhjeve ne Hungari ishte dhe fakti qe ne parlament asnje nga partite ekstremiste, as fashistet e krahun fashist, as ekstremistet qe donin te zvarrisnin njerez e te thyenin kafka, por futi ato parti te cilat ai i konsideroi se mund te thellonin me tej proceset e reformat demokratike. Keto mesime jane shume te rendesishme per te gjithe ne qe jemi ne rrugen e demokracise dhe qe padyshim duhet te mesojme shume nga eksperienca e njeni-tjetrit.

REÇJANET TRE HERE VOTEN IA DHANE PARTISE DEMOKRATIKE

- Kemi qene dhe jemi antikomuniste- - Reçi ka nje vote, ate do t’ia jape PD-se. - - Nuk i harrojme 50 vjet diktature kur reçjani mbante shpirtin me nje cope buke misri te mykur dhe nje domate turshi-

U MBLODH KRYESIA E FRPD

Dje ne seline e PD u mblodh kryesia e FRPD per te zhvilluar takimin e radhes. Gjate ketij takimi u diskutuan problemet kryesore te FRPD si dhe mbi çeshtjet e situates politike te momentit. Vemendje ju kushtua sidomos zgjedhjeve lokale qe do te zhvillohen ne disa komuna te rretheve te ndryshme. Lidhur me kete u vendos qe edhe Forumi duhet te luaj rolin e tij aktiv sidomos ne ato zona ku njerezit megjithese po shijojne rezultatet e demokracise, vazhdojne te qendrojne lidhur me mentalitetet e vjetra. Gjithashtu ne kete mbledhje te kryesise se FRPD u analizua puna e deri tanishme per organizimin e seksioneve te FRPD shtimin e anetareve te rinj, zhvillimin e aktiviteteve dhe permiresimin e strukturave administrative. Nje problem tjeter qe u diskutua ne takim ishte gjetja e formave per permiresimin e gazetes se FRPD “Barku i djathte” [?] si dhe konceptimi sa me i sakte i bazes se saj gazete rinore dhe politike. KORRESP. I “RD”

MASA ENERGJLIKE DHE VIZIONE TE QARTA PER PERSPEKTIVEN SHQIPTARE TE HEKURUDHAVE

Dje ne Kuvendin Popullor MASA ENERGJLIKE DHE VIZIONE TE QARTA PER PERSPEKTIVEN SHQIPTARE TE HEKURUDHAVE (Nga Interpelanca e Ministrit te Transporteve dhe Komunikacionit, zotit Fatos Bitincka per transportin hekurudhor) Dje paradite, me kerkesen e grupit parlamentar te PS-se, Ministri i Transporteve dhe Komunikacioneve, zoti Fatos Bitincka erdhi ne Kuvendin Popullor ne seance interpelance, kryesisht per problemet e transportit hekurudhor. Pasi foli fillimisht per disa nga problemet aktuale te transportit detar, ai referoi me tej gjate per problemet, vemendjen dhe politiken e Qeverise. Duke paraqitur gjendjen e veshtire ne te cilen kjo qeveri e mori kete sektor, mes te tjerave ai theksoi se ne muajin prill 1992 gjendja e transportit hekurudhor ishte ne kaun me te rende te tij. Trenat e udhetareve ishin ne gjendje alarmante, vagonat te shkaterruar e te dejuar plotësisht, sistemi telefonik krejtesisht jashte funksionimit me afro 215 km linje te vedhur, stacionet e udhetareve te shkaterruar, pa xhama e dyer dhe disa prej tyre ishin shnderruar ne “stalla bagetish”; demtime massive ne vagonat e mallrave, nga te cilet 400 cope vagonave te hekurudhave te huaja me dem ekonomik prej 230 milione leke. Demtime te tjera u krijuan edhe ne sektore te tjere te hekurudhes si ne repartet e ofecines se riparimit, etj. Demi i pergjithshem i shkaktuar ne kete periudhe tranzicioni, vleresohet rreth 700 milione leke (me çmimet aktuale). Ne keto kushte u nderpre plotesisht transporti i udhetareve dhe ai i mallrave u ul ne shifra minimale. Perballe kesaj gjendjeje e gjithe sia e kredise se pare te Komunitetit Europian te caktuar per transportin, prej 2.5 milion dollare u vu ne dispozicion te hekurudhes per blerjen e lendeve te para, materialeve e pjeseve te kembimit. Nga kredia e importeve kritike te Bankes Boterore u caktuan fondet per blerjen e pasjeve te ndërlidhjes (perreth 10 milion leke). Me leviznin e ketyre fondeve filloi riparimi e venia ne gatishmeri e mjeteve hekurudhore, ne veçanti i vagonave te udhetareve dhe u siguruan radiot per nderlidhjen. Gjithashtu, ne forme ndihme u siguruan 20 mije cope traversa druri te perdorura per zevendesimin e traversave te kalbur. Keto, se bashku me masat e marra per importimin nga Italia te 63 cope vagonave te udhetareve te perdorur, me nje vlëfte prej 576 milione lireta me nje gjendje relativisht te mire, arriten qe ne qershor te vitit 1992 te riaktivizohet transporti i udhetareve. Numri i udhetareve dhe i te ardhurave ne muajin janar te vitit 1994, kundrejt te njejtit muaj te vitit 1992 jane rritur 5.4 here duke transportuar aktualisht rreth 12 mije udhetare ne dite. Ne korrik te vitit 1993 perfundoi meremetimi i madh i te gjithe godinave te stacioneve te udhetareve e mallrave me nje vlëfte prej 14 milione leke, te cilat siç permendem ishin totalisht te shkaterruar. Me financimin nga buxheti i shtetit me 80 milione leke per riparimin e vagonave te huaj dhe duke bashkerenduar me hekurudhat e disa shteteve, u moren masa qe brenda vitit 1992 te evadohen rreth 400 cope vagon[a] te huaj, te shkaterruar e te zhveshur gjate tranzicionit, duke menjanuar nje dem ekonomik.

DHANE PARTISE DEMOKRATIKE

- Kemi qene dhe jemi antikomuniste- - Reçi ka nje vote, ate do t’ia jape PD-se. - Nuk i harrojme 50 vjet diktature kur reçjani mbante shpirtin me nje cope buke misri te mykur dhe nje domate turshi- - Kemi qene dhe jemi antikomuniste- - Reçi ka nje vote, ate do t’ia jape PD-se. - turshi- Nga Peshkopia per ne Reç rruga gjarperon brigjeve te Drinit midis malesh. Zone e thelle, toke e varfer dhe e paket per te perballuar nje jete te kamur, por qe banohet qe ne lashtesi nga njez[e]z patriote, trima dhe fisnike. Te flashes per reçjanin sot, se pari duhet te kujtosh historine e tij qe eshte po aq e lavdishme sa ç’eshte historia e Dibres dhe e Shqiperise. Diktatura enveriane nuk u mohoi reçjaneve vetem historine, por e nëperkembi me perbuzje edhe dinjitetin e tyre si njerez, duke u marre gjithçka: token, bagetine, nderin. Reçjani per 50 vjet punoi si argat ne token e tij per 3 lek ne dite. Nuki i harrojme, thote reçjani 50 vjet te diktatures kur e mbanin shpirtin me nje cope buke misri te mykur e nje kokerr domate turshi, edhe pse punonim nga mengjesi ne mbremje. Nuk kishim te drejte te mbanim qofte edhe nje dhi, nje dele, edhe pula nuk na lejonin te mbanim, toka ishte e paket dhe e varfer, gjithçka ishte e kooperatives, sekretarit te partise, kryetarit te kooperatives. Keshtu reçjani shfrytezohej duke i dhene aga sa te mbante shpirtin gjalle, por mbi te gjitha nuk kishim lirine per te thene hallet tona, per te kerkuar diçka me teper, sepse te priste nesi 55. Vuajtjet qe hoqen reçjanet per 50 vjet nen pushtetin komunist bene qe ne te tre zgjedhjet ata te votojne per Partine Demokratike. Dhe se tek kjo parti ata gjeten shpresen e tyre, per te ardhmen e tyre. Dhe per kete reçjanet thone se nuk kemi dale te zhgenje[r], paçka se çfare perrallisin dhe shpifin ata te PS. Midis shume reçjaneve te tjere Riza Toshi nga fshati Hurderchec thote: Ne e kemi nda mendjen, ketu fiton veçse kandidati i PD. Per ate qe vdes ne kemi nje shprehje: “Kryeshendosh”. PS si pasardhese e PP per ne ka vdekur, prandaj dhe u themi atyre “kryeshendosh”. Keto dite te fushates per zgjedhjet e kryetarit te komunes se Reçit ne Diber vertiten edhe deputet e PS si Ndre Legisi, Halil Lalaj dhe gazetari H Jup[e], te cilet shtepi me shtepi me fener naten (atyre u pelqen menyra ilegale e agjitacionit dhe propagandes) dhe jo ne driten e diellit. (Vijon ne faqen 2)

FYERJE NE MBROJTJE E KRIMIT

“ZP” krahas(on) De Klerkun me R.Aline Ne ethen e terb[u]ar per te mbrojtur ish bllokmenet, krimin, kast[e]n e kuqe, keto dite lidershipi socialist, nepermjet anetarit te kryesise se saj, shokut L.Rama, nuk nguron qe diten e betimit te Mandela-si president i Afrikes se Jugut ta shfrytezoje per te marre ne mbrojtje Ramiz Aline duke e krahasuar ate me De Klerkun. Ne ethen e terb[u]ar per te mbrojtur ish bllokmenet, krimin, kast[e]n e kuqe, keto dite lidershipi socialist, nepermjet anetarit te kryesise se saj, shokut L.Rama, nuk nguron qe diten e betimit te Mandel[e]s si president i Afrikes se Jugut ta shfrytezoje per te marre ne mbrojtje Ramiz Aline duke e krahasuar ate me De Klerkun. Krahasimi i R.Alise me De Klerkun eshte fyerje e rende per paqen e demokracine, eshte nje mbrojtje e hapur e krimit nga i cili lidershipi socialist eshte i detyruar, siç duket, te mos shkeputet dot per implikimet e tij ne kete vorbull. Krahasimi midis De Klerkut dhe R.Alise eshte fyerje per ndjenjat e patrioteve, te demokrateve dhe te mbare popullit te drobitur shqiptar. Duke bere, pa asnje pergjegjesi, kete krahasim, do te thote se paku te shkelesh me cinizem mbi gjakun e te gjithe atyre qe u vrane barbarisht dhe u terhoqen zvarre neper rripat kufitare te Shqiperise apo ne qytetet e fshatrat shqiptare ne vitet ’90-’91 me urdher te R.Alise. Vetem nje logjike e verbuar ne funksion te mbrojtjes se Enverit, ose siç u quajt ai hapur nga populli ne ditet e zjarrta te permbysjes se diktatures, te Hitlerit, ne mbrojtje te Nexhmijes, ose siç eshte cilesuar nga populli yne, te pantes [sic] se zeze apo te Ledi Makbeth-it, te nje hajduti ordiner i lidhur me Mafian dhe vrasësi si Fatos Nano apo te R.Alise i biquajtur ndryshe ne popull si Tano Karidi mund te kaloje deni ne krahasime te tilla absurde siç eshte ajo midis De Klerkut dhe R.Alise. “ZP” deshmon edhe nje here me kete vezhgim te shkurt Ram se eshte ne gjendje per te mbrojtur figurat e krimit ne Shqiperi jo vetem me trillime nga me ireale[t], por edhe duke perbaltur nobelistet siç behet faktikisht duke krahasuar zotin De Klerk, R.Alise. “Zeni i popullit”, sidoqofte, nuk ben tjeter duke vazhduar ne kete linje veçse e reklamon edhe nje here veten si “Zeni i krimit”. VEZHGUESI

MESHIRE PER GURO ZENELIN!

Dje ne diktature ndjehej njeriu me i lire ne bote, sot ne demokraci nuk ndjehet i lire dhe i sigurte. Mesazhi i tij: le te kthehet edhe nje here liria nen diktature Pasi u vet reklamua disa kohe si i penduar, i distancuar nga e kaluara e vet dhe e partise se zemerës, pasi qendroi ne fillimet e demokracise si gjyngi, tani Guro Zeneli na eshte bere ai i pari. Fale tolerances se natyrshme te demokracise tij i eshte rizgjuar me sa duket trimeria e humbur dhe se spovruar ne betejat e shumta e te pergjakshme te luftes se klasave, perkah R.Alise dhe shokeve te jere te idealit. Ka kohe qe e ka qeshu[r] shpat[e]n e tij ne ndryshkur dhe po ben kerdine e fushebetej[e]s, ne faqet e “ZP”-se, terrenin dhe natyren e te ciles i njeh ndoshta me mire se ato te vendlindjes. Ne qofte se ne shkrimet e meparshme te botuara ne “ZP” ai eshte kujdesur te jete me i vetemembajtur e me i rafinuar, qe mos ta paraqes veten siç eshte ne te vertete, bir besnik i partise qe i dha gjithçka, nostalgjik i diktatures dhe i alla socializmit enverian apo ramizian, me artikullin e botuar me 12 maj, ne aparturen e 12 te “ZP”-se ai shpallet apo afirmohet plotesisht.