18/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 maj 1994

GJIROKASTER: TENTOHET TE VIDHEN TOPAT E KALASE

Ne se do te ishte e mundur, vjedhesit e pasurive tona kulturore edhe keshtjellat e lashta do ti kishin “zhmontuar” dhe shtitur kontrabande jashte. He per he mbradhen e kane topat e kalase se Gjirokastres. Me 13 maj, rreth ores 19.00 vjedhes te organizuar tentuan ti grabisin topat e vendosur ne sheshin e Kalase se Gjirokastres. Pasi çbllokuan vendin ku ishin betonuar, ata i hoqen topat antike te derdhur ne bronx nga muret e kalase, per ti transportuar ne destinacionin qe kishin menduar. Por tentativa e tyre deshtoi, fale nje qytetari, i cili i pa rastesisht dhe njoftoi organet kompetente qe ndaluan vjedhjen e pergatitur. Pas 7 vjedhjeve te regjistruara ne Kala, ky ishte rasti i tete, por pa sukses. Megjithese Kalaja dhe muzeu i armeve ruhen, sa here qe kane armeve ruhen, sa here qe kane ndodhur vjedhje, rojet dhe askush tjeter, qytetar nuk jane personal qe shperbehen, duke marre parasysh pasojat me pergjegjesi garantojne shenjat me te bera. Edhe dikurën perkates e ka bere veshin e shurdher ndaj ketyre vjedhjeve. (ATSH)

PAPULIAS MIRATON ZYRTARISHT TAKIMIN E PROPOZUAR NGA SERREQI Deklarate e zedhenesit te Ministrise se Puneve te Jashtme Dje ambasadori i Republikës Greke z. Caliqis u paraqit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në takimin që pati me zv/ministrin Arjan Starova shprehu miratimin zyrtar të Ministrit të Jashtëm grek Karolos Papulias mbi propozimin shqiptar për një takim të ministrave të punëve të jashtme. Ai komunikoi propozimin e pales greke qe takimi te behet me dy seanca, njera ne posten kufitare greke dhe tjetra ne posten kufitare greke, ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes. Zoti Arjan Starova theksoi se pala shqiptare e mirepret pergjigjen e pales greke dhe e sheh te domosdoshme qe rendi i dites te diskutohet paraprakisht ne nivel ekspertësh dhe që në takim të shtrohen për diskutim të gjitha problemet kryesore qe ekzistojne midis dy vendeve

Kryetari i PDSH, zoti Eduard Selami, në komunën e Reçit

-Populli i Reçit është popull patriot e demokrat, prandaj ka përkrahur dhe përkrah PD.- -Në nuk kemi premtuar dhe nuk premtojmë mrekullira, por ato që kemi thënë, i kemi mbajtur dhe do ti mbajmë - -Dy socialiste deklarojne se do te votojne per PD.- Me 16 maj ne fshatin Zall-Reç te komunes se Reçit ne kuadrin e prezantimit te kandidatit te PD per kryetar te komunes se Reçit, u be nje takim me banoret e ketij fshati, ku moren pjese Kryetari i Pergjithshem i PDSH, zoti Eduard Selami, deputetja Natasha Shehu, kryetari i deges se PD Diber, kryetari i kom. ekz. te rrethit e te tjere. Kete dite pranvere fshataret e Zall-Reçit e kishin kthyer ne nje feste per nder te ardhjes se zotit Selami dhe te personave qe e shoqeronin. Ne fjalen e tij zoti Selman Elezi tregon per veshtersite e jetes ne kete zone te thelle me pak toke e uje, nen regjimin komunist jemi djege si korbi ne gusht. Kam punuar 30 vjet per kooperativen dhe regjimin qe kaloi, dhe asnjehere nuk jetuam si njerez. Edhe sot kemi probleme, kemi nevoja siç eshte paisja e qendres shendetesore, ndihme me te madhe sociale e te tjera, te cilat ne kemi besimin se do te behem. Ne voten nuk ia japim PD per keto, por per gjithçka qe beri per Shqiperine e shqiptaret. Tre here kemi votuar per PD dhe prape per te do te votojme”. Kurse Hamit Muradi edhe pse shprehu disa shqetesime dhe verejtje per seksionin

NGA FJALA E ZOTIT EDUARD SELAMI

Te nderuar banore te Zall Reçit Ju folet, bete verejtje, kritikuat, vune dukje arritjet ne keto dy vjet, qe ju i quajtet shume te rendesishme, thate gjithashtu se te gjitha keto jane merite e PD dhe e Qeverise Demokratike. Ju them sinqerisht se jam shume i befasuar nga menyra se si i ngreni problemet, menyra se si i keni kerkuar, ne zgjidhjet e shqetesimeve tuaja. Kjo eshte nje gje e veçante, qe nuk e kam ndeshur gjekundi. Kjo tregon se rrënjet kane kulture demokratike ne zhvillimet e kuvendit, per kete shpreh konsideraten e veçante per dhe i jam mirenjohes per gjithçka qe folët. Populli i Reçit qe ne fillimet e proceseve demokratike ka qene perkrah PD dhe ka votuar per ne. Ne e kuptojme me ju e mbeshtetet PD. Ju historikisht jeni nje popull patriot. I keni dale zot fateve te Shqiperise ne momente kritike te fatit te tij. Kështu që një popull patriot nuk ka se si te mos jete demokrat e te mos perkrahe PD e punon per Shqipërinë. Kur ju mbeshtetet PD duke votuar per te, kete ne radhe te pare e bete per lirinë, demokracine, besimin fetar, lidhjen me boten e qytetruar, patriotizmin dhe te ardhmen tuaj. Kjo kohe e shkurtër që nga fitorja e demokracisë, siç u konfirmua edhe nga ju ne kete bashkebisedim, tregon se ne e mbajtem fjalen, po e realizojme dhe jemi ne rrugen e realizimit, eshte kjo arsyeja qe ju shprehni besim dhe qe u eshte forcuar me tej. Natyrisht dhe ju me te drejte parashtruat ... me kerkesa ekonomikë si nevojen per dy elektropompa per vaditje, ndihme sociale dhe te tjera diferencuar, per shkak te kushteve te veshtira gjeografike, qendres shendetesore, repartit te TVSH. Une do te thoja se ka edhe kerkesa te tjera te cilat jane te nevojshme per ju dhe qe ne do te perpiqemi t'i realizojme se bashku. Rritjen e kerkeseve tuaja ne e konsiderojme si fitore te demokracise, por duhet te jemi realiste se perpjekjet per te realizuar ato qe nuk jane bere deri me sot, ne perpjekjet per te ecur me shpejt dhe me mire, te mos jene iluziione e te humbasim besimin tek demokracia. Ne e dime qe Shqiperia ka nje mije e nje here drejta e ardhmes. Kete rruge do ta bejme sebashku siç e kemi filluar dhe jo me kthim prapa. Nje kthim prapa per Shqiperine do te ishte nje begim fatal dhe me pasoja per gjithcka qe kemi arritur deri tani, por sidomos per erresimin e ardhmes. Une kuptova nje gje shume te madhe tek ju. Ju ne asnje rast nuk i ngushtuat interesat ekonomike te dites, ju nuk e matet demokracine vetem me keto probleme, por me ato arritje thelbesore te demokracise. Ne i mirepresim te gjitha pranimet e reja ne PD, çdo anetar i ri eshte nje force e re per PD, por ne i mirepresim sidomos ata anetare te rinj ne PD, te cilet te angazhuar nga politika e PS, shohin tek PD realizimin e interesave themelore te individit, fshatit, komunes e me tej. Rasti i paraqitur ketu ne Zall-Reç flet shume per PD.

KERKOHET BETTINO KRAKSI

Marrja e pasaportave, njoftimi për fillimin e proceseve, arrestimet: morseta e procesit “Duar te Pastra”, po shtrengohet rreth liderve te vjeter te Italisë, te akuzuar per korrupsion ne momentin kur qeveria e Silvio Berluskonit po merr fuqine. Marrja e pasaportave, njoftimi per fillimin e proceseve, arrestimet: morseta e procesit “Duar te Pastra”, po shtrengohet rreth liderve te vjeter te Italise, te akuzuar per korrupsion ne momentin kur qeveria e Silvio Berluskonit po merr fuqine. Qe nga koha e zgjedhjeve te 27-28 marsit, ish-baballarëve te Italise i eshte kufizuar liria e levizjes se lire. Ata nuk lëvizjes së lirë. Ata nuk janë me të mbrojtur nga imuniteti diplomatik. Ish-presidenti i Këshillit Betino Kraksi, një nga më të përmendurit në këtë proces, e sheh të ardhmen e tij të errët pas asaj rrugëdaljeje. Drejtësia i ka kërkuar të dorëzojë pasaportën. Zoti Kraksi i cili aktualisht nuk dihet se ku ndodhet, në Itali, Paris apo Tunizi, i ka dërguar autoriteteve gjyqësore një adresë në të cilën pretendon se do të jetë në fund të javës. Avokati i tij proteston duke theksuar se “Kraksi ndodhet përpara shumë problemeve dhe ndjekjeve të shumta gjyqësore në Rome, Milano, etj. Unë mendoj se ky është persekutim”. “Iniciativat gjyqësore shumëzohen me një shpejtësi të paparë dhe të paprovuar më parë nga gjykatë e Italisë, proceset po zhvillohen me aq shpejtësi sa nuk i lene kohë mbrojtjes të përgatiten”, ka deklaruar Betino Kraksi. Gjykatësit italiane do ta gjykojnë Betino Kraksin për një

NANO NE GJYKATEN E APELIT

Me 23 maj do te zhvillohet gjyqi ne shkalle te dyte i Fatos Nanos dhe i te pandehurve te tjere. Me 23 maj 1994, ne Gjykaten e Apelit do te zhvillohet gjyqi ne shkalle te dyte i çeshtjes penale te te pandehurve Fatos Nano, Sokrat Plaka, Robert Gjini dhe Hasan Hallka kesaj Gjykate. Siç dihet i pandhuri Fatos Nano akuzohet për krimin e përvetësimit të pasurise shteterore ne perpjestime te medha dhe falsifikim te dokumentave zyrtare, ndersa te pandehurit Robert Gjini, Sokrat Plaka dhe Hasan Hallkja akuzohen per krimin e shperdorimit te detyres. Trupi gjykues do te kryesohet nga Prel Martini. Te shohim se si do te mbrohet F. Nano kete here. A do te nxjerre ndonje dosje tjeter “sekrete” si ajo qe deklaroi ne shkallen e pare ? A do te vazhdoje te konsideroje veten “te persekutuar politik” apo do te pajtohet me fatin e tij prej te korruptuari dhe te mundohet ta lehtesoje disi krimin qe ka bere.

FUSHE VEPRIMI PER DREJTESINE

-Nje akuze me peshe 40 milione dollare Uzina e Acidit nr.3 ne kombinatin kimiko-metalurgjik te Lacit, lindi mbi bazat e nje teknologjie te blere me klering(siç thuhej atehere) nga polaket. Ndertimi i saj perfundoi me 1989. Per shkak te nje teknologjie, ku dish se çfare, ajo uzine hesht, pa punuar as edhe nje dite. Vlera e investimeve, para te djerses se popullit, arrin n 40 milione dollare. Tani acidi nr3 ka filluar te haje veten, uzina po shkon drejt vdekjes pa u dhene asnje qindarke as shtetit, as punetoreve. Po mbi ke rendon pergjegjesia per humbjen e ketyre 40 milione dollareve? Sot sindikalistet e ketushem tregojne se kjo uzine u ngrit ne saj te kembenguljes se ish-byroistit Besnik Bekteshi, ate kohe minister i Industrise dhe Energjitikes. Argumentave te grupit shkencor inxhiniero-teknik se duhet te marrim teknologjine gjermane dhe jo polake, qe nuk vlen, ai iu pergjigj se “Kete pune e di partia; e ka vendosur Byroja Politike. Ne ate kohe ai na tha prere: ‘Do ta marrim nga polaket me klerin dhe pikë!’ Por polaket nuk e vunë kurrë në punë. A nuk përbën kjo një akuzë të freskët për ata që nënshkruan humbjen e 40 milionë dollarëve? D.KARAJ

Ç’THOSHTE PARTIA BENTE POPULLI E Ç’DONTE POPULLI BENTE PARTIA E RAMIZIT

-Kesaj daulleje vazhdon ti bjere edhe sot Luani i ZP-se Parulla e mesiperme nga me mashtrueset e dalluara e perdorur nga PP per 45 vjet ishte perdorur me mjaft mjeshteri edhe nga nxenesi i urte e besnik i Enverit, Ramiz Alise, deri ne fund te karrieres se tij. -Te vazhdojme pa nderprerje luften e klasave-thoshte Ramizi, dhe shqiptarët prisnin me padurim te hanin koken e njeri-tjetrit, te ishin te perçare. -Te prishen kisha e xhamia orientonte Partia dhe Enveri yne, (i Ramizit) e populli “me deshire” u vu aty re kazmen. -Populli deshte varferi e vuajtje, burgje e internime e Ramizi me partine ia plotesoi deshiren me kenaqesi. -Prona private sjell çdo dite kapitalizem-thoshte Ramizi e per kete qellim jepte porosi te mos mbahet asnje pule nderjasa fshatari me kenaqesi dorezonte ne shtet ç’kishte. -Te punojme badia per diten, javen, muajin Enverit-thoshte Ramizi e populli shkonte me gezim ne pune! -Shqiperia do te qendroje hava, as ne lindje as ne perendim-thoshte Ramizi e keshtu qendroi ajo vertet deri sa uragani studentor permbyse diktaturen e tij. -Kush kalon kufirin ka tradhetuar atdheun-urdheronte Ramizi e djemt e nenave vriteshin ne kufi e terhiqeshin zvarre qyteteve. He pra a nuk ka punuar Ramizi per kete popull? Daleni, daleni se nuk i dini mire keto pune. Se sa ka punuar Ramizi shkoni e pyetni Luanin e Partise ose lexoni broçkullat qe shkruan ne ZP. Mjaft duroi Luani i mjere! I shane Enverin e Nexhmijen e nuk u ndje. I burgosen Byrone politike e Luani kafshoi gjuhen per te mos tradhetuar veten. E pra zemra kaq duron. Per Ramizin nuk mund te permbahet me. Po edhe faj nuk ka i mjeri. Ç’thote Partia ben Luani i ZP-se! ISMET SHESHORI

ZOTI CEKA SHEH ENDRRA NE DIELL

Ne nje interviste te dhene per gazeten ”Koha jone” shqiptare. presidenti i AD-se zoti Neritan Ceka, i kolamendur ne enderrimin e tij te tejzgjatur, enderrim, qe jo veç vazhdon naten per here, po nuk nderpritet as diten per diell, si nje fallxhore qe di ta lexojë me perpikmeri ato qe deftoje shkrimet ne llumet e filxhanave te permbysur, parashesh te ardhmen e politikes ne Shqiperi. “Ne, shprehet ai, parashikojme ne Shqiperine e ardhshme, te kemi: nje pol progresist te se majtes(PS, qe sipas Cekes e ka gjetur mire vendin e vet) nje pol progresist te qendres,(Vellai i vogel), ku ne synojme te luajme rolin kryesor dhe mendojme se hapesira eshte e hapur edhe per krijimin e nje bashkimi te forcave te djathta( kjo sidomos pas riaktivizimit te stilopsai te Baletes ne kete front-shenimi im). Ajo qe parashikon te mbetet e paftat, per Ceken eshte PD, sepse ajo nuk na paska vend ne hapesiren e ardhshme te politikes shqiptare. Deri tani, vijon Ceka, mendoj se socialistet e kane gjetur vendin e vet, duke ia shperblyer disi sherbimin qe PS’i ka bere partise fantazme AD, duke ia mbushur sallat me simpatizantet e vet(“Ne ato salla qe jane mbushur me shumice prej socialisteve”, pohon me gojen e tij Zeneli, i cili nuk ngurron, qe ta keshilloje vellain e vogel qe te mos Iashtohet). Se ç’enderrimtar i pandreqshem eshte zoti Ceka na parashikimet e tij, kjo nuk vlen te komentohet, sepse kete e shedh edhe lexuesi me i thjeshte, por gjithsesi eshte per t’u çuditur se ky zotëri parashesh si fitimtare vetem ish-komuniste te pandreqshem e ish-bashkepunetore te sigurimit te shtetit, tamam sipas testamentave te vjetra te Komandantit. E thuaj pastaj se Ceka nuk eshte nje enderrimtar i krisur, nje enderrimtar, qe nuk shirohet nga obsesioni i vet as diten per diell. L.STANI

FILLOI FUNKSIONIMI I PREFEKTURAVE

Në mbështetje të nenit 1 të ligjit nr.7608 date 22.9.1992 “Për prefekturat”, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Krijohen 12 prefektura me shtrirje territoriale si më poshtë: 1. Prefektura e Shkodrës me qendër në Shkodër ku përfshihen rrethet Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë. 2. Prefektura e Kukësit me qendër në Kukës ku përfshihen rrethet Kukës, Tropojë dhe Has. 3. Prefektura e Lezhës me qendër në Lezhë ku përfshihen rrethet Lezhë, Laç dhe Mirditë. 4. Prefektura e Dibrës me qendër në Peshkopi ku përfshihen rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat. 5. Prefektura e Durrësit me qendër në Durrës ku përfshihen rrethet Durrës dhe Krujë. 6. Prefektura e Tiranës me qendër në Tiranë ku përfshihen rrethet e Kavajës dhe Bashkia e Tiranës. 7. Prefektura e Elbasanit me qendër në Elbasan ku përfshihen rrethet Elbasan, Peqin Gramsh e Librazhd. 8. Prefektura e Korçës me qendër në Korçë ku përfshihen rrethet Pogradec, Devoll Korçë e Kolonjë. 9. Prefektura e Beratit me qendër në Berat ku përfshihen rrethet Berat, Kuçovë dhe Skrapar. 10. Prefektura e Fierit me qendër në Fier ku përfshihen rrethet Fier, Lushnje e Mallakastër. 11. Prefektura e Vlorës me qendër në Vlorë ku përfshihen rrethet Vlorë, Delvinë e Sarandë. 12. Prefektura e Gjirokastrës me qendër në Gjirokastër ku përfshihen rrethet Gjirokastër, Tepelenë e Përmet. PO KËSHTU KËSHILLI I MINISTRAVE EMËROI PREFEKTË SI MË POSHTË 1. Agron Milaj BERAT 2. Viktor Margilaj DURRËS 3. Thanas Merkuri ELBASAN 4. Fatos Gjyrezi GJIROKASTËR 5. Iliaz Vrioni SHKODËR 6. Pjenn Kini KORÇË 7. Esat Hasani LEZHË 8. Artan Emiri KUKËS Mbeten për t’u emëruar prefektët në prefekturat Dibër, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Dje Kryeministri Meksi dhe ministrat Musaraj e Uka zhvilluan takimin e parë të punës me Prefektet e sapoemëruar. Korresp i” RD-së