24/05/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 maj 1994

ASNJE PENDIM: “GJITHSHKA KEMI BERE KA QENE E RREGULLT”

Nga gjyqi i bllokmeneve Ky ishte motivi i ndjekur nga te tre ish-bllokmenet qe folen ne seancen e dyte te gjyqit qe po zhvillohet kunder krimeve te diktatures. Rita Marko nuk ngurroi te deklaronte se ka punuar gjithe jeten vetem per “klasen” dhe se ky eshte nje proces i montuar politik. Bile R.Marko (sipas stilit Nano) filloi te ankohet per shkelje proceduriale e per kushtet e burgut. “Nuk ka dyshim se kemi te bejme me nje shkelje flagrante te te drejtave te njeriut”- tha Marko. Eshte vertete kulmi i tolerances te degjosh se si ata qe ndodhen ne banken e te akuzuarve per krime makabre, te protestojne per “shkelje te te drejtave” e per manipulime. Per R.Markon gjithshka kane bere ka qene e ligjshme. Pra vrasjet pa gjyq, pervetesimet, internimet e burgosjet, çdo gje qe ata kane bere eshte e rregullt. Pak a shume te njejtat gjera tha edhe Carçani, i cili pasi beri nje retrospektive te gjate te jetes se tij tha se per 50 vjet eshte perpjekur vetem per Shqiperine, ndersa per luften kunder fese nuk dinte gje. Per te pandehurin M.Myftiu foli avokati i tij, Zamir Stefani. Lidhur me pervetesimin logjika ishte: “nuk e kam vjedhur shtetin pasi i kam quajtur lehtesira per punen qe benim ne sherbim te popullit”. Mbi shperdorimin e detyres me pasoje shkeljen e te drejtave te shtetasve M.Myftiu si edhe te tjeret deklaroi se nuk shihte asgje te jashteligjshme. Kete e perforcoi edhe avokati i tij i cili megjithese i ri ne moshe me seriozitetin me te madh perpiqej te argumentonte se lufta kunder fese ishte lufta qe rinia zhvillonte kunder zakoneve prapanike. “Ne kemi pare dokumentare ku rinia çohej e kerkonte vete qe te luftohej feja”, deklaronte i qete avokat Zamiri. M.Myftiu ka qene nga 1977 deri ne 1989 kryetar i komisionit te internimeve. Nuk ka shqiptar qe te mos dije se ç’perfaqesonte ai komision, por M.Myftiu thote: “Une veprimtarine e tij e konsideroj te ligjshme”. Me pas nje deklarate tjeter interesante: “Ne nuk shihnim biografite”- thote M.Myftiu. Me pak fjale seanca e dyte e gjyqit ishte nje çmenduri. Asnje pendim nga ata qe shkaterruan masakruan nje popull. Per ta gjithshka ishte e rregullt, e ligjshme. Atyre u dukej e papranueshme t’i akuzoje per disa vrasje “armiqsh”, per disa te internuar (reth 60 mije) e per ndonje te vdekur nen tortura. Bile per keto “sherbime” ndaj popullit ata dhe duhet te “shperbleheshin” e t’u krijoheshin lehtesira dhe kete nuk ka asgje te paligjshme. Ne pamje te pare ky do te ngjante nje gjyq ndaj pleqsh te rrjedhur apo te çmendurish, por te mos harrojme sa gjak e vuajtje shkaktoi çmenduria e tyre. E. PALOKA

PRESIDENTI I REPUBLIKES, BERISHA, TAKOHET ME PRESIDENTIN MAQEDONAS, GLIGOROV, NE POGRADEC

Presidenti i Republikes se Shqiperise, Sali Berisha u takua te dielën paradite ne qytetin e Pogradecit me Presidentin e ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise, Kiro Gligorov. Ky ishte takimi i katert midis tyre, por kete here ai ishte takim jozyrtar. Presidenti Berisha dhe bashkeshortja e tij i uruan mireseardhjen Presidentit Gligorov dhe bashkeshortes se tij ne rezidencen qeveritare te qytetit te Pogradecit. te Pogradecit. Bisedimet e homologeve Berisha e Gligorov u perqendruan ne bashkepunimin mes dy vendeve dhe gjendjen ne rajon. Me pas ata bene deklarata per shtypin. Presidenti Berisha, pasi e cilesoi takimin shume te ngrohte e miqesor, theksoi: “Zhvilluam bisedime te hapura e miqesore. Ne menyre te veçante diskutuam per bashkepunimin midis te dy vendeve tona dhe rame dakort qe te punojme shume per te zgjeruar kete bashkepunim. Diskutuam per zgjerimin e lidhjeve te komunitetit dhe vendosja e vjeses ajrore eshte nje sukses ne kete drejtim. Te dy palet e konsiderojme shume te nevojshem nenshkrimin e nje sërë marreveshjesh te tjera, si ate te transportit te mallrave dhe te udhetareve, te lidhjes se te dy vendeve me hekurudhe. Shqiperia eshte e gatshme t’i ofroje dhe i ka ofruar pales maqedonase lehtesi per depozita deri ne 1.5 milion ton karburant ne portet shqiptare, si dhe lehtesira per 1 milion ton mallra te tjera. Gjithashtu, e konsiderojme shume te rendesishme heqjen e vizave ne te dyja zonat kufitare ne nje distance 20-25 km, ashtu siç do te gjykojne ekspertet dhe, ky do te jete si nje hap i pare per te shkuar drejt heqjes se plote te vizave. Nenshkrimi i nje seri marreveshjesh te tjera te bashkepunimit ekonomik, te garantimit te investimeve do t’i sherbejne vendosmerise se dy vendeve per te zgjeruar bashkepunimin dhe per te zhvilluar marredhenie miqesore. Diskutuam gjithashtu edhe per bashkepunimin e per marredheniet politike dhe situaten ne rajon. Personalist, pershendes perpjekjet e zotit Gligorov per realizimin e regjistrimit te popullsise dhe percaktimin e ligjit per regjistrimin ne Maqedoni. Gjithashtu, per-shendes perpjekjet e tij per zgjerimin e lirive e te drejtave te shqiptareve ne kete Republike. Botimi i perditeshem i gazetes “Flaka e vellazerimit”, vendosja per te zgjeruar mjetet e informimit ne radio e televizion, hapja e Fakultetit per mesues ne Shkup, zgjerimi i sistemit te shkollave te mesme, do te rrisin rolin e faktorit shqiptar ne stabilitetin dhe zhvillimin e Maqedonise. Ne inkurajojme gjithashtu kontributin e forcave politike shqiptare ne stabilitetin e Maqedonise dhe te koalicionit qeveritar. Porsa i perket zhvillimeve ne rajon, te dy vendet jane te vendosura te punojne per integrimin e tyre ne Europe, ne institucionet evropiane e perendimore. Te dy vendet jane te vendosura qe te veshtrirsojne t’i kapërcejne perpjekjet dialogut. Bashkepunimi midis Shqiperise dhe Maqedonise eshte nje kontribut jo vetem bilateral, por edhe rajonal” Ne deklaraten e tij, Presidenti maqedonas Gligorov, fillimisht foli per mundesite e zhvillimit te metejshem te bashkepunimit mes te dy vendeve dhe, per kete, ai theksoi se “nuk eshte normale qe midis te dy vendeve te mos kete linje hekurudhore. Kjo menyre transporti, si dhe mundesia e ofruar nga pala shqiptare per shfrytezimin e porteve te saj, do te sherbeje per zgjerimin e bashkepunimit midis te dy vendeve fqinje”. Presidenti Gligorov deklaroi para gazetareve predispozicionin e shtetit maqedonas per nenshkrimin e marreveshjeve midis te dy vendeve. “Keto do te konsistojne, tha ai, ne bashkepunimin ekonomik, garantimin e investimeve te dyanshme, heqjen e taksimit te dyfishte, bashkepunimit kulturor dhe kujdesin e perbashket per sigurimin ne kufi, qe lejon qytetaret e te dy vendeve te levizin lirshem mes njeri-tjetrit”. Persa i takon Ballkanit, Gligorov u shpreh se “Kemi shume arsye qe te perpiqemi te ruajme stabilitetin dhe paqen ne rajon. Eshte edhe merite e jona vazhdoj ai, shmangia e pershjrjes ne konflikt e Shqiperise dhe Maqedonise”. Realizimin e regjistrimit te popullsise ne ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, Presidenti Gligorov e cilesoi si nje mundesi per heqjen nga rendi i dites se çdo lloj marreveshjeje, dhe me tej, e konsideroi kete regjistrim te popullsise shume te nevojshem dhe te domosdoshem. Ai vleresoi bashkepunimin midis te dy vendeve si “te suksesshem e me perspektiva te sigurta”. Pas drekes, presidentet Berisha dhe Gligorov, se bashku me bashkeshortet e tyre, shkuan per vizite ne qytetin e Ohrit, ku vizituan galerine e ikonave origjinale te ketij qyteti dhe kishen e Shen Klementit qe i takon shekullit te 13-te, e cila ndodhet perbri kalase se Samuelit. Per afro gjysem ore ata shetiten ne rruget e ketij qyteti turistik, te mbushur me plot njerez qe kalonin unkendin e kesaj jave. Me pas Presidenti Gligorov e ftoi Presidentin Berisha per nje vizite ne rezidencen qeveritare te Ohrit. Po sot, Presidenti Berisha u kthye ne Tirane. ATSH

Avokati Sanxhaku aprovon fajësinë e klientit të tij Fatos Nano

Ai i kërkoi dje gjykatës së apelit që padinë civile… . Ai i kërkoi dje gjykatës së apelit që padinë civile (d.m.th.pagesën e shumës tja kalojë Pergniolës, që ka marrë fitimin)Por Sanxhaku anashkaloi me vetëdije se Pergniola në mos e ka ndarë shumën e fituar nga privilegjet e krijuara përgjysëm me bashkëpunëtorin Nano i ka dhënë një pjesë të mirë të saj si onorar për këtë bisnes tepër fitimprurës. Atëhere sa është saktësisht shifra që ka marrë Nano ?, Kuptohet se këtë e dinë më mirë nga të gjithë ustallarët e këtij bisnesi,Pergniola dhe Fatos Nano.

DEKLARATË E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPËRISË

Asnje medyshje: Votat kandidateve te PD-se

Frytet e demokracise ne keto 2 vjet ua largojne medyshjen njerezve se kujt t’ja japin votat. Ato do te jepen me bindje te plote per kandidatet e PD-se, ashtu si me 22 mars 1992, sepse ajo po e nxjerr vendin nga gremija ku e hodhen komunisto-socialistet dhe po e con drejt perparimit, begatise dhe mireqenies, drejt integrimit te denje ne Europe. Kush jane kandidatet e PD Ne Ngracan z.Qani Faslli Salia. Zoti Qani Faslli Salia ka lindur ne fshatin Ngracan te rrethit te Mallakastres me 22.7.1948. Ka kryer studimet e larta per Histori-Gjeografi ne Universitetin e Tiranes. Pas perfundimit te studimeve ka punuar si mesues per dy vjet ne fshatin Aranitas. Me tej ka punuar mesues ne fshatin e tij te lindjes ne Ngracan deri ne vitin 1991. Qe prej vitit 1991 zoti Qani Salia eshte drejtor i shkollës tetëvjeçare te Ngracanit. Qjate gjithë kohës që ka punuar në profesionin e mesuesit, ai dallohet për një përgatitje të lartë, dhe për figurë të pastër morale. Si një intelektual i formuar zoti Qani Salia ju kushtua lëvizjes demokratike që në fillimet e saj në dhjetorin e 90-tës. Fisnikët e Ngracanit dhe të Ribanit e njohin si një intelektual le përgatitur dhe me përkushtim të lartë ndaj punës e detyrës. Këto vite të gjata here qe shkolla 8-vjeçare e Ngracanit i leje me e mira ne rrethin e Mallakastres, si përsa i përket nivelit të mësimdhënies ashtu edhe e mirmbajtjes e te rregullit te pergjithshem ne kete shkolle. Per keto cilesi te mira, PD-ja e pergjithshme e kandidatit e saj per kryetar te komunes, me bindjen e plote se fshatrat e Ngracanit dhe te Ribanit, vlerën e tyre do t’ia japin birit të tyre më të mire, zotit Qani Salia. Ne Greshice z.Jonuz Rakip Metaj. Zoti Jonuz Rakip Metaj ka lindur ne fshatin Greshice ne rrethin e Mallakastres me 20.2.1961, ne vitin 1987, ka mbaruar arsimin e larte per Mjekesi Veterinare ne Tirane. Pas perfundimit te studimeve ka punuar si kryeveteriner ne ish-kooperativen e Damesit, me pas ne ate te Selites, e qe prej vitit 1990 ne Greshice. Momentalisht eshte me pune ne Drejtorine e Bujqesise te rrethit te Mallakastres. Zotin Jonuz Metaj e njeh gjithe komuna e Greshices, me qe gjer, si nje intelektual te pergatitur dhe me perkushtim ndaj punes, si nje njeri qe mban kulture dhe figure te larte morale. Mbi te gjitha ai dallohet nga aftesia per te krijuar lidhje shpirterore me njerezit, fale shpirtit te tij human. Per te gjitha keto zoti Jonuz Metaj gezon simpatine e respektin te vecante tek banoret e Greshices dhe me te rrethin e Mallakastres. Si nje intelektual me mendesi te reja, ai qe ne fillim i eshte perkushtuar levizjes demokratike, dhe ka mbeshtetur reformat ekonomike te qeverise. Duke qene se ai gezon respektin pa rezerva te gjithe fshatareve te Greshices, e pranoi kandidaturen e paraqitur nga PD-ja per kryetar te komunes. E nuk ka dyshim se greshiciotet votat e tyre ne zgjedhjet e 29 majit do t’ia japin birit te tyre me te mire, zotit Jonuz Rakip Metaj. Qani Faslli Salia; Jonuz Rakip Metaj

LIBOFSHA NE MESHIREN E BASHKIM KOÇIT

-”Dje” bente reportazhe per “jeten e lumtur”, sot shfaq nostalgji- -”Dje” ishte me mire se “sot” - u thote ai libofshareve dhe fshatareve ne pergjithesi- . -”Dje” bente reportazhe per “jeten e lumtur”, sot shfaq nostalgji- -”Dje” ishte me mire se “sot” - u thote ai libofshareve dhe fshatareve ne pergjithesi- Duket se amën propagandistike te PS po e perballon Bashkim Koçi. Jane perpjékje te tij per te permbushur nje detyre te adresuar me drejtë tek ai. Sepse Bashkim Koçi ka nje jete te tere ne faqet e “ZP”-se, ka shkruar per jeten e lumtur ne fshatin socialist, per te mirat e tufezimit te bagetive. Bashkim Koçi u ka derguar letra te hapura ne “ZP” fshatareve nga Kukesi e Skrapari, nepermjet te cilave orv atet t’u mbushte mendjen atyre se protesta ndaj sistemit kooperativist ishte e padrejte. Bashkimi pra e njeh fshatin, sepse edhe vete fshatar (Vijon ne faqen 4)

REALITETI PERBALLE GENJESHTRAVE TE ZP-se

. ZP-ja kjo gazete famekeqe e diktatures komuniste ashtu si nuk reshti per 50 vjet, duke trumbetuar “arritjet madheshtore” te socializmit e deshmimet e botes se qytetuar, nuk resht edhe sot duke i thurur hymne socializmit e duke u munduar te luftoje Partine Demokratike, kete force politike per te cilen votoi maxhoranca ne Shqiperi, ashtu po luften e denigroje PD dhe ta pengoje ate ne misionin e saj fisnik. E per kete nuk len (Vijon ne faqen 4)

NATYRA E MYZEQARIT DHE DEMOKRACIA

. -Myzeqaret do te votojne per ata qe ndertojne rruge e ujesjellesa dhe jo per hajdutet dhe ata qe perrallisin ne ere.- Duke qene vete biri i baltrave te Myzeqese, mendoj se njoh mire natyren e myzeqarit dhe me lind e drejta ta pasqyroj ate me te mirat e “dobesite” e veta, pa thyer askend tjeter e pa i kundervene karakterin Myzeqar askujt. Myzeqaret jane njerez te urte e te shtruar, siç e thone kendjej dendur “delet e Perendise”. Njerez paqesore e miqesore ata i kane hapur vend e i kane krijuar hapesire per te jetuar ne paqe e miqesi gjithe te ardhurve, bile dhe te huajve. Ne perpjekje me dhunen e te keqen ata preferojne “rrezen e bisedimeve” e ne mundesi te saj shmangien dhe largimin nga e keqja. Kjo i ka bere shpesh te struken, te kualaruen, ne zoja te thella, moçalare, ku te tjeret zor se do te pranonin te jetonin. Stoike e te qendrueshem ne vuajtje dhe hidhje, ata jane natyra te mbyllura dhe nga jashtit te ftohta, po kush i njeh nga afer gjen tek ata miq besnike e qe nuk e njohin tradhetine e dine te sakrifikojne per shoekt dhe miqte. Aq e vertete eshte kjo sa po thuaj ne te gjithe rastet princerit, mbretërit sundimtaret shqiptare kane mbajtur prane vetes si besnike myzeqare ortodokse. Skeptike nga natyra, ata nuk e japin bese lehte, por po e dhane pastaj nuk e leshojne kollaj, veçse perballe argumenteve te pakundershtueshem. Populli i zgjuar dhe tepër arsimdashës, punetore dhe vezhgues te holle. Myzeqari nuk i perqafon lehte idete e reja pa u bindur per perparesite e tyre. Ata nuk i binde dot me entuziazmin dhe as me brohoritje, po me logjike dhe argumente. Aq e vertete eshte kjo sa edhe per diktatorin gjakatar Enver Hoxha myzeqaret as kenduan kenge sa qe gjalle e as qane kur vdiq, ndonke qe udheheqesit e partise nuk qene ne kete krahine entuziazmin “e perhapur” qe gjithe. Janë njerez qe s’e thone fjalës “muk ngopen me lugë te zbrazur”. Nje shenje tjeter e stoicizmit, bujarekise dhe qendreses ndaj dhunes, e qe vazhdimisht me ka lene pershtypje eshte (Vijon ne faqen 2)

DEKLARATE E MINISTRISË SE PUNEVE TE JASHTME TE SHQIPERISE

. Duke informuar se ne takimin e dt.16.5.1994 te Ministrave te Ekonomise e Financave te Bashkimit Evropian perfaqesuesi i Qeverise greke bllokoi vendimin per dhenien e 35 milion ECU Shqiperise si ndihme per bilancin e pagesave, Ministria e Puneve te Jashtme shpreh keqardhjen per kete veprim, i cili eshte ne kundershtim me rekomandimin e Komisionit te BE dhe me miratimin pa rezerva nga Parlamenti Evropian. Veç kesaj, asnje perfaqesues tjeter, i vendeve te Dyembedhjete nuk pati kundershtim per dhenien e kesaj ndihme ne mbledhjen e sipermendur. Theksojme se kjo ndihme ishte rekomanduar edhe nga FMN-ja. Do te donim te vinim ne dukje se nje veprim i tille nuk perputhet as me Presidencen e radhes se BE, te cilen e ka Greqia, as me marredheniet e fqinjësise, se mire, te cilat Greqia pretendon ndaj Shqiperise dhe as me perpjekjet qe po behen per te permirsuar marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise. Pretendimi se autoritetet greke jane te pakenaqura me respektimin e te drejtave te pakices greke ne Shqiperi nuk mund te merret i sinqerte e serioz, pasi keto ceshtje jane shqyrtuar nga Komisioni dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian dhe se (Vijon ne faqen 4)