Miratimi Kushtetutës hap vendimtar drejt pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës
Referendumi në Shqipëri-Rrugë nga më demokratiket
-Vlerëson departamenti Lord Chancellor në Londër-
Referendumi në Shqipëri-Rrugë nga më demokratiket
Miratimi Kushtetutës hap vendimtar drejt pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës
-Vlerëson departamenti Lord Chancellor në Londër-
Departamenti Lord Chancellor ne Londer, ku perfshihen organet me te larta britanike te drejtesise, ka shprehur opinionet e tij rreth referendumit qe do te zhvillohet ne Shqiperi per Projekt Kushtetuten. Perfaqesues te ketij departamenti vleresojne ne menyre te veçante menyren e miratimit te Projekt Kushtetutes me referendum, "Si nje rruge nga me demokratiket". "Hartimi dhe miratimi i Kushtetutes do te jete nje hap vendimtar drejt pranimit te Shqiperise ne Keshillin e Evropes"- theksoi perfaqesuesi i ketij departamenti ne takimin me ambasadorin shqiptar ne Londer, Pavli Qesku.
A. Milo (ATSH)
Presidenti i Republikës Sali Berisha në Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Peshkopi, Bulqizë, Mat, Rrëshen
Lexoni ne faqet 1, 2, 3
NDREKE GJINI
SHKELQIM HAJNO
E diel 30 tetor 1994. Delvine, Sarande, Gjirokaster, Tepelene, Peshkopi, Burrel, Bulqize, Mat, Rreshen. Qytet me flamuj kombetar, me rruge, ne makina ne ballkone e shtepi. Njerez qe nxitojne drejt shesheve te ketyre qyteteve me deshiren e madhe per te shpalosur bashkimin e tyre me Presidentin e tyre PO-ne e fuqishme per Kushtetuten e gjithshka te lidhur me te. Brohoritje, flamuj, parulla, minoritare e vlleh, «Kushtetuta eshte per Kombin», «E duam Kushtetuten», dhe leje shume.
Kjo qe me pak fjale atmosfera qe mbizoteronte ne takimet qe zhvilloi Berisha ne dielen ne qytetet e Jugut te Shqiperise. Vizita ishte dje, mrekullim dhe
Presidenti i Republikes, Sali Berisha, viziten e pare e beri ne qytetin e Delvines. Takimin e organizuar me banoret e ketij qyteti ne sheshin kryesor e çeli kryetari i bashkise, Dashamir Hado, i cili pasi i uroi mireseardhjen Presidentit Berisha, shprehu bindjen se populli demokrat i Delvines, me 6 nentor do te votoje per Kushtetuten.
Duke shprehur kenaqesine per kete takim Berisha theksoi se, Delvina eshte djepi i atdhetarizmit dhe demokracise, se ajo i ka bere ne histori gjithe ndarjet, ndarjet e lirise dhe Shqiperise. Une kam ardhur tek ju, tha ai, per te marre mbeshtesin tuaj per Kushtetuten, per konsensusin tuaj, per bashkimit, ligjin e lirise, ligjin e lirise dhe te tolerances. Duke folur per konsensusin e mbarekombetar Berisha u vu ne dukje se, cdo shqiptar, pavaresisht nga bindjet e tij politike, e do lirine dhe do te votoje per lirine.
Pasi beri nje sinteze per lirite e fituara, ai u shpreh ne mbeshtetje te Presidenti projektkushtetute, Presidenti Berisha theksoi se ajo do te miratohet, sepse shqiptarët jane popull qe e do lirine, e do fene, e do Zotin. Ajo u garanton atyre lirine e besimit, paprekshmerine e kesaj lirie, u garanton plotesisht ushtrimin e te drejtave te lirise per cdo shqiptar. Me tej presidenti nenvizoi se kjo kushtetute eshte kushtetute e tolerances, dhe e respektimit te lirive vetjake, ajo do te siguroje bashkimin kombetar dhe unitetin kombetar, si forca me e fuqishme udheheqese ne historine e kombit tone. Delvina eshte djepi i tolerances, i bashkejeteses dhe mirekuptimit, tha duke perfunduar presidenti Berisha. Me keto cilesi, ajo ndron Shqiperine, lirine dhe demokracine.
Pas mitingut pershendeten ne emer te shoqates «Pronesi me drejtesi», Dilaver Dajlani, sekretari i bashkise i ketij qyteti, Abaz Arapi, deputeti i Delvines, Leka Toto, kryetari i sindikates se pavarur, bashkeatdhetari nga SHBA, Preng Oruda, i ndodhur tek afirmiti …
ne Delvine, te cilet theksuan se miratimi i projektkushtetutes eshte nje hap i madh perpara drejt demokracise dhe se nentori eshte nje date historike.
Pas mitingut Presidenti Berisha beri nje vizite ne familjen e minoritarit grek, Fotaq Dodo, drejtori i hidrocentralit te Bistrices. Duke shprehur kenaqesine per kete vizite ne shtepine e nje intelektuali minoritar grek, Berisha nenvizoi se, ne Kushtetute, ne kapitullin per lirit dhe te drejtat e njeriut dhe ne nenin per minoritetet gjenden te shprehura ne menyre te plote garantimi i lirive dhe te drejtave te minoritetit sipas standarteve me te perparuara. Marta e te drejtave te njeriut, te sanksionuara ne kete kushtetute, tha Berisha, krijon hapesira te verteta per çdo shtetas shqiptar, pavaresisht nga feja e etniteti, krahina etj.
Edhe ne viziten e bere ne familjen came te Dilaver Dajlanit ne Delvine, Berisha e vuri theksin ne faktin se populli i Delvines ka qene nje mbeshtetje e fuqishme e levizjeve per liri.
Duke folur per marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise ai shprehu besimin se, megjithse karakterizon per nje kohe keto marredhenie do te shperndahet seps(e), marredheniet me Iran e fundit te fundit jane ne dobi te dy fqinjeve te lashte. Faktori historik, shtoi ai, i pjesemarrjes se popullsise came edhe ne revolucionin grek, edhe ne luftën kunder nazifashisteve, eshte nje tjeter faktor mirekuptimi midis dy popujve tane.
Bukuria e madhe e Sarandes dhe sarandjoteve eshte toleranca.
-Presidenti Berisha ne Sarande-
Pas vizites ne qytetin e Delvines, Presidenti Berisha, i shoqeruar nga deputeti i zones, Leka Toto dhe drejtues te pushtetit lokal, shkoi ne qytetin e Sarandes, ku ne sheshin (Vijon ne faqen 2)
Kryetari i PDSH, Eduard Selami në Kuçovë e Berat
BLEDI KASMI
Qysh ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme nje varg i pafund makinash me qindra njerez te cilet mbanin ne dore flamuj kombetare kishin dale per te pritur kryetarin e PD Eduard Selami shume larg nga Kuçova ne vendin Ura e Kucit.
I shoqeruar nga karvani i pafundme i makinave Selami do te pritej ne Kuçove nga mijera banore te ketij qyteti.
Nuk ishte e lehte qe z. Selami te merrte fjalen ne mes te nje entuziazmi te papare ndonjehere ne Kuçove.
«Ky takim eshte surpriza me e bukur e te gjitha takimeve qe ne kemi zhvilluar per Kushtetuten. Kjo do te thote qe Kuçova eshte bashkuar me ne eshte bashkuar me Shqiperine», theksoi z. Selami ne fillim te fjales se tij.
6 Nentori do te jete nje dite e shenuar per te gjithe ne ne menyre te veçante per Kuçoven sepse per here te pare do ta jape voten e saj per demokracine dhe Shqiperine».
Me tej z. Selami iu drejtua popullit te Kuçoves per nje konsensus.
«Une do t’i drejtohem qe te gjithe pjesemarresve kaq shume entuziaste qe ndodhen ketu. Kjo eshte nje dite e shenuar per te gjithe ne, pavaresisht nga bindjet politike, demokrate apo socialiste hajdeni me ne, te bashkohemi rreth Shqiperise, rreth Kushtetutes».
Z. Selami e cilesoi 6 Nentorin si momentin me te rendesishem kalendar demokratik shqiptar ne kete 4 vjet. «Kjo Kushtetute qe ne do te miratojme do te na afrojë edhe me tej me Europen, me boten e qyteteruar. Une u falenderoj ne emer te gjithe shqiptareve qe jane bashkuar me emer te progresit ne emer te Kushtetutes».
Duke folur rreth akuzave te opozites, z. Selami tha:
«Ata na akuzojne pse ne jemi drejtuar ju. Ne u drejtuam juve sepse kemi besim tek ju. Qe nje (Vijon ne faqen 3)
Foto e dites: Burrel, mbeshtetje e plote per Kushtetuten
Demokratë, Socialistë, Socialdemokratë, Republikanë, Legalistë, TË GJITHË, në mbështetjen e tyre të fuqishme për Kushtetutën
Demokratë, Socialistë, Socialdemokratë, Republikanë, Legalistë,
TË GJITHË, në mbështetjen e tyre të fuqishme për Kushtetutën
Delvina, Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Peshkopia, Bulqiza, Mati,
Rrësheni, Kuçova, Berati, Prrenjasi, i thonë "PO" Kushtetutës