Shqiptarët po jetojnë ditët e krenarisë se tyre
Nga Vlora e Flamurit ushtojnë thirrja: "Të bashkohemi e të votojmë per kushtetuten, për lirinë" Malakastriotët brohorasin: "E duam, e duam kushtetutën" Shqaku: "Po", "Po", "Po"
Nga Vlora e Flamurit ushtojnë thirrja: “Të bashkohemi e të votojmë per kushtetuten, për lirinë” Malakastriotët brohorasin: “E duam, e duam kushtetutën” Shqaku: “Po”, “Po”, “Po” Foto e ditës: VLORE, “PO” KUSHTETUTES. “PO” SHQIPERISE FOTO: A. DHIMITRI
Presidenti i Republikës Sali Berisha në Mallakastër dhe Vlorë
Që nga dita nëntë e vitit 1920, shekulli po i bënte nder Vlorës. Ishin çastet historike kur me qindra mijëra malakastriotë, banorë të qytetit e të fshatit, përfaqësues të inteligjencës, punëtorë, kooperativistë, studentë, ushtarakë, artistë të fushave të ndryshme, djem e vajza, burra dhe gra, veteranë e të persekutuar politikë, kishin mbushur sheshin pavarësia për të dëgjuar Presidentin e Republikës, z. Sali Berisha.
Mallakastra e kreu detyrën e vet me ndërgjegje të plotë kur tre vjet më parë i shkaktoi disfatën e parë klikës komuniste. Po kështu e kreu me përkushtim e përgjegjësi edhe në fushatën për referendumin. Tashmë këtë ka përfunduar, thirrjet e saj dhe vendosmëria e tyre tingëllojnë me forcë e optimizëm. Sa e sa pankarta e parulla të shkruara me doren e vet të mallakastriotëve, porosisin qartë shqiptarët kudo në Shqipëri: “Po kushtetutës”, “Po demokracisë”, “Po ekonomisë së tregut”, “Po pavarësisë”, “Po Shqipërisë” e përkushtime të tjera. Ndër ta spikatin: “PO”-ja e Mallakastrës po çel një histori të re për Shqipërinë”, “Sali Berisha, ti je i vetmi yll polar i shqiptarëve”, “Me Presidentin Sali Berisha, më afër Europës”, “Të votojmë së bashku për Shqipërinë Europiane”, “Po Kushtetutës”, “Po integrimit në Europë”, “Po reformave demokratike”, “Me popullin, me Europën, kundër komunizmit”. Dje Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, në një miting të madh në Vlorë, në një takim me mësues, me zonja e zonjusha, me nxënës e studentë e me intelektualë. Dje mallakastriotët, në një miting madhështor, mbarëpopullor rikonfirmuan para Presidentit Berisha vendosmërinë për të votuar së bashku, për të ardhmen e vet. Duke e cilësuar kushtetutën si themelin e rendit demokratik, Berisha tha se të gjithë ata që votojnë “Po” votojnë për Kushtetutën, për popullin shqiptar! MALLAKASTËR KOMUNA DUKAS Drjt? Presidentit të Republikës z. Sali Berisha, malakastriotëve, miqve e të ftuarve tanë. Vëllezër e motra! Zoti President! Të nderuar të ftuar! Populli i Mallakastrës i bën me nderim këto ditë të përkushtimit të lartë qytetar e kombëtar për Kushtetutën e Republikës. Prandaj ne i themi këtij dokumenti themelues: “Po”, sepse me këtë akt madhor do të bëjmë ndarjen me diktaturën, do të hedhim hapat për konsolidimin e proceseve demokratike, për ndërtimin e shtetit ligjor. “Po” Kushtetutës. “Po” Kushtetutës sepse kjo kushtetutë mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë, të subjekteve ekonomike, të pronës private e të paprekshme, krijon shanse të barabarta për të gjithë. “Po” Kushtetutës sepse ajo sanksionon pluralizmin politik e shoqëror dhe mënjanon kthimin e diktaturës së proletariatit. “Po” Kushtetutës se ajo mbron pronën private, nismën e lirë, e cila garanton zbutjen e papunësisë dhe një jetë më të mirë për shqiptarët. “Po” Kushtetutës se ajo afirmon lirinë e besimit, të informimit, të shtypit dhe të organizimit në shoqata dhe parti politike. “Po” Kushtetutës sepse ajo mbron të drejtat dhe liritë e njeriut, afirmon të drejtën e jetës dhe dinjitetin njerëzor. “Po” Kushtetutës sepse ajo afirmon pavarësinë e pushteteve dhe kontrollin reciprok ndërmjet tyre. “Po” Kushtetutës sepse ajo sanksionon rolin e Presidentit të Republikës në ruajtjen dhe forcimin e unitetit kombëtar. “Po” Kushtetutës sepse garanton integritetin territorial të atdheut tonë. “Po” Kushtetutës sepse ajo është dokumenti ynë i ri i lirisë. “Po” Kushtetutës sepse ajo garanton rrugën e shqiptarëve për në Evropë. “Po” Kushtetutës sepse ajo është mburojë e fuqishme ndaj çdo revanshi komunist e antikombëtar. “Po” Kushtetutës sepse ajo garanton më mirë të drejtat e pronarëve, të fermerëve, të biznesmenëve, të intelektualëve e të të rinjve. Ju ftoj të gjithëve të votojmë “Po” me 6 nëntor 1994. Kryetari i PDSH-së dhe kandidati për deputet i zonës së 55 Vasil Bendo KOMUNA ARANITAS Drejt Presidentit të Republikës z. Sali Berisha, drejtuesve të PDSH AI Shqip[?]tarëve të degës së Mallakastrës, miqve dhe të ftuarve. Vlorë, 2 mars. Në qytetin e Flamurit, qindra e mijëra shqiptarë presin Presidentin e Republikës, z. Sali Berisha. Kur ai mbërrin, i pari i vendit, njerëzit brohorasin: “Berisha! Berisha!”, “Fitore! Fitore!”, “PD! PD!”. Mes pankartave e afisheve spikatin: “Amaneti i Ismail Qemalit”, “Shqiptarët presin ditë më të bukura”, “Çdo shqiptar një votë për kushtetutën”, “Me kushtetutën drejt Europës”, “Për Shqipërinë, për lirinë, për demokracinë”, “E duam kushtetutën”, “Po dokumentit themelues të shtetit demokratik”, “Në emër të Ismail Qemalit themi PO”, “Shqipëria drejt Europës”. Në sheshin e qytetit Presidenti Berisha foli për momentin historik që po kalon vendi dhe për përgjegjësinë qytetare të referendumit. Ai theksoi se vota “Po” është votë për lirinë, për shtetin ligjor, për pluralizmin dhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në takim morën pjesë qytetarë, mësues, gra e vajza, intelektualë, nxënës e studentë. Kryetari i PDSH, Eduard Selami në Shijak dhe në Kaud te Ri të Durrësit SHIJAK Arriti kryetari i PDSH Ali Spahivari? i degës së Spital?z?arit? i degës së Tiranës, Vjollca Dibra, Vjollca Tarmja[?], Sujlat? Kryetari i PDSH-së Eduard Selami është pritur me brohoritje e duartrokitje nga pjesëmarrësit. Kryetari i degës së PDSH-së së Shijakut, Vjollca Tarmja[?], u shpreh se zhvillimi demokratik i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar është i pandalshëm. Ai tha se shqiptarët, nëpërmjet votës “Po”, do të sanksionojnë dokumentin themelor të shtetit, kushtetutën. Më pas, bashkëqytetarëve iu përgjigjën pyetjeve Kryetari i PDSH-së, Eduard Selami, deputeti i zonës së Durrësit, prof. dr. Pajtim Bello, sekretari i PDSH-së, Gëzim Kalaja si dhe zëvendësministri i mbrojtjes, Fehmi Lleshi. Neser ne oren 16.00 miting i madh ne Shoshin Skenderbej, ne Tirane (Vijon ne faqen 3)
Neni 27 i ligjit për Referendumet thotë:
“Në qënë e votimit të kushtëzuar, shtetasit që votojnë në favor të parë ve të dytë e kanë të pavlefshme votën e pa parë alternativës tjetër”. Duke i hequr vizë “PO”-së, ju votoni për Kushtetutën, per popullin Shqiptar! demokratizimin, per lirine, per Shqipërinë. A e pranoni Ju Projektkushtetutën e Republikës së Shqipërisë të miratuar nga Komisioni Kushtetues Parlamentar? PO JO