Te heren te gjithe bashke do te jemi te gezuar
Delegacioni i Këshillit të Evropës, që ka ardhur në Shqipëri për të vëzhguar Referendumin për Projekt Kushtetutën dhe për të realizuar raportin përfundimtar për pranimin e saj në Këshillin e Evropës u prit dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ne delegacion jane Kelchermans, raporter i Komisionit per Ceshtjet Politike, Columberg, raporter i Komisionit per Ceshtjet Ligjore dhe per Drejtat e Njeriut dhe Hartland, sekretar i Komisionit per Ceshtjet Politike dhe Keshilltar ne zyren e Klarkut te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes.
Burime zyrtare te Ministrise se Jashtme bene te ditur se zoterinjte e sipermpermendur deklaruan:
Columberg- “Jemi te gezuar qe konstatojme se Shqiperia ka bere perparime te medha ne fushen e proceseve demokratike, shtetit te se drejtes dhe ne ekonomi. Gjithnje kemi deshiruar qe ju te kishit nje kushtetute dhe tani besojme se kjo do te behet realitet. Vendimi per Referendumin ka ndryshuar pozitivisht situaten per anetaresimin e Shqiperise ne Keshillin e Evropes”.
Kelchermans- “Kushtetuta eshte teper e rendesishme per hyrjen e Shqiperise ne Keshillin e Evropes. Ne kemi ardhur per te pare rezultatet e Referendumit dhe shpresojme qe te heren te gjithe bashke do te jemi te gezuar per suksesin.”
ATSH