Referendumi per Projektkushtetuten ne fokusin e shtypit te huaj
GAZETA FRANCEZE “LE MONDE” e dates 7.11.1994 shkruan artikullin me titull “Shqiperia : lindje e veshtire e demokracise”.
“4 vjet pas manifestimeve te para studentore te 1990 qe i dhane goditjet e para nje regjimi regjimeve diktatoriale dhe me absurdë ne gjithe planet komunist, dy vjet e gjysëm pas fitores se demokrateve ne zgjedhjet e pergjithshme te 1992, miratimi i Kushtetutes se re te cilen ekspertet perendimore e cilesojne plotesisht demokratike dhe te perkryer duhet te shembonte hyrjen perfundimtare te “vendit te shqiponjave” ne rrethin e shteteve te se drejtes europiane ne fakt kjo Kushtetute garanton ndarjen e pushteteve, vendos nje regjim parlamentar dhe nxit ekonomine e tregut. Ky tekst do te zevendosonte ligjin themelor te vitit komunist.
GAZETA ANGLEZE “THE TIMES” e dates 7.11.1994 boton artikullin “shqiptaret votojne per Karten e se ardhmes”. “Shqiptaret votuan dje per nje Kushtetute post komuniste, ne vijim te perpjekjeve te tyre per te hedhur tej dekada te stalinizmit... Kushtetuta ploteson kushtet qe Shqiperia te beje pjese ne Keshillin e Europes”.
GAZETA ANGLEZE “THE GARDIAN” e dates 7.11.1994 ne nje artikull te saj, nder te tjera shkruan “Kushtetuta e cila percakton nje Republike parlamentare shihet si nje kusht kyç per pranimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes”.
G A Z E T A “INDEPENDENT” tjera shkruan “Kushtetuta e re do te garantoje lirine e besimit dhe ndarjen e pushteteve, juridik, ekzekutiv dhe legjislativ”.
GAZETA ITALIANE “L’INFORMAZIONE” e dates 8.11.1994, boton artikullin me titull “Shqiperia, fiton nostalgjia komuniste. Te zhgenjyer nga mundesia e refuzimit te projektkushtetutes edhe tre reporteret e Keshillit te Europes te ardhur ne Shqiperi per te vezhguar votimin”.
GAZETA ITALIANE “STAMPA” e dates 8.11.1994 shkruan “Ne Shqiperi triumfon e vjetra. Popullsia ka refuzuar Kushtetuten e re e cila percakton Shqiperine vend demokratik me ekonomi te tregut qe njeh te drejtat (Vijon ne faqen 2)
Pritje ne Presidence
Dje Presidenti Berisha priti Peshkopin e Ungros, Erkole Lupinaci dhe studiuesin arberesh Anton Belushi.
Ne kete takim Presidenti Berisha çmoi lart perpjekjet e diaspores arbereshe per te ruajtur traditat shqiptare, gjuhen, zakonet dhe çdo gje tjeter qe lidhet me atdheun e te pareve te tyre. Ai vuri ne dukje punen e palodhur te shume studiuesve arbereshe per te evidentuar, kulturen e lashte shqiptare ne vepra shkencore letrare.
Studiuesi Anton Belushi i paraqiti Presidentit vepren e tij bujare kohe te fundit mbi shqiptaret e Greqise, veper qe shenon nje hap te rendesishem ne mbajtjen gjalle te traditave shqiptare nga arberoret e Greqise.
Presidenti Berisha falenderoi diasporen arbereshe per kujdesin e treguar ndaj shume shqiptareve te cilet kane gjetur nje pritje vellazerore tek arbereshet e Italise.
Dy miq nga diaspora, duke i dhuruar nje numer veprash mbi kulturen dhe gjuhen e arberesheve te Italise dhe Greqise i shprehen Presidentit Berisha deshiren e komunitetit arberesh qe te mund ta shohin Presidentin nje dite prane tyre.
Presidenti i Parlamentit Evropian Klaus Hansch i dergon telegram z.Arbnori
Presidenti i Parlamentit Europian, zoti Klaus Hansch i dergon nje telegram Kryetarit te Kryesise se Kuvendit Popullor zotit Arbnori me anen e te cilit e falenderon per urimet me rastin e zgjedhjes ne postin e Presidentit.
Te gjitha mesazhet qe kam marre, i shkruan nder te tjera ai, jane nje burim i madh inkurajimi per mua ne funksionin tim te ri. Gjate mandatit tim, do te bej çmos qe te forcoj poziten dhe autoritetin politik qe i takon Parlamentit Evropian si nje organizate demokratike ne qender te Europes, perfundon Presidenti i Parlamentit Europian zoti Klaus Hansch.
Vazhdon puna per nxjerrjen e rezultateve
- Njoftimi i fundit i komisionit qendror te Referendumit
MARRE NGA TVSH
Sipas njoftimit te komisionit qendror te referendumit puna ka vazhduar edhe gjate dites se djeshme me pranimin e procesverbaleve te rezultatit
Behet ceremonia e varrimit te aktivistit te PD-se Mark Gjin Prenga
Shkoder - Vig
Dje ne qendren e Komunes se Thelle te Vigut kishte nje gjalleri te pazakonte.
Mijera banore te kesaj zone te aredhu[r] nga qyteti i Shkodres nga fshatrat perreth te Hajneli, Kneles e Nenshatit moren pjese ne ceremonine e varrimit te birit te shtrenjte te Vigut, Mark Gjin Prenga, i vrare pabesisht me arme te ftohte ne krye te detyres nga ana e atij i PS Paulin Lleshi Vllashi.
Per te marre pjese ne kete ceremoni funerale kishin ardhur edhe Kryetari i deges se PD Shkoder, z. Ludovik Dega, Kryetari i Keshillit te Rrethit, z. Ali Kazazi etj. Mbi jeten dhe aktivitetin e te ndjerit Mark Gjin Prenga foli deputeti zonës z. Pjeter Pepa: Mark Gjin Prenga ka qene dhe here denuar politik nga regjimi komunist per bindjet e tij antikomuniste. Eshte reshtuar ne rradhet e PD-se qe ne Mars '91 dhe kryetari i pare i seksionit te Partise Demokratike te fshatit Vig. Kohet e fundit ka qene i zgjedhur kryetari i deges se shoqates se te perndjekurve politike te kesaj zone. Ne votimet e 6 nentorit ishte vezhgues i PD ne qendren e votimit te Fushe-Vigut. Megjithe vuajtjet e 12 viteve burg politik ai kishte energji te pashtershme te cilat i vuri ne sherbim te proceseve demokratike. Ai u nda nga ne, ne moshen 35 vjeçare, ne kulmin e vitalitetit jetesor te cilin e vendosi ne themel te demokracise shqiptare.
Mes pikellimit thelle banoret e kesaj zone percollen per ne banesen e fundit aktivistin e vjeter te PD Mark Gjin Prengen, babane e tre femijeve. Femijet humben babane, Vigu humbi birin e tij te shtrenjte dhe Partia Demokratike humbi aktivistin e vjeter dhe te papertuar.
K. BUSHATI
Shkoder, me 9.11.1994
Arbnori - Demaci
Dje, Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor, z. Arbnori, priti martirin e Kosoves z. Adem Demaci.
Dy ish te burgosur te diktaturave me te renda te Europes Lindore.
Ju jeni simbol i Kosoves, i tha zoti Arbnori vellait te tij Demaci, vuajtja dhe qendresa juaj jane vuajtja dhe qendresa e Kosoves. Ju u shnderruat keshtu edhe ne udheheqes politik duke qene edhe nje intelektual i madh.
Kurse, zoti Demaci, nga ana e tij, tha se sa here qe vij ne Shqiperi aq me shume perparime gjej. Demokracia eshte nje mbeshtetje dhe siguri per ne. Jemi te kenaqur qe Shqiperia pranoi frymen e re te Europes. Çmojme lart Shqiperine Demokratike qe para ngriti çeshtjen e Kosoves, por edhe ne s'jemi indiferent ndaj Shqiperise. Ne kufijte e Ballkanit ne kemi vendin tone dhe dinjitetin tone. Do te fitojme mbi erresiren. Ne themel te botes se sotme eshte dashuria.
Parregullsi, shkelje te ligjit mbi referendumin
KORÇË
RELACION
Mbi parregullsite e verejtura nga ana jone gjate dorezimit te materialeve te zhvillimit te referendumit nga Komisioni i rrethit Korçe
1. Listat e votuesve ne masen 30% nuk jane firmosur nga votuesit dhe po ne kete mase nuk eshte shenuar numri i leternjoftimit.
2. Personat qe kane votuar me certifikate, vertetikat nuk u dorezuan se bashku me materialet e tjera.
Verejtje te bera nga komisionet e rrethit, bashkise dhe komunave.
- Sekretari i komisionit te komunes Voskop nuk firmos per motive politike.
- Procesverbali i komisionit te komunes Voskopojë eshte i parfirmosur nga sekretari i ketij komisioni sepse ne procesverbal eshte bere verejtje se vezhguesit e PS jane paraqitur pa autorizim.
- Ne procesverbalin e komunes (komisionit) Maligrad eshte fletet e votimit jane te firmosura nga kryetari dhe sekretari i KQVP para se te filloje votimi.
Nga verejtjet e procesverbalit te komisionit te bashkise sekretari i PS Mos Stari firmos 490 cope flete-votimi para se filloje votimi.
- Nga procesverbali i komisionit te komunes Veshatas rezulton persona te paregjistruar.
- Nga procesverbali i komunes Lekas rezulton se lista e votuesve jane mbi dy here me shume se po nga ky komision nuk eshte dhene asnje autorizim nga vezhguesi.
-Nga procesverbali i komisionit te qendres se votimit Ravonik, komuna Drenove, eshte bere verejtje se anetaret e komisionit te PS jane paraqitur ne qendren e votimit ne oren 11 te dates 6 nentor.
- Nga komisioni i qendres se votimit te Vincanit, komuna Voskop, rezultojne 36 cope flete votimi te pavulosura.
- Ne komunen Libonik, Drenove dhe bashki Korçe votimet jane kryer pa marre firmen dhe numrin e leternjoftimit.
- Nga procesverbali i qendres se votimit Hallice rezultoi se ky procesverbal eshte i firmosur nga tre anetare, kurse fshati Protapape i kesaj komune nuk i eshte dhene lista e votuesve komisionit.
- Ne fshatin Voskop nga kryetari i komisionit te komunes kemi ankime nga grupe te vegjanta personash dhe nje prototip i tille si Jetor Braholli vazhdimisht ka shkelur zgjedhjesim duke bllokuar dhe qendren e votimit e duke e thirrur qe te votoje "JO" per Kushtetuten. Gjithashtu diten e shtune ne menyre te paligjshme ne dyert e shtepive qytetit dhe te fshatit jane shperndare flete nga Partia Socialiste ku i behej thirrje popullit te votonin "JO" Kushtetutes.
- Ne Vlosht, anetari i komisionit te PD, Astrit Gorambasi i ka raportuar kryetarit te komisionit, te PS, per shkelje e bera, dy te panjohur kane goditur ne prani te kryetarit. Njëri prej tyre eshte ndaluar nga forcat e rendit.
Pergjegjesi i Seksionit
Theodhor Theodhor
ELBASAN
Lenda: Informacion mbi shkeljet e verejtura gjate referendumit nga Kryesise Partise Demokratike Shqiptare
Gj ate votimeve per Referendumin e 6 nentorit, perveç shkeljeve te verifikuara dhe te relatuara nga Komisioni Qendror i Rrethit Elbasan per ne Komisionin Qendror te Referendumit, kemi informacione te reja te vertetuara se gati ne te gjitha qendrat e votimit neper komuna e bashki, ka shkelje te renda te ligjit per referendume. Keto shkelje po i rendisim me poshte:
1- Ka lista te votuesve qe jane te pa vulosura, firmosura e te pa mbyllura ne fund te numurit rendor, gje qe ka lene shteg shfrymin e votuesve edhe diten e diel. Nje rast i tille eshte shtesa qe i eshte bere listes se votuesve ne Qendren e Votimit nr. 12 me urdher te Sekretarit socialist te Komisionit Skender Katana.
2- Ne shumicen e qendrave te votimit ka numur te madh personash qe kane votuar pa pasaporta.
3- Ne te gjitha qendrat e votimit te rrethit eshte vertetuar se jane shenuar numura fiktive te pasaportave ose nuk jane shenuar fare.
4- Ne nje numer shume te madh listash, votuesit nuk kane firmosur fare ose duket qarte qe firmat i ka vene e njejta dore.
5- Ne Komunen e Belshit vertetohet nga listat, qe nje numur i madh votuesish kane te njejtin numer pasaporte dhe raste te tilla ka edhe ne komuna te tjera te rrethit si edhe ne qytetin e Elbasanit.
6- Ne hyrje te te gjitha qendrat e votimit ne qytetit te Elbasanit si dhe ne komuna, ka pasur njerez te Partise Socialiste, te cilet kercenonin njerezit qe vinin per te votuar me qellim qe ata te votonin kunder.
Rast flagrant eshte goditja me grusht e vezhguesit te Partise Demokratike Sander Zefi, nga nje anetar i PS-se.
7- Diten e shtune date 5 dhe daten e diele date 6 ne mengjes, ne kundershtim me ligjin, jane hedhur flete votante neper shtepi e fshatra nga anetaret e PS. Kryetari i PS te komunes Gracene u kap ne flagranca me me 100 te tilla.
Per Partine Demokratike
Dega Elbasan
K r y e t a r i
URAN KOSTRECI
2723 fletevotimi te papalosura ne kutite e votimit
Ne informacionet e vezhguesve te PD ne komisione, ngrihet shqetesimi i parregullsise se regjistrimeve ne listat e votimit te qytetareve, te votimit pa dokumenta identifikimi, pa firma etj. Keshtu, jane konstatuar raste te tilla ne qendren Nr. 11 ne Lac, ne qendren Nr.3 dhe Nr.6 ne Fushe - Kuqe, ne qendren Nr. 1 Ne Fushe - Milot, ne qendren 1 dhe 2 ne Selite, etj.
Behet e ditur se ne kutite e votimit jane gjetur 2723 flete votimi te papalosura e te plotesuara.
Korrespi "RD"
Ministri i Mbrojtjes, Zhulali, priti Ambasadorin e SHBA ne Tirane
Dje Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, priti nje takim te veçante Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, Jozef Eduard Leik. Ne takim, qe u zhvillua ne nje fryme te ngrohte dhe miqesore, ishte i pranishem edhe ateshuari ushtarak amerikan ne Tirane, Kolonel Stiven Buçi.
Ministri Zhulali e njohu ambasadorin e ri amerikan me punen qe eshte bere dhe behet aktualisht per integrimin e ushtrise shqiptare ne strukturat e NATO-s, per kontrollin civil ne te, per hartimin dhe doktrines tone te mbrojtjes, etj. Me kete rast, ai theksoi efektet e pervojes se ushtrise amerikane, nepermjet vizitave te ndersjella, kontributit te ekipit amerikan prane ministrise se mbrojtjes, etj. Duke veçuar rendesine e vizites se sekretarit amerikan te mbrojtjes, z. Perri dhe memorandumit e mirekuptimit te Shqiperise me SHBA-ne, z. Safet Zhulali nenvizoi nevojen e nje ndihme konkrete te sone shoqerine demokratike, per
(Vijon ne faqen 2)
Republikanet marrin kontrollin e kongresit
Rreth zgjedhjeve ne Shtetet e Bashkuara
Republikanet marrin kontrollin e kongresit
-SIPAS REZULTATEVE PARAPRAKE-
Amerikanet u besuan republikaneve shumicen e Kongresit te Shteteve te Bashkuara. Tre ore pas mbylljes se votimit ne pjesen lindore dhe qendrore te Shteteve te Bashkuara, republikanet fituan tete vende senatoresh, te mbajtura nga demokratet. Republikanet, sipas vleresimeve te dy mjeteve televizive Si-Bi-Es dhe Si-En-En, parashikohet te sigurojne edhe shumicen e Dhomes se Perfaqesuesve dhe te kontrollojne keshtu te dy dhomat e Kongresit, per here te pare qe prej 40 vjetesh. Republikanet u siguruan ne kete menyre vende senatoresh mbajtur nga demokratet ne Arizona, ne Obajo, ne Miçigan, Oklahoma, Pensilvania dhe Tenesi.
Shtepia e Bardhe ia atribuoi presionin e forte republikan nje vullneti per ndryshim dhe nje "votimi kunder Uashingtonit".
(Vijon ne faqen 2)
VITI IV I BOTIMIT
Nr. 802
E enjte
10 nëntor 1994
Numri i faqeve 8
ÇMIMI 5 LEKË
FAQE 2
- MIRATOHEN DY LIGJE
- “TË KRIJOHET PËRSHTYPJA SE MË 6 NËNTOR ËSHTË ZHVILLUAR NJË RAUND I DUELIT GREKO - SHQIPTAR”
FAQE 3
- EDHE 12.4 MILION DOLLARË KREDI TË BANKËS BOTËRORE
FAQE 4
- SHQIPTARËT ME TË “VARFËR” SE MË PARË?!
FAQE 5
- ZERQANI DHE PRELUDI I MENDIMIT TË LIRË NJERËZOR
FAQE 6
- “TROTUARET E TRISHTIMIT”
VELLIM POETIK NGA EDMOND TUPJA, BOTUAR I SH. B. “HIDA”, TIRANË 1994
FAQE 7
- ME SE FUNDI “PARTIZANI” ARRIN “TIRANËN”
- REKLAMA
FAQE 8
- INFORMACION NGA BOTA.
Deklarate
Nisur nga deklaratat e shumta në shtyp mbi rezultatin e referendumit mbare popullor te miratimit te Projektkushtetutes jam i autorizuar te deklaroj se sipas te dhenave qe Partia Demokratike disponon nga burimet e saj disa prej tyre te konfirmuara dhe nga rezultatet zyrtare te Komisionit se ka nje rritje te konsiderueshme te PO-se ndaj projektkushtetutes.
Rezultatet jane ende te pakonfirmuara dhe nuk ka shifra zyrtare por nje gje eshte e sigurt: Shifrat e dhena nga gazeta te ndryshme jane tejet te ekzagjeruara dhe nuk i afrohen realitetit. Keto shifra nuk jane te konfirmuara prej nesh dhe nga burimet zyrtare.
Nderkohe behet e ditur se ne me shume se 50% te rretheve procesverbalet nuk jane te firmosura nga te tere anetaret e komisioneve te votimit siç e parashikon dhe ligji. Jane vene re shkelje te renda ne hartimin e listave ne regjistrimet, ne dhunen e ushtruar ne mjaft rrethe dhe komuna ne anetaret e komisioneve dhe vezhguesit e Partise Demokratike, ne firmosjen e procesverbaleve.
Parregullsite e medha, shkeljet e renda te ligjit per zgjedhjet, spekullimet e medha qe u bene rezultative zyrtare dhe aben atyre te pakonfirmuara zyrtarisht bejne qe Partia Demokratike te mbaje nje qendrim te vendosur kundra shkeljeve te ligjit, manipulimeve dhe injorimit te rezultateve te Komisionit Qendror te Referendumit te miratimit te Kushtetutes, i vetmi institucion zyrtar, kompetent ne dhenien e rezultateve perfundimtare.
Zedhenesi i PDSH
SOKOL BALLA
nxjerrjen e rezultateve
- Njoftimi i fundit i komisionit qendror te Referendumi
e procesverbaleve te rezultateve te votimit, nga komisionet e rretheve. Ne disa raste procesverbalet jane shoqeruar ose vazhdojne te shoqerohen dhe me ankesa e verejtje e protesta nga subjektet politike apo dhe nga anetare te veçante te komisioneve. Sipas nenit 17 te ligjit per referendumin komisioni qendror i votimit eshte i detyruar t'i shqyrtoje te gjitha ankimet e paraqitura dhe te marre vendimin perkates brenda 3 diteve. Ky komision po punon intensivisht dhe brenda afateve ligjore dhe kompetencave te veta do te nxjerre rezultatet e referendumit ne shkalle vendi sa me shpejt qe te jete e mundur.
Sekretari
ARBEN BRAÇAJ
Kryetari
VLADIMIR KRISTO
Me hoqen te drejten e votes
MIJERA VETE TE PAREGJISTRUAR NE LISTAT E VOTUESVE
Me daten 6 nentor 1994, ashtu si te gjithe bashkeqytetaret e mi, edhe une se bashku me bashkeshorten time u drejtuam per tek qendra e votimit te lagjes "Mustafa Mahohiti" ne Tepelene per te votuar projektkushtetuten e Shqiperise.
(Vijon ne faqen 2)