18/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 dhjetor 1994

Themel ohet Universiteti i Tetoves

Dje ne Tetove u organizua ceremonia e themelimit te universitetit shqiptar, qe eshte nje ngjarje e shenuar per gjuhen dhe arsimin shqip. Akti i promovimit te mbledhjes themeluese te ketij universiteti ishte planifikuar te behej ne mesdite ne godinen e Kuvendit te komunes te Tetoves, por megjithese kjo godine ishte rrethuar nga forca te medha te policise maqedone, shpallja e vendimit per themelimin e universitetit u be paradite ne nje mjedis tjeter, ne pranine e perfaqesuesve te komunave Struge, Diber, Kercove, Kumanove, Tetove, Gostivar, Manastir, Shkup, te perfaqesuesve shqiptare ne qeverine maqedone etj. Ne tubim foli dhe deputeti i PDP Arber Xhaferi. Pas vendimit te miratuar ne kuvendin e dijeshem themelues, universiteti ne gjuhen shqipe ne ish-republiken jugosllave te Maqedonise eshte emruar “Universiteti i Tetoves” me seline Tetove dhe ka cilesine e personit juridik. Ky universitet fillimisht do te kete fakultet filologjik, filozofik, i shkencave matematike-natyrore, juridik, ekonomik si dhe fakulteti i arteve. Universiteti i Tetoves veprimtarine e vet do te mbeshtese ne sistemin juridik arsimor maqedonas. Plan-programet e ketij universiteti jane te harmonizuara me plan-programet e fakulteteve ekzistuese ne ish-republiken jugosllave te Maqedonise. Deri sa te miratohet nje financimi te behet nga buxheti i republikes maqedonase, mjetet financiare per veprimtarine e universitetit do te sigurohen ne baza vullnetare nga popullata dhe donatore te ndryshem. Keshilli per themelimin e universitetit ka per detyre qe brenda 60 diteve te ardhshme te nxjerre statutin e universitetit dhe te gjitha aktet tjera normative, ndersa deri me 20 dhjetor te ketij viti do te organizoje konkursin per pranimin dhe regjistrimin e studenteve ne vitin mesimor 1994-1995. Hapja e Universitetit te Tetoves eshte realizimi i nje endrre te perhershme te popullit shqiptar ne Maqedoni, eshte konkretizimi i kembenguljes se tyre, te cilet nuk u mposhten perballë dhunes se autoriteteve maqedonase po i pergjigjen asaj me urtesi dhe mencuri shqiptare. Askush nuk mund t’i mohohte shqiptareve te drejten per tu arsimuar ne gjuhen e tyre, per te pasur Universitetin e tyre, i cili do te jete nje vater e dijes dhe e kultures. Hapja e Universitetit te Tetoves ishte nje e drejte legjitime e popullit shqiptar e cila do te ndikojë nje mirekuptim me te gjere midis popullit shqiptar dhe atij maqedonas.

Kronike e ngjarjeve politike te Javes

HENE, 12 DHJETOR ■ 4 vjet nga themelimi i te pares parti opozitare, te forces politike qe shembi diktaturen komuniste ne Shqiperi, qe shenoi rilindjen e Shqiperise dhe shqiptareve, 4 vjet nga themelimi i PDSH. E festuan kete dite, ne te gjithe Shqiperine demokratet shqiptare, simpatizantet dhe mbeshtetesit e tyre. E kujtuan me nostalgji e krenari te gjitha ata qe ne dhjetor te ’90 e me tej mbushen sheshet me thirrjet: “Poshte diktatura”, “Liri-Demokraci”, “Shqiperia eshte me Ju” etj. Por ceremonia simbolike u zhvillua ne Qendren Nderkombetare te Kultures ne Tirane, me pjesemarrjen e mbi 500 te pranishmeve, nismetare, anetare, intelektuale, simpatizante etj. Ne fjalen e tij te pershendetjes, Lideri i demokrateve shqiptare Eduard Selami midis te tjerash theksoi: “PDSH nuk eshte thjesht nje force politike, por eshte nje shans historik, eshte nje mision kombetar, nje rruge e nisur mbare drejt lirise dhe te drejtave njerezore, drejt suksesit dhe perparimit kombetar”. ■ Paraditen e se henes, ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane u celen punimet e Sesionit te 4-te te Asamblese Parlamentare te ... Një ndër mesazhet e historisë se këtyre vendeve, theksoi Presidenti Berisha, na fton ne të gjithëve të mos lejojmë që të zven­desohet ideologjia totalitare nga e cila vuajtëm aq shumë, me një ideologji tjetër totalitare, atë të racionalizmit agresiv, i cili kaqene dhe mbetet burim fatkeqësish dhe katastrofash si kobet e shkaktuara edhe në ditët e sotme... Me angazhimin e vendosur të të gjithë vendeve tona, vijoi më tej Presidenti Berisha, ne mund të frenojmë përhapjen e vatrave të reja të zjarrit dhe të ndikojmë në zgjidhjen e një klime që favorizon zgjidhjen e konflikteve ekzistuese. Përshëndetja e mikëseradhjes u mbajt nga z. Arnbori, presidenti i radhës së PABSEC-ut, z. Moroz me fjalën e tij theksoi “Zgjidhja e problemeve tona të përbashkëta është garanci për paqen në rajonin tonë”. Me tej, u zhvillua me diskutimet e anëtarëve të tjerë. ■ Paris-Kryeministri Meksi dhe Ministri i jashtëm Francëz Alain Zhype nënshkruajnë Traktatin e Mirekuptimit, Bashkëpunimit dhe Miqësisë midis RSH dhe RF. Eshtë nënshkruar kështu formimi e zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Franca mbështet pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. ■ Rritja e bashkëpunimit ekonomik ka qenë në qendër të takimit të Presidentit të Republikës, z. Berisha me delegacionin e Rojës së Financës Italiane. E MARTË, 13 DHJETOR ■ Greva e urisë e banorëve të inateve të përmbytur në Kukës, ka treguar vëmendjen e përkujdesin të autoriteteve zyrtare, dhe është Presidenti Berisha që loboi për këtë çështje dhe deputet e Kukësit. Presidenti i ka kërkuar Qeverisë të zbatojë dekretet i të dhe i fton ata me vendosjen e Qeverisë. (?) Përgjegjësi(?) t’u jepet kredia personave te cilet e perfitojne ate ne baze te ligjit. Qeveria ve ne dispozicion 200 milion leke te reja. 2) Te punoje intensivisht per kompensimin e plote te banoreve te zonave te permbytura. ■ Ne vijim, zv/kryeministri Vrioni firmos urdherin per ngritjen e grupit te punes qe do te raportoje ne Qeveri brenda dt.27 dhjetor 1994. Titullari i Ministrise se Financave konfirmon se filloi dhenia e fondeve per ndertimin e banesave ndermjet Entit Kombetar te Banesave. ■ Te pyetur „nga RD”, deputetet Hoxha, Mustafa, Jaku i gjejne te drejta kerkesat e grevisteve duke pershatuar ndonje ekzagjerim. ■ Paris:-Kryeministri Meksi pritet nga Ministri per Ceshtje Evropiane Alen Lamasyr. ■ Takim i PDSH me Shoqaten e te perndjekurve ekonomike dhe politike ish-kulake. ■ Ne “RD” botohet deklarata e sekretarit te shtetit te SHBA Woren Kristofer, dhene rrjetit ABC:”Ne ua kemi bere te njohur serbeve te Beogradit, qe do te ndermarrim veprime te caktuara nese konflikti shtrihet ne Kosove”. ■ Perfundon sukseshem punimet sesioni i 1-re i Asamblese ... katërt i APBEDZ. Z. Pjetër Arbnorimer presi­dencen e radhës se kesaj Asambleje. E MERKURE, 14 DHJETOR ■ Kryeministri Meksi mbaron vizitën në France dhe niset për nje tjeter vizite pune ne Egjipt. ■ Parlament. Deputetet e forcave te ndryshme politike kerkojne qe dekretet presidenciale per lirimin dhe emerimin e disa ministrave te shqyrtohen me ardhjen ne Parlament te Kryeministrit Meksi. Miratohet ligji “Per statusin e invalidit” dhe vendoset qe shoqata e Invalidëve te Punes te financohet nga shteti. Vihet ne pah edhe njehere kujdesi i sistemit per kete kategori sociale. Ratifikohen edhe marreveshja lidhur me kredine per projektin e rehabilitimit te ujësjellësit te Durresit. ■ Ambasadori i BE Elio Germanio perpara gazetareve konfirmon vullnetin e mire politik te Bashkimit Evropian per te mbeshtetur reformat e proceset demokratike ne Shqiperi. E ardhmja eshte me premtuese: parashikohen programe afatgjata me efekte maksimale. E ENJTE, 15 DHJETOR ■ Ne dy numrat e radhës te “RD”, ne edicionet e lajmeve ne RTVSH, ne “Rilindja” etj, gjendet “Miratimi i Projekt-Rezolutes per situaten e Drejtave te Njeriut ne Kosove”. Eshtë nje sukses i diplomacise shqiptare. Ishte Shqipëria e inicoli kete Projekt-Rezolute e cila mbas miratimit do beje qe Kosova te perfshihet ne rendin e dites te punimeve te Asamblese se Pergjithshme te OKB. Me 105 vota pro, 3 kunder dhe 36 abstenime u miratua Projekt-Rezoluta. Ky sukses verteton politiken e drejte te ndjekur nga diplomacia shqiptare ne zgjidhjen e çështjes kombëtare. ■ Ne Kajro mbas takimit te nivelit te larte te kryeministrave Meksi dhe Ezkin nenshkruhen marreveshje bashkepunimi ne (Vijon ne faqen 2)

Shpallet gjendja e jashtezakonshme per situaten energjitike ne vendin tone

-Per here te pare ne kete shekull rreshjet ne zonen verilindore te vendit jane ne nivelin zero dhe kuota e ujit ne liqenet e Kaskades se Drinit jane te tilla, qe nese nuk perdoret me racionim energjia elektrike, mund te cojne ne nderprerjen e punes se ketyre hidrocentraleve- -Per here te pare ne kete shekull rreshjet ne zonen verilindore te vendit jane ne nivelin zero dhe kuota e ujit ne liqenet e Kaskades se Drinit jane te tilla, qe nese nuk perdoret me racionim energjia elektrike, mund te cojene nderprerjen e punes se ketyre hidrocentraleve- Me propozim te Ministrise se Burimeve Minerare dhe Energjitike, ne nje mbledhje te organizuar dje ne mesdite, prefektet dhe drejtuesit te ndermarrjeve energjitike te vendit, qeveria vendosi shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme per situaten energjitike te krijuar ne vendin tone. Ne vendimin e marre me kete rast percaktohen masat e nevojshme per perballimin e situates se krijuar. 1.Te punojne me kapacitet te plote te gjitha agregatet energjitike, pa marre parasysh aspektet financiare. 2.Te vazhdojne perpjekjet per importimin e nje sasie me te madhe energjie elektrike. 3.Te kufizohet numri i objekteve industriale qe konsumojne energjine elektrike. 4.Te shpalle objekte te rendesise se vecante hidrocentralet, termocentralet dhe objektet elektrogjeneruese te tensionit 35 kw e siper. Keto objekte do te merren ruajtjen nga forcat e rendit. 5.Te kufizoje konsumin e reduktuar te energjise elektrike sipas rretheve, per duke siguruar furnizimin e pandërprere te spitaleve, stacioneve te pompimit te ujit te pijshem, ndërlidhjen dhe minierat qe ndodhen nga mungesa e energjise. 6.Te krijohet shtabi qeveritar dhe shtabet mbi baze prefekturash qe do te ndjekin masat konkrete, duke filluar nga ora 01.00 e dates 18 dhjetor 1994.

I bej apel qytetareve dhe te gjithe konsumueseve te energjise elektrike qe te behen koshient per veshtiresite qe po kalon rrjeti yne elektrik

Interviste e zvendeskryeministrit z. Dashamir Shehi , dhene TVSH z. Shehi: -Ne realitet gjendja energjise elektrike eshte e jashtezakonshme, fatkeqesisht ka disa kohe qe eshte e tille. Sot e vendos perfundimisht, megjithese nuk shkojme alterna- kane rene nen limitin e ujrave qe kane patur historikisht, ketu behet fjale per fenomenet meteorologjike, te cilat nuk jane perseritur per rreth 100 vjet. Eshte kjo lloj situate qe nuk eshte pare ne situatat e nj...

Takimi i Presidenteve Berisha-Rugova

Dje ne mbremje Presidenti Berisha priti Presidentin e Republikes se Kosoves, zotin Ibrahim Rugova. Te dy presidentet diskutuan lidhur me rezultatet e vizitave te zotit Rugova ne SHBA dhe Gjermani, situaten ne rajon si dhe zhvillimet e fundit ne Kosove dhe Maqedoni. Ata nenvizuan shqetesimin e thelle te SHBA-se dhe Gjermanise per ushtrimin e represionit ne Mitje ne Kosove dhe vleresuan mbeshtetjen qe keto vende i japin parandalimit te konfliktit ne Kosove si dhe angazhimin e tyre te plote per gjetjen e zgjidhjes se ketij problemi te komplikuar. Lidhur me ngjarjet ne Maqedoni te dy presidentet u shprehen se stabiliteti ne kete vend eshte shume i rendesishem jo vetem per vete Maqedonine, por per te gjithe rajonin. Porse ata jane te mendimit se hapja e Universitetit dhe shkollave te larta per shqiptaret atje, ne perpjekje me legjislacionin nderkombetar si dhe me kushtetuten dhe legjislacionin e Maqedonise perben nje ngjarje shume te rendesishme per shqiptaret e Maqedonise dhe boten shqiptare ne teresi. Kjo rrit rolin, pjesemarrjen e kontributin e shqiptareve ne stabilitetin e zhvillimin e prosperitetin e kesaj republike. Te dy Presidentet theksuan se jo dhuna, por dialogu eshte muga e uljes se tensioneve ndëretnike dhe e zgjidhjes se problemeve te lidhura me mborjtesen e lirive dhe te drejtave njerezore dhe kombetare te shqiptareve, gje qe eshte ne favor te te gjitha paleve te interesuara per stabilitetin e Maqedonise. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit prane Presidentit

Berat MERRET NE ANALIZE REZULTATI I 6 NENTORIT

— Marrin pjese dhe liderat e PD, kryetari Selami, sekretari i pergjithshem Shehu, Ministri i Brendshem Musaraj Djene qytetin e Beratit, kryesia e degës PD e ketij qyteti u mblodh per te diskutuar arsyet e rezultatit ... Hodova paten vërejtjet dhe objeksionet e tyre lidhur me dobësitë e shfaqura nga kryesia e degës ne fushaten e fundit ...

Interviste e zevendeskryeministrit z. Dashamir Shehi, dhene TVSH

z. Shehi: -Ne realitet gjendja energjitike elektrike eshte jashtëzakonshme, fatkeqesisht ka disa kohe qe eshte e tille. Sot u vendos perfundimisht, megjithese nuk shikojme alternative tjeter per efekt te mungeses se rënies se reshjeve, te dalim me kete lloj vendimi, qe t’i veme pikërisht kete emer, “gjendje jashtëzakonshme”. Niveli i ujit ne kaskaden e hidrocentraleve te Drinit ketu behet fjale per fenomene e nje vere me te thate, jo me ne nje dimer, e cila ka bere qe nje pjese e hidrocentraleve te mbyllen, siç jane mbyllur ato mbi lumin Mat qe nuk prodhojne aspak energji elektrike. Hidrocentrali e veriut qe kane qene prodhuesit me te medhenj te Shqiperise i gen nen limitin e tyre. Ne qofte se do te vazhdoje po kjo situate meteorologjike, atehere do te ndodhemi perpara mbylljes se hidrocentraleve. Nekemi konsumuar si Shqiperia, deri dje rreth 13 milion kw ne 24 ore. Jane majat me te larta te konsumit te arritura keto dy vitet e fundit, Shqiperia nuk ka patur kurre konsum te tille. Sot jemi ne gjendje te prodhojme (per shkaket qepermendem) 1.5 milione mbi baze hidrocentraleve kemi vene ne pune Tecin e Fierit dhe prodhon 2.5 milion, jemi akoma me deficit teper te medhaja. Po te kontraktojme me te gjitha vendet fqinje per te marre borxh per energji elektrike, kemi marre disa dite nga Greqia, por edhe kjo nuk eshte ne gjendje te na ofroje ne menyre te rregullt per dite, vende te tjera si Bullgaria kane probleme vete te kesaj natyre, sepse mungesa e reshjeve ka qene kudo. Po tentojme qe rrjetin elektrik tonin ta lidhim me rrjetin e Ballkanit ndermjet ish Jugosllavise, ne menyre qe rrjeti te ruhet nga ana teknike. E gjithe kjo situate ka vetem nje zgjidhje uljen ne menyre drastike te konsumit ne 50%. Ne qofte se kjo situate vazhdon jemi te detyruar ta ulim edhe me teper konsumin se 50%. Sot per sot e konsiderojme te mjaftueshme uljen e konsumit ne kete kuote. Si do te operohet per kete qe thatë? -Do te operohet ndermjet nje komisioni qendror qeverikmijuar, te cilin e drejtoj une. Do te krijohen komisione ne prefektura ne baze te ketij vendimi qe aprovoj sot qeveria. Vendimet e ketvre (Vijon ne faqen 2)

Jane marre masa emergjente

Prononcohet Ministri i Burimeve Minerare dhe Energjitike z. Abdyl Xhaja I pyetur rreth situates se krijuar energjitike dhe masave te marra nga qeveria, Ministri i Burimeve Minerare dhe Energjitike z. Abdyl Xhaja tha se, deri tani ka patur shqetesime ne rrjetin shperndares qe lidhet me ngrohjen e pompulisce me energji elektrike, sepse keto shqetesime jane bere evidente pas muajit tetor. Rrjeti shperndares, me investimet qe jane bere, ka perballuar ndriçimin, gatimin dhe funksionimin e mjeteve te informimit, pavaresisht se gjate 2 viteve te fundit konsumi energjise elektrike per keto drejtime ka qene rreth 6 here me i madh se me pare. Tani, tha z.Xhaja ne situate te jashtëzakonshme ne prodhimin e energjise elektrike, situate qe vleresohet si inversi i inondatave, sepse ndoshta per here te pare ne kete shekull, reshjet ne zonen veriore jane pothuajse kaskades se lumit Drin, eshte ne nivele te tilla, qe pas disa ditesh, nese nuk perdoret me racionalizim mund te coje ne nderprerjen e punes se ketvre hidrocentraleve. Per mungese prurjesh aktualisht jane ndalur hidrocentralet e lumit Mat, Uznadhe Shkopeti. Ne vazhdim ministri Xhaja tha se, prurjet e ujit ne kaskaden e lumit Drin konvertohen me prodhimin e rreth 1 milion kw/ore energji elektrike ne dite, qe sebashku me hidrocentralet e vegjel, arrin ne 1.5 milion kw/ore ne dite, ndersa 13.5 milion kw/ore qe konsumohen ne dite. Per perballimin e kesaj situate te jashtëzakonshme, tha z.Xhaja, jane marre masa emergjente, duke vene ne pune tecin e Fierit dhe objektet e tjera termike, eshte importuar keto dite energji dhe po behen perpjekje per te rritur sasine nga importi, per perseri nuk mund te mbulohet konsumi i sotem. Prandaj, krahas masave, qe jane marre duke ndaluar disa objekte te rendesishme industriale, qeveria vendosi shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme. Anetare te qeverise dhe drejtues te ndermarrjeve energjetike vendin, ne diskutimet e tyre shtruan nevojen e ndergjegjesimit te popullit per situaten e krijuar dhe se nuk mund te vazhdohet me perdorimin e energjise elektrike per ngrohje. Ata nderkohe kerkuan marrjen e masave konkrete per furnizimin e popullsise me vajguri dhe lende te tjera djegese.

— Marrin pjese dhe liderat e PD, kryetari Selami, sekretari i pergjithshem Shehu, Ministri i Brendshem Musaraj

Dje ne qytetin e Beratit, kryesia e degës PD e këtij qyteti u mblodh per te diskutuar arsyet e rezultatit te referendumit per projekt-kushtetuten, ne prani te kryetarit te Partise Demokratike Eduard Selami, Sekretarit te Pergjithshem Zoti Tritan Shehu dhe anetareve te Kryesise Merita Zaloshnja dhe Ministrit te Brendshem Agron Musaraj. Kryetari i degës PD Berat Eduart Dollanani ne fjalen e tij, theksoi punen e bere nga kjo dege per fushaten e fundit, me arritjet dhe dobesite e veta. Ai theksoi se puna e bere nuk ka qene e paket, por rezultatet ndikuan negativisht probleme te tilla si uji, dritat korsupioni i vene ne re ne individe te caktuar qe sollen pasoje rezultatin qe tashme dihet. Me pas ai theksoi veshtiresite qe kohet e fundit kane penguar punen efikase te degës. Anetare te tjere te kryesise si sekretari i pergjithshem Illirian Peco, Afërdita Zere, Kudret Eskiu, Nasho Koroveshi, Gjalli Sina, kryetari i FRPD Berat Gjergj Hodova paraqiten verejtjen dhe objektet e tyre lidhur me dobesite politike deboret ne fshat, politikën e kuadrit qe ne shume raste nuk ka qelluar ne shenje dhe eshte udhehequr nga njohje personale dhe te qarqeve te caktuara, per marredheniet PD-Forum etj. Zoti Selami ne fjalen e tij e quajti te levdeshme punen e bere nga dega dhe i konsideroi njekohesisht te drejta verejtjet e bera ne drejtim te pushtetit qendror dhe lokal. “Pa zgjidhur problemet akute dhe zgjedhur njerezit me reputacion nuk mund te ecet perpara”-tha Selami. Ai e konsideroi betejen elektorale te 1996 si teper tendeshme. Selami foli per hapesirat qe duhet te krijohen brenda degës per degjimin e zerit te te gjitheve, per nje balancim me te drejte persa i perket pranise se te rinjve ne PD, koordinimit te ballkaneve te ciklit parti-deputet-pushtet lokal etj. S.BALLA

Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Ali Spahia dhe sekretari i shtetit per pushtetin lokal Njazi Kosovrasti, takohen me grevistet e urise ne Kukes

Me perfaqesuesit e fshatave te permbysura nga ujrat e Liqenit te Fierzes te ngujuar ne greven e urise qe prej 14 ditesh, dje u takua kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Ali Spahia, sekretari i shtetit per pushtetin lokal ne Ministrine e Brendshme, Njazi Kosovrasti dhe keshilltari i presidences, Fatos Harizaj. Ata shpreheshin nga deputeti i Kukesit, Mustaf Mustafa, prefekti i Kukesit, Hasite Tropojes, Selman Agolli dhe kryetari i keshillit te rrethit te Kukesit, Uk Todaj. Ne fjalen e tij zoti Spahia theksoi se zgjidhja e problemeve ka hyre ne rruge te drejte, ndonese ka veshtiresi qe s’mund te zgjidhen. (Vijon ne faqen 7)

Strategji destabilizimi e krereve te PS

Qellimi justifikon mjetin. Kjo ide makiaveliste ka qene nje nder elementet me sinjifikativ te politikes se bandes kriminale te PPSH per marrjen e pushtetit ne ’46 dhe per mbajtjen e tij deri ne ’90. Kjo ide e pamoralshme kriminale, tipike e diktatoreve, tashme eshte bere strategji e preferuar edhe per kreret e PS-se. Kete strategji makiaveliste, makiavelistet e PS kane demonstruar ne çdo hap te politikes se tyre ne rastet me oportunе per te krijuar destabilizim politik te situates, pikerisht ne ato momente kurrecia e reformes demokratike ka shkruar normalisht ne situatat e saja sociale politike. Nje nga elementet e makiavelizmit te krereve te PS-se (Vijon ne faqen 7)