Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 dhjetor 1994, Numri i faqeve 8

Gëzuar 1995 !

Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen Gëzuar vitin e Ri 1995 ! SALI BERISHA Kryetari i PDSh SALI BERISHA Kryetari i PDSh
Sali Berisha

Gëzuar 1995-ën

Të nderuar lexues Në prag të ndërrimit të viteve e ndjej si një detyrim ndaj jush t’ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri. Pa dyshim, me ne janë e do të jenë të qartë gjithë vështirësitë me të cilat u ndeshëm dhe po ndeshemi ende. Por, me të vërtetë viti që po lëmë pas është viti i rikthimit të shpresës e i perspektivës për një masë të madhe njerëzish, që ndjejnë se tani janë duke ecur në rrugën e duhur drejt një jetese më të mirë. Shqetësimet që ne do të marrim gjithmonë në konsideratë në këtë periudhë, por edhe në të ardhmen, janë njëkohësisht edhe angazhime të qeverisë demokratike për mirëqenien e shqiptarëve. Viti 1994, që po lëmë pas, do të kujtohet si viti i rritjes ekonomike, i shtimit të vendeve të punës, i uljes së inflacionit, i stabilizimit të lekut, i vazhdimit të zgjerimit të baskëpunimit të Shqipërisë me botën. Por ne të gjithë jemi koshientë se jemi në hapat e para dhe kjo rrugë e gjatë e ecur me mundime e sakrifica mund të bëhet më e shkurtër dhe më pak e vështirë nga puna e përkushtimi ynë për stabilitet, rend, qetësi, mirëkuptim e tolerancë. Duke shprehur besimin tonë në vlerat e njeriut të lirë, të Shqipërisë demokratike e perëndimore, ju uroj edhe njëherë mbarësi, begati dhe mirëqenie familjare për vitin 1995. ALFRED SERREQI Kryetar i Grupit Parlamentar të PD
Alfred Serreqi Shqipëri

Ju do të vazhdoni të gëzoni mbështetjen e shteteve të Bashkuara

XVII. 1994 Presidenti Klinton i telekomunikon Sali Berishës urimet e përzemërta dhe përshëndet suksesin e shënuar nga programi i reformave të ndërmarra I dashur President Berisha, Me rastin e Vitit të Ri 1995, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia të përzemërta dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan e përkrahën me entuziazëm vendimin e popullit shqiptar për të transformuar ekonominë e tij dhe sistemin politik, dhe ne kemi ndjekur nga afër progresin e vazhdueshëm gjatë vitit 1994. Zbatimi energjik nga qeveria juaj i reformave ekonomike të bazuara në treg ka vënë Shqipërinë në rrugën drejt rimëkëmbjes ekonomike. Në veçanti, programi juaj makroekonomik me mbështetjen e FMN-së dhe Bankës Botërore ka rezultuar i suksesshëm në uljen drastike të inflacionit, në rritjen ekonomike dhe në një sektor privat në zgjerim. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë gjithashtu përpjekjet tuaja për ndërtimin e një sistemi demokratik shqiptar me institucione politike demokratike, si dhe angazhimin tuaj për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me fqinjët tuaj. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja për të vazhduar në zgjerimin e sektorit privat, forcimin e sistemit bankar, reformimin e Kodit Civil dhe të atij Penal, rivendosjen e pronave, modernizimin e administratës publike dhe administrimin e një sistemi demokratik modern. Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se këto reforma janë të vështira dhe kërkojnë kohë, por ne jemi të inkurajuar nga zotimi juaj dhe nga arritjet e deritanishme. Ju do të vazhdoni të gëzoni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këto reforma. Sinqerisht, William J. Clinton President i Shteteve të Bashkuara
William J. Clinton Sali Berisha Shqipëri SHBA

Ambasadori italian Z.Paolo Foresti ju uron shqiptarëve një vit të mbarë

-Urimet në italisht me autograf- Në festimet e gëzuara të një Viti të Ri, le të vazhdojmë me vendosmëri në rrugën e ndryshimit dhe të ecim sëbashku në mirëkuptim. Viti 1994 shënoi në mënyrë veçanërisht pozitive raportet mes Italisë dhe Shqipërisë. I lidhur fort me këtë vend për arësye profesionale dhe sentimentale, dëshiroj të kujtoj në mënyrë të veçantë vizitën e Shtetit të Presidentit Berisha në Itali, e cila i dha një shtytje të mëtejshme dialogut dhe bashkëpunimit dypalësh. Ishte po ky bashkëpunim i përforcuar mes Italisë dhe Shqipërisë që bëri të mundur të shoqërohet me diskretcion e vendosmëri e gjithë sfida e eksodeve shqiptare, siç ishin dhe ato të gushtit, e ky falë kontributit serioz e të vazhdueshëm të qeverisë shqiptare. Shpresojmë të vazhdojmë në të njëjtin drejtim, sepse ndiejmë të përbashkët besimin në vlerat universale të demokracisë, dhe sigurisht nevojën për një progres ekonomik e shoqëror në diskutim e sipër. Korrieri i PD Fierzes
Paolo Foresti Berisha Itali Shqipëri Fierzes

Lexoni në faqen 2:

Njohim i Komisionit shtetëror agrikulturor per zbatimin e vendimit te Keshillit te Ministrave nr.306, date 30.6.1994 dhe dekretit te Presidentit nr. 1886, date 27.7.1994 mbi levizjen e familjeve te prishura nga te perndjekurit e internimit i Hidrocentralit te Fierzes
Fierzes

E MAR, VEÇ ME NJË KUSHT: PRANO TË KETË BRENDA DINAMIT, ...PËR T'A VËNË PO ! LËRË MORE PAKOT, A KE NDONJË KARRIGE OSE KOLLTUKET ?.. ATO DUAM NE, PAKON VARE NE GOLZHDE ? PËR HERË TË KOMBËT VENDOSA ? EDHE TË MOS E MARRONI[?] UNE S'JAM GOMARLLA QE TA MARR, AJO ESHTE PAKO S'SHTE PIAO PUC INSTITUCIONAL I QEVERISE DHE VITI ?![?]