Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MERKURE 6 shtator 1995

Betejen me fantazmat e Botes se vjeter do ta fitoje Demokracia

Editorial Viti 1995 eshte padyshim nder vitet me te mbara ne historine tone kombetare. Ky vit u karakterizua nga realizime te medha te demokracise shqiptare. Kete vit Partia Demokratike, forcat demokratike dhe mbare populli shqiptar moren frytet e para te pjekura te perpjekjeve te tyre te fuqishme ne rrugēn e ndertimit te shtetit te se drejtes dhe ekonomise se tregut. Keti viti Shqiperia u rendit ne vendet demokratike te Europes, po shenon nje konsolidim te rendesishem te miqesise dhe bashkepunimit me miqte e saj tradicionale, priti dhe percolli personalitete me te shquara te Europes, shpejtoi ritmet e reformes dhe realizoi nje rritje prej 25% te nivelit te jeteses, zevendesoi legjislacionin e saj komunist me ligje te reja. PD u antarësua ne EUCD. Perkundrejt ketij arritjesh historike per Shqiperine, shqiptaret, PD dhe forcat demokratike ne teresi, qe nga fillimi i ketij viti e deri tani, forcat ekstremiste te majta ne teresi dhe vecanerisht toga e perbindeshave te kualifikuara te tyre ne veprimtari te gjithaneshme dhe me te gjitha skenaret e krimit, te hapta dhe fshehtas, kunder demokracise dhe arritjeve te saj. Grupi monstror qe perbehej shume heterogjene, ish-ministra dhe oficere te larte te regjimit te vjeter, njerez te dyzuar dhe kodovere sekrete, projektues dhe ekzekutore te genocidit te fundit ndaj popullit te tyre si Nano, Ruçi, Gjushi, Brokaj, Zeqo, Dokle etj. qe se bashku po perpiqen te tyre te meritojne ne skenen politike shqiptare. Ne perberje te tij nje pjese e vecante zene edhe grupi i "ambasadoreve" apo i ashtuquajturi ata te gjithe ne tyre "grupi i fishkeve", domethene i atyre elementeve, te cilët pasi kaluan saiten e besimit, u infiltruan ne radhet e forcave demokratike per te sulmuar dhe demtuar demokracine e re shqiptare nga brenda. Ky grupim heterogjen qe perbente shpresen e fundit te regjimit te vjeter, kishte te perbashket jo vetem lidhjet me fondin me te piste dhe te zi te shpirtit njerezor, por edhe misionin e tij per te shkaterruar demokracine nepërmjet organizimit te masakrave si ajo e Shkodres, shpalljes se republikave te vogla si ne Polican, permbysjes se Qeverise dhe bllokimit te reformave, bllokimit dhe bjerjes se ligjeve te reja, prostitucionit, marreveshjeve te fshehta, denoncimit te vendit. Ne "mbyllje" te veprimtarise se tyre u angazhuan qe ne fillim publikisht me se provokime dhe denoncimin e intelektualeve dhe persekutoreve te tipit si Çupi, Zogaj, Çani perfshire edhe ne cilësive se shpifje do te behet publike. Fushata e dhunshme ndaj kunsht demokracise dhe vlerave te saj gjate ketij viti u perqendruan: I. Permbysjen e Qeverise Meksi dhe uzurpimi i ekzekutivit nga elemente te influuar qe i perkasin grupit "ambasadoreve" se shpirtit te nomenklatures se vjeter dhe realizimin e zgjedhjeve te parakohshme. Per kete qellim mobilizuan te gjitha forcat dhe madje dogjen "fishket" por humben. Parlamenti, jo vetem konfirmoi besimin e Qeverise Meksi, por e ka mbeshtetur gjate kesaj periudhe me intensivisht se asnjehere me pare. II. Denoncimi i Shqiperise ne institucionet nderkombetare si Keshilli i Europes, me qellim qe te pengonin anetaresimin e saj ne kete institucion. Per kete qellim ata aktivizuan te gjitha lidhjet, u angazhuan shume ta medha parash, prostituta, mitomane, jacobevore, homoseksuale, narkodollare, aktivizuan te gjitha llojet e lidhjeve bashkepunuese me elemente raciste antishqiptare nga vende te tjera, me konferenca shtypi, telefona dhe letra te fshehta u versulen kunder anetaresimit te Shqiperise ne KE, por deshtuan. Shqiperia u pranua unanimisht ne Keshillin e Europes. Pas ketyre deshtimeve dhe duke ndjere fundin e tyre te sigurt dhe te shpejte, grupimi qe vjen nga bota e persekutimit vendosi te shpallose: III. Skenari e gjakderdhjes Per kete qellim percaktuan kushtrimin, organizatorët dhe ekzekutuesit e skenarit vellaseras. Ata pasi kishin provuar thirrjet vellaserase ne tribuna, gazeta, rruge e kafene, zgjodhen parlamentin, tempullin e demokracise shqiptare per te ndezur kushtrimin vellaseras mesjetar te nates se Shen Bartolomeut nepërmjet njeri prej ekzekutoreve kryesore te genocidit te popullit shqiptar, shkirmtarit kriminel Moikom Zeqo. Nga ana tjeter, nepërmjet ZP planifikuan thirrjet per mitingje te pasura. Kreu i shërbimit te terrorit te PS si Dokle, Ruçi, Brokaj me qellim qe te realizonin ate te shumepritur gjakderdhje qe nuk e realizuan dot ne Polican, ne realizuan dot ne Kucove u hodhen ne sulm ne shpresen dhe bindur se kesaj here do te realizonin ne Gushi qe masakren te ngjashme me ate qe kishte ndodhur ne mesjete ne Paris. Por, krimi i planifikuar prej tyre deshtoi sikunder deshtuan edhe ata qe e provokuan. Pali pa thirrjes vellaserasve kujtoi se mund te lante duart, madje u trullua nga urrejtja dhe kercenimet, deklaroi se faji ne "RD"-ja, keshilltare e Presidentit e madje vete ai, dhe se, per te gjitha keto do ti drejtohej gjykatave; por shkrimtari kriminel qe maten perjeton me ankthin dhe nenostalgji te madhe kohe e gjahut te intelektualit, ndersa diten shkruan per Karl Popperin, vetem sa rikofirmoi panderueshmerine dhe felliqesine e shpirtit te tij. "Shiriti" mallkur provoi se perbindeshi i djeshem gjahu ishte dhe vete kushtrimtari mesjetar i parlamentit. IV. Bllokimi i shtetit ligjor. Nga 300 dosje te kontrolluara, mbi 70 vendime te pezulluara, te gjitha keto ne emer te rryshfeteve dhe amoralitetit. Ky element qe diten cirret per te drejtat e njeriut, ndersa ne terrin e nates derdh mbi ligjet dhe vendimet qe i mbrojne ato, i gjithe urrejtjen e shpirtit te tij te zi, i perket edhe ky grupi "ambasadoreve" qe nomenklatura e vjeter kishte seleksionuar me kujdesin me te madh per te squar radhet e opozites. Ketij "ambasadori", "qendali qendror" i ka ngarkuar detyren e thyerjes se te gjitha ligjeve dhe me mbrojtje te tij dhe te veprimtarise se tij ka angazhuar elemente qejf, xhelozi si ai, kane ngrene lini njerezish te pafajshem, madje megenese vendi i tij ishte tejet me peshe ju caktuan si "kujdestar" edhe ish kolonel, drejtuese te qeveres dhe misioneve nder me te rendesishmet ne veprimtarine kriminale te sigurimit te shtetit. Bllokimi i ligjeve, diskriminimi i sistemit te ndershem, njerioli si zjarrvenesit te kultures, fjalën ja paska "RD"-ja sepse ajo boton informacione e kaosacionit, permbys qeverine, por me te ndyrat dhe me te padurueshmet ne parkripe gjeshjet dhe te pazerbeshem. Edhe ky njeri si zjarrvenesit e kultures, kerkon me zjarr gazeten "RD". Por kesaj here sekti i "ambasadoreve", oficereve, ministreve te regjimit te vjeter po numeron, vajtojne se bashku ditet fundit te misionit te tyre. Parlamenti shqiptar, opinioni dhe mbare forcat demokratike jane te vendosura te ndalojne me jetike e vendosmeri me projektuesit, ekzekutoret, perbindeshit e genocidit te vjeter njerezor, po edhe kulturor. Betejen me perbindeshin bota e sotme e vjeter, Demokracia do ta fitoje.
Nano Ruçi Gjushi Brokaj Moikom Zeqo Shqipëri Europë Shkodër Polican Kucove

Presidenti Berisha priti ambasadorin e Kolumbise

Dje Presidenti i Republikes, Sali Berisha priti Ambasadorin e Jashtzakonshem dhe fuqiplote te Republikes se Kolumbise z. Enrique Gaviria Livano i cili paraqiti letrat kredenciale. Ne ceremonine e dorezimit te leter kredencialeve mori pjese edhe zv/Ministri i puneve te jashtme Arian Starova (ATSH)
Sali Berisha Arian Starova Uolter Sloukom Kolumbise

Takim ne Seline e Partise Demokratike

Dje paradite Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike Shqiptare z. Tritan Shehu priti te ngarkuarin me pune te ambasades Britanike ne Tirane z. David Finn. Z. Tritan Shehu e informoi z. David per arritjet e vendit tone ne aspektin politik dhe ekonomik. Nga ana e z. Slinn nuk mungoi deshira per te kontribuar dhe per te ndihmuar vendin ne keto fusha. Gjithashtu ai pergezoi arritjet e deritanishme te qeverisjes demokratike brenda nje kohe te shkurter te vecane dhe u tregua optimist per te ardhmen e Shqiperise. Departamenti i Shtypit dhe Informacionit i PDSH
Tritan Shehu Slinn Sali Berisha Tiranë Shqipëri

Nensekretari i Mbrojtjes i SHBA ne Shqiperi

Sot vjen per nje vizite ne Shqiperi nensekretari i Mbrojtjes se SHBA Uolter Sloukom dhe zonja Kruzel. Sikurse ben te ditur zyra e shtypit dhe informaconit te Ministrise se Mbrojtjes, autoritetet amerikane do te marrin pjese ne ceremonine e inaugurimit te deges se cmrit Dr.Joseph B.Kruzel te qendres kombetare te traumatologjise. Me pas ata do te vizitojne mjedise pavionin e objektet e reja, gjithcka te realizuar gjate dy muajve te zhvillimit te sherbimit te perbashket shqiptaro-amerikane Uji Kristal '95. Z.Sloukom do te kete dhe takime te veçanta me personalitete shteterore. ATSH
Joseph B. Kruzel Bill Klinton Richard Holbruk Shqipëri

Nje hap madhor ne drejtim te paqes dhe stabilitetit ne Ballkan

Deklaron Klinton Njoftimi per nje takim, ne javen e ardhshme ne Nju-Jork, te ministrave te puneve te jashtme te Greqise dhe te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise, perben nje hap madhor drejt paqes dhe stabilitetit ne Ballkan, deklaroi te henen, presidenti amerikan Bill Klinton. Njoftimi per nje takim, ne javen e ardhshme ne Nju-Jork, te ministrave te puneve te jashtme te Greqise dhe te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise (IRJM), perben nje hap madhor drejt paqes dhe stabilitetit ne Ballkan, deklaroi te henen, presidenti amerikan Bill Klinton. Ne nje komunikate, te publikuar te henen nga Shtepia e Bardhe, ne Monteorey (Kaliforni), Klintoni thote se shpreson se, nje gjesht i tille do te inkurajoje lideret e Bosnjes, Kroacise dhe te Serbise, qe te zhvillojne edhe ata vete hapa suplementare ne drejtim te paqes. Presidenti amerikan konfirmoi se, te enjten, ministrat do te kene si objektiv nenshkrimin e nje marreveshjeje per masa qe do te bejne te mundur njohjen e marredhenieve miqesore midis dy vendeve te tyre, ashtu siç e beri te ditur dje, ne Shkup, edhe ndihmessekretari amerikan i shtetit per ceshtjet Europiane Richard Holbruk. Nje mosmarreveshje madhore, qe ka te beje me emrin e Maqedonise, ka vene perballe njeri-tjetres ish Republiken Jugosllave te Maqedonise dhe Greqine. Kjo e fundit nuk toleron qe te mbaje nje emer, i cili em ban edhe nje pjese prej provincave ne Greqi, e qe ajo konsideron si trashegimi ekskluzive te saj. Ky vendim kurajoz dhe largpames i lidereve te dy vendeve perben nje etape shastëzakonisht rendesishme, qe do te sherbeje edhe si mbeshtetje per vendosjen e paqes dhe stabilitetit ne Ballkan - thuhet ne komunikaten presidenciale. Me kete rast, Klintoni pergezoi edhe mbeshtetjen qe Athina i ka dhene nismes me te re amerikane, per arritjen e paqes ne Ballkan. Greqia eshte nje partnere e rendesishme ne bisedimet aktuale dhe ne vendimet ushtarake te marra nga gjiri i NATO-s, - perfundon ai. E ndohur prane Serbise, Greqia eshte ndier e anetare te NATO-s, me te terhequra ndaj perdorimit te forces kunder serbeve ne Bosnje. (AFP)
Krenar Haderi Agim Hoxha Ballkani Nju-Jork Greqi Maqedoni Monteorey

Goditjet e NATO-s shkatërrojnë mjetet komunikuese te serbeve

Pesë raketa te NATO-s shkatërruan lehtësitë strategjike te komunikimit te serbeve ne malet e Stolices dhe Majevicas, 10 km ne lindje te qytetit industrial te Tuzlas, i tha agjencise se pavarur Beta ne Beograd, burimet ushtarake te serbeve te Bosnjes. Shkatërrimi i kullës se antenes ka ndërprerë si komunikimin ushtarak ashtu dhe trasmetimin televizionit dhe te radios serbe, ne veçanti agjensia. Serbet e Bosnjes dhe trupat qeveritare kane shkëmbyer dylyftime me artileri dhe predhësje këmbësorie vini ne fund per te vene nen kontroll kete instalim.
Stolices Majevicas Tuzlas Beograd Bosnjes

Klintoni sulmohet nga nje amerikan me origjine serbe

Presidentin amerikan Bill Klinton u sulmua, te henen ne Kaliforni, nga nje amerikan me origjine serbe qe kundershtonte ndermarrjen e sulmeve ajrore te NATO-s kunder serbeve te Bosnjes. Ai e kapi presidentin per krahu duke iu lutur te ndryshonte politiken, - vene ne dukje mediat vendese, te cilet u referohet agjencise AFP. Njeri nga anetaret e sherbimit sekret (Organizem i policise i ngarkuar me mbrojtjen e personaliteteve zyrtare) qe ndjekin Klintonin hap pas hapi ne te gjitha udhetimet e tij, nderhyri menjehere duke ia hequr doren nga Klintoni, i cili as nuk deshi t'ia dinte nga ky provokim. Zoti President, ndaloni bombardimet kunder civileve serbe, - bertiti ne film qytetari me origjine serbe, por qe u step me pas, kur vuri re se Klintoni i injoroi teresisht, duke vazhduar rrugen sikur te mos kishte ndodhur absolutisht asgje. Deshmitaret siguruan se Klintoni nuk ishte nder aspak i kercenuar, perkundrazi, ata konstatuan se shtrengimi i krahut te tij nga individi shendetshem serb ishte i paperfillshem per fizikun e Presidentit. ATSH
Krenar Haderi Kaliforni Bosnjes

Ne prag te vitit te ri shkollo 4.5 milione tekste mesimore

Ne prag te vitit te ri shkollo[r] 4.5 milione tekste mesimore 4.5 milione tekste mesimore jane parashikuar te shtypen per vitin shkollor '95-'96. Nga keto jane terhequr 2.8 milione tekste dhe jane shpërndarë 2.1 milione prej tyre neper magazinat e ndermarrjes se shperndarjes dhe te tregtimit te librit shkollor te gjithar rretheve te vendit.

Vazhdon puna ne ujembledhesin e Bovilles

Pritet te levrohet kredia e deklaruar italiane prej 24 miliard lireta per vepren e pastrimit dhe tubacionin dergues Po realizohen ne kohe grafiket e hartuara per ndertimin e Ujembledhesit te Bovilles, i cili do te furnizoje me uje te bolshem qytetin e Tiranes. Keshtu punimet ne trupin e diges jane ne fazen perfundimtare te ndertimit me material mbushes. Deri tani jane hedhur ne dige rreth 0.5 milion metro kub material mbushes, i cili e ka ngritur digen ne kuoten H=300m. Vec punimeve ne dige ka perfunduar vepra tymshperuese dhe eshte ne perfundim tuneli te kulla e shkarkimit, ku ne kete te fundit nga 58 m lartesi ka mbetur edhe 5 m per tu perfunduar. Krahas ketyrë eshte zgjedhur perfundimisht varianti ekranit te diges, i cili do te realizohet me material plastik. Ai eshte projektuar e do te zbatohet nga firma italiane shume e njohur ne (Vijon ne faqe 3)
Bovilles Tiranë

Ministri Frasheri urdheron largimin nga puna te tre punonjesve te Kasacionit

Njoftim i zedhenesit te Ministrise se Drejtesise Me 5.09.1995, Ministri i Drejtesise nxori urdherin e largimit nga detyra te punonjesve te Gjykates se Kasacionit: Agim Hoxha, drejtor i ligjshmerise prane kesaj gjykate, Krenar Haderi, shef i sektorit te marredhenieve me jashte, Ndu[e?] Marku, kryesekretar. Me 5.09.1995, Ministri i Drejtesise nxori urdherin e largimit nga detyra te punonjesve te Gjykates se Kasacionit: Agim Hoxha, drejtor i ligjshmerise prane kesaj gjykate, Krenar Haderi, shef i sektorit te marredhenieve me jashte, Ndue Marku, kryesekretar. Sikurse ben te ditur zedhenesi i Ministrise se Drejtesise, Agim Neza, largimi i tyre nga puna mbeshtetet ne nenin 24/1 te ligjit nr.7562 date 30. 04. 1992 dhe ne nenin 29 te dispozitave kryesore kushtetuese ku percaktohet se administrata gjyqesore varet nga Ministri i Drejtesise dhe per pasoje marja e tyre ne puna Kryetari i Gjykates se Kasacionit eshte bere ne kundershtim me kete dispozite kushtetuese. Agim Hoxha ka marre pjese ne gjykime politike speciale, dekrete denimi kapitale, ndersa Krenar Haderi dhe Ndu[e?] Marku kane qene punonjes te sigurimit te shtetit ne periudhen e diktatures komuniste. Ne keto rrethana ata nuk mund te punojne me ne administraten e Gjykates se Kasacionit. (ATSH)
Ndue Marku Agim Neza Krenar Haderi

Ne brendesi

Nga fondi i trashegimise se Partise Socialiste Dosja "Shehu" Ne numrin e sotem: SEKRET Procesverbal i Mbledhjes se Byrose Politike te KQ te PPSH te datave 17 e 18 dhjetor 1981 RENDI I DITES: Analiza e gabimit te rende te kryer nga anetari i Byrose Politike, Mehmet Shehu, lidhur me fejesēn e djalit me nje vajze me perberje shume te keqe politike Lexoni ne faqen 5
Mehmet Shehu

I njoftojme lexuesit se me "Dosjen Shehu" do te vazhdojme edhe disa numra te tjere