Qeveria do te beje gjithçka per te permiresuar situaten
Prononcohet ne TV Kryeministri Meksi
Pyetje: Gjate dites se djeshme gjate nates si dhe gjate dites se sotme ka patur sasi te konsiderueshme rreshjesh.
A keni informacione nga rrethet mbi gjendjen mbi deme te mundshme qe mund te kene shkaktuar keto shira?
-Informacionet e para i kemi marre qe mbreme, informacione te Ministrise se Brendshme qe lidhen me te gjithe depot ne rrethe te cilat kane nje informacion te vazhdueshem gjate 24 oreve per gjithçka qe ndodh ne territor.
Njoftimi i para ka qene per situaten rreth Baçallekut, rreth qytetit te Shkodres, te cilat kane qene ne rrezik permbytje dhe u moren masa me ushtrine, me mjetet e veta. Kane qene gjithashtu kryetari i Bashkise, Kryetari i Keshillit te rrethit te cilet te gjithe njerezit qe kane kete detyre te mbikeqyrin gjendjen atje.
Ndersa sot ne mengjes, gjendja eshte keqesuar ne nje sere rrethesh te tjera duke filluar nga Puka, ku ka patur rrëshqitje dhe demtime, Kukes ku sipas njoftimeve ne Shtiqen ka patur renie uresh, em radhe ne Lushnje, ku fshati Çerme, ka patur permbytje dhe eshte bllokuar rruga, e fshati Berzhite ne Tiranen e Pajova pranë Peqinit, ku ka patur rrezik per jeten e njerezve te cilet kane qene te izoluar neper shtepia ose ne qendra pune.
Ne Berzhite, njerezit jane marre me helikopter, per t’ju shpetuar jetën.
Permbytje ne zonat e Elbasanit, ne kombinatin Metalurgjik, ne Lagunë te Krrenishtit te Lezhes.
Ne Laç ka patur vështirësi per furnizimin me energji elektrike, per shkak su n/stacion eshte permbytur dhe se eshte rezervuar një shtyllë e linjes 110 kv.
Qe nga dita e sotme jane ne gadishmeri trupa speciale te Ministrise se Brendshme dhe reparte te specializuara te Xhenjos, trupat amfibe, per te shpetuar njerezit.
Jane ngritur çadrat ku ka patur permbytje te shtepive, dhe per te pare nevojat qe do te permbyshen nga ana e shtetit.
Nderkohe jane derguar ne zonat e ndryshme te permbytura edhe funksionare te shtetit per te pare nga afer situaten dhe mund te marrin masat e nevojshme, si per shpetimin e jeteve njerezore, ashtu edhe per shpetimin e pasurise permiresimin e rruges, te linjave elektrike etj.
Pyetje: A mendoni te keni levizur dhe a keni patur efikasitet masa qe jane dhe? pas permbytjes se djeshme.
-Qeveria ka vene ne dispozicion nje sasi fondesh qe do te perdoren ne zonat e para, por me sa duket, do te detyrohemi gjate javes qe vjen te veme mjete financiare ne dispozicion per remontin e linjave elektrike, te kanalizimeve e argjinaturave mat p veprave qe kane qene ne perdorim te cilat kane dale jashte perdorimit, pikërisht nga njerezit si psh hidrovorit Tales, te cilit i eshte vjedhur komplet kablli, duke e nxjerre nga funksioni.
Qeveria po ben rregullime te kryet te reja per rregullimin e tyre.
Fatkeqesite natyrore eshte e vertete qe ndodhin rrallë, dhe per kete jane edhe shume te dëmshme, por mbajtja ne gadishmeri e veprave, cdo detyrim edhe i qeverise, edhe i pushtetit lokal, dhe i vete banoreve, qe fillon qe nga pritat malore, pyjet mbrojtese e qe nga kanalet e ujrave te larta etj.
Qeveria do te beje gjithçka qe eshte e mundur me fondet rezerve te cilat per keto raste ruhen, per te permirësuar zonat ku ka permbytje, psh per Laçin, do te ribehet komplet kanali i ujrave te larta per te cilin duhen rreth 35 milion leke te reja.
Ana tjeter e problemit eshte qe ne te ardhmen per te lehtesuar veshtiresite ne vendbanimet ku ka patur permbytje, shembje shtepish etj, duke dhene ndihmat e domosdoshme.
Gjendja pas shirave
Gjate nates se dates 20.09.1995 dhe 21.09.1995 rreshjet e shumta qe kane rene kane krijuar nje situate te jashtezakonshme e probleme te shumta ne disa rrethe te vendit tone. Shume lumenj e perrenj dolen nga shtrati i tyre duke permbytur toka, shtepi e rruge automobilistike. Ne rrethe e permbytura gjendja paraqitet e tille:
HASI
Sirrdhoje e rreshjeve jane mbytur 3 vete nga fshati Gjinaj.
SHKODER
Ka patur permbytje ne fshatrat: Kuç, Vukatane, Bacailek, Ajasem, etj. Banoret jane shperngulur duke kaluar ne katet e dyta, kurse bagetite jane larguar nga keto zona.
DURRES
Shirat e rrëmbyeshem te mengjesit te djeshem krijuan veshtiresi edhe ne zonen e Manzes ne rrethin e Durresit. Rreth 200 hektare toke ne fshatin Hamallaj, te cilat kane nje lartesi negative, minus 1.8 metra nga niveli i detit, per disa ore mbeten nen uje. Edhe mungesa e energjise elektrike ne Hidrovorin e zones, e vonoi shkarkimin e ujrave nga kjo siperfaqe, e cila sipas te dhenave operative te ores 13.00 po normalizohej.
Ne keshillin e rrethit mesohet se edhe rrethin jane ne ure mbi kalim, qe lidh qendren e komunes se Manzes me fshatin Rade. Per normalizimin e gjendjes per krijuar po merren masa te menjehereshme.
KUKES
Ne lagjen “Mujaj”, te fshatit Shtiqen jane permbytur 5 shtepi. Banoret jane evakuar ne shkollen 8-vjeçare. Ne Bushtrice eshte permbytur nje familje, ndersa ne Buzmadh eshte demtuar shkolla dhe rreth 1 km rruge automobilistike. Rruga automobilistike e Shishtavecit ka patur shembje ne pese vende te ndryshme te saj.
KURBIN & LEZHE
Shirat e furishem qe rane gjate 12 oreve te nates se 20 shtatorit shkaktuan deme te konsiderueshem ne rrethin e Kurbinit e Lezhes. Ne rrethin e Kurbinit keto deme llogariten ne 127 milion leke, ndersa ne ate te Lezhes shifra eshte me e vogel.
Si pasoje e demtimit te n/stacionit elektrik ne Laç eshte nderprere furnizimi me energji elektrike, me uje te pijshem edhe eshte veshtiresuar furnizimi me buke i popullates. Jane demtuar dhe fabrika e miellit dhe disa institucione ndermarrje, eshte nderprere puna ne uzinen e bakrit, mesimi ne shkolla e treni te pasagjereve ne Lac-Lezhe, dhe u pengua qarkullimi i automjeteve per 12 ore.
Gjithashtu, jane demtuar 4 500 hektare te mbjella me bime te ndryshme, dhe ne mbi 300 shtepi te fshatit Laç dhe ne zonen e Adriatikut ujrat kane arritur ne katet e para te tyre. Per largimin e ujrave te teperta, nga tre hidrovorët eshte vene ne pune vetem ai i Fushe-Kuqes.
Permbytjet nga rreshjet e nates se kaluar jane shkaktuar dhe ne komunën e Zejmenit, si dhe fshatrat Ishull-Shengjin
(Vijon na faqen 2)
Dje ne Kuvendin Popullor
NDREKE GJINI
1. Seanca e paradites
Ne seance e paradites se djeshme Kuvendi Popullor miratoi futjen ne rendin e dites se punimeve te tre projektligjeve te reja autorizuara nga Keshilli i Ministrave, projektligje te cilat pasi te shqyrtohen ne Komisionet do te shqyrtohen dhe miratohen nga Parlamenti ne punimet e javes se ardhshme.
Me pas deputetet shtyruan dhe miratuan me shumice votash dekretin e Presidentit te Republikes zoti Sali Berisha, “per nje shtese ne ligjin “Per falimentimin e ndermarrjeve shteterore”, si dhe u ratifikuan dy konventa njera me Republiken se Shqiperise dhe Republikes Çeke, “Per eliminim e tatimeve te dyfishta lidhur me tatimet mbi te ardhurat dhe kapitalin” dhe me Republiken e Turqise, me tatimet ne Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Turqise “Per eliminimin e tatimit te dyfishte lidhur me tatimet mbi te ardhurat dhe kapitalin”.
Deputeti i Lezhes zoti Rudolf Prrit ne seancen e djeshme te paradites nje deklarate ku kerkoi nga Qeveria per shpejtimin e dhenien e fondeve/per perfundimin e projektit per eliminimin e permbytjeve dhe shpetimin e nddohin ne rrethin e Lezhes.
Ne fund te seances se paradites kryetari i kryesise se Kuvendit Popullor zoti Pjeter Arbnori njoftoi deputetet lidhur me ikjen e seancs zhvilluar ne Kryesine e Kuvendit Popullor me kryetaret e grupeve parlamentare te PS dhe PSD si dhe me nenkryetarin e kryesise zoteri Shakir Vukaj.
Ato, tha zoti Arbnori kane kerkuar pjesemarrjen e tyre ne shqyrtimin e ligjit “ Per genocidin dhe krimet e kryera nga sistemi komunist”, por nderkohe u shpreh Arbnori takerkun shqyrtim i ketij ligji. Une tha zoti Arbnori ju thashe se ju jeni te lire te merrni pjese, ndersa shtyrene seances e quaj te panevojshme dhe te pamotivuar. Edhe kryetari i grupit parlamentar te PD-se zoti Ali Spahia duke marre fjalen rreth kesaj çeshtje u shpreh se nuk ka arsye asye e asnje motiv per ta shtyre shqyrtimin e ketij ligji ndersa e merre te grupit u shpreh Spahia kerkoj qe ai te shqyrtohet siç eshte planifikuar pra diten e premte paradite.
2. Ne seancen e pasdites
Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor zoti Pjeter Arbnori, ne fillim te seancen plenare te pasdites se djeshme i njohu deputetet e Kuvendit Popullor me propozimin e Presidentit te Republikes Zoti Sali Berisha, drejtuar ketij kuvendi, per shkarkimin e Kryetarit te Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi nga te gjitha funksionet e tij ne kete gjykate. Ne propozimin e bere thuhej se shkarkimi kerkohet per shkak te veprimtarise se tij antiligjore e antikushtetuese dhe shkeljes se rende te lirive dhe te drejtave themelore te qytetareve.
Pasi u miratua me shumice votash futja ne rendin e dites se punimeve te Kuvendit Popullor dhe shqyrtimi me procedure te shpejtuar, ky propozim i Presidentit te Republikes u hodh ne vote dhe i kaluar me 73 vota pro asnje vote kundra dhe asnje abstenim. Tre deputete te pranishem nuk moren pjese ne votim. Rreshtin pas Kuvendi Popullor vendosi dhe me shumice votash shkarkimin e zotit Zef Brozi nga detyra e Kryetarit te Gjykates se Kasacionit dhe nga te gjitha funksionet ne kete gjykate.
Po dje pasdite Kuvendi Popullor me shumice votash miratoi propozimin e Presidentit te Republikes zoti Sali Berisha per emerimin ne postin e Kryetarit te Gjykates se Kasacionit te zotit Avni Shehu, zv-zvendes kryetar i kesaj gjykate, dhe zotit Zef Nika ne postin e zv/kryetarit te kesaj gjykate, ky i dyti ish- anetar i kesaj gjykate.
Ne konferencen e shtypit te PS: Kreret e PS - ne mbrojtje te genocidit komunist
Ne konferencen e shtypit te PS:
Kreret e PS - ne mbrojtje te genocidit komunist
ZEF LLESHI
Dje ne mesdite kreret e PS Paskal Pellumbi e Namik Dokle dhane nje konference shtypi ne gazetaret dhe nje grup simpatizantesh te tyre.
Siç u shpreh vete shoku Serveri konferenca e shtypit ishte provokuar nga terhimi qe ka ngjallur ne PS vizita e suksesshme e Presidentit Berisha ne Amerike si dhe prononcimi i genocidit nga ana e PD-se. Naty risht kjo e dyta u ka djegur me shume krereve te PS ndaj dhe nxitohen ne prononcimet publisiste me qellim per te paraqitur se projekti ligji kunder genocidit.
Duke bere fjale per kete projekt ligji Pellumbi tha se ai synon te godase PS-ne. Ne fakt po projekti ligji nuk eshte permendur askund PS por shoku Servet e nerr me mend se ligji godet partine e tij sepse ai e di fort mire se me çfare “brumi” eshte gatuar PS-ja. Pra kreu i socialisteve del kunder projektligjit qe “pershpejton denimet qe lidhen me genocidin per motive politike, ideologjike, klasore dhe fetare si krim kunder njerezimit i organizuar dhe kryer nga shteti komunist ne kundershtim me dispozitat ligjore te kohes dhe te drejtat dhe lirite themelore te njeriut nepermjet dhunes fizike psikike, mohimit falsifikimit ose manipulimit te te dhenave duke sjelle per pasoje vrasjen burgosjen internimin dhe debimin si dhe rrënimin masiv te institucioneve dhe objekteve te kultit, spse ai e di fort mire se autore e ketij genocidi i ka brenda rradhëve te tij.
Pare ne kete kontekst eshte e ardhur mire qe Pellumbi merr persiper vedemaskim e partise qe ai perfaqeson.
DOKLE VENDOS
SHENJEN E BARAZIMIT MIDIS PUNONJESVE TE SIGURIMIT TE SHTETIT DHE SHKENCETAREVE DOKTORE E PROFESORE!!!?
Pyetjes se nje gazetari se ku do te vendosnin ne pune ish punonjesit e sigurimit te shtetit nenkryetari Dokle iu pergjigj se ne nuk i trajtojme ata ndryshe, vetem si doktore dhe profesore e Universitetit!!! Dokle i ka keto fjale ashtu lirshem e serbes pa i cederosur co po fyen nje armate te tere intelektualesh qe i jane perkushtuar profesionit te tyre jo per te ushtruar genocid po per tu dhene brezave dije dhe kulture.
(Vijon ne faqen 2)
Presidenti i Aleances Nacionale Italiane do te vizitoje Shqiperine
Me ftese te Partise Demokratike te Shqiperise, nga 26-27 shtator 1995, do te beje nje vizite ne vendin tone presidenti i Partise Aleanca Nacionale e Italise, Gianfranco Fini.
Gjate kesaj vizite qe Fini do te zhvilloje takime me Sekretarin e Pergjithshem te PDSH-se, Tritan Shehu dhe drejtues te tjere te kesaj partie.
Gjithashtu parashikohet qe presidenti i Aleances Nacionale do te pritet nga Presidenti i Republikes, Sali Berisha, kryetari i kryesise se Kuvendit Popullor Pjeter Arbnori, kryeministri, Aleksander Meksi, ministri i puneve te jashtme, Alfred Serreqi, dhe kryetari i partise republikane shqiptare, Sabri Godo.
ATSH
Gjirokaster Hap perpara per zhvillimin e arsimit ne zonen e minoritetit
Gjirokaster
Hap perpara per zhvillimin e arsimit ne zonen e minoritetit
Ne shkollat tetevjeçare te minoritetit futet per here te pare gjuha greke ne provimet e lirimit
Viti i ri shkollor shenon nje hap tjeter per zhvillimin e arsimit ne zonen e minoritetit ne rrethin e Gjirokastres. 33 nxenes minoritare kane nisur kete vit mesimet ne klasen e pare te gjuhes greke ne shkollen e mesme pedagogjike Pandeli Sotiri. Nga 133 nxenes qe ka gjithsej kjo dege ne kete shkolle. Gjithashtu, duke filluar nga ky vit shkollor, ne te 24 shkollat 8-vjeçare ne Dropull, gjuha greke per here te pare do te futet ne provimet e lirimit.
Ne shkollat e mesme te Bularatit e Derviçanit eshte futur gjuha greke, krahas edhe dy gjuheve te tjera qe studiohen, anglishtes dhe frengjishtes. Po ne Derviçan brenda muajit tetor do te perfundoje ndertimi i nje shkolle te re 8-vjeçare me fonde e Ministrise se Arsimit.
Nderkohe, ne universitetin Eqrem Cabej, ne degen e greqishtes, vetem per kete vit mesimor jane pranuar mbi 40 studente te rinj, numer ky dy here me i madh nga ai i vitit te kaluar.
Gjithashtu, vlen te theksohet fakti se niveli arsimor i mesueseve qe japin mesim ne keto shkolla, ndryshon nga viti i kaluar, eshte me i larte dhe 85 per qind e tyre kane arsimim perkates profesional.
ATSH
Propozime te Presidentit Berisha
Bazuar ne nenin 6 te ligjit nr. 7561, dt 29.04.1992 “Per disa ndryshime e plotesime ne ligjin nr.7491,dt.29.04.1991 “Per dispozitat kryesore kushtetuese” i propozoj Kuvendit Popullor:
1. Per kryetar te Gjykates se Kasacionit z. Avni Shehu, aktualisht zv/kryetar i Gjykates se Kasacionit .
2. Per zevendeskryetar te Gjykates se Kasacionit z. Zef Nika, aktualisht anetar i kesaj gjykate.
Presidenti i Republikes
Sali Berisha
Tirane , me 21.09.1995
Propozim
Mbeshtetur ne nenin 28, pika 1a te ligjit nr. 7491, dt 29.04.1991 “Per dispozitat kryesore kushtetuese” qe me ngarkon si detyre te pare “sigurimin e respektimit te ligjit kushtetues, ligjeve te tjera, te drejtat dhe lirite e shtetasve”; si dhe duke marre parasysh vendimin nr 12. dt.0.9.1995 te Gjykates Kushtetuese, cila ne baze te nenit 24 pika 3, pika 10 dhe nenit 25 ne ligjin nr.7561, date 29.04.1992 “Per disa ndryshime dhe plotesime ne ligjin Nr 7491” date 29.04.1991” Per dispozitat kryesore kushtetuese” me te cilin Gjykata Kushtetuese vendosi: “Te shpalle antiligjore dhe antikushtetuese nxjerrjen e urdhrave te prokurorit per pezullimin e te njejtit vendim civil te formes se prere te Gjykates nga ana e Kryetarit te Gjykates se Kasacionit, si dhe te pezullimit dhe kundershtimit te vendimeve te Plenumit te Gjykates se Kasacionit” i propozoj Kuvendit Popullor te shkarkoje Zef Brozin nga te gjitha funksionet Gjykates se Kasacionit per shkak te veprimtarise se tij antiligjore, antikushtetuese dhe shkeljen e rende te lirive dhe te drejtave themelore te qytetareve.
Presidenti i Republikes
Sali Berisha
Tirane, me 21.09.1995
Curriculum Vitae
AVNI SHEHU
Ka lindur ne vitin 1957 ne Mat. Ka mbaruar studimet e larta per drejtesi ne vitin 1980. Ka punuar gjykates nga viti 1983 ne Mirditë dhe Tirane. Eshte zgjedhur zevendeskryetar i Gjykates se Kasacionit ne vitin 1992.
Eshte pedagog ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes.
Njoftim
Neser ne oren 10.30’ ne qendren Nderkombetare te Shtypit japin konference shtypi zoterinjte Tritan Shehu sekretar i Pergjithshem i PDSH, Engjell Hysenbegas nenkryetar i PDSH dhe Gerd Lauguth kryetar i Bordit Drejtues te Fondacionit “Konrad Adenauer”.