Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MERKURE 4 tetor 1995

Arritje te medha te arsimit ushtarak shqiptar

Hapet viti i ri mesimor ’95 - ’96 ne Akademine ushtarake Skenderbej Arritje te medha te arsimit ushtarak shqiptar I pranishem edhe Presidenti i Republikes dhe Komandanti i Pergjithshem i forcave tona te armatosura Sali Berisha Berisha: "shfrytezoj kete rast, ti dergoj Gjermanise, kombit gjerman, Presidentit Herzog, Kancelarit Kohl dhe Qeverise urimet e mia me te perzemerta" Dje me rastin e fillimit te vitit te ri mesimor ne mjediset e Akademise ushtarake Skenderbej ne kryeqytet u organizua nje ceremoni festive. Merrnin pjese edhe Presidenti i Republikes dhe Komandanti i Pergjithshem i forcave tona te armatosura, Sali Berisha Kryetari i Shtabit te Komandantit te Popullit Pjeter Arbnori, ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali Kryetari i Komisionit Parlamentar per mbrojtjen, rendin dhe SHIK-un Azem Hajdari ushtarake te larte te ministrise se mbrojtjes si dhe atashe ushtarake te vendeve te huaja te akredituar ne vendin tone. Vendi i ngjethimit Kombetar Presidenti Berisha dhe ministri Zhulali kaluan ne reviste rojen e nderit. Te pranishmit kete ceremoni i pershendeti komandanti i kesaj Akademie, Gjeneral brigade Luan Hoxha. Ne emer te Akademise ushtarake te Hanovert Pershendetjen e komandantit i kesaj akademie gjeneral brigade Fridrih Von Senden. Pastaj pershendeti Presidenti i Republikes dhe Komandant i Pergjithshem i Forcave tona te armatosura Sali Berisha, nder te tjera ne fjalen e tij ai tha: Te nderuar oficere dhe oficere te Akademise ushtarake Skenderbej Te nderuar te pranishem Eshte kenaqesi e veçante t’ju pershendes sot ne kete dite te shenuar per mbarë ushtrine shqiptare ne çeljen e Akademise, e cila do te persose, zhvilloje e konsolidoje traditat me te mira te ushtrise shqiptare qe kane ekzistuar prej kohesh. Qelja e Akademise sot shenon njekohesisht nje arritje te madhe te arsimit ushtarak shqiptar sidomos ne perfundimtare nga principet dhe politizimit e panevojshme dhe te demshme. Mbyllja e akademise eshte akt i domosdoshem. Arsimi ushtarak ishte i politizuar e influencuar nga doktrina marksiste - leniniste e privuar nje doktrine totalitariste dhe jashtezakonisht e dëmshme per ushtrine, per shoqerine per Shqiperine dhe te gjitha vendet te cilat e perjetuan. Qelja e Akademise nuk mund te behej me pare. Kjo dite vjen si rezultat i natyrshem i zhvillimeve demokratike ne vendin tone gjate ketyre 4 viteve. Forcat tona te armatosura ndermoren ne kete periudhe reforma te gjithanshme dhe te suksesshme. Se pari, u krijuan (Vijon ne faqen 2)
Sali Berisha Hanspeter Ditsdorn Safet Zhulali Azem Hajdari Luan Hoxha Akademine Ushtarake Skenderbej Gjermani Hanovert Shqipëri

Ambasadori francez ne Tirane, Louis Dominici

"Presidenti Berisha nuk ka kerkuar te beje nje vizite ne France dhe eshte e qarte se nuk ka patur pergjigje negative." : "Presidenti Berisha nuk ka kerkuar te beje nje vizite ne France dhe eshte e qarte se nuk ka patur pergjigje negative. Natyrisht, ai eshte gjithmone i mirpritur ne France, ku ne kemi per te vleresimin me te madh dhe miqesine me te madhe. Ju e dini se Presidenti Berisha ka shkuar dy here ne France qe prej zgjedhjes se tij. Vizita e tij e fundit eshte shume e voneshme. Ajo eshte bere me 8 maj 1995. Ne ate rast, Presidenti Berisha ka takuar zotin Jacques CHIRAC qe sapo ishte zgjedhur President i Republikes Franceze". F. 2 Interviste me z. Dominici
Louis Dominici Jacques Chirac Kiro Gligorov Tiranë Francë

3 Tetori, Feste Kombetare e Gjermanise, por edhe e qyteterimit

3 Tetori, Feste Kombetare e Gjermanise, por edhe e qyteterimit Festa Kombetare Gjermane eshte edhe feste e shqiptareve. Sepse shqiptaret dhe gjermanet i lidhin ndjenjat e miqesise te thelle dhe tradicionale, ndjenja e nje respekti te veçante per kulturen, dijen, gjuhen, vlerat morale dhe shpirterore, mendojariapergjithcka qe gjermane kane bere per Shqiperine dhe shqiptaret, kulturen dhe gjuhen tone. Gjermania e fitoi paqen. Dje u mbushen pese vjet nga dita kur Muri i Berlinit ra, u shemb sidia e madhe e pasluftes, fantazma e perbindeshit kercenues per popujt, qe e percolli Luften e Ftohte per dyzetepese vjet u platit, u struk ne strofullon e saj te territ, per te dhene aty gerrhatjen e fundit. Bashkimi i Gjermanive ne radhe te pare ishte nje fitore e popullit gjerman, fitore e atij populli te shquar qe ka lene gjurme te pashlyeshme ne kulturen dhe shkencen Evropiane, ne mendimin filozofik e progresiv, duke u kthyer keshtu ne pararojë te mendimit njerezor, te perparimit e qyteterimit ne teresi. Gjermanet e festojne diten e ribashkimit si Feste Kombetare. Por, nderkaq, se bashku me gjermanet e festojne kete dite edhe te gjitha forcat progresive, demokratike e paqedashese, njerezit e shquar qe e kane vene jeten dhe vepren e vet ne sherbim te progresit, te qyteterimit, te humanizmit e te mirekuptimit ndernjerezor. E festojne kete dite sepse kjo eshte edhe nje dite simbol i fitores se se mires mbi te keqen, i fitores se drejtes mbi padrejtesine, i fitores se demokracise mbi dhunen, i fitores se paqes mbi kercenimin e luftes shkaterrimtare. Per fate te mire ky ribashkim i gjermaneve u realizua paqesisht, duke i dhene fund nje muri absurd, gardhit te telave me gjemba qe i kish ndare gjermanet ne dy shtete te ndryshem, dhunes dhe diktatures se modelit lindor, qe aq shume vuajtje dhe mjerime shpirterore, fizike e ekonomike u kishte shkaktuar gjermaneve te pertejmurit. Per fat te mire ky ribashkim u be ndryshe nga ç’paralindnin bolsheviket shqiptare qe kishin ne krye te piramides e qe klithnin te tmerruar se bashkimi i dy Gjermanive eshte fillimi i nje lufte te trete boterore. Kurse ne fakt ky ribashkim ishte prag i shembfundimit te diktaturave ne vendet e Lindjes, fundit edhe te diktatures ne Shqiperi. Populli shqiptar, qe aq vuajti mjerime, aq fatkeqesi dhe shkaterrime kishte perjetuar nen diktature e perjeton me gezim dhe shprese kete ngjarje te madhe dhe ne thellesite e shpirtit te tij e zgjon andrra e fuqishme se shpejti edhe shqiptaret do ta fitonin lirine e humbur, se shpejti do t’i keputnin telat me gjemba qe e kishin mbyllur ne kuvli, duke e nderprere, veç te tjerash, edhe miqesine tradicionale me popullin gjerman, per te cilin gezon nje simpati te thelle dhe i eshte mirenjohes per gjithçka ka bere per Shqiperine dhe shqiptaret, per gjuhen dhe kulturen shqiptare. Festa Kombetare Gjermane eshte nderkaq edhe feste e shqiptareve. Sepse gjermanet dhe shqiptaret i lidhin ndjenjat e nje miqesie te sinqerte e tradicionale, ndjenja e nje respekti te veçante per kulturen, dijen, gjuhen, vlerat morale e shpirterore. Ne kete dite te shenuar shqiptaret e ruajne dhe gjithe zemren popullin gjerman dhe i shprehin atij edhe nderjenjen e miqesise se sinqerte dhe te mirenjohjes se thelle. LAZER STANI
Lazer Stani Gjermani Shqipëri Berlin Evropiane Lindjes

Atentat ndaj Presidentit te ish Republikes Jugosllave te Maqedonise Kiro Gligorov

Atentat ndaj Presidentit Maqedonas Kiro Gligorov, ndodhi diten e marte ne Shkup. Nga burime te ndryshme, mesohet se kieri dhe sirjerdhoje e nje veture te mbushur me eksploziv, shperthimi i se ciles, ndodhi ne momentin kur Presidenti maqedonas kaloi prane saj. Pasojat ishin te shumta. Gligorov pesoi nje frakture ne kafke, te shoqeruar me tronditje cerebrale dhe me shume plage ne trup. Ndersa shofeti i tij mbeti i vrare, shume kalimtare te ndodhur aty u plagosen. Presidenti maqedonas arriti te mbijetoje, pas atentatit te organizuar - bene te ndaluar kohe e kane kurar - dhe tashme jeta e tij nuk eshte ne rrezik. Po keshtu behet e ditur se policia, ka ndaluar dy persona qe dyshohen se jane implikuar ne krim. Berisha i dergon telegram Gligorovit Presidenti i Republikes Sali Berisha i dergoi nje telegram Presidentit te Republikes Jugosllave te Maqedonise Kiro Gligorov ku denonco atentet terrorist te kryer ndaj tij dhe uronte per nje sherim sa me te shpejte Zyra e Shtypit dhe Informacionit prane Presidentit Makina e Presidentit Kiro Gligorov mbas atentatit
Bohm Sali Berisha Maqedoni Shkup Republikes Jugosllave Te Maqedonise

Sot ne Tirane: Kryetari i Parlamentit Bavarez Bohm

Sot ne Tirane: Kryetari i Parlamentit Bavarez Bohm Me ftese te Kryetarit te Kryesise se Kuvendit Popullor zotit Pjeter Arbnori, sot vjen per nje vizite ne Shqiperi, Kryetari i Parlamentit Bavarez zoti Bohm. Gjate qendrimit ne vendin tone miku bavarez do te pritet ne takime te veçanta nga personalitete me te larta te shtetit. Kryeparlamentari bavarez, z. Bohm do ta prese ne nje takim te veçante edhe Presidenti i Republikes zoti Sali Berisha.
Hanspeter Ditsdorn Elisabeth Gehrer Sali Berisha Tiranë Shqipëri

Anija ushtarake italiane Aviere

Anija ushtarake italiane Aviere Sot mberrin ne portin e Vlores anija e marines ushtarake Italiane Aviere e cila do te sjelle 18 studente e pare shqiptare qe moren pjese ne periudhen stervitore te zhvilluar ne anijen San Giusto. Pas mberritjes ne portin e Vlores po sot per studentet shqiptare do te jepet nje pritje ne rezidencen e ambasadorit italian ne Shqiperi z. Paolo Foresti.
Hanspeter Disdorn Vlorë Shqipëri

Pritje ne Presidence

Jam shume i gezuar qe ju pres ju, miken e vjeter te Shqiperise. Ju keni ndihmuar ne kontributin tuaj edhe me pare, por tani ne detyren e ministres Federale per Arsimin do te kontribuoni edhe me shume ne sistemin tone arsimor, ne ngritjen dhe pajisjen sa me mire te shkollave ne zonat malore, - i tha Presidenti Berisha ministres Federale te Austrise zonjes Elisabeth Gehrer, ne takimin qe pati dje me te ne Presidence. Zonja Gehrer nga ana e saj, theksoi dhe nje here gadishmerine e saj per te ndihmuar ne ngritjen dhe pajisjen e shkollave ne zonat e ndryshme si ofroi ndihmen e saj per ardhjen ne Shqiperi te eksperteve te cilet do te ndihmojne ne reformat arsimore. Zyra e Shtypit dhe Informacionit prane Presidentit
Jacques Chirac Elisabeth Gehrer Shqipëri Austri

Pritje me rastin e Festes Kombetare te Gjermanise

Merr pjese Presidenti i Republikes z.Sali Berisha Pritje me rastin e Festes Kombetare te Gjermanise Merr pjese Presidenti i Republikes z.Sali Berisha Me rastin e 3 Tetorit, Festes Kombetare te Gjermanise, dites se madhe te bashkimit te dy pjeseve te saj qe nga mbartimi i Luftes se Dyte Boterore, dje ambasadori gjerman ne Tirane z.Hanspeter Ditsdorn dha nje pritje ne ambasaden gjermane ne Tirane. Ne pritje mori pjese dhe Presidenti i Republikes se Shqiperise z.Sali Berisha me zonjen Berisha. Ishin te pranishem i ftuashit Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor z.Pjeter Arbnori, qeveritare deputete, perfaqesues te partive politike te trupit diplomatik dhe te shtypit. KORRESP / RD
Sali Berisha Hanspeter Ditsdorn Gjermani Tiranë Shqipëri

Gjenerali gjerman, Fridrih Von Senden, dekorohet me Urdherin Naim Frasheri i Klasit te Pare

Gjenerali gjerman, Fridrih Von Senden, dekorohet me Urdherin Naim Frasheri i Klasit te Pare Ne Ministrine e Mbrojtjes u organizua nje ceremoni e veçante me rastin e dekorimit nga Presidenti i Republikes te Gjeneral Brigadë Fridrih Von Senden. Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, nder te tjera tha se, Gjermania luan nje rol te veçante duke e ndihmuar e mbeshtetur Shqiperine ne kushtet e konsolidimit te demokracise dhe nevojit se ajo, si aleate e natyrshme e Shqiperise, ne ndihmen ne fushen ushtarake eshte karakterizuar nga serioziteti, sinqeriteti dhe korrektesa, kjo ka ndikuar ne krijimin e kushteve te bashkepunimit, si dhe ka shenuar nje stad te ri ne marredheniet dypaleshe midis Gjermanise dhe Shqiperise. Duke i njohur e pranuar mire ndihmen dhe shprehu sigurise ne ndihmen e mbeshtetjen e metejshme te Gjermanise si ne te gjitha fushat, edhe ne ate ushtarake. Pastaj, Ministri i Mbrojtjes i dorezoi gjeneralit gjerman, Fridrih Von Senden, urdherin Naim Frasheri te klasit te pare, akorduar nga Presidenti i Republikes, Sali Berisha. Ne motivacion thuhej se kontributi i veçante qe ka dhene ai per ristrukturimin e akademise ushtarake Skenderbej, si dhe ndihma per arsimin ushtarak ne Shqiperi. Nga ana e tij gjenerali gjerman u shpreh per ndihme te metejshme ne kete drejtim. Ne biseden qe me pas z.Zhulali zhvilloi me te pranishem, ambasadorin e Gjermanise ne Tirane, Hanspeter Disdorn, u shpreh se puna per ristrukturimin e akademise ushtarake Skenderbej ishte sukses ne marredheniet dypaleshe ne fushen ushtarake. Gjithashtu, ai konfirmoi sigurine per pjesmarrjen me sukses te proceseve te bashkepunimit midis Gjermanise dhe Shqiperise ne te gjitha fushat.
Fridrih von Senden Safet Zhulali Sali Berisha Hanspeter Disdorn Gjermani Shqipëri Tiranë

SOT NE "RD"

Dosja “Hazbiu” Autokritika e K.Hazbiut drejtuar Byrose Politike te Komitetit Qendor te PPSH HAZBIU: ... Une mbaj pergjegjesi te madhe ... M.Shehu nje kryeagjent dhe jo vetem ne rrjet, por i vetem ne aktivitet... Ka ndikuar presioni ... Mihallaq Ziçishtit, Feçor Shehut, Zoi Themelit, Llambi Peçinit etj... Ne ndonje rast edhe e kam ngritur me lart mendimin tim... S’ka ç’ben me teper sigurimi... S’kam ditur qe Mihallaq Ziçishti ka kerkuar te iki nga sigurimi vete...
K.hazbiut M.shehu Mihallaq Ziçishtit Feçor Shehut Zoi Themelit

Dokle: “Perendimi paragjykon PS”

Nekrologji per mitingjet e Partise Socialiste Dokle: “Perendimi paragjykon PS” Nekrologji per mitingjet e Partise Socialiste FAQE 2
Dokle

Zgjedhja e Shqiperise ne Keshillin e Sigurimit do te jete nje kontribut per paqe dhe siguri ne rajonin e trazuar te Ballkanit

Nga fjala e Serreqit ne OKB Zgjedhja e Shqiperise ne Keshillin e Sigurimit do te jete nje kontribut per paqe dhe sigurim ne rajonin e trazuar te Ballkanit Nga fjala e Serreqit ne OKB FAQE 3
Serreqit Shqipëri Ballkani