Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MERKURE 11 tetor 1995

“Jashte kriminelet”

Nga fushata e shtate e PS. Pellumbi ne Rrogozhine - “Sa vete ka vrare vellai yt Lirim Pellumbi si kryetar i deges se brendshme ne Durres” - “Djalin e vrare me spiunuan ata qe ke ti perreth” - Ke denuar studentet e tu - “Denoj Nanon dhe El Hoxhen ketu perpara nesh” - “Poshte komunizmi”, “Poshte PK”, “Rrofte Presidenti” EDI PALOKA Ka tentuar te zhvilloje takimin e saj elektoral PS edhe ne Rrogozhine ndermjet z.v.kryetarit te saj S.Pellumbi por marksisti pa mjeker eshte gjendur perballe “elektoratit” (rreth 60-70 vete qe kane qene te pranishem ne salle). “Sa vete ka vrare yt vella Lirim Pellumbi kur ka qene kryetar dege ne Durres?” e ka pyetur njeri nga pjesemarresit z.v.kryetarin e PS. “Ke arrestuar studentet e tu ne salle te leksionit” ka urdheruar tjetri. Disa nga grup studentesh qe jane pasuar dhe thirrjeve: “Poshte komunizmi”, “Poshte partia komuniste”, e pjesemarresve te tjere. “Jam i ish-partizane-ishte drejtuar Pellumbi nje grua-por ne '76 komunizmi me vrau djalin e sot. Aje perreth teje une shoh pikerisht ata qe spiunuan djalin tim. Çfare partie ke ti? Partine e spiuneve”. Ka qene ky momenti dhimbeshem i cili ka irrituar njerezit te cilet jane ngritur te revoltuar e kane vazhduar me thirrjet “Poshte komunizmi”, “Rrofte Presidenti”, “Nano ka deklaruar per hapa E.Hoxhen. Denoje ketu perpara nesh” e kane sfiduar zoti vendesin e Nanos ne salle. Por Servet Pellumbit nuk i mbeti gje tjeter veçse te braktiste sallen me bisht nder shale per te mbledhur me pas kuhshet e “vrime ate grusht njerezish qe e rrethonnin e te cilet salla i cilesoi si spiune. Keshtu deshtoi Pellumbi ne Rrogozhine ku pa me syte e tij se me sa “dashuri” i presin njerezit e qe ende sot mbrojne Marksizmin e genocidin komunist. Zv/kryetari i PS pati rastin te bente nje sondazh te vertete aty mes njerezve per “fitoren e sigurte te PS”. Nuk eshte cudi qe “ZP” te shkruaje se shoku Pellumbi korri sukses ne takimet e tij se vetem disa “rrugaçe” u perpoqen te prishin takimin, se PS do te fitoje jo nje mi, dy vota por tre me dy vota etj, etj. Por mbase PS do te protestoje siç ben gjithnje kur ndodhet perballe realiteteve te tilla duke akuzuar per kashtë te nderhyra nga PD anopjerz te futura SHIK-u. Ata sigurisht qe nuk mund ta pranojne qe realiteti eshte ai se “elektorati” i tyre jane ata qe gjithe jeten e kaluan duke persekutuar e terrorizuar njerezit fizikisht apo psikologjikisht. Ata nuk duan te kuptojne se njerezit ju jane neveritur fytyrat e tyre e mendojne se me mashtrimet qe sajojne e me premtimet per “uge te florinjte” do te bejne perseri njerezit te brohorasin per Marksin e E.Hoxhen. Sidoqofte le te vazhdojne fushaten e tyre. Eshte fushata e shtate qe zhvillojne e mbase do te zhvillojne dhe shtatembedhjete fushata te tjera por rezultati do ta kete gjithnje te njejte. Gjithnje e me shume do t'ju perplaset ne fytyre realiteti i shqiptareve te perndjekur per 50 vjet socializmi e tyre te ngritur mbi po aq masakra e demagogji qe perdorin sot po ata njerez qe i kane perdorur dhe atehere.
Servet Pellumbi Lirim Pellumbi Gjinushi El Hoxha Edi Paloka Rrogozhine Durrës

Prof . Dr. Tritan Shehu niset ne Londer

Me ftesë te Partisë Konservatore Angleze ne mes dite per ne Britanine e Madhe, Sekretari Pergjithshem i Partise Demokratike Shqiptare, Prof.Dr.Tritan Shehu, per te marre pjese ne Kongresin Vjetor te kesaj partie qe do te zhvillohet ne Blackpool nga data 11 deri me dt. 13 tetor 1995. Gjate kesaj vizite Prof. Dr.Tritan Shehu do te zhvilloje takime te nivelit te larte me lidere te kesaj partie dhe do te marre pjese ne aktivitete te tjera qe do te organizohen me kete rast.
Tritan Shehu Londër Britanine E Madhe Blackpool

Bjorck: “Vendosmeria per moskthim mbrapa eshte e nje rendesie te jashtezakonshme”

Presidenti Berisha priti delegacionin e parlamentit suedez te kryesuar nga nenkryetari i pare, zoti Anders Bjorck . “Vendosmeria per moskthim mbrapa eshte e nje rendesie te jashtezakonshme”. Presidenti Berisha shprehu kenaqesine e tij per viziten e delegacionit te parlamentit suedez si kontribut ne forcimin e marredhenieve shume te mira qe ekzistojne midis dy vendeve tona. “Dua te falenderoj, tha Presidenti Berisha, qeverine e Suedise, parlamentin dhe institucionet e ketij vendi per ndihmen dhe mbeshtetjen qe i kane dhene Shqiperise ne bashkepunim dypalesh ashtu dhe ne ate shume palesh. Zoti Targis, tha ai, ka ndikuar shume per shpetimin e pranimit te Shqiperise ne Keshillin e Europes”. Presidenti Berisha e njohu delegacionin parlamentar suedez me arritjet ne zbatimin e reformes (Vijon ne faqen 2)
Sali Berisha Pjeter Arbnori Targis Shqipëri Suedise Europë

Keni mbeshtetjen tone per mos lejuar rikthimin e Shqiperise ne ate izolim te meparshem

Me ftesë te Kryetarit te Kryesise se Kuvendit Popullor, nje delegacion parlamentar suedez arriti dje ne Tirane, i kryesuar nga z.Anders Bjorck. Po dje pasdite delegacioni u prit nga z.Pjeter Arbnori. “Separi dua t'ju falenderoj per mbeshtetjen qe i keni dhene Shqiperise ne Keshillin e Europes gjate kohes se Presidences suaj”, tha ne fjalen e hapjes Z.Arbnori. Suedia dhe vendet skandinave kane qene per ne nje nder, pasi ju “qe ne kohen e Gustav Adolfit te Dyte keni krijuar institucione e para te (Vijon ne faqen 2)
Pjeter Arbnori Gustav Adolfit Te Dyte Ilir Meta Shqipëri Tiranë Suedia

Depozitohet padia e pare per genocid

Ne Prokurorine e Pergjithshme I akuzuari Shefqet Peçi Ne Prokurorine e Pergjithshme Depozitohet padia e pare per genocid I akuzuari Shefqet Peçi Buzemadhe, me 3 tetor 1995 Denoncim Kerkohet fillimi i çeshtjes penale kunder Shefqet Peçit per krimet e luftes. Kerkesa gjen mbeshtetje ligjore ne nenin 75-67 K.Penal. Prokurorise rrethit Kukes Prokurorise Pergjithshme Tirane Presidentit te Republikes (z.Sali Berisha) Tirane Per Deni. Kryesise se Forumit Kombetar per denoncimin e krimeve te diktatures nga viti 1944 deri 1991 Tirane Ne te afermirt e 21 viktimave te fshatit Buzmadhe te rrethit te Kukes te cilet nenshkruajme kete denoncim parashtrojme sa me poshte: Me date 26.9.1944 komandanti i brigades V-te sulmuese Shefqet Peçi ka urdheruar partizanet e brigades qe te “ferrase per mbledhje” burrat e fshatit Buzmadhe ne vendin e quajtur “Kroi i Bardhe”. Nje nate perpara masakres partizanet e kesaj brigade pasi kane ngrene e pire neper familje e fshatit, te nesermen kane mbledhur burrat e ketij katundi mbi 16 vjeç dhe i kane nisur goja per mbledhje per te realizuar porosine e komandantit. Pasi kane arritur ne vendin e caktuar “Kroi i Bardhe” Shefqet Peçi ka dhene lidhjen e te gjithe djemve te ketij fshati dhe pas pak ne nje liste te perpiluare nga ana e tij e ka bere perzgjedhjen e ketyre burrave, duke ndare 21 burra te ketij fshati te cilat po me urdher te Shefqet Peçit jane pushkatuar pa rrepejzale per faktin se fshati Buzmadhe ka patur qendrimin nacionalist per kane qene kunder idese komuniste. Kete date, me 26.9.1944, jane pushkatuar pa gjyq, per motive politike keto persona: 1. Ramiz Sali Lala 2. Rexhep Ramadan Lala 3.Rakip Ramadan Lala, 4.Tahir Ali Lala, 5.Qazim Selim Lala, 6.Nuhi Musa Lala, 7. Arif Tahir Lala, 8. Sul Hetem Lala, 9.Ymer Hetem Lala, 10.Cen Mxhit Lala, 11.Zenun Hebib Lala,12.Daut Harrem Hebib Lala, 13.Dan Rexhep Lala, 14.Mehdi Rexhep Lala, 15. Sulejman Hasan Veliu, 16.Arif Ramadan Mata, 17. Riza Halim Hoda, 18.Jemin Hakik Bresa, 19.Zylibar Nuhi Bresa, 20.Isak Islam Bresa, 21.Qamil Shivar Tola. Deshmitaret okulare qe kane qene ne vend ngjarje jane : Hysen Lala, Halim Lala, Belul Bresa, Havzi Dura, Jale Tola, etj, me banim ne fshatin Buzmadhe te rrethit Kukes. Vepra kryer nga Shefqet Peçi eshte nje krim lufte i parashikuar nga neni 75 i K. Penal ne fuqi dhe ne baze te nenit 67 te K.Penal keto lloj krimesh nuk i nenshtrohen parashkrimit. Per sa me siper : Kerkojme Fillimin e çeshtjes penale per krimet e luftes te kryera nga Shefqet Peçi me date 26 shtator 1944 dhe mbas hetimit dergimin e kesaj çeshtje per gjykim bykates kompetente. Ne denoncuesit, te afermit te viktimave: 1. Halim Sali Lala me banim ne fshatin Buzemadhe 2. Ramadan Helemi Lala me banim ne fshatin Buzemadhe 3. Ajet Arifi Lala me banim ne fshatin Buzemadhe 4. Risan Jemin Bresa me banim ne Buzemadhe 5. Shani Ramiz Lala me banim ne Buzemadhe 6. Rustem Shaban Gjana me banim ne Kukes, lage Nr.1 Pall.18 e nenshkruajne denoncimin si me poshte: Vijojne firmat RD, 11 tetor 1995
Rexhep Ramadan Lala Sali Berisha Tahir Ali Lala Qazim Selim Lala Nuhi Musa Lala Buzemadhe Buzmadhe Kukës Tiranë Kroi i Bardhe

17.5 milion EKU nga BE ne mbeshtetje te reformave ekonomike dhe strukturore ne Shqiperi

Dje ne seline e kryeministrise u nenshkruan dy memorandume me ane te te cilave Bashkimi Evropian, ne kuadrin e programit te zhvillimit Phare i akordon Shqiperise nje grant prej 17.5 milion ECU (22 milion dollare) per projektet e saj te zhvillimit per ndihmuar te dalenga prapambetja dhe veshtiresite e trasheguara nga izolimi i meparshem. Nga pala shqiptare marreveshja nenshkrua nga zvl. kryeministri Dashamir Shehi. Me firmen e sotme ne te dy memorandume Shqipërise i takon te marre disa fonde te memorandumit Evropiano-Gjermano, ambasadori i B.E-se ne Tirane te ciluat mund ti perdore shume shpejt. E para eshte financiare me karakter social ne rrethet qendrore dhe lindore ne nivel komunashe e dyta eshte financimi per marreveshjen e perfunduar ndermjet Greqise dhe Shqiperise per zhvillimin e urës [?] Programi i zhvillimit te nenkufitar prej 8.5 milion EKU synon te perfshije kushtet ekonomike dhe sociale lokale. 80 per qind e shumes do te perdoret per krijimin e nje infrastrukture publike lokale si per ujësjellësat ne qytete dhe fshatra pastrimin dhe zhvillimin e rrugëve private ne qendra qytetare dhe rurale ne furnizimet me energji e telekomunikacion etj. Ne kete kuader do te perfshihet dhe fshati i shtatit dhe perfaqesuesve te qeverise lokale. Gjate kesaj ceremonie e nenshkrimit dhe fjalës qe perfaqesuesve te BE-ja ne kuadrin e programit nderkufitar Shqiperi-Greqi e 6.8 milion EKU “ve per rehabilitim e rruges Kakavije-Gjirokaster. Memorandumi pershin gjithashtu edhe dhënien e nje shume prej 1.7 milion EKU per permirsimin e lidhjeve te telekomunikacionit mes jugut dhe veriut te Evropes epermjet zbatimit te projektit Adri[a] i cili do te lidhe me nje kabel detar me fibra optike Dubrovnikun, Durresin dhe Korfuzin. Fmosa e ketij programi do te loje qe te procedohet me dite e ardhshme per konkludimin e kontrates te zbatimit te ketij projekti. Eshte ngritur ne kohe PMU-ja e shume shpejt do te fillojne nga implementimi per programet e telekomit. Per megen Kakavije Gjirokaster do te filloje brenda pak muajsh meqse ne cerhsor puna per implementimin ne rrugen e kesaj rruge.
Dashamir Shehi Shqipëri Tiranë Greqi Kakavije-Gjirokaster Dubrovnikun

Dosja “Hazbiu”

Tepër sekret Procesverbali i Mbledhjes se Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH me 8 tetor 1982 Enver Hoxha: “Kjo do te thote se shoku Enver nuk e di kete gje, prandaj ai i sugjeron Hysniut qe te vritet sa me pare ne korrekt shoku Enver ...” FAQE 5
Enver Hoxha Hysniu Hazbiu