Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MARTË 31 tetor 1995

Shumica mbeshtet PDSH

Rezultatet e sondazhit tregojne: -Zbatimin e kontrates se PD me elektoratin -Arritjet e qeverise demokratike gjate vitit '95 -Suksesin e vizitave te Presidentit Berisha ne New York, ne Bruksel, ne Itali, ne Seline e OKB -Mbeshtetjen per politiken integruese te Shqipërise ne strukturat euroatllantike -Rritjen e nivelit te jeteses, rritjen e pagave, sigurime e rendit, perdorimin e letrave me vlere -Mbeshtetjen ndaj ligjit te genocidit -Destabilimin e platformes antireforme te PS -Mungesen e alternativave te PS -Ndergjegjesimin mbi permbajtjen qe personalitete te fuqishme i bejne PS dhe mbi rrezikun e ardhjes se saj ne pushtet -Demaskimin e rruges se politike te kreve te PS -Destabilimin e "tezetjes" me F.Nanon, te luftes kunder reformatoreve brenda PS, deshtimin e kreut marksist -Deshtimin e fushates se shtabe elektorale te PS Eshte bere i njohur per opinionin publik studimi i kryer nga grupet e sondazhit te opinionit te fakultetit sociologji-filologji. Mjaft e rendesishme per zhvillimet e reformave ne Shqipëri eshte fakti qe qeveria demokratike, qeveria qe ka marre persiper kryerjen e tyre, gezon mbeshtetjen e shumices se qytetareve. Keshtu 65% e konsiderojne te suksesshme politiken e brendshme te qeverise. Perveç vleresimit per punen e qeverise demokratike, kjo shifër i jep siguri qeverisë ne vazhdim e reformave, ne thellimin e metejshëm te tyre. Me e gjere, thuajse unanime eshte mbeshtetja per politiken e jashtme te Qeverise. Keshtu mbi 90% vleresojne aderimin e Shqipërise ne Keshillin e Evropes dhe e konsiderojne si ndihmese ne zhvillimin e demokracise e te mireqenies ne Shqipëri. Po keshtu 70% ndjejne siguri se politiken e qeverise ndaj NATO-s dhe SHBA, siguri qe lidhet me pengimin e shtrirjes se konfliktit nga ish-Jugosllavia ne vendin tone. Keshtu te gjithe zeri kritik qe vijne nga opozita ne kete drejtim nuk gezojne mbeshtetje. (Vijon ne faqen 2)
E. Paloka Fatos Nano Shqipëri New York Bruksel Itali Keshillin E Evropes

Ulfenson: "Jam i impresionuar nga progresi i shpejte i Shqipërise"

Presidenti i Bankes Boterore Ulfenson ne konference shtypi Ne jemi te impresionuar nga progresi i madh i Shqipërise, nga niveli i ulet i inflacionit, nga rritja e ndjeshme e prodhimit dhe ta themi hapur nga tranzicioni i kalbimit nga nje sistem shume i veshire ne nje shoqeri te hapur - Ne do ta ndihmojme qeverine sa te kemi mundesi dhe sa varet te na kerkohet nje gje e tille. Ne jemi krenare per kete partneritet te frytshëm - Ju keni ecur para ne nje kohe shume te shkurter - Nqs keni nje rritje te prodhimit 10% ne vit eshte nje shifer e kenaqshme. Eshte shifra me e larte e ekonomive ne tranzicion - Progresi eshte i ndjeshem. Çdo dite, çdo jave ju mund te shihni ndryshimet - JU DUHET TE KENI BESIM Dje ne nje nga ambientet e hotel “Rogner” Xhejms Ulfenson President i BB dha nje konference shtypi per gazetare te organeve te ndryshme medies. Ne falen te tij hyrëse Z. Ulfenson tha: Dua te falenderoj Presidentin dhe zonjen Berisha, Qeverine Shqiptare, z. Vrioni, z. Shehi, te gjithe shqiptaret per mikpritjen e tyre te ngrohte gjate vizites sime ne Shqipëri. Patem biseda shume te frytshme me autoritete te qeverise, organizata te ndryshme joqeveritare, me kolegë nga Komitet e Bashkuara dhe me perfaqesues te sektorit privat. Pata mundesi gjate vizites sime te shkoj edhe ne fshatin Herraj i cili eshte nje nga 85 fshatrat ku kemi nje program per dhenie kredi bujqesore. Vizitova gjithashtu nje shkolle dhe nje qender shendetesore. Erdha ne Shqipëri pasi kam besim te madh per ate çfare po behet ketu. Te gjitha endine (Vijon ne faqen 2)
Sali Berisha Vrioni Shehi E. Paloka Aleksander Kocani Shqipëri Herraj

Po bejme me te miren qe mund te behet

Z. Ulfenson konstaton, opozita mohon Shqipëria vazhdon te jete toka e shkëlqer nga shume personalitete ne shumane te botes. Sapo shkon njeri vjen tjetri duke vërtetuar ne kete menyre faktin e rendesishem se bashkepunimi bilateral apo multilateral i Shqipërise me Evropen - me boten eshte forcuar se tepermi. Shqipëria nuk eshte me vendi i izoluar apo i harruar. Perkundrazi, tashme ai eshte vendi i perkrahur, vendi i integruar ne organizma te ndryshem nderkombetar. Erdhi ne Shqipëri edhe Xhejms Ulfenson, President i nje institucioni prestigjioz financiar. Erdhi per ta pare Shqipërine, per ta pare çfare institucionesh qe ai drejton ka bere ketu, si dhe per te gjykuar se çfare ai mund te beje ne te ardhmen. Dhe i prirur nga realizmi qe karakterizon çdo personalitet te shquar ai beri disa deklarata te cilat nuk ka pse te mos stimulojne ndjenjat e realizmit dhe tek ata shqiptare qe jane te privuar nga ajo. Z.Ulfenson tha se eshte i impresionuar nga progresi i shpejte i Shqipërise. E pra ky konstatim i dukshem i perkishem perne shqiptaret qe kemi jetuar ne pyetjet e sistemesh te kunderta. Veçse opozita nuk e pranon kete ndryshim. Z.Ulfenson tha se jemi ne rruge te drejte se duhet te kemi besim ne kete sistem, te jetojme me te. Ndersa opozita e drejtuar nga ekstremistet e majte, marksistet e PS, perpiqet te krijoje iluzionin se ne Shqipëri asgje nuk shkon si duhet. Krete e saj shkojne naper duar evropiane duke perçuar me ngjalljen pakenaqesi e krize dyshimi tek personalitete te huaja. Ndersa kete, posa vine ne Shqipëri, konstatojne te kunderten e raporteve qe kane qene te detyruar te degjojne. Z.Ulfenson deshi shume burra shteti e drejtues te organizmave te tjera kane theksuar me se nje here vendosmerine per te vijuar, forcuar e thelluar bashkepunimin me Shqipërine. Kjo pervec te tjerave eshte edhe nje rruge finalmi i faktit se jemi ne rruge te drejte. Por opozites se majte i ka ngelur ne goje fjala jo, është edhe gjuha me strategjine Anti - PD. Z.Ulfenson na eshte mjafti i kenaqur me zbatimin e projekteve derisa opozita i perdor per shpifje gazetare e ZP-se heshten. Nuk e di autori nese e përpiqet per te shkëputur ndonje deklarate mbi te cilin do te operonin sipas interesit te tyre. Entuziazmi, komplimentat, konstatimet e Ulfenson formuan per ca nje sfond te padeshiruar dhe te deshmuar per t’i nxjerre bllof propagandat e tyre dashakeqe. Presidenti i BB e perfundoi viziten e Shqipëri. Krahas vleresimit te krijuar vizite ishte edhe domethenese edhe ne nje drejtim. Ajo ndihmoi me te vlerësoj kishencen se po ecim me te miren qe mund te bëhet. Mjaft duhet te jemi krenare.
Sali Berisha Vrioni Shqipëri Evropen

Berisha: - Shqiperia ju eshte mirenjohese per ndihmen historike qe i dhate dhe po vazhdoni t'i jepni Ulfenson: - Ju keni bere perpjekje dhe jeni shperblyer me suksese shume te medha

Presidenti Berisha pret Presidentin e Bankes Boterore, z.Xhejms Ulfenson Presidenti Berisha u shpreh se vizita e Presidentit te Bankes Boterore eshte nje ngjarje shume e rendesishme per zhvillimin e bashkepunimit te ngushte, qe Shqipëria ka me Banken Boterore. Shqipëria ju eshte mirenjohese per ndihmen historike qe i dhate dhe po vazhdoni t'i jepni. Fillimi ynë eshte i vështire, por ne ishim te vendosur te ndertonim ekonomine e tregut dhe shtetin e së drejtes, dhe tani mund te pohojme me kenaqesi se Shqipëria ka treguesit me dinamike te zhvillimit ekonomik nder vendet e lindjes, çka e tërheq vëmendjen dhe angazhimin permi te procesit te thelle reformash t'i ruaje keto ritme zhvillimi. Ne kete kuader ne jemi te vendosur te vazhdojme bashkepunimin me Banken Boterore dhe jam i mendimit se kjo skeme bashkepunimi ka dhene rezultate. Presidenti Berisha u shpreh se emi shume te kenaqur me bashkepunimin me Banken Boterore dhe se keto projekte e afershojne te gjithë sektorët qe janë te interesit, resurset njerëzore, infrastruktures, luftës kunder varfërise. Bashkepunimi me Banken Boterore vleresohet si model kooperimi. Presidenti Berisha i kerkoi Presidentit Ulfenson mbeshtetje e Bankes Boterore per projektin korridorit Perendim-Lindje qeshte i nje rendesie shume te madhe ekonomike dhe politike, projekt i cili jo vetem do te hape nje treg per Ballkanin, por do t'afroje vendet e Ballkanit njera me tjetren, si dhe kete te fundit me Evropen. Presidenti Ulfenson falenderoi per mikpritjen dhe u shpreh: "Jemi te fasinuar nga progresi" dhe treguesit e mrekullueshem qe keni arritur. Dua t'ju pergzoj per mbeshtetjen dhe vullnetin per te marre vendime ne krijimin e nje (Vijon ne faqen 2)
E. Paloka Sali Berisha Vrioni Shqipëri Ballkanin Evropen Lindjes

Kercenohen autoret e sondazhit ne Fakultetin e Sociologjise

Gazetaret e “ZP” nuk duan te bien poshte shefave te tyre Menjehere mbas botimit te rezultateve te sondazhit te kryer nga grupet e specialisteve ne Fakultetin e Filologjise dhe Sociologjise, ne kete Fakultet u versulen gazetaret “ZP”. Deriketu do te qe ishte ne rregull, gazetaret e “ZP” nxituan te vertetonin ne se sondazhi i botuar ishte i vertete apo i sajuar si ai i fundit. Shume shpejt militantet e mesuan se vetë ne Fakultet ekzistojne grupe qe merren me studime te tilla dhe se grupet e sondazheve, sidomos grupi qe duke pare “interesin” e madh te gazetareve militant te “ZP” ka shperndare nje sqarim edhe per pjesen tjeter te shtypit: “Ju vemë ne dijeni se grupi i realizues i anketes dhjetoqe nga: 1-Doktor i Shkencave Aleksander Kocani sociolog, drejtues dhe specialist i statistikes 2-Kliti Ceca, matematiken, statisticien. Ne perberje te grupit ka edhe studente nga fakultetet e Filologjise, Shkencave Sociale, Ekonomise etj” - shkruhen ne kete sqarim. Te deshkuar ne misionin e tyre “trimat” e “ZP” vendosen te ndjerrin shembullin e shefave, prandaj nuk u mjaftuan rolin e gazetarit. Nuk deshperuan qe nuk munden te vertetonin falsitetin e rezultateve te sondazhit gazetares “ZP” filluan te leshonin fjalë kercenuese per autoret duke “paralajmeruar” se nje dite ata do ta paguanin ta qe kishin bere. Pra tani vargut te autoreve te PD te cilet kerrejt e PS kane kercenuar se do t'i burgosnin edhe te huve ne fakti ju shtuan dhe grupet e pavarura te studiesve dhe student. Mbase shume shpejt lapangozet e PS do te kercenojne se mbas fitores se tyre ne Shqipëri do te jetojne normalisht vetem socialistet. Kjo do te ishte vertet tragjike po te mos ishte komike. Populli ka thene: “Qente le te lehin. Karvani shkon perpara”. Por qente bejne mire qe te mos i dalin perpara karvanit. E. PALOKA
Aleksander Kocani Kliti Ceca E. Paloka Shqipëri

Xhorxh Bush ju drejtohet shqiptarëve: "Mos lëvizni nga kjo linjë. Mos lëvizni nga ky kurs" "Gjermania duhet te vazhdoje te jete avokat i Shqipërise per anetaresim dhe bashkeveprim ne te gjitha strukturat europiane" Vukaj: Shkopin e kemi bere gati... Makullili i thote "Jo" Ilir Metes Elbasani u ka thene "Shporruni" Alise e bijeve te tij Pse nuk vajti G.Ruçi, ne dreke me miqte austriake
Xhorxh Bush Vukaj Makullili Ilir Metes G. Ruçi Shqipëri Elbasan Austriake

Dosja “Hazbiu”

Tepër sekret Procesverbal i Mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH me 8 tetor 1982 Kete vendim qe po marrim per te, te mos e marre shoku Kadri per denim te rende, as faktin qe nuk po e perjashtojme nga Partia, te mos e marre si dobesi nga ana jone FAQE 5
Kadri Hazbiu

Berisha dhe Ulfenson ne Syrin e Kalter ne Butrint dhe Berat

Dje paradite, Presidenti i Bankes Boterore, z.Xhejms Ulfenson, i shoqeruar nga Presidenti i Republikes, Sali Berisha, beri nje vizite ne piken turistike te Syrit te Kalter ne rrethin e Delvines. Kau ata u priten nga kryetari i Keshillit te rrethit, Vasil Bllero, dhe perfaqesues te tjere te pushtetit lokal. Presidenti i Bankes Boterore vleresoi me kete rast bukurine e rralle natyrore te ketij vendi (Vijon ne faqen 2)
Vrioni Sali Berisha Vasil Bllero Syrin E Kalter Butrint Berat Delvines

Abonohuni ne RD

RD RILINDJA DEMOKRATIKE Siç jeni ne dijeni, Ndermarrja e Postave Shqiptare, ka pranuar dhe do te pranoje abonime ne te gjitha zyrat postare per individë e qdo subjekt fizik, juridik, shteteror e privat, vendas e te huaj, ne gazeten “RD”, me keto çmime: - Per 1 muaj 250 leke - Per 3 muaj 750 leke - Per 6 muaj 1500 Leke Redaksia se gazetes ne bashkepunim me Ndermarrjen e Postave, ju garanton saktesi, shpejtesi e cilesi sherbimi ne adresen e kerkuar nga abonenti. PASJTOHUNI NE GAZETEN TONE ! SHENIM: Per ata persona te cilet kane paguar me tarifa te botuara me pare mund te terheqin diferencen ne zyren postare ku kane bere pagesen. Redaksia e gazetes “Rilindja Demokratike” Ndermarrja e Postave Shqiptare