20/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 janar 1995

Vazhdon shqyrtimi dhe miratimi nen per nen i Projektkodit Penal

Dje ne Kuvendin Popullor NDREKE GJINI Shqyrtimi dhe miratimi nen per nen i Projektkodit Penal vazhdoi ne seancen plenare te Kuvendit Popullor. Ne çelje te seances se djeshme Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor zoti Pjeter Arbnori i kerkoi grupit parlamentar te PD-se per te bere propozimin perkatës lidhur me nenin 68 te ketij Projekt kodi. Lidhur me kete ne emer te grupit parlamentar te PD-se zoti Ali Spahia propozoi qe meqenese per kete nen do te kerkohet konsulenca e specialisteve vendas dhe te huaj, te kalohet ne shqyrtimin dhe miratimin e neneve te tjera te ketij Projekt kodi qe vijne pas tij. Ne debatin qe u zhvillua rreth çeshtjes se kapercimit te ketij neni per t’u shqyrtuar e miratuar me vone, disa deputete te PS-se si Dokle, Abdiu u shprehen kunder kapercimit te tij, duke tentuar te pengojne mbarvajtjen e punes per shqyrtimin e miratimin e ketij akti mjaft te rendesishem ligjor siç eshte

Toke ne pronesi per banoret e fermave

Ne vazhden e politikes se PD-se per t’i bere te gjithe individet pronare: Stimul per familjen fshatare dhe per ekonomine bujqesore ne teresi Ne vazhden e politikes se PD-se per t’i bere te gjithe individet pronare: Toke ne pronesi per banoret e fermave Stimul per familjen fshatare dhe per ekonomine bujqesore ne teresi Do te ishte eperligjur xhelozia, madje pse jo, edhe protesta e çdo grupi shoqeror qe ne nje proces te tille historik siç eshte privatizimi, te privoheshin nga perfitimet. Kjo ishte e justifikuar me faktin se te gjithe, individë dhe breza, kontribuan ne krijimin e vlerave materiale, te pasurise kombetare qe ekziston sot. Por strategjia dhe politika e privatizimit sa kisher baze te saj, drejtesine sociale qe e thene me ndryshe eshte pjesemarrje e çdo grupi shoqeror ne privatizim. Ne kete kuader banoret e ish-ndermarrjeve bujqesore se shpejti do te kene fatin e ish-anetareve te kooperativave bujqesore. Toka do t’u jepet aty ne pronesi. Duke patur parasysh aspekte te tilla si sa sasia relativisht e madhe e tokes qe disponon nje familje ne ish-NB-te, cilesia e tokes, largesia e qendrave te ish-NB-ve nga qytetet kryesore, jane pikërisht keto faktore ato qe pergjigjojne nje pejzash optimist per te ardhmen. Dhenia e tokes ne pronesi fshatareve te ish-NB-ve eshte nje akt qe perveç stimulimit te familjes fshatare do te shenoje nje hap perpara edhe per ekonomine bujqesore ne teresi. Pasja ne pronesi e tokes do te nxise te zotëruesit e kesaj pasurie te paçmuar ndjenjen e sigurimit prej saj te vlerave materiale e ne sa si gjithnje e me te medha. Pra vendosemi i te drejtes posedues e te drejten ne pronesi, paraqitet si modul qe do te realizoje shume gjëllme: dhenie e tej e takon ketij grupi shoqeror, mundesi per rritjen e mireqenies se tij dhe premise per avancimin e ekonomise bujqesore. Inisiativa e Presidentit Berisha krahas mbeshtetjes se qeverise dhe deputeteve te PD-se do te gjeje jehonën e saj ne kontigjentin qe perfiton prej ketij vendimi. SHPETIM LUKU

Kete vit ne do te realizojme ato pika te programit qe ende nuk i kemi realizuar

Interviste e kryetarit te PDSH Eduard Selami lidhur me letrat me vlere Ne Shqiperi, kur ka mbetur pak me shume se nje vit nga zgjedhjet e ardhshme politike Partia Demokratike, ka nxjerre ne renditje disa hapesiren e letrave me vlere, per gjithë popullsine. Gjithashtu ne renditje per PD-ne eshte kthimi i pronave dhe kompensimi i ish-pronareve. Korrespondenti i BBC pyeti zotin Selami, se cila eshte domethenia e ketij qendrimi te PD-se. EDUARD SELAMI: Eshte e vertete qe ne po fokushohemi ne ato pika te programit, qe jane shume te rendesishme meqe ky eshte viti i fundit qe na ka mbetur ne qeverisje sipas mandatit qe morem, eshte viti kur ne kemi mundesi te realizojme ato pika qe nuk i kemi realizuar te programit tone te PD-se. Ne kete kuader letrat me vlere jane nje pike shume e rendesishme e programit te PD-se dhe mendoj se ne kete jemi teper te vonuar, por ka patur veshtiresi qe nuk i kishim parashikuar, kur e hartuam programin. Nga pikepamja e privatizimit dhe e rendesise ekonomike dhe sociale ky eshte nje moment shume i rendesishem. Dicka me konkretisht. Çfare lloj diferencimi parashikohet qe te behet sipas grupmoshave? Thuhet se jo te gjithe do te perfitojne nga letrat me vlere. EDUARD SELAMI: Keto jane probleme teknike, qe akoma nuk jane fiksuar perfundimisht. Ne jemi te mendimit, se keto duhet te kene nje mbeshtetje, nje baze ligjore. Ky eshte dhe sygjerimi qe doli nga tryeza e rrumbullaket, qe ne si force politike patem me Presidentin e Republikes dhe ne kete aspekt ka eksperienca te ndryshme ne vende te ndryshme. Ne mbrojme idene qe duhet te marrin letra me vlere qytetaret qe jane 18 vjeç e siper dhe pas kesaj ne jemi te mendimit se duhet dhe nje ndarje e dyte ndoshta pasapose asaj ç’ka keshte kontribuar ne krijimin e kesaj pasurie, qe ka mbetur dhe do te privatizohet. Kjo eshte eksperienca qe mendojme se i shkon me per shtat Shqiperise, per ato arsye specifike qe ka patur Shqiperia, nje eksperiencë nga se di une eshte perdorur nga çeke dhe ne do te perdorim me teper ne modelin çek ne ndarjen e letrave me vlere.

Hegja e imunitetit te Kryetarit te Kasacionit, kompetence e Kuvendit Popullor

Aida Sakia-ATSH: Eshte

Perfundon planizimi “SAREX ’95”

- Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, pret ekipin e pergatitjes se stervitjes se perbashket ushtarake shqiptaro-amerikane “SAREX ’95”. Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Safet Zhulali, priti ekipin e eksperteve ushtarake, qe pergatiten planizimin e stervitjes se perbashket midis Shqiperise dhe flotes se gjashte amerikane, “SAREX ’95”. Pasi falenderoi ekspertet per punen e bere z. Zhulali theksoi se -“Kjo eshte stervitja e pare e perbashket ku veç dy paleve, Shqiperise dhe Flotes se Gjashte Amerikane, marrin pjese me trupa, anije luftarake, helikoptere, avione e me vezhgues edhe shume anetare te tjere te NATO-s. Duke sjelle pershendetjet e Komandantit te Flotes se Gjashte, ushtarakut amerikan Christopher Brose, vleresoi kontributin e eksperteve shqiptar per planizimin e stervitjes duke shtuar se nga kjo stervitje do te perfitojne te dyja palet. Ekipi pergatites u pershendet edhe nga shefi i shtabit te pergjithshem te ushtrise shqiptare, gjeneral-major Sheme Kosova, i cili vleresoi nevojen e nje planizimi sa me te plote dhe te organizimi sa me te mire te stervitjes se perbashket. Ekspertet e te dy paleve kane detajuar hapes hapes planin per elementet qe do te perpunohen ne stervitjen e perbashket shqiptaro-amerikane “SAREX ’95” dhe pritet zhvillimi i saj ne diten e fundit te muajit.

Aktivitete te ndryshme shkencore, kulturore,

Ne prag te 75-vjetorit te Kongresit te Lushnjes

Heqja e imunitetit te Kryetarit te Kasacionit, kompetence e Kuvendit Popullor

Heqja Aida Sakja-ATSH- Eshte Kuvendi Popullor, organi kompetent qe vendos per heqjen e imunitetit te kryetarit dhe te anetareve te gjykates se kasacionit. Ky ishte vendimi "perfundimtar dhe i formes se prere" qe mori dje Gjykata Kushtetuese e Shqiperise, ne nje seance gjyqesore me dyer te hapura. Ajo u zhvillua me kerkesen e grupit parlamentar te Partise Demokratike, per interpretimin e dispozitave kushtetuese qe kane te bejne me imunitetin e kryetarit dhe anetarit te gjykates kushtetuese. Me 29 dhjetor, Prokurori i Pergjithshem, Alush Dragoshi, i kerkoi parlamentit heqjen e imunitetit te kryetarit te gjykates se kasacionit, Zef Brozi, per shkelje te kompetencave ne ushtrimin e detyres. Pas diskutimit ne komisionin e imunitetit, mandateve dhe te rregullores ne Kuvendin Popullor, kerkesa e prokurorit te pergjithshem, ishte konsideruar e pabazuar ne ligj. Sipas kryetarit te tij, Fehmi Abdiu, parlamenti kishte per kompetence vetem emerimin apo shkarkimin nga detyra te Kryetarit te Kasacionit. Takim ne kuadrin e fushates per zgjedhjen e kryepleqve Ne kryepleqesite e fshatrave te zgjedhin njerezit me reputacion dhe demokrat te vertete,-theksoi prefekti i Vlores, Sarandes e Delvines, Bahri Shanaj, ne takimin e djeshem, te zhvilluar ne keshillin e rrethit te Sarandes, ne vazhdim te fushates per zgjedhjen e kryepleqesive te fshatrave. Ne kete takim te zhvilluar ne formen e seminarit, me kryetaret e sekretaret e komunave te Lukoves, Konispolit, Dhivrit, Xares dhe bashkise se Sarandes, u trajtuan probleme konkrete rreth procedurave te ketyre zgjedhjeve, qe do te behen pas perfundimit te mandatit te zgjedhur me pare. Gjithashtu u theksua nevoja e nje bashkerendimi me te madh te punes se komunave me organet e rendit, prokurorine dhe gjykaten per parandalimin e krimeve, numri i te cilave ka shenuar rritje kohët e fundit ne disa rrethe te kesaj prefekture. Takime te tilla prefekti Shanaj zhvilloi dhe ne rrethet e Delvines dhe ne bashkine e Sarandes. Sipas ligjes, zgjedhjet e kryepleqesive dhe kryepleqve te fshatrave duhet te perfundojne deri ne 15 shkurt te ketij viti. SHPETIM HAJNO

Veshtiresi nga reshjet e shumta te bores

Reshjet e bores ka arritur trashesi e bores ne malesine e rrethit te Pukes, shoqeruar me ulje te temperatures deri ne -15 grade celsius. Puke Veshtiresi nga reshjet e shumta te bores Reshjet e bores ka arritur trashesi e bores ne malesine e rrethit te Pukes, shoqeruar me ulje te temperatures deri ne -15 grade celsius, si dhe me eren qe krijon ngrica, e cila vështirëson qarkullimin automobilistik ne nje gjatesi prej 140 km ne komunat Qafe-Mali, Iballe, Mertur e Orel. Qarkullimi per rreth 20 mjete barruese te ketyre komunave, te izoluara nga bora, shpesh nderpritet energjia elektrike dhe prej fillimit te vitit nuk funksionon linja telefonike. Kater autobuzat linjes Puke-Fushe Arrez jane bllokuar nga bora ne Fierze. Me mjaft e marrja jane bllokuar akset kryesore te rruges automobilistike Puke-Shkoder, Fushe Arrez-Kukes dhe Fushe Arrez-Rreshen. ZEF PERGEGA

Aktivitete te ndryshme shkencore, kulturore, artistike dhe sportive

Ne prag te 75-vjetorit te Kongresit te Lushnjes ndryshme shkencore, kulturore, artistike dhe sportive Jo vetem Lushnja, por i gjithe vendi do te perkujtoje jubileun e madh, 75-vjetorin e “Kongresit Kombetar te Lushnjes”. Ne qytetin e Lushnjes ne kete qytet ku u zhvillua ky Kongres, nga ku doli dhe emrin e tij, ne prag te ketij 75-vjetori krahas aktiviteteve ne diten e shenuar do te zhvillohen keto dite edhe aktivitete te ndryshme shkencore, kulturore dhe sportive. Keshtu do te shtrohet sofra poetike, do te hapet nje ekspozite e arteve figurative me vepra te piktoreve dhe skulptoreve te Lushnjes. Aktivitete me i rendesishem do te jete simpoziumi shkencor, ku do te kete referate dhe kumtesa nga historiane, ne te cilat referuesit do t’i paraqesin drejt dhe me objektivitet te vertetat e ketij kongresi me rendesi historike te shtetit shqiptar. Gjithashtu ne kuader te 75-vjetorit te ketij kongresi do te perurohen dy pllaka perkujtimore. Rruga kryesore e Lushnjes do te emertohet “Kongresi i Lushnjes” dhe sheshi para postes, sheshi “Demokracia”. M. SH.

Shtyhet gjykimi i çështjes ne ngarkim te Arben Likes

Gjykata e Tiranes nuk e filloi sot hetimin gjyqesor te çeshtjes ne ngarkim te te pandehurve Arben Lika, Dashnor Shano, Hajredin Halili dhe Edmond Meçe, akuzuar per vepren penale te kontrabandes ne bashkepunim dhe per falsifikim dokumentash. Sipas prokurorise çeshtjes Dritan Ribaj dhe te avokateve mbrojtes, shtyrja e dates u kushtezua nga mungesa e disa prej deshmitareve kryesore, te thirrur nga rrethi i Gjirokastres. Qe t’i jepet edhe nje here gjykates kohe e nevojshme per sigurimin e ketyre deshmitareve dhe fillimit te procesit gjyqesor u shty per ne daten 24 janar.

Shqiperia eshte mjaft e interesuar per stabilitetin ne rajon

Nembledhjen e pare plenare te keshillit te perhershem te OSBE, e cila ishte mbledhur nga perfaqesuesi i Shqiperise, Zer Maz, i cili, midis te jerash, njoftoi per permbajtjen e deklarates se komisionit te perhershem te politikes se jashtme te Kuvendit Popullor, mbajtur ne 28 dhjetor, ne lidhje me zhvillimin e fundit ne Maqedoni. Nembledhjen e pare plenare te keshillit te perhershem te OSBE, e cila ishte mbledhur nga perfaqesuesi i Shqiperise, Zer Maz, i cili, midis te jerash, njoftoi per permbajtjen e deklarates se komisionit te perhershem te politikes se jashtme te Kuvendit Popullor, mbajtur ne 28 dhjetor, ne lidhje me zhvillimin e fundit ne Maqedoni, “Shqiperia” tha ai, eshte mjaft e interesuar per stabilitetin ne rajon. Ne mendojme se nje shtet maqedonas i pavarur, vertet demokratik dhe me stabilitet, i sherben sigurise ne rajon. Njëkohesisht ne mendojme se kjo nuk mund te arrihet pa plotesuar dhe respektuar te drejtat e shqiptareve qe jetojne ne Maqedoni. Pas kesaj deklarate te perfaqesuesit shqiptar, perfaqesuesi maqedonas nuk nderhyri, ndonke qe shume delegacione shprehen interesimin e tyre. A. MILO

Bashkepronesia ne banesa dhe konceptimi i saj

Transformimet e thella politike bene te mundur heqjen e pronësise shteterore mbi banesen qytetare dhe vendosjen e prones private. ALBION ORHANASI Transformimet e thella politike bene te mundur heqjen e pronesise shteterore mbi banesen qytetare dhe vendosjen e prones private. Gati 200 mije apartamente qe perbejne 95 % te gjithse fondit te banesave jane prone private. Tani çdo qytetar te banesave apartamentin e tij duke krijuar kushte sa me te mira e komode. Por çdo te behet me pjeset e takuara te banesave te cilat nuk jane prone individuale si, muret e jashtme, tarracat korridoret etj? Kush do te kujdeset per to? Per kete pike Parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin “Per bashkepronesine” qe sanksionon nga ana ligjore vendosjen e detyrueshme te bashkepronesise ne banesat e privatizuara. Ky ligj lejon krijimin e nje forme ligjore te vecante per nje apartament te banimit. Ai hedh bazat ligjore dhe konceptet e reja, per marredheniet midis pronareve individuale ne çdo banese dhe detyrimet reciproke te bashkepronesise per mirembajtjen e nderteses. Ne bashkepronesi perveç pronës individuale si apartamenti, e banimit dhe mjediset tregtare jane dhe pjeset e tjera te nderteses qe konsiderohen si pronesi e perbashket e te gjithe pronareve te apartamenteve. Meqe banesat ne te kaluaren jane mbajtur keq dhe jane nderprere dhe ato pak sherbime te kufizuara nga Ndermarrja Banesa atehere te gjithe pronaret kane te drejten te percaktojne se si do te mirembahen ndertesa. Pra pronaret do te kene nje kontroll me te madh mbi kushtet e tyre te jeteses, sesa nga ajo qe kishin kur ishin qiradhenes. Pjesa e pronesise qe i takon çdo pronari individual ne bashkepronesine e baneses, del nga raporti i siperfaqjes totale te gjitha apartamenteve individuale ndaj siperfaqjes se çdo apartamenti pa perfshire pjeset jashtetij. Pra çdo pronar ne bashkepronesi duke zoteruar dy pjese, pronen private dhe ate te perbashket ka nje perqindje te caktuar qe eshte ne proporcion te drejte me siperfaqen e dyshemese se apartamentit te tij. Sa me e madhe te jete kjo siperfaqe aq me e madhe eshte dhe pjesa e pronesise dhe detyrimi te ketij te fundit, ndaj prones se perbashket. Juristi i Entit Kombetar te Banesave Petrit Como tha se ne baze te ligjit “Per bashkepronesine” pronaret individuale si te gjithe pronaret qe gezojne pasuri te patundshme kane te drejta te bazuara ne ligje mbi kete prone. Ata jane te lire ta perdorin ate sipas interesave te tyre, ta shesin, ta japin me qera, ta hipotekojne (ne bashkepronesi apo individualisht) etj. Kjo forme pronesie ne bashkepronesi eshte aplikuar gjeresisht dhe me suksese prej shume vitesh ne te gjithe vendet demokratike.

Ne Koder - Kamez kapet i 5-ti i 20 te arratisurve nga Burgu i Tiranes

Dje u kap nga forcat e policise rendit te Tiranes i arratisuri i 5-te nga 20 te arratisurit e burgut te Tiranes. I kapuri eshte Ismet Ramiz Dajai i denuar me 5 vjet dhe 6 muaj per grabitje ne bashkepunim. Sipas informacionit i arratisuri Ismet Daja u kap ne Koder - Kamez per te perfunduar te furtune shtepine e tij. KORRESP. I “RD”

Nje jete e tere kushtuar humorit Norman Wisdom (Pitkini) (Faqe 2) 150 bashkepronare nen tryesine e nje shqetesimi serioz (Faqe 4) Veshtiresohet votbesimi per Qeverine e kryeministrit Dini (Faqe 8)